INSAJDERI: “Demaj “aktron” ministrin serioz, angazhon shef kabineti dhe një këshilltar” plus 19 more |
- Demaj “aktron” ministrin serioz, angazhon shef kabineti dhe një këshilltar
- Delawie: Kosovarët vet të gjejnë zgjidhje për krizën politike
- Ky është viti më i ngrohtë në histori
- Rusia ndjen “keqardhje” për dyshimet e SHBA-së, rreth paktit bërthamor
- Vetura bie nga kati i shtatë
- 36 të vdekur nga përplasja e trenave në Egjipt
- Mitrovicë: Zjarr në malin e fshatit Rekë – fare pranë shtëpive
- Të rinjtë e PDK-së: Shpend, ju jeni sinonim i vandalizmit
- Austria ua kthen lojtarëve të Kukësit telefonat
- Gëzim Kelmendi: E tmerrshme lufta e Vetëvendosjes kundër fesë
- Barça i ofron 100 milionë euro, Klopp vendos për Coutinhon
- Thatësira dëmton kulturat bujqësore
- PDK e cilëson të kontrolluar nga komuna OJQ-në që dha vlerësime për Shpend Ahmetin
- Pas lidhjeve me dy reperat, vjen reperi i tretë në jetën e Amber Rose
- Nënat kërkojnë ndihmë për gjetjen e çeçenëve të zhdukur
- Ahmeti thotë se kandidimi i Vjosa Osmanit i bën mirë garës në Prishtinë
- Në Greqi sekuestrohen 1.8 ton drogë nga Shqipëria
- Kuvendi njofton për vazhdimin e seancës konstituive
- Klopp zbulon arsyeje e mungesës së Coutinhos
- LDK e vlerëson “të fuqishëm” koalicionin me AKR-në
| Demaj “aktron” ministrin serioz, angazhon shef kabineti dhe një këshilltar Posted: 11 Aug 2017 10:15 AM PDT Emanuel Demaj nuk pret punë të lehtë në punën si shef i përkohshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, dhe për këtë ai ka paralajmëruar emërimin e një shefi të kabinetit dhe një këshilltari javën e ardhshme. I emëruar të enjten si ushtrues i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme, Demaj do ta zëvendësojë në krye të diplomacisë kosovare Enver Hoxhajn, i cili tani është deputet i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës dhe e ka lënë në gjysmë mandatin e ministrit. Demaj mund të shërbejë në këtë pozitë për një kohë të pacaktuar, deri në formimin e qeverisë së re. E qeveria e re mund të formohet edhe të hënën, kur është thirrur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit. Pikërisht të hënën, Demaj ka në plan që të bëjë hapin e parë të rëndësishëm si shef i ministrisë. Në një intervistë për Insajderin, anëtari i Partisë Shqiptare Demokristiane(PSD) ka thënë se do të emërojë shefin e kabinetit të tij dhe një këshilltar personal. “Jo nuk e kam emëru ende askënd. Shefin e kabinetit edhe një këshilltar do t’i emërojë të hënën, por ende s’është proceduar asgjë”, ka thënë Demaj. Pavarësisht se puna e tij në ministri mund të zgjasë dhjetë ditë apo vetëm një ditë, Demaj shprehet i gatshëm të jap më të mirën e tij për aq kohë sa do të jetë në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme, raporton Insajderi. “Unë dua të punoj me njerëz të besueshëm edhe nëse qeveria do të zgjas vetëm një ditë. Stafin teknik e kam pasur, por të hënën i emërojë edhe të tjerët”, u shpreh Demaj për Insajderin, derisa deklaroi se si shef i diplomacisë do t’i shtyej përpara “procestet që kanë ngelur”. Para se të merrte pozitën e ushtruesit të detyrës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, Demaj ka shërbyer si zëvendësministër në këtë ministri. /Insajderi.com The post Demaj “aktron” ministrin serioz, angazhon shef kabineti dhe një këshilltar appeared first on INSAJDERI. |
| Delawie: Kosovarët vet të gjejnë zgjidhje për krizën politike Posted: 11 Aug 2017 10:11 AM PDT Ambasadori Greg Delawie ka bërë të qartë se ka ardhur koha që vetë kosovarët të gjejnë zgjidhje, pa pritur që këtë ta bëjnë të huajt. "Mendoj se çka duhet të shohim është zgjidhje kosovare. Matematika është e pacenueshme. I keni tri grupe, e secila prej tyre i ka përafërsisht rreth 1/3 e deputetëve. Është e qartë se duhet të ketë ndonjë kompromis dhe që duhet të ketë kompromis të nxjerrë nga vetë kosovarët, jo kompromis që krijohet nga të huajt, ka thënë Delawie. Delawie ka shtuar se mesazhi i tij është për të gjitha partitë dhe për asnjërën individualisht, kur është pyetur se si duhet të veprohet meqenëse koalicioni fitues i zgjedhjeve, PAN-i, nuk e ka shumicën parlamentare. "Mendoj se është me të vërtetë me rëndësi që të gjithë politikanët kosovarë të gjejnë mënyrën që t'i vënë në vend të parë interesat e vendit të tyre, jo të familjeve apo të partive të tyre politike, por interesat e vendit. Është me të vërtetë e rëndësishme që Kosova ta ketë Kuvendin; që Kosova ta ketë Qeverinë. Bota thjesht nuk do të presë që Kosova ta gjejë veten. Bota po ecën përpara dhe Kosova duhet të ecë, gjithashtu. Ky vendqëndrim duhet të përfundojë", ka thënë ai në një intervistë për KTV. "Dhe, do t'i nxisja të gjithë politikanët këtu që ta gjejnë mënyrën për t'i shtyrë përpara interesat e Kosovës; për t'i shtyrë përpara interesat e qytetarëve të Kosovës", ka thënë ai. Delaëie ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke potencuar se ai për momentin ka ngecur dhe ka inkurajuar palët që të vazhdojnë tutje me këtë proces. "Nuk e di se çka ka saktë në mendje presidenti Vuçiq, por sigurisht jam i lumtur që po e dëgjoj duke folur për kompromis dhe pranim të realitetit. Sigurisht që për Kosovën dhe Serbinë, normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve është thelbësor që ato të dyja të përparojnë drejt institucioneve evropiane, për të cilat flasin të dy vendet. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka sjellë përfitime të vërteta pozitive për Kosovën, si p.sh. mbledhja e taksës doganore në kufirin verior, integrimi i Policisë, e gjëra të tilla. Por, nuk mund të mohoni se kohëve të fundit dialogu ka ngecur. Mendoj se është shumë me rëndësi, të paktën për interesat e Kosovës, që dialogu të rimarrë energji dhe që të dy vendet të punojnë drejt normalizimit, të cilit i janë përkushtuar", ka thënë Delaëie. Kuvendi i Kosovës ka dështuar të enjten për herë të katërt të zgjedhë kryetarin e Kuvendit, meqenëse koalicioni që duhet ta propozojë atë, PAN-i, nuk po merr pjesë në punimet e Kuvendit.(koha.net)
The post Delawie: Kosovarët vet të gjejnë zgjidhje për krizën politike appeared first on INSAJDERI. |
| Ky është viti më i ngrohtë në histori Posted: 11 Aug 2017 10:10 AM PDT Shkencëtarët tërheqin vërejtjen se moti në vitin e kaluar ishte "shumë ekstrem dhe ka arsye për brengosje". Ata thonë se ky është indikator i qartë i ndryshimeve klimatike, të cilin po e shkaktojnë njerëzit. Fenomeni klimatik El Ninjo ndryshon motin në gjithë botën dhe kishte ndikim të madh në kushtet klimatike të vitit të kaluar, thuhet në raportin e sotëm të publikuar nga Administrata nacionale e Oqeanisë dhe atmosferës së SHBA-ve (NOAA). Në raport thuhet se viti i kaluar ishte më i ngrohti në histori dhe moti në nivel global ishte mjaft ekstrem, i karakterizuar me temperatura të larta. Shkencëtarët thonë se vitin e kaluar një e teta e tokës ishte përballur me thatësi të madhe dhe mund të konsiderohet si viti më i keq sa i përket kësaj çështjeje, thuhet në raport. Temperaturat e larta kanë goditur pothuajse të gjitha shtetet, sidomos Indinë dhe nxehtësia e madhe ka shkaktuar zjarre të mëdha në malet e Kanadasë. Ekspertët thonë se niveli i detit është rritur për të gjashtin vit radhazi për tri deri në katër milimetra. Në vitin 2016 janë regjistruar 93 ciklon tropikal në gjithë botën, që është 13 për qind më shumë se sa normalja, përfshirë edhe uraganin në Haiti, në të cilin humbën jetën rreth 1.000 njerëz. Sipërfaqja e akullt në Grenlandë ka humbur në vitin e kaluar 341 miliardë tonë akull. The post Ky është viti më i ngrohtë në histori appeared first on INSAJDERI. |
| Rusia ndjen “keqardhje” për dyshimet e SHBA-së, rreth paktit bërthamor Posted: 11 Aug 2017 10:02 AM PDT Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e ka cilësuar për keqardhje faktin se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, vazhdon të dyshojë në marrëveshjen nukleare të vitit 2015, që Irani ka me fuqitë botërore. "Fatkeqësisht tani partnerët tanë amerikanë e vënë në pikëpyetje këtë marrëveshje", ka thënë Lavrov gjatë një takimi me disa studentë. "Në administratën e presidentit Trump, ata vazhdojnë t'i cilësojnë këto marrëveshje si të gabueshme, dhe është per keqardhje, që një marrëveshje e tillë e sukseshme të vihet në dyshim", ka shtuar Lavrov. Këto deklarata te ministrit Lavrov vijnë, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka përsëritur edhe një herë se Irani nuk është "duke iu përmbajtur shpirtit" të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, duke e cilësuar atë si "marrëveshje të tmerrshme". Agjencitë për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes, në kuadër të OKB-së dhe SHBA-së, kanë thënë se Irani ka respektuar marrëveshjen, njofton rel. Mirëpo liderët amerikanë vazhdojnë ta akuzojnë këtë vend për "shkelje të shpirtit të marrëveshjes", duke iu referuar lansimit të raketave balistike, me kapacitet për të bartur koka bërthamore.
The post Rusia ndjen “keqardhje” për dyshimet e SHBA-së, rreth paktit bërthamor appeared first on INSAJDERI. |
| Posted: 11 Aug 2017 09:37 AM PDT Ky është momenti tragjik kur një veturë e tipit BMW bie nga kati i shtatë i vend parkimi makinash në Austin. Pamjet e bëra publike nga policia tregojnë makinën BMW që bie nga kati i shtatë dhe godet një makinë Chevrolet Tahoe 4×4 e cila po ecte mbrapa në momentin e aksidentit. Makina Chevrolet Tahoe 4×4 shpëton për pak metra nga përplasja fatale, pasi BMW e goditi në pjesën e pasme, shkruan Dailymail. Policia bëri me dije se drejtuesi e mjetit tip BMW ishte një grua e cila teksa parkonte mjetin ngatërroi pedalin e gazit me frenat dhe u rrëzua nga kati i shtatë i parkimit. Ky aksident ka përfunduar pa viktima. The post Vetura bie nga kati i shtatë appeared first on INSAJDERI. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| 36 të vdekur nga përplasja e trenave në Egjipt Posted: 11 Aug 2017 09:28 AM PDT Ka shkuar në 36 persona numri i të vdekurve nga përplasja dy trenave në Egjipt. Sipas asaj që raporton Reuters, të paktën 36 persona deri tani kanë vdekur ndërsa më shumë se 100 janë të lënduar, ku disa janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Gazeta shtetërore al-Ahram ka raportuar se deri tani 36 trupa të pajetë janë dërguar në morgjet e spitaleve në provincën e Aleksandrisë. Prokurori i vendit Nabil Sadek ka urdhëruar një hetim urgjent për këtë aksident, për të cilin ende nuk dihen detaje se si është shkaktuar. Një zyrtar mjekësor ka thënë për medie se ende ka trupa të lënduar që kanë mbetur brenda në trena e që ekipet po provojnë të hyjnë t'i nxjerrin. The post 36 të vdekur nga përplasja e trenave në Egjipt appeared first on INSAJDERI. |
| Mitrovicë: Zjarr në malin e fshatit Rekë – fare pranë shtëpive Posted: 11 Aug 2017 09:27 AM PDT Në fshatin Rekë të Mitrovicës zjarri ka kapluar një pjesë të malit në mesditën e së premtes. Zjarri, nëse vazhdon të përhapet, rrezikon shtëpitë e banueshme në këtë fshat, pasi flakët shihen fare pranë tyre. Në foto më poshtë shihet se distanca mes pjesës së përfshirë nga flakët në mal dhe shtëpive është shumë e vogël, njofton Klan Kosova. Fenomene të tilla të zjarreve në malet e Kosovës nuk janë të rralla gjatë ditëve të nxehta të verës.
The post Mitrovicë: Zjarr në malin e fshatit Rekë – fare pranë shtëpive appeared first on INSAJDERI. |
| Të rinjtë e PDK-së: Shpend, ju jeni sinonim i vandalizmit Posted: 11 Aug 2017 09:08 AM PDT Rinia e PDK-së së Prishtinës i ka reaguar kryetarit të Shpend Ahmetit, i cili përmes një statusi e politizoi një akt vandal në Gërmi, duke aluduar në aksionet politike të të rinjve të PDK-së. Leutrim Retkoceri, i të rinjve të PDK-së, i cili dje ia dhuroi topin me mbishkrime "korrupsion", "punësime politike", "tenderë", ka shkruar në llogarinë e tij se ngjyrimi politik që Ahmeti i ka dhënë një akti vandal në Gërmi vetëm tregon sa i pagdhendur është ai. Ai ka thënë se Vetëvendosje është sinonim i vandalizmit. "Shpend Ahmeti përmes një postimi i paska dhënë ngjyrim politik një akti vandal në Gërmi. E ultë shumë prej tij si kryetar, por kjo vetëm tregon sa i pagdhendur dhe i pamatur është. Edhe gjuhën e ke të lëshuar, por është e kuptueshme kur shok e ka Fisnik Ismailin, një rrugaç ky i rryer. Vandalizmi është gjuhë dhe sjellje e juaja. Ti, Shpend Ahmeti, bashkë me ata mercenarët që të ka detyruar t'i punësosh Dardan Molliqaj, e keni shkatërruar pronën publike dhe private në Prishtinë". "Ti i ke prirë grupeve të dhunshme, që kanë vandalizuar Komunën e Prishtinës. Keni djegur vetura dhe keni kidnapuar zyrtarë. Keni sulmuar policinë dhe institucionet me gurë e molotovë. Madje, Kuvendin e Kosovës edhe me raketahedhës.Ju jeni sinonim i vandalizmit. Mos u viktimizo për mospunën tënde, dembel!", ka shkruar Leutrim Retkoceri. The post Të rinjtë e PDK-së: Shpend, ju jeni sinonim i vandalizmit appeared first on INSAJDERI. |
| Austria ua kthen lojtarëve të Kukësit telefonat Posted: 11 Aug 2017 09:00 AM PDT Në zyrat e Kukësit kanë mbërritur telefonat që ju sekestruan disa prej lojtarëve dhe anëtarëve të stafit teknik nga policia e Vienës gjatë qëndrimit të ekipit në Austri për minifazën përgatitore në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrjen në kualifikueset e Champions League. Pas disa miqësoreve të luajtura në tokën austriake nisur nga publikimi në rrjetet sociale të kompanive të monitorimit të basteve Federbet dhe SportRadar të aludimeve se kampionët e Shqipërisë kishin trukuar policia austrake nisi një hetim në kuadër të të cilit bllokoi dhe apartet telefonikë të disa prej lojtarëve para ndeshjes së parë me Sherif Tiraspol. Tanimë të gjithë aparatet janë kthyer në zyrat e klubit bashkë me formularët për sejcilin telefon. Përtej procedurës së thjeshtë mjaft i rëndësishëm është fakti se klubi i Kukësit ka marrë garanci nga përfaqësuesi i tij ligjor se gjatë kontrollit të telefonave nuk është gjetur asgjë kompromentuese që mund të cënojë klubin dhe lojtarët që kanë mohuar me forcë akuzat e ngritura. Një detaj më shumë ky në favor të klubit verilindor që ka dalë i pastër edhe nga kontrollet e policisë austriake, njofton supersport. Tanimë është Kukësi që ashtu sic kishte paralajmëruar do të nisë procedurat për të hedhur në gjyq dy kompanitë në fjalë, SportRadar në lidhje për aludimet me Dinamon e Moskës si edhe Federbet në lidhje me akuzat për miqësoren e parë përballë ekipit austriak të Volfsberger natyrisht duke kërkuar edhe dëmshpërblime të majme financiare për prishje të imazhit dhe dëmtim të klubit. The post Austria ua kthen lojtarëve të Kukësit telefonat appeared first on INSAJDERI. |
| Gëzim Kelmendi: E tmerrshme lufta e Vetëvendosjes kundër fesë Posted: 11 Aug 2017 08:31 AM PDT Ish-deputeti në kuvendin e Kosovës, Gëzim Kelmendi ka reaguar ndaj një e-maili që aktivisti i VV-së Zgjim Hyseni ua ka dërguar militantëve të këtij subjekti duke i këshilluar që t’i ndjekin porositë e Leninit kundër fesë. Kelmendi e ka quajtur si diçka e tmerrshme. “Kjo është tmerr, kjo tejkalon çdo kufi të normales. E tërë çka është folur dhe spekuluar deri më tani , po del se paska qenë e vërtetë. VV-ja frymëzohet nga revolucionari rus Lenin, kërkon të ndiqet vija marksiste-leniniste, kërkon forcimin e ateizmit përmes porosive Leniniste : “poshtë feja, rroftë ateizmi” , ” frika krijoj perënditë ” , duhet ta luftojmë fenë dhe të tjera””, ka shkruar themeluesi i partisë ‘Fjala’. Më herët gjatë ditës është publikuar një e-mail që u ishte shpërndarë disa aktivist të Vetëvendosjes nga aktivisti Zgjim Hyseni. Aty, ai u kërkonte atyre të lexonin për Leninin, të ndiqnin linjën marksiste-leniniste duke mësuar prej teorive të tij, si dhe të forconin ateizmin brenda radhëve të veta duke përhapur idetë ateiste përmes veprave të tij. The post Gëzim Kelmendi: E tmerrshme lufta e Vetëvendosjes kundër fesë appeared first on INSAJDERI. |
| Barça i ofron 100 milionë euro, Klopp vendos për Coutinhon Posted: 11 Aug 2017 08:26 AM PDT Një tjetër alternativë për sulmin blaugrana është ajo e Felipe Coutinhos. Liverpooli ka refuzuar ditën e djeshme propozimin e tretë të katalanasve, i cili këtë herë mendohet se ishte 100 milionë euro (80 mln euro dhe 90 mln euro dy të parat). Spanjollët mendonin se oferta e tretë për brazilianin, i cili vlerësohet në "Camp Nou" si zëvendësuesi ideal i Neymarit, do të kishte mjaftuar dhe sot e prisnin në Barcelonë. Jurgen Klopp, nëpërmjet një deklarate, ka kujtuar se futbollisti ka edhe pesë vite kontratë me Liverpulin dhe se klubi nuk ka ndër mend të shesë "yjet" që janë në "Anfield Road". "Liverpooli nuk është një klub që shet futbollistë dhe ky është parimi bazë i politikës sonë. Në fund të fundit, nuk ka rëndësi sa ofron Barcelona, arkat tona nuk kanë nevoja ekonomike. Nuk ka një çmim të caktuar për të cilin do të pranonim largimin e sulmuesit tonë. Ne synojmë të bëhemi skuadra më e mirë në Europë dhe për këtë do t'i mbajmë të gjithë futbollistët e rëndësishëm që kemi në skuadër", tha Klopp. Më pas, trajneri shtoi: "Sot nuk ka më futbollistë të paprekshëm, por edhe një transferim ka kohën dhe mënyrën e tij. Ndonjëherë mund të pranosh ofertat, por vetëm nëse ke një alternativë gati. Ky nuk është rasti ynë. Coutinho është i pazëvendësueshëm dhe ne nuk kemi arsye për ta shitur". /Insajderi.com The post Barça i ofron 100 milionë euro, Klopp vendos për Coutinhon appeared first on INSAJDERI. |
| Thatësira dëmton kulturat bujqësore Posted: 11 Aug 2017 08:17 AM PDT Temperatura e larta dhe thatësira, që kanë përfshirë Kosovën, kanë shkaktuar dëme të mëdha në rendimentet e kulturave bujqësore, bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë. Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat në Kosovë kanë arritur deri në 38 gradë. Drejtori i Departamentit të Politikave Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Isuf Cikaqi, thotë se temperaturat e larta gjatë muajit korrik, dhe në këtë muaj, kanë ndikuar dhe penguar zhvillimin e kulturave bujqësore. Megjithatë, sipas tij, në disa kultura bujqësore të cilat kanë përfunduar fazën e vegjetacionit, në kohën e vjeljes nuk ka pasur ndikim negativ. "Ndikim negativ më tepër presim te ato kultura bujqësore që janë duke u kultivuar dhe nuk janë në sistemin e ujitjes. Ato parcela bujqësore që janë duke u kultivuar, e që janë nën sistemin e ujitjes, qoftë nga kompanitë e ujitjes ose nga fermerët në mënyrë vetanake, do të kalojnë më mirë dhe dëmet do të jenë më të vogla", thotë Cikaqi. Ndikimi i temperaturave të larta në përgjithësi, sipas ekspertit të bujqësisë Imer Rusinovci redukton prodhimin bujqësor, në veçanti kulturat pranverore, siç është misri, kultura të cilat domosdoshmërish gjatë korrikut dhe gushtit kërkojnë ujitje. "Thatësira është armiku numër një i reduktimit të prodhimit bujqësor dhe kjo u manifestua pjesërisht edhe te kulturat e grurit, ku u paraqit vala e të nxehtit, e cila në masë diku prej 20 deri në 30 për qind reduktoi prodhimin e grurit, dukuri kjo që manifestuar edhe në prodhimin përfundimtar të kësaj kulture". "Është një nga vitet e ralla që në Kosovë realizohen prodhimtari më e ulët e grurit, krahasuar me vitet paraprake", thekson Rusinovci. Ai shton se rendimentet e ulëta të kulturave bujqësore, do të bëjnë vendin që të varet nga kontingjentet e mëdha të importeve. Temperaturat e larta dhe thatësira, edhe sipas kryetarit të Federatës së Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, kanë shkaktuar dëme të mëdha në rendimentet e grurit. "Sidomos tek misri kemi krizë dhe e ka pësuar dëme të mëdha, dhe deri më tani ka ndikuar 60 për qind në uljen e rendimenteve. Vetëm ato parcela që kanë pasur mundësi të ujitjen nuk kanë pësuar shumë. Mungesa e lagështisë tek kulturat bujqësor, përveç uljes së rendimenteve, ndikon edhe në cilësinë e produkteve bujqësore", thotë Tahiri. Të dhënat për dëmet që janë shkaktuar nga temperaturat e larta dhe thatësira do të bëhen të ditur në fillim të muajit shtator, thotë Isuf Cikaqi, dhe sipas tij, pastaj do të shikohet edhe mundësia e pjesshme e kompensimit e fermerëve të cilët kanë pësuar nga fatkeqësitë natyrore. "Për fat jo të mirë ,krejt çka është e ndarë me buxhet për këtë çështje, pra dëmet nga fatkeqësitë natyrore, janë 500 mijë euro, ndërsa ne deri në gjysmë e verës kemi pasur raporte nga drejtorit komunale për bujqësi, se vlera e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore të të gjitha natyrave është 13 milionë euro". "Nëse i fusim edhe raportet tjera që do të vinë, deri në fund të vitit kjo shumë do të rritet, por, do të shikohen mundësitë për sigurimin e ndonjë fondi tjetër", thekson Cikaqi. Sipërfaqja e përgjithshme në Kosovë është mbi 10,908 km katrorë, kurse 53 për qind e tokës është bujqësore. Ndërkaq, nga 1.9 milion banorë, 61 për qind prej tyre jetojnë në zonat rurale. The post Thatësira dëmton kulturat bujqësore appeared first on INSAJDERI. |
| PDK e cilëson të kontrolluar nga komuna OJQ-në që dha vlerësime për Shpend Ahmetin Posted: 11 Aug 2017 08:15 AM PDT Sekretari i degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka reaguar ndaj një ankete të realizuar nga organizata jo-qeveriatre INPO, për punën e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmet.
Cakolli e ka cilësuar të kontrolluar nga komuna OJQ-në “Inpo”, derisa ka thënë se Ahmeti ka pas nevojë për një "fasadë" të tillë, se i kanë shpërthyer skandalet në 20 ditët e fundit. "Qysh në fillim të marrjes së mandatit nga Shpend Ahmeti, koordinatori për zyrën e Prishtinës nga INPO, Osman Bllaca, ka kaluar si këshilltar në kabinetin e Shpend Ahmetit, prej nga e ka kontrolluar tërësisht këtë organizatë, duke e kthyer në "fasaduese" të tij. Kontrollimi i kësaj organizate nga Komuna e Prishtinës është aq i madh, sa edhe raportet monitoruese të tyre i kontrollojnë para se t'i publikojnë", ka shkruar Cakolli.
Dega e PDK-së në Prishtinë ka thënë se kontrolli i Komunës së Prishtinës mbi organizatën në fjalë, është shumë i madh. “Kontrollimi i kësaj organizate nga Komuna e Prishtinës është aq i madh, sa edhe raportet monitoruese të tyre i kontrollojnë para se t'i publikojnë”, ka thënë Cakolli. Në një raport të organizatës INPO, të publikuar sot, sipas anketës së zhvilluar me qytetarët e Prishtinës, ata kanë treguar mendimin e tyre për punën e komunës. 75 për qind të qytetarëve kanë thënë se janë të kënaqur me punën e kryetarit të Komunës së Prishtinës. /Insajderi.com
The post PDK e cilëson të kontrolluar nga komuna OJQ-në që dha vlerësime për Shpend Ahmetin appeared first on INSAJDERI. |
| Pas lidhjeve me dy reperat, vjen reperi i tretë në jetën e Amber Rose Posted: 11 Aug 2017 08:04 AM PDT Amber Rose fillimisht është bërë e njohur ndërkombëtarisht me lidhjen e saj me reperin e njohur Kanye West. Rose nuk ka një profesion ta caktuar, mirëpo herët në karrierë ishte striptizere, e më vonë ka filluar të konsiderohet edhe si modele dhe aktore. Lidhja e saj me reperin West filloi në vitin 2010 dhe zgjati dy vite. Njëra prej arsyeve kryesore që Rose është deklaruar se ka ndikuar në ndarjen e saj me West është Kim Kardashian, gruaja aktuale e reperit sot. Nuk kaloi shumë kohë pas West, Rose filloi sërish një tjetër lidhje me një reper, Wiz Khalifa-n. Cifti u martua dhe tani kanë një fëmijë, mirëpo nuk janë në lidhje së bashku. Mbas lidhjeve me dy reperët, tani Amber Rose është në lidhjen e saj të tretë me një tjetër reper. Ai është 21 Savage, artist relativisht i ri në skenën muzikore. Diferenca 9 vjeçare në moshë mes asaj dhe reperit nuk duket ti pengojë Rose, pasi që ajo është shprehur se dëshiron të martohet me reperin nga Atlanta./Insajderi.com The post Pas lidhjeve me dy reperat, vjen reperi i tretë në jetën e Amber Rose appeared first on INSAJDERI. |
| Nënat kërkojnë ndihmë për gjetjen e çeçenëve të zhdukur Posted: 11 Aug 2017 08:02 AM PDT Nënat e disa çeçenëve të zhdukur, kanë kthyer shpresën nga grupet evropiane për të drejtat e njeriut, duke kërkuar ndihmë, për të gjetur djemtë e tyre, për të cilët kanë frikë se mund të jenë vrarë nga autoritetet në jug te rajonit të Rusisë. Me anë të një letre, ato kanë kërkuar nga të gjitha grupet për ndihmë. Shërbimi i Kaukazit Verior, të Radios Evropa e Lirë, ka siguruar një kopje të kësaj letre, e cila është nënshkruar nga dhjetë gra çeçene, të cilat kanë treguar rreth përpjekjeve për të gjetur djemtë e tyre, mirëpo asnjëra nga to, nuk ka rezultuar e suksesshme tek zyrtarët rusë. Gazeta e pavarur ruse, Novaya Gazeta, ka raportuar në korrik, se 27 persona në Çeçeni, mund të jenë ekzekutuar pa gjykim në muajin janar, pasi janë arrestuar për shkak të përleshjeve me policinë, gjatë dhjetorit. Gazeta ka raportuar, se si famijarët janë detyruar të nënshkruajnë disa dokumente, në të cilat thuhej se personat e zhdukur, janë larguar me dëshirë nga Çeçenia, mirëpo se nuk kanë prova për ti arsyetuar para autoriteteve. The post Nënat kërkojnë ndihmë për gjetjen e çeçenëve të zhdukur appeared first on INSAJDERI. |
| Ahmeti thotë se kandidimi i Vjosa Osmanit i bën mirë garës në Prishtinë Posted: 11 Aug 2017 07:54 AM PDT Shpend Ahmeti ka thënë sot se kandidatura e mundshme e Vjosa Osmanit për kryetare të Komunës së Prishtinës nga LDK, do t’i bënte mirë garës në zgjedhjet lokale. Në një intervistë me portalin Periskopi, i pyetur se a do të ishte gara më e vështirë nëse në garë do të ishte edhe emri i Vjosa Osmanit, Ahmeti vlerësoi se 'gara do të ishte më e mirë'. "Nuk e di sa do të ishte më e vështirë por do të ishte më e mirë. Nuk dua të spekuloj për emrat e subjekteve tjera por mendoj se përzgjedhja e kandidatëve më cilësorë nga subjektet e tjera politike do ta shtonte cilësinë edhe të garës edhe debatit e natyrisht në fund edhe rezultatit", tha Ahmeti. Ai ka thënë se tashmë në Prishtinë është vendosur një standard më i lartë i qeverisjes dhe beson se partitë tjera do të reflektojnë karshi kësaj kur përzgjedhin emrat për kandidatë për kryetarë. "Pra gjithmonë tashmë mendoj për shkak se kemi vendosë një standard më të lartë edhe të qeverisjes dhe besoj se edhe subjektet tjera duhet të reflektojnë dhe unë e kasha quajte domethënë, nuk e di se a do të ishte e vështirë, por do të ishte më mirë", ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com The post Ahmeti thotë se kandidimi i Vjosa Osmanit i bën mirë garës në Prishtinë appeared first on INSAJDERI. |
| Në Greqi sekuestrohen 1.8 ton drogë nga Shqipëria Posted: 11 Aug 2017 07:54 AM PDT Një sasi prej 1.831 kilogramë kanabis është sekuestruar mëngjesin e së premtes nga roja bregdetare greke në hapësirën detare në perëndim të ishullit Kythira, në jug të Pelopinezit. Sipas Antidrogës greke, lënda narkotike ishte ngarkuar në 84 pako dhe ishte vendosur në një skaf 20 metra të gjatë me flamur italian, në të cilin ndodheshin dy shtetas, një italian dhe një shqiptar, të cilët u arrestuan në flagrancë. Për arsye hetimore, emrat e të arrestuarve nuk janë bërë publikë. Skafi ishte marrë me qera prej shtetasit italian një muaj më parë dhe ishte nisur nga Napoli i Italisë. Pasi kishte kaluar në brigjet shqiptare, mjeti ishte ngarkuar me kanabis e në vazhdim, nëpërmjet ngushticës së Korfuzit vazhdoi itenerarin e tij në drejtim të ishullit Mikonos, ku dhe do të dorëzonte ngarkesën, vlera e së cilës llogaritet më shumë se 2 milionë euro. Për të mos rënë në sy, skafi i trafikantëve ruante shpejtësi kostante kroçere, prej 15-18 milje detare dhe gjatë dy ditëve të fundit kishte shmangur ankorimin në ndonjë port të Greqisë. Burime policore thanë se autoritet greke kishin informacion për transportimin e lëndës narkotike ndaj dhe monitorinin lëvizjet e skafit, që në momentin e nisjes së tij nga Napoli. Lënda narkotike u shkarkua dhe u peshua në portin e Neapolit, në Peloponez, ndërsa hetimet janë marrë në dorë nga Prokuroria e Athinës. Dy të arrestuarit do të dërgohen në Gjykatën e Athinës për masë sigurie paraditen e së shtunës. The post Në Greqi sekuestrohen 1.8 ton drogë nga Shqipëria appeared first on INSAJDERI. |
| Kuvendi njofton për vazhdimin e seancës konstituive Posted: 11 Aug 2017 07:40 AM PDT Kuvendi i Kosovës edhe zyrtarisht i ka njoftuar mediat se të hënën duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse në këtë seancë do të marrë pjesë koalicioni PAN. Këta të fundit kanë kërkuar që të mërkurën e javës që vjen të mbahet një takim konsultativ, në mënyrë që të vendoset për të enjten ose të premten. Takim konsultativ me shefat e grupeve ka kërkuar edhe shefi i grupit parlamentar të koalicionit LAA, Avdullah Hoti, në seancën e fundit. The post Kuvendi njofton për vazhdimin e seancës konstituive appeared first on INSAJDERI. |
| Klopp zbulon arsyeje e mungesës së Coutinhos Posted: 11 Aug 2017 07:37 AM PDT Nga klubi futbollistik Liverpool sot njoftuan se çfarëdo oferte për lojtarin e tyre Philippe Coutinho nuk do të shqyrtohet, e jo më të pranohet. Diçka më vonë trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, bëri të ditur se Coutinho do të mungojë në fillim të sezonit në Premier ligë për shkak të lëndimit në shpinë. "Coutinho ka problem me shpinën dhe nuk ka stërvitur nga e premtja e kaluar. Prandaj sigurisht nuk do të luaj të shtunën kundër Watford-it, ndërsa në pikëpyetje është edhe për të martën kur luajmë kundër Hoffenhaim-it në play-off për Ligën e Kampionëve", tha Klopp për mediat britanike. Lojtari i përfaqësueses së Brazilit ditëve të fundit ishte në qendër të vëmendjes, meqë mediat katalanase bënë të ditur se do të transferohet në Barcelonë për një vlerë prej 100 milionë euro, shkruan AA. Megjithatë, nga Liverpool-i këtë sot edhe zyrtarisht e mohuan përmes njoftimit në të cilin thuhet se Coutinho nuk do të shitet. Braziliani më parë nënshkroi kontratë të re pesëvjeçare me Liverpool-in në të cilën nuk ka klauzolë liruese. The post Klopp zbulon arsyeje e mungesës së Coutinhos appeared first on INSAJDERI. |
| LDK e vlerëson “të fuqishëm” koalicionin me AKR-në Posted: 11 Aug 2017 07:37 AM PDT Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri nuk po i sheh si ultimatum deklaratat e fundit të kreut të AKR-së Behgjet Pacollit, pasi ai u ka dhënë dhjetë ditë kohë LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, që ta bëjnë me dije nëse i kanë numrat për formimin e institucioneve. Zëvendësi i Mustafës në LDK thotë se koalicioni me AKR-në vazhdon të jetë i fuqishëm, ani pse i pari i AKR'së ka kërcënuar se do t'i bashkohet koalicionit PAN me arsyetimin se vendi nuk bën të bllokohet për interesa personale. "Qëllimi i ndërtimit të koalicionit parazgjedhor me AKR-në është ende i fuqishëm për me ruajt këtë model në mënyrë që procesi të vazhdoj në këtë mënyrë ne mes te koalicionit LDK- AKR Alternativa" tha të premten për Express, Lutfi Haziri. Behgjet Pacolli në rrjetin e tij social në Facebook ka postuar disa shkrime radhazi ku flet për bllokimin që po bëhet në mosformimin e Qeverisë dhe institucioneve. Ai aty jep edhe zgjidhje. Kërkon që menjëherë të bëhen institucionet. E për afatin e tij dhjetë ditësh drejtuar LDK'së e Lëvizjes Vetëvendosjes, Haziri thotë se kjo nuk ka të bëjë më një periudhë kohore, por sqaron se po e presin mundësinë kushtetuese që të jetë LAA ajo që do ta drejtojë Qeverinë. "Nuk ka të bëjë me afat kohor por më shumë ka të bëjë me angazhime konkrete derisa ne po presim realisht mundësinë kushtetuese për ta marrë mandatin", ka vlerësuar Haziri. Ndërkaq, Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se për të hënën në ora 10:00 është thirrur vazhdimi i seancës konstituive. Seanca ka vetëm një pik të rendit të ditës, atë të zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit dhe të nënkryetarëve. Koalicioni fitues i zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, PDK-AAK-NISMA, të cilët edhe u takon propozimi i kryeparlamentarit kanë paralajmëruar se do ta bojkotojnë edhe këtë seancë, sikurse atë të 10 gushtit. The post LDK e vlerëson “të fuqishëm” koalicionin me AKR-në appeared first on INSAJDERI. |
| You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |







