Lajmi.net: “Ja çfarë thotë Marina për këngën e re të Getit (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Ja çfarë thotë Marina për këngën e re të Getit (Foto)” plus 8 more


Ja çfarë thotë Marina për këngën e re të Getit (Foto)

Posted: 22 Jul 2017 11:30 PM PDT

Kënga e paralajmëruar shumë kohë më parë, u lansua dje bashkë me videoklip, shkruan lajmi.net.

Ndër komenetet e para që Geti ka marrë për këtë projekt, ishte edhe ai i partneres së tij, Marina Vjollca.

Në rrjetin social Instagram, Marina ka postuar një foto nga klipi, duke e cilësuar atë ‘hit’ të vërtetë.

“BABASTARS- High4Real 🔥🔥🔥 #hit #hit #hit” shkruan Marina në profilin e saj, ndërsa komente të shumta i erdhën sipër këtij postimi, disa prej tyre ia përmendnin kundërshtarin e tyre, OTR. /Lajmi.net/

Tottenhami shkatërron PSG-në (VIDEO)

Posted: 22 Jul 2017 11:27 PM PDT

Skuadra angleze tregoi lojë cilësore dhe angazhim të pashoq ndaj nënkampionëve të Ligue 1.

Eriksa, Dier, Alderweirled dhe Harry Kane shënuan për fitoren e Tottenhamit.

Në anën tjetër, Edison Cavani dhe Javier Pastore, ishin golashënuesit e vetëm për skuadrën franceze./Lajmi.net/

Barcelona i “hakmerret” Juventusit (VIDEO)

Posted: 22 Jul 2017 11:13 PM PDT

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të International Champions Cup.

Ishte Neymar ai i cili me dy gola të shpjet 15′dhe 26′ kaloi në epërsi spanjollët, por në fund golat e tij dolën të jenë vendimtar.

Ndërsa golin e nderit për Zonjën e Vjetër e shënoi Giorgio Chiellini në minutën e 65-të.

Në takim luajtën edhe Lionel Messi e Luis Suarez, por edhe për italianët Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain./Lajmi.net/

Kështu i organizoi ditëlindjen bashkëshortit, Emina (Foto)

Posted: 22 Jul 2017 11:05 PM PDT

Kjo ngase, bashkëshorti i saj Sam Nazarian festoi ditëlindjen me familjen e ngushtë, gruan dhe vajzën, shkruan lajmi.net.

Emina dhe Sam festuan në ambient më ndryshe se zakonisht, pra pranë njëri-tjetrit, në brigjet e Greqisë.

Çifti tash e sa ditë po kalojnë pushimet në jahtën e Samit dhe aty shfrytëzuanrastin të festojnë edhe ditëlindjen e tij.

Torta dhe balonat ishin disa nga detajet e festës së ditëlindjes së Sam në jahtën e tij luksoze. /Lajmi.net/

Sulmi në Berlin, Milano refuzon të paguajë faturën e transportit të kufomës së Anis Amri

Posted: 22 Jul 2017 11:04 PM PDT

Kjo e fundit i ka dërguar një faturë mbi 2 mijë euro që të duhet të paguajë administrata e kësaj komune.

Kryetari i Sesto San Giovanni, Roberto Di Stefano, teksa ka kundërshtuar pagesën e faturës është shprehur: "Ne jemi të çmendur!"

"Ne jemi të çmendur. Unë jam i impresionuar, ajo që për më shumë se gjashtë muaj ishte një hipotezë absurde dhe e pamundur në Itali, është bërë tepër realitet. Zyrtarët e mi më  kanë treguar një faturë nga qyteti i Milanos, në shumën 2.160,18 euro që i kërkohet administratës komunale të Sesto San Giovanni të paguajë shpenzimet e "transportit të  kufomës" së  terroristit Anis Amri, autor i masakrës së Berlinit. Që të mos keni asnjë dyshim, ju them tani që unë do të kundërshtoj këtë kërkesë të turpshme dhe fyese dhe se paratë e popullit tim nuk do të përdoren për të përmbushur këtë kërkesë", tha Roberto Di Stefano, kryetari i Sesto San Giovanni.

Terroristi tunizian Anis Amri u vra në Sesto San Giovanni me 23 dhjetor 2016 pas një shkëmbimi zjarri me policinë milaneze.

I riu kishte mbërritur në Milano pas masakrës që kreu në Berlin gjatë Krishlindjeve.

Trupi i Amri mbërriti në Tunizi më 30 qershor, pas një qëndrimi të gjatë në morg.

22 këshilla për t’i shpëtuar mbytjes në det

Posted: 22 Jul 2017 03:02 PM PDT

Ja disa prej rregullave që duhet të ndiqni gjatë kohës që jeni në det:

1-Mos hyni në det pasi keni pirë alkool, keni ngrënë ushqim, jeni nxehur apo djersitur nga vapa

2-Mos u hidhni menjëherë në ujë pa u ambientuar

3-Mos sfidoni dallgët dhe mos hyni në det nëse ato janë më të mëdha se 20 inch/ 50cm

4-Shmangni thellësinë ujore të paeksploruar paraprakisht

5-Sigurohuni për vendodhjen e rojes bregdetare dhe mësoni instruksionet si të komunikoni me të në rast nevoje

6-notoni paralel me bregun

7-Mos ju afro një personi që po mbytet nëse nuk di ta ndihmosh

8-Nëse doni të notoni të sigurtë mbani lopata në këmbë

9-Mos notoni kurrë vetëm

10-Kurrë mos i beso një dysheku ajri, krahëzave apo kamardareje të pa çertifikuar si mjet shpëtimi

11-Mos merrni në varkë të mitur pa jelekë shpëtimi

12-Mos i ndani sytë nga të mirurit në ujë

13-Shmangni ujin nëse vëreni rrufe apo përkeqësim të motit dhe shtim të erës

14-Mos ju kundërvini me not një rryme ujore

15-Sigurohuni paraprakisht për thellësinë e ujit nëse keni zgjedhur të hidheni nga lartësitë

16-Shmangni kokën si kontaktin e parë me ujin

17-Shmangni panikun në ujë

18-Tregoni vigjilencë nga mjetet lundruese afër jush

19-Mos tregoni vetëbesim nëse keni patologji që ju rrezikojnë në ujë

20-Mbani pajisje të dallueshme zhytje amatore

21-Kontrolloni frymëmarrjen tuaj dhe shmangni ujin e kripur në rrugët e sipërme të frymëmarrjes

22-Bëhu hero për aq sa të takon dhe për sa është e mundur pa u martirizuar.

“Neymar do të transferohet te PSG shkaku i shoqërisë me Dani Alves”

Posted: 22 Jul 2017 02:58 PM PDT

Ai ka thënë se përderisa Alves nuk ishte pjesë e PSG, Neymar ishte i vendosur të qëndronte te katalunasit, transmeton lajmi.net

"Përderisa Alves nuk e kishte të vendosur transferimin te PSG, Neymar ishte i vendosur të qëndronte te Barca", Beletti.

"Ata janë shumë shokë dhe ndoshta kjo ka bërë që të bisedojnë për ndonjë lëvizje", ka thënë ai.

Duke u kthyer në seriozitet, ish-lojtari i Chelseas dhe Barcelonës, ka thënë se braziliani është mjaft rehat në Kataluni, dhe nuk beson se do të largohet. /Lajmi.net/

Genta Ismaili dikur dhe sot, do të habiteni me ndryshimin e saj (Foto)

Posted: 22 Jul 2017 02:58 PM PDT

Por, një nga këto figura që nuk njihet fare nëse fotot e sotshme ia krahasojmë me ato të dikurshme është Genta Ismaili, shkruan lajmi.net

Mollëzat, hunda, forma e vetullave dhe buzët e fryra e kanë ndryshuar tej mase atë.

Padyshim që ajo është bërë më e bukur me 'fytyrën e re'!/Lajmi.net/

pizap-com15007604340291 pizap-com15007603826772

Zjarr i madh në “Matiqan” (Foto)

Posted: 22 Jul 2017 02:56 PM PDT

Foto: Arkiv

Këtë informacion për lajmi.net e kanë konfirmuar nga shërbimi i zjarrfikësve, të cilët kanë bërë të ditur se të gjitha ekipet janë në vendin e ngjarjes duke punuar që zjarri të shuhet.

Ende nuk dihet se nga ka ardhur ky zjarr, dhe a ka persona të lënduar. /Lajmi.net/

zjarri3

zjarri

Foto: Kallxo.com