INSAJDERI: “Foto qesharake, Fellaini tallet me veten” plus 19 more |
- Foto qesharake, Fellaini tallet me veten
- Trump: Jemi kombi më i fuqishëm në botë
- Policia bastis pronën e drejtorit të Vetëvendosjes në Mitrovicë
- VV fton deputetët të marrin pjesë në seancën e nesërme
- Shkrimtarja britanike promovon romanin ‘Si të jesh nuse kosovare’
- Pritjet e ShBA-ve nga Qeveria Rama
- “Kallashnikovi ishte lodër” – arsyetohet drejtori i VV-së për fotografinë me armë
- Nga seksi në krevatin e prindërve, tek dashuria për Greqinë: Rrëfimi i veçantë i Çanit
- Shkëlzen Doli sjell në Tiranë evenimentin muzikor mbarëshqiptar
- FBI bastis shtëpinë e ish-kreut të fushatës së Trump
- Gjuriq: Në mesin e të arrestuarve është edhe një grua shtatzënë
- Rusia konfirmon se ka caktuar dikë që të merret me grupin e të arrestuarëve
- Kukeli i bashkohet Tramezzanit në Zvicër
- Përdoruesit e Instagram mund të shtojnë miq gjatë transmetimeve live
- Haradinaj takohet me Pacollin, bisedojnë për formimin e institucioneve
- Japonia, në vendin e parë në botë për jetëgjatësi
- Mayweather tregon përparësitë e McGregor
- Pacolli ultimatum 10 ditësh LDK-së dhe Vetëvendosjes
- Kosova gjobitet për fishkëllimat ndaj himnit maqedonas
- Takohen Pacolli dhe Kurti
| Foto qesharake, Fellaini tallet me veten Posted: 09 Aug 2017 10:25 AM PDT "Falemnderit të gjithë atyre që postuan dhe më dërguan këtë fotografi". Kështu shkroi Marouane Fellaini pas ndeshjes së Superkupës së Europës mes Real Madrid dhe Manchester United. Mesfushori belg i "Djajve të Kuq" i referohej një fotoje gjatë ndeshjes ku vetë ai nuk kishte dalë aspak bukur dhe këtë fakt futbollisti e nënvizoi edhe më shumë duke e postuar në profilin e tij të Instagramit. Brenda pak orësh, fotografia e fytyrës së shtrembëruar të Fellainit pasi pësoi një goditje me top u bë virale. Manchester United humbi 2-1 finalen e Superkupës së Europës ndaj Real Madrid dhe Fellaini u aktivizua në pjesën e dytë. The post Foto qesharake, Fellaini tallet me veten appeared first on INSAJDERI. |
| Trump: Jemi kombi më i fuqishëm në botë Posted: 09 Aug 2017 10:18 AM PDT Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka vazhduar komentet e tij rreth kërcënimeve të Koresë Veriore se e njëjëta po i "shqyrton me kujdes" planet për të lansuar sulm raketor në këtë ishullin Guam. "Urdhri im i parë si president ka qenë avancimi dhe modernizimi i arsenalit bërthamor. E kemi arritur atë dhe kemi arsenal më të fuqishëm se kurrë më parë", ka shkruar Trump në Twitter. "Shpresoj se nuk do të na duhet ta përdorim kurrë këtë fuqi, mirëpo nuk do të ekizistojë kurrë ajo kohë në të cilën ne nuk do te jemi kombi më i fuqishëm në botë!", ka shtuar tutje ai. Paralajmërimet për "zjarr dhe ashpërsi" të presidentit Trump, kanë nisur diskutimet se presidenti nuk duhet të përfshihet në retorikën e Penjanit. Duke thënë se Uashintoni shpreson të mos përdor kurrë arsenalin bërthamor, ai ka treguar shenja të tentimet të uljes së tensioneve. Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson, ka thënë se amerikanët nuk duhet të shqetësohen dhe se " mund të flejnë të qetë gjatë natës. Ai ka shtuar se presidenti Trump ka tentuar të flasë në gjuhën të cilën e kupton lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un. "Presidenti është duke i dërguar mesazhe të qarta Koresë Veriore, në gjuhën të cilën e kupton Kim Jong Un, sepse duket se ai nuk e kupton fjalorin diplomatik", ka shtuar tutje Tillerson, njofton rel. Koreja Veriore kërcënon vazhdimisht se do t'i shkatërrojë Shtetet e Bashkuara.
The post Trump: Jemi kombi më i fuqishëm në botë appeared first on INSAJDERI. |
| Policia bastis pronën e drejtorit të Vetëvendosjes në Mitrovicë Posted: 09 Aug 2017 10:12 AM PDT Policia e Kosovës ka bastisur pronën e drejtorit të Komunës së Mitrovicës, Fidan Ademi, një fotografi e të cilit është publikuar sot, teksa shihet me një armë automatike në duar. Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për Mitrovicën, Avni Zahiti, i cili ka thënë se deri më tani nuk është gjetur arma. Zahiti poashtu ka konfirmuar se Ademi është intervistuar me urdhër të prokurorit. Kjo degë i ka ftuar organet përgjegjëse që të "merren me këtë person, i cili është pjesë e bandës kriminale të Dardan Molliqajt". The post Policia bastis pronën e drejtorit të Vetëvendosjes në Mitrovicë appeared first on INSAJDERI. |
| VV fton deputetët të marrin pjesë në seancën e nesërme Posted: 09 Aug 2017 09:41 AM PDT Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se koalicioni PAN është duke shpërdorur takimet konsultative për caktimin e një date për vazhdimin e seancës konstituive. Sipas VV-së, koalicioni PAN "shtroi sërish një kërkesë absurde por të kuptueshme duke ditur gjendjen e tyre". "Ata, veçanërisht PDK kërkuan që me "konsensus" t'ua bëjmë ne shumicën të cilën as e morën nga qytetarët me 11 qershor as nuk e arritën me ndonjë partneritet politik më pas", thotë VV përmes një komunikate për media. "Përmes "takimeve konsultative" si ky sot, PAN po insiston në emërimin arbitrar e jo në përzgjedhje demokratike. Bllokimi i procesit parlamentar është taktikë, kurse kriza politike si strategji e koordinuar e koalicionit PAN është vetëm nevojë e drejtuesve të PDK-së", thuhet tuje në komunikatë. Sipas kësaj partie, PDK është në krizë të brendshme e cila "nuk mund të transferohet në Kuvend:. "Sot u tentua sërish që kriza e brendshme e Partisë Demokratike të transferohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Përfaqësuesit e tij e shpërdorën 'takimin konsultativ' në mbajtjen e të cilit insistuan vet. Ata pa asnjë arsye të qëndrueshme nuk pranuan kërkesën e Kryesuesit të Kuvendit të Republikës, deputetit Adem Mikullovci, për të marrë pjesë në seancën e rregullt të caktuar për nesër", ka thënë VV. Me fjalët e ambasadores gjermane në Kosovë, Angelika Viets, VV ka treguar frikën e PAN-it. "Veprimet e fundit të koalicionit të PDK-së konfirmojnë sheshazi atë që e dimë të gjithë e që u përmend dje edhe nga znj. Angelika Viets, Ambasadorja e Gjermanisë – 'Shumë kanë frikë edhe nga ndjekja penale nëse nuk janë në pushtet'. Ata pra, janë të interesuar që të jenë pushteti kështu e garantojnë sigurinë e vet", thuhet në ko,unikatë. "Ne po përcjellim me shqetësim lojën e rrezikshme të PAN-it, tërheqim vërejtjen për dëmet që po i shkaktohen qytetarëve dhe Republikës. Pajtohet me brengat e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare ndaj pengmarrjes së institucionit të Kuvendit nga ana e këtij koalicioni, të udhëhequr nga PDK". VV ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të mblidhen nesër për vazhdimin e seancës konstituive. "Prania jonë e rregullt në sallën e Kuvendit mbetet dëshmia më e fuqishme e përgjegjësisë ndaj qytetarit dhe Republikës. Bojkoti i PAN-it është sulm ndaj shtetit." The post VV fton deputetët të marrin pjesë në seancën e nesërme appeared first on INSAJDERI. |
| Shkrimtarja britanike promovon romanin ‘Si të jesh nuse kosovare’ Posted: 09 Aug 2017 09:27 AM PDT Shkrimtarja britaneze, Naomi Hamill në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës "Pjetër Bogdani", do të promovojë romanin e saj "Si të jesh Nuse Kosovare". Ngjarja e romanit është e vendosur në Kosovë dhe trajton jetët e dy vajzave të reja në Kosovën e ditëve moderne. Romani shpalosë historinë, kulturën, rrëfime për luftën si dhe vështrim të jetës së femrave moderne kosovare. Naomi Hamill është kryetare e organizatës Manchester Aid to Kosovo (MaK), organizatë kjo e cila që nga viti 1999 e ka mbështetur rimëkëmbjen dhe zhvillimin e Kosovës. Promovimi i romanit "Si të jesh Nuse Kosovare" do të bëhet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, më datë 11 gusht, në orën 15:00. Naomi Hamill, gjatë këtij promovimi do të lexojë pjesë të romanit të saj, si dhe në fund do të mund t'iu përgjigjet pyetjeve tuaja. / KultPlus.com
The post Shkrimtarja britanike promovon romanin 'Si të jesh nuse kosovare' appeared first on INSAJDERI. |
| Pritjet e ShBA-ve nga Qeveria Rama Posted: 09 Aug 2017 09:19 AM PDT Në një bisedë telefonike që ka zgjatur mbi 20 minuta, kryeministri Rama ka marrë urimet nga Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, për fitoren e zgjedhjeve. Tillerson ka shprehur bindjen se mandati i fortë që Partia Socialiste ka marrë për të qeverisur e vetme, e detyron këtë forcë politike të thellojë shpejtësinë e reformave, të pastrojë administratën nga të korruptuarit dhe të shënojë rezultate domethënëse në luftën kundër krimit, njofton Top Channel. Kryediplomati amerikan i ka shprehur gjithashtu kryeministrit shqiptar mbështetjen e qeverisë amerikane në mandatin e ri, ndërsa i ka shprehur edhe përshtypjet shumë pozitive të zv.presidentit Mike Pence, nga takimi i javës së kaluar në Mal të Zi, ku u rikonfirmua vullneti amerikan për një vëmendje të përqëndruar në zhvillimet e rajonit të Ballkanit. Rama, nga ana e tij, e ka falënderuar Sekretarin amerikan të Shtetit për telefonatën dhe i ka bërë një pasqyrë të plotë të situatës rajonale nga këndvështrimi i shtetit shqiptar, duke u fokusuar kryesisht te dialogu Kosovë-Serbi, si dhe nevoja për zhbllokimin e ngërçit të emrit të Maqedonisë. Veç këtyre, kryeministri Rama ka kërkuar edhe intensifikimin e bashkëpunimit me SHBA-të në sektorin e energjisë, e posaçërisht të naftës dhe gazit, e pritur me shumë interes nga kryediplomati amerikan. The post Pritjet e ShBA-ve nga Qeveria Rama appeared first on INSAJDERI. |
| “Kallashnikovi ishte lodër” – arsyetohet drejtori i VV-së për fotografinë me armë Posted: 09 Aug 2017 09:11 AM PDT Në media sot ka qarkulluar një foto e drejtorit në Komunën e Mitrovicës, Fidan Ademi me një armë në dorë. Drejtori i cili vije nga radhët e Vetëvendosjes ka nxitur reagime në degën e PDK-së në Mitrovicë, e cila ka ftuar organet që të merren me persona që janë rrezik për jetën e qytetarëve. Vet drejtori ka reaguar ndaj akuzave që i janë bërë, duke thënë se do të padis PDK-në për shpifje, shkelje të privatësisë dhe denigrim të personalitetit. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se lodra me të cilën u fotografu ishte lodër (imitim i kallashnikovit). Ja postimi i plotë i Ademit: Shtëpia e shqiptarit duhet të ketë buke, zemër e pushkë. T'i lemë anash proverbat. Fotoja është bërë gjate një shakaje me miq, me një lodër (imitim) te kallashnikovit. PDK-ja, si inati për sukseset në DKRS-s dhe si hakmarrje për debaklin e 11 qershorit, e keqpërdori. Unë isha ne stacionin policor, ju bëra thirrje institucioneve te rendit qe kësaj çështje ti shkojnë deri ne fund. Ata e kryen bastisjen në shtëpi ,e kuptohet nuk gjetën asgjë të jashtëligjshme. Unë do ta padis PDK-ën, për shpifje, shkelje te privatësisë dhe denigrim te personalitetit. Ju garantoj që disfata e 22 Tetorit do jetë shumë më e thellë se kjo e 11 Qershorit, dhe s'ka forcë qe e ndal fitoren e Lëvizjes tonë. Ato qindra mesazhe te mbështetjes, i falënderoj dhe ju betohem se nuk do te ndalemi. The post "Kallashnikovi ishte lodër" – arsyetohet drejtori i VV-së për fotografinë me armë appeared first on INSAJDERI. |
| Nga seksi në krevatin e prindërve, tek dashuria për Greqinë: Rrëfimi i veçantë i Çanit Posted: 09 Aug 2017 09:10 AM PDT Nga oborri i shtëpisë greke, tek Përmeti ku mësoi shqipen, biçikletën dhe arratisjet e para. Nga marrëdhëniet e para seksuale mbi krevatin bashkëshortor të prindërve tek martesa njëvjeçare me francezen. Nga Parisi që i mësoi misteret e frëngjishtes, erosin e vërtetë dhe perversitetet, tek Tirana ku fitoi protagonizmin e munguar. Dhe ndodhitë vazhdojnë. I keni pak rreshta më poshtë. Fiks siç i ka rrëfyer Arian Çani. Kostandina është femra më e bukur që kam njohur, që prej ditës kur linda. Një femër elegante, me gjoks dhe vithe shumë të bukura. Sot nuk e perceptoj dot se si një vajzë 18-vjeçare mund të lindte fëmijë, në një kohë kur, si shumë vajza të tjera të kësaj moshe, duhej të ëndërronte për dashurinë e madhe të jetës së saj. Kur mendoj se kjo 18-vjeçare është mamaja ime, seç me krijohet një ndjesi e çuditshme. Në kohën e adoleshencës, sa herë që e shikoja këtë fotografi, mendoja me vete si nuk është kjo e dashura ime. Do më duheshin 16-17 vjet që ta tradhtoja këtë femër me një tjetër. Në këtë kohë filluan xhelozitë dhe konfliktet e mia të para me time më, ndonëse bëra gjithçka që femra me të cilën e tradhtova të ngjante me të. Pas një viti kur më lindi, ime më duhet të fillonte studimet e larta për Gjuhë-Letërsi, në Shkodër. Kështu që iu desh të më linte mua tek prindërit e saj, pra tek gjyshe Evdhoksia dhe gjysh Sokrati. Për katër vjet me radhë, ndërsa gjyshja po më bëhej si nënë, pak nga pak do ta harroja Kostandinën, derisa erdhi një moment që as nuk e njihja më. Duke u rritur nga kjo gjyshe greke, unë, deri në moshë 5-vjeçare nuk dija asnjë fjalë shqip, pra mësova vetëm greqishten, ç'ka shpjegon dashurinë time për atë vend e atë gjuhë, të cilën jam munduar ta ruaj deri më sot në nivele modeste. Kujtoj nga ajo kohë, kur jetoja me Evdhoksinë, shtëpinë e vjetër gjirokastrite, oborrin me limona, pusin e vjetër, uji i të cilit ka qenë pasqyra ime e parë. Kujtoj gjellët e mira që bënte gjyshja ime greke. Më pëlqente kur shikonim kanalet greke me kanoçe apo kur më tregonte histori të së shkuarës, në vend të përrallave që tregojnë zakonisht gjyshet. Më kujtohet zëri i saj i lartë gjatë gjithë kohës, aq sa ajo shtëpi nuk binte kurrë në qetësi. Shoqja ime e parë në Përmet, që ia kam harruar emrin. Kur ime më mbaroi studimet, tim atë, si ushtarak që ishte, e emëruan në Përmet. Kështu që unë ika nga gjyshërit, për të jetuar tashmë me familjen e bashkuar. Drama ime në këtë qytet ishte se më çuan direkt në kopësht, ndërsa nuk dija asnjë fjalë shqip. Qaja, protestoja… urreva edukatoren, që s'më kuptonte se çfarë i kërkoja. Panë ç'panë, më hoqën nga kopshti dhe më lanë të rrija me fëmijët tek oborri i pallatit. Për punë muajsh fillova të flas shqip normalisht. Nuk kisha ç'të bëja, ishte zgjedhje e detyruar. Atëherë më dukej se, ndërsa po hynte shqipja, po dilte greqishtja nga unë. Kohë më vonë, kur shkova në Greqi, në vitet '90, konfirmova se në fakt greqishtja kishte mbetur tek unë. Biçikleta ka qenë pasioni im i parë. Në kohën kur u ktheva përsëri në kopësht, tashmë me shqipen të mësuar, kisha dëshirë të paparë të dilja gjithmonë i pari në garat që bënim me biçikletë. Qaja nëse nuk dilja dot në krye. Si rivalen më të fortë kisha një vajzë bionde, që e pëlqeja shumë, aq sa ia mbaj mend emrin sot e kësaj dite, quhej Helena. Nga kjo kohë kujtoj se nuk ikja në kopësht pa ngrënë më parë një byrek me presh. Kam qenë llupës që atëherë. Por edhe shumë trazovaç. Shkoja gjithmonë tek "Partizani i panjohur" i qytetit dhe hiqja gërmat nga mermeri. Një gjë tjetër që më tundonte e më pëlqente atëherë ishte edhe lumi Vjosa. Doja thjesht të futesha në rrjedhën e lumit dhe të ikja. Kam përshtypjen se nevoja ime për t'u arratisur nga gjërat që më rrethojnë, ka filluar që në atë moshë. Kur isha paksa më i rritur, nxënës në 8-vjeçare, mezi prisja që të vinte vera e të më çonin në plazh. Zakonisht shkonim në Divjakë. Më pëlqente shumë ai vend, sepse prej babait ushtarak kishim privilegjin të rrinim në ca kabina shumë të mira. në këtë kohë kishah filluar të bëhesha fëmijë paksa problematik. S'doja rregulla, s'doja të mësoja, urreja lëndët ekzakte… edhe sot e kësaj dite po të më pyesësh nuk e di tabelën e shumëzimit. Në atë kohë nevoja për arratisje u bë edhe më dominuese te unë. Ikja nga shtëpia pa i thënë askujt. Gënjeja shoferët e ushtrisë se i kisha marrë leje tim eti dhe ata për hatër të tij, më çonin ku të doja. Arratisja përfundonte zakonisht tek teze Tasha, për një arsye fare të thjeshtë: burri i saj kishte biçikletë. Duke qenë se kur u rrita prindërit nuk ma blenë kurrë një biçikletë, nga frika se mos rrëzohesha, rendja kudo që kishte një biçikletë, që e dëshiroja aq shumë. Ja, pra, kështu isha unë në ato vite. Ndërsa vëllai im, gjashtë vjet më i vogël, Alketi, ishte krejt e kundërta ime. Duke parë si ishaunë, ai bënte gjithçka që s'bëja unë. Në adoleshencë kujtoj se isha më i shtruar, më i qetë. Me hyrjen në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja në Gjirokastër, filloi epoka e frëngjishtes. Tre ishin pasionet e mia të reja në ato vite: frëngjishtja, basketbolli dhe femrat. Basketbolli ishte një zgjedhje e imja, pasi më pëlqente ky lloj sporti, por që mbeti aty tek vitet e shkollës së mesme. Frëngjishtja, neve që ishim zgjedhur, na bënte të ndiheshim superior ndaj të tjerëve. Ashtu si dhe femrat. Atëherë ishin dy vajza shumë simpatike në shkollë. Njëra nga Saranda, tjetra nga Korça. E para më donte më shumë se kjo e dyta, të cilën në fakt unë e pëlqeja më shumë. Kot nuk thonë të tjera duam, të tjera na duan, të tjera marrim. Gjithsesi, unë u lidha me sarandioten, të cilën e lashë pasi munda të fitoj korçaren. Ishte kjo, koha kur fillova të fus vajza në shtëpi. Gjyshja, ajo që më kishte rritur, e kishte shtëpinë përballë dhe sa herë që më shikonte, më spiunonte tek prindërit. Pra, edhe kur s'jetoja më me të, gjyshja ime greke nuk më është shqitur ndonjëherë nga jeta. Bëhej disa herë shkak për sherret me time më. Kulmi arriti kur ajo kuptoi se kisha cenuar krevatin martesor. Me nisjen e studimeve për frëngjisht në Fakultetin e Histori-Filologjisë, ose "filoqyli", siç i thuhet ndryshe, shpëtova, sepse më në fund do të jetoja vetëm. Filloi jeta konviktore, në komunitet, mes femrash të bukura, e mbi të gjitha pa pasur nevojë t'i jepja kujt llogari. Armand Shkullaku ishte shoku im i parë më i mirë që njoha ato kohë. Kontaktet me pedagogët francezë më bënë të ëndërroja së pari për Francën. Në vitet '87- '88- '89, kur sistemi komunist nuk kishte rënë akoma, unë kisha përsëri dëshirë për arratisje, këtë herë për arratisje të vërtetë. Kështu, Franca u bë ëndrra e bukur, objektivi që më bënte të isha optimist në një kohë të atillë ku në fund të tunelit nuk shihnim asnjë dritë jeshile. Dinim se fati ynë, pas mbarimit të studimeve ishte i paracaktuar: mësues i shkollës së mesme. Unë doja ta sfidoja këtë fat. Ndaj fillova të gjuaja grupet e turistëve që vinin nga Franca. Stacioni im i dytë, pas shkollës, u bë bordura e bulevardit, para Hotel "Dajtit". E në këtë gjueti të përditshme arrita të kap më në fund një franceze, Catherine, më të renë mes një grupi prej 16 vetësh, por që ishte 6 vjet më e madhe se unë. Dëshira për Francën u materializua tek kjo grua, me të cilën bëra seks për herë të parë tek Hotel Tirana, e me të cilën u martova pasi mora diplomën. U martova gjysmë fshehurazi, sepse më vriste disi opinioni. Por unë doja Francën dhe s'e vrisja mendjen për asgjë tjetër. Ika në fillim të vitit 1991. Jetova më pak se një vit me Catherinën e më pas u ndamë. Parisi për mua është gjithçka. Nuk do të isha kurrsesi ky që jam sot, nëse s'do kisha ikur si njeri në Paris. Bëra gjithçka që të ikja në kushte normale. Si emigrant, ju siguroj se s'do isha arratisur kurrë. Për katër vjet që jetova në Paris bëra punë të zakonshme, u shoqërova me gjithëkënd sepse doja të mësoja misteret e gjuhës franceze, që në 8 vjetët e shkollës nuk kishin mundur kurrsesi të m'i mësonin. Kuptova se atje, në Paris, rashë brenda me frëngjishten. Atje u ndjeva brenda kësaj gjuhe rehat fare, si të isha në shtëpinë time. Mësova komunikimin, mënyrën e të menduarit, jetuarit, sjellurit, në atë qytet të madh, me atë gjuhë të madhe. Biçikleta ishte mjeti im i punës kur punoja anës Senës në Bateaux-Mouches Atëherë s'kisha ambicie më të madhe se kjo. I thosha vetes: kjo është ajo që do. E mbi të gjitha, krijova kontaktet e para me botën mediatike. Kreva kurset e para në "Liberation", me Marc Semo, një lloj interesi ky për gazetarinë, që më kishte ngacmuar që ende pa shkuar në Paris, kur u shoqërova në Tiranë me një grup gazetarësh francezë, që kishin ardhur për zhvillimit e viteve '90 në Shqipëri. Në fund të vitit 1994 vendosa të kthehem në Tiranë. Parisi ma dha gjithçka që mund të më jepte. S'do të rrija më anonim. Protagonimi i munguar më shtyu të kthehem. Miku im, Armand Shkullaku, ishte në atë kohë zv.kryeredaktor tek "Koha Jonë" dhe më ofroi punë në atë gazetë. Parisi, që më mësoi erosin e vërtetë, perversitetin, televizionin, gazetën, komunikimin, si të sillem përballë një femre… më mësoi edhe se, që të rikthehesha sërish në këtë qytet, duhet më parë të realizohesha në vendin tim. Dhe unë këtë bëra. U realizova tek "Koha Jonë", "Klani i natës", "Gazeta Shqiptare", "Zonë e lirë". Sot kam vetëm një keqardhje të madhe. Tani që mund ta kem atë biçikletën, aq shumë të dëshiruar kur isha i vogël, s'kam rrugë ku mund të eci. Dikur, kur s'kisha biçikletë, kisha qytet. Tani kam biçikletë por s'kam qytet. (Nga Zefina Hasani. Ky shkrim vjen si ribotim. Marrë nga revista Madame, qershor, 2011)
The post Nga seksi në krevatin e prindërve, tek dashuria për Greqinë: Rrëfimi i veçantë i Çanit appeared first on INSAJDERI. |
| Shkëlzen Doli sjell në Tiranë evenimentin muzikor mbarëshqiptar Posted: 09 Aug 2017 09:07 AM PDT Më 23 shtator në Tiranë do të zhvillohet në sheshin "Skënderbej" një mega 'show outdoor' "Shkëlzen Doli – Albanian Soul". Violinisti shqiptar me famë botërore është ideator dhe udhëheqës artistik i këtij projekti muzikor. Ky eveniment artistik, ku do të spikasë bukuria e muzikës shqiptare, do të transmetohet nga një numër televizionesh në Europë, Azi dhe SHBA. Nën udhëheqjen artistike të maestro Dolit do të ngjiten në skenë rreth 70 instrumetistë virtuozë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Një surprizë e bukur në këtë koncert do të jetë pjesëmarrja si të ftuar special të disa artistëve të mëdhenj, emrat e të cilëve do të zbulohen në shtator. Ky eveniment do të mirëpresë në sheshin "Skënderbej" artëdashës nga gjithë trojet shqipfolëse, diaspora, por dhe shumë turistë të huaj. Bazë e këtij evenimenti do të jetë muzika shqiptare, por në program do të ketë dhe pjesë të zgjedhura nga muzika klasike ndërkombëtare, njofton Top Channel. Ky eveniment pritet të kthejë Tiranën në datat 22, 23 dhe 24 shtator në një nga destinacionet turistike më të frekuentuara të Ballkanit. The post Shkëlzen Doli sjell në Tiranë evenimentin muzikor mbarëshqiptar appeared first on INSAJDERI. |
| FBI bastis shtëpinë e ish-kreut të fushatës së Trump Posted: 09 Aug 2017 09:01 AM PDT Agjentë federalë të Byrosë Federale të Hetimit kanë bastisur shtëpinë në Virginia të ish-kreut të fushatës presidenciale të Donald Trump, Paul Manafort. Lajmi bëhet i ditur nga mediet amerikane, sipas të cilave agjentët federalë thuhet se kanë sekuestruar dokumente dhe materiale të tjera gjatë bastisjes në orët e para të agimit të 26 korrikut, vetëm një ditë pasi Manafort u takua vullnetarisht me Komitetin e Inteligjencës së Senatit. Manafort u largua nga drejtimi i fushatës pas dyshimeve mbi lidhjet e tij me të huajt. FBI-ja udhëheq njërin prej disa hetimeve që po kryhen paralelisht mbi pretendimet se Rusia ka ndikuar në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar. Prokurori special, Robert Mueller, i cili kryeson hetimin e FBI-së, u largua nga shtëpia e Manafort me disa "të dhëna të ndryshme", siç raporton "Washington Post". The post FBI bastis shtëpinë e ish-kreut të fushatës së Trump appeared first on INSAJDERI. |
| Gjuriq: Në mesin e të arrestuarve është edhe një grua shtatzënë Posted: 09 Aug 2017 08:49 AM PDT Organet e rendit në Kosovë kanë njoftuar se 11 personave të ndaluar nën dyshimin e bazuar për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror, me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për vazhdim të procedurës së mëtejshme ligjore. Të martën, autoritetet e sigurisë në Kosovë, kanë ndaluar pesë qytetarë serbë dhe gjashtë rusë, për siç është thënë, kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror nga Serbia në Kosovë. "Policia Kufitare gjatë kontrollit, ditën e martë,të dy automjeteve 'Mercedes', kombi ngjyrë e bardhë, më targa të Serbisë, janë ndaluar gjithsej njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror", thuhet në njoftimin për media. Autoritetet kanë thënë gjithashtu se paraprakisht kishin siguruar informacione se në lagjen e quajtur "Sekiraqa", në fshatin Metergofc të Podujevës, pritet të hyjnë në mënyrë të paligjshme disa shtetas serbë dhe rusë. Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, përmes një komunikate, ka thënë se e dënon fuqishëm arrestimin e qytetarëve serbë dhe rusë, duke kërkuar lirimin e tyre të menjëhershëm. Sipas tij, në mesin e të arrestuarve gjendet një grua shtatzënë dhe një person i moshës jomadhore. Duke e cilësuar këtë veprim të autoriteteve të Kosovës, si përpjekje për politizim, Gjuriq ka thënë se nga zyra që ai udhëheq, të arrestuarve u është ofruar ndihma ligjore./REL The post Gjuriq: Në mesin e të arrestuarve është edhe një grua shtatzënë appeared first on INSAJDERI. |
| Rusia konfirmon se ka caktuar dikë që të merret me grupin e të arrestuarëve Posted: 09 Aug 2017 08:41 AM PDT Organet e rendit në Kosovë kanë njoftuar se 11 personave të ndaluar nën dyshimin e bazuar për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror, me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për vazhdim të procedurës së mëtejshme ligjore. Të martën, autoritetet e sigurisë në Kosovë, kanë ndaluar pesë qytetarë serbë dhe gjashtë rusë, për siç është thënë, kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror nga Serbia në Kosovë. "Policia Kufitare gjatë kontrollit, ditën e martë,të dy automjeteve 'Mercedes', kombi ngjyrë e bardhë, më targa të Serbisë, janë ndaluar gjithsej njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror", thuhet në njoftimin për media. Autoritetet kanë thënë gjithashtu se paraprakisht kishin siguruar informacione se në lagjen e quajtur "Sekiraqa", në fshatin Metergofc të Podujevës, pritet të hyjnë në mënyrë të paligjshme disa shtetas serbë dhe rusë. Remzi Potoku, është avokat i njërit nga të ndaluarit me shtetësi serbe. Ai për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se sipas deklaratave të klientit të tij, qëllimi i hyrjes në territorin e Kosovës ka qenë një vizitë familjare. "Dyshohet se ata kanë kryer veprën penale të kalim ilegal të kufirit të Republikës së Kosovës. Kurse, duke u bazuar në klientin tim, motiv i kësaj ka qenë një vizitë familjare dhe shoqërore që kanë pasur në Kosovë. Klienti im është me shtetësi serbe, kurse punon në Rusi", ka thënë Potoku. Lidhur me rastin, organet e sigurisë kanë kërkuar avokatë në Odën e Avokatëve të Kosovës. Florim Shefqeti prokuror disiplinor në këtë Odë, për Radion Evropa e Lirë, kanë thënë se për rastin në fjalë janë angazhuar gjashtë avokatë. "Në total janë kërkuar gjashtë avokatë. Këta janë kërkuar nga Drejtoria e Policisë së Kosovës, stacioni në Lluzhan, Podujevë", ka thënë Shefqeti. Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, përmes një komunikate, ka thënë se e dënon fuqishëm arrestimin e qytetarëve serbë dhe rusë, duke kërkuar lirimin e tyre të menjëhershëm. Sipas tij, në mesin e të arrestuarve gjendet një grua shtatzënë dhe një person i moshës jomadhore. Duke e cilësuar këtë veprim të autoriteteve të Kosovës, si përpjekje për politizim, Gjuriq ka thënë se nga zyra që ai udhëheq, të arrestuarve u është ofruar ndihma ligjore. Edhe Ambasada ruse në Serbi ka konfirmuar ndalimin e gjashtë qytetarëve rusë në Republikën e Kosovës. "Një përfaqësues i zyrës së ambasadës ruse në Prishtinë është duke e trajtuar këtë çështje, që prej se qytetarët rusë janë ndaluar. Ai menjëherë është nisur në vendin e ngjarjes", ka thënë për agjencinë TASS, zëdhënësi i kësaj ambasade, Yuri Pichugin.
The post Rusia konfirmon se ka caktuar dikë që të merret me grupin e të arrestuarëve appeared first on INSAJDERI. |
| Kukeli i bashkohet Tramezzanit në Zvicër Posted: 09 Aug 2017 07:51 AM PDT Burim Kukeli është zyrtarisht një futbollist I FC Sion. Lajmi që qarkullonte prej ditësh është zyrtarizuar nga vetë klubi zviceran, që në faqen e tij online ka bërë të ditur finalizimin e marrëveshjes me 33 vjecarin, që ishte kërkuar me ngulm nga ish-zv.trajneri i kuqezinjve, Paolo Tramezzani. Futbollisti ka firmosur një kontratë 2 vjecare me Sionin duke i dhënë fund një aventure pesë vjecare me Zyrihun. Në faqen e klubit zviceran theksohet se ka qenë vetë Tramezzani që ka kërkuar mbylljen e marrëveshjes pasi e shikon atë si një element shumë të vlefshëm në mesfushë dhe i beson së tepërmi përvojës së 33-vjecarit. Kukeli ishte një prej lojtarëve më të besuar të De Biasit në kombëtare e rrjedhimisht dhe një zgjedhje e preferuar nga Tramezzani. Në cv e paraqitur nga klubi zviceran theksohet prania e tij në Euro 2016, dhe 23 ndeshjet me kombëtaren e Shqipërisë, njofton supersport. Në karrierën e tij Kukeli ka luajtur te Lucernë prej vitit 2008 deri në 2012, ku u transferua te Zyrih, klub me të cilin mundi të fitojë Kupën e Zvicrës duke luajtur dhe në fazën e grupeve të Europa League sezonin e kaluar.
The post Kukeli i bashkohet Tramezzanit në Zvicër appeared first on INSAJDERI. |
| Përdoruesit e Instagram mund të shtojnë miq gjatë transmetimeve live Posted: 09 Aug 2017 07:35 AM PDT Duke filluar nga dita e sotme Instagram do të lejojë një grup personash të ftojnë përdorues të tjerë të bëhen pjesë e një transmetimi live. Përdoruesit mund të shtojnë një tjetër person në një transmetim live duke klikuar një ikonë në cepin e djathë poshtë gjatë një transmetimi live. Ashtu si me çdo video transmetim tjetër, ndjekësit mund të komentojnë dhe të shohin transmetimin. Sipas postimit në blog të Instagram përdoruesit mund të heqin dhe të shtojnë persona të tjerë në çdo moment, shkruan PcWorld. Pas përfundimit të transmetimit live, videoja mund të ruhet në formën e një historie por edhe të fshihet. Diçka e tillë ende nuk është e mundur në aplikacionet e tjera popullore si Youtube dhe Snapchat. Videot live me të ftuar gjatë transmetimit do të jenë të disponueshme në muajt në vijim tha Instagram. The post Përdoruesit e Instagram mund të shtojnë miq gjatë transmetimeve live appeared first on INSAJDERI. |
| Haradinaj takohet me Pacollin, bisedojnë për formimin e institucioneve Posted: 09 Aug 2017 07:22 AM PDT Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është takuar me kandidatin e PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj. Lajmin e ka konfirmuar Muharrem Nitaj nga AAK, i cili ka thënë se takimi ka qenë përmbajtjesor. "Po është e vërtetë. Sot Kryetari Haradinaj ka pasur një takim shumë përmbajtjesor me Kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin. Është biseduar për procesin e krijimit të institucioneve të Kosovës", ka thënë Nitaj. "Haradinaj e Pacolli kanë diskutuar për krijimin e institucioneve, kjo në frymën e kapërcimit të situatës së krijuar. Ju e dini që AKR dhe zoti Pacolli, kanë ditur të luajnë rol konstruktiv në disa situata te kaluara dhe kjo duhet vlerësuar", ka thënë Nitaj. "Ajo që mund të them është se jo vetëm zoti Haradinaj si i nominuar për kryeministër, dhe PAN si koalicion fitues, por edhe zoti Pacolli dhe AKR, janë të vëmendshëm për rolin që kane në krijimin e institucioneve, ajo çfarë është edhe kërkesë e qytetarëve", ka sqaruar ai në një deklaratë për Express. Nitaj ka njoftuar se takimi është realizuar në shtypin e Pacolli. Pacolli ka takuar sot edhe kandidatin tjetër për kryeministër, Albin Kurtin./
The post Haradinaj takohet me Pacollin, bisedojnë për formimin e institucioneve appeared first on INSAJDERI. |
| Japonia, në vendin e parë në botë për jetëgjatësi Posted: 09 Aug 2017 07:13 AM PDT Hulumtuesit vazhdimisht kanë kërkuar për të gjetur formulën legjendare të rinisë. Por, përderisa kjo nuk është gjetur akoma, disa vende të botës kanë "dalë" si qendrat ku njerëzit jetojnë më gjatë se mesatarja, dhe të gjitha këto kanë burime sekrete të jetëgjatësisë. Sipas Raportit të Lumturisë në Botë për vitin 2017, Japonia, Spanja, Singapori, Zvicra dhe Koreja e Jugut janë vendet në të cilat njerëzit jetojnë më së gjati. Japonia Në Japoni, njerëzit jetojnë mesatarisht 83 vjet. Okinawa, shpeshherë e quajtur "toka e të pavdekshmëve" ka qenë qendër e hulumtimeve botërore qe një kohë të gjatë, pasi aty ishujt janë më të vjetër se 400 shekuj. Ndikim të madh në jetëgjatësi ka dieta lokale. Spanja Dieta mediterane, e pasur me vaj ulliri, perime dhe verëra ka kontribuar që njerëzit në Zvicër të jetojnë gjatë, mesatarisht 82.8 vjet. Singapori Banorët e Singaporit jetojnë më gjatë se të gjithë njerëzit tjerë. Ata mesatarisht jetojnë deri në 83.1 vjet. Vendi ka ndër normat më të ulëta të vdekjeve të nënave dhe foshnjave në botë. Zvicra Meshkujt në Zvicër jetojnë rreth 81 vjet. Si një nga shtetet më të pasura të Evropës, qasja në shëndetësi me kualitet të lartë, siguria e fuqishme personale dhe sensi i mirëqenies kontribuon në jetëgjatësi. Disa studime kanë thënë se konsumi i lartë i djathit është faktor ndikues në jetëgjatësi. BBC në shkrimin e saj ka përmendur Alpet, mundësitë e shumta për shëtitje dhe shkollimin privat, si ndër aspektet tjera të rëndësishme. Koreja e Jugut Koreja e Jugut është vendi i parë që ka jetëgjatësi mesatare prej 90 vjetësh, sipas hulumtimit, me faktorët kyç në fuqizimin ekonomik dhe presion më të ulët të gjakut në krahasim me shtetet perëndimore. Në këtë vend njerëzit konsumojnë ushqime që ulin kolesterolin, rrisin imunitetin dhe mbajnë larg kancerin. The post Japonia, në vendin e parë në botë për jetëgjatësi appeared first on INSAJDERI. |
| Mayweather tregon përparësitë e McGregor Posted: 09 Aug 2017 07:12 AM PDT 26 gushti po afron dhe të gjithë janë në pritje të duelit të nxehtë në boks mes Floyd Mayweather dhe Connor McGregor. Në boks eksperienca është shumë e rëndësishme pasi të ndihmon të menaxhosh sic duhet situatën dhe të bën të përfitosh nga rrethanat, megjithatë Floyd Mayweather kampioni i madh amerikan nuk është i këtij mendimi dhe në një intervistë ka lënë të kuptohet se rivali i tij në mbrëmjen e 26 Gushtit në Las Vegas, Connor McGregor ka një avantazh të madh pikërisht moshën. Mayëeather aktualisht është 40-vjec dhe ka gati 2 vite nga përballja e tij e fundit. Kjo është një arsyet që amerikani i druhet më shumë kundërshtarit të tij: "Ai është shumë më i ri, kur shoh veten time dhe Connor McGregorin në letër, ai është më i gjatë, ka një trup më të madh se unë dhe ky është një avantazh i madh për të", deklaroi Floyd Mayëeather. Më tej boksieri amerikan shtoi: Tashmë jam 40 vjec nuk jam më i njëjti me atë të para dy viteve, ndërkohë që nuk jam gjithashtu i njëjti luftëtar që kam qenë 5 vite më parë. Të gjitha këto më penalizojnë krahasuar me McGregor, shtoi në fund Mayëeather, i cili gjithsesi beson se mund të bëjë një paraqitje të mirë në duelin e mijëvjecarit ndaj 29-vjecarit irlandez, njofton supersport.
The post Mayweather tregon përparësitë e McGregor appeared first on INSAJDERI. |
| Pacolli ultimatum 10 ditësh LDK-së dhe Vetëvendosjes Posted: 09 Aug 2017 06:59 AM PDT Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli gjatë një intervistë në televizionin publik që do të transmetohet sonte në mbrëmje i ka dhënë ultimatum Lidhjes Demokratike të Kosovës, me të cilën është në koalicion dhe Lëvizjes Vetëvendosje, që ta bëjnë me dije nëse i kanë numrat për formimin e institucioneve. Aktualisht PAN bashkë me Lista Srpska dhe pakicat, në njërën anë, dhe LAA dhe Vetëvendosje, në anën tjetër, kanë numër të barabartë të votave, 60 me 60. Kjo është bërë e qartë kur PAN ka kërkuar në seancën e 3 gushtit shtyrjen e seancës për konsultime shtesë. PAN në vazhdimësi ka kërkuar mbështetjen e ndonjë deputeti të AKR'së që t'ua bëjë numrat. Por deri më tani në ndihmë u ka dalë vetëm deputetja e LDK'së Teuta Rugova e cila ka ngritur dorën pro PAN'it në Kuvend. Por, si duket tani ka gjasa të lëviz dhe kreu i AKR'së Behgjet Pacolli, i cili në një intervistë në RTK për gazetarin Ridvan Berisha, i ka dhënë ultimatum Lidhjes Demokratike dhe Vetëvendosjes që të tregojnë përfundimisht nëse i kanë numrat për formimin e institucioneve. Pacolli e ka bërë të qartë se nëse LDK dhe Vetëvendosje nuk e bëjnë të qartë se i kanë numrat vendi nuk do të vazhdojë të mbetet në bllokadë dhe se ai do t'i bashkohet PAN'it për formimin e institucioneve. /GazetaExpress/
The post Pacolli ultimatum 10 ditësh LDK-së dhe Vetëvendosjes appeared first on INSAJDERI. |
| Kosova gjobitet për fishkëllimat ndaj himnit maqedonas Posted: 09 Aug 2017 06:52 AM PDT Federata e Basketbollit të Kosovës është dënuar me të holla për ndeshjen Kosovë-Maqedoni në kuadër të Grupit C parakualifikues për Kupën e Botës "Kina 2019". Dënimi vjen për shkak të fishkëllimave në kohën sa intonohej himni maqedonas në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë. "Ju informojmë se FIBA e ka ndëshkuar Federatën tuaj nacionale për shkak të sjelljeve josportive të tifozëve të Kosovës- 'Gjatë intonimit të himnit të Maqedonisë, spektatorët kanë bërtitur dhe kanë kënduar aq sa himni nuk mund të dëgjohej më' në ndeshjen e 2 gushtit", thuhet në njoftimin e dërguar nga FIBA, shkruan albinfo.ch Me Rregullore të garave të FIBA-s nuk tolerohen gjëra të tilla në asnjë ndeshje që organizohet në kuadër të këtij institucioni dhe për çdo veprim josportiv të individëve, grupeve, pasojnë ndëshkimet në të holla prej 1,000.00 euro e tutje, për të vazhduar me ndëshkime të tjera edhe më të rënda. FBK ka apeluar tifozët që nga ndeshjet e ardhshme të mos bëhen veprime të tilla. Kosova fitoi në ndeshjen e parë ndaj Maqedonisë, ndërsa sot takohet me Estoninë.
The post Kosova gjobitet për fishkëllimat ndaj himnit maqedonas appeared first on INSAJDERI. |
| Posted: 09 Aug 2017 06:35 AM PDT I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar të mërkurën me liderin e AKR-së, Behgjet Pacollin. Lajmin për takimin mes tyre e ka bërë të ditur Pacolli, i cili ka postuar një fotografi nga takimi mes të dyve. "Para seancës të nesërme në takim me Albin Kurtin biseduam për bojkotimin e seancës konstitutive nga koalicioni PAN", ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook. Por, ai nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij takimi. Kurti është takuar gjatë ditës edhe me kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari-Lilën./Insajderi.com The post Takohen Pacolli dhe Kurti appeared first on INSAJDERI. |
| You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |







