INSAJDERI: “Detaji i njejtë i videoklipeve më të klikuara të verës” plus 19 more

INSAJDERI: “Detaji i njejtë i videoklipeve më të klikuara të verës” plus 19 more


Detaji i njejtë i videoklipeve më të klikuara të verës

Posted: 01 Aug 2017 10:32 AM PDT

Popullaritet i këngës "Wild Thoughts" është duke u rritur aq shumë saqë kjo këngë është rrugës për të thyer shikueshmërinë e këngës më të dëgjuar ndonjëherë,"Despacito".

Kjo këngë e cila instrumentalin e ka të huazuar nga origjinalja "Maria maria", është duke frymëzuar artistë mbarë botën, e sidomos artistët kosovarë.

Spoti i Wild Thoughts njihet për ngjyrat dhe fishekzjarrët e shumtë në video.

Vetëm një muaj pas publikimit të Wild Thoughts, vjen Baba Stars me këngën e titulluar "High 4 real".

Titulli i këngës të jap përshtypjen se i këndojnë konsumimit të kanabisit, por pak përmendet marihuana në këngë, e fare hiq shihet në spot.

Përmbi një garazhe, të gjithë pjestarët e grupit Baba Stars janë duke kënduar dhe në prapavi shpërthejnë fishekzjarrët, sikurse tek Wild Thoughts.

Një dit pas këngës së Baba Stars, publikon Nora Istrefi dhe Gjiko këngën e re verore të titulluar "Gabime".

Në fund fare të spotit, Nora dhe këngëtari nga Peja, Gjiko, këndojnë mbi kulmin e një ndërtese. Fishekzjarrët fillojnë të shpërthejnë prapa këngëtarëve dhe kështu përfundon spoti.

Këto dy video spote nuk janë të fundit që janë inspiruar nga super hiti amerikan që futi në trend të video spoteve shqiptare, fishekzjarrët.

Edhe këngëtaret nga Shqipëria, Aureola Gace dhe Fifi, kanë sjellë gjatë muajit korrik këngën më të re të titulluar, "s'nuk". Në mes të video spotit shpërthejnë fishekzjarrët.

E i pari nga të gjithë, kishte përdorur fishekzjarret Gent Fatali dhe Eri Dee në këngën e titulluar "Fishekzjarrët".  Kjo këngë e realizuar në verën e vitit 2016, është i mbushur me shpërthime të fishekzjarrëve pasi që edhe vet këngëtarët ju këndojnë atyre.

Mund të themi se kjo këngë ka frymëzuar artistët shqiptarë për fishekzjarrët në video spote, por vetëm pas Wild Thoughts është filluar të vërehet fryma e re e eksplozivëve./Insajderi.com

 

 

 

 

 

 

 

The post Detaji i njejtë i videoklipeve më të klikuara të verës appeared first on INSAJDERI.

Venezuelë: Arrestohen liderët opozitarë

Posted: 01 Aug 2017 10:32 AM PDT

Raportohet se zyrtarët e sigurisë në Venezuelë i kanë arrestuar dy liderë opozitarë pas zgjedhjeve kundërthënëse për formimin e një organi për hartimin e teksit të kushtetutës.

Të afërmit e liderëve politikë, Leopoldo Lopez dhe Antonio Ladezma, thanë sot se ata ishin marrë nga shtëpitë e tyre në bastisjet gjatë natës.

Ky zhvillim ka ndodhur dy ditë pasi votimi kundërthënës, i dhunshëm dhe në masë të madhe i injoruar, për një asamble kushtetuese, është përcjellë me protesta të gjëra, në të cilat janë vrarë së paku 10 vetë.

Presidenti i Venezuelës, Nicholas Maduro, e ka formuar këtë asamble për rishkrimin e kushteturës për shkak të protestave antiqeveri.

Por, partitë opozitare kanë bërë thirrje për bokjot të këtyre zgjedhkeve, duke thënë se krijimi i asamblesë do ta lejonte presidentin majtist Maduro, që ta anashkalonte legjislaturën, nën kontrollin e opozitës, dhe do ta maksimalizonte pushtetin e tij, njofton rel.

Dje, Shtetet e Bashkuara kanë imponuar sanksione financiare kundër Maduros, duke e quajtur atë "diktator", i cili është kërcënim për demokracinë në vendin e tij.

 

The post Venezuelë: Arrestohen liderët opozitarë appeared first on INSAJDERI.

Policia zotohet për “zero tolerancë” ndaj kundërvajtësve në trafik

Posted: 01 Aug 2017 10:22 AM PDT

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka marrë masa shtesë "me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut, të cilat kohët e fundit kanë shënuar ngritje."

Përmes një njoftimi për media, PK njofton se ka krijuar një "task forcë", e cila enkas do të merret vetëm me kontrollin, trajtimin dhe përmirësimin e nivelit të sigurisë në trafikun rrugor.

"Qëllimi kryesor i kësaj TASK FORCE është që përmes qendrave të komandës dhe kontrollit dhe zbatuesve të detyrave në rrugët e Kosovës, të ndikohet direkt në parandalimin e aksidenteve të trafikut rrugor, duke angazhuar sa më shumë personel të PK-së nga nivele dhe njësi të profileve të ndryshme, me prezencë më të shtuar dhe mbulim të terrenit 24/7 në të gjitha akset rrugore, duke aplikuar masën zero-tolerancë ndaj gjithë kundërvajtësve në trafik", thuhet në njoftimin e policisë.

"Programi veprues i TASK FORCË-s, parasheh përfshirjen e njësiteve të ndryshme në terren dhe aplikimin e metodave të ndryshme të avancuara nga njësitet policore, për arritjen e parandalimit të aksidenteve në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale".

Policia apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e posaçërisht  te shoferët e automjeteve, që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të trafikut rrugor, të respektojnë shenjat e trafikut, t'u përshtaten kushteve të rrugës dhe shpejtësisë së lejuar, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik, thuhet në njoftim.

 

The post Policia zotohet për "zero tolerancë" ndaj kundërvajtësve në trafik appeared first on INSAJDERI.

Gashi: Muhaxheri e ka degjeneruar Pejën

Posted: 01 Aug 2017 10:12 AM PDT

Kryetari i degës se Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, Fatmir Gashi, ka thënë se investimet elektorale të kryetarit aktual të Pejës, Gazmend Muhaxheri, e kanë zhytur këtë qytet në kaos trafiku dhe degjenerim urban.

Nëpërmjet një komunikate, Gashi ka folur për “disa investimeve elektorale, që po ndodhin tash e një muaj në qytetin e Pejës, e të cilat shihen qartë të jenë një maskë infrastrukturore, tendencë për të hedhur mjegullë elektorale në këtë verë me vapë".

"Shohim disa mini – projekte në pika të ndryshme të qytetit që po realizohen pa kurrfarë kriteri, kurrfarë shpjegimi e as debati. Mos të flasim për procedura të tjera që obligon ligji. Projekte të tilla të realizuara, pa planifikim, pa para, janë duke krijuar borxhe enorme. Projekte të tilla, deri më tani e kanë futur komunën e Pejës në më shumë se 6.5 milion euro obligime", ka thënë ai.

"Se këto investime janë kryekëput elektorale, tentim për një grusht vota, e ka pranuar edhe vet kryetari në largim Muhaxheri, gjatë mbledhjes së fundit të asamblesë komunale, në përgjigjen ndaj reagimit tonë në këtë shqetësim, duke thënë, se këto investime 'janë mençuri politike'", ka thënë Gashi.

Sipas tij, "Muhaxheri po harron se qytetarëve të Pejës nuk mund t'ua hedh", njofton Express.

"Kocka, kungja, shtylla, zallë, beton – këto janë elementet, karakteristikë e investimeve minore elektorale të shpirtngushtësisë së Gazmend Muhaxherit. Këto dukuri negative të cilat e dëmtojnë Pejën në proces afatgjatë, po shkaktojnë kaos të paparë në trafik, në të gjitha hyjre – daljet e qytetit të Pejës si dhe në rrugët vitale urbane, duke shkaktuar kështu kolona të gjata automjetesh, pritje nga 20 deri në 30 minuta. I tërë ky kaos ndodhë në një periudhë, kur kemi prezent edhe diasporën tonë të nderuar. Mërgata jonë e as qytetarët nuk meritojnë bllokada, për teke elektorale të shpirtngushtësisë", ka thënë Gashi.

Ai më tutje ka theksuar se AAK e Pejës është thellësisht e shqetësuar nga ky realitet, i cili, sipas tij, është shëmtues.

 

The post Gashi: Muhaxheri e ka degjeneruar Pejën appeared first on INSAJDERI.

LDK pas mbledhjes së kryesisë: Nuk e votojmë Kadri Veselin

Posted: 01 Aug 2017 10:09 AM PDT

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nuk do të votojë kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Këtë qëndrim të partisë e bëri të ditur nënkryetari Agim Veliu, pas një mbledhje të kryesisë.

Ai tha se në takimin e sotëm është vendosur për shefin e Grupit Parlamentar.

 

The post LDK pas mbledhjes së kryesisë: Nuk e votojmë Kadri Veselin appeared first on INSAJDERI.

Zyrtarizimi i shqipes në Maqedoni komplikohet ende pa u miratuar si ligj

Posted: 01 Aug 2017 10:05 AM PDT

Gjuha shqipe ishte në rend të ditës në seancën e mbrëmshme të qeverisë, por ministrat vendosën që ligji për gjuhët të mund të vendoset në rend të ditës edhe në ndonjë tjetër seancë.

Edhe pse zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, paralajmëroi se ky ligj mund të kalojë në qeveri, kjo nuk ndodhi. Në kumtesën e lëshuar nga qeveria, thuhet se duhet të përcaktohen kompetencat që do ti kenë të dy organet që do të formohen, Agjencia për Përdorimin e Gjuhëve dhe Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve.

TV21 kërkoi përgjigje nga dy zëvendëskryeministrat, Bujar Osmani dhe Hazbi Lika, se a do të thotë kjo që ka problem në interpretimin e ligjit në mes partnerëve të koalicionit, por përgjigje nuk pati.

Përveç sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, dhe sekretariatit për Euro-Integrime, institucion tjetër përgjegjës për miratimin e ndryshimeve në ligjin për përdorimin e gjuhëve është edhe Ministria e Drejtësisë.

Ministri Bylent Osmani, në përgjigjen me shkrim, tha se nuk ka asnjë mosmarrëveshje mes partnereve të koalicionit, por vetëm po precizohen detajet me organet që do të formohen.

Lëvizja Besa paralajmëron se do të propozoj ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, nëse këtë nuk e bën garnitura qeverisëse në 100 ditshin e parë.

"Në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, që mbrëmë nuk ka kaluar në qeveri, sot detyrimisht duhet t'i shtrojmë disa pyetje: A i bie kjo se ata kanë hyrë në qeveri pa asnjë marrëveshje, pra as për gjuhën shqipe?", u shpreh Zeqiria Ibrahimi.

Deputeti i Lëvizjes Besa, Ibrahimi, tha se shumica nuk duhet të pres mendimin e Komisionit të Venedikut, dhe se është më e rëndësishme që ligji të miratohet me konsensus në kuvend.

Sipas planit për reforma urgjente ndryshimet  ligjore duhet të realizohen deri në fund të muajit gusht.

The post Zyrtarizimi i shqipes në Maqedoni komplikohet ende pa u miratuar si ligj appeared first on INSAJDERI.

Izraeli prezanton tankun e blinduar për luftë urbane

Posted: 01 Aug 2017 10:01 AM PDT

Ushtria izraelite ka zbuluar një version të ri të transportuesit të rëndë të blinduar i quajtur Namer (APC). Ai është i pajisur me një top 30 mm i instaluar një frëngji për të operuar në distancë.

"Namer" i përmirësuar do të jetë më i përshtatshëm për luftën urbane dhe më pak i varur nga njësitë e tjera për të siguruar fuqinë e zjarrit, tha gjeneral brigade Baruch Matzliach, kreu i Administratës së Programit të Depozitave, të hënën për mediat izraelite.

Matzliach gjithashtu njoftoi se makina ishte planifikuar për një sërë testesh para se të futej në përdorim nga Forcat Tokësore të IDF.

Mjeti është një nga më të blinduarit në botë dhe mund të mbajë një ekuipazh prej tre plus nëntë trupa në betejë.

The post Izraeli prezanton tankun e blinduar për luftë urbane appeared first on INSAJDERI.

“Pa mua nuk bëhet asgjë” – rrëfimi i “Der Standart” për të fortit e Kosovës

Posted: 01 Aug 2017 09:53 AM PDT

Deri në fillim të javës tjetër pritet të krijohet qeveria e re e Kosovës – pasi presidenti Hashim Thaçi ka thirrur parlamentin të enjten dhe deri atëherë koalicioni parazgjedhor i PAN duhet të ketë siguruar 61 votat për krijimin e qeverisë së ardhshme. E dominuar nga ish udhëheqësit e UÇK, tre partitë PDK, AAK dhe NISMA kanë fituar 39 ulëse dhe pritet të koalicionojnë me partinë e ndikuar nga Beogradi, Lista Serbe.

Humbje e qartë për qeverinë

Krahas përfaqësuesve të minoriteteve, koalicionin pritet ta mbështesin edhe tre parti të vogla. Megjithatë mungojnë edhe dy vota – ose nga demokratët e djathtë të LDK ose nga populistët e majtë të Vetëvendosjes. Në Prishtinë bisedohet se dy mandatarët janë "bindur" me para, shkruan “Der Standart“. Burimet e afërta të PDK, flasin bile për 62 vota, që do votojnë qeverinë e re.

Udhëheqësit partiak të LDK dhe VV nuk duan të bëjnë koalicione, ndërsa një qeveri tjetër duket thuajse e pamundur. Por mund të ndodh që qeveria e kryesuar nga PAN të dështojë si pasojë e numrave dhe legjitimitetit të ulët.

PAN vërtetë ka fituar numrin më të madh të votave, por PDK e udhëheqësit të UÇK, Kadri Veselit është humbësja më e madhe e këtyre zgjedhjeve, ndërsa AAK e Ramush Haradinaj ka mbështetje lokale: vetëm në Dukagjin. Arsyeja se pse Ramush Haradinaj ka kandiduar për kryeministër është një marrëveshje e para shumë viteve: Tribunali i Hagës e ka shpallur dy herë të pafajshëm dhe ai mund të bëhet kryeministër. Pasi Thaçi e refuzoi këtë pas kthimit të Haradinaj në 2012, atëherë kjo ndodhi në vitet e fundit me politikën qeveritare që kishte moton: "pa mua nuk bëhet asgjë".

Politikanë me imazh problematik

Me Thaçin Kosova ka një president shumë polarizues dhe gjithçka tjetër përveç imazhit të mirë. Nëse vendi i vogël ballkanik do ketë edhe një kryeministër të kontestuar, atëherë nuk do jetë e lehtë edhe dialogu i nevojshëm me Serbinë. Haradinaj është arrestuar së fundi në janar 2017, pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Dialogu me Serbinë mund të fitojë një dinamikë të re, sepse presidenti Aleksandër Vuçiq ka shkruar një artikull për "Blic" që ka kërkuar nga serbët të mos "fshehin kokën në rërë" dhe të fillojnë një "dialog të brendshëm" për rastin e Kosovës: "ne duhet të përpiqemi të jemi realistë – dhe jo të humbim ose japim atë që është e jona; por jo edhe të fitojmë diçka që e kemi humbur prej vitesh."

Vuçiq ofroi përpara disa javësh edhe ndryshimin e Kushtetutës, e cila, e paraqet Kosovën akoma si pjesë integrale të shtetit. Kjo ka parandaluar edhe njohjen e shtetit të Kosovës. Pavarësia e Kosovës është shpallur në 2008, ndërsa pjesë e Serbisë defakto ka qenë deri në fund të Luftës 1999, kur Beogradi humbi kontrollin. BE përpiqen për "normalizimin" dhe mundësinë e afrimit me BE.

Vuçiq thjesht mendonte që serbët dhe shqiptarët të gjejnë një zgjidhje, që do i shërbente për një kohë të gjatë rajonit. Kontestet e sotshme nuk duhet të prekin gjeneratat e ardhshme. Teksti i Vuçiq është përshëndetur nga pala kosovare. Por në fakt është akoma larg njohja e Kosovës nga Serbia./Bota sot

 

The post "Pa mua nuk bëhet asgjë" – rrëfimi i "Der Standart" për të fortit e Kosovës appeared first on INSAJDERI.

“13 Reasons Why” nxiti njerëzit të kërkojnë për vetëvrasjen

Posted: 01 Aug 2017 09:48 AM PDT

Seriali i shumë shikuar i Netflix "13 reasons why", është duke u debatuar shumë për tematikën e tij.

Në njërën anë shumë fansa e përgëzojnë këtë serial për rritjen e vetëdijes së njerëzve për dukurinë e vetëvrasjeve tek adoleshentët dhe si të lexohen shenja depresive tek një person me mendime vetëvrasëse.

Në anën tjetër disa ekspertë të shëndetit mental e përshkruajnë këtë seri si brengosëse, për faktin se mund të ju jap ide njerëzve të cilët po e luftojnë  depresionin.

Tani, një studim i ri synon të zbulojë më shumë për influencën e kësaj serie, duke përdorur të dhënat e kërkimit në Google.

Rezulton se pas shfaqjes së emisionit në muajin mars, kërkimet në internet lidhur me ndërgjegjësimin dhe parandalimin e vetëvrasjeve u rritën, shkruan CNN.

Pas premierës së “13 reasons why “, fjalia më e kërkuar në Google “si të bëhet vetëvrasje” u rrit 26% më shumë se ajo që normalisht do të pritej për atë kohë. Fjalia “Parandalimi i vetëvrasjes” u rrit 23%, dhe  thirrjet për “numri i telefonit të drejtpërdrejtë për vetëvrasje” u rrit 21%, bazuar nga në të dhënat.

Globalisht, vetëvrasja është shkaku i dytë kryesor i vdekjes mes moshës 15 dhe 29-vjeçare, sipas WHO./Insajderi.com

The post “13 Reasons Why” nxiti njerëzit të kërkojnë për vetëvrasjen appeared first on INSAJDERI.

Tjetër përballje avionësh NATO-Rusi

Posted: 01 Aug 2017 09:43 AM PDT

Avionë luftarakë spanjollë dhe finlandezë janë ngritur në fluturim për të penguar dhe larguar 3 avionë rusë që fluturonin shumë pranë hapësirës ajrore estoneze, ditën e martë. Lajmi publikohet nga vet aleanca ushtarake, përmes një deklarate.

Avionët rusë u identifikuan nga NATO e ato ishin dy "MiG-31" dhe një "Antonov AN-26".

"Dy avionë spanjollë F-18 që janë dislokuar në misionin e mbikëqyrjes ajrore mbi vendet balltike nga NATO u ngritën në fluturim nga baza ajrore Amari në Estoni", njofton NATO në deklaratën e saj. "Edhe avionë finlandezë janë ngritur për të ndaluar një tjetër avion".

Përballjet mes avionëve rusë dhe atyre të NATO-s janë shtuar së tepërmi në vitet e fundit, për shkak të tensioneve në rritje mes Perëndimit dhe Moskës që prej përfshirjes së Rusisë në krizën e Ukrainës.

The post Tjetër përballje avionësh NATO-Rusi appeared first on INSAJDERI.

Bajrami komenton vizitën e Mustafës tek familja Rugova

Posted: 01 Aug 2017 09:29 AM PDT

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, konsideron tejet të natyrshëm takimin e sotëm të zhvilluar në mes Kryetarit të këtij subjekti partiak, Isa Mustafës tek familja e ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

Në Info Magazine të Klan Kosova, Bajrami tha se ky takim nuk ka të bëjë asgjë në lidhje me posedimin e deputetëve të mjaftueshëm për formimin e Qeverisë apo për partneritet të mundshëm me ndonjërin nga subjektet tjera partiake në vend.

Tutje Bajrami tha se nuk ka asnjë deputetë nga LAA apo Vetëvendosje, që do e votojë Kadri Veselin për kryeparlamentar e po ashtu për ta votuar formimin e Qeverisë Haradinaj, transmeton Klan Kosova.

"Është zhvillim komplet i natyrshëm, për shkak të historikut të familjes Rugova. Të gjithë zyrtarët e partive kanë relacione të mira me familjen Rugova", ka thënë ajo.

"Nuk mund të cilësohet ndryshe përvec një takim i natyrshëm".

"Ky takim do të thotë se ajo do të votojë sipas organeve të Partisë LDK. Më e natyrshme është vizita e Mustafës në familjen Rugova se sa e Haradinajt që ndodhi ditë më parë”, ka shtuar ajo.

 

"Do e quaja të pandershme nëse ka deputetë të tillë nëse ka në LAA apo VV që do e votojnë PAN për Qeveri e nuk deklarohen sot. Por, nuk ka të tillë, sepse po të kishte do duhej te dilnin haptas", ka thënë Bajrami, njofton Klan Kosova.

 

The post Bajrami komenton vizitën e Mustafës tek familja Rugova appeared first on INSAJDERI.

Mblidhet kryesia e LDK-së, diskutohet për seancën konstituive

Posted: 01 Aug 2017 09:18 AM PDT

Është duke u mbajtur mbledhja e kryesisë së LDK-së. Arban Abrashi, nga kjo parti i tha RTK-së në një lidhje direkte se janë mbledhur sot për të diskutuar se si t’i qasen seancës së Kuvendit të Kosovës e cila do të mbahet me 3 gusht.

Abrashi tha se ende nuk kanë ndonjë qëndrim zyrtarë për seancën, por të gjitha pritet t’i sqarojnë sot në mbledhje.

 

The post Mblidhet kryesia e LDK-së, diskutohet për seancën konstituive appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare, Ajeti mbetet në Serie A

Posted: 01 Aug 2017 09:16 AM PDT

Pavarësisht problemeve të shfaqur në vitin e kaluar te Torino, të cilët erdhën edhe për shkak të dëmtimit, Ajeti do të mbetet në Serie A edhe në sezonin 2017-2018.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është lojtari më i ri i Crotones. Klubi i Serie A konfirmoi huazimin e mbrojtësit shqiptar nga Torino. Një operacion që ishte mbyllur prej ditësh dhe ku pritej vetëm formalizimi i marrëveshjes.

Crotone fitoi ankandin për 23-vjeçarin, për të cilin kishin shfaqur interes edhe SPAL në Serinë A, Palermo në Serinë B, por edhe Freiburgu në Bundesligën gjermane.

Megjithatë, Ajeti zgjodhi projektin e kalabrezëve, sepse aty pritet të ketë një rol protagonisti, ndërsa vlerësohet për aftësitë e mira teknike dhe fizike, si edhe për forcën në duelet me kundërshtarët dhe në luftën në ajër.

Mbrojtësi kuqezi i bashkohet ekipit të drejtuar nga Davide Nicola me formulën e huazimit deri në fund të sezonit, ndërsa në kontratë është përfshirë edhe një klauzolë për të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të futbollistit.

Crotone është skuadra e tretë italiane, me të cilën Ajeti do të luajë në Serinë A pas Frosinones, ku spikati në sezonin 2015-2016, por edhe pas aventurës nën pritshmëri te Torino gjatë edicionit të kaluar, ku luajti vetëm katër ndeshje me "granatat".

The post Zyrtare, Ajeti mbetet në Serie A appeared first on INSAJDERI.

Më 3 gusht, Kosova me Kuvend të ri apo një hap drejt zgjedhjeve

Posted: 01 Aug 2017 09:09 AM PDT

Në prag të mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës, mbetet ende mjaft e paqartëse a do të mund të krijohet shumica parlamentare dhe a do të mund të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit, të cilin pritet ta propozojë koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN.

Mbledhja konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet të enjten, më 3 gusht.

Pjesëmarrjen në këtë mbledhje tashmë e kanë konfirmuar subjektet parlamentare.

Memli Krasniqi, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se koalicioni PAN është i përkushtuar që gjithçka të rrjedhë mirë në seancën konstituive të Kuvendit.

"Ne e kemi mbështetjen e mjaftueshme për ta votuar edhe Qeverinë, për ta konstituuar edhe e Kuvendin dhe besojmë që gjithçka do të shkojë dhe do të rrjedhë ne mënyrën më të mirë të mundshme. Ky edhe është përkushtimi ynë si koalicion".

I nominuari për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se të gjithë deputetët e këtij subjekti politik, do të jenë të pranishëm në mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ai ka kritikuar koalicionin PAN për, siç ka thënë ai, mënyrën se si po përpiqet ta krijoj shumicën parlamentare.

"PAN-i po orvatet që ta krijojë shumicën parlamentare nëpërmjet një Qeverie, e cila do të varet nga partia e Beogradit në Kosovë dhe nga blerja e ndonjë deputeti. I bën shtet-ndërtimit dhe demokracisë në Kosovë, por nuk ju bën nderë edhe atyre", ka thënë Kurti, njofton Radio Evropa e Lirë.

Koalicioni PAN, që më parë kanë paralajmëruar se për kryetar të Kuvendit do ta propozojë liderin e PDK-së, Kadri Veselin, i cili ka mbajtur këtë post edhe në legjislaturën e kaluar.

Këtë e ka konfirmuar edhe Krasniqi, ndonëse sipas tij, kjo ende nuk është zyrtare.

"Ka një mbështetje të plotë për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe për liderin e koalicionit tonë, për zotin Kadri Veseli. Por, unë sot nuk mund t'ua them këtë si fakt të kryer. Vendimin zyrtar do ta publikojmë me kohë".

Kryetari i Kuvendit zgjidhet me shumicën e thjeshtë, që nënkupton me 61 vota të deputetëve.

Kurti ka thënë se 32 deputetët e Lëvizja Vetëvendosje, nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.

"Të enjten, Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet ta zgjedhë për kryetar një person, një figurë politike, i cili duhet të jetë sa më gjithëpërfshirëse e kurrsesi kontroverse. Ky deputet që do të bëhet kryetar i Kuvendit, në legjislaturën e 6 duhet të jetë shumë më i mirë se sa kryetari i Kuvendit në legjislaturën e pestë".

Në anën tjetër, njohësi i zhvillimeve politike, Imer Mushkolaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se problemet për krijimin e shumicës parlamentare, por edhe për votimin e kryetarit të ri të Kuvendit, janë më se evidente, pavarësisht deklaratave të deritashme të koalicionit PAN, se ekzistojnë votat e nevojshme për këto.

"Unë pres – të paktën duke u bazuar edhe në disponimin e përgjithshëm të partive politike, por edhe në përgjithësi deklaratat që janë bërë publike – që zgjedhja e kryeparlamentarit të dështojë. Kjo do të çonte pastaj në një situatë të re, në kuptimin që po ashtu koalicioni PAN mund të provojë edhe herëve të tjera të njëjtin kandidat ose kandidat tjetër. Por, prapëseprapë ekziston rreziku që kryetari i Kuvendit të mos zgjidhet dhe rrjedhimisht edhe Kuvendit të mos konstituohet".

Mushkolaj shton se një situatë e tillë do ta çonte vendin në zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare, gjë që sipas tij, nuk do të ishte zgjidhje e duhur.

"Nëse ndodhë kështu, bëhet vetëm për inate personale, për shkak se unë konsideroj se ekzistojnë mundësi të tjera. Do të mund të ishte, ta zëmë, caktimi i një kandidati tjetër nga koalicioni PAN, një kandidati të pranueshëm për rivalët politikë që nuk janë në koalicionin PAN, që të paktën të konstituohet Kuvendi dhe pastaj të kalohet në çështjen e krijimit të Qeverisë".

Sidoqoftë, menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, fillon edhe faza prej 15 ditëve për formimin e Qeverisë së re. Duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve, edhe formimi i Qeverisë i takon koalicionit PAN, por kërkohet që ky koalicion të sigurojë minimumin prej 61 votave.(REL)

 

The post Më 3 gusht, Kosova me Kuvend të ri apo një hap drejt zgjedhjeve appeared first on INSAJDERI.

Pence në Podgoricë: “Vizita e shekullit” si një mesazh adresuar Moskës

Posted: 01 Aug 2017 09:07 AM PDT

Podgorica zyrtare pret zëvëndëspresidentin e SHBA Mike Pence. Ashtu si pritej ai ka konfirmuar partneritet strategjik mes dy vendeve. Megjithatë duket qartë, se ardhja e ti në Mal të Zi është një mesazh drejt Rusisë.

Podgorica zyrtare me një njoftim pompoz mirëpret zëvëndëspresidentin amerikan Mike Pence. Ashtu sikurse pritej ai ka konfirmuar partneritet strategjik mes dy vendeve. Megjithatë është qartë e dukshme se ardhja e ti në Mal të Zi është një mesazh në adresë të Rusisë.

Me Boeing 757 mbërrin në Podgoircë dora e dajthtë e Presidentit Donald Trump. Mike Pence është zyrtari më i lartë që viziton Malin e Zi, që pas vendosjes së bashkëpunimit mes vendeve një shekull më parë. Në rrugën ku do të kalojë Pence trafiku do të jetë i mbyllur dhe masat e sigurisë janë në nivelin më të lartë.

Mike Pence vjen me ftesë të kryeministrit Dushko Markoviq, për të marrë pjesë në samitin e Kartës së Adriatikut. Samiti zhvillohet të mërkurën (02.08) dhe aty do të marin pjesë udhheqësit e shteteve apo qeverive të Malit të Zi, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë.

Qeveria e Malit të Zi nuk u përgjigj në pyetjen e DW, se sa njerëz janë të angazhuar në përgaditjen e pritjes së Pence, por pranuan se kjo është pritja më e madhe e organizuar ndpnjëherë në Malin e Zi. Përgaditjet për pritjen e zëvëndëspresidentit kanë zgjatur dy muaj, shkruan DW.

Mesazh i pritur

“Vizita e zëvëndëspresidentit preceptohet si një shlyerje borxhi ndaj Malit të Zi, pas arritjeve të rezlutateve shumë të vlefshme në aspektin e zhvillimit politik me referendum”, thotë për DW Ivan Vukovic profesor në Fakultetin e Shekncave Politike në Podgoricë.

Gazetari i së përditshmes “Vijesti” Divan Muric mendon, se nuk do të ketë diçka të re për të informuar, sepse siç thotë ai: “Ne do të marrim vetëm informacione që janë të protokolluara nga ata. Do të përsëriten mesazhet, se Mali i Zi është tani një aleat i SHBA-së, dhe se Mali i Zi është në rrugë të qartë drejt Perëndimit”.

Shikim nga Moska

Ajo për çka me siguri nuk do të flitet, por në mënyrë të dukshme do të bëhet e qartë, është mesazhi në adrësë të Rusisë. Pence vjen në Mal të Zi nga Gerorgjia, turneun evropian ai e nisi më 30 korrik me vizitën në Estoni.

” Ky turne mund të interpretohet si një mesazh për Rusinë. Është e mjaftueshme të shihet vetëm agjenda e vizitave: Estonia, Gjerorgjia dhe Mali i Zi, vende që duan të largohen nga ndikimi i Rusisë dhe vende që duan sigurinë se Shtetet e Bashkuara i mbështesin ato”, thotë Muric për DW.
Me këtë pajtohet edhe politologu Vukovic:”Turi Evropian i Pence mund të shihet si një lloj manovrimi gjeopolitik për të kujtuar Moskën se sjellja e tyre agresive në arenën ndërkombëtare nuk është e pakufizuar”.

Qeveria njoftoi, se Maik Pence të mërkurën në mëngjes fillimisht do të takohet me kryeministrin Markoviq.

Më pas do të fillojë samiti i Kartës së Adriatikut. Karta është  thelemluar me qëllim që të ndihmohen vendet, që aspirojnë anëtarsim në NATO. Kjo kartë u nënshkrua në vitin 2003 nga Shqipëria, Kroacia, Maqedonia dhe SHBA. Mali i Zi dhe Bosnja i janë bashkuar zyrtarisht Kartës së Adriatikut në vitin 2008, ndërkohë që Serbia mori statuisn e vëzhguesit. (DW)

The post Pence në Podgoricë: “Vizita e shekullit” si një mesazh adresuar Moskës appeared first on INSAJDERI.

Deputetja e vetme që ka mbetur pa u regjistruar në Kuvend

Posted: 01 Aug 2017 08:43 AM PDT

Edhe tre deputetë të tjerë të Kuvendit të së Kosovës të Legjislaturës VI, kanë kryer sot procesin e regjistrimit, duke arritur në numrin prej 119 deputetëve të regjistruar.

Sot janë regjistruar edhe lideri i VV-së Albin Kurti dhe deputeti i PDK-së Memli Krasniqi.

Deputetja që nuk është regjistruar ende është Shqipe Pantina.  Sipas zyrës për media të Kuvendit ajo të regjistrohet nesër.

The post Deputetja e vetme që ka mbetur pa u regjistruar në Kuvend appeared first on INSAJDERI.

Dhjetëditëshi i parë i gushtit me vapë afrikane

Posted: 01 Aug 2017 07:44 AM PDT

Vapa afrikane tashmë ka filluar të shtrihet mbi pjesën më të madhe të rajonit dhe pjesë qendrore dhe lindore të Evropës.

Sipas parashikimeve të fundit kjo vapë pritet të zgjasë në dhjetë ditët e para të gushtit, e më pas mund të presim rënie të temperaturave në vlera mesatare.

Në ditët në vijim, deri në fundjavë do të mbajë mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të rriten tutje mbi vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 14C deri në 19C, e maksimalet nga 34C deri në 37C, e në pjesë të Dukagjinit mund të arrijnë deri në 38C.
Era do të fryejë mesatarisht nga verilindja 3-8m/s

Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale dhe gradualisht pritet të zbres në vlera normale, shkruan EkonomiaOnline.

Nga shënimet e viteve të shkuara, përgjatë muajit gusht, kohëpaskohe mund të ketë periudha të gjata me valë të të nxehtit, madje edhe mbi dhjetë ditë, ndërsa maksimalet mund të arrijnë edhe në 37C deri 39C.

The post Dhjetëditëshi i parë i gushtit me vapë afrikane appeared first on INSAJDERI.

Vuçiq: Serbia ka marrë masat për ekstradimin e “Ballistit”

Posted: 01 Aug 2017 07:37 AM PDT

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka komentuar mundësinë e ekstradimit të Ismail Morinës, të njohur si "Ballisti", në Serbi, pas ndalimit të tij në Kroaci.

Morina u ndal në Kroaci pas një kërkese për arrest nga Serbia, për shkak se ai dyshohet të ketë përdorur dronin e famshëm që nxiti përplasjet në ndeshjen e futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë, në tetor të 2014-s në kualifikimet për Euro 2016.

Vuçiq ka thënë se Serbia ka marrë të gjitha masat e duhura për ekstradimin e "Ballistit".

"Ne kemi bërë gjithçka që është dashur. Nuk e di ku e shihni ju këtë ofensivë të ashpër. Mediat shkruajnë gjithçka. Tani kemi përvjetorin e dëbimit të serbëve nga Kroacia dhe shpresoj të kemi mirëkuptim në aspektin politik dhe pa ofendime, pavarësisht emocioneve.", ka deklaruar Vuçiq për mediat serbe duke shtuar se për "kryesit e veprave penale nuk dëshiron të komentojë më shumë".

The post Vuçiq: Serbia ka marrë masat për ekstradimin e "Ballistit" appeared first on INSAJDERI.

Transferimet më të kushtueshme të viteve të fundit

Posted: 01 Aug 2017 07:36 AM PDT

Në vitet e fundit merkatoja e transferimeve të muajve të verës ka qenë tej mase e nxehtë dhe kjo për shkak të shifrave marramendëse që klube të ndryshme kanë ofruar për futbollistët më cilësorë që kanë kaluar çdo kufi.

Prej më shumë se 1 jave  në media nuk flitet për gjë tjetër veçse për brazilianin Neymar, transferimi i të cilit te Paris Saint Germain do të jetë më i kushtueshmi në historinë e futbollit.

Sipas mediave të ndryshme tashmë Neymar ndodhet në Doha për t’u takuar me drejtuesit e klubit parizien përpara se të kryejë vizitat mjekësore. Për të arritur te sulmuesi brazilian Paris Saint Germain ka pranuar të paguajë klauzolën e futbollistit prej 222 milionë euro.

Pas Neymar, transferimi më i shtrenjtë është ai i Paul Pogba nga Juventus te Manchester United me Djajtë e Kuq që i paguan Zonjës së Vjetër plot 105 milionë Euro për kartonin e mesfushorit francez.

Podiumin e transferimeve më të shtrenjta e plotëson Reali i Madridit me blerjen e Gareth Bale në vitin 2013 kur derdhi në arkat e Tottenhamit plort 101 milionë Euro.

Vetëm në vendin e katërt është kalimi i Ronaldos nga Manchester United te Reali i madridit, me 94 milionë Euro.

Pesëshen e blerjeve më të shtrenjta në merkaton e transferimeve në vitet e fundit e plotëson Juventusit që i pagoi Napolit plot 90 milionë Euro për të siguruar shërbimin e argjentinasit Gonzalo Higuain.

The post Transferimet më të kushtueshme të viteve të fundit appeared first on INSAJDERI.

Maqedonia dhe Bullgaria zgjidhën mosmarrëveshjet historike

Posted: 01 Aug 2017 07:26 AM PDT

Maqedonia dhe Bullgaria nënshkruan të martën në Shkup marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me të cilën, dy vendet pretendojnë se i jepet fund mosmarrëveshjeve që kanë ekzistuar që nga pavarësia e Maqedonisë lidhur me gjuhën, kulturën dhe historinë e ndërsjellët.

Marrëveshja, e cila është vlerësuar si historike, është nënshkruar nga kryeministrat Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, i cili udhëheq një delegacionin e lartë shtetëror bullgar në vizitën dy ditore në Shkup. Vizita korrespondon me 2 gushtin, festën shtetërore të Maqedonisë, ndërsa data ishte zgjedhur me qëllim që dy delegacionet shtetërore të shprehin mirënjohje për personalitetet historike të kësaj date, e që ndërlidhen me historitë e dy vendeve.

"Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim tregon qartë se atje ku ka vullnet politik, ide për progres, çështjet e hapura do të zgjidhen. Maqedonia dhe Bullgaria kanë bërë një hap historik, duke e përdorur të kaluarën si themel për të ardhmen, stabilitetin dhe zhvillimin jo vetëm të dy vendeve, por edhe për rajonin ballkanik….Maqedonia dhe Bullgaria me këtë marrëveshje treguan përgjegjësi ndaj shtetasve të tyre. Kjo marrëveshje është shembull se si frenimi shumëvjeçar mund të shndërrohet në motor të bashkëpunimit dhe lidhjes mes popujve", deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, duke shtuar se me këtë marrëveshje, Sofja dhe Shkupi i kanë dërguar një mesazh të fuqishëm Bashkimit Evropian, se dy vendet janë të përcaktuara për paqe dhe stabilitet.

"Vëmendja e NATO-së dhe e BE-së është e drejtuar nga përcaktimi i shteteve të rajonit për bashkëpunim, pasi çështja e raporteve të fqinjësisë së mirë është çështje e kapaciteteve të pjekurisë për kapërcimin e mosmarrëveshjeve me mirëkuptim, si vlera të larta demokratike", deklaroi Zaev.

Kryeministri bullgar, Bojko Borisov, tha se dy vendet kanë dëshmuar se mosmarrëveshjet mund t'i zgjidhin edhe pa ndërmjetësim nga jashtë, nëse drejtuesit e tyre shtetëror udhëhiqen nga interesat e fqinjësisë së mirë.

"Pa ndërmjetësues, pa moderator, apo pa ndikime të tjera ne arritëm këtë marrëveshje, pasi vlerësuam se paqja, miqësia dhe fqinjësia e mirë janë më të rëndësishme se gjithçka tjetër. Me këtë marrëveshje, ne vendosim të lëmë pas të kaluarën dhe të shohim përpara, drejtë të ardhmes së dy vendeve tona", tha Borisov, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme marrëveshjen për zhvillimin ekonomik jo vetëm të dy vendeve, por edhe të rajonit në përgjithësi.

Marrëveshja është nënshkruar në dy gjuhë, maqedonisht dhe bullgarisht, me çka Sofja e njeh edhe zyrtarisht gjuhën maqedonase. Dokumenti i jep të drejtën dy vendeve që të kujdesen për pakicat e tyre në shtetet respektove, në përputhje me marrëveshjet dypalëshe dhe shumëpalëshe, njofton Radio Evropa e Lirë.

Në nenin 11 të marrëveshjes thuhet se "Maqedonia konfirmon se në Kushtetutën e saj asnjë nen nuk mund dhe nuk duhet të interpretohet si përzierje në punët e brendshme të Bullgarisë, me qëllim mbrojtjen e statusit të personave që nuk janë shtetas të Maqedonisë".

Në marrëveshje, veç tjerash qëndron se Bullgaria do të ndihmojë Maqedoninë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, pa vendosje të kushteve paraprake. Një nen tjetër i marrëveshjes parasheh formimin e një komisioni të përbashkët, i cili duhet të kontribuojë në interpretimin objektiv dhe shkencor të ngjarjeve historike dhe se Bullgaria e Maqedonia do të marrin pjesë në shënimin e ngjarjeve historike.

Marrëveshja, ndërkohë nuk është mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja, partia më e madhe opozitare e udhëhequr nga ish-kryeministri, Nikolla Gruevski. Në një komunikatë të kësaj partie thuhet se marrëveshja nuk pranohet nga ana e saj, meqë nuk ishte pranuar asnjë nga vërejtët e saj. Ajo i kishte bërë thirrje Qeverisë që deri në nënshkrimin e dokumentit të ndryshojë pjesët kontestuese, që sipas VMRO-së mund të kenë pasoja afatgjate ndaj interesave shtetërore dhe kombëtare të Maqedonisë si dhe për gjuhën, historinë dhe popullin maqedon.

Marrëveshja kishte nxitur edhe disa protesta para Ministrisë së Punëve të Jashtme, por ato më tepër ishin simbolike. Pas nënshkrimit, marrëveshja duhet të ratifikohet edhe nga ana e Kuvendit të Maqedonisë.(REL)

The post Maqedonia dhe Bullgaria zgjidhën mosmarrëveshjet historike appeared first on INSAJDERI.

Related Posts: