“AAK në përfundim të listës së kandidatëve për këshilltarë komunal” plus 7 more Ferizaj Press |
- AAK në përfundim të listës së kandidatëve për këshilltarë komunal
- 11 serbët dhe rusët e arrestuar ishin pjesëtarë të grupit ‘gueril’ që kryente stërvitje në Kosovë?
- Hasan Shala zgjidhet kryetar i Gjykatës së Apelit
- Thirrja e BE’së: Kuvendi të konstituohet sa më parë, partitë të jenë të përgjegjshme
- Rrëmbim në Ferizaj, arrestohen tre persona
- Asfaltohen 7 rrugica në fshatin Doganaj
- Ferizaj: Vazhdojnë takimet konsultative për buxhetin 2018-2020
- Vetëm edhe tri javë deri në fund të afatit për faljen e borxheve
| AAK në përfundim të listës së kandidatëve për këshilltarë komunal Posted: 09 Aug 2017 07:55 AM PDT AAK në përfundim të listës së kandidatëve për këshilltarë komunal. Zgjedhjet lokale po afrohen dhe partitë politike kanë filluar të caktojnë kandidatët që do të garojnë për kryetar komune dhe të përgatisin listat e kandidatëve për këshilltarë komunal. |
| 11 serbët dhe rusët e arrestuar ishin pjesëtarë të grupit ‘gueril’ që kryente stërvitje në Kosovë? Posted: 09 Aug 2017 06:15 AM PDT Organet e sigurisë ishin alarmuar në janar të këtij viti, kur televizioni publik transmetoi pamje të stërvitjeve ushtarake që një grup i një klubi stërvitorë po kryente në territorin e Kosovës. Ndonëse, stërvitjet pretendohej se ishin të improvizuara, ajo që shihej qartë ishte se pjesëmarrësit kishin të veshura uniforma të paramilitarëve serbë. Megjithëse pas raportimit, siguria në Kosovë ngriti nivelet e vigjilencës, të njëjtën gjë se kishte bërë Ministria e Administratës Publike, e cila një vit para raportimeve i kishte dhënë vetë leje këtij klubi të operonte në Kosovë, shkruan Gazeta Express. MAP e kishte licencuar si OJQ këtë organizatë në dhjetor të 2015'ës, me çka i mundësoi kryerjen e stërvitjeve të këtij grupi serb që ngjanin si guerilë, ndonëse pretendohej se vetëm po stërvitnin. Por, 'Airsoft Club Vukovi' u pezullua së operuari në Kosovë, një muaj pas raportimeve në media për dyshimet rreth operacioneve që zhvillonin brenda territorit kosovar, në zonat kufitare me Serbinë. Klubi ishte regjistruar me emrin e Momčillo Arllov dhe Vuk Mitrovic. I pari, ka qenë pjesë e strukturave paramilitare serbe, në luftimet e Kroacisë, Bosnjës e Kosovës dhe nxënës i stërvitur në kampet e Arkanit. "Vendimi është bazuar në informacionet e institucioneve kompetente të sigurisë se ekziston dyshimi i bazuar që veprimtaria e OJQ-së "Airsoft Club Vukovi" (AC Vukovi), bie ndesh me interesat e sigurisë, nuk përkon me rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës, rrjedhimisht ka bërë shkeljet të normave juridike të statutit në bazë te cilit është regjistruar", thuhet në arsyetimin e MAP'it për vendimin për pezullimin e kësaj OJQ'je të nxjerrë më 13 shkurt të këtij viti. Shtatë muaj pas këtij vendimi, të mërkurën mbrëma, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 11 shtetas serbë dhe rusë për kalim të paautorizuar të vijës kufitare, në mesin e tyre edhe një e minorene ruse, 15 vjeçare, raporton Gazeta Express. Një ditë më vonë, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, foli për dyshimet se 11 të arrestuarit në lagjen e quajtur Sekiraqa në fshatin Metergof të Podujevës, dyshohet se kanë lidhje pikërisht me grupin stërvitor "Airsoft Club Vukovi". "Kemi vetëm indicie të mëhershme se do grupe kanë dalë kanë bërë ushtrime, e po dyshojmë mos janë këta", citon Kallxo.com tu ketë deklaruar kryeprokurori Imeri. Policia, kur bëri të ditur për aksionin e arrestimit në kufi të Kosovës me Serbinë, njoftoi se 11 shtetasit serbë dhe rusë të arrestuar, së bashku me automjetet me të cilat po udhëtonin të tipit 'Mercedes' kombi ngjyrë e bardhë janë dërguar në stacion të Policisë Kufitare për intervistim dhe procedim të mëtejmë, dhe sipas procedurave të parapara ligjore lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar i shtetit, oda e avokatëve të Kosovës dhe zyra ndërlidhëse ruse në Republikën e Kosovës. Personat e ndaluar janë; M. P. (1990) M-serb, Z. P. (1969) M-Serb, O. K. (1977) F-Ruse, E. P. (1974) F-Ruse, E. P. (1975) F-Ruse, A. K. (1974) M-Rus, G. P. (1966) M-Serb, M. M. (1980) F-Serbe, A. P. (1975) M-Rus, V. P. (1991) F-Serbe dhe 15 vjeçarja ruse Y. P. (2002). Klubi "Airsoft Club Vukovi", në gusht të 2016'ës kishte organizuar lojën 'airsoft' në malin "Koporiçev" të Leposaviqit që ishte emërtuar "Operation Fenix – Kosovo 2016". Në pamjet që rrodhen disa muaj pas, shiheshin disa nga pjesëmarrësit që mbanin uniforma ushtarake dhe flamurin e Serbisë në krah. Po kështu, edhe armë, për të cilat autoritetet e Kosovës kanë thënë të mos kenë qenë të vërteta. /M.Gj./GazetaExpress/. |
| Hasan Shala zgjidhet kryetar i Gjykatës së Apelit Posted: 09 Aug 2017 06:15 AM PDT Këtë vendim KGJK-ja e mori në mbledhjen e 187-të të mbajtur të mërkurën, ku si pikë e rendit të ditës ishte edhe zgjedhja e Kryetarit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës.Shala do ta ushtrojë këtë detyrë me mandat katër vjeçar, shkruan Betimi per Drejtesi.KGJK të mërkurën ka mbajtur për herë të dytë procesin e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës së Apelit, pasi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në bazë të ankesës së Tonka Berishës, ka anuluar vendimin e KGJK-së të datës 13 janar 2017, sipas të cilit kryetar i Gjykatës së Apelit ishte zgjedhur Hasan Shala."Betimi për Drejtësi" sot ka raportuar rreth historikut të procesit të zgjedhjes së Kryetarit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës. |
| Thirrja e BE’së: Kuvendi të konstituohet sa më parë, partitë të jenë të përgjegjshme Posted: 09 Aug 2017 06:15 AM PDT Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet i bllokuar për shkak se partitë politike ende nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje rreth vazhdimit të seancës konstituive. Në një përgjigje për Gazetën Express Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, kanë thënë se Kuvendi duhet të konstituohet sa më shpejtë të jetë e mundur dhe se partitë duhet të veprojnë me përgjegjësi në mënyrë që të përmbushin detyrimet Kushtetuese dhe ligjore. |
| Rrëmbim në Ferizaj, arrestohen tre persona Posted: 09 Aug 2017 04:06 AM PDT Me datën 07.08.2017, rastin në polici e ka paraqitur babai i viktimës, i cili ka njoftuar se katër të dyshuar kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nën kërcënimin e armës e kanë kërkuar djalin e tij, (N.V. 24 vjeç), i cili sipas të dyshuarve, ua kishte marrë një celular "Iphone 6". Sipas dëshmitarëve dhe viktimës, të dyshuarit, (B.A. 45 vjeç, L.A. 25 vjeç. dhe L.A. 24 vjeç), me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, e kanë futur viktimën në bagazhin e veturës duke e dërguar në shtëpinë e tyre, në një fshat të komunës së Vitisë. Pas premtimit se viktima do t'ua kthente telefonin, i njëjti është liruar. Pas arrestimit, të dyshuarit janë ndalur dhe intervistuar në prezencë të avokatit të tyre.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë. /Express/ |
| Asfaltohen 7 rrugica në fshatin Doganaj Posted: 09 Aug 2017 02:52 AM PDT Asfaltohen 7 rrugica në fshatin DoganajFerizaj.09.08.2017.Banorët e fshatit Doganaj pas shumë kohësh sot kanë filluar të prekin rezultatet e projekteve infrastrukturore të cilat financohen nga komuna e Ferizajt.
|
| Ferizaj: Vazhdojnë takimet konsultative për buxhetin 2018-2020 Posted: 09 Aug 2017 02:17 AM PDT Vazhdojnë takimet konsultative për buxhetin 2018-2020Kanë vazhduar edhe sonte takimet konsulatative për hartimin e projekt buxhetin e vitit 2018-2020 në lokacione të ndryshme që përfshijnë një sërë fshatrash të komunë së Ferizajt. Takimet konsulattaive për projket-buxhetin e periudhës 2018-2020 do të vazhdojnë me 10.08.2018 duke filluar nga ora 18:00, takimi do të mbahet në Surqinë ku do të marrin pjesë në këtë diskutim publik edhe banorët e fshatrave: Cërnillë, Prelez i Muhaxherëve, Mirash dhe Terrn. |
| Vetëm edhe tri javë deri në fund të afatit për faljen e borxheve Posted: 09 Aug 2017 12:23 AM PDT Kompania Regjioanele e Mbeturinave “Pastërtia” rikujton klientët se vazhdojnë me proceduarat e faljes së borxheve, bazuar në Ligjin për faljen e borxheve. KRM “Pastërtia”, fton të gjithë klientët përfitues që të paraqiten në zyrën për klientë dhe të përfitojnë nga falja, pasi kjo do të zgjasë vetëm deri në fund të muajit gusht, gjegjësisht vetëm edhe tri javë të këtij muaji. Gjithashtu njoftojmë të gjithë ata klientë të cilët kanë lidhur marrëveshje për falje të borxhit me kompaninë, dhe nuk i janë përmbajtur marrëveshjes për pagesë të kësteve mujore, sipas Ligjit ne kemi filluar që të iu rikthejmë borxhin e mëparshëm, konsumatorëve që nuk i kanë paguar këstet mbi 2 muaj. Prandaj, luten klientët që ti përmbahen marrëveshjeve të lidhura me KRM “Pastërtia”. KRM “Pastërtia” poashtu apelon tek klientët për për respektim të orarit të hudhjes së mbeturinave, sikurse edhe lokacionet ku janë dedikuar apo ku makineria e kompanisë vepron dhe I merr ato. Ndryshe, borxhet që klientët I kanë kësaj kompanie nga viti 2003 e sëkëndejmi arrijnë shifrën në mbi 5.5 milion euro, në të tri komunat ku vepron KRM "Pastërtia", si Ferizaj, Kaçanik dhe Shtime. |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






