Zëri: “Rinegociimi i Asociacionit shihet i pamundur (Video)” plus 29 more |
- Rinegociimi i Asociacionit shihet i pamundur (Video)
- Pas tradhtisë, thyen heshtjen gruaja e kriminelit më të pashëm në botë (Foto)
- I vetmi ushqim që nuk duhet të hash nëse do të bësh udhëtime të gjata me makinë
- Largohet një prej yjeve të serialit 'O sa mirë' (Foto)
- McCain akuzon Putinin për ndërhyrje në zgjedhjet e Amerikës dhe të Francës
- Mësohen emrat e të rinjve serbë të akuzuar për vrasjen e shtetasit amerikan në Greqi (Foto)
- Shqiptarët po e braktisin gjithnjë e më shumë Malin e Zi (Video)
- Ushtria e Irakut e çliron Mosulin
- Pamje nga dasma madhështore e djalit të Adem Grabovcit, ja cilët politikanë ishin në dasëm (FOTO)
- Çmendet 48-vjeçarja JLo, hap këmbët pa të brendshme para kamerës (Foto)
- Man Utd Zlatan Ibrahimovic, lajm totalisht i papritur nga Anglia
- Koreja e Veriut paralajmëron për luftë bërthamore (Foto)
- Mësohet gjinia e fëmijës që presin Ronaldo e Georgina (Foto+Video)
- Familja me 13 anëtarë e pa kulm mbi kokë (Video)
- Musliu: Qeveria e re e Kosovës të bëjë më shumë për Luginën e Preshevës
- Haxhiu: PAN i ka siguruar moti votat për formimin e Qeverisë
- Brnabiq: Kosova është pjesë e Serbisë, ska rëndësi kush bëhet kryeministër
- 'Vetëvendosje' pret që Haradinaj tua kalojë mundësinë për formimin e Qeverisë
- Hoxhaj: Çlirimi i Mosulit, tjetër fitore kundër ISIS-it
- Lekaj: Numrat i kemi, Qeveria formohet shpejt (Video)
- Tuna publikon foton më të ëmbël me Tianin (Foto)
- Fshatrat e komunës së Novobërdës thahen pa ujë (Video)
- Etnon për herë të parë koncert në Plavë, Genci rrëfen emocionet (Foto)
- Aksident trafiku në Skënderaj, shtatë persona të lënduar (VIDEO)
- 11 gjëra që nuk i dini për Zonjën e parë të Amerikës
- Edhe një paralajmërim i Koresë së Veriut për SHBA-të
- Rreth 500 policë u lënduan nga protestat në Hamburg
- Chicharito befason me skuadrën e re
- Lladrovci ndal punimet në rrugën Korriticë e Ulët-Shtrubullovë
- Kadri Veseli, kandidat i PAN-it për kryetar të Kuvendit (Video)
Rinegociimi i Asociacionit shihet i pamundur (Video) Posted: 09 Jul 2017 03:03 PM PDT Formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe pritet të jetë njëra ndër pikat më të nxehta dhe sfiduese për Qeverinë e ardhshme, e cila, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve tashmë, pritet të formohet në një afat të shkurtër kohor. Lista Serbe e pati bojkotuar punën në Kuvend dhe në Qeveri, si shkak i mos përmbushjes së marrëveshjes së realizuar në Bruksel për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. E njëjta sërish pritet të jetë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Pas tradhtisë, thyen heshtjen gruaja e kriminelit më të pashëm në botë (Foto) Posted: 09 Jul 2017 02:44 PM PDT Duket se Jeremy Meeks, i cili ishte në krye të lajmeve më 2014 për foton e tij pas arrestimit të policisë, do të divorcohet së shpejti. Pasi u fotografua në momente intime me vajzën e miliarderit të Topshop Chloe Green, bashkëshortja e tij Melissa Meeks, ka thyer heshtjen. 38-vjeçarja i ka thënë Daily Mail se ‘martesa e tyre ka përfunduar’. “E di se për tango duhen dy persona por ajo e ka ditur se ai ishte i martuar. Për mua kjo është e pafalshme. Bota ime u rrotullua. Çfarë do tu them...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
I vetmi ushqim që nuk duhet të hash nëse do të bësh udhëtime të gjata me makinë Posted: 09 Jul 2017 02:43 PM PDT Udhëtimet e gjata me makinë mund të jenë jashtëzakonisht qetësuese, por edhe jashtëzakonisht të tmerrshme. Të jesh i ulur për orë të tëra në trafik kur ke nevojë të shkosh në tualet është një nga ndjenjat më të këqija në botë, prandaj sigurohu për gjërat që ha për të shmangur çdo situatë të pakëndshme gjatë udhëtimeve të tilla. Të hash gjërat e duhura para një udhëtimi të gjatë me makinë mund të të duket e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Largohet një prej yjeve të serialit 'O sa mirë' (Foto) Posted: 09 Jul 2017 02:35 PM PDT Arta Nitaj është një prej aktoreve shqiptare më të përfolura në mediat rozë. Kjo në saje të imazheve seksi që sjell në rrjetet sociale, por edhe lidhjes që kurrë nuk u bë zyrtare me djalin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endritit. Megjithëse ka marr pjesë edhe në disa spoteve të këngëtareve, aktoren pejane të famshme e bëri seriali “O sa mirë”, ku ka luajtur rolin e “Xhesikës”. Por, burimet e Telegrafit të afërta me këtë serialin merr vesh se...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
McCain akuzon Putinin për ndërhyrje në zgjedhjet e Amerikës dhe të Francës Posted: 09 Jul 2017 02:33 PM PDT Senatori amerikan, John McCain ka drejtuar akuza të rënda karshi presidentit rus, Vladimir Putin. McCain ka pretendura se Putin ka bërë përpjekje që ta ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë në vitin e kaluar, transmeton lajmi.net “Ne e dimë se Rusia ishte përpjekur për ta ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve tona në nëtor të vitit të kaluar. Por nuk patën sukses, edhe pse ishte një përpjekje e sofistikuar”, tha McCain për CBS. Madje sipas tij, Putini kishte bërë përpjekje edhe për...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Mësohen emrat e të rinjve serbë të akuzuar për vrasjen e shtetasit amerikan në Greqi (Foto) Posted: 09 Jul 2017 02:22 PM PDT Shtatë serbë dhe një grek janë akuzuar për vrasjen e një shtetasi amerikan gjatë ditës së djeshme. Bakari Henderon, është goditur për vdekje në vendin e njohur turistik Laganas, në Greqi, që gjendet në ishullin Zakintos, pas një konflikti mes dy grupeve të të rinjve në një klub, transmeton Indeksonline. Tani për vrasjen e tij po akuzohen shtatë serbë të cilët janë arrestuar dhe një grek, të cilët po gjykohen për vrasje të shkallës së parë. Të arrestuarit...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Shqiptarët po e braktisin gjithnjë e më shumë Malin e Zi (Video) Posted: 09 Jul 2017 02:17 PM PDT Si pasojë e gjendjes së rënduar ekonomike dhe të papunësisë, emigrimi i komunitetit shqiptar nga Mali i Zi po shënon një rritje të theksuar. Dukuria e emigrimit, kohëve të fundit, ka marrë një hov të madh dhe për pasojë shumë vendbanime po mbesin pa banorë. Kështu Plava e Gucia dhe pjesa tjetër e malësisë pothuajse po boshatisen. Hoti, Vuthaj e Martinaj kanë mbyllur shkollat. Qytetarët për këtë fajësojnë edhe politikanët dhe nuk kanë shpresë se kjo dukuri...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ushtria e Irakut e çliron Mosulin Posted: 09 Jul 2017 02:06 PM PDT Trupat qeveritare irakiane e vendosën Mosulin plotësisht nën kontrollin e tyre, duke dëbuar luftëtarët e "Shtetit Islamik". Këtë e bëri të ditur një zëdhënës i Kryeministrit Hajdar al Abadi. Ai e uroi ushtrinë për këtë "fitore të madhe". Sipas të dhënave të televizionit shtetëror, Abadi e vizitoi tashmë Mosulin. Pritet që ai ta shpallë këtë qytet të madh në Veri të vendit të çliruar. "Kryekomandanti i Forcave të Armatosura, kryeministri...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Pamje nga dasma madhështore e djalit të Adem Grabovcit, ja cilët politikanë ishin në dasëm (FOTO) Posted: 09 Jul 2017 02:03 PM PDT Një dasëm e madhe ka mbledhur në njërin prej restoranteve në Prishtinës udhëheqësit më të lartë shtetërorë. Krytari në detyrë i Kuvendit, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj kryetar i AAK-së dhe Sami Lushtaku – kryetar i Skënderajt, janë në mesin e pjesmarrësve në dasmën e Ngadhnjimit – djalit të madh të Adem Grabofcit, shkruan Magazina.al Ngadhnjimi dhe e dashura e tij, Edona Hyseni i japin fund beqarisë me një dasëm madheshtore në të cilën po marrin pjesë qindra...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Çmendet 48-vjeçarja JLo, hap këmbët pa të brendshme para kamerës (Foto) Posted: 09 Jul 2017 02:01 PM PDT Këngëtarja Jennifer Lopez ka mahnitur me fotografinë e fundit. 48-vjeçararja ka provokuar keq duke hapur këmbët para aparatit ndërsa shihet se nuk ka veshur as të brendshme, shkruan lajmi.net Duket se ajo po servon diçka të re për fansat ndërsa pamja është shkëputur gjatë xhirimeve. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Man Utd Zlatan Ibrahimovic, lajm totalisht i papritur nga Anglia Posted: 09 Jul 2017 01:59 PM PDT E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic mbetet e paqartë pas përfundimit të kontratës me Manchester Unitedin. Sulmuesi suedez vazhdon të rikuperohet nga lëndimi i rëndë i pësuar në ndeshjen e Europa Leagues mes Manchester Unitedit dhe Anderlechtit. Derisa ai është në kërkim të një skuadrës së re, në Angli sot është raportuar se 35 vjeçari mund të mbetet në ‘Old Trafford’. Spekulohet se Manchester United mund t’i ofrojë një kontratë të re në janar deri në qershorin e vitit...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Koreja e Veriut paralajmëron për luftë bërthamore (Foto) Posted: 09 Jul 2017 01:35 PM PDT Mediat shtetërore të Koresë së Veriut kanë dënuar një stërvitje bombe amerikane në gadishullin Korean, duke paralajmëruar se masa mund të nxiste një luftë bërthamore. Një editorial i botuar në gazetën shtetërore Rodong Sinmun të dielën akuzoi SHBA për “provokime ushtarake” të cilat po e ngrenë kërcënimin e konfliktit bërthamor në një nivel ekstrem, transmeton Klan Kosova. “Gadishulli Korean është zona më e madhe e barutit në botë me rrezikun më...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Mësohet gjinia e fëmijës që presin Ronaldo e Georgina (Foto+Video) Posted: 09 Jul 2017 01:30 PM PDT Georgina dhe Ronaldo po presin një vajzë, kështu raporton “The Sun”. Cristiano Ronaldo është fotografuar në Ibiza duke qëndruar mbi një “flyboard”, gjatë pushimeve që po kalon me të dashurën Georgina Rodriguez, djalin e tij Cristiano Jr dhe gjithë familjen. Katër herë fituesi i “Topit të Arte” u zhyt në ujë pasi u ngrit në ajër me “flyboard”. Në fotografitë e postuara në media të ndryshme, tashmë vërehet qartë barku i Georginas, ku ROnaldo do të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Familja me 13 anëtarë e pa kulm mbi kokë (Video) Posted: 09 Jul 2017 01:18 PM PDT Janë 13 anëtarë të familjes Menxhiqi ka vite që po jetojnë në një objekt që më parë ishte mishtore. Pasi u dëbuan nga disa baraka, familja nga Lupçi i Podujevës u vendos para dy vitesh, në këtë hapësirë që gjendet në Milloshevë të Obiliqit. Ndonëse objekti nuk i plotëson kushtet për të jetuar aty, ata kanë hall tjetër meqë pronari kërkon të largohen nga aty. Familja që jeton në kushte të vështira e që varen nga asistenca sociale, vite me parë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Musliu: Qeveria e re e Kosovës të bëjë më shumë për Luginën e Preshevës Posted: 09 Jul 2017 01:08 PM PDT Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, ka thënë se nuk ka asnjë përmirësim në jetën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ai ka deklaruar se urgjentisht bashkësia ndërkombëtare duhet të intervenojë për realizimin e të drejtave të shqiptarëve. Musliu ka thënë për “Epoka e re” se shqetësues mbetet migrimi i shqiptarëve nga Lugina. Ai është shprehur i zhgënjyer me dinamikën e shteteve shqiptare karshi shqiptarëve në Serbi. Sipas Musliut, Kosova...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Haxhiu: PAN i ka siguruar moti votat për formimin e Qeverisë Posted: 09 Jul 2017 12:59 PM PDT Koalicioni PDK-AAK-Nisma i ka siguruar moti votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re të Kosovës. Kështu ka thënë deputeti i zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu. Ai ka paralajmëruar se qeveria e koalicionit PAN do të formohet shumë shpejt. LEXO EDHE: Lekaj: Numrat i kemi, Qeveria formohet shpejt (Video) "Sigurimi i numrave është bërë shumë kohë më parë. Kjo është një çështje e ditur", ka thënë Haxhiu për...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Brnabiq: Kosova është pjesë e Serbisë, ska rëndësi kush bëhet kryeministër Posted: 09 Jul 2017 12:56 PM PDT Kryministrja e re e Serbisë, Ana Brnabiq në një intervistë për gazetën serbe Blic ka folur edhe për situatën politike në Kosovë. E pyetur se cili do të ishte kryeministër më i mirë për Serbinë, Haradinaj apo Kurti, ajo tha se të gjithë janë të njejtë, dhe se me janë të gatshëm të bisedojnë me secilin që e përfaqëson Kosovën. “Kurti apo Haradinaj? Kosova është pjesë e Serbisë, dhe si partnerë të përgjegjshëm ne do të flasim me të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
'Vetëvendosje' pret që Haradinaj tua kalojë mundësinë për formimin e Qeverisë Posted: 09 Jul 2017 12:20 PM PDT Brenda pak ditëve pritet të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve që u bë gjatë ditës së djeshme. Menjëherë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, në bazë të rezultatit, kandidati i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj kërkohet që brenda disa ditëve të propozojë edhe formimin e Qeverisë së Kosovës. Në bazë të rezultateve të dala nga zgjedhjet nacionale të 11 qershorit janë pikërisht partitë e koalicionit PDK,AAK,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Hoxhaj: Çlirimi i Mosulit, tjetër fitore kundër ISIS-it Posted: 09 Jul 2017 12:15 PM PDT Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, nëpërmjet një shkrimi në Twitter, e ka komentuar çlirimin e Mosulit nga kontrolli i grupit militant Shteti Islamik (ISIS). Sipas Hoxhajt, ky çlirim është fitore tjetër kundër ISIS'it, dhe zhvillim i rëndësishëm për sigurinë lokale dhe ndërkombëtare. “Çlirimi i Mosulit shënon një tjetër fitore kundër ISIS-it në Irak dhe rajon. Ky është zhvillim i rëndësishëm për paqen lokale dhe sigurinë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Lekaj: Numrat i kemi, Qeveria formohet shpejt (Video) Posted: 09 Jul 2017 12:13 PM PDT Tashmë pas certifikimit të rezultatit, pritet shumë shpejt që Presidenti i vendit të japë mundësinë për formimin e qeverisë së re. E mundësia për ta bërë një gjë të tillë, sipas Kushtetutës së vendit, i jepet partisë ose koalicionit fitues, e në këtë rast i bie koalicionit PAN. Pal Lekaj, nga ky koalicion, u shpreh i bindur se në momentin kur kreu i shtetit të japë dritën jeshile për formimin e qeverisë, ky koalicion do të arrijë ta bëjë një gjë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Tuna publikon foton më të ëmbël me Tianin (Foto) Posted: 09 Jul 2017 12:08 PM PDT Altuna Sejdiu- Tuna është padyshim njëra nga nënat më të komentuara të showbizit shqiptarë ku çdo hap i saj përcillet me kujdes. Këngëtarja ka dy muaj që është bërë nënë për herë të parë e vogëlushit Tian. LEXO EDHE: Djali i Tunës shfaqet më ndryshe, kështu nuk e keni parë asnjëher (Foto) Çdo lëvizje të vogëlushit Tuna na e përcjell edhe neve përmes rrjeteve sociale, kështu ka bërë edhe me foton e fundit që e ka postuar në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Fshatrat e komunës së Novobërdës thahen pa ujë (Video) Posted: 09 Jul 2017 11:40 AM PDT Ka gjashtë vjet që kanë ujësjellësin në fshatra, por kurrë nuk u furnizuan siç duhet me ujë. Tri vendbanime të Novobërdës tani po kanë telashe edhe me puset që janë tharë nga temperaturat e larta, njofton Klan Kosova. Kot po mundohen t’i hapin ato edhe më thellë, por ujë nuk po del. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Etnon për herë të parë koncert në Plavë, Genci rrëfen emocionet (Foto) Posted: 09 Jul 2017 11:37 AM PDT Komuna Plavës është njësi administrative e nivelit lokal në Mal të Zi, por shqiptarët janë në një numër të madh në këtë zonë. Fatkeqësisht organizimet për qytetarët shqiptarë në këtë zonë nuk janë të shumta, por edhe në këtë aspakët ka filluar të ketë lëvizje pozitive. Familja Qosaj ka hapur diskotekën e parë shqiptare në këtë vend dhe ishin Etnon ata që argëtuan vendasit. Për këtë Genc Prelvukaj është...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Aksident trafiku në Skënderaj, shtatë persona të lënduar (VIDEO) Posted: 09 Jul 2017 11:27 AM PDT Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditë së sotme në rrugën Skënderaj – Turiqevc. Sipas raportimeve të dëshmitarëve, nga kjo përplasje veturash, kanë mbetur 7 persona të lënduar në mesin e tyre dhe një fëmijë 4 vjeçar, transmeton Klan Kosova. Pamjet që janë dërguar në adresë të KlanKosova.tv, tregojnë më së miri gjendjen e ambientit nga ky aksident trafiku. Po ashtu bëhet e ditur që një i lënduar është arritur të shpëtohet i gjallë nga...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
11 gjëra që nuk i dini për Zonjën e parë të Amerikës Posted: 09 Jul 2017 11:23 AM PDT Donald Trump shokoi botën kur lajmëroi se do të garonte për president të SHBA-së. Ndryshe nga burri saj, Melania Trump dëshironte të qëndronte më larg medias, dhe të mbështeste burrin e saj në heshtje. Ja disa disa fakte interesante për Zonjën e parë më të re të SHBA-së: 1. Melania Trump është zonja e parë e Amerikës e lindur në një shtet komunist. Ajo është nga Sllovenia, ish shtet jugosllav 2. Karrierën e modelingut e ka filluar në moshën 5-vjeçare, dhe...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Edhe një paralajmërim i Koresë së Veriut për SHBA-të Posted: 09 Jul 2017 11:22 AM PDT Mediat shtetërore të Koresë Veriore u kanë tërhequr vërejtjen Shteteve të Bashkuara kundër “provokimeve të pamatura ushtarake” lidhur me tensionet për programet e armatimit atomik dhe raketave balistike të Penjanit. Gazeta, Rodong Sinmun, sot ka publikuar një koment ku thotë se Shtetet e Bashkuara “po vazhdojnë acarimin e gjendjes në gadishull duke sjellë rrezikun e një lufte atomike”. Ky koment u bë një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore kanë ndërmarrë ushtrime të simuluara...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Rreth 500 policë u lënduan nga protestat në Hamburg Posted: 09 Jul 2017 11:20 AM PDT Mbi 475 policë kanë mbetur të lënduar si pasojë e përleshjeve me protestuesit në qytetin e Hamburgut, kundër Samitit të G20. Kjo Është konfirmuar nga shefi i operacionit policor, Hartmut Dudde, transmeton lajmi.net Protestat në këtë qytet filluan qysh nga e premta, dhe vazhduan deri të shtunën. Sipas Policisë, 186 protestuas janë arrestuar, dhe mbi 100 tjerë janë lënduar. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Chicharito befason me skuadrën e re Posted: 09 Jul 2017 11:18 AM PDT Javier Hernandez i njohur si ‘Chicharito’, mund të transferohet në Francë te Lyoni. Skuadra franceze e cilëson si zëvendësues ideal meksikanin të sulmuesit Alexandre Lacazette. Sulmuesi 26 vjeçar iu bashkua Arsenalit para disa ditësh dhe kështu Les Gones dëshirojnë menjëherë të gjejnë një sulmues të denjë. Chicharito është i kërkuar shumë edhe nga West Ham, por meksikani me shumë mundësi do preferonte kalimin te gjigantët francez./Lajmi.net/ ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Lladrovci ndal punimet në rrugën Korriticë e Ulët-Shtrubullovë Posted: 09 Jul 2017 11:00 AM PDT Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovit gjatë ditës së sotme ka ndalur punimet e segmentit të rrugës Korroticë e Ulët që lidh fshatin Shtrubullovë. Këtë e kanë bërë të ditur Komuna e Drenasit përmes një njoftimi për media duke treguar se arsyeja e kësaj është se punë-kryesi nuk ka respektuar rekomandimet e mbikëqyrësve të Drejtorisë së Urbanizmit dhe ankesat e banorëve të fshatit, transmeton Indeksonline. Ja njoftimi i plotë i tyre: Kryetari i Komunës, gjatë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kadri Veseli, kandidat i PAN-it për kryetar të Kuvendit (Video) Posted: 09 Jul 2017 10:48 AM PDT Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është kandidat i koalicIonit PAN për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Lajmin e ka dhënë nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti. ‘Po, kandidat për kryetar të Kuvendit do të jetë sërish z.Veseli dhe sapo të zyrtarizohen nesër procedurat do të fillojmë me punët që institucionet e Kosovës të mos vonohen aspak”, tha Hoti në RTK. Në bazë të Kushtetutës së Kosovës, seanca konstituive e Kuvendit duhet të mbahet brenda tridhjetë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from Zëri. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |