Mesazhi.com: “Kjo makineri shtron rrugët sa hap e mbyllë sytë!” plus 9 more

Mesazhi.com: “Kjo makineri shtron rrugët sa hap e mbyllë sytë!” plus 9 more


Kjo makineri shtron rrugët sa hap e mbyllë sytë!

Posted: 11 Jul 2017 11:22 AM PDT

Rrugët me kocka janë të bukura dhe të qëndrueshme, por ato nuk i shohim shumë shpesh për shkak të mundit që duhet për t’i ndertuar ato.

Ajo që dikur ishte një punë intensive, tani është bërë punë e lehtë, me këtë makinë automatike hedhëse të kockave. Pajisja është prodhim holandez dhe është quajtur Tiger-Stone.

Pajisja nxjerr një pamje të bukur dhe të qëndrueshme, duke krijuar një rrugë sa hao e mbyll sytë kudo që kalon.

Ndërkohë që procesi mund të duket magjik, sekreti qëndron në një sistem me bazë graviteti të dizajnuar mirë. /MESAZHI/

The post Kjo makineri shtron rrugët sa hap e mbyllë sytë! appeared first on Mesazhi.com.

Hajnia virale, kështu po vidhen kartat e kreditit nga bankomatët (VIDEO)

Posted: 11 Jul 2017 10:57 AM PDT

Klonimi i kartelave është një nga shqetësimet më të furishme të shekullit të 21-të. Kanë kaluar kohët kur pasi e humbisnit protofolin, e anulonit kartelën dhe mbaronte qasja në bankë.

Tani, një mjet “i menqur”  mund të futet në katelën tuaj, dhe kaq e kishte llogaria bankare.

Teknologjia është shumë e thjeshtë, e lirë për të vepruar dhe (në shumicën e kohës) pothuajse e padukshme ndaj “syve të pa trajnuar”.

Kjo hajni moderne shpjegohet thjeshtë; një kartë e vogël e skanimit të pajisjes shtohet në vendin e kartës në bankomat. Kjo zakonisht i ngjan vendndodhjes së rregullt të kartës për të mos ngjallur dyshime. Kur e kaloni kartelën tuaj zakonisht atë e kaloni përmes një lexuesi. Tani, lexuesi i tmerrshëm është i falsifikuar, dhe skanon informacionin për ruajtje ose transmetim nëpërmjet Bluetooth / Wireless tek dikush tjetër.

Për të fituar akses të plotë në llogarinë tuaj, skaneri do të ketë nevojë për numrin tuaj të PIN-it – dhe ata e marrin këtë duke përdorur kamera të vogla të vendosura në mënyrë strategjike (prandaj gjithmonë duhet të mbuloni PIN-in) ose një tastierë të rreme, të vendosur mbi tastierën e vërtetë ashtu që ta marrin PIN-in taj shumë saktë.

Për të shmangur sulmin e kloneve, ekzistojnë disa “truqe” që përfshijnë mbulimin e PIN-it dhe shikimin për shenjat paralajmëruese të sabotazhit të ATM-ve. Por, nëse nuk e keni parë kurrë se si duket një ATM e “hakuar, si mund të dalloni faktin?

Një nga përdoruesit më të fundit të Reddit, zbuloi një pajisje të dyshimtë të bankomatit që po e përdorte, dhe vendosi të ndante përvojën e tij.

Ai kishte thirrur shërbimin e bankës sapo kishte vërejtur se kartela e tij nuk kishte hyrë në rrëshqitës si zakonisht, si dhe e kishte bërë një dallim në drita dhe tastierë.

Djalosh i zgjuar apo jo?

Tani, shiheni videon se si largohet bankomati i dyshimtë. Dhe keni kujdes edhe ju, pasi kurrë nuk i dihet. /MESAZHI/

https://www.youtube.com/watch?v=F_D7NS3H3Rc

 

 

The post Hajnia virale, kështu po vidhen kartat e kreditit nga bankomatët (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com.

SHBA dhe Katari nënshkruajnë marrëveshje mbi luftën kundër terrorizmit

Posted: 11 Jul 2017 09:12 AM PDT

SHBA dhe Katari njoftuan se kanë nënshkruar një marrëveshje mbi luftën kundër terrorizmit, në këtë kohë kur vendi po përballet me sanksione nga vendet fqinje që e akuzojnë atë për mbështetjen e ekstremizmit.

Tillerson tha se marrëveshja është ndërtuar mbi vendimet e marra në një takim në Riad, sic tha ai për të “hequr terrorizmin nga faqja e dheut”.

“Si rezultat i kërkesave të vazhdueshme të Presidentit Trump, këto angazhime për veprim, do të fillojnë menjëherë, dhe në shumë fronte”.

Sheikh Mohammed tha se Katari ishte vendi i parë që po nënshkruan një marrëveshje dypalëshe me Uashingtonin kundër financimit të terrorizmit, dhe bëri thirrje që “bllokuesit” të ndjekin shembullin dhe të nënshkruajnë marrëveshjet e tyre me SHBA-të poashtu. /MESAZHI/

The post SHBA dhe Katari nënshkruajnë marrëveshje mbi luftën kundër terrorizmit appeared first on Mesazhi.com.

Redaktori i “Gulf News” vret gruan e tij, më pas e pranon fajësinë

Posted: 11 Jul 2017 06:47 AM PDT

Një gazetar i njohur britanik ka pranuar në polici se e ka vrarë “aksidentalisht” gruan e tij.

Francis Matthew, redaktor i Gulf News, një gazetë në gjuhën angleze e cila qarkullon në Emiratet e Bashkuara Arabe, u arrestua më 4 korrik pasi gruaja e tij u gjet e vdekur në shtëpinë e tyre në qytetin Jumeirah të Emirateve.

Fillimisht Mathew tha se 62 vjeçarja Jane ishte sulmuar gjatë një vjedhjeje në shtëpinë e tyre, megjithatë ai më vonë e pranoi se e kishte hedhur një çekiç në drejtim të saj, duke shtuar se “nuk kishte ndërmend ta vriste”.

“Provat e policisë zbuluan se gruaja vdiq nga një goditje e fortë në kokë, me një objekt të fortë. Kishte gjithashtu një mundësi që burri i saj të jetë i përfshirë në krim”, thuhej fillimisht në deklaratë.

Mateu pastaj “pranoi në polici se ai vet e kreu krimin” dhe “gjithashtu pranoi se e kishte sulmuar gruan e tij duke hedhur një çekiç në drejtim të saj, por ai tha se nuk donte ta vriste”.

“Prokurori publik e ka akuzuar bashkëshortin me vrasje me paramendim në përputhje me kodin penal federal, dhe hetimet vazhdojnë në këtë rast,” thuhet në vendimin e gjykatës.

Çifti u martua në vitin 1985, dhe ata kanë jetuar në Dubai për më shumë se 30 vjet.

Abdul Hamid Ahmed, kryeredaktori i Gulf News, tha se gazeta ishte “e tronditur dhe e pikëlluar në këtë tragjedi”. /MESAZHI/

 

The post Redaktori i “Gulf News” vret gruan e tij, më pas e pranon fajësinë appeared first on Mesazhi.com.

Erdogan: Srebrenica, ngjarja më e turpshme në histori

Posted: 11 Jul 2017 06:20 AM PDT

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, se gjenocidi në Srebrenicë është njëra nga ngjarjet më të turpshme në histori dhe ajo asnjëherë nuk duhet harruar.

"Gjenocidi në Srebrenicë, 8372. Nuk do të harrojmë ndjekësit e viktimave të pafajshme dhe frikacakët që ua dorëzuan refugjatët vrasësve", ka thënë Erdogan.

The post Erdogan: Srebrenica, ngjarja më e turpshme në histori appeared first on Mesazhi.com.

Bayern i befason të gjithë, blen James Rodriguez nga Reali

Posted: 11 Jul 2017 06:13 AM PDT

Goditja më e madhe e merkatos së kësaj vere, të paktën deri më tani, është kalimi i 25-vjeçarit James Rodriguez tek Bajerni i Mynihut.

Lëvizja e bavarezëve ishte një surprizë. Ajo që dihej ishte se mesfushori i avancuar i Realit të Madridit ishte në listën e lojtarëve të shitshëm nga madrilenët, por mes skuadrave që qarkullonin për blerjen e tij, nuk figuroi, të paktën në mediat sportive, asnjëherë Bajerni i Mynihut.

Skuadra e drejtuar nga Ancelotti ka arritur marrëveshjen me Florentino Perez. James kalon në formë huazimi për dy vite tek Bajerni, periudhë gjatë së cilës gjermanët do të paguajnë 10 milionë euro.

Në fund të përfundimit të kontratës së huazimit, Bajerni ka mundësinë, jo detyrimin, që të blejë kolumbianin duke derdhur në arkat e Realit edhe 35.2 mln euro të tjera.

Megjithatë, në total, transferta, sipas Marca, në 2020 do t'i kushtojë Bajernit plot 60 milionë euro.

The post Bayern i befason të gjithë, blen James Rodriguez nga Reali appeared first on Mesazhi.com.

Interi zyrtarizon Borja Valeron

Posted: 11 Jul 2017 06:09 AM PDT

Skuadra e Interit e ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit spanjoll, Borja Valero Iglesias, shkruan IndeksOnline.

Lojtari i lindur në Madrid në 12 janar 1985, ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me ekipin e Nerazzurëve.

Valero kohën e tij e kaloi në Spanjë, ndërsa luajti edhe në Premier Ligë te WBA-ja. Së fundi ishte pjesë e Fiorentinës duke shënuar 17 gola.

The post Interi zyrtarizon Borja Valeron appeared first on Mesazhi.com.

Marshi i Paqes, Shkupi kujton viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Posted: 11 Jul 2017 05:50 AM PDT

Një grup i qytetarëve sot në mesditë u mblodhën para xhamisë Murat Pasha në Çarshinë e Vjetër të Shkupit nga ku filluan Marshin e Paqes për Srebrenicën, për të kujtuar vuajtjet e viktimave të pafajshme të gjenocidit në Srebrenicë që ndodhi 22 vjet më parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kolona shkoi deri në qendër të qytetit, nga ku dërgoi mesazhin e se bashkëndjenë me familjet e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, si dhe me të gjithë boshnjakët, dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë.

Kryetari i Bashkësisë Kulturore të Boshnjakëve të Maqedonisë, Xhemil Bektoviç, në fjalimin e tij tha se ky gjenocid është dhimbja më e madhe e tyre e cila siç tha, dashtë Zoti askujt mos ti ndodhë.

"Dëshirojmë që edhe popujt e tjerë të nxjerrin mësim nga kjo dhe të kuptojnë dhimbjen tonë, sidomos ata që kanë bërë krimin, ata që ishin pjesëmarrës të drejtpërdrejtë të krimit, duke njohur gjenocidin të jetojnë të lirë nga barra e krimit të kryer ndaj boshnjakëve", tha Bektoviç, për të shtuar se të pranishëm në eventin e sotëm janë edhe përfaqësues të komuniteteve tjera.

Emir Hasanoviç, pjesëmarrës në Marshit për Srebrenicën, tha se boshnjakët sot përkujtojnë shehidët e masakrës së Srebrenicës dhe gjithë viktimat tjera të pafajshme në Bosnjë e Hercegovinë.

“Lotët dhe pikëllimin e nënave të Srebrenicës i ndjejmë edhe ne, prandaj jemi këtu sot që të ripërsërisim se kurrë nuk do të harrojmë Srebrenicën, njollën e errët të njerëzimit", tha Bellma Ibroviç, e cila lexoi mesazhin në emër të Bashkësisë Kulturore të Boshnjakëve të Maqedonisë.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, më 4 shkurt të vitit 2010, mbështeti Rezolutën e Parlamentit Evropian për Srebrenicën, të miratuar më 15 shkurt të vitit 2009 dhe u obligua që në mënyrë adekuate të shënojë 11 korrikun.

Ndryshe, në ceremoninë përkujtimore në Potoçari, më 11 korrik të këtij viti do të bëhet varrimi i 71 mbetjeve mortore të gjenocidit të Srebrenicës, identiteti i të cilëve sapo është zbuluar, në mesin e të cilëve janë edhe shtatë të mitur.

The post Marshi i Paqes, Shkupi kujton viktimat e gjenocidit në Srebrenicë appeared first on Mesazhi.com.

Sekretari amerikan në Kuvajt, përpiqet për t’i pajtuar arabët me Katarin

Posted: 11 Jul 2017 04:55 AM PDT

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson po qëndron në Kuvajt, me gjasë për të ulur tensionet ndërmjet aleatit të tyre Katarit dhe vendeve të tjera arabe.

Tillerson do të vizitoj edhe vet Katarin, ku so të përcjellë “porositë” e aleatëve të tjerë arab,  për të lehtësuar bllokadën e inicuar nga Arabia Saudite dhe disa vende të tjera arabe.

Edhe përkundër sanksioneve kundër Katarit, ky i fundit nuk ka marrë asnjë hap kundër vendeve arabe, sic thuhet për shkak të kundërshtimit që të nxisë luftë kundër shtetit ku gjenden vendet e shenjta.

Më 5 qershor, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti, i kanë shkëputur lidhjet diplomatike me Katarin dhe i kanë pezulluar lidhjet transportuese, duke e bllokuar shtetin e vogël por revolucionarë.

Si Arabia Saudite, ashtu edhe Katari janë aleatët kryesorë të Shteteve të Bashkuara në rajon, dhe për më tepër në Katar gjendet baza më e madhe ushtarake amerikane në rajon. /MESAZHI/

The post Sekretari amerikan në Kuvajt, përpiqet për t’i pajtuar arabët me Katarin appeared first on Mesazhi.com.

Gratë turke ndihmojnë familjet e dëshmorëve në Kosovë

Posted: 11 Jul 2017 04:32 AM PDT

Sot, në Ministrinë e Diasporës, ministri i Diasporës, Valon Murati, me përfaqësues të tjerë të MeD-së, priti një delegacion të asambleisteve të Kuvendit Komunal tëKyçykçekmexhes së Stambollit.

Qëllimi i kësaj vizite ishte një donacion simbolik, konkretisht një aksion humanitar që gratë turke kishin ndërmarrë për vajzat e dëshmorëve, të veteranëve të luftës dhe të familjeve të varfra.

Me këtë rast, ato kishin përgatitur 40 dhurata me gjëra të ndryshme të pajës për 40 vajza, të cilat ishin të pranishme në këtë ceremoni.

Ministri i Diasporës, Valon Murati, në fillim të fjalës i falënderoi asambleistet nga Turqia për këtë donacion.

"Është kënaqësi që po e vazhdojmë bashkëpunimin me komunën eKyçykçekmexhes edhe në këtë formë, përmes këtij donacioni, të cilin gratë asambleiste të kësaj komune kanë dashur ta bëjnë për këto vajza. Përmes këtij bashkëpunimi, dëshirojmë ta thellojmë edhe bashkëpunimin me Turqinë, e cila është një partner i rëndësishëm për Kosovën", tha ndër të tjera ministri Murati.

Ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, tha se është e kënaqur që është e pranishme në këtë aktivitet humanitar. Ajo theksoi se ky aktivitet po realizohet përmes bashkëpunimit me komunën e Kyçykçekmexhes, në të cilën jeton një numër i madh i shqiptarëve. "Uroj që projekte të tilla të realizohen edhe në të ardhmen", theksoi ambasadorja Kiliç.
Takimi përfundoi me shpërndarjen e dhuratave, dedikuar vajzave të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të varfra.

The post Gratë turke ndihmojnë familjet e dëshmorëve në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts: