“BE po shqyrton "të gjitha llojet e masave" për Venezuelën” plus 19 more Radio Evropa e Lirë |
- BE po shqyrton "të gjitha llojet e masave" për Venezuelën
- Moska hedh poshtë raportin e Reuters për viktimat ruse në Siri
- Kuvendi pritet të nisë punën me përplasjet e para rreth kryetarit
- Kuvendi gati për seancën e parë
- Trump nënshkruan sanksionet e reja kundër Rusisë, Koresë V. dhe Iranit
- Pence kritikon aktivitetet destabilizuese të Rusisë
- Hekurudhat e Kosovës në krizë financiare, ndalojnë operimin
- Zëvendëskryeministri rus Rogozin, shpallet "persona non grata" në Moldavi
- Pence: SHBA e mbanë përgjegjëse Rusinë për aksionet e saj
- Marrëveshja Maqedoni-Bullgari, mbyll kontestet mes dy shteteve?
- Afganistan: Sulm vetëvrasës kundër trupave të NATO-s
- Pence: Pranimi i Malit të Zi në NATO, arritje historike
- Pence thotë se Ballkani e ka vendin në Perëndim dhe kritikon rolin e Rusisë
- Kosova siguron kredi prej 34 milionë euro nga Banka Botërore
- Qeveria miraton propozimin për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL
- Afganistan: Së paku 29 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami shiite
- Irani i akuzon SHBA-të për shkelje të marrëveshjes atomike
- Shtëpia e Bardhë: Trump e ka ndihmuar djalin e tij për deklaratë
- Kosova me gjashtë strehimore, prej tyre vetëm tri funksionale
- Ish-kampioni olimpik në xhudo është arrestuar për sulm seksual
BE po shqyrton "të gjitha llojet e masave" për Venezuelën Posted: 02 Aug 2017 09:34 AM PDT Komisioni Evropian është duke shqyrtuar "të gjitha llojet e masave" në përgjigje të tensioneve të rritura në Venezuelë, pas arrestimit të dy kritikëve të presidentit Nicolas Maduro, ka thënë një zëdhënëse e këtij komisioni. "Janë duke vazhduar konsultimet me përfaqësuesit e vendeve anëtare për të realizuar një përgjigje të koordinuar dhe të përshtatshme nga BE-ja. Aktualisht të gjitha llojet e masave janë duke u marrë në konsideratë", ka shtuar tutje zëdhënësja, ka dhënë detaje shtesë. Të hënën qeveria e Shteteve të Bashkuara i ka vënë sanksione Maduros dhe ua ka ndaluar amerikanëve bashkëpunimin me të. Këto zhvillime kanë ndodhur disa ditë pasi votimit kundërthënës dhe të dhunshëm për një asamble kushtetuese, e cila është përcjellë me protesta të gjëra, në të cilat janë vrarë së paku 10 vetë. Presidenti i Venezuelës, Nicholas Maduro, e ka formuar këtë asamble për rishkrimin e kushteturës për shkak të protestave antiqeveritare. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Moska hedh poshtë raportin e Reuters për viktimat ruse në Siri Posted: 02 Aug 2017 08:51 AM PDT Rusia e ka hedhur poshtë një raport të agjencisë së lajmeve Reuters, i cili tregon numër më të madh të viktimave ruse në Siri, në krahasim me ato që janë raportuar zyrtarisht. Derisa Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka deklaruar se dhjetë ushtarë rusë kanë vdekur në Siri nga 1 janari i këtij, në raportin e Reutersit që është publikuar sot, thuhet se të paktën 40 trupa ruse dhe ushtrarë të kontraktuar, e kanë humbur jetën në Siri gjatë vitit 2017. Reuters ka thënë se raporti është bazuar në dëshmitë e familjarëve, shokëve të personave të vdekur dhe zyrtarëve lokal në Rusi, shumica e të cilëve kanë deklaruar se autoritetet ruse u kanë thënë të mos flasin për këtë çështje. Sipas Reuters, nga 40 të supozuarit e vrarë, prej tyre 21 kanë qenë të kontraktuar privatisht dhe 17 të tjerë kanë qenë ushtrarë. Statusi i dy personave të tjerë mbetet i paqartë Mirëpo Ministria e Mbrojtjes e ka hedhur poshtë raportin. "Kjo nuk është hera e parë që Reuters është duke tentuar të diskreditojë, në çdo mënyrë, operacionin e Rusisë që ka për qëillim të shkatërrojë terroristët e Shtetit Islamik dhe rikthimin e paqes në Siri", ka thënë zëdhënësi i ministrisë, Igor Konashenkov. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Rusia nuk ka të bëjë asgjë me vullnëtarët rusë që luftojnë në Siri. "Në rast se në Siri ka qytetarë rusë që shërbejnë si vullnetarë, ata nuk kanë të bëjnë aspak me shtetin", ka thënë Peskov. Përfshirja e Rusisë në konfiktin e Sirisë, në mbështetje të qeverise siriane është vlerësuar në Rusi, si pjesë e "suksesit në politkën e jashtme", pak kohë para se të mbahen zgjedhjet presidenciale të mars të 2018-tës në këtë vend. Presidenti Putin pritet të fitojë edhe një mandat gjashtëvjeçar në këto zgjedhje. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kuvendi pritet të nisë punën me përplasjet e para rreth kryetarit Posted: 02 Aug 2017 08:25 AM PDT Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës do të jetë sfida e parë, me të cilën do të përballen deputetët e legjislaturës së gjashtë të vendit, e cila pritet të konstituohet të enjten, më 3 gusht. Propozimi i kandidatit për kryetarin e Kuvendit do të bëhet nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN, i cili radhitet si subjekti i parë politik me më së shumti ulëse të fituara në Kuvend. Përderisa përfaqësuesit e koalicionit PAN ende nuk e kanë sqaruar nëse i propozuari i tyre do të jetë lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, thonë se do të votojnë kundër zotit Veseli për postin e të parit të Kuvendit. Paralajmërime të ngjashme ka bërë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka thënë se nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit e as të nominuarin e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, për kryeministër të Kosovës. Memli Krasniqi, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar përfundimtar nëse Veseli do të propozohet për kryetar të Kuvendit. "Politika është interesante, veçanërisht në Kosovë dhe veçanërisht kur kemi zgjedhje. Por, ne shpresojmë që do të jetë zoti Kadri Veseli - po e them edhe personalisht - për arsye që e ka kredibilitetit politik dhe mbështetjen politike, si dhe peshën politike, ndoshta për të udhëhequr më fuqishëm në mandatin e ardhshëm Kuvendin e Kosovës, sidomos kur kihet parasysh që do ta kemi një opozitë të fuqishme të përbërë prej Vetëvendosjes dhe LDK-së. Në anën tjetër, mund të jetë një kryetar, i cili mund ta menaxhojë në mënyrën më të mirë të mundshme Kuvendin. Por, ta shohim. Realisht, as unë nuk kam mandat që të them sot se kjo është çështje e kryer". Por, Albulena Haxhiu, deputete e zgjedhur e Lëvizje Vetëvendosje, thotë për Radion Evropa e Lirë se deputetët e këtij subjekti politik, i cili është i dyti me radhë për kah numri i ulëseve në Kuvendin e Kosovës, do të marrë pjesë në mbledhjen konstituive të Kuvendit. Ajo ka ripërsëritur se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, do të votojnë kundër Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit. "Natyrisht që do ta kundërshtojmë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit, në qoftë se propozohet një emër i tillë, për faktin se kryetari i Kuvendit duhet të jetë figurë unifikuese dhe jo përçarëse. Veseli ka dështuar që ta përfaqësojë interesin e secilit deputetë përbrenda Kuvendit, dhe t'i përfaqësojë sa më mirë interesat e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Madje, shpeshherë ka kërcënuar dhe ka fyer deputetët e Kuvendit, prandaj ne nuk mund ta përkrahim një njeri të tillë", thotë Haxhiu. Por, Haxhiu ka shtuar se , marrë parasysh aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, i cili i jep të drejtën subjektit politik me më së shumti ulëse në Kuvendin e Kosovës që ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, në këtë rast koalicionit PAN, atëherë, siç thotë ajo, propozimi i një emri tjetër nga ky koalicion ka mundësi ta marrë përkrahjen e deputetëve të Kuvendit. "Ne jemi të bindur që përbrenda këtij koalicioni (PAN) ka njerëz, të cilët mund ta mbajnë këtë pozicion, ka njerëz, të cilët mund të marrin përkrahjen e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. U bëjmë thirrje që ta bëjnë një propozim të tillë", tha Haxhiu. Sidoqoftë, konstituimi i Kuvendit dhe zgjedhja e kryetarit të tij, i hapë rrugë krijimit të Qeverisë së re të vendit. Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve, formimi i Qeverisë i takon koalicionit PAN, por kërkohet që ky koalicion të sigurojë minimumin prej 61 votave. Përfaqësuesit e këtij koalicioni, kanë thënë se pas konstituimit të Kuvendit, brenda një kohë shumë të shkurtë do të mbahet edhe seanca e dytë e Kuvendit, ku do të votohet për Qeverinë e re. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kuvendi gati për seancën e parë Posted: 02 Aug 2017 08:19 AM PDT Kuvendi i Kosovës më 3 gusht do të mblidhet në seancë konstituive, ku pritet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Trump nënshkruan sanksionet e reja kundër Rusisë, Koresë V. dhe Iranit Posted: 02 Aug 2017 08:13 AM PDT Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka nënshkruar projektiligjin i cili e sanksionin Rusinë, Korenë Veriore dhe Iranin. Ligjëvënesit amerikanë e kanë miratuar projektligjin i cili targeton kompanitë ruse të energjisë, dhe sipas së cilit presidenti Trump duhet të kërkojë aprovimin e Kongresit, në mënyrë që të lehtësojë sanksionet kundër Moskës. Presidenti rus, Vladimir Putin është përgjigjur ashpër ndaj miratimit të legjislacionit nga ana e Kongresit, para se presidenti Trump ta nënshkruante atë, duke udhëruar që Uashingtoni ta zvogëlojë stafin diplomatik në Rusi. Kjo përgjigje nga Rusia ka përshkallëzuar tensionet me SHBA-në, të cilat edhe ashtu kanë qenë të ngritura për shkak të agresonit rus në Ukrainë, rolit të saj në Siri dhe ndërhyjes së supozuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Kremlini e ka cilësuar legjislacionin si "agresion ekstrem" dhe ka akuzuar Uashingtonin për tentim të "izolimit" të Rusisë me sanksione dhe masa të tjera. Ligjëvënësit amerikanë e kanë modifikuar legjislacionin pas ankesave të liderëve evropianë, pasi sipas tyre i njëjëti ishte shumë i dëmshëm për kompanitë evropianë që punojnë në projektin e gazsjellësit me Rusinë. Ministrja e Ekonomisë në Gjermani i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian t'i luftojë sanksionet e reja të SHBA-së, duke thënë se ato do të pengonin edhe vendet perëndimore në të bërit biznes. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Pence kritikon aktivitetet destabilizuese të Rusisë Posted: 02 Aug 2017 08:06 AM PDT Zëvendëspresident i SHBA-së, Mike Pence ka thënë në Mal të Zi se Rusia duhet të ndalë aktivitetet destabilizuese në rajonin e Ballkanit Perëndimor. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Hekurudhat e Kosovës në krizë financiare, ndalojnë operimin Posted: 02 Aug 2017 07:23 AM PDT Në Kosovë nga e enjtja (3 gusht) do të ndërpritet qarkullimi i të gjithë trenave në linjën e Pejës dhe atë të Hanit të Elezit. E vetmja linjë hekurudhore që do të mbahet në operim, në transportin e udhëtarëve, mbetet ajo Prishtinë – Shkup – Prishtinë. Ndërprerja e këtyre linjave, po bëhet për shkak të mungesës së mjeteve financiare, të cilat është dashur të sigurohen nga Qeveria e Kosovës, thonë përfaqësues të hekurudhave të Kosovës. Agron Thaçi, kryeshef ekzekutiv në kompaninë "Infrakos", i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kanë kërkuar në vazhdimësi nga institucionet qeveritare që të ndërmarrin veprime urgjente për kryerjen e obligime ligjore që ata i kanë për ndërmarrjen. "Trainkos në mungesë të mjeteve financiare ka ndaluar operimin. Më duhet të them se nuk është vetëm 'Trainkos' që ballafaqohet me probleme financiare. Kjo ndërmarrje nuk ka kryer një borxh ndaj nesh prej rreth 700 mijë eurove. Po ashtu, Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë subvencionin vjetor që obligohet sipas ligjit për ndërmarrjen tonë, 'Infrakos', në vlerë prej 1.8 milion euro, duke na vë kështu në pozitë të rëndë financiare", sqaron Thaçi. Në bazë të Ligjit për hekurudhat e Kosovës, autoriteti kontraktues (Ministria e Infrastrukturës) parashihet që t'i mbulojë të gjitha këto shpenzime. Por, sipas autoriteteve hekurudhore, që nga ndarja e hekurudhave të Kosovës në vitin 2011, këto shpenzime nuk janë mbuluar nga ana e Qeverisë. Nga kjo periudhë, shtator 2011, janë rreth pesë milionë euro shpenzime të cilat ndërmarrja i ka mbuluar nga buxheti i saj. Thaçi i bënë thirrje Qeverisë së Kosovë që të merr më shumë seriozitet këtë çështje, pasi që kjo situatë kërkon zgjidhje urgjente. Të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës, ministri kjo përgjegjëse për hekurudhat e Kosovës, nuk janë deklaruar lidhur me këtë çështje. Ndërkohë, Agron Thaçi thotë se 'Trainkos' nuk do të lëshojë linjat e trenave pa siguruar mjetet financiare. Infrastruktura hekurudhore në Kosovë vazhdon të përballet me një gjendje jo të mirë. Binarët, ndërtesat e stacioneve, stabilimentet sinjalizuese, pastaj operimet hekurudhore, lokomotivat, vagonët e udhëtarëve, nga ekspertë të fushës konsiderohen të vjetruara dhe se për përmirësimin e tyre kërkohen investime të mëdha. Sadullah Avdiu, profesori i lëndës "Projektimi i Hekurudhave", në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, thotë se duhet të bëhen investime, pasi që një transport i mirë hekurudhor do të shkarkonte transportin rrugor. "Është vjetërsuar traseja, infrastruktura në përgjithësi. Të gjitha këto kërkojnë investime në mënyrë që të kemi një transport të ngjashëm me vendet e perëndimit, ku transporti hekurudhor është kënaqësi dhe jo mundim dhe jo të konsiderohet vetëm për një shtresë, të cilat në pamundësi që të ofrojnë një luks përdorin transportin hekurudhor". "Vetëm çmimi nuk është arsye që të shfrytëzohet transporti hekurudhor, por duhet të jenë edhe komponente tjera, ku ndihet rahatia dhe atë e bënë vetëm infrastruktura moderne", thotë Avdiu. Ndryshe, Kosova tani më është përfshirë në projektet për modernizimin e hekurudhës, investime këto që hyjnë në pakon për investime të aprovuara në samitin e Ballkanit Perëndimor në gusht të vitit 2015 në Vjenë, në kuadër të agjendës më të gjerë të Bashkimit Evropian për promovimin e lidhjes në rajon dhe të lidhjes me BE-në. Linja hekurudhore që përshkon Kosovën më Maqedoninë dhe Serbinë, është 250 kilometra e gjatë, prej së cilës 148 kilometra janë në Kosovë dhe pjesa tjetër në Maqedoni dhe Serbi. Modernizimi thuhet të ketë filluar dhe do të finalizohet në fund të vitit 2020. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Zëvendëskryeministri rus Rogozin, shpallet "persona non grata" në Moldavi Posted: 02 Aug 2017 06:49 AM PDT Ministria e Jashtme e Moldavisë ka thënë se zëvendëskryeministri rus Dmitry Rogozin është shpallur "persona non grata", pas kometeve që ai ka bërë rreth Moldavisë gjatë një interviste në një kanal televiziv rus. Qeveria e ka miratuar masën e propozuar nga ministri i Jashtëm, Andrei Galbur, i cili përcakton se, Rogozinit i ndalohet hyrja apo transporti përmes territorit të Moldavisë "Bazuar në komentet e zëvendëskryeministri rus, qeveria moldave e ka shpallur Dmitry Rogozin "person non grata", duke i ndaluar hyrjen në Moldavi, ka thënë ministria përmes një deklarate. Qeveria e ka sqaruar vendimin duke cituar deklarata publike kontraverse të Rogozinit rreth Moldavisë, popullit dhe qeverisjes së saj më 28 korrik, ditën kur autoritetet rumune i kanë ndaluar Rogozinit fluturimin në territorin e Rumanisë. Rogozin kishte planifikuar të mbante takim me presidentin prorus të Moldavisë, Igor Dodon dhe të marrë pjesë në festimet kontraverse të 29 korrikut të inicuara nga Moska, për të shënuar 25 vjetorin e të ashtuquajturit operacion paqeruajtës në regjionin e ndarë të Moldavisë, Transdniester. Deklarimi i pavarësisë nga separatistët e rajonit Transdniester në vitin 1990 nuk është njohur ende nga asnjë vend. Transnistria i ka qëndruar besnike Moskës, nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Rusia mban në këtë rajon 1200 forca ushtarake, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të Moldavisë për t'i zëvendësuar të njëjëtit me paqeruajtës ndërkombëtarë. Rogozin ka qenë cak i sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kanadaja për shkak të mbështetjes së tij publike të aneksimit të paligjshëm të Krimesë. Si shkak i këtyre sanksioneve atij i ndalohet hyrja në vendet e BE-së. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Pence: SHBA e mbanë përgjegjëse Rusinë për aksionet e saj Posted: 02 Aug 2017 06:01 AM PDT Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, u ka thënë liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbajnë Rusinë "përgjegjëse për aksionet e saj". "Rusia vazhdon të synoj rishkrim të kufijve ndërkombëtarë me forcë dhe këtu në Ballkanin Perëndimor, Rusia ka punuar për destabilizim të rajonit, shkatërrim të demokracisë suaj dhe ndarje nga njëri-tjetri dhe nga pjesa tjetër e Evropës", tha sot Mike Pence, gjatë fjalimit të tij në samitin Karta e Adriatikut në Podgoricë. Ai theksoi se "Shtetet e Bashkuara e refuzojnë çfarëdo përpjekjeje të përdorimit të forcës, kërcënimeve, ose keqtrajtimit në këtë rajon dhe jashtë tij" dhe ka shtuar se "Ballkani Perëndimor ka të drejtë të vendos për të ardhmen" e vet. Në këtë tubim po marrin pjesë edhe shefat e shteteve dhe të qeverive të Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Marrëveshja Maqedoni-Bullgari, mbyll kontestet mes dy shteteve? Posted: 02 Aug 2017 05:53 AM PDT Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Bullgarisë kryesisht ka marrë vlerësime pozitive, por edhe kritika të caktuara para se gjithash nga opozita maqedonase si dhe njohës të ndryshëm të çështjeve historike. Bashkim Selmani, analist politik dhe profesor në Universitetin e Tetovës, thotë se marrëveshja shënon një fazë të re në raportet e Maqedonisë me shtetet fqinje, që i hap rrugën integrimit euroatlantik të vendit. "Kjo është një erë e re për Maqedoninë në aspektin e përgjithshëm. Nga fqinjësia e mirë përshpejtohet qëllimi dhe premtimi i partive politike për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Ky është vetëm se një hap i parë, dhe unë shpresoj që ndërkombëtarët do të japin të njëjtën ndihmë edhe në zgjidhjen e kontestit me Greqinë. Pra, marrëveshja është një hap për ta përshëndetur. Sa i përket rolit të shqiptarëve, besoj se ai ka qenë pozitiv dhe ka ndihmuar që të mos ketë ndonjë ngatërresë eventuale", thotë Selmani. Por, ndryshe mendon Sotir Kostov, njohës i çështjeve politike, i afërt me politikat e VRMO-së së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski. "Qëllimi kryesor është që të mos ketë Maqedoni, qëllimi kryesor është që të mos pranohet ekzistimi i popullit maqedon. Bullgarët në emër të fqinjësisë së mirë arritën të realizojnë atë që nuk mundën në 120 vjetët e fundit". "Marrëveshja ka dobësi të shumta dhe tërheqje nga pozicionet kombëtare. Bullgarët gjithmonë kanë thënë se nuk mundet që një popull te jetojë në dy shtete dhe tani me këtë marrëveshje po i realizojnë ëndrrën e tyre, meqë ajo parasheh ndërhyrje në çështjet e brendshme gjoja duke u interesuar për pakicën bullgare në Maqedoni, ndërsa mohon ekzistimin e pakicës maqedonase në Bullgari", thotë Kostov, duke kritikuar, siç thotë, se gjuhën e përdorur gjatë hartimit të marrëveshjes, e që lënë hapësirë për interpretime të ndryshe. Por, ndryshe nga kritikuesit e marrëveshjes, përfshirë edhe VMRO DPMNE-në e Nikolla Gruevskit, kryeministri Zoran Zaev, të mërkurën, edhe njëherë ka përsëritur se marrëveshja ofron të ardhmen për qytetarët e dy vendeve, duke përçuar mesazhin se rajoni është i përcaktuar të ecë drejt vlerave evropiane. "Sot, ne bashkërisht përcjellim mesazhin se rajoni është i gatshëm të udhëheqë politika të pjekurisë dhe përkushtimit ndaj qytetarëve të tij. Rajoni po sillet në mënyrë evropiane dhe meriton të fitojë shansin që të zhvillohet në familjen euroatlantike. Qeveria e Maqedonisë ka vendosur bazat e bashkëpunimit edhe me shtetet tjera të rajonit, dhe me të drejt presin shtrirjen e dorës së bashkëpunimit edhe nga shtete tjera", ka deklaruar Zaev, i cili së bashku me kryeministrit bullgar, Bojko Borisov, kanë vendosur kurora lulesh në varrin e Goce Dellçevit që llogaritet si hero kombëtar i dy shteteve. Ndërkohë, pas Bashkimit Evropian, marrëveshja është përshëndetur edhe nga Departamenti amerikan i Shtetit, duke e vlerësuar si shembull për zgjidhjen e qetë të problemeve mes shteteve fqinje. "Shtetet e Bashkuara të Amerikës urojnë Bullgarinë dhe Maqedoninë për nënshkrimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim. Kjo marrëveshje e rëndësishme, e hap derën për bashkëpunim edhe më të afërt në sfera të ndryshme. Nënshkrimi i saj do t'i kontribuojë stabilitetit politik dhe zhvillimit ekonomik në rajonin më të gjerë dhe ofron shembull inkurajues për atë se si dallimet midis fqinjëve mund të zgjidhen në mënyrë të qetë", thuhet në reagimin e Departamentit amerikan të Shtetit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Afganistan: Sulm vetëvrasës kundër trupave të NATO-s Posted: 02 Aug 2017 04:33 AM PDT Në shënjestër të një sulmi vetëvrasës sot në pjesën jugore të Afganistanit, ishte një konvoj i trupave të NATO-s, nga i cili ka pasur edhe viktima, ka njoftuar misioni i aleancës veriatlantike në këtë vend. Megjithatë, misioni i NATO-s nuk ka thënë se cili është numri i viktimave ose kombësia e tyre. Zëdhënësi i policisë provinciale në Kandahar, Zia Durrani, tha se konvoji ishte sulmuar në rajonin Daman. Një zyrtar i paidentifikuar lokal i sigurisë tha se sulmi ka ndodhur afër aeroportit të Kandaharit, ku është e vendosur baza madhore ushtarake e trupave të jashtme, që i mbështesin forcat afgane të sigurisë. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulm. Në Afganistan aktualisht ndodhen afro 13,500 ushtarë të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s. Administrata amerikane është në proces të vendosjes nëse do të dërgoj trupa shtesë në këtë vend për të luftuar kundër militantëve talibanë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Pence: Pranimi i Malit të Zi në NATO, arritje historike Posted: 02 Aug 2017 03:38 AM PDT Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, i cili po qëndron në një vizitë në Podgoricë, ka thënë se pranimi i Malit të Zi në NATO është arritje historike. (Video: Reuters) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Pence thotë se Ballkani e ka vendin në Perëndim dhe kritikon rolin e Rusisë Posted: 02 Aug 2017 03:24 AM PDT Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kushtojnë një rëndësi shumë të madhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke besuar se kjo pjesë e Evropës i takon Perëndimit, ka deklaruar zëvendëspresidenti, Mike Pence. Këto komente, zëvendëspresidenti amerikan i bëri në Podgoricë, ku po qëndron në një vizitë zyrtare e cila është cilësuar si historike për Malin e Zi dhe Ballkanin. Përveç takimeve me zyrtarët më të lartë të shtetit të Malit të Zi, Pence ka mbledhur në një takim edhe liderët e vendeve të Ballkanit, në kuadër të Kartës së Adriatikut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tema e këtij samiti ka qenë siguria në rajon. "Kryetari i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump personalisht është treguar i përkushtuar për rajonin dhe ishte nder për mua ta vizitoj Malin e Zi", tha Pence. Ai lavdëroi Malin e Zi për qëndrimin pro-perëndimor dhe për anëtarësimin në NATO. "Ne vërtetë besojmë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Perëndim. Dhe se ne presim që të riafirmojmë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndërtuar raporte që do të forcojnë lidhjet ndërmjet komunitetit evropian, Ballkanit Perëndimor dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës", ka thënë Pence. Duke i rikujtuar vendet e Ballkanit që të orientohen drejt Perëndimit, zëvendëspresidenti amerikan ka thënë se Rusia është ajo që po përpiqet t'i ndryshojë kufijtë e vendeve me anë të forcës. Po ashtu, edhe në Ballkan, ai tha se Rusia ka një ndikim negativ. "Edhe këtu, në Ballkanin Perëndimor, Rusia po punon që të destabilizojë rajonin", tha Pence, duke shtuar se këto ambicie kanë si qëllim edhe ndarjen e Ballkanit nga pjesa tjetër e Evropës. Ai ka rikujtuar ndërhyrjen e shërbimeve Ruse në zgjedhjet e fundit në Mal të Zi, duke u përpjekur të pengojnë rrugën e Malit të Zi drejt NATO-s. Pence tha se Shtetet e Bashkuara dhe presidenti Trump do t'i vazhdojnë sanksionet kundër Rusisë. Në Podgoricë, Pence ka lavdëruar liderët e Malit të Zi për qëndrim ndaj "presionit rus". Në këtë samit, me ftesë të kryeministrit të Malit të Zi po marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ai i Sllovenisë, Miroslav Cerar, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq si dhe përfaqësuesi këshillit ministror të Bosnjës e Hercegovinës, Denis Zvizdiq. Në takimin e Podgoricës, përveç vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut marrin pjesë edhe shtetet me statusin e vëzhguesit, si Serbia dhe Kosova. Pence tha se do të dëshironte që së shpejti edhe Kosovën ta sheh pjesë të Kartës së Atlantikut. Në Podgoricë, Pence lavdëroi liderët e Malit të Zi për qëndrim ndaj "presionit rus". Ndërkohë, nikoqiri i këtij takimi, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq tha se vizita e zëvendëspresidentit Mike Pence në Podgoricë paraqet një prej vizitave të nivelit më të lartë dhe më të rëndësishme që i është bërë ndonjëherë, Malit të Zi. Ai së bashku me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev e kanë siguruar numrin dy të Shteteve të Bashkuara se vendet e Ballkanit janë të përcaktuara në rrugën e tyre drejt Perëndimit dhe bashkëpunimit me NATO-n. Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi janë anëtare të Kartës së Adriatikut, përderisa Kosova, Sllovenia dhe Serbia kanë statusin e vëzhguesit. Pas samitit, është paralajmëruar që zëvendëspresidenti Pence do t'i takojë edhe liderët e vendeve të rajonit. Karta Amerikane e Adriatikut është themeluar në vitin 2003, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qëllim të koordinimit të aktiviteteve dhe angazhimeve të vendeve të rajonit në aspiratat e tyre për t'iu bashkuar NATO-s. Zyrtari i lartë amerikan arriti në Mal të Zi, që është anëtari më i ri i NATO-s, pas vizitës në Gjeorgji, ku ai e kritikoi "okupimin" e Rusisë të territorit gjeorgjian, prej luftës së shkurtër në vitin 2008. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kosova siguron kredi prej 34 milionë euro nga Banka Botërore Posted: 02 Aug 2017 03:12 AM PDT Zyrtarë të Qeverisë në largim të Kosovës dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore kanë nënshkruar dy marrëveshje për kredi, që kapin shumën prej 34.3 milionë euro. Përmes këtyre kredive synohet realizimi i dy projekteve për sektorin privat. Ministri në largim i Financave, Avdullah Hoti ka thënë se projekti i parë ka të bëjë me konkurrueshmërinë dhe gatishmërinë për eksport, kurse projekti i dytë është për sektorin e bujqësisë. Kurse Marco Mantovanelli, menaxheri i Bankës Botërore në Prishtinë, tha se ky "institucion financiar po mundohet të ndihmojë Kosovën për rritjen e prodhimit të brendshme dhe të jetë e aftë për konkurrueshmërinë e jashtme". Për fuqizimin e marrëveshjes do të jetë i nevojshëm edhe ratifikimi i saj në Kuvendin e Kosovës. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Qeveria miraton propozimin për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL Posted: 02 Aug 2017 03:01 AM PDT Qeveria në largim e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin e Ministrisë se Punëve të Jashtme për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, e njohur më shkurtesën INTERPOL. Ministri në largim i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se "ka marrë mbështetjen e shumicës së shteteve anëtare të INTERPOL-it se do të përkrahin Kosovën". Ndryshe, Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it, ka vendosur që aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, ta vë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme që do të zhvillohet në Pekin të Kinës, nga data 26 deri më 29 shtator 2017. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Afganistan: Së paku 29 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami shiite Posted: 02 Aug 2017 02:29 AM PDT Një zyrtar spitalor afgan tha se së paku 29 vetë janë vrarë dhe 63 të tjerë janë plagosur, shumica prej tyre në mënyrë serioze, nga një sulmues vetëvrasës dhe një person i armatosur, që dje e sulmuan një xhami shiite në qytetin Herat, në pjesën perëndimore të Afgansitanit. Autoritetet thanë se mbrëmë një sulmues vetëvrasës e kishte aktivizuar eksplozivin në trupin e tij para xhamisë Jawadia në qytetin Herat. Tolo-TV ka raportuar se sulmuesi i dytë me armë, po ashtu, kishte hapur zjarr kundër besimtarëve myslimanë, që ishin brenda xhamisë në kohën e eksplodimit. Aksush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulm. Talibanët, që zakonisht pretendojnë se kanë përgjegjësi për sulmet e këtilla vetëvrasëse, mbrëmë kanë thënë se nuk kanë dorë në këtë sulm. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Irani i akuzon SHBA-të për shkelje të marrëveshjes atomike Posted: 02 Aug 2017 02:22 AM PDT Irani thotë se e ka paraqitur një ankesë në komisionin përgjegjës për mbikëqyrjen e implementimit të marrëveshjes atomike të vitit 2015, për shkak të sanksioneve të reja të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit. Kryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Larijani, ka njoftuar dje për këtë ankesë, me të cilën Uashingtoni akuzohet për shkelje të marrëveshjes, të njohur si Plani i Përbashkët Gjithpërfshirës Aksional (JCPOA), ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Ankesa e Iranit u bë pasi Departamenti amerikan i Thesarit, në fund të muajit të kaluar, ka imponuar sanksione kundër gjashtë firmave iraniane për rolin e tyre në zhvillimin e raketave balistike. Këto sanksione u ndërmorën për shkak të testit të raketës iraniane me kapacitet për dërgim të satelitëve në orbitë të Tokës. Kongresi i Shteteve të Bashkuara, po ashtu, e ka miratuaar legjislacionin për sanksione të reja kundër Iranit, në shënjestër të të cilave është programi raketor, abuzuesit e të drejtave të njeriut dhe Garda Revolucionare e Iranit. "Irani është ankuar në komision për shkelje të marrëveshjes nga Amerika", i tha Larijani agjencisë iraniane të lajmeve, Tahsin. Ai i referohej Komisionit të Planit të Përbashkët Gjithpërfshirës Aksional, i cili është formuar nga gjashtë fuqitë botërore, Irani dhe Bashkimi Evropian, për mbikëqyrjen e shkeljeve të mundshme të marrëveshjes atomike. Nëse ky komision nuk është në gjendje ta zgjidhë mospajtimin, atëherë palët mund të shkojnë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Irani edhe më parë i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për mosrespektim të marrëveshjes atomike duke imponuar sanksione, por më parë nuk ka ndërmarrë kurrfarë aksioni formal kundër Uashingtonit. Shtetet e Bashkuara, e arsyetojnë imponimin e sanksioneve duke theksuar se testet raketore iraniane paraqesin shkelje të "frymës" së marrëveshjes, ndërsa kjo dispozitë gjendet edhe në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Me këtë dispozitë nga Irani kërkohet që të përmbahet nga provat raketore, që kanë kapacitet për bartje të kokave atomike. Sekretari ameerikan i Shtetit, Rex Tillerson, e ka përsëritur qëndrimin e tij në një konferencë të mbrëmshme për gazetarë, duke theksuar se Irani po e shkel frymën e marrëveshjes, pasi ajo kërkon që Teherani t'i ndalë provat e raketave balistike dhe të jetë "fqinj i mirë" me vendet e tjera të rajonit të Gjirit Persik. Por, qëllimi kryesor i marrëveshjes bërthamore është tërheqja e sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit në këmbim për kufizimin e aktiviteteve atomike iraniane. Por, Shtetet e Bashkuara kanë imponuar sanksione joatomike kundër Iranit, në shënjestër të të cilave janë zhvillimi raketor dhe aktivitetet e tjera. Zoti Tillerson, po ashtu, ka thënë se është mbështetës i fuqishëm i marrëveshjes atomike dhe se atë e ka mbrojtur në diskutimet e tij me presidentin, Donald Trump, i cili disa herë ka thënë se do të dëshironte ta fundoste atë. Rrjedhimisht, duke folur për mospajtimet e tij me presidentin, Donald Trump, lidhur me marrëveshjen atomike me Iranin, zoti Tillerson tha: "Ai dhe unë kemi dallime në pikëpamje për gjëra, siç ështëPlani i Përbashkët Gjithpërfshirës Aksional dhe si ne duhet ta shfrytëzojmë atë, por mendoj se nëse ne nuk do t'i kishim këto dallime, unë nuk do të isha i sigurt se po i shërbej atij", tha Rex Tillerson. Mëtutje, ai theksoi se "ekzistojnë shumë mënyra alternative, me të cilat ne e shfrytëzojmë marrëvshjen për avancimin e politikave tona dhe raportet me Iranin, dhe kjo është ajo që përgjithësisht flasim me Presidentin". Megjithatë, Tillerson ka pranuar se nuk është i sigurt se e ka bindur Trumpin që ta respektojë marrëveshjen për një periudhë afatgjate. Përgatiti: Fatmir Bujupi This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Shtëpia e Bardhë: Trump e ka ndihmuar djalin e tij për deklaratë Posted: 02 Aug 2017 12:53 AM PDT Shtëpia e Bardhë ka pranuar dje se presidenti amerikan, Donald Trump, e ka ndihmuar djalin e tij për ta përgatitur deklaratën për takimin e vitit të kaluar me një avokate ruse gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale. E përditshmja Washington Post ka raportuar pardje se presidenti i kishte thënë djalit të tij, Donald Trump të riut, që t'i thotë shtypit se takimi kryesisht ishte i fokusuar në adoptimet e fëmijëve rusë nga shtetasit amerikanë, megjithqë më vonë, emailat kanë treguar se takimi ishte paraparë për diskutim për informacione dëmtuese potenciale për rivalen presidenciale demokratike, Hillary Clinton. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee, tha se presidenti Trump vetëm "ka ofruar sugjerime, sikur që do të vepronin shumë baballarë" dhe ka shtuar se deklarata e djalit të presidentit për shtyp, pasi takimi ishte zbuluar për të parën herë muajin e kaluar, ishte e vërtetë dhe "nuk ka pasur pasaktësi" në të. Ky incident duket se tregon për përkushtimin e presidentit që t'i neutraalizoj akuzat për përzierjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane. Kjo çështje e ka ndjekur presidencën e tij prej 20 janarit kur ai u inaugurua në Shtëpinë e Bardhë. Ky zhvillim i fundit mund të ndikoj në intensifikimin e akuzave të ligjvënësve të Shteteve të Bashkuara se Trump po përpiqet t'i fshehë lidhjet me qeverinë e jashtme, e akuzuar për përpjekje për ta ndihmuar atë në zgjedhje. Avokati i presidentit, Jay Sekulow, i ka hedhur poshtë raportet për këtë incident, duke i cilësuar si "keqinformim". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kosova me gjashtë strehimore, prej tyre vetëm tri funksionale Posted: 02 Aug 2017 12:44 AM PDT Në gjithë territorin e Kosovës gjenden vetëm gjashtë strehimore publike, që përdorën për raste emergjente. Prej tyre, vetëm tri janë funksionale. Të gjithat, ndodhen në Komunën e Prishtinës dhe janë të trashëguara nga koha e ish-Jugosllavisë. Strehimorja është një objekt apo pjesë e një objekti i cili është ndërtuar dhe pajisur me mjete të ajrosjes dhe me pajisjet tjera esenciale të banimit, të cilat ofrojnë akomodim dhe mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, por edhe me qëllim të mbrojtjes se njerëzve në rast të luftës apo rreziqeve tjera. Ekspertë për çështje të sigurisë, thonë se edhe institucionet e Kosovës duhet të krijojnë plane për ruajtjen e jetës së qytetarëve në rast të fatkeqësive, dhe të ndërtojnë strehimore edhe në komunat tjera, varësisht nga specifikat e lokacioneve. Burim Ramadani, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se në raste të caktuara strehimoret përdorën për qëllime tjera. "Sigurisht që duhet të ndërtohen dhe ato t'u përshtaten specifikave të lokaliteteve dhe komunave. Në të njëjtën kohë, komunat dhe Ministria e Punëve të Brendshme duhet ta ndajnë përgjegjësinë e mirëmbajtjes së tyre. Një koordinim më i mirë nga Qeveria e Kosovës dhe komunat, përkatësisht drejtoritë e emergjencave, do të funksiononte si veprim i përbashkët për strehimin e qytetarëve në rast të fatkeqësive, qofshin natyrore apo nga njeriu", thotë Ramadani. Në anën tjetër, zyrtarë të Qeverisë në largim të Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se nuk është ndërtuar asnjë strehimore e re, kurse menaxhimi dhe ndërtimi i tyre është kompetencë e nivelit lokal. Mustafë Gashi, nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent, që funksionon në kuadër të Ministrisë se Punëve të Brendshme, tregon se në rast të fatkeqësive, Qeveria dhe komunat duhet t'u sigurojnë strehimin dhe furnizimin e domosdoshëm qytetarëve, të cilët për shkak të fatkeqësive natyrore apo fatkeqësive tjera kanë mbetur pa strehim, si dhe mjetet për mbi jetesë . "Për sa i përket ndërtimit të tyre është kompetencë e nivelit lokal. Në raste të caktuara, në bazë të përshkallëzimit të shkallës së rrezikshmërisë dhe nevojës imediate për të ndërtuar ndonjë strehimore në një komunë të caktuar, Qeveria mund të ndërhyjë me subvencione", thotë Gashi. Por, zyrtarë të Komunës se Prishtinës, ku edhe gjenden strehimoret, tregojnë se tri nga gjashtë strehimoret janë në gjendje të rregullt, kurse për tri të tjera thonë se janë jashtë funksionit. Zëdhënësi i Komunës se Prishtinës, Adonis Tahiri thotë për Radion Evropa e Lirë se në raste rreziku në këto strehimore mund të vendosen rreth 1.400 persona për një kohë të caktuar. Tahiri thotë se deri më tani nuk ka pasur nevojë për shfrytëzimin e tyre. "Tri strehimore nuk janë funksionale, për shkak të problemeve të ndryshme. Janë ndërtim i vjetër, janë të dëmtuara dhe nuk kemi arritur t'i funksionalizojmë ende. Por ka edhe raste që mund të ketë uzurpime në hapësira të ndryshme brenda tyre", thotë Tahiri. Në bazë të Ligjit për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera, thuhet se evakuimi i banorëve të rrezikuar bëhet nëse me masa të tjera nuk mund të garantohet siguria e tyre. Vendimin për evakuim mund ta marrin Qeveria, kryetari i komunës ose komandanti kompetent i forcave për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera. Për strehimin e njerëzve në vende publike përdoren strehimoret, gjegjësisht për këtë qëllim adaptohen objektet përkatëse. Strehimoret, për strehim themelor, duhet të ofrojnë mbrojtjen nga shtypja, rrënimet, të reshurat radioaktive, zjarret dhe nga ndikimet e materieve kimike. Strehimoret, për mbrojtje plotësuese, duhet të ofrojnë mbrojtjen nga rrënimet. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ish-kampioni olimpik në xhudo është arrestuar për sulm seksual Posted: 01 Aug 2017 11:31 PM PDT Kampioni i dyfishtë olimpik në xhudo, Peter Seisenbacher, nga Austria, dje është arrestuar në Kiev të Ukrainës, lidhur me akuza për sulm seksual, pasi ishte në ikje për 7 muaj. Pak kohë pas arrestimit, një gjykatë në Austri ka kërkuar që Seisenbacher të ekstradohet. Seisenbacher, 57 vjeçar nuk ishte paraqitur në fillim të procesit të tij në gjykatë më 19 dhjetor të vitit të kaluar, i akuzuar për sulm seksual kundër dy vajzave të reja, derisa ishte trajner i tyre para disa viteve. Prokurorët thanë se rasti kishte ndodhur në Vjenë në periudhën 1999 – 2004. Femrat e kishin akuzuar atë në vitin 2013. Nëse shpallet fajtor ai mund të dënohet me 10 vjet burgim. Austriaku, Peter Seisenbacher, në vitin 1988 në Seul të Koresë Jugore u bë xhudisti i parë që i fitoi dy medalje të arta të nëjpasnjëshme në Lojërat Olimpike, pasi kishte fituar edhe në lojërat në Los Anxhelos, në vitin 1984. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |