Ora News: “Mashtrim, pengmarrje, plagosje, arrestohen 2 persona në Gjirokastër” plus 9 more

Ora News: “Mashtrim, pengmarrje, plagosje, arrestohen 2 persona në Gjirokastër” plus 9 more


Mashtrim, pengmarrje, plagosje, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

Posted: 08 Jul 2017 12:26 AM PDT

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy persona, të cilët akuzohen për mashtrim pasi dyshohet se i kanë marrë 15 mln lekë një personi. Në pranga u vunë Jani (Juljan) Zhupa, 38 vjeç dhe Arbër  Zhupa, 33 vjeç, të dy banues në Memaliaj.

"Ndaj këtyre dy personave gjykata kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg, pasi dyshohen se të dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me persona të tjerë nga viti 2009 e në vijim, i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit një shumë prej ‎15 000 000 lekë, shtetasit E.K, banues në Gjirokastër", sqaron policia.  

Gjithashtu blutë e Gjirokastres sqaron se "Shtetasin E.K, në datë 19.05.2014, persona të paidentifikuar kanë tentuar ta marrin pang, ndërsa babai i shtetasit të mësipërm, shtetasi H.K, në datë 15.02.2012 është plagosur me armë zjarri nga persona të paidentifikuar."

Materialet proceduriale kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Gjuha e trupit”/ Kush fitoi nga shtrëngimi i duarve Trump-Putin?!

Posted: 08 Jul 2017 12:15 AM PDT

Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan për herë të parë gjatë Samitit të G20 në Hamburg të Gjermanisë, ku shtrënguan edhe duart me njëri-tjetrin.

Sipas ekspertes që studion gjuhën e trupit, Judi James, Presidenti amerikan "e gozhdoi" homologun e tij rus me shtrëngimin historik të duarve dhe dëshmoi se kush e ka statusin më të lartë.

Ndërsa Vladimir Putin tregoi gishtin e tij në drejtim të President Trump i cili është versioni i gjuhës së trupit të një arme, pohon Judi James

Duke folur për britaniken "The Sun", ajo tha: "Nëse ky shtrëngim duarsh do të ishte "luftë për çmime", dhe unë jam e sigurt që kështu ishte, atëherë do t'i jepja pikë fitores së Trump. Të dy ishin nën presion, por ndërsa Putin afroi me kujdes dorën, Trump u përkul përpara me krahun e shtrirë duke ofruar "mbështetje". Ky ishte një kurth famëkeq nga Trump dhe Putin nuk kishte asnjë mundësi, por veçse ta mbështeste dorën tek Trump. Trump dukej i qetë. Nëse donte të tregonte dashamirësi por njëkohësisht edhe superioritet, më duhet të them se presidenti amerikan e gozhdoi këtë herë".  

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tre postet kryesore mund të drejtohen nga ish-udhëheqësit e UÇK-së

Posted: 08 Jul 2017 12:02 AM PDT

Tri postet kryesore të shtetit shumë shpejt mund të drejtohen nga ish-udhëheqësit e UÇK-së, përkatësisht Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi, shkruan sot, gazeta Zeri.

Tri pozitat kryesore shtetërore (Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi) për herë të parë që nga paslufta ka gjasë që këtë vit të bien në duart e ish-liderëve politikë dhe ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ish-lideri politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, për më shumë se një vit është zgjedhur president i Republikës së Kosovës, përderisa bazuar në rezultatin zgjedhor të 11 qershorit, posti i kryeparlamentarit i takon koalicionit PAN dhe gjasat më të mëdha janë që në këtë pozitë të riakomodohet kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i cili po ashtu ka qenë epror i lartë i UÇK-së gjatë luftës së viteve 1998-99, shkruan Zeri.

Edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, është i dominuar nga koalicioni PAN për kryeministër. Drejtuesit e këtij koalicioni po e përsërisin vazhdimisht se i kanë siguruar votat e nevojshme për formimin e Qeverisë dhe Haradinaj do të jetë kryeministri i ri i Kosovës.

Prej pas përfundimit të luftës në vend asnjëherë tri pozitat kryesore shtetërore nuk janë drejtuar nga ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Bashkimi i "Krahut të luftës" në koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 11 qershorit 2017 nga analistët politikë në Kosovë ishte komentuar si "mburojë" për shkak të Gjykatës Speciale, e cila që nga kjo javë është plotësisht funksionale dhe mund t'i ngrejë aktakuzat e para.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Gjen donatorin e spermës në Facebook, transeksuali sjell në jetë një vajzë

Posted: 07 Jul 2017 11:53 PM PDT

Hayden Cross ka hyri në histori si burri i pari në Britani që ka sjellë në jetë një fëmijë.

21-vjeçari ngeli shtatëzanë pasi  gjeti donatorin e spermës në Facebook. Cross arriti që ta sjellë në jetë vajzën e tij me anë të prerjes cezariane.

"Ajo është ëngjëlli im,"-shprehet ai. "Ajo është e përsosur dhe unë jam shumë me fat."

Lajmi është konfirmuar dhe nga familja e tij, të cilët janë shprehur se të dy janë të shëndetshëm. Familjarët kanë zbuluar edhe emrin e Trinity-Leigh Louise Cross.

Pas lindjes Cross ka në plan që të bëjë rikonstruktim gjinor sa më shpejt të jetë e mundur, raporton The Sun.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Italia dëbon 2 vëllezër shqiptarë, kishin lidhje me një terrorist nga Çeçenia

Posted: 07 Jul 2017 11:32 PM PDT

Policia e Antiterrorizmit italian ka arrestuar në qytetin e Barit një shtetas çeçen 38 vjeç me akuzën e terrorizmit ndërkombëtar. Gjithashtu dy vellëzër shqiptarë dhe një shtetase ruse janë dëbuar nga Italia si persona të indoktrinuar nga çeçeni i arrestuar.

Hetimet kanë vërtetuar se shtetasi çeçen ka qënë pjesë e komandës xhihadiste të grupit “‘Emirato del Caucaso ” që në natën e 3-4 dhjetorit të 2014 sulmoi Selinë e shtypit në kryeqytetin çeçen Grozny ku mbetën viktima 19 persona.

Gjithashtu 38 vjeçari çeçen ka luftuar përkrah forcave të ISIS në Siri në vitet 2014 e 2015.

Identifikimi i 38 vjeçarit çeçen është bërë pas hetimeve të kryera ndaj luftëtarëve çeçen që tranzitojnë në Itali e që janë në lidhje me grupet terroriste si në Siri ashtu dhe në vendet europiane apo në ato Kaukaze. Një informacion mjaft të rëndësishëm ndaj terroristit çeçen të arrestuar kanë dhënë shërbmet sekrete belge të cilat kanë vërtetuar se 38 vjeçari çeçen ishte pjesë e një grupi rekrutuesish e luftëtarë të ISIS, mjaft aktiv në Belgjikë.

Opracioni i Antiterrorizmit italian ka çuar dhe në dëbimin nga territori italian për arsye sigurie kombëtare dhe të 2 vëllezërve shqiptarë 23 e 26 vjeç si dhe të një shtetase ruse 49 vjeçe.

Dy vellezërit shqiptarë banonin në Potenza e sipas antiterrorizmit italian nën influencën e 38 vjeçarit çeçen të arrestuar, janë indoktrinuar nga propaganda xhihadiste me qëllime terroriste dhe përbënin një rrezik për sigurinë kombëtare.

Ndërsa shtetasja ruse 49 vjeçe me inicialet K.M e banuese në Napoli nën influencën indoktrinues të çeçenit të arrestuar ishte e gatshme të krynte vetëflijimin në idealet e ISIS.

Në operacionin e antiterrorizmit italian morën pjesë policia e qytetit të Napolit, Foxhias e Potenzës.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kourtney Kardashian pushime romantike me të dashurin në St Tropez

Posted: 07 Jul 2017 11:23 PM PDT

Pas ndarjes me Scott Disick, Kourtney Kardashian është hedhur në krahët e Younes Bendjima.

Ylli i televizioneve ka kaluar pushime romatike me 24-vjeçarin në St.Tropez.

38-vjeçarja është fotografuar në oqean në krahët e Bendjima dhe dukej shumë e lumtur.
E veshur me body që ia nxirrin fomrat trupore në mënyrë perfekte, Kourtney duke shumë seksi dhe tërheqëse.

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shpërthen impianti i gazit në një fast food tek Inxhinieria e Ndertimit

Posted: 07 Jul 2017 10:59 PM PDT

Një impiant gazi ka shpërthyer në një fast food pranë Inxhinierisë së ndërtimit në Tiranë. Policia sqaron se "rreth orës 04:20 të mëngjesit të sotmë, kur në numrin e emergjencave civile 112 ka mbërritur një telefonatë për shpërthim. "

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar  Shërbimet e Policisë të cilët kanë konstatuar një dyqan ushqimi të shpejt i cili ishte i dëmtuar.

"Nga hetimet paraprake rezulton se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një rrjedhje të një impianti gazi, në kuzhinën e këtij fast food", sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për saktësimin dhe dokumentumin e ngjarjes.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Gruevski fal Zaevin, nuk i kërkon 50 mijë euro dëmshpërblim

Posted: 07 Jul 2017 10:33 PM PDT

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka hequr dorë nga dëmshpërblimi i kërkuar prej 50 mijë euro nga Zoran Zaev.

Gruevski përmes avokatit të tij ka njoftuar gjykatën se heq dorë nga padia për rrënimin e imazhit në rastin "Banka Maqedonase".

Zaev ishte dënuar me 50 mijë euro për shpifje dhe fyerje në adresë të Gruevskit, pasi që ky i fundit akuzohej për veprime kriminale gjatë shitjes së aksioneve të bankës. Rasti i tillë po gjykohej në gjykatën supreme. /Ina/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

UNESCO shpall trashëgimi botërore Qytetin e vjetër të Hebronit

Posted: 07 Jul 2017 01:50 PM PDT

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën ka shpallur trashëgimi botërore palestineze Qytetin e Vjetër të Hebronit dhe Varrin e Patriarkëve në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Rezoluta e miratuar nga një komitet i agjencisë për kulturë të Kombeve të Bashkuara po ashtu i vë ato në listën e lokacioneve që konsiderohen “në rrezik”.

Rezoluta, e paraqitur nga palestinezët dhe e kundërshtuar nga shteti hebre, mori 12 vota pro, 3 kundër dhe 6 abstenim.

Vendimi ka acaruar Izraelin, ndërsa është mirëpritur nga autoritetet palestineze.

Ambasadori Izraelit në UNESCO u largua nga mbledhja ne organizatës, ndërsa kryeministri Benjmanin Netanyahu, tha se vendimi i UNESCO-s është “një iluzion”.

Gëzim në kampin tjetër, Ministria e Jashtme palestineze e cilësoi vendimin si “sukses të diplomacisë”.

Varri i Patriarkëve, i njohur edhe si Xhamia e Ibrahimit, nderohet nga hebrenjtë, myslimanët dhe të krishterët si varr i Abrahamit, Isakut dhe Jakobit.

Ai është vendi i dytë më i shenjtë në judaizëm dhe i katërti në islam.

Në Qytetin e Vjetër të Hebronit jetojnë mbi 200.000 palestinezë dhe disa qindra izraelitë.

Ndërkohë organizata pritet të vendosë në ditët në vijim nësë do të bëjë pjesë të listës të vendeve të mbrojtura një ishull japonez ku ndalohen grate.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tragjike, nusja rrëzohet me helikopter para se të mbërrijë në altar

Posted: 07 Jul 2017 01:40 PM PDT

Publikohet videoja e aksidentit tragjik të ndodhur rreth 6 muaj  më parë në Brazil, ku një nuse së bashku me vëllain, fotografen dhe pilotin humbën jetën teksa helikopteri me të cilin udhëtonin u rrëzua.

Pamjet janë publikuar nga policia në San Paolo, e cila po përpiqet të konkludojë në shkaqet që çuan në rrëzimin e helikopterit.

Paraprakisht dyshohet që piloti të ketë bërë gabime në momentet e fundit të fluturimit.

Siç duket dhe nga imazhet në video, një faktor tjetër mund të ketë qenë dhe mjegulla e dendur dhe helikopteri dyshohet të jetë përplasur me ndonjë pemë.

Aksidenti ajror u regjistrua në dhjetor të 2016. Rosemere do Nascimento Silva kishte menduar të surprizonte të shoqin, ku së bashku me vëllanë dhe fotografen, e cila ishte shtatzënë po shkonte me helikopter drejt vendit të ceremonisë, në një zonë në periferi në Sao Paolo.

Por Udirley Damasceno nuk e pa dot 32-vjeçaren me të bardha, duke mbetur i ve, ende pa u zyrtarizuar si bashkëshortë.

Damasceno, as që e kishte idenë për hyrjen spektakolare që kishte planifikuar nusja e ardhshme, duke u shokuar pafund nga lajmi tragjik.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter