Ora News: “SHBA: Gati për luftë, por diplomacia me Korenë e Veriut po jep rezultate” plus 9 more

Ora News: “SHBA: Gati për luftë, por diplomacia me Korenë e Veriut po jep rezultate” plus 9 more


SHBA: Gati për luftë, por diplomacia me Korenë e Veriut po jep rezultate

Posted: 10 Aug 2017 11:49 PM PDT

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes James Mattis është shprehur se Amerika ende beson në zgjidhjen e krizës së Koresë së Veriut përmes diplomacisë.

Pas ditësh të tëra të një retorike të ashpër mes Uashingtonit dhe Penianit, Mattis u shpreh se lufta do të ishte "katastrofike" dhe se diplomacia po sjell rezultate.

Një ditë më parë, Peniani lajmëroi se po finalizonte një plan për të hedhur 4 raketa pranë territorit amerikan të Guamit në Paqësor.

Kjo ishte kundërpërgjigja ndaj deklaratës së mëhershme të presidentit Donald Trump i cili tha se Korea e Veriut duhet të ishte e frikësuar në rast se vepronte kundër SHBA-së.

Në një deklaratë nga Kalifornia, Mattis e quajti pjesë të detyrës së tij si sekretar i mbrojtjes që të ishte gati për konflikt. Por ai gjithashtu tha se përpjekja diplomatike, e kryesuar nga sekretari i shtetit Rex Tillerson dhe ambasadorja në OKB Nikki Haley po sjell rezultate.

I pyetur për planet e ushtrisë amerikane në rast të një konflikti të mundshëm, Mattis u shpreh se vendi është gati, por ai nuk i tregon armikut në avancë se si do të veprojë.

Tensionet janë shtuar ndjeshëm dhe shpejt në këto javë të fundit, pasi Korea e Veriut testoi dy raketa balistike ndërkontinentale në korrik. Situata u acarua më tej kur Kombet e Bashkuara morën një vendim unanim për të shtuar sanksionet ekonomike ndaj Penianit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Lumi B feston ditëlindjen më të bukur, ja si e surprizoi djali i tij

Posted: 10 Aug 2017 11:44 PM PDT

Reperi Lumi B ka arritur të marrë urimin më të bukur në jetë këtë ditëlindje. Djali i tij  Blini ishte ai që e arritit këtë gjë duke e surprizuar të atin ditën e tij të lindjes. Surpriza e veçantë e Blinit ka emocinuar këdo që e ka parë këtë video.

Së bashku me shokët e klasës, ai i ka kënduar Lumit  këngën e ditëlindjes në gjuhën shqip dhe në agnlisht.

Pa dyshim që një surprizë e tillë, ishte ndër më të vecantat që reperi mori me rastin e ditëlindjes.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kina përballet me rritje drastike të kancerit në mushkëri

Posted: 10 Aug 2017 11:30 PM PDT

Kina është duke u përballur me një rritje të shpejtë të rasteve me kancer në mushkëri gjatë 10-15 viteve të fundit, duke konsideruar ajrin e ndotur si një prej fajtorëve për këtë gjendje, ka raportuar China Daily, duke cituar zyrtarë mjekësorë.

Ekspertë të Akademisë së Kinës për Shkenca Mjekësore, kanë thënë se numri i rasteve të kancerit në mushkëri është duke u rritur drastikisht, duke përshirë edhe ata që nuk konsumojnë duhan.

Në Kinë, konsiderohet të jenë rreth 300 milionë konsumues të duhanit, mirëpo raporti tregon se si kanceri që po zhvillohet në thellësi të mushkrive, nuk ka të bëjë me efektet e duhanit.

Kina përballet me nivele të jashtëzakonshme të ajrit të ndotur, derisa edhe organizata të ndryshme në botë, i kanë bërë thirrje këtij vendi për marrjen e masave.

Sipas një studimi të publikuar gjatë këtij viti, në një revistë shkencore të Britanisë së Madhe, thuhet se Kina do të mund të parandalojë vdekjen e parakohshme të 3 milionë personave, në rast se do t'ju përmbahej udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për ngritjen e cilësisë së ajrit.

Sipas të dhënave të fundit, në Kinë vetëm gjatë vitit 2015, kanë qenë rreth 4.3 milionë pacientë të rinj me kancer, duke përfshirë 730,000 me kancer në mushkëri.

/REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Daçiç: Nuk është propozuar të hiqet dorë nga Kosova

Posted: 10 Aug 2017 01:45 PM PDT

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se propozimi i tij rreth dialogut për Kosovën është keqkuptuar nga shumica e popullit të tij.

"Është mirë që të niset dialogu për Kosovën në mënyrë që edhe publiku të dëgjojë ide të ndryshme. Ideja ime dhe e Aleksandar Vuçiq ka shkaktuar shumë ankth të madh për shumë njerëz, mirëpo ne duhet të përcaktojmë çka është serbe e çka shqiptare", është shprehur Daçiç, shkruan Ekspres. 

Për 'Sputnik', ai ka theksuar se nuk është propozuar të hiqet dorë nga Kosova.

Daçiç ka thënë se po kërkohet debat publik për të bërë zgjidhje në 'krahinën jugore serbe'.

"Zgjidhja është që të dy palët të ndahen njëlloj pasi vetëm një zgjidhje e tillë do të ofrojë kompromis të qëndrueshëm për të ardhmen. Detajet e planit do t'i bisedojmë me presidentin kur dialogu i brendshëm për Kosovën të institucionalizohet", është shprehur ai.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kapen mat duke vjedhur biçikletën, e pësojnë rëndë

Posted: 10 Aug 2017 01:44 PM PDT

Pamjet dramatike tregojnë momentin që dy djem me bicikletë tentuan të vidhnin një tjetër pasi pronari u largua për disa sekonda.

Në regjistrimet e CCTV duket se si shokët e planifikuan vjedhjen, por u kapën mat duke shkaktuar një sherr në rrugë.

Hajduti u ngjit në bicikletë, por djali që e kishte erdhi për disa sekonda dhe filloi të përleshej me të.

"Sa shpejt mund të vidhet një bicikletë? Më pak se 17 sekonda sipas kësaj video," – shkruajti ai në Instagram.

Ngjarja ndodhi jashtë një dyqani bicikletash në Clontarf gjatë fundjavës, ndërsa mendohet se i ka kushtuar 200 euro vetëm për riparimin e saj pasi u përplas disa herë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Personi i rrezikshëm që mund të nisë Luftën e Tretë Botërore

Posted: 10 Aug 2017 01:40 PM PDT

Ai është “hija” e Kim Jong Un dhe rri gjithmonë pas Presidentit koreano-verior, por është personi që mund të nisë Luftën e Tretë Botërore, shkruan Daily Mail.

Kim Rak-gyom shfaqet gjithmonë duke buzëqeshur dhe duke bërë shaka me vartësit, por është më i rrezikshëm nga sa tregon pamja e tij e jashtme.

Sipas tabloidit britanik Daily Mail, ai është shefi i komandës raketore të Koresë së Veriut dhe besohet të jetë përgjegjësi për lëshimin e raketave balistike, vetëm duke shtypur "butonin".

Që prej vitit 2012, Gjenerali Kim Rak-gyom drejton komandën raketore dhe gjithmonë shfaqet prapa krahëve të Kim Jong Un gjatë testimit të raketave balistike.

Kohët e fundit tensionet mes SHBA dhe Koresë së Veriut janë rritur së tepërmi, në një kohë kur të dyja vendet kërcënojnë me luftë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

CNN pasqyron zjarret që kanë “pushtuar” Shqipërinë

Posted: 10 Aug 2017 01:05 PM PDT

Zjarret që kanë përfshirë vendin tonë janë pasqyruar edhe në mediat pretigjoze ndërkombëtare. Rrjeti mediatik CNN ka publikuar në Instagram një foto të një zjarri në Shqipëri, në zonën e Sarandës.

CNN shoqëron foton në instagram me këtë përshkrim: 

“Zjarr në një pyll pranë Sarandës në Jug të Shqipërisë. Zjarret në pyje janë përhapur në gjithë Shqipërinë, më së shumti në zona të largëta ose të vështira për tu arritur, pasi vendi po përballet me temperatura të nxehta”

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kroacia parandalon “Luftën tregtare Ballkanike”

Posted: 10 Aug 2017 12:45 PM PDT

Kroacia ka thënë se e ka tërhequr vendimin për të rritur tarifat e importit për pemë dhe perime, në mesin e kërcënimeve për hakmarrje nga disa vende fqinje të Ballkanit.

Gjatë muajit të kaluar, ky vend ka vendosur të bëjë disa ndryshime dramatike në çmime, duke i arsyetuar këto veprime me faktin se janë të nevojshme për t'u përputhur me standardet e vendeve tjera të Bashkimit Evropian.

Ministria e Agrikulturës, ka thënë sot përmes një deklarate, se vendimi për kthimin e çmimeve të mëparshme, do të rifuqizohet nga data 11 gusht.

Bosnja dhe Herzegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, i patën nisur ultimatum Kroacisë, që të ndryshojë tarifat, pasi mund të përballet më kundërpërgjigje.

Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, derisa Kroacia i është bashkuar bllokut në vitin 2013./Rel/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Paradokse gushti

Posted: 10 Aug 2017 12:35 PM PDT

Paradokse gushti

Sot kemi dy parti në opozitë që kanë shumicën në qeveri!

Ministrat e opozitës vijojnë përgatitjet për raportin e zgjedhjeve, për të cilat opozita nuk ka shprehur asnjë ankesë (zyrtare)!

Raporti i OSBE- ODHIR për zgjedhjet pritet të jetë më kritik se ai i opozitës!

Njeriu më i kërkuar këto ditë është …lideri opozitës!

Në muajin korrik pati një protestë kundër qeverisë, në muaji gusht pak më pak….

Shohim zjarre çdo ditë, por njerëzit i ka marrë malli të shohin zjarrëfikëse!

Në rrugët e Tiranës nuk gjen dot 3 shitës ambulantë pa licensë, por kemi 173 pika karburanti pa licensë!

Nuk parashikojmë dot kur do të bjerë shi, por parashikojmë me saktësi se pas vapës do të ketë tërmet!

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nënkryetari i PDK-së: Javën e ardhshme mund të formohen institucionet

Posted: 10 Aug 2017 12:24 PM PDT

Nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami në reagimin e tij ndaj deklaratës së nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri se "PDK duhet të shkojë në opozitë", ka thënë se "për të shkuar në opozitë nuk tregon Lutfi Haziri, por qytetarët".

Në një intervistë për RTK, Bajrami ka thënë se institucionet e vendit mund të formohen javën e ardhme, kur edhe pritet të marrin pjesë në seancën e Kuvendit, pasi të arrihet një konsensus.

Në lidhje me kushtëzimet e VV-së dhe LDK-së që Kadri Veselin nuk do ta votojnë për kryetar të Kuvendit, ai ka thënë se PDK duhet të tregojë se kush do të jetë kryetar i Kuvendit, sepse kjo është e drejtë ekskluzive e PDK-së.

"Partitë politike duhet ta pranojnë Kadri Veselin, pasi nëse para 3 vitesh ka qenë i pranueshëm, pse mos të jetë tani", ka thënë Bajrami.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter