“Trump inaguron super-anijen: Armiqtë e SHBA do të tronditen nga frika” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Trump inaguron super-anijen: Armiqtë e SHBA do të tronditen nga frika” plus 9 more Lajmi i Fundit


Trump inaguron super-anijen: Armiqtë e SHBA do të tronditen nga frika

Posted: 23 Jul 2017 07:45 AM PDT

Gjatë inaugurimit të aeroplanbartësit të ri amerikan, presidenti, Donald Trump, tha se ai dërgon "mesazh prej 100 mijë tonelatave për në botë" për forcën e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Mëtutje, gjatë inaugurimit të mbrëmshëm të aeroplanbartësit të ri, me emrin e ish-presidentit amerikan, Gerald Ford, zoti Trump theksoi se aleatët amerikanë mund të relaksohen, […]

Atentati ndaj Mishel Prelës, konflikti nisi nga droga

Posted: 23 Jul 2017 07:40 AM PDT

Shtetasi i dyshuar Ervin Zallumi, i arrestuar si porositës i vrasjes me pagesë të Mishel Prelës, është plagosur nga ky i fundit me 24 gusht të vitit 2010, pas një konflikti për çështje që lidhen me shitjen e shpërndarjen e lëndëve narkotike në kryeqytet. Ky është motivi për të cilin, Prela, plagosi 7 vite më […]

Tragjedi në futbollin shqiptar, burri që u hodh nga pallati në Korçë, ish-portieri i Vllaznisë

Posted: 23 Jul 2017 07:32 AM PDT

Detaje të reja zbulohen për ngjarjen e rëndë e ndodhur sot në Korçë, ku një 60-vjeçar i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katër i pallatit në lagjen numër 2 të qytetit. Viktima është Gjergji Kushe, ish-sportist dhe ish-portieri i Vllaznisë. Ai jetonte i vetëm dhe para se të ndërmerrte aktin ekstrem […]

Policia shqiptare flet për kapjen e gomones me 1.1 ton drogë shqiptare në Itali

Posted: 23 Jul 2017 07:26 AM PDT

Policia shqiptare foli sot per operacionin e perbashket te Policise se Shtetit dhe Guadia di Finanza, kapet gomonja me lëndë narkotike në orët e para të mëngjesit ne Itali. Sipas burimeve mesohet se si rezultat i operacionit gomonia me lëndë narkotike ra në ‘rrjetë’ pas bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza. Autoritetet […]

Fundjava kthehet në ferr në Vlorë, dy orë bllokim trafiku në Lungomare

Posted: 23 Jul 2017 06:37 AM PDT

Ndonëse një distancë e vogël, drejtuesve të mjeteve në Vlorë, kryesisht turistë, u janë dashur 2 orë për të përshkuar rrugën përgjatë 'Lungomares'. Shkak i kësaj vonesë është bërë trafiku i rënduar, që krijoi edhe një radhë kilometrike përgjatë daljes në qytetin e Vlorës. Turistët u bllokuan në tunelin e 'Ujit të Ftohtë' por edhe […]

Zbardhet plani kriminal, si do vritej aktori për hakmarrje në mes të Tiranës

Posted: 23 Jul 2017 06:34 AM PDT

Për më shumë së një muaj Miklar Tola, dyshohet të jetë paguar për të përgjuar dhe spiunuar lëvizjet e Mishel Preles, një i ri i vendosur në shënjestër të një atentati të dështuar për hesape të pambyllura mes tij dhe një biznesmeni. 32-vjeçari i dyshuar për vrasje në bashkëpunim të ngelur në tentative, u soll […]

Zgjedhjet në PD, Mesila Doda risjell poezinë “in memoriam” për Sokol Olldashin

Posted: 23 Jul 2017 06:28 AM PDT

Ish-deputetja e PD-së, Mesila Doda, aktualisht nënrkeytare e PDIU-së, risolli në vëmendje një poezi në nder të mikut të saj të ndjerë, ish-ministrit Sokol Olldashit, i cili ndërroi jetë pas një aksidenti automobilistik. Në një postim në faqen e saj të 'Facebook'-ut Doda kujton kolegun e saj pikërisht në një ditë kur në PD është […]

Denoncimi i Berishës: Dyfishim çmimit të ujit, dhurata e parë e mandatit të timonierit

Posted: 23 Jul 2017 06:24 AM PDT

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj se dyfishoi çmimin e ujit të pijshëm. Me një mesazh në faqen e tij të 'Facebook'-ut, ish-lideri i PD-së thekson se rritja për konsumatorët është bërë 65 lekë për metër kub. MESAZHI I BERISHËS Dyfishohet çmimi i ujit! Kjo eshte dhurata e pare e […]

Gjenden tetë persona të vdekur brenda një kamioni

Posted: 23 Jul 2017 06:10 AM PDT

Tetë persona njoftohet se janë gjetur të vdekur brenda një kamioni të parkuar jashtë një dyqani në San Antonio të Teksasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Policia amerikane thotë se edhe 10 persona të tjerë u gjetën në gjendje të rëndë shëndetësore brenda kamionit. Shoferi është arrestuar, ndërsa nuk dihet nga ishte nisur kamioni. […]

Policia italiane kap dy skafistët shqiptarë me 1.5 ton kanabis drejt Italisë

Posted: 23 Jul 2017 06:06 AM PDT

Dy skafistë shqiptarë u arrestuan nga policia italiane me 1.5 ton kanabis sativa. Sipas hetimeve, droga po trafikohej me një gomone, e cila është konfiskuar. Mediat italiane raportojnë se gomonia me 1.5 ton kanabis u pikas në Petacciato. Në ndjekje të saj u vunë dy anije të rojeve bregdetare italiane. Ata ndaluan mjetin lundrues që […]