“Nesër mbahet Dita Ndërkombëtare e Rinisë me temën “ Të Rinjët duke Ndërtuar Paqën” .” plus 9 more Ferizaj Press

“Nesër mbahet Dita Ndërkombëtare e Rinisë me temën “ Të Rinjët duke Ndërtuar Paqën” .” plus 9 more Ferizaj Press


Nesër mbahet Dita Ndërkombëtare e Rinisë me temën “ Të Rinjët duke Ndërtuar Paqën” .

Posted: 11 Aug 2017 08:33 AM PDT

 Ferizaj.11.08.2017. I gjithë aktiviteti është mbështetur nga organizata gjermane për bashkëpunim ndërkombëtarë GiZ-programi -Yes(Rinia, Punësimi dhe Aftësimi Profesional), në kuadër të projektit "Rini Aktive dhe e Fuqishme" .
Sektori i Rinisë dhe Qendra Rinore pranë DKRS-së fton të rinjët e grupmoshave 15-24 vjeç të marrin pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.

Ushtarët e kampit Bondsteel dhurojnë një kontigjent ndihmash për banorët e shtëpisë së komunitetit në Ferizaj

Posted: 11 Aug 2017 07:14 AM PDT

Një kontigjent ndihmash në veshmbathje dhe material tjetër higjenik ka gëzuar sot 10 banorët e përhershëm të shtëpisë së komunitetit e cila strehon persona me aftësi të kufizuara mendore nga rajoni i Ferizajt.
Kjo shtëpi ka kohë që menaxhohet nga komuna e Ferizajt dhe personat në nevojë e gjejnë ushqimin dhe komoditetin e dëshiruar çdo ditë këtu, por që kufizimet buxhetore shpesh kanë ndikuar në plotësimin e të gjitha nevojave më të mëdha që kanë.
Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie sociale në komunën e Ferizajt Dr. Burim Karameta e vlerësoi ndihmën e dhënë si të mirëseardhur për qendrën dhe vet banorët e saj.
"Ky është vetëm njëri ndër bashkëpunimet me organizata serioze e të dobishme për ne ,kësaj radhe me kampin Bonsteel e që nuk është hera e parë. I falënderojmë të gjithë këta iniciatorë që po ndihmojnë në këtë mënyrë institucionet tona e njerëzit në nevojë. Të gjitha këto veshje e mbuloja kanë qenë mjaft të nevojshme për këtë shtëpi ku bëhet puna më fisnike, sepse në mesin e këtyre njerzëve ka persona që vuajnë nga problem të ndryshme dhe nuk gëzojnë ndonjë kujdes familjar" tha drejtori Karameta.

Ndërkaq përfaqësues organizatës Area Support Team Balkans e cila vepron në kaudër të kampit Bondsteel thanë se kanë grumbulluar ndihma me dëshirën më të mirë ngase do t'u shërbejnë për personave në nevojë të cilët duan mirëqenie më të qëndrueshme.
"Ushtarët amerikan sa herë përfundojnë misionet e tyre lënë gjerat që u janë dashur , I pastrojnë i rregullojnë dhe kanë dëshirë të jepen për dikë që ka nevojë . edhe kësaj here ka ndodhur kështu dhe jemi të lumtur që do të shërbejnë për këta njerëz. Ndihmat tona dhe bashkëpunimi nuk do të mungojë madje edhe vetëm për biseda e argëtim do të vijmë më shpesh këtu " tha Della Hodges drejtoreshë e Area Support Team Balkans.
Përfaqësues të organizatës që kanë dhënë ndihmat sot thanë se kanë ndihmuar edhe institucionet e tjera që kanë këto nevoja siç është qendra e strehimit të grave në Ferizaj si dhe shoqatat të tjera humanitare.

Për gjashtë muaj komuna e Ferizajt shpërndanë subvencione për më shumë se 1 mijë fermerë

Posted: 11 Aug 2017 05:48 AM PDT

Ferizaj. 11.08.2017. Mbi 1 mijë fermerë ferizajas kanë përfituar nga subvencionet e dhëna komuna në 6 muajt e parë të këtij viti

Drejtori komunal për Bujqësi dhe Pylltari Ismet Vranovci në një konferncë të mbajtur sot për media ka prezantuar punën 6 mujore të bërë nga kjo drejtori.
U bë e ditur se gjatë kësaj periudhe janë realizuar projekte të shumta të cilat po vazhdojnë edhe më tutje të jenë në shërbim të fermerëve të këtushëm.
Veq mjeteve të komunës u tha se projektet në vazhdmsi i kanë përkrahur edhe organiztatat e huaja apo vendore si dhe vet fermerët me ndonjë participim simbolik.
"Ndër projektet e para të këtij vitit ka qenë subvencionimi fermerëve nga ana e Ministrisë së Bujqëssisë ku komplet dokumentacioni është dorëzuar në drejtorinë e bujqësisë. Projekti tjetër i impelementuar nga ne është projekti i furnizimit të fermerëve me pesticide e herbicide të cilat kanë shërbyer për mbrojtjen e grurit dhe ka pasur një vlerë mbi 18 mijë euro ndërsa u janë dhënë mbi 400 fermerëve këto preparate.
Një projekt tjetër që e kemi realizuar në pranverë ishte furnizimi i fermerëve me serra gjysëm-komerciale dhe sistemin e ujitjes ku kanë përfituar 16 fermerë si dhe një serrë i është dhënë shkollës së mesme për Teknologji dhe Agrobiznes.
Projekti i radhës ka qenë subvencionimi i fermerëve me ka 3 koshere bletë i që sapo ka përunfuduar përmes të cilit synojmë që të rritet prodhimtaria e mjaltit dhe të forcohet kultivimi i tyre në rajonin tonë. Një projekt subvencionimi i kësja natyre është realizuar edhe me organizatën IADK ku kanë përfituar 10 fermerë mjete të fushës së bletarisë.
Ndërkaq fermërëve të ineresuar i kemi dhënë edhe fidane të mjedrës të llojit miker si dhe të dredhzave industriale , po ashtu një projekt për furnizim të makina mjelëse do ta përfundojmë javën e ardhdhshme me dhënien e tyre për 70 fermer ferizajas. Ndërkaq aktualisht po punojmë për realzimin e një projekti për dhënien e nga dy krerëve lope, të cilin po shpresojmë ta realziojmë me sukses" ka thënë drejtori Vranovci.
Duke shpjeguar rëndsisnë dhe ecurinë e projekteve drejtori i Bujqësisë Ismet Vranofci tregoi se edhe projekti i subvencionimit të kamatave për fermerët që duan të marrin kredi për bujqësi e që kamatën ua shleyn komuna po tregohet mjaft i suskesshëm
"Ky është një projekt që do të vazhdojë për tri vjet dhe ka filluar nga viti i kaluar, ndërsa si I tillë po zbatohet për herë të parë në Republikën e Kosovës. Deri më tani janë treguar rezultate majft të mira në fushat ku kanë aplikuar fermerët tanë. I kemi të regjistruar 63 fermerë që kanë aplikuar dhe po gëzojnë këtë subvencion në lëmi të ndryshme, duke filluar prej përpunimit apo prodhimit të produkteve deri tek shtimit të fondit blegtoral ose plotësimi të infrastrukturës për punë bujqësore.Ne po presim që në vijim të ketë të interesuar edhe më tutje dhe të vihen në funksion rreth 1. 5 milionë euro vetëm këtë vit nga ky subvencion" tha drejtori Vranovci.
Gjatë kësaj conference u potencua se drejtoria e Bujqësisë po planifikon edhe realizimin e disa projekteve të tjera ku një rëndësi të veçantë do t'i kushtohet vaksinimit të fondit blegtoral dhe masave mbrojtëse ndaj sëmundjeve që kanë dëmtuar kafshët e rajonit të Ferizajt viteve të fundit siç ishte sëmundja gungore e kafshëve e përhapur vitin e kaluar.
Buxheti i komunës së Ferizajt i planifikuar për subvencionimin e fermerëve për vitin 2017 kap vlerën rreth 268 mijë eurove.

Nitaj: Javën tjetër diskutohet për ndarjen e ministrive

Posted: 11 Aug 2017 05:31 AM PDT

Ende nuk janë ndarë postet ministrore në mes të koalicionit PAN, por të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ndarjen e dikastereve do të ndodhin para votimit të Qeverisë. Kështu, ka sqaruar për gazetën Express anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj. Ai pranon se ende nuk janë ndarë postet në mes të partnerëve të koalicionit dhe se gjithçka është ende në fazën e diskutimeve.

"Ende jo, sigurisht se do të zgjidhen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me dikasteret e qeverisë dhe me ndarjen e resoreve, përpara ditës se votimit të qeverisë. Por ky proces ende është në fazën e diskutimeve", bën të ditur zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj.

Madje, ky i fundit tha për Express se java e ardhshme do t'i sqarojë të gjitha. "Them që java që vjen, do t’i sqarojë të gjitha gjërat", ka theksuar ai.

Ndërkaq, kandidati për kryeministër i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur në një intervistë se Kosova do ta ketë qeverinë e saj brenda dhjetë ditësh.

Haradinaj ka takuar dy ditë më parë edhe liderin e AKR-së Behgjet Pacollin. Kreu i AAK-së ka thënë se shpreson "që Pacolli dhe AKR nuk do të presin pa kufi për të ndihmuar në konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë, po edhe t’i marrin përgjegjësitë".

Sipas marrëveshjes për koalicionin parazgjedhor është vendosur që posti i kryeministrit t'i takojë AAK-së, kryetari i Kuvendit PDK-së, ndërsa i zëvendëskryeministrit partisë së Fatmir Limajt, Nisma.

Megjithatë, institucionet ende nuk po mund të formohen ani pse zgjedhje janë mbajtur më 11 qershor. PAN nuk po merr pjesë në seancë me arsyetimin se vendimi për mbajtjen e tyre po bëhet njëanshëm.

Seanca e radhës është vendosur të mbahet të hënën, më 14 gusht. /D.K /GazetaExpress/

Mustafa vazhdon emërimet, Kajtazi dhe Toçi janë ministrat e rinj

Posted: 11 Aug 2017 05:31 AM PDT

Ministrat e rinj janë zgjedhur pasi që disa prej ministrave të deritashëm janë liruar nga detyra pasi janë zgjedhur deputetë të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit.

Sipas Mustafës, ministrat e rinj janë: Emanuel Demaj, ministër i Punëve të Jashtme, Kurtan Kajtazi ministër i Bujqësisë dhe Valentin Toçi, ministër i Tregtisë.

"Të gjithë sektorët i kemi mbuluar me përgjegjës", tha kryeministri Isa Mustafa. /kallxo.com/

PDK së shpejti del me kandidatët për kryetarë të komunave, paralajmëron befasi

Posted: 11 Aug 2017 05:28 AM PDT

Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës, tha për lajmi.net se shumë shpejt partia e tij do të dalë me listën përfundimtare të kandidatëve për kryetarë komunash dhe kuvendarë komunalë.

"Afati ligjor për paraqitje pranë KQZ-së është deri më datën 22. Ne po bëjmë punën tonë brenda forumeve partiake dhe secilës degë që t'i zgjedhim më të mirët", ka deklaruar Stavileci.

Bëhet e ditur se do të ketë emra të rinj, "300 personalitete të njohura që do të jenë pjesë e listave tona", u shpreh tutje ai.

"Besoj është çështje ditësh shpallja e këtyre kandidaturave. Edhe për kryetarë edhe për kuvendarë komunalë. Do të ketë edhe risi shumë cilësore me mbi 300 personalitete të njohura që do të jenë pjesë e listave tona", potencoi mes tjerash Stavileci.

Lutfi Haziri porosi Sami Kurteshit, i thotë se do ta mundë në Gjilan

Posted: 11 Aug 2017 05:28 AM PDT

Ndonëse kishte deklaruar për të disatën herë se nuk do të jetë pjesë e garës në zgjedhjet lokale për kryetar të Gjilanit, emri i Lutfi Hazirit u bë dje publik nga kreu i LDK'së për të qeverisur edhe më tej në këtë komunë.

Haziri, i cili ka qenë në krye të këtij qyteti edhe pas luftës për një mandat, synon që këtë ta vazhdojë edhe më tutje. S'i frikësohet asnjë kandidimi, e as atij të ish avokatit Sami Kurteshi, i cili tashmë është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Nënkryetari i LDK'së Lutfi Haziri tha të premten për Express se nuk e komenton kandidaturën e asnjë partie për kryetar të Gjilanit, por që shprehet i sigurt se fitoren do ta ketë përsëri.

"Unë nuk i komentoj kandidimet e askujt, në këtë rast të asnjë partie politike. Procesi zgjedhor fillon më 22 shtator  dhe do të përfundojë më 22 tetor sipas ligjit. Sigurisht që do ta marr sërish komunën e Gjilanit", u shpreh kryetari aktual i Gjilanit.

Pra në Gjilan kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës do të jetë përsëri Lutfi Haziri, ndërsa Zenun Pajaziti pritet të kandidohet nga PDK-ja. Në anën tjetër lëvizja "Vetëvendosje", e cila ka dalë partia më e votuar në këtë Komunë në zgjedhjet e 11 qershorit, pritet të garojë me ish-avokatin e Popullit, Sami Kurteshin.

Kandidaturën për të parin e Gjilanit të Sami Kurteshit e bëri dje publike Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook.

"Sami Kurteshi ka marrë besimin e aktivistëve të Gjilanit për të qenë kandidat për kryetar të Gjilanit, në zgjedhjet e 22 tetorit. Zotin Kurteshi e urojmë për rezultatin në procesin zgjedhor të brendshëm dhe i urojmë suksese edhe në garën për kryetar komune", thuhej në shkrimin e këtij subjekti.

Ndërkaq, kujtojmë se para se LDK ta fitonte Komunën e Gjilanit, në krye të saj ishte Qemajl Mustafa i PDK'së për dy mandate radhazi. Pas humbjes në këtë qytet, Mustafa ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha pozitat dhe ka braktisur edhe PDK-në./D.K./GazetaExpress/

Beogradi emërton bulevardin “Heronjtë e Kosharës’

Posted: 11 Aug 2017 05:27 AM PDT

Asgjë e re, sikur nga Serbia, me emërtimin e tij të mos vijë edhe një provokim ndaj Kosovës, shqiptarëve dhe luftës së tyre kundër pushtimit të saj shekullor.

Sepse ky bulevard ka marrë emrin "Heronjtë e Koshares".

Ky emërtim, ka thënë prefekti i Beogradit Sinisha Mali, përcjell n1, transmeton Koha.net, ka qenë dëshirë dhe propozim i qytetarëve të kryeqytetit serb. Sipas tij, për këtë emërtim kanë votuar 1305 qytetarë.

Votimi dhe emërtimi i tillë është dëshmi se Serbia vazhdon t'i mbajë të gjalla aspiratat pushtuese ndaj vendit tonë.

Në Koshare, në prill, maj e qershor të vitit 1999, pas luftimeve të rrepta ndërmjet forcave çlirimtare të UÇK-së me ato pushtuese të Serbisë, ka rënë, pas shumë dekadash kufiri ndërshqiptar duke u shkatërruar e tërë infrastruktura policore e ushtarake e Serbisë me tërë makinerinë e saj të luftës aty.

Në Zllatar të Ferizajt merr flakë ferma e lopëve (Foto)

Posted: 10 Aug 2017 04:23 PM PDT

Ferizaj.11.07.2017. Në orë e mbremjes së 10 gushtit, në Zllatar të Ferizajt rreth orës 17;10 ka marrë flakë ferma e lopëve.

Sipas pronarit të fermes, Hazbi Karaliti në fermë në momentit e shpërthimit të zjarrit  në fermë kanë qenë  25 krerë lopë  dhe 450 dele. Falë intervenimit të shpejtë të pronarit dhe bashkëfshatarë është arrit që bagëtit të shpëtohen. Por zjarrit nuk mundi ti shlëtoi ushqimi për kafsh i cili ishte në katin e dytë.

Sipas pronarit në këtë pjesë gjendeshin rrwth 7 mijë duaj me sanë të cilën edhe ne këto orë të vona zjarrfikësit  po mundohen ta shuajn zjarrin.

Sipas dëshmitatëve shkaktar i zjarrit ishte djegja e mbeturinave larg fermës por flaka ishte bartur përmes rrethojës së drurit (gardjit) deri tek stalla.

Edhe pse zjarri ende nuk është shuar dëmet llogariten të jenë të mëdha pasi  në fermën e sapo ndërtuar prej tre katësh i gjithë ushqimi ka shkuar dëmë.

Ekipet e zjarrëfikësbe emde po bëjnë përpjekje që ta shuajn zjarrin.

“Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha .Jemi muduar që të ndihmojmë ppr  me mundësitë tona ka qenë e pamundur.Por eshe zjarrfikësit janë në pozitë të vështirë pasi  cistermat duhet të kthehen ti mbushin në Ferizaj e ngarkesa e komunika ionit e këtyre ditëve po u shkaktonë vështirësi” ka thënë Xhevat Sallahu, asambilst Komunal i cili edhe në këto orë të vona gjendet në vendin e ngjarjes .

Përfundojnë takimet konsultative për buxhetin 2018-2020

Posted: 10 Aug 2017 03:41 PM PDT

Ferizaj.10.08.2017. Me takimet e sontme që janë mbajtur nëpër disa fshatra të komunës së Ferizajt kanë përfunduar edhe konsultimet me qytetarët për projeksionet e buxhetiti të dy viteve të ardhshme.
Fillimisht kryetari i komunës së Ferizajt Muahrrem Svarqa bashkë me një pjesë të ekzekutivit ferizajas ka dëgjuar kërkesat e nevojat e banorëve të fshatrave Cërnillë, Prelez i Muhaxherëve, Mirash dhe Tërrn në një takim të mbajtur në fshatin Surqinë .
Pastaj takimi konstruktiv ka vazhduar edhe në një lokalitet tjetër në fshatin Muhovc ku kanë marrë pjesë banorët e fshatrave: Prelez i Jerlive, Saraisht dhe Talinovc i Jerlive.
Edhe nga këto takime janë dëgjuar kërkesa të banorëve për të përmirsuar infrastrukturën e fshatrat e tyre e që kryesisht kanë lidhje me afaltime e rregulllime të ujësjellsëve e kanalizimeve ose mirëmbajtjes së tyre.
Ndërkaq kryetari i komunës Muharrem Svarqa ka thënë se do të hulumtojë dhe do të evidentojë secilën kërkesë që ka dëgjuar këto ditë për të përcaktuar më pas prioritetet për investime, ndërsa u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin e qytetarëve dhe ngritjen e vëtëdijes së tyre për vendimmarrje.
Buxheti i komunës së Ferizajt për vitin 2018 do të jetë rreth 28 milion e 750 mijë euro, mjete këto që shpërndahen në të gjitha kategoritë dhe grante e komunës. Ndërsa buxheti i vitit 2019 arrin deri në shumën prej 31 milionë euro ku një pjesë e këtij buxheti planifikohet të investohet në rrugë, kanalizime, ujësjellës dhe projekte të tjera si shëndetësore, arsimore, kulturore sportive e e të natyrave të tjera.