“Mjekë nga Amerika kontrolluan 116 fëmijë me probleme në zemër” plus 4 more Ferizaj Press

“Mjekë nga Amerika kontrolluan 116 fëmijë me probleme në zemër” plus 4 more Ferizaj Press


Mjekë nga Amerika kontrolluan 116 fëmijë me probleme në zemër

Posted: 05 Aug 2017 06:34 AM PDT

Nga 67 rastet e kontrolluara, 17 fëmijë kanë  nevojë për intervenim kirurgjik, intervenime  të cilat pritet të kryhen brenda  këtij viti.

"Ekipin mjekësor e përbënin Robert Raylman, shef ekzekutiv, Dr. Joseph Gaffny, kardiolog, dr. Fatos Rugova , kardiolog,  Margaret Challenger, teknike ekografisë dhe infermier Mickey Wider- thuhet ndër të tjera në komunkatën drejtuar mdediave, transmeton Express.

Ky bashkëpunim ka ardhur me ndihëm e organizatës Gift of Life Internetional.

“Luciferi” në Europë, i nxehti mbërthen kontinentin

Posted: 05 Aug 2017 06:34 AM PDT

Temperaturat në Francë, Spanjë, Itali janë fare pranë 40 gradëve celsius, dhe nuk mungojnë rastet kur i kanë kaluar. 11 vende të Europës Jugore dhe qendrore kanë paralajmëruar banorët dhe turistët që të marrin masa, ndërsa kontinenti përballet me valën brutale të të nxehtit që jo më kot ka marrë nofkën "Luçiferi".

Edhe vendet më në veri të kontinentit si Gjermania, Britania e të tjera e kanë ndier vapën e kësaj vere, megjithëse jo aq fort sa pjesa historikisht e nxehtë e jugut të Europës. Meteorologët presin edhe disa ditë të tjera të nxehta në vijim, dhe sikur kjo të mos mjaftonte, shkencëtarët parashikojnë një të ardhme të zymtë të kontinentit të vjetër për sa i takon të nxehtit që lidhet me ndryshimet klimaterike. Sipas një studimi të fundit, nëse nuk bëhet asgjë për të reduktuar efektet e ndryshimeve klimaterike, në vitin 2100 i nxehti në Europë do të vrasë mbi 150 000 njerëz në vit. Kjo shifër është 50 herë më e madhe se aktualja.

Shkencëtarët thonë se i nxehti do të shkaktojë 99% të viktimave nga moti nëse ne nuk bëjmë asgjë dhe për vetë pozicionim gjeografik, jugu i Europës do të vuajë temperaturat më ekstreme dhe numrin më të madh të viktimave. Parashikime të tilla për pas më shumë se 80 vjetësh padyshim që kanë kritikët dhe skeptikët e tyre, por ndërsa ndryshimet klimtarike janë tashmë realitet, të qenit i përgatitur nuk është aspak gabim.

Zjarri kaplon edhe malet e Batllavës (FOTO)

Posted: 05 Aug 2017 06:33 AM PDT

Malet në fshatin Batllavë të Podujevës, ditën e shtunë janë përfshirë nga zjarri. Banorët e kësaj ane po ndihen të rrezikuar. Për Indeksonline ata kanë treguar se zjarri vetëm po vie duke u përhapur në këtë anë dhe siç vërehet nga pamjet gati sa nuk i ka përfshirë edhe shtëpitë

Derisa në bazë të dëshmitarëve të rastit, zjarrëfikësit që do duhej të ishin në vend të ngjarjes nuk shihen askund.

Nuk dihet se edhe sa dëme të tjera do t'i sjellin këto temperatura tëjet të larta.

Besnik Berisha në krye të NISMA për Ferizaj

Posted: 04 Aug 2017 12:56 PM PDT

Në një takim të organizuar sot në Ferizaj nga NISMA për Kosovën dega në Ferizaj Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i kësaj dege për Ferizaj. Në këtë takim ishin prezent edhe anëtarë të kryesisë qendrore nga ky subjekt politik.

Zgjedhjen e kryetarit të degës së këtij subjekti politik e ka përshëndetur edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën Jakup Krasniqi. Kryetari i Këshillit Kombëtar të NiSMA-s, Jakup Krasniqi me këtë rast tha se si parti jemi të rinjë por që në politikë jemi një kohë të gjatë. Parti e re por që kemi parime të qëndrueshme.

 

Ka edhe kështu. Bllokon rrugën dhe s’jep pesë para! (Video)

Posted: 04 Aug 2017 10:51 AM PDT

Në këto ditë kur komunikacioni është i ngarkuar kësaj po a ndihmojnë edhe vozitësit të cilët nuk qajnë kokën për të tjerë.

Ka shumë raste kur makinat ndalen në mes të rrugë sepse vozitësi ka punë në një lokal e nga kjo nuk qajnë kokë se shkaktohen radhë prapa tij.

Një rast të tillë edhe sot e ka dërguar një lexues i Ferizajpress kur një qytetarë pa ndonjë problem ndal makinën mes të rrugës sepse aty ka punë.

“Edhe pse i tërhoqën vërejtjen se aty nuk mund të lihet vetura për të hy në lokale ai as që ktheu kokën’ thotë ky qytetar.

Edhe pse ditëve të fundit policia ka paralajmëruar  masa të rrepta për shkelësit e rregullave të komunikacionit,siç shihet  këto ende po injorohen nga vozitësit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now