“Iran: Presidenti Rohani u inaugurua edhe për mandatin e dytë” plus 11 more Radio Evropa e Lirë |
- Iran: Presidenti Rohani u inaugurua edhe për mandatin e dytë
- Raporti: Pentagoni rekomandon dërgim të armatimit vdekjeprurës në Ukrainë
- Maqedonia, afër zyrtarizimit të gjuhës shqipe
- Dialogu mes partive politike, çelës për krijimin e institucioneve
- Në sanksionet kundër Rusisë, vërejtje për gjërat që mund të ndodhin
- Kislyak i ka hedhur poshtë kontaktet jopërkatëse me këshilltarin e Trumpit
- Ruset u diskualifikuan për shkak të dopingut, medalja e artë u jepet SHBA-ve
- SHBA propozon sanksione të reja kundër Koresë Veriore në OKB
- Britani: Refuzohet ekstradimi i një personi për rastin e vrasjes në Rusi
- SHBA: OKB-ja njoftohet për synim për largim nga marrëveshja për klimën
- Kosova, me rreth 70 mjekë specialistë të papunë
- BE-ja zgjeron sanksionet kundër rusëve
Iran: Presidenti Rohani u inaugurua edhe për mandatin e dytë Posted: 05 Aug 2017 09:03 AM PDT Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, sot është inauguruar për mandatin e tij të dytë presidencial, gjatë një seance të hapur të parlamentit të këtij vendi në kryeqytetin Teheran. Duke folur në këtë ceremoni, ku ishin të pranishëm më se 100 zyrtarë të jashtëm, Rohani ka premtuar se Irani do të vazhdoj "në rrugën e koekzistencës dhe bashkëpunimit me botën". Rohani, 68 vjeçar, është një klerik i moderuar, i cili u rizgjodh në votimet e 19 majit, para dy ditësh është mbështetur formalisht edhe nga Lideri Suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei. Në mesin e mysafirëve ishte edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, e cila para ceremonisë pati një takim me zotin Rohani. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Raporti: Pentagoni rekomandon dërgim të armatimit vdekjeprurës në Ukrainë Posted: 05 Aug 2017 07:58 AM PDT Departamenti amerikan i mbrojtjes ka rekomanduar dërgim të pakos së armatimit vdekjeprurës, që do të ishte një ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 50 milionë dollarëve, ka raportuar mbrëmë rrjeti NBC. Në këtë raport janë cituar tre zyrtarë të paemëruar, të cilët kanë thënë se rekomandimi është dërguar në Shtëpinë e Badhë për shqyrtim. Një zëdhënës i Pentagonit ka refuzuar ta konfirmojë raportin, por i ka thënë NBC-së se "ne nuk kemi përjashtuar asgjë". Rusia e ka aneksuar rajonin Krime në Ukrainë në fillim të vitit 2014 dhe u ka dhënë ndihmë të fuqishme ushtarake, ekonomike dhe politike, militantëve separatistë në pjesën lindore të Ukrainës. Gjatë vizitës në Kiev, muajin e kaluar, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka vlerësuar se Rusia i ka "mijëra" trupa në tokën ukrainase. Megjithqë Rusia i ka hedhur poshtë pohimet për çfarëdo involvimi ushtarak në këtë konflikt, Gjykata Penale Ndërkombëtare në muajin nëntor të vitit të kaluar është shprehur se lufta atje është "një konflikt i armatosur ndërkombëtar ndërmjet Ukrainës dhe Federatës Ruse". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Maqedonia, afër zyrtarizimit të gjuhës shqipe Posted: 05 Aug 2017 07:27 AM PDT Qeveria e Maqedonisë i ka dhënë dritën e gjelbër propozimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili do të dërgohet në Parlamentin e Maqedonisë për t'u miratuar. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Dialogu mes partive politike, çelës për krijimin e institucioneve Posted: 05 Aug 2017 06:21 AM PDT Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë konsiderojnë se para se të vazhdohet edhe njëherë seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës, do të duhej të kishte bisedime e marrëveshje ndërmjet partive politike që të gjendet një zgjidhje. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Në sanksionet kundër Rusisë, vërejtje për gjërat që mund të ndodhin Posted: 05 Aug 2017 05:11 AM PDT Sanksionet e reja amerikane, që janë miratuar thuajse unanimisht në Kongres dhe janë shndërruar në ligj nga presidenti amrikan, Donald Trump, i cili ishte hezitues, i forcojnë sanksionet kundër Rusisë, pos tjerash, edhe për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kislyak i ka hedhur poshtë kontaktet jopërkatëse me këshilltarin e Trumpit Posted: 05 Aug 2017 03:56 AM PDT Ish-ambasaadori rus në Shtetet e Bashkuara, Sergei Kislyak, ka thënë se diskutimet e tij me ish-këshilltarin për siguri kombtare të Shteteve të Bashkuara, Michael Flynn, ishin "krejtësisht në rregull dhe absolutisht transparente". Megjithatë, duke folur sot në Televizionin shtetëror të Rusisë, Kislyak ka theksuar se ai nuk do të ishte i gatshëm të dëshmoj për kontaktet e tij me Flynin para Kongresit të Shteteve të Bashkuara ose Jurisë së madhe amerikane. Michael Flyn ishte detyruar të paraqes dorëheqje nga administrata e presidentit, Donald Trump, pasi u zbulua se ai kishte dështuar të tregoj për kontaktet e tij me ish-ambasadorin rus, Sergei Kislyak, në periudhën prej nëntorit të vitit të kaluar, e deri në inaugurimin e zotit Trump, më 20 janar të këtij viti. Muajin e kaluar, zotit Kislyak i përfundoi shërbimi i tij në Uashington. Departamenti amerikan i drejtësisë dhe komitetet e të dy dhomave të Kongresit të Shteteve të Bashkuara aktualisht po zhvillojnë hetime për kontaktet e mundshme ilegale ndërmjet Rusisë dhe anëtarëve të fushatës së zotit Trump. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ruset u diskualifikuan për shkak të dopingut, medalja e artë u jepet SHBA-ve Posted: 05 Aug 2017 01:44 AM PDT Ekipit të femrave të Shteteve të Bashkuara në stafetën 4x400 metra, i është dhënë medalja e artë për Kampionati Botëror të Atletikës në vitin 2013, pasi ekipi fitues i Rusisë ishte diskualifikuar për shkak të skandalit të dopingut. Ceremonia, ku u ekzekutua himni amerikan, u mbajt dje, para fillimit të Kampionatit Botëror të Atletikës, në Stadiumin Olimpik të Londrës. Ekipi amerikan përbëhej nga atletet, Jessica Beard, Natasha Hastins, Ashley Spencer dhe Francena McCorory. Rrjedhimisht, ekipi i Britanisë e fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Franca të bronxtën. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
SHBA propozon sanksione të reja kundër Koresë Veriore në OKB Posted: 05 Aug 2017 01:31 AM PDT Një diplomat i lartë i Kombeve të Bashkuara thotë se Shtetet e Bashkuara e kanë paraqitur një propozim-rezolutë në Këshillin e Sigurimit, për ashpërsim të sanksioneve kundër Koresë Veriore, lidhur me programin e saj raketor, i cili është i ndaluar me disa rezoluta të mëparshme të OKB-së. Ky diplomat tha se për këtë propozim-rezolutë do të diskutohet sot më vonë gjatë ditës në Këshillin e Sigurimit dhre se mbretëron "besim i madh" se Rusia dhe Kina do ta mbështesin këtë dokument. Në këtë dokument përfshihet ndalesa e eksportit të thëngjillit, hekurit, plumbit dhe ushqimeve të detit nga ana e Koresë Veriore dhe synohet të ulen të ardhurat e Phenianit nga 3 miliardë në 2 miliardë dollarë nga eksporti. Për miratim të kësaj mase kërkohen së paku 9 vota për, nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe që të mos ketë veto nga anëtarët e përhershëm, Shtetet Bashkuara, Kina, Rusia, Franca dhe Britania. Shtetet e Bashkuara po prijnë në presionin për sanksione më të fuqishme kundër Koresë Veriore, pasi ky vend i ka testuar dy raketa balistike ndërkontinentale në korrik të këtij viti. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Britani: Refuzohet ekstradimi i një personi për rastin e vrasjes në Rusi Posted: 05 Aug 2017 01:01 AM PDT Një gjykatë britanike dje ka refuzuar ta ekstradoj një biznesmen rus, i cili është i akuzuar për vrasjen e një tregtari të pasur në Rusi, duke thënë se ka pak dëshmi solide kundër tij. Zyrtarët e Rusisë thonë se Georgy Shuppe, i cili banon në Londër, më 20 janar të vitit 2014 e ka aranzhuar vrasjen e personit, Aleksandr Mineyev, i cili ishte qëlluar 22 herë me kallashnikov në periferi të Moskës. Shuppe, 46 vjeçar, po ashtu, është i akzuar se në mënyrë mashtruese i ka marrë pasuritë që i takonin Mineyevit të vrarë. Avokatët e Shuppes thonë se rasti është i motivuar politikisht. Georgy Shuppe dikur ishte i martuar me vajzën e oligarkut, Boriz Berezovsky, që ishte kritik i ashpër i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Berezovsky ishte gjetur i vdekur në rezidencën e tij në Angli në vitin 2013. Nuk dihet ende sa a ishte vrarë apo kishte kryer vetëvrasje. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
SHBA: OKB-ja njoftohet për synim për largim nga marrëveshja për klimën Posted: 05 Aug 2017 12:49 AM PDT Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, mbrëmë zyrtarisht i ka njoftuar Kombet e Bashkuara se Shtetet e Bashkuara synojnë të largohen nga Marrëveshja për klimën, e nënshkruar në Paris në vitin 2015. Megjithatë, deklarata e Departametit amerikan të shtetit formalisht nuk e fillon procesin e tërheqjes vullnetare të Uashigntonit nga kjo marrëveshje. Departamenti amerikan i shtetit e ka përshkruar deklaratën e vet si "mesazh të fuqishëm" për botën, pas vendimit të presidentit Trump në muajin qershor të këtij viti, për largim nga kjo marrëveshje, raporton agjencia AP nga Uashigntonit. "Departamenti i shtetit u thotë Kombeve të Bashkuara atë që presidenti tashmë i ka thënë botës më 1 qershor dhe kjo nuk ka efekt juridik", tha Niger Purvis, i cili e kishte udhëhequr diplomacinë klimatike gjatë presidencave të Bill Clintonit dhe Georg W. Bush. Zoti Purvis tha se shtetet nuk mund të tërhiqen nga marrëveshjet e reja ndërkombëtare, përfshirë atë për klimë të Parisit, derisa të bëhen tri vjet prej kohës kur marrëveshja bëhet fuqiplotë. Marrëveshja e Parisit ka hyrë në fuqi më 4 nëntor të vitit 2016. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kosova, me rreth 70 mjekë specialistë të papunë Posted: 04 Aug 2017 10:41 PM PDT Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë pranuar për punësim rreth 190 mjekë specialist nga lëmi të ndryshme. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
BE-ja zgjeron sanksionet kundër rusëve Posted: 04 Aug 2017 11:32 AM PDT Bashkimi Evropian, i ka zgjeruar sanksionet kundër kompanive ruse dhe disa personave, duke përfshirë zëvendësministrin e Energjisë, Andrei Cherezov, për shkak të dërgimit të disa turbinave, Siemens nga Rusia në gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e ka aneksuar nga Ukraina. Diplomatët evropianë, kanë thënë se zëvendësministri i Energjisë, Andrei Cherezov, dhe udhëheqësi i departamentit të ministrisë, Yevgeny Grabchak, janë shtuar në listën e të sanksionuarve për "aksione që cenojnë territorin e Ukrainës, sovranitetin dhe pavarësinë e saj". Këshilli Evropian, ka thënë se personave të sanksionuar i'u ndalohet udhëtimi në vendet e BE-së dhe i'u bllokohen asetet që i kanë në kompani të territorit evropian. Ministria e Jashtme e Rusisë, e ka quajtuar vendimin për zgjerimin e aksioneve, si hap "të pajustifikueshëm", i cili ka bërë vend për të marrë masa hakmarrëse. Krimea, ka qenë qendër e sanksioneve evropiane, sa i përket teknologjisë energjetike, prej kur forcat ruse kanë marrë kontrollin në atë rajon nga marsi i vitit 2014. Me vendimin e fundit, lista e sanksioneve arrin numrin e 153 personave të sanksionuar. Sanksionimet kanë filluar nga marsi i vitit 2014. Siemens ka thënë se turbinat janë dërguar "ilegalisht" në Krime dhe"pa dëshirën tonë", me ç'rast kompania i ka ndërprerë disa marrëveshje me Rusinë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |