“Evropa jep alarmin: Temperaturat do të shkojnë në 42 gradë celsius” plus 9 more Ferizaj Press |
- Evropa jep alarmin: Temperaturat do të shkojnë në 42 gradë celsius
- PDK: Ne ofruam zgjidhje, partitë t’i lënë anash interesat vetjake
- PDK: Do t’i kemi kandidatët më të mirë në zgjedhjet lokale
- Këto janë vendet që do të përballen me reduktime të rrymës
- LDK, partive politike: Mos i bllokoni institucionet
- Bajrami hedh poshtë pohimet e VV’së se seanca konstituive duhet të kryhet brenda 30 ditësh
- Kryetari Svarqa vizitoi familjen Mehmeti e cila pësoi këto ditë nga një helmim masiv
- Asfaltohen nëntë rrugë në fshatin Dardani
- INPO publikon Indeksin e kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale
- Investohen mbi 550 mijë euro në hapjen dhe asfaltimin e rrugë “Astrit Bytyqi”
| Evropa jep alarmin: Temperaturat do të shkojnë në 42 gradë celsius Posted: 04 Aug 2017 09:58 AM PDT Vitesh Alarme për shëndetin kanë ngritur disa shtete, ku temperaturat kanë arritur në nivele potencialisht të rrezikshme. Italia është momentalisht duke përjetuar temperatura prej 10 gradë celsius më të larta se mesatarja e të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Në Sicili këtë javë termometri shënoi 42 gradë celsius, ku një masë e nxehtë ajri nga Afrika kaloi mbi detin Mesdhe. Turistët dhe banorët vendas në disa qytetet të Evropës jugore, kanë përdorur shatërvanët publike për tu freskuar sadopak. Temperaturat e larta priten të arrijnë edhe në Evropën qendrore dhe në Ballkan. Fundjava do të vazhdojë të jetë me temperatura të larta, ndërkohë që ulja e temperaturave pritet të nisë nga dita e hënë. |
| PDK: Ne ofruam zgjidhje, partitë t’i lënë anash interesat vetjake Posted: 04 Aug 2017 09:57 AM PDT "Partia Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk është udhëhequr prej mendësive bllokuese dhe deri më tash ka lëshuar rrugë shumë herë, duke lënë anash interesin partiak në dobi të ruajtjes së unitetit dhe interesit të shoqërisë dhe shtetit tonë. Si subjekt politik, për ta shmangur krizën politike, ne e kemi bërë publike edhe ofertën tonë, e cila është vetëm në shërbim të krijimit sa më të shpejtë të institucioneve dhe në asnjë mënyrë nuk do të bëhet për të kënaqur animozitetet individuale apo partiake të të tjerëve. Partia Demokratike e Kosovës apelon te të gjitha subjektet politike parlamentare, që t'i braktisin mendësitë bllokuese, t'i lënë anash interesat partiake dhe egot personale, si dhe të kontribuojnë për krijimin e institucioneve shtetërore. Partia Demokratike e Kosovës, bashkë me partnerët e saj të koalicionet, mbesin të përkushtuar që të formojnë institucionet e Republikës së Kosovës mbi vullnetin e shprehur të qytetarëve në zgjedhjet e 11 qershorit", thuhet në komu8nikatë./Express |
| PDK: Do t’i kemi kandidatët më të mirë në zgjedhjet lokale Posted: 04 Aug 2017 09:57 AM PDT "Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se në kuadër të angazhimeve që po bëhen, degët dhe kryesia qendrore po përkujdesen që ta përfundojnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve më të mirë për kryetarë dhe asamblistë komunalë", thuhet në njoftimin drejtuar mediave. Ai ka thënë se do të fuqizohen strukturat ekzistuese me resurse dhe kuadro të reja, të cilat do ta bëjnë diferencën edhe në këtë cikël zgjedhor. Këto takime mobilizuese dhe motivuese, sipas kryetarit Veseli, po shërbejnë edhe si një reflektim i arsyeshëm i të gjithë anëtarëve pa dallim, me qëllim të arritjes së fitoreve bindëse në shumicën e komunave e Kosovës. Kreu i PDK-së ka kërkuar nga anëtarët e kryesisë që të angazhohen çdo ditë në terren me të gjithë anëtarët e strukturës, përkrahësit dhe votuesit e PDK-së. |
| Këto janë vendet që do të përballen me reduktime të rrymës Posted: 04 Aug 2017 09:56 AM PDT Komunikata nga KEDS: Prishtinë Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit -Nuk ka Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta Nuk ka Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it 1. Më 08.08.2017 në NS TS 110/10(20)kV Prishtina 1 do të ndërprehet transformatori energjetik T2 në NS Prishtina 1, TS 35/10kV Prishtina II, (Kodi 100100) TS 35/10kV Badovci dhe TS 35/10kV Mazgiti prej orës 6:00 deri në orën 6:10 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lagjja Emshiri (një pjesë), Valoni petroll. Banesat Marigona, Shtypshkronja Rezniqi, Furra Kobake, Merkom Pezho, Panorama, Internation Helth Center, lagjja Logreta, Albert Rudari, Bt. Luli, Betonjerka Renulual Betoni, Auto Sherreti, objekti i ish-Tjerrtores, Fushë-Kosova, drejtoria-Batllava, Spitali Amerikan, Enti Higjenik, Forenzika, Doganan ish. Komanda e TMK-së, RTK, Bakshia, Raskova, Bakshia, Mulliri Prugovc, Berishët, Arena restorant, Pllashnik Prugovc, Vehbi Pllana privat, Millosheva, Brezhnica (një pjesë), Stanovci i Epërm, Stanovc i Ulët, Lumi i Madh (Velika Rekë), Prilluzhë, Llazareva, Raskova, Bakshia, Millosheva, Babimoci, Graca, Shkabaj, Mazgit një pjesë, Obiliq një pjesë, Reforma, Al Petrol, Mazgit te Tyrbja, Prestreshët, Boshnjakët, Klinakët, Ujësjellësi, Berishët, Fakulteti i Gazetarisë Shkabaj, Mazgit një pjesë, Obiliqi një pjesë, Reforma, Al Petrol, Plemetini, Hamidia, Bivolaku, Gllavotina, Strovci, Zhilivoda, Bequku, Millosheva (një pjesë), Mramori, Slivova, Brusi, Busia, Zllasha, Viti e Marevcit, Mareci, Hajvali, Janjeva, Shashkovci, Akllapi, Tërbuvci, Gushterica e Epërme Shushica. Arsyeja e ndërprerjes: Rikthimi- kalimi i linjave elektrike 35 kV Fushë-Kosova, Badovci dhe Prishtina 2 të TS 110/35/10 kV Prishtina 1 nga transformatori T2 ( 110/35 kV ) në T1 ( 110/35/10 kV). 2. Më 06.08.2017 në NS TS 110/10(20)kV Prishtina 2 do të ndërprehet: · Transformatoret T-1 dhe T-3 kodi(110000) prej orës 6:00 deri në orën 8:00 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin daljet: 15 Blloku 1, 16 Qendra teknike, 19 Taslixhe, 21 mati 1, 23 Tjegullore, 24 Iliria, 25 Bledi, 26 rr. Vushtrrisë, 27 Sh. Normale, 28 Kisha, 29 Gjyqi Komunal, 30 Parku i qytetit dhe 31 Varrezat e Jahudive. Arsyeja e ndërprerjes: Sanimi i dëmtimit të zbarave 10 kV. Mirëmbajte të planifikuar 1. Më 07.08.2017 në NS TS 110/10(20)kV Prishtina 5 do të ndërprehet: · Dalja 10kV j20.Ujësjellësi (Kodi: 13000009) prej orës 11:00 deri në orën 12:00 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Pompat e Ujësjellësit. Arsyeja e ndërprerjes: Testimi i mbrojtjes rele, kyçje-shkyçje, revizion i kthinës etj. 2. Më 07.08.2017 në NS TS 110/10(20)kV Prishtina 5 do të ndërprehet: · Dalja 10kV j21 Kodra e trimave 2. (Kodi: 13000010) prej orës 12:00 deri në orën 13:00 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kodra e Trimave (një pjesë) Shpk. Hashim Deshishku-Deshishku Constraction. Arsyeja e ndërprerjes: Testimi i mbrojtjes rele, kyçje-shkyçje, revizion i kthinës etj. 3. Më 07.08.2017 në NS TS 110/10(20)kV Prishtina 5 do të ndërprehet: · Dalja 10kV j22.Kodra e trimave 4. (Kodi: 13000012) prej orës 13:00 deri në orën 14:00 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kodra e Trimave 3, Kodra e Trimave 4, Kodra e Trimave 1/1, Kodra e Trimave ½. Arsyeja e ndërprerjes: Testimi i mbrojtjes rele, kyçje-shkyçje, revizion i kthinës. 4. Më 08.08.2017 në NS TS 110/10(20)kV Prishtina 5 do të ndërprehet: · Dalja 10kV j24 Xhamia e llapit 2. (Kodi: 13000014) prej orës 11:00 deri në orën 12:00 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kodra e Trimave një pjesë. Arsyeja e ndërprerjes: Testimi i mbrojtjes rele, kyçje-shkyçje, revizion i kthinës etj. 5. Më 08.08.2017 në NS TS 110/10(20)kV Prishtina 5 do të ndërprehet: · Dalja 10kV j25 Xhamia e llapir 1 (Kodi: 13000013) prej orës 12:00 deri në orën 13:00 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Xhamia e Llapit I, Lidhja e Dytë e Prizrenit, Sh.F. Emin Duraku, Spitali i mushkërive I, Bardh Humolli- N.N.P. B&F Shpk, Hashim Deshishku- Deshishku Constraction. Arsyeja e ndërprerjes: Testimi i mbrojtjes rele, kyçje-shkyçje, revizion i kthinës etj. 6. Më 08.08.2017 në NS TS 110/10(20)kV Prishtina 5 do të ndërprehet: · Dalja 10kV j27 Kodra e Trimave 5 (Kodi: 13000015) prej orës 13:00 deri në orën 14:00 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kodra e Trimave (një pjesë), Kodra e Trimave 5. Arsyeja e ndërprerjes: Testimi i mbrojtjes rele, kyçje-shkyçje, revizion i kthinës etj. 7 Më 06.08.2017 në NS TS 110/10(20)kV Prishtina 5 do të ndërprehet: TS KODRA E TRIMAVE-6 (Kodi:13000005036) prej orës 9:00 deri 12:00 si dhe nga 15:00 deri 18:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kodra e Trimave (një pjesë). Arsyeja e ndërprerjes: Ngritja e shtyllave të reja. Ferizaj Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit -Nuk ka Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it 1. Më 06.13.20 dhe 27.08.2017 në NS TS 35/10 KV Ferizaj -1 do të ndërprehet: · Transformatori T-3 (Kodi: 400000) prej orës 5:00 deri në orën 13:00 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Qyteti (një pjesë), rr. Rexhep Bislimi, rr. Hasan Prishtina, TS Pylltaria, Grupi i Bizneseve, Fshati i Vjetër, Dardania, Sojeva, Mirosala, Bibaj, Zllatari, Dardania, Sojeva, Mirosala, Bibaj, Zllatari, rr. Rexhep Bislimi, rr. Hasan Prishtina, Pylltaria, rr. e Varoshit, Kisha Katolike. Vëllezërit Gërvalla, Magjistralja Prishtinë-Shkup (pjesa prej urës deri te HIB Petroli), 28 Nëntori, Astrit Bytyqi, Haki Braha, Emin Duraku (një pjese), rruga e Talinovcit dhe Lagjja e Re. Arsyeja e ndërprerjes: Montimi i grupeve matëse në kufirin KOSTT-KEDS/KESCO. Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta 1. Më 07.08.2017 në NS TS 110/35/10kV Lipjani do të ndërprehet: · Dalja 10kV konjuh |
| LDK, partive politike: Mos i bllokoni institucionet Posted: 04 Aug 2017 09:56 AM PDT Poashtu gjatë këtij takimi me kryetarët e degëve, u diskutua për kriteret për kandidatë për kryetar të komunave dhe këshilltarë komunal si dhe përgatitjet tjera organizative, transmeton Express. Këtu mund ta lexoni komunikatën e plotë: Lidhja Demokratike e Kosovës zhvilloi takim me kryetarët e degëve të LDK-së, pas takimit të djeshëm të Kryesisë Qendrore të partisë. Të dy takimet u kryesuan nga Kryetari i LDK-së, njëherësh Kryeministër, Akademik Isa Mustafa. Në takimin e Kryesisë së LDK-së është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, posaçërisht rreth seancës konstituive të Kuvendit. Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, vlerëson se Kosova nuk ka kohë dhe nuk mund të përballojë gjendjen pa institucione dhe se çdo ditë e humbur pa institucione është humbje për qytetarët e Kosovës. LDK i bën thirrje tërë spektrit politik që secili të merr përgjegjësitë e tyre politike dhe t'i ushtrojë ato konform Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth seancës konstituive, duke mos i bllokuar institucionet. Në takimin me kryetarët e degëve, u diskutua për kriteret për kandidatë për kryetar të komunave dhe këshilltarë komunal si dhe përgatitjet tjera organizative. Me kërkesë të disa kryetarëve të degëve, LDK përmes degëve të saj në diasporë, do të organizojë takime informuese rreth procesit të votimit në diasporë, pasi që një numër i madh i veprimtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së, kanë shprehur interesimin të votojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale. |
| Bajrami hedh poshtë pohimet e VV’së se seanca konstituive duhet të kryhet brenda 30 ditësh Posted: 04 Aug 2017 09:56 AM PDT Reagimi tij ka ardhur pas postimit të deputetes nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu e cila ka thënë se konstituimi i kuvendit duhet të bëhet brenda 30 ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve zgjedhore, transmeton Express. Tutje ajo ka thënë se Kuvendi po mbahet peng për shkak të Kadri Veselit si dhe sipas saj deputetët e koalicionit PAN duhet të zevendësohen me deputetë të tjerë që janë në radhë. Ky është postimi i plotë i Albulena Haxhiut: Sipas Kushtetutes se Republikes se Kosoves, konstituimi i Kuvendit duhet te behet brenda 30 ditësh nga dita e shpalljes zyrtare te rezultateve zgjedhore. Sipas aktgjykimit të Gjykates Kushtetuese, vetem koalicioni apo partia qe ka fituar me se shumti vota ne zgjedhje, mund ta propozoj kandidatin per Kryetar Kuvendi. Me gjithe tentimet, fatkeqesisht ende nuk ka ndodhur konstituimi i Kuvendit, pavaresisht faktit qe Kushtetuta e kerkon qe konstituimi te ndodhe brenda 30 ditesh. Koalicioni PAN per shkak te mungeses se numrave, refuzoi pjesemarrjen edhe ne seancen e sotme. Eshte e qarte qe ky koalicion nuk po i kryen obligimet kushtetuese dhe do te ishte e udhes qe Gjykata Kushtetuese ta shqyrtonte marrjen e mandateve te ketyre deputeteve te papergjegjshem nga radhet e koalicionit PAN. Kuvendi nuk mund te mbahet peng per shkak te Kadri Veselit. Deputetet e koalicionit PAN duhet te zevendesohen me te tjere deputete qe jane ne radhe. |
| Kryetari Svarqa vizitoi familjen Mehmeti e cila pësoi këto ditë nga një helmim masiv Posted: 04 Aug 2017 07:38 AM PDT Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa bashkë me këshilltarin e lartë të Ministrit të Shëndetsisë Gëzim Kokollarin , ka vizituar sot familjen Mehmeti në fshatin Bibaj të Ferizajt e cila ka pësuar këto ditë nga një helmim masiv në një aheng familjar. |
| Asfaltohen nëntë rrugë në fshatin Dardani Posted: 04 Aug 2017 06:48 AM PDT Të premten edhe zyrtarisht ka filluar asfaltimi i rrugëve në fshatin Dardani. Banorët e fshatit Dardani, gjatë kësaj dite i janë gëzuar pa masë asfaltimit të rrugëve të tyre. Ata u shprehen tejet mirënjohës ndaj komunës së Ferizajt, për të gjitha investimet që po bën në këtë lokalitet. Nazmi Emerllahu banorë i këtij fshati, tha se asfaltimi i rrugëve të tyre ka qenë më se i domosdoshëm. Tha se probleme kanë pasur në të gjitha stinët e vitit. Nga afër punimet në asfaltimin e këtyre rrugëve e përcolli edhe numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, së bashku me drejtorin e infrastrukturës, Gafurr Ilazin, por edhe banorë të këtij lokaliteti. Me këtë rast kryetari Svarqa, u shpreh se asfaltimi i rrugëve të fshatit Dardani është tejet i rëndësishëm për këta banorë. "Ky fshat është tepër i rëndësishëm për komunën e Ferizajt, i cili është kategorizuar si njëri ndër vendbanimet e mëdha të komunës sonë, por i cili për fat të keq një kohë të gjatë nuk ka përfituar investime infrastrukturore, nga buxheti i komunës sonë", është shprehur kryetari Svarqa, duke thënë se punimet në këtë rrugë po kryhen me profesionalizëm dhe janë respektuar të gjitha standardet nga ana e operatorit ekonomik "Arlindi”. "Qëllimi ynë është që parat publike aty ku investohet, të jenë në funksion permanent për investime profesionale. Unë i përgëzoj banorët për këto investime, por edhe i falënderoje për bashkëpunimin që kanë treguar në realizimin e këtij projekti të cilit të ardhmen do t'i shtohen edhe trotuaret, shtigjet për biçikleta dhe ndriçimi publik", tha Svarqa. U bë e ditur se punimet në këtë rrugë i ka kryer kompania “Arlindi”ndërsa rruga ka një gjatësi prej 5 kilometra dhe ka kushtuar mbi 350 mijë euro.
|
| INPO publikon Indeksin e kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale Posted: 04 Aug 2017 06:25 AM PDT Organizata e Iniciativa për Progres e njohur si INPO ka publikuar sot dokumentin të njohur si "Indeksi i kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Ferizaj", i hartuar në bazë të një ankete të zhvilluar me qytetarët e komunës së Ferizajt gjatë mujait maj. Me këtë rast para të pranishmeve është thënë se ky dokument specifikon gjendjen në15 fusha, ndërsa në anketim u bë e ditur se kanë marrë pjesë 400 respodent. Drejtoresha e kësaj organizate, Albulena Nrecaj, në hapje të këtij prezantimi ka thënë se bazuar në rezultatet e këtij anketimi, mesatarja aritmetike e kënaqshmërisë me të gjitha shërbimet komunale ka dalë që të jetë 43. 72 përqind, ndërsa shkalla e paknaqshmërisë arrinë në masën 47, 24 përqind. "Të dhënat tregojnë rezultatet në punën e institucioneve, transparencën dhe vendimarrjen. Nga kjo ka dalë që pothuajse tre të katërtat e qytetarëve janë të pakënaqur me punën Kuvendit Komunal dhe drejtorive komunale, ndërsa më shumë se gjysma e qytetarëve të komunës janë të pakënaqur me punën e kryetarit " ka thënë Nrecaj. Edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Avni Sahiti, ka vë në dukje se së fundi ka një rritje të performancës së institucioneve lokale të pushtetit. Ai ka sjellur edhe statistika duke shtuar se gjatë vitit të kaluar niveli i performancës së komunave është rritur në masën 16%. "Ka një rritje të performancës së institucioneve të pushtetit lokal, kjo ka ardhur i rezultat i punës së tyre: ka shtuar ai, teksa ka thënë se rezultatet e këtij anketimi të INPO pothuajse korrespondojnë në shumë fusha me ato të INPO-s. Në anën tjetër, kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se ky raport e ka rëndësinë e vet dhe mund t'i shërbej për së miri punës së institucioneve të pushtetit. Ai ka lënë të kuptoi se ky dokument i publikuar do të jetë pjesë e një analize të kabinetit të tij qeverisës. "Jemi të interesuar t'i analizojmë një për një indekset e kësaj matjeje në të gjitha fushat për të nxjerrë konkluzione për punën e drejtorive. Dokumenti si i tillë do të shërbejë si element edhe gjatë hartimit të politikave publike" ka nënvizuar Svarqa, ndërsa ka shprehur edhe mospajtime me pjesë të këtij dokumenti në disa fusha, për të cilat siç tha disa organizata të huaja tashmë kanë dhënë vlerësime pozitive, siç është GIZ-i gjerman, UNDP-ja dhe USAID-i. "Mendoi se perceptimi i qytetarëve përmes këtij anketimi nuk është vetë realiteti. Fakti se në anketim thuhet për nivelin e lartë të mostransparencës, lë me kuptuar se si qytetarët kanë një perceptim për punën e institucioneve lokale" ka thënë Svarqa, duke sjellur me këtë rast çështjen e ndriçimit publik i cili sipas organizatave të lartcekura vlerësohet si ndër më të mirë në Kosovë.
|
| Investohen mbi 550 mijë euro në hapjen dhe asfaltimin e rrugë “Astrit Bytyqi” Posted: 04 Aug 2017 06:19 AM PDT Komuna e Ferizajt ka arritur ta jetësojë përfundimisht hapjen dhe asfaltimin e rrugës "Astrit Bytyqi" e cila konsdierohet njëra ndër arteriet më të rëndësishme të Ferizajt. Në fillimin e punimeve për asfaltimin e kësaj rrugë kryetari komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa u shpreh i lumtur që një projekt i hartuar para 30 vitesh që parashihte hapjen e kësaj rruge po zbatohet tani me një përpikmëri të lartë. Ai deklaroi se projekti në fjalë është mjaft i rëndësishëm për banorët dhe bizneset e kësja ane, paraqet një pamje mjaft të mirë edhe për gjithë qytetin. " Sot me kënaqsinë më të rrallë po shikojmë asfaltimin e njërës nga rrugët më cilësore në qytetin tonë , rrugës "Astrit Bytyqi' e cila ka qenë në të gjitha projketet urbanistike që nga viti 1986 por që asnjëherë nuk ka arritur të lidhet me pjesën tjetër ku njëra degë lidhet me magjistralen Prishtinë Ferizaj dhe tjetra lidhet me pjesën tek shkolla "Gjon Serreqi" për të dalë pastaj edhe në rrugën "Ahmet Kaçiku" . Jam shumë i lumtur që ne kemi gjet një kompromis me të gjithë këta bashkëpunëtorë , me të ciltët kemi biseduar gjatë , edhe me familjet që kushtimisht kanë pasur një lidhje emocionale me pasurinë e tyre të vlefshme. Edhe banorët e kësaj asne shfaqën admirimin e tyre për realizimin e këtoj projekti të shumëpritur. Në mesin e tyre edhe mërgimtarë që kanë ardh për pushime thanë se po befasohen për të mirë me ndryshimet pozitive që po shohin në Ferizaj. "Këtë rrugë ë mbaj mend para 30 vitesh kur vullnetarisht e patëm rregulluar, herët e kemi mendu kështu me u lidh me magjistarle por s'ka mund të realizohet . Unë jam një mërgimtar që po kaloj pushimet këtu e shoh se ndryshimet janë shumë të mëdha dhe pozitive, prandaj falënderoj pushtetin për këtë kujdes që po tregojnë , dëshiroj të vazhdojnë këto punë edhe më tutje" u shpreh Rexhep Kamenica njëri nga banorët e kësja ane.
|
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |









