Zëri: “Temperaturat e larta, sa persona kërkuan ndihmë në Spitalin e Prizrenit?” plus 29 more |
- Temperaturat e larta, sa persona kërkuan ndihmë në Spitalin e Prizrenit?
- Almeda Abazi në panik, çfarë ndodhi pranë shtëpisë së saj?
- Haxhiu: PAN-i i ka 63 numra
- Musliu: Edhe te votimi i Thaçit për President menduan se nuk i kemi votat
- Samiti i Triestes, anëtarësimi për Ballkanin ende larg
- James vjen me polemika, plas sherri me Robben (Foto)
- Shteti që ia pa hairin këngës 'Despacito', 35% më shumë turistë
- Policia jep detaje për të shtënat me armë në Prishtinë
- Prokurorja kërkon dënime për sulmin ndaj Ledri Vulës
- Rihanna e 'lë' miliarderin e makinave për stilistin (Foto)
- Të shtëna me armë në Prishtinë (Foto)
- Limaj përkujton 22 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë
- Ja për çfarë duhet të angazhohet koalicioni PAN
- Ja pse nuk ka truprojë Behgjet Pacolli
- Hoti: Tregu i përbashkët me Shqipërinë të mos vendoset me veprime të njëanshme
- Hidhet shori për Superligën shqiptare (Video)
- Andin Hoti: Institucionet të jenë në shërbim të bashkatdhetarëve
- Kurteshi: Nëse presidenti se respekton Kushtetutën, ne do ta shkarkojmë (Video)
- 'Çfarëdo bashkëpunimi me PAN për neve është çështje e mbyllur'
- Quni: PAN-i si ka votat
- Këngëtarja e njohur prezanton të dashurin e ri, skena të nxehta në plazh (Foto)
- Zyrtare: Unitedi emëron kapitenin e ri (Foto)
- Kryeministri Mustafa në Samitin e Liderëve në Trieste të Italisë
- Ja sa orë në javë punojnë punëtorët në Zvicër
- Vazhdon përplasja serbo-maqedonase, ministri i jashtëm i Maqedonisë i reagon Daçiqit
- Liqenet bëhen deti për mitrovicasit (VIDEO)
- Shtëpia e Bardhë arsyeton rolin e Ivanka Trumpit në samitin e G20-ës
- Në Kosovë sot ishte dita më e nxehtë në 17 vitet e fundit
- Konfirmohet largimi i dytë i madh nga Real Madrid
- Vëzhguesi Sirian: Lideri i IS-it është i vdekur
| Temperaturat e larta, sa persona kërkuan ndihmë në Spitalin e Prizrenit? Posted: 11 Jul 2017 02:55 PM PDT Prizreni gjatë ditës së sotme ka shënuar temperaturën prej 37 gradë Celsius, duke u bërë kështu edhe qyteti me temperaturën më të lartë në Kosovë. Këto temperatura të larta kanë ndikuar edhe në shtimin e pacientëve në spitalin e këtij qyteti. Drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj ka thënë se këto temperature që siç i ka quajtuar ai ishin tropikale kanë shtuar sidomos numrin e pacientëve që janë të smurëve kronikë dhe të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Almeda Abazi në panik, çfarë ndodhi pranë shtëpisë së saj? Posted: 11 Jul 2017 02:51 PM PDT Temperaturat e larta të ditëve të fundit janë bërë shkak për krijimin e shumë zjarreve në Europë. Edhe Turqia është përfshirë nga një situatë e ngjashme që ka përfshirë shumë vende. Kushtet atmosferike dhe i nxehti përvëlues kanë përhapur vatra zjarri edhe rreth shtëpisë së bukuroshes shqiptare Almeda Abazi në Stamboll, e cila ka vetëm pak ditë që është kthyer nga disa ditë pushime në Itali. Në videot që Almeda ka postuar në profilin e saj në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 11 Jul 2017 02:49 PM PDT Bekim Haxhiu i PDK-së thotë se koalicioni PDK-AAK-Nisma ka votat e mjaftueshme për themelimin e qeverisë. Koalicioni PAN fitoi 39 ulëse nga zgjedhjet e 11 qershorit dhe pavarësisht se Vetëvendosje dhe koalicioni LAA, dy subjektet tjera në Kuvend, kanë deklaruar se nuk do të votojnë një qeverisje të PAN-it, Haxhiu thotë se PAN ka siguruar votat e mjaftueshme për themelimin e qeverisë. Haxhiu ka thënë se koalicioni PAN ka siguruar së paku 63 vota, duke përfshirë 20 vota të minoriteteve dhe së paku katër nga subjektet...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Musliu: Edhe te votimi i Thaçit për President menduan se nuk i kemi votat Posted: 11 Jul 2017 02:45 PM PDT Anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Ganimete Musliu, është e ftuara e radhës te emisioni “Kontakt” në Tribuna Channel. Ajo në këtë emision u shpreh e bindur se tashmë i kanë numrat e nevojshëm për ta formuar qeverinë e re. Ajo ndër të tjera ka shtuar se politika nuk është matematikë, pasi që sipas saj edhe te rasti i votimit të Hashim Thaçit për President, nuk kanë besuar që do t’i sigurojnë votat e mjaftueshme për ta bërë një gjë të tillë, por ja...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Samiti i Triestes, anëtarësimi për Ballkanin ende larg Posted: 11 Jul 2017 02:40 PM PDT Para konferencës së Ballkanit Perëndimor në Trieste (12.07) flasin të gjithë për projekte ekonomike. Por anëtarësimi është larg, sepse nuk po bëhen reforma dhe se BE ka probleme brenda saj. "E ardhmja e Ballkanit Perëndimor ndodhet në Bashkimin Europian" - këtë fjali e kanë nënshkruar krerët e shteteve dhe qeverive europiane në vitin 2003. Premtimi i njohur i Selanikut tingëllon sot kaq i mjegullt, si mitet greke. Sepse që atëherë në BE është pranuar vetëm Kroacia. Me ndarjen e Kosovës...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| James vjen me polemika, plas sherri me Robben (Foto) Posted: 11 Jul 2017 02:34 PM PDT James Rodriguez ka shkaktuar problemin e parë pa arritur ende në Bayern Munich Real Madrid dhe Bayern Munich kanë arritur marrëveshje për huazimin dy vjeçar të kolumbianit, James Rodriguez. Por, ende pa arritur në Munich, James ka shkaktuar sherrin e parë. Bëhet fjalë për numrin e fanellës që do të mbajë James, pasi këtë e përcakton kontrata që ka me kompaninë Adidas. Sipas asaj kontrate, James duhet të mbajë fanellën me numër 10 në çdo skuadër ku luan, shkruan TZ. Ky do të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Shteti që ia pa hairin këngës 'Despacito', 35% më shumë turistë Posted: 11 Jul 2017 02:15 PM PDT Despacito, hiti i kësaj vere i këngëtarit portorikan Luis Fonsi në bashkëpunim me reperin Daddy Yankee, ka pasur një popullaritet kaq të madh, saqë sipas Hotels.com, kërkesat e turistëve për të vizituar Porto Rikon janë rritur më shumë se 45 për qind. Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm, i dobishëm për të zbuluar bukurinë autentike të kësaj copëze parajse, e cila ndodhet në verilindje të Karaibeve, mes Republikës Dominikane dhe ishujve Virgjin. “Prej kohësh, Porto Riko...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Policia jep detaje për të shtënat me armë në Prishtinë Posted: 11 Jul 2017 02:07 PM PDT Të shtëna me armë janë raportuar sonte rreth orës 21:10 në rrugën “Demokracia” në kompleksin “Qafa” në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar për “Zëri.info” zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha Hoxha ka thënë se njësitet policore iu kanë përgjigjur menjëherë rastit dhe në lokacion janë gjetur disa gëzhoja të armës. Deri në këto momente, nuk është raportuar për të lënduar, përderisa bazuar në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Prokurorja kërkon dënime për sulmin ndaj Ledri Vulës Posted: 11 Jul 2017 01:57 PM PDT Prokuroria e Shtetit kërkoi dënim sipas ligjit për Krenar Çoçaj e Gazmend Mirenën, për të cilët pretendon se kanë sulmuar Ledri Vulën në natën e 7 qershorit 2012. Në fjalën e saj përfundimtare prokurorja Besa Limani kërkoi nga gjykata që Krenar e Gazmend Mirena të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për sulmin ndaj Ledri Vulës. Po ashtu, ajo theksoi si rrethanë rënduese motivin e ulët për kryerjen e veprës penale. “Vula ka deklaruar se më herët nuk ka pasur...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rihanna e 'lë' miliarderin e makinave për stilistin (Foto) Posted: 11 Jul 2017 01:51 PM PDT Pak ditë më parë, fotot e saj pranë miliarderit saudit, Hassan Jammel, trashëgimtarin kompanisë gjigante të prodhimit të automjeteve, “Toyota”, bën xhiron e botës dhe komentet ishin të shumta. Por tashmë Rihanna i është kthyer punës, por jo këngës. Ajo ka promovuar linjën e re të këpucëve të stilistit Manolo Blahnik, me të cilin është bashkëpunimi i tretë. Dhe nëse ajo merr përsipër diçka me siguri suksesi është i garantuar. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Të shtëna me armë në Prishtinë (Foto) Posted: 11 Jul 2017 01:42 PM PDT Të shtëna me armë janë raportuar para pak çastesh në kompleksin “Qafa” në Prishtinë. KALLXO.com raporton se disa të shtëna janë dëgjuar në incidentin kriminal ndërsa policia është në vendin e ngjarjes duke kërkuar gëzhojat. Nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar. Policia nuk është lajmëruar në thirrjet e “Zeri.info” ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Limaj përkujton 22 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë Posted: 11 Jul 2017 01:34 PM PDT Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka përkujtuar 22 vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës. Limaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shprehur dhimbjen e tij për familjarët që humbën më të dashurit e tyre. “Dhembja juaj është edhe dhembja jonë! Sot, me respekt të thellë kujtojmë ata që u vranë në gjenocidin në Srebrenicë, dhe shpreh dhembjen time për familjaret që humbën të dashurit e tyre, 22 vite më parë. Është detyra jonë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ja për çfarë duhet të angazhohet koalicioni PAN Posted: 11 Jul 2017 01:28 PM PDT Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi, është i bindur se PDK me partnerët e saj do ta formojnë qeverinë e re të vendit. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Remi ka thënë se "PDK bashkë me Koalicion kanë përgjegjësitë për të ndërtuar shtetin ligjor". Ndryshe, sipas tij, ata mbeten "përgjegjësit e kohës". Shkrimi i plotë i Remit: KOALICIONI për REND DHE LIGJ Aftësitë e larta...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ja pse nuk ka truprojë Behgjet Pacolli Posted: 11 Jul 2017 01:22 PM PDT Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka treguar se nuk ka frikë nga askush pasi askujt s’i ka borxh. E për këtë arsyeje ai në një status në Facebook, ka thënë se nuk ka as truproje. “Unë shpesh marrë të njëjtën pyetje. Pse unë nuk përdori truprojë”. Unë zakonisht përgjigjem se unë nuk i kam borxh askujt. Unë po ashtu nuk kam frikë nga askush. Përveç krijuesit tonë, kuptohet”, shkruan Pacolli në Facebook ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Hoti: Tregu i përbashkët me Shqipërinë të mos vendoset me veprime të njëanshme Posted: 11 Jul 2017 01:05 PM PDT Ministri në largim i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë që i vjen mirë që Shqipëria e ka rikthyer çmimin referent për patatet që eksportohen nga Kosova, gjë që përbën lehtësim për prodhuesit kosovarë “Me vjen mire qe Qeveria e Shqiperise e ka kthyer cmimin referent per patatet qe eksportohen nga Kosova ne Shqiperi sikurse me pare. Ky eshte lehtesim per prodhuesit tane. Besoj se veprime te tilla nuk do te ndodhin me ne te ardhmen. Tregu i perbashket duhet vendosur duke bashkepunuar, e jo me veprime te njëanshme”, ka...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Hidhet shori për Superligën shqiptare (Video) Posted: 11 Jul 2017 12:46 PM PDT Është hedhur shorti për javën e parë të Superligës shqiptare në futboll Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar kalendarin e Kategorisë Superiore rreth dy muaj përpara fillimit të sezonit të ri. Shorti i hedhur pranë zyrave të FSHF-së ka përcaktuar rrugëtimin e 10 skuadrave të Kategorisë Superiore për 36 javët e kampionatit të ardhshëm. Kampionati nis më 9 shtator, kur kampionëve në fuqi të Kukësit do t’iu duhet të përballen me skuadrën e sapongjitur në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Andin Hoti: Institucionet të jenë në shërbim të bashkatdhetarëve Posted: 11 Jul 2017 12:40 PM PDT Deputeti i PDK-së, Andin Hoti ka vendosur t’ua kushtoj vëmendjen mërgimtarëve që po vijën këto ditë në Kosovë Ai në një status në Facebook, ka thënë se bashkatdhetarët duhet të trajtohen mirë dhe tu ofrohen kushte për ti kryer shërbimet që kanë nevojë. “Mendoj që komunat dhe administrata në përgjithësi duhet të japin maksimumin e tyre që të ketë shërbime cilësore dhe të shpejta”, ka shkruar ai. Ky është statusi i plotë i Hotit...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kurteshi: Nëse presidenti se respekton Kushtetutën, ne do ta shkarkojmë (Video) Posted: 11 Jul 2017 12:27 PM PDT Ismail Kurteshi nga Vetëvendosja, e ka kërcënuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se nëse ai nuk e respekton Kushtetutën lidhur me mandatarin për Qeverinë e vendit, ata do ta bëjnë vetë Qeverinë dhe do ta shkarkojnë presidentin. Në emisioni Rrokum Rroll në TV Rrokum, ai ka thënë se Kryesia e VV-së do të marr vendim nëse do të marrin pjesë në seancën kur do të zgjedhet kryetari i Kuvendit, duke shtuar se nuk ka ndonjë qëndrim për bojkot. “Ne e dimë se po...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| 'Çfarëdo bashkëpunimi me PAN për neve është çështje e mbyllur' Posted: 11 Jul 2017 12:16 PM PDT Refuzimi mbetet opsioni i parë dhe i vetëm i Vetëvendosjes karshi kërkesës zyrtare drejtuar atyre nga i nominuari për kryeministër i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj. Deputetja e VV-së, Donika Kadaj-Bujupi, në Rubikon të KTV-së deklaroi se ndryshimi të cilin ua besuan qytetarët përmes votës nuk mund të bëhet ndryshe përpos çuarjes së PDK-së në opozitë. E bashkëpunimi me partitë tjera përderisa janë brenda PAN-it është i pamundshëm, sipas Kadaj-Bujupit. “Çfarëdo...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 11 Jul 2017 12:10 PM PDT Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka thënë se koalicioni të cilit ai i takon, LDK-AKR-Alternativa, nuk ka asnjë deputet që ka disponim që të jap votën pro PAN-it me të cilat do të mund të kenë shumicën në qeveri. “Është e pamundur që PAN-i të sigurojë votat për të marrë votëbesimin e qeverisë dhe krijimin e saj”, ka thënë Quni në RTK. “Koalicioni LAA ka qëndrim që aty ku është PDK-ja, të mos ketë bisedime. Nëse...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Këngëtarja e njohur prezanton të dashurin e ri, skena të nxehta në plazh (Foto) Posted: 11 Jul 2017 12:01 PM PDT Ylli u paraqit për herë të parë me të dashurin e saj të ri pasi ata gëzonin një pushim të relaksuar në plazh në Malibu gjatë fundjavës së nxehtë. DailyMail zbulon ekskluzivisht se njeriu që ka magjepsur aktoren është biznesmeni Ely Sandvik. Çifti kishte buzëqeshje në fytyrat e tyre pasi që kaloi të shtunën dhe të dielën në praninë e njëri-tjetrit. Çifti simpatik madje u panë në skena intime në plazh. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Zyrtare: Unitedi emëron kapitenin e ri (Foto) Posted: 11 Jul 2017 11:50 AM PDT Pas largimit të Wayne Rooneyt në drejtim të Evertonit, Manchester United kishte mbetur pa një kapiten. Por, vetëm dy ditë më vonë, Unitedi njofton se shiriti i kapitenit ka kaluar te mesfushori legjendar i skuadrës Michael Carrick. Anglezi është lojtari më i vjetër në skuadër, ku luan që nga viti 2006 kur ishte transferuar nga Tottenham. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kryeministri Mustafa në Samitin e Liderëve në Trieste të Italisë Posted: 11 Jul 2017 11:46 AM PDT Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar për në Trieste ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Mustafa do të marrë pjesë në takimin qendror të Samitit, ku do të jenë të pranishëm kryeministrat e vendeve të rajonit si dhe liderë të vendeve evropiane dhe të mekanzimave të Bashkimit Evropian, njofton kumtesa, përcjell "Zeri.info". Gjatë punimeve të Samitit do të diskutohet për të arriturat e deritashme...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ja sa orë në javë punojnë punëtorët në Zvicër Posted: 11 Jul 2017 11:41 AM PDT Me gjasë që shumë njerëz gjithmonë janë kureshtarë rreth Zvicrës. Sidomos kur është fjala për kushtet e punës dhe ekonominë e vendit, e cila me të drejtë shikohet me lakmi nga qytetarët mbarë botës. Sipas një studimi të ri nga Qendra Zvicerane për Hulumtime Ekonomike (KOF), në Zvicër punëtorët punojnë mesatarisht 1562 orë në vit. Në vitin 1950, punëtorët zviceranë kishin regjistruar edhe 2400 orë në vit, siç shkruan “NZZ am Sonntag”, përcjell...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Vazhdon përplasja serbo-maqedonase, ministri i jashtëm i Maqedonisë i reagon Daçiqit Posted: 11 Jul 2017 11:38 AM PDT Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov ka reaguar ndaj deklaratave të homologut të tij serb, Ivica Daçiq i cili në Athinë theksoi se Serbia ka gabuar që e ka njohur Maqedoninë me këtë emër, pasi emri i vërtetë është Ish-republika jugosllave e Maqedonisë. Dimitrov ka shprehur keqardhje për këto deklarata, duke shtuar se do të preferonte që Maqedonia të kishte raporte miqësore me Serbinë. “Shpreh keqardhje për deklaratat e Daçiqit. Maqedonia dhe Serbia ishin pjesë e një shteti...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Liqenet bëhen deti për mitrovicasit (VIDEO) Posted: 11 Jul 2017 11:32 AM PDT Liqenet Artificiale filluan të vizitohen me të madhe nga mitrovicasit, ende pa përfunduar tërë punimet. Madje atje ka diçka që në shumë plazhe të rajonit mungojnë. Këta janë zhytësit që po kujdestarojnë vullnetarisht. E projekti i cili nuk është finalizuar ende po del të jete goxha i kushtueshëm, njofton Klan Kosova. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Shtëpia e Bardhë arsyeton rolin e Ivanka Trumpit në samitin e G20-ës Posted: 11 Jul 2017 11:29 AM PDT Ditët e fundit, media amerikane e drejtoi vëmendjen tek një çështje e ndjeshme: ndarja e detyrave zyrtare dhe lidhjeve familjare. Shkak u bë fakti që e bija e Presidentit Trump, Ivanka Trump, përfaqësoi presidentin në të paktën një nga sesionet e takimit të G-20s në Hamburg të Gjermanisë. Për Shtëpinë e Bardhë, takimi i G20-ës nuk kishte asgjë të pazakontë. Shefi i personelit së Shtëpisë së Bardhë, Reince Priebus e karakterizoi samitin me nota pozitive. “Presidenti...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Në Kosovë sot ishte dita më e nxehtë në 17 vitet e fundit Posted: 11 Jul 2017 11:21 AM PDT Në Kosovë shënohet dita më e nxehtë e kësaj vere: 37 gradë Celsius. Parashikuesi i motit në Institutin Meteorologjik të Kosovës Besim Aliu tha se tash së paku 17 vjet nuk është regjistruar një temperaturë kaq e lartë në Kosovë. Sipas tij, nga e enjtja pritet rënie e temperaturave. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Konfirmohet largimi i dytë i madh nga Real Madrid Posted: 11 Jul 2017 11:12 AM PDT Danilo do të largohet nga Real Madrid gjatë kësaj vere për të kaluar në Chelsea Real Madrid dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit brazilian, Danilo, shkruan Marca. Braziliani kishte kërkuar largimin nga Santiago Bernabeu, sepse ishte zgjedhja e dytë pas spanjollit Dani Carvajal. Lojtari pëlqehet shumë nga Antonio Conte dhe shihet si ideal për formacionin e tij 3-4-3. Daniol është mbrojtësi i dytë që transferon Chelsea, pas mbrojtësit gjerman të Romës, Antonio Rudiger. /Express/ ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Vëzhguesi Sirian: Lideri i IS-it është i vdekur Posted: 11 Jul 2017 11:11 AM PDT Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut tha se ka marrë “informacione të konfirmuara” nga burime brenda grupit militant Shteti Islamik, se lideri i tij, Abu Bakr al-Baghdadi, është i vdekur. Në një deklaratë të lëshuar të martën, kreu i Vëzhguesit, Abdel Rahman, tha se Baghdadi ka vdekur në provincën Deir al-Zor në lindje të Sirisë, por nuk saktësoi kur apo si. Shtëpia e Bardhë dhe zyrtarë të ushtrisë amerikane thanë se nuk mund të konfirmojnë vdekjen e Baghdadit. Një...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Zëri. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





