Lajmi.net: “Diplomacia mund të zgjidhë problemet me Korenë e Veriut” plus 8 more

Lajmi.net: “Diplomacia mund të zgjidhë problemet me Korenë e Veriut” plus 8 more


Diplomacia mund të zgjidhë problemet me Korenë e Veriut

Posted: 10 Aug 2017 11:53 PM PDT

Pas disa ditësh të deklaratave tejet të ashpra nga të dyja vendet, Mattis ka thënë që lufta do të ishte katastrofike dhe se diplomacia ka filluar të tregoj rezultate.

Pyongyang ditën e enjte deklaroi që është duke finalizuar një plan për hedhjen e katër raketave në territorin amerikan në Guam.

Situata është tensionuar javët e fundit me shpejtësi pasi Koreja e Veriut pati testuar dy raketa interkontinentale në korrik.

 

 

Nuk mjaftojnë fotot, Enca ekspozon gjoksin edhe me video(Video)

Posted: 10 Aug 2017 11:53 PM PDT

Këngëtarja është shumë aktive në rrjete sociale, shumë prej postimeve të saj komentohen për ekspozim të tepërt të linjave trupore, shkruan lajmi.net.

Më të shpeshta janë fotot, por kësaj radhe Enca ekspozoi gjoksin edhe në video, në të cilën ‘kinse’ tregonte bashkëpunëtorët e saj në ngushtë.

Këngëtarja së fundi ka publikuar projektin ‘Ciao’, i cili u prit mirë nga fansat e muzikës së saj. /Lajmi.net/

When your bestfriends are ur team & ur family ❤️ @sarahlohja @lorencjaupi

A post shared by ENCA (@enca) on

Barcelona jep Rakiticin në ofertë për përforcimin e ri (FOTO)

Posted: 10 Aug 2017 11:50 PM PDT

Barcelona deri me tani ka bërë disa oferta për brazilianin e Liverpoolit, Philippe Coutinho, por është refuzuar.

Sipas Don Balon, Barca tashmë është duke menduar, që përveç parave, si pjesë të marrëveshjes të ofrojë edhe një lojtar.

Ivan Rakitic është futbollisti që thuhet se mund të përfshihet në ofertë për ta sjell Coutinhon në Camp Nou. /Lajmi.net/


Iskra Lawrence

Posted: 10 Aug 2017 11:45 PM PDT

Çokollatë e zezë apo me qumësht? Çfarë tregon shija për karakterin e një femre

Posted: 10 Aug 2017 11:39 PM PDT

Pa dyshim që është një zgjidhje e mirë për ato çaste kur e mbështetur në divan, merr një copë të vogël, mbyll sytë dhe ndjen shihej e saj teksa shkrihet në gjuhë.

Rrallë herë ndodh që një femër të mos pëlqejë çokollatën, e vetmja gjë që i dallon është nëse e duan çokollatë të errët (të zezë) apo me qumësht.

E në fakt kur bëhet fjalë për këtë shije, atëherë në varësi të preferencës vihen re edhe disa tipare të karakterit, pëlqimeve, sjelljeve apo edhe mendimeve të tyre, shkruan "Elite Daily".

JA KU DALLON NJE FEMER QE PELQEN COKOLLATEN E ZEZE NGA AJO QE PELQEN COKOLLATEN ME QUMESHT

Të dashuruarat me çokollatën e zezë pëlqejnë romancën; ato me çokollatën me qumësht i çokollatave pëlqejnë flirtimet.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë duan libra për Ditën e Shën Valentinit; ato me çokollatën me qumësht duan bizhuteri.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë duan të ulen afër një oxhaku me zjarr; ato me çokollatën me qumësht dashuruar duan të shkojnë në spa.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë duan romanca që zgjasin në kohë; ato me çokollatën me qumësht dashurohen me puthjen e parë.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë duan të ikin në male; ato me çokollatën me qumësht duan të shkojnë në plazh.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë janë të ndërgjegjshëm për shëndetin; ato me çokollatën me qumësht janë më të lirshëm.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë pëlqejnë të racionalizojnë; ato me çokollatën me qumësht mendojnë si të kënaqen.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë lexojnë poezi; ato me çokollatën me qumësht lexojnë revista.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë janë sensuale; ato me çokollatën me qumësht janë shumë të qeshura.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë pinë verë të kuqe; ato me çokollatën me qumësht pinë verë të bardhë.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë bëjnë plane; ato me çokollatën me qumësht bëjnë takime.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë preferojnë klasiken; ato me çokollatën me qumësht preferojnë modernen.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë shkojnë në Paris; ato me çokollatën me qumësht shkojnë në Venecia.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë janë gjithmonë të pasura; ato me çokollatën me qumësht pëlqejnë të shpenzojnë.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë janë misterioze; ato me çokollatën me qumësht kanë tendencë të jenë më shumë "ajo që shihni tek unë, është ajo që do merrni".

Të dashuruarat me çokollatën e zezë janë të rafinuara; ato me çokollatën me qumësht janë rebele.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë janë me të vërtetë shumë të mira kur ju e doni atë; ato me çokollatën me qumësht janë të mira çdo herë.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë janë për dashuri të thellë; ato me çokollatën me qumësht janë për atë që lind me një shkëndijë.

Të dashuruarat me çokollatën e zezë janë plot natyralitet; ato me çokollatën me qumësht janë të mbushura me dashuri. /Lajmi.net/

Mikullovci: Bllokadë deri në zgjedhjet lokale

Posted: 10 Aug 2017 11:39 PM PDT

Mikullovci në një intervistë për gazetën "Zëri" ka konsideruar se koalicioni PAN është duke e zvarritur qëllimisht procesin e krijimit të institucioneve. Kjo pasi që, sipas tij, PAN-i ose nuk i ka numrat, ose ka përçarje mes vetë koalicionit.

Sipas tij, një bllokadë e tillë mund të zgjasë deri në zgjedhjet lokale (të cilat do të mbahen më 22 tetor). Por, ai nuk ka përjashtuar mundësinë që për shkak të mangësive të Kushtetutës një gjë e tillë të zgjasë deri në pafundësi.

Gjatë bisedës ai ka thënë se veprimet e PAN-it do ta dëmtojë tejet shumë shtetin e Kosovës. Mikullovci po ashtu është kundërpërgjigjur ndaj akuzave të PAN-it, sipas të cilave ai po e keqpërdor pozitën dhe po e thirr seancën kokë më vete.

Me këtë rast deputeti më i moshuar i Legjislaturës së Gjashtë ka thënë se një gjë e tillë është gënjeshtër e paskrupullt.

Lamtumirë Real Madrid, transferohet te Barcelona për 80 milionë euro (FOTO)

Posted: 10 Aug 2017 11:34 PM PDT

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi pas shitjes së Neymarit në Paris Saint-Germain.

Sipas Diario Gol, drejtuesit e Barcelonës janë duke tentuar transferimin e spanjollit të Real Madridit, Marco Asensio.

Madje për shërbimet e tij do të ofrojnë 80 milionë euro. /Lajmi.net/


Dorëzohet Flori: Ma do shpirti… (Video)

Posted: 10 Aug 2017 11:28 PM PDT

Flori Mumajesi ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën këndohet një këngë e vjetër qytetare, shkruan lajmi.net.

Ajo është ‘Qejfe qejfe kjo dynja’ të cilën e interpretonte Myslym Lela, këngë e cila e ka fascionuar këngëtarin duke shkruar se në këtë pikë dorëzohet.

“Tribute to Myslym Lela🙏Ketu dorzohem… ska … Ma do shpirti nje gote me kete muzike… qefe qefe kjo dynjo! #tirona @vanigjuzi @indrit_lelo 👏🙏” ka shkruar Flori.

Kujtojmë se Flori ishte detyruar t’i anulonte disa koncerte pas një dhimbje në krahror, ndërsa mbrëmë ai i ishte rikthyer skenës. /Lajmi.net/

Tërmetet, nuk parashikohet koha kur bien

Posted: 10 Aug 2017 11:24 PM PDT

 

"Tërmetet mund të parashikohen, sepse studimet sizmiologjike kanë parashikuar zonat më aktive të vendit tonë. Por nuk mund të parashikohen në kohë, sepse tërmetet kanë procese të ndërlikuara në brendësi të tokës dhe shkenca e Sizmiologjisë e shekullit të kaluar kërkon bazën e saj të matjes së të dhënave, që të arrijë të parashikojë dhe kohën e saktë", thotë Rrapo Ormeni, transmeton tch.

Eksperti i Institutit të Gjeoshkencave komenton edhe deklaratën e Emergjencave Civile, që sipas Ormenit nuk është absolute.

"Ka një logjikë shkencore, sipas të cilës tërmetet mesatare si këto të vendit tonë mund të përsëriten një herë në 50 vite, ndërsa tërmetet e fuqishme që janë me magnitudë mbi 7 e kanë një herë në 100 ose deri në 130 vite ciklin e tyre të përsëritjes, e zakonisht ato bien në zonat që sipas Gjeoshkencës rezultojnë aktive. Por koha është e sigurt që nuk matet, përtej parashikimeve, pasi mund të bien një herë në 100 vite, por mund të bien edhe dy tërmete në 150 vite", thotë më tej Ormeni.

Por cilat janë qytetet më të rrezikuara nga tërmetet në vendin tonë, sipas studimeve sizmiologjike?

"Segmenti Elbasan-Dibër ka një thyerje tërthore sizmiogjene, Vlorë, Lushnje, Elbasan, Dibër, që ka qenë dhe është më aktivja në vendin tonë", u shpreh Rrapo Ormeni.