Mesazhi.com: “Hoxhaj: Çlirimi i Mosulit shënon një fitore tjetër kundër ISIS në Irak” plus 9 more

Mesazhi.com: “Hoxhaj: Çlirimi i Mosulit shënon një fitore tjetër kundër ISIS në Irak” plus 9 more


Hoxhaj: Çlirimi i Mosulit shënon një fitore tjetër kundër ISIS në Irak

Posted: 09 Jul 2017 12:31 PM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Enver Hoxhaj, thotë se çlirimi i Mosulit shënon edhe një fitore tjetër kundër ISIS në Irak dhe në regjion.

Përmes një shkrimi në twitter, Hoxhaj thotë se ky zhvillim është i rëndësishëm për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

"Çlirimi i Mosulit shënon një tjetër fitore kundër ISIS-it në Irak dhe rajon. Ky është zhvillim i rëndësishëm për paqen lokale dhe sigurinë ndërkombëtare", ka shkruar Hoxhaj në Twitter./

The post Hoxhaj: Çlirimi i Mosulit shënon një fitore tjetër kundër ISIS në Irak appeared first on Mesazhi.com.

Rama takim njëorësh me Erdoganin

Posted: 09 Jul 2017 12:27 PM PDT

Mësohet se takimi i zhvilluar në rezidencën Huber në Tarabya ka zgjatur afërsisht 1 orë e 10 minuta.

“Në Stamboll për Kongresin Botëror të Naftës. Sot takim në rezidencën e Presidentit Erdoğan, mbi projektet e përbashkëta. Progres i qenësishëm për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare, me asistencën logjistike e teknike të Turkish Airlines”, shkruan Rama në profilin e tij në rrjetet sociale.

The post Rama takim njëorësh me Erdoganin appeared first on Mesazhi.com.

Kadri Veseli, kandidat i PAN-it për kryetar të Kuvendit të Kosovës

Posted: 09 Jul 2017 10:55 AM PDT

Kandidat i koalicionit PAN për kryetar të kuvendit të Kosovës, do të jetë sërish kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i cili edhe në legjislaturën e kaluar ka udhëhequr organin më të lartë të shtetit.

Këtë e konfirmoi nënkryetari i partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rexhep Hoti, i cili ka thënë në RTK se shpejtë do të fillojë edhe "procesi i zgjedhjes së organeve të shtetit".

"Me kushtetutën e Kosovës është e përcaktuar si shkon procedura. PDK-ja i ka bërë përgatitjet edhe me koalicioni (me AAK-në e Nismën). Kandidati ynë për kryeministër është Ramush Haradinaj. Veseli dhe Haradinaj i kanë numrat brenda sallës së Kuvendit të Kosovës", tha Hoti.

Sipas tij, nëse do të votonin Qeverinë e koalicionit PDK-AAK-NISMA, "opozita nuk do të gabonte". Ndërsa, ka shtuar se minoritetet do të jenë pjesë e inoistucioneve.

The post Kadri Veseli, kandidat i PAN-it për kryetar të Kuvendit të Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

Zjarri gllabëron gjithçka në Kaliforni (Foto)

Posted: 09 Jul 2017 08:50 AM PDT

Zjarret që janë duke u djegur nëpër Kaliforni të Shteteve të Bashkuara i kanë lënë disa fëmijë të ngujuar përkohësisht në një kamp veror dhe i kanë detyruar kampistët t'i linin prapa tendat dhe anijet në mënyrë që t'i iknin flakës.

Në Santa Barbara country, zjarret kanë shpërthyer dhe janë zgjeruar brenda pak orëve, duke i djegur 5.000 akra, ka thënë një zëdhënëse e këtij vendi, Gina DePinto,

Flaka, afër malit Los Padres National, është duke u djegur nga të dy anët e autostradës 154 afër San Marcos Pass.

Të paktën 2.000 njerëz janë evakuuar dje, përfshirë 60 kampistë – shumica fëmijë – të cilët po merrnin pjesë në Circle V Ranch, një program i njohur i kampit veror në këtë zonë, ka thënë DePinto.

Të gjithë kampistët dhe stafi janë të sigurt, kanë thënë organizatorët e kampit.

Fjalë Kryesore:

The post Zjarri gllabëron gjithçka në Kaliforni (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Librat falas për nxënësit nga klasa e parë deri tek e gjashta

Posted: 09 Jul 2017 08:03 AM PDT

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë këtë vit shkollor ka vendosur që për nxënësit e klasës së gjashtë deri në klasën e nëntë të shfrytëzohen tekstet e gjeneratës paraprake.

Ndërsa për nxënësit nga klasa e para deri në klasën e gjashtë edhe këtë vit do të bëhet sigurimi i teksteve falas.

Ministria e Arsimit ka vendosur që këtë vit të përpiqet të kursejë buxhetin duke shfrytëzuar tekstet e gjeneratës paraprake, prej klasës së gjashtë deri në të nëntën.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu, i ka thënë Radio Kosovës se të gjithë nxënësit edhe këtë vit shkollor do të kompletohen me tekste shkollore.

Ndërsa, prindërit në bashkëpunim me kujdestarët e klasave do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi për ruajtjen e teksteve për nxënësit e gjeneratave të ardhshme.

"Nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë të gjitha tekstet të gjithë nxënësit do t'i kenë të përdorura nga viti paraprak. Klasa e parë deri të klasa e gjashtë janë të gjitha tekstet e reja", ka thënë Kadriu.

Prindërit e intervistuar u shprehen se ruajtja e teksteve për gjeneratat e ardhshme është një vendim i qëlluar, se në këtë mënyrë bëhet kursimi i fondeve për arsim.

Sipas Ministrisë së Arsimit, vendimi për ruajtjen e teksteve shkollore, përveç shmangies së keqpërdorimeve, kursimit të buxhetit, ka për qëllim edhe vetëdijesimin e nxënësve për rëndësinë e librit.

The post Librat falas për nxënësit nga klasa e parë deri tek e gjashta appeared first on Mesazhi.com.

Gjermania fillon tërheqjen e trupave nga baza në Turqi

Posted: 09 Jul 2017 08:01 AM PDT

Gjermania ka filluar sot që të tërheq trupat e saj nga baza ajrorë Incirlik në Turqi, pasi që Ankaraja ka ndaluar pjesëmarrjen në to të deputetëve në këtë bazë, bën të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes.

Tërheqjen e trupave më herët e ka miratuar parlamenti gjerman.

The post Gjermania fillon tërheqjen e trupave nga baza në Turqi appeared first on Mesazhi.com.

Xhamia e Çarshisë në Prishtinë vazhdon të shfrytëzohet si strehë për narkomanët dhe prostitucionin

Posted: 09 Jul 2017 06:04 AM PDT

Jo më shumë se 100 metra larg ndërtesës së Kuvendit të Kosovës gjendet Xhamia e Çarshisë, e cila ka vite që është në renovim.

Kjo xhami, që thuhet se është edhe më e vjetra në Ballkan, është bërë vatër e prostitucionit dhe drogës, shkruan KosovaPress.

Mediat kishin raportuar edhe më herët për gjendjen në këtë xhami por asgjë nuk është bërë në këtë drejtim.

Shiringa, kutia të barnave, prezervativë, bërllok jashtë dhe brenda janë gjërat që sheh në këtë vend që dikur ka shërbyer për të kryer ritet besimtarët islamë.

The post Xhamia e Çarshisë në Prishtinë vazhdon të shfrytëzohet si strehë për narkomanët dhe prostitucionin appeared first on Mesazhi.com.

Nuk ka sigurime shëndetësore, pa u ndryshuar Ligji

Posted: 09 Jul 2017 06:00 AM PDT

Qytetarët e Kosovës edhe për një kohë të pacaktuar mbesin pa sigurim shëndetësor. Mbledhja e premiumeve, pas shumë shtyrjeve, edhe në korrik nuk filloi.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti, kjo shtyrje erdhi ngase ligji për sigurimet shëndetësore u dërgua për plotësim-ndryshim.

"Para se të binte Qeveria dhe të shpërbëhej Kuvendi, Ministria e shëndetësisë kishte dërguar Ligjin për sigurime shëndetësore në Kuvend, për disa ndryshime të vogla, por të cilat janë të rëndësishme që të mund të fillojë mbledhja e premiumeve për sigurimin e obliguar shëndetësor. Kështu që, është e kuptueshme që do të ketë shtyrje të procesit".

Zëdhënësi Hoti, i tha Radio Kosovës se akoma nuk dihet se kur do të fillojë procesi i sigurimeve shëndetësore.

Sipas tij, për shtyrjen e fillimit të sigurimeve shëndetësore kishte kërkesa nga përfaqësuesit e bizneseve dhe Shoqata e të Drejtave të Pacientëve.

"Kishte disa kërkesa nga disa organizata joqeveritare, nga Oda Ekonomike Amerikane, nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve, që kërkonin që për një kohë të shtyhet fillimi i këtij procesi. Ata i kishin disa rezerva rreth këtij procesi. Ndërsa vendimin se kur do të fillojë mbledhja e premiumeve, do ta marrë qeveria e re".

E Besim Kadrija, nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve, tregon për Radio Kosovën disa nga arsyet se pse kjo shoqatë kishte kërkuar shtyrjen e fillimit të mbledhjes se premiumeve shëndetësore.

"Ligji si ligj, ka shumë mangësi. Mungojnë një varg i madh i rregulloreve dhe akteve administrative, që ndihmojnë në funksionalizimin e këtij fondi. Të gjitha këto e bëjnë të pasiguritë mbledhjen e premiumeve për sigurime shëndetësore".

Pas dështimit edhe të një korrikut si datë e fillimit të mbledhjes së premiumeve, tani Ministria e Shëndetësisë, paralajmëron se një datë e re do të caktohet nga qeveria e re.

The post Nuk ka sigurime shëndetësore, pa u ndryshuar Ligji appeared first on Mesazhi.com.

Sulm terrorist në Turqi, ka të vdekur

Posted: 09 Jul 2017 03:53 AM PDT

Së paku dy pjesëtarë të ushtrisë turke kanë humbur jetën gjatë një sulmi me bombë të cilin sot herët në mëngjes mbi një kontingjent ushtarak në lindje të Turqisë e kreu organizata terroriste PKK, raporton Anadolu Agency (AA).
Në momentin e kalimit të kontingjentit ushtarak, terroristët e PKK-së aktivizuan mjetin shpërthyes në një rrugë, në provincën lindore Bitlis.

Sulmi ndodhi në autostradën Tatvan – Hizan, ndërsa nga shpërthimi i fuqishëm humbën jetën dy ushtarë dhe u plagos një civil.

Forcat turke të sigurisë filluan kërkim të gjerë për sulmuesit. Organizata separatiste PKK gjendet në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian.

The post Sulm terrorist në Turqi, ka të vdekur appeared first on Mesazhi.com.

Shpërthen vullkani në Alaskë, jepet paralajmërim i kuq

Posted: 09 Jul 2017 03:48 AM PDT

Për shkak të shpërthimit të vullkanit Bogoslof në Ishujt Aleutine në Alaskë, i cili të shtunën sërish hodhi re hiri, është lëshuar paralajmërim për aviacionin në këtë rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

Observatoriumi për aktivitete vullkanike në Alaskë njoftoi se shpërthimi ka ndodhur në orën 10:15 sipas kohës lokale, kur vullkani ka hedhur renë e hirit të lartë nëntë kilometra.

Shpërthimi i ri është vazhdimësi i aktiviteteve vullkanike të Bogoslof-it, që zgjat nga mesi i dhjetorit të vitit kaluar.

Për shkak të sasisë së madhe të hirit dhe tymit, agjencia ka lëshuar shkallën më të lartë të paralajmërimit të kuq për aviacion, meqë hiri vullkanik mund të shkaktojë turbulence të motorit reaktiv, të errësojë dritaret, madje edhe të dëmtojë elektronikën në sistemin e navigimit.

Mbi vullkanin është linja e avionit që lidh Amerikën Veriore dhe Azinë dhe vlen si një nga linjat më frekuentuese ajrore në botë.

Ishulli Bogoslof gjendet 98 kilometra në veriperëndim të Dutch Harbor në Alaskë. Ai është maja e vullkanit nënujor që shtrihet pothuajse 1.7 kilometra në thellësi. Në mënyrë konstante është i trazuar dhe mund të shpërthejë në çdo moment.

The post Shpërthen vullkani në Alaskë, jepet paralajmërim i kuq appeared first on Mesazhi.com.