Ora News: “Vdes aktori i “Home Alone”” plus 8 more |
- Vdes aktori i “Home Alone”
- Erdogan vizitë në vendet e Gjirit për të ndërmjetësuar krizën e Katarit
- Pamjet e turpit të luftëtarëve të ISIS
- Izraeli bën një hap pas për detektorët në xhaminë al Aksa
- Mbyllet numërimi i votave për kreun e PD, Basha shpallet fitues
- Grabovci: Nuk kam kursyer asgjë për çlirimin dhe ndërtimin e Kosovës
- Krasniqi: PD nuk e kaloi testin, ngeli në standardin e 2013
- Zjarret, Demiraj: Piromanët do të ndiqen rreptësisht, dënimet do jenë të ashpra
- Trump: Rrjedhja e informacionit është krim
| Posted: 22 Jul 2017 11:29 PM PDT Aktori John Heard, i njohur për rolin e tij në filmat "Home Alone", ka vdekur në moshën 71-vjeçare. Heard është gjetur i vdekur të premten në dhomën e tij në hotelin Palo Alto, Kaliforni, sipas TMZ. Shkaku i vdekjes së tij mbetet ende i panjohur. Aktori i famshëm ishte duke qëndruar në hotel pas një operacioni që kishte bërë këtë javë. John Heard ka luajtur disa filma ikonikë të viteve '80 dhe '90 duke përfshirë Big, Beaches, dhe Home Alone ku u njoh si Peter McCallister, në rolin e babait të Kevin.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Erdogan vizitë në vendet e Gjirit për të ndërmjetësuar krizën e Katarit Posted: 22 Jul 2017 11:18 PM PDT Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan ndodhet në vendet e Gjirit arab këtë fundjavë në përpjekje për të rregulluar çarjen e thellë midis Katarit dhe fqinjit të saj, por aleati i fortë i Katarit mund ta gjejë veten me pak hapësirë për të manovruar si ndërmjetës. Erdogan ka mbështetje të fortë ndaj Dohas për shkak të lidhjes së tyre me Vëllazërinë Myslimane, e kundërshtuar ashpër nga Arabia Saudite, Egjipti dhe aleatët e tyre. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti ndërprenë marrëdhëniet diplomatike dhe vendosën sanksione mbi Katarin muajin e kaluar duke e akuzuar atë si financues të terrorizmit. Doha mohon akuzat. Kjo ka shkaktuar krizën më të rëndë diplomatike në rajon, ndërsa fqinjët i kanë paraqitur Katarit rreth 13 kërkesa, ku spikat shkëputja e lidhjeve me Vëllazërinë Myslimane, ndërprerjen e marrëdhënieve me Iranin, largimin e bazës ushtarake turke, mbylljen e Al Jazeera, etj. Erdogan ka thënë se kërkesat janë të paligjshme dhe ka bërë thirrje për t’i dhënë fund krizës, duke përmendur nevojën për solidaritet mysliman dhe lidhje të forta tregtare në rajon. “Ne do të punojmë deri në fund për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis kombeve vëllazërore të rajonit”, tha ai në komentet pas lutjeve të së premtes. “Problemet politike janë të përkohshme, ndërsa lidhjet ekonomike janë të përhershme dhe pres që investitorët nga vendet e Gjirit të zgjedhin lidhjet afatgjata”. Ndërsa kërkon të mbrojë Dohën, Erdogan është gjithashtu i kujdesshëm për tjetërsimin e fqinjëve të saj. Ai do të vizitojë Arabinë Saudite, Kuvajtin dhe Katarin gjatë udhëtimit dyditor që fillon të dielën (sot). Emiratet e Bashkuara Arabe ishin tregu i shtatë më i madh i Turqisë vitin e kaluar, me vlerë 5.4 miliardë dollarë, ndërsa Arabia Saudite ishte Nr. 11 dhe Egjipti ishte Nr. 13, sipas të dhënave zyrtare. Turqia gjithashtu dëshiron të shesë pajisjet mbrojtëse ndaj Sauditëve. “Kjo vizitë, në njëfarë mënyre, do të ndihmonte për të demonstruar se përkundër pozicionimit të saj si mbështetës të fortë të Dohës, Turqia ende ka aftësinë të dialogojë me vendet e tjera në nivelin më të lartë, kryesisht Arabinë Saudite”, tha Sinan Ulgen, ish- Diplomat turk dhe një analist në Carnegie Europe. Megjithatë, Ankara po negocion nga një “pozicion handikap”, duke pasur parasysh mbështetjen e tij vokale për Katarin, tha ai. /Ora News.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Pamjet e turpit të luftëtarëve të ISIS Posted: 22 Jul 2017 10:47 PM PDT Një xhihadist u përpoq të largohej nga Mosuli në një maskë pantomime, e ngjashme me veshjet e shfaqjeve për fëmijë, por kishte harruar të rruante mjekrën dhe mustaqet e tij. Luftëtarët e ISIS po përpiqeshin të largoheshin nga ish-bastioni i militantëve pasi qyteti u rimor nga forcat qeveritare irakiane. I veshur me rrobat grash dhe me make-up të përpunuar, burri harroi të hiqte qafe mjekrën e tij. Në fotot e lëshuara nga ushtria irakiane pas kapjes së tij, njeriu mund të shihet të jetë lyer me pudër, rimel sysh dhe të kuq buzësh, madje duke shtuar edhe disa "nishane" në fytyrë. Por mustaqet dhe mjekra e madhe dhe vetullat e trasha, e bëjnë qesharake lojën. Fotot e tjera të lëshuara nga ushtria tregojnë burrat me sutjena të mbushura, teksa përpiqen të arratisen larg qytetit. Qyteti i Vjetër i Mosulit, i cili dikur qëndronte si lagje e rrugica të dendura është rrënuar nga lufta njëmujore për të çrrënjosur të ashtuquajturin Shtetin Islamik. Efekti i betejës, i cili përfundoi pasi xhihadistët bënë përpjekjen e tyre të fundit për t’u mbajtur në rajon në fillim të këtij muaji, mund të shihet në fotografitë e para dhe pas fotografive satelitore. Pjesa më e madhe e qytetit është ngritur, me rrënoja dhe pluhur që mbulon një lagje, dikur të lulëzuar në Irak. Gati një e treta e qytetit të vjetër – më shumë se 5.000 ndërtesa – u dëmtuan ose u shkatërruan në tre javët e fundit të bombardimeve deri më 8 korrik. Në të gjithë qytetin, rreth 10,000 ndërtesa u dëmtuan gjatë luftës, pjesa më e madhe në Mosulin perëndimor, vendi i artilerisë më të madhe, sulmeve ajrore dhe luftimeve gjatë pesë muajve të fundit.
/Ora News.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Izraeli bën një hap pas për detektorët në xhaminë al Aksa Posted: 22 Jul 2017 10:27 PM PDT Izraeli është i gatshëm të marrë në konsideratë alternativat e detektorëve metalikë të instaluar në xhaminë e shenjtë al Aksa, aq shumë të kundërshtuar nga palestinezët. Gjeneral Major Yoav Mordechai i bëri thirrje botës myslimane të parashtrojë sugjerime të tjera. Izraeli ka instaluar detektorët pasi dy policë izraelitë u vranë aty pranë më parë këtë muaj. Masat kanë zemëruar palestinezët, të cilët e akuzojnë Izraelin se po përpiqet të marrë kontrollin mbi vendin e shenjtë. Xhamia al Aksa është xhamia e tretë më e shenjtë për myslimanët e konsideruar ndryshe si "porta e qiellit" pasi nga atje, profeti Muhamed ka kryer miraxhin hyjnor. “Shpresojmë që Jordania dhe vendet e tjera arabe mund të sugjerojnë një zgjidhje tjetër për sigurinë për këtë problem", tha gjenerali Mordechai për BBC Arabic, duke iu referuar detektorëve të metaleve. “Çdo zgjidhje qoftë teknologji elektronike, kibernetike apo moderne: Izraeli është gati për një zgjidhje. Ne kemi nevojë për një zgjidhje sigurie, jo politike apo fetare”, shtoi ai. Redaktori Alan Johnston i BBC World Service në Lindjen e Mesme thotë se kjo është shenja e parë e zbutjes së pozitës së Izraelit mbi masat. Të paktën katër palestinezë janë vrarë gjatë protestave të dy ditëve të fundit. Të premten, tre civilë izraelitë u therën për vdekje në një lagje pranë Ramallahut në Bregun Perëndimor të pushtuar. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të takohet të hënën për të diskutuar mënyrat për të çrrënjosur dhunën.
/Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Mbyllet numërimi i votave për kreun e PD, Basha shpallet fitues Posted: 22 Jul 2017 10:11 PM PDT Është mbyllur procesi i numërimit të votave për kreun e Partisë Demokratike, duke rikonfirmuar sërish kryetar Lulzim Bashën. Nga numërimi i të gjitha votave, Basha ka marrë 53931 vota, kundrejt kandidatit tjetër Eduard Selami, i cili ka marrë 5136 vota. Në total në rang vendi kanë votuar 59.766 anëtarë, ose 57.5%, nga 103.952 anëtarë të PD-së. Vota të pa vlefshme janë 767 vota, ndërsa 61 fletë janë të dëmtuara. Rezultatet sipas kutive: Kutia e Këlcyrës, 285 fletë,3 të pavlefshme, Basha 243 vota, Selami 39 vota. Kutia e Delvinës, 261 vota të vlefshme, Basha 245 vota, Selami 16 vota. Kutia e Kavajës, 1218 vota të vlefshme, Basha 1999 vota, Selami 19 vota. Kutia e Belshit, 458 vota të vlefshme, Basha 452 vota, Selami 6 vota. Gjithçka rreth zgjedhjeve të djeshme Ora 11:11 Basha pas votimit: Pas këtyre zgjedhjeve demokratët do të jenë më të bashkuar Selami pas votimit: I zhgënjyer nga ata që bënë thirrje për bojkot Berisha thyen heshtjen: PD në vështirësi serioze Patozi: U bëmë si Koreja e Veriut, udhëheqësit i tolerohen edhe krimet Eduart Selami: Pabarazi në proces, fotoja e Bashës në disa qendra votimi /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Grabovci: Nuk kam kursyer asgjë për çlirimin dhe ndërtimin e Kosovës Posted: 22 Jul 2017 01:48 PM PDT Ish-shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Grabovci, thotë se ai nuk ka kursyer asgjë nga vetja për ndërtimin e Kosovës. "Nuk kam kursyer asgjë nga vetja ime nga familja ime për të dhënë për vendin tim, për çlirimin e vendit për ndërtimin e këtij vendi nuk kemi kursyer, kemi dhënë çdo gjë", ka thënë ai. "Nuk kemi kursyer për asgjë, unë e shoh si obligim për të shërbyer në rrethana e të kaluarës ndërsa, tash është koha tjetër ku duhet ta dëshmoj vetën përsëri dhe jam i gatshëm edhe për këtë sfidë", ka thënë Grabovci në Tribuna Channel. Prokuroria Speciale kishte nisur hetimet kundër Adem Grabovcit për të cilin dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare gjatë viteve 2011-2012. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Krasniqi: PD nuk e kaloi testin, ngeli në standardin e 2013 Posted: 22 Jul 2017 01:39 PM PDT Analisti dhe politologu Afrim Krasniqi tha se me zgjedhjet e 22 korrikut Partia Demokratike nuk e kaloi testin, duke ngelur kështu në standardin e vitit 2013. Në një intervistë në studion e lajmeve të Ora News, Krasniqi tha se mungesa e një debati publik dëmtoi deri diku garën mes kandidatëve. Krasniqi: Ishte një test politik për Partinë Demokratike për shkak se erdhi pas zgjedhjeve parlamentare ku vetë PD u ankua për standardet në zgjedhjet parlamentare dhe në disa elementë pati të drejtë. Kështu që ishte një test për të parë nëse kjo parti vetë mund të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe nëse ka një kapacitet për tu bërë demokratike siç e ka edhe emërtimin. Mënyra si funksionoi gjithë procesi zgjedhor dhe sot deri diku edhe elementë të votimit, tregoi që nuk e kaloi dot testin, pra ngelemi në standardet e vitit 2013, me një garë me problematika, me një anëtarësi problematike dhe dukshëm fiktive, me një mobilizim të njëanshëm të një grupi të caktuar zyrtarësh të lartë të cilët sipas stautit ndalohet të jenë aktorë zgjedhorë pro një kandidati të caktuar me pamundësi gare reale dhe mungesë debati. Pavarësisht se pati kërkesë publike për të bërë debat publik, nuk pati dhe kjo dëmtoi deri diku garën midis kandidatëve. Krasniqi tha gjithashtu se në këtë garë nuk u panë elementë që kishin të bënin me analizën e rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit, atë që prisnin shqiptarët. Krasniqi: Shqiptarët prisnin të kishte një analizë për rezultatin e zgjedhjeve. Nuk pati një analizë për rezultatin e zgjedhjeve. Shqiptarët prisnin një ndarje nga modelet e së kaluarës, do të thotë një PD e re që merr përgjegjësi për sfidat e kohës, pranon gabimet dhe është e aftë të reflektojë. Nuk i pamë këto elementë në këtë garë elektorale. Shqiptarët prisnin politkanë që vendosnin interesin publik mbi interesin personal, sepse opozita në Shqipëri është interes i madh publik. Nuk e patëm as këtë element në fushatën elektorale. Zoti Selami dhe Basha patën një retorikë të kundërt. Basha për gjithçka akuzoi kryeministrin, ndërkohë që ai është në marrëveshje me kryeministrin si përfaqësues i opozitës. Ndërkohë që zoti Selami u mundua të bëjë një lloj reformimi në atë që quhet në parimet e përgjithshme të organizmit të partive, disa nocione që janë të huaja në PD, siç është votimi i brendshëm, rregullat demokratike, strukturat vendimmarrëse, statusi, parime që në PD janë harruar që nga mesi i viteve '90. Në këto rrethana duke kaluar një tokë pa përvojë demokratike ishte e vështirë që këto ide të zënë vend në një mjedis ku interesat e pushtetit dhe interesat e tjera janë dominuese. Kështu që ishte një shans i humbur për cilësinë që pritej për të pasur këto zgjedhje. Pati dy elementë pozitivë siç ishte rasti i Korçës dhe Shkodrës ku pati debat mes dy kandidatëve, një debat që erdhi jo për shkak të zgjedhjes së kandidatëve për të bërë debat, por për shkak të rrethanave që u krijuan. Por edhe në thelb këto dy debate nuk arritën të plotësojnë një lloj kuadri të një standardi normal që të ketë një parti për debat publik. Është kaq e thjeshtë! Kur ti ke mundësi të bësh zgjedhje brenda partisë, dhe për të respektuar mendimin ndryshe duhet ta bësh këtë gjë që të bëhesh i besueshme për jashtë, dmth të të votojnë shqiptarët nesër për alternativë pushteti. Në momentin që ti e ke të pamundur të bësh zgjedhje brenda partisë, e ke të pamundur të krijosh kushte të barabarta dhe të bash debat publik, përse ja kërkon kundërshtarëve politik?! Sepse ata nisen nga standardet e familjes tënde. Në këtë lloj aspekti këtu ishte një shans i humbur për PD. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Zjarret, Demiraj: Piromanët do të ndiqen rreptësisht, dënimet do jenë të ashpra Posted: 22 Jul 2017 12:31 PM PDT Duke u nisur nga situata e rënduar e zjarreve, dhe rasti më i fundit në Ibë, ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka kërkuar ndihmën e banorëve që të kontribuojnë në parandalimin e zjarreve. Në një postim në FB, Demiraj paralajmëron të gjithë ata që vënë qëllimisht zjarre do të ndiqen rreptësisht dhe dënimet do të jenë të ashpra. Postimi i Demirajt në FB Te nderuar miq! Temperaturat e larta që janë shënuar gjatë ditëve të fundit në vendin tonë, kanë shtuar dukshëm mundësinë e përhapjes së zjarreve nëpër pyje përfshirë edhe pyjet në Parqet Kombëtare. Ngjarja e pasdites ne kodrat e Ibes ne Tirane ishte shume e rrezikshme per banoret dhe shtepite e tyre. Situata eshte nen kontroll dhe po punohet per fikjen e plote te vatrave te zjarrit. Ministria e Brendshme, emergjencat civile, sherbimet zjarrfikese, forcat e armatosura, Viva Copter, pushteti lokal, etj po punojne me intensitet. Me këtë rast apelojmë të gjithë qytetaret të kenë kujdes maksimal në parandalimin dhe sinjalizimin e zjarreve qe cenojne sigurine Kombetare. Piromanet do te ndiqen rreptesisht dhe denimet do te jene te ashpra, sipas ligjit. I bej thirrje dhe banoreve qe te kontribojne gjithashtu ne lajmerimin, kontributin dhe vendosjen e zjarreve nen kontroll. DD /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Trump: Rrjedhja e informacionit është krim Posted: 22 Jul 2017 12:24 PM PDT Presidenti Trump komentoi në Twitter se ndërsa ai me kushtetutë ka autoritetin për të falur persona të akuzuar dhe të gjithë janë dakord me këtë, krimi i vetëm deri tani, ka qenë rrjedhja e informacionit kundër administratës së tij. “Përsëri lajme të rreme”, shkruante Presidenti në Twitter. Në një artikull të gazetës "Washington Post" thuhej se Presidenti Trump, ka kërkuar informacione lidhur me autoritetin që ai ka për të falur ndihmës, të afërm të tij, ose edhe vetveten, duke e lidhur me hetimin që po zhvillohet për një ndëhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit të klauar. Presidenti Trump e ka kritikuar rrjedhjen e informacioneve lidhur me hetimin dhe i ka kërkuar autoriteteve që t'i ndjekin penalisht personat që kanë nxjerrë informacione. Javën e ardhshme djali i madh i Presidentit, dhëndërri dhe ish menaxheri i fushatës së tij do të dëshmojnë para komisioneve Senatit që po hetojnë lidhur me çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane. Një tjetër çështje për të cilën Presidenti ka kritikuar sot në Twitter është njoftimi në "Washington Post" se ambasadori rus ka biseduar për zgjedhjet amerikane me ish-senatorin Jeff Sessions, kur ata janë takuar gjatë garës presidenciale. "Rrjedhje të paligjshme të informacioneve, si për rastin Comey, këto duhet të marrin fund", – shkruan Presidenti Trump. Të premten gazeta citonte zyrtarë amerikanë të paidentifikuar të cilët kanë folur për disa përgjime të takimeve të Ambassadorit Sergey Kislyak’s me Prokurorin e Përgjithshëm Sessions, i cili gjatë fushatës ishte këshilltari i zotit Trump për politikën e jashtme. Departamenti i Drejtësisë tha se zoti Sessions i qëndron thënies se nuk ka diskutuar kurrë me rusët për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane./VOA/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






