INSAJDERI: “LDK: Çdo ditë pa institucione, humbje për Kosovën” plus 19 more |
- LDK: Çdo ditë pa institucione, humbje për Kosovën
- Nënkryetari i PDK-së: Veseli ofroi zgjidhje – partitë të lëshojnë pe
- “Në futboll ndodhin befasitë” – trajneri i Shkëndijës flet për ndeshjen me Milanin
- Parashikimi i motit: sa do të arrijnë temperaturat gjatë vikendit
- Mosthemelimi i institucioneve po ndikon në humbjet kapitale të Kosovës
- Kur Neymar tallej keq me PSG-në [foto]
- PDK: Do t’i kemi kandidatët më të mirë në zgjedhjet lokale
- Rrëzohet aeroplani në Zvicër, ka të vdekur
- Grafite të reja rreth xhamisë: “Hashim Thaçi e Naim Tërnava do të vriten”
- Drejtori i VW-së deklarohet fajtor për skandalin e emetimit të gazrave
- 65 milionë frang investime dhe 175 milionë remitenca – si kontribuon Zvicra për Kosovën?
- Kryeministri izraelit nën akuzë për mashtrim e ryshfet
- Chelsea pa dy lojtarë të rëndësishëm në finalen kundër Arsenalit
- Lushtaku dhe Lladrovci bisedojnë për zhvillimet aktuale në vend
- PDK: E kemi bërë ofertën, partitë t’i lënë anash interesat vetjake
- Pse mungoi Edi Rama në foton zyrtare me Mike Pence?
- Kosovarët bllokohen në aeroportin e Antalias
- Delawie takon drejtuesit e Alternativës, bisedojnë për situatën politike
- Neymari ia rritë vlerën PSG-së për 500 milionë euro
- ‘Billboard’ shkruan për Era Istrefin
| LDK: Çdo ditë pa institucione, humbje për Kosovën Posted: 04 Aug 2017 09:35 AM PDT Pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, kjo parti i ka bërë thirrje spektrit politik që të veprojë konform Kushtetutës, si dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth mbajtjes së seancës konstituive. Sipas LDK-së, Kosova nuk ka kohë që të përballojë gjendjen pa institucione dhe nëse ndodhë një gjë e tillë, atëherë qytetarët do të ishin në humbje. Përmes një njoftimi, LDK ka bërë me dije se në mblehdje kanë diskutuar edhe rreth kandidatëve për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor. Më poshtë gjeni njoftimin e plotë: Lidhja Demokratike e Kosovës zhvilloi takim me kryetarët e degëve të LDK-së, pas takimit të djeshëm të Kryesisë Qendrore të partisë. Të dy takimet u kryesuan nga Kryetari i LDK-së, njëherësh Kryeministër, Akademik Isa Mustafa. Në takimin e Kryesisë së LDK-së është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, posaçërisht rreth seancës konstituive të Kuvendit. Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, vlerëson se Kosova nuk ka kohë dhe nuk mund të përballojë gjendjen pa institucione dhe se çdo ditë e humbur pa institucione është humbje për qytetarët e Kosovës. LDK i bën thirrje tërë spektrit politik që secili të merr përgjegjësitë e tyre politike dhe t'i ushtrojë ato konform Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth seancës konstituive, duke mos i bllokuar institucionet. Në takimin me kryetarët e degëve, u diskutua për kriteret për kandidatë për kryetar të komunave dhe këshilltarë komunal si dhe përgatitjet tjera organizative. Me kërkesë të disa kryetarëve të degëve, LDK përmes degëve të saj në diasporë, do të organizojë takime informuese rreth procesit të votimit në diasporë, pasi që një numër i madh i veprimtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së, kanë shprehur interesimin të votojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale. The post LDK: Çdo ditë pa institucione, humbje për Kosovën appeared first on INSAJDERI. |
| Nënkryetari i PDK-së: Veseli ofroi zgjidhje – partitë të lëshojnë pe Posted: 04 Aug 2017 09:26 AM PDT Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, ka thënë se të gjitha partitë duhet të reflektojnë, që të mos kemi një krizë të re politike. Ai ka theksuar se nëse shkohet me inate, atëherë pa u bërë Kadri Veseli kryeparlamentar e gjithë jeta politike në Kosovë mbetet e bllokuar, ndërsa ka kërkuar që partitë ta shqyrtojnë ofertën e Veselit për dalje nga kriza, njofton Klan Kosova. "Të gjitha partitë duhet të marrin mësin nga kriza e para tri vjetëve dhe ne si PDK do të punojmë në këtë drejtim, pasi nuk guxojmë që ajo krizë të përsëritet. Ne kemi dalur me një zgjidhje që të zhbllokohet formimi i institucioneve, në mënyrë që të mos mbetemi në këtë pozitë", ka thënë Bajrami për Klan Kosovën. "PDK është në të drejtën kushtetuese për ta pasur kryetarin e kuvendit. Versioni i parë, nëse të gjitha partitë duan të jenë kryenece, duhet të gjendet metoda për t'u votuar kryetari i kuvendit. Nëse nuk ka konsensus, vendi do të mbahet në krizë, pasi e drejta e PDK-së është e patransferueshme", ka thënë ai. Ministri në largim i Arsimit ka thënë se Kadri Veseli është treguar i përgjegjshëm me tërheqjen për postin e kryeparlamentarit. "Por duke pasur përgjegjësi para vendit, Kadri Veseli, ai u ka bërë propozim partive tjera për një alternativë tjetër për kryetar kuvendi, nëse opozita pajtohet që të procedohet për qeverinë", ka thënë Bajrami. "Zgjedhjet duhet të shmangen, sepse demokracitë e reja nuk mund të përballojnë kriza të vazhdueshme dhe zgjedhje të njëpasnjëshme. Kujtoj se herën e shkuar, në raudin e parë unë nuk u pata zgjedhur për kryetar kuvendi, ndërsa Kadri Veseli po. Nëse ka qenë atëherë i pranueshëm, pse nuk është tani", u shpreh ai. /Insajderi.com
The post Nënkryetari i PDK-së: Veseli ofroi zgjidhje – partitë të lëshojnë pe appeared first on INSAJDERI. |
| “Në futboll ndodhin befasitë” – trajneri i Shkëndijës flet për ndeshjen me Milanin Posted: 04 Aug 2017 09:19 AM PDT Shkëndija do të përballet me kundërshtarin më të fortë të mundshëm në fazën e "play-offit" në Ligën e Evropës, Milanin, dhe trajneri i klubit tetovar kërkon të bëjë befasinë. Qatip Osmani për faqen zyrtare të klubit ka vlerësuar lartë gjigantin italian, për të cilin thotë se ekipi i tij do të përgatitet maksimalisht, transmeton Koha.net. "Për kundërshtarin që na ka ra nuk ka nevojë për shumë fjalë, se sa i fortë është ai. Vet tradita e tij flet, edhe pse në kohët e fundit nuk janë në nivelin më të lartë të futbollit, pra janë në ndërtimin e ekipit, por ky është kundërshtari më i fortë që kemi mundur ta kemi. Ne duhet të përgatitemi sa më mirë dhe të jemi sa më të gatshëm të presim Milanin, dhe prezantimi jonë të jetë në një nivel të duhur. Në futboll befasitë ndodhin, kështu që e përsëris se ne duhet të përgatitemi sa më mirë për Milanin", është shprehur Osmani. Osmani më tutje ka thënë se nuk duhet të dorëzohen para kohe, dhe do të mundohen të prezantohen sa më mirë. "Meritat më të mëdha që kemi ardhur deri këtu janë të lojtarëve, pasi ishin ata që na mundësuan këtë lojë me Milanin. Milani është Milan, ne nuk duhet të dorëzohemi para kohe, dhe do të mundohemi të bëjmë prezantim sa më të mirë", ka thënë ai. Ndeshjen e parë Shkëndija e luan si vendas më 17 gusht, kurse ajo e kthimit zhvillohet në San Siro më 24 gusht. The post “Në futboll ndodhin befasitë” – trajneri i Shkëndijës flet për ndeshjen me Milanin appeared first on INSAJDERI. |
| Parashikimi i motit: sa do të arrijnë temperaturat gjatë vikendit Posted: 04 Aug 2017 09:16 AM PDT Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do të mbajë mot me diell dhe me vapë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 35-38 gradë. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 9m/s. The post Parashikimi i motit: sa do të arrijnë temperaturat gjatë vikendit appeared first on INSAJDERI. |
| Mosthemelimi i institucioneve po ndikon në humbjet kapitale të Kosovës Posted: 04 Aug 2017 08:55 AM PDT Zvarritja e krijimit të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 qershorit, ka bërë që disa nga projektet kapitale, që vlerësohen me ndikim në përmirësimin e zhvillimit ekonomik, të ndërpriten dhe mos të realizohen. Disa nga projektet që kanë qenë në proces, janë ndërtimi i termocentralit "Kosova e Re", pastaj rivitalizimi i Kombinatit "Trepça", si dhe projekti i zonës turistike "Brezovica". Probleme më të theksuara janë evidencuar në kombinatin "Trepça", pasi ende nuk është përzgjedhur Bordi Mbikëqyrës i kësaj ndërmarrjeje, bord ky që duhet të nisë me procesin e bartjes se pronësisë së kompleksit nga Agjencia Kosovare e Privatizimit tek Qeveria e Kosovës. Drejtori i Kombinatit “Trepça" Ahmet Tmava, thotë për Radion Evropa e Lirë, se mospërzgjedhja e Bordit Mbikëqyrës dhe atij Menaxhues, nga Qeveria e Kosovës, po pengon edhe zbatimin e Ligjit për Trepçën, i cili është miratuar në fund të vitit të kaluar. "Prej momentit të aprovimit të Ligjit për Trepçën, ai ligj prodhon obligime për zbatim. Kështu që kemi të bëjmë me një periudhë të gjatë që nuk është zbatuar. Pra, po prolongohet perspektiva zhvillimore", thotë Tmava. Për shkak të moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës është pamundësuar edhe rishikimi i buxhetit, që ka sjell vështirësi edhe në kryerjen e obligimeve buxhetore. Ish-ministri i Financave, tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti, pat thënë se "janë 112 milionë euro mungesë në buxhetin e shtetit". Një nga projektet, për të cilin obligimet kanë mbetur të papërfunduara për shkak të mungesës së mjeteve buxhetore, thuhet se është projekti i autostradës Prishtinë-Shkup. Ela Ruçi, zëdhënëse në Konsorciumin turko- amerikan "Bechtel Enka", konsorcium ky që është duke zhvilluar punimet në autostradë, nuk ka specifikuar se sa ka borxh qeveria, por ka thënë se "punët në autostradë janë adoptuar me kushtet e buxhetit të Kosovës". "Në momentin që Qeveria nuk ishte në gjendje të paguante ato që ishin paracaktuar më përpara në kontratë, ne kemi ndryshuar planin e punëve dhe punët operative në terren. Dhe i kemi përshtatur ato më kapacitete buxhetore të Qeverisë", ka thënë Ruçi. Në anën tjetër, ekspertë për çështje ekonomike në Kosovë, thonë se pasojat do të jenë të mëdha nga mosrealizimi i projekteve që kanë qenë në proces. Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Ismail Kastrati për Radio Evropa e Lirë, thotë se çdo vonesë e krijimit të Qeverisë së re, krijon çrregullim në planin afat-shkurtër dhe afat-mesëm në zhvillimin ekonomik. "Posaçërisht projektet që janë në fazën e realizimit apo fazës së nisjes, siç është Termocentrali, hekurudhat, problem i kombinatit Trepça. Këto krijojnë çrregullime në ekonomi, posaçërisht infrastruktura, e cila është drejtpërdrejtë e lidhur me mundësinë e zhvillimit të ekonomisë, me mundësinë e tërheqjes se investimeve nga jashtë", shprehet Kastrati. Përveç këtyre projekteve, për shkak të mungesës se mjeteve financiare të cilat është dashur të sigurohen nga Qeveria e Kosovës, është ndërprerë edhe qarkullimi i të gjithë trenave në linjën Prishtinë -Pejë dheHani i Elezit – Fushë Kosovë. Nga moskrijimi i institucioneve, Kosova ka humbur edhe një kredi prej 16 milionë euro nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, e paraparë për projektet zhvillimore në sektorin ekonomik. Ndërkaq, nga Bashkimi Evropian, Kosova rrezikon të humbë 50 milionë euro. The post Mosthemelimi i institucioneve po ndikon në humbjet kapitale të Kosovës appeared first on INSAJDERI. |
| Kur Neymar tallej keq me PSG-në [foto] Posted: 04 Aug 2017 08:52 AM PDT Neymar është prezantuar te PSG-ja, por në mars të këtij viti braziliani ishte tallur me lojtarët dhe klubin francez. Ylli brazilian, Neymar, është prezantuar te Paris Saint Germaini, me të cilin klub ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, ku do të përfitojë 30 milionë euro në sezon. Neymar u transferua te klubi që tallej dikur me të. Bëhet fjalë për ndeshjen Barcelona – PSG, ku katalanasit shkruan histori duke bërë përmbysjen më të madhe dnodnjëherë në Champions, duke e mposhtur 6:1 ekipin francez, teksa kishin pësuar humbje 4:0 në ndeshjen e parë. Ai ishte tallur me lojtarët Rabiot dhe Kurzawa me një foto të postuar në "Instastory", që mund ta shikoni më poshtë. ![]() The post Kur Neymar tallej keq me PSG-në [foto] appeared first on INSAJDERI. |
| PDK: Do t’i kemi kandidatët më të mirë në zgjedhjet lokale Posted: 04 Aug 2017 08:43 AM PDT Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt, në kuadër të aktiviteteve mobilizuese për zgjedhjet lokale më 22 tetor. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se në kuadër të angazhimeve që po bëhen, degët dhe kryesia qendrore po përkujdesen që ta përfundojnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve më të mirë për kryetarë dhe asamblistë komunalë. Ai ka thënë se do të fuqizohen strukturat ekzistuese me resurse dhe kuadro të reja, të cilat do ta bëjnë diferencën edhe në këtë cikël zgjedhor. Këto takime mobilizuese dhe motivuese, sipas kryetarit Veseli, po shërbejnë edhe si një reflektim i arsyeshëm i të gjithë anëtarëve pa dallim, me qëllim të arritjes së fitoreve bindëse në shumicën e komunave e Kosovës. Kreu i PDK-së ka kërkuar nga anëtarët e kryesisë që të angazhohen çdo ditë në terren me të gjithë anëtarët e strukturës, përkrahësit dhe votuesit e PDK-së. The post PDK: Do t'i kemi kandidatët më të mirë në zgjedhjet lokale appeared first on INSAJDERI. |
| Rrëzohet aeroplani në Zvicër, ka të vdekur Posted: 04 Aug 2017 08:20 AM PDT Dy adoleshentë dhe një pilot raportohet se kanë mbetur të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani në një kamp veror në Zvicër, thuhet sipas policisë atje. Incidenti ndodhi në kantonin e 'Grunbunden' në lindje të vendit. Të vdekur mbetën dy 14 vjeçar dhe piloti i aeroplanit, raportoi AFP. Policia zvicerane është duke zhvilluar hetime mbi shkaqet që shkaktuan këtë aksident. /Insajderi.com The post Rrëzohet aeroplani në Zvicër, ka të vdekur appeared first on INSAJDERI. |
| Grafite të reja rreth xhamisë: “Hashim Thaçi e Naim Tërnava do të vriten” Posted: 04 Aug 2017 08:09 AM PDT Po vazhdon kërcënimi me afishe i kreut të shtetit dhe atij të Bashkësisë Islame të Kosovës. Është gurthemeli i Xhamisë Qendrore ai i cili sot është mbushur me mesazhe kërcënuese për Hashim Thaçin e Naim Tërnavën. Në fotografitë që ka publikuar fillimisht portali Kosovainfo, është shkruar me ngjyrë të kuqe dhe të zezë se "Naim Ternava dhe Hashim Thaçi do të vriten. Avniu". Kujtojmë se mëngjesi i 1 gushtit kishte zbardhur me kërcënimet që ishin shkruar përmes grafiteve në murin e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Në ato grafite ishte shkruar: "O Shpend Ahmeti, në Dardani, s'do të ketë Xhami Turke, do të ketë gjak. Do të vritesh o qen. Posht VV e Albin Talibani". "Vdekje Naim Tërnavës e Hashim Turkut, Avni Rrustemi Rrnoft". Policia e Kosovës ka njoftuar ditë më parë se ka nisur hetimet lidhur me këtë rast. Ka thënë të ketë intervistuar disa dëshmitarë. The post Grafite të reja rreth xhamisë: "Hashim Thaçi e Naim Tërnava do të vriten" appeared first on INSAJDERI. |
| Drejtori i VW-së deklarohet fajtor për skandalin e emetimit të gazrave Posted: 04 Aug 2017 08:03 AM PDT Drejtori i markës botërore të Volkswagen, Oliver Schmidt u deklarua fajtor ditën e premte nga Gjykata e Qarkut në Detroit, ShBA, lidhje me një skandal të emetimit të gazrave që përfshiu krijuesin gjerman të veturave. Sipas një marrëveshje për pranimin e dëmit, Schmidt pritet të përballet me afro shtatë vjet burg dhe një gjobë prej 40,000 deri 400,000 dollarë, pas pranimit të komplotit për të mashtruar rregullatorët e SHBA-së, si dhe shkeljen e ligjeve të ajrit të pastër, shkruan Reuters. Në mars, Volkswagen u deklarua fajtor për tre akuza kriminale sipas një marrëveshjeje të kundërligjshme, për të rizgjedhur rastet e SHBA-ve, duke instaluar softuer të fshehtë në automjete për t’iu shmangur testeve të emetimit. Po ashtu marrëveshja përfshinte shpenzime deri në 25 miliardë dollarë, për të arritur pretendime të ndryshme. /Insajderi.com The post Drejtori i VW-së deklarohet fajtor për skandalin e emetimit të gazrave appeared first on INSAJDERI. |
| 65 milionë frang investime dhe 175 milionë remitenca – si kontribuon Zvicra për Kosovën? Posted: 04 Aug 2017 07:53 AM PDT Zvicra është gjithkund në Kosovë. Madje, disa shtëpi në vend mbajnë flamurin e Zvicrës. Gjatë verës në rrugët e Kosovës shihen shumë vetura të regjistruara në Zvicër, raporton sot gazeta zvicerane Blick. Zvicra, përmes kosovarëve që jetojnë në këtë shtet, ndihmon dhe kontribuon për Kosovën. Pothuajse 200 mijë kosovarë jetojnë në Zvicër, ose thënë ndryshe 10 për qind e popullsisë së Kosovës. Ata dërgojnë rreth 175 milionë frang në vit drejt Kosovës, raporton Blick. Jo zyrtarisht, kjo shumë mund të jetë edhe më e madhe. Ndërkaq, kompanitë zvicerane investojnë rreth 65 milionë frang çdo vit në Kosovë. "Investitorët zviceran janë burimi kryesor i investimeve direkte në Kosovë", konfirmon Ambasada e Kosovës në Zvicër. Siç shkruan Blick, 200 kompani zvicerane janë të vendosura në Kosovë që nga viti 2003, njofton Insajderi. Së paku 100 mijë vizitorë nga Zvicra vijnë në Kosovë për çdo vit. Rreth 150 persona fluturojnë përmes avionëve çdo vit nga Zvicra në Kosovë. /Insajderi.com The post 65 milionë frang investime dhe 175 milionë remitenca – si kontribuon Zvicra për Kosovën? appeared first on INSAJDERI. |
| Kryeministri izraelit nën akuzë për mashtrim e ryshfet Posted: 04 Aug 2017 07:49 AM PDT Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu është i dyshuar në dy hetime për mashtrim, shkelje besimi dhe ryfshet. Policia izraelite zyrtarizoi hetimin e kryeministrit të vendit përmes dokumenteve të dorëzuara në Gjykatë nga detektivët. Këta të fundit i kërkuan Gjykatës që të urdhërojë ndalimin e raportimeve për negociatat me ish-shefin e stafti të Netanjahut Ari Harow, i cili do të bëhet dëshmitar për shtetin. Konfirmimi i seriozitetit të akuzave ndaj Netanjahut, vjen në të njëjtën ditë kur gruaja e tij Sara u mor në pyetje sërish nga policia në lidhje me një çështje tjetër që ta të bëjë me shpenzimet shtëpiake të kryeministrit. Prej kohësh dihej që Netanjahu hetohej për dhurata nga miq të pasur dhe përpjekje për të shmangur mbulimin mediatik, por kjo është hera e parë që përcaktohet si i dyshuar. Vetë kryeministri Netanyahu i ka mohuar të gjitha akuzat dhe pretendon se hetimi është një përpjekje për të rrëzuar qeverinë e tij. Nga zyra e tij bënë me dije se fushata të tilla antiqeveritare do të dështojnë, pasi kryeministri nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe shumë shpejt kjo do të jetë e qartë. Megjithatë, analistët thonë se përfshirja e ish vartësit ët tij në ekuacion nuk është fare pa gjë, pasi vetë Ari Harow akuzohej dikur se përdori lidhjet me kryeministrin për interesat e tij dhe mbase tani di sekrete që prokurorët kërkojnë t'i mësojnë. The post Kryeministri izraelit nën akuzë për mashtrim e ryshfet appeared first on INSAJDERI. |
| Chelsea pa dy lojtarë të rëndësishëm në finalen kundër Arsenalit Posted: 04 Aug 2017 07:30 AM PDT Trajneri i Chelseat, Antionio Conte, ka njoftuar se Eden Hazard dhe Tiemoue Bakayoko do të mungojnë në finalen e superkupës angleze, që njihet si Community Shield, kundër Arsenalit. Italiani poashtu se të dy lojtarët do të mungojnë edhe në ndeshjen e parë të Premier Ligës, kundër Burnleyt, fundjavën tjetër, njofton The Sun. Ai ka njoftuar se të dy mesfushorët po punojnë shumë që të jenë gati sa më shpejt. Arsenali kishte fituar Kupën FA kundër Chelseat në fund të stinorit të kaluar, ndërsa kjo shihet si mundësi që Conte të hakmerret për humbjen./Insajderi.com
The post Chelsea pa dy lojtarë të rëndësishëm në finalen kundër Arsenalit appeared first on INSAJDERI. |
| Lushtaku dhe Lladrovci bisedojnë për zhvillimet aktuale në vend Posted: 04 Aug 2017 07:25 AM PDT Sot, në Komunën e Drenasit kryetari Ramiz Lladrovci ka pritur kryetarin e Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, me të cilin, sipas njoftimit për media të zyrës së Lladrovcit, diskutuan për zhvillimet aktuale, në veçanti thellimin e bashkëpunimit në ofrimin e lehtësirave dhe mbështetjes për krijimin e vendeve të reja të punës. Në takim, kryetari Lladrovci, e falënderoi z. Lushtaku për angazhimin në drejtim të zhvillimit jo vetëm të Skënderajt, por edhe regjionit të Drenicës. "Drenica, gjegjësisht Skënderaj dhe Drenasi, me përkrahjen edhe të nivelit qendror, do të jenë komuna modelë të qeverisjes së mirë, transparencës dhe zhvillimit ekonomik", tha kryetari Lladrovci, duke theksuar rëndësinë e funksionimit të parkut të ri të biznesit, ardhjen e bashkatdhetarëve me ide të reja për të bërit biznes si dhe ardhjen e investitorëve të huaj. Kryetari Sami Lushtaku, i ofroi përkrahje dhe mbështetje të plotë kryetarit Lladrovci në realizimin e prioriteteve, në funksion të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve në Drenas e Drenicë. "E përgëzova kryetarin Lladrovci për punën e tij të jashtëzakonshme për këta 7 muaj në krye të Drenasit dhe i ofrova mbështetje të plotë. Po ashtu, shpreha gatishmërinë për projektet e përbashkëta që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve tanë", ka thënë kryetari Lushtaku. Në takim me kryetarin Lladrovci, kryetari Lushtaku shoqërohej dhe nga nënkryetari i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura dhe kryesuesi i Kuvendit të Skënderajt, Ismet Salihu. The post Lushtaku dhe Lladrovci bisedojnë për zhvillimet aktuale në vend appeared first on INSAJDERI. |
| PDK: E kemi bërë ofertën, partitë t’i lënë anash interesat vetjake Posted: 04 Aug 2017 07:11 AM PDT Partia Demokratike e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media vlerëson se është e gatshme të angazhohet me subjektet politike për të shmangur krizën politike, por në asnjë mënyrë nuk lejon të cenohet karakteri kushtetues dhe demokratik i institucioneve të Kosovës. "Partia Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk është udhëhequr prej mendësive bllokuese dhe deri më tash ka lëshuar rrugë shumë herë, duke lënë anash interesin partiak në dobi të ruajtjes së unitetit dhe interesit të shoqërisë dhe shtetit tonë", thuhet në komunikatë të PDK-së. Në komunikatë thuhet se PDK si subjekt politik, për ta shmangur krizën politike," ne e kemi bërë publike edhe ofertën tonë, e cila është vetëm në shërbim të krijimit sa më të shpejtë të institucioneve dhe në asnjë mënyrë nuk do të bëhet për të kënaqur animozitetet individuale apo partiake të të tjerëve". "Partia Demokratike e Kosovës apelon te të gjitha subjektet politike parlamentare, që t'i braktisin mendësitë bllokuese, t'i lënë anash interesat partiake dhe egot personale, si dhe të kontribuojnë për krijimin e institucioneve shtetërore", thuhet në komunikatë. "Partia Demokratike e Kosovës, bashkë me partnerët e saj të koalicionet, mbesin të përkushtuar që të formojnë institucionet e Republikës mbi vullnetin e shprehur të qytetarëve në zgjedhjet e 11 qershorit”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
The post PDK: E kemi bërë ofertën, partitë t'i lënë anash interesat vetjake appeared first on INSAJDERI. |
| Pse mungoi Edi Rama në foton zyrtare me Mike Pence? Posted: 04 Aug 2017 07:10 AM PDT Mediat kryesore në Serbi, përfshi agjencinë e lajmeve Tanjug, B92, gazetën Blic, por dhe shumë media të tjera kanë komentuar mungesën e kryeministrit Edi Rama gjatë fotos familjare në samitin e kartës së Adriatikut në Podgoricë. Të gjitha i janë referuar postimit në Facebook të ish kryeministrit Sali Berisha, sipas të cilit Rama është përjashtuar nga foto familjare për shkak të paraqitjes së tij me atlete në këtë takim. Nisur nga mbulimi i medias serbe të akuzave të Berishës, Top Channel i kërkoi një prononcim zyrtar zyrës së kryeministrit. "Kryeminstri Edi Rama udhëtoi për në Podgoricë me helikopter. Aeroporti i Podgoricës ishte i mbyllur për arsye sigurie të fluturimit të Mike Pence dhe rihapej në orën 19 .00 pasi të nisej zv presidenti amerikan", tha nje burim zyrtar. "Helikopterët tanë nuk udhetojnë natën, ndaj e vetmi korridor ajror që delegacioni të nisej ishte ora 16.00. Sipas planit fillestar, në këtë orar duhet të kishin mbaruar të gjitha aktivitetet e samitit, përfshirë dhe fotoja familjare. Por samiti filloi me vonesë e gjithcka u shty, edhe foto familjare." thonë burime pranë Kryeministrisë. Në këto kushte, Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin kokë me kokë me zv presidentin Pence dhe u përshëndet me të dhe të gjithë liderët e rajonit, me pas ai u nis më përpara për shkak të detajeve të udhëtimit. /Insajderi.com The post Pse mungoi Edi Rama në foton zyrtare me Mike Pence? appeared first on INSAJDERI. |
| Kosovarët bllokohen në aeroportin e Antalias Posted: 04 Aug 2017 07:07 AM PDT Një grup prej mbi 250 udhëtarësh janë bllokuar në aeroportin e Antalia-s në Turqi. Kështu të paktën, i kanë thënë Klan Kosovës pasagjerë nga Kosova. Njëri prej tyre tha se janë 250 udhëtarë që prej orës 3 të mëngjesit janë duke e pritur Agjencionin Turistike "Sava Tours", njofton Klan Kosova. Ndërkaq, një pasagjer tjetër tha se janë duke pritur 14 orë dhe se mes tyre ka pleq, fëmijë dhe gra shtatzëna. Klan Kosova ka kontaktuar me agjencinë turistike në fjalë për të kuptuar më shumë rreth bllokimit të pasagjerëve, por këta të fundit nuk kanë pranuar të prononcohen edhe pas insistimit të televizionit.
The post Kosovarët bllokohen në aeroportin e Antalias appeared first on INSAJDERI. |
| Delawie takon drejtuesit e Alternativës, bisedojnë për situatën politike Posted: 04 Aug 2017 07:06 AM PDT Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie është takuar sot me kryetaren e Alternativës Mimoza Kusari – Lila dhe nënkryetarin Ilir Deda. "Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend, domosdoshmërinë e krijimit të institucioneve si dhe për nevojën e një konsensusi të përgjithshëm politik për tema të rëndësishme për Kosovën, pavarësisht se kush është mandatari i qeverisë", thuhet në një komunikatë të Alternativës. Siç thuhet në komunikatë udhëheqësit e Alternativës shprehën qëndrimet e tyre si deputetë të Kuvendit të Kosovës si dhe njoftuan Ambasadorin Delawie me vizionin se si Alternativa e sheh Qeverinë e ardhshme të Kosovës. The post Delawie takon drejtuesit e Alternativës, bisedojnë për situatën politike appeared first on INSAJDERI. |
| Neymari ia rritë vlerën PSG-së për 500 milionë euro Posted: 04 Aug 2017 06:59 AM PDT Paris Saint-Germaini ka thyer rekordin për transferimin e Neymarit nga Barcelona për 222 milionë euro, por presidenti i klubit Nasser Al-Khelaifi beson se klubit i është rritur vlera në para. Al Khelaifi ka thënë se klubi ka bërë një marrëveshje shumë të mirë, dhe Neymari i ka rritur vlerën klubit për 500 milionë euro. "Përpara se të nënshkruante Neymari vlera e klubit ishte 1 miliard, kurse tani vlen 1.5 miliard euro. Sot ai është lojtari më i shtrenjtë, por a do të jetë edhe pas dy apo tre vjetësh? Jam i sigurt se do të bëjmë më shumë para se që kemi paguar", është shprehur ai. The post Neymari ia rritë vlerën PSG-së për 500 milionë euro appeared first on INSAJDERI. |
| ‘Billboard’ shkruan për Era Istrefin Posted: 04 Aug 2017 06:53 AM PDT Këngëtarja shqiptare Era Istrefi është një yll në ngjitje, një gjë të tillë po e dëshmojë sukseset e saj. Kënga e saj e fundit e njëkohësisht kënga e parë nën menaxhimin e Sony Music, "Redrum" tashmë është realizuar edhe remiks nga stafi i saj menaxhues. E famshmja "Billboard" ka shkruar për Era Istrefin dhe iniciativën e saj të re për të sjellë remiksin e këngës 'Redrum'. Në artikullin online të "Billboard" shkruhet se këngëtarja e popit Era Istrefi me zërin si Rihanna ka thyer të gjitha rekordet e ka kaluar të gjitha pritshmëritë me "BonBon" në 2016-n dhe tani ajo është gati që së bashku me produksionin e Felix Snow të sjellë një epokë të re muzikore me remiksin e "Redrum". Remiksi titullohet "What So Not" dhe për herë të parë është lansuar në performancën që Era Istrefi mbajti në "Coachella" këtë vit. "Ultra Music" e ka shpërndarë këtë remiks duke shpresuar se ky remiks do të tejkalojë suksesin e "BonBon".(kultplus) The post 'Billboard' shkruan për Era Istrefin appeared first on INSAJDERI. |
| You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |







