Lajmi.net: “Kryemadhi paralajmëron Ramën: Do të shkulim nga rrënjët oligarkët e pushtetit” plus 8 more |
- Kryemadhi paralajmëron Ramën: Do të shkulim nga rrënjët oligarkët e pushtetit
- Bulliqi pritet ta zëvendësojë Mehën, demarkacioni të rinegociohet
- Funksionalizimi i Odave shëndetësore, peng i Qeverisë së re
- ZYRTARE: Lukaku largohet nga Everton, transferohet te gjiganti i Evropës (FOTO)
- Ky është kuptimi i këngës ‘100 Kile’ nga Noizy (Video)
- E tmerrshme: Mësuesja godet nxënësin me këpucë në kokë (Video +18)
- Në Zym mbahet gara automobilistike
- Mbappe befason tifozët me klubin e ri (FOTO)
- Parashikimi i motit në Shqipëri: Temperatura të larta dhe rrebeshe shiu
| Kryemadhi paralajmëron Ramën: Do të shkulim nga rrënjët oligarkët e pushtetit Posted: 08 Jul 2017 12:29 AM PDT ![]() Në një takim me numëruesit dhe komisionerët e qarkut Elbasan, kryetarja e LSI-së, theksoi se forca e saj do të jetë zëri denoncues i çdo tentative për të kriminalizuar dhe zhytur më keq në korrupsion Shqipërinë. MESAZHI I KRYEMADHIT NË FACEBOOK Mirëmbrëma! Kjo foto është shkrepur sot gjate takimit që zhvillova me komisionerët dhe numëruesit e qarkut të Elbasanit. Veç falenderimit, iu shpreha njëkohësisht mirënjohjen e thellë për përkushtimin, vendosmërinë dhe qëndresën në 25, 26 dhe 27 qershor, për ditët dhe netët e lodhshme të kaluara në ruajtjen dhe numërimin e votave për LSI. Ne lindëm si forcë opozitare dhe si e tillë do të rritemi e forcohemi më shumë e me shpejt, për të qenë syri dhe zëri denoncues i çdo tentative për të kriminalizuar dhe zhytur më keq në korrupsion Shqipërinë. Ndaj, së bashku, do të punojmë çdo ditë për të qenë alternativa e re, forca që do u japë besim pa kushte të gjithë shqiptarëve për të shkulur nga rrënjët sistemin e oligarkëve të pushtetit që drejtohet nga Edi Rama. |
| Bulliqi pritet ta zëvendësojë Mehën, demarkacioni të rinegociohet Posted: 08 Jul 2017 12:29 AM PDT ![]() Burime të Ekonomia Online brenda koalicionit PAN bëjnë të ditur se ndër punët e para që do t'i bëjë Ramush Haradinaj si kryeministër është shkarkimi i Komisionit Shtetëror për caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, në krye me Murat Mehën. Ndërsa, po sipas këtyre burimeve këtij Komisioni do t'i prijë profesori i gjeografisë dhe ish deputeti nga radhët e LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili do të ketë barrën kryesore së bashku me disa ekspertë ndërkombëtarë për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. E këtë ide të PAN-it e ka mirëpritur Bulliqi i cili në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se edhe pse nuk ka marrë ndonjë ftesë apo propozim të tillë është i gatshëm të japë kontributin e tij profesional për të zgjidhur çështjen e demarkacionit, të cilin e vlerëson mjaftë problematik. "Në qoftë se Qeveria e ardhshme mendon se ka nevojë për eksperiencën tonë dhe punën tonë, sigurisht që ne bashkërisht me një ekip do të jemi të gatshëm t'i bashkëngjitmi atij komisioni dhe t'i ndihmojmë për me i tejkalua të gjitha këto sfida dhe probleme të cilat janë". Ai po ashtu ka pohuar se problemi i marrëveshjes së demarkacionit do të vazhdojë edhe me Qeverinë e re. Por ai ka ofruar zgjidhje duke thënë se takimi me palën malazeze është i patjetërsueshëm. "Ne kemi dhënë shumë herë mendimin tonë se si duhet të zgjidhet ky problem dhe puna e parë që duhet të bëjë qeveria e re e cila do të formohet do të jetë aranzhimi i kontakteve të drejtpërdrejta me palën malazeze në mënyrë që të ulet dhe të diskutohet rreth lëshimeve që kanë ndodh sa i përket procesit së demarkacionit. Shpresojmë që pala malazeze të ketë mirëkuptimin se ne kemi mirëkuptimin sepse ne kemi marrëdhënie të mira me Malin e zi", ka thënë Bulliqi. Ish deputeti Bulliqi ka shtuar se në rast se nuk kthehet marrëveshja e cila ka ekzistuar pas demilitimit të vitit 1946, atëherë kjo marrëveshje duhet të dërgohet në arbitrazh ndërkombëtar. "Të ulemi të bisedojmë edhe njëherë për ndryshimet që duhet bërë dhe në fakt vija kufitare të kthehet në vijën kufitare e cila ka ekzistuar pas demilitimit të parë të vitit 1946 në rast se nuk ka një kompromis të tillë më palën malazeze atëherë solucioni i fundit mbetet në arbitrazhin ndërkombëtar". Bulliqi ka thënë se përveç demarkacionit, Qeveria e ardhshme do të ballafaqohet edhe me një tjetër problem madhor, e që është asociacioni i komunave serbe. |
| Funksionalizimi i Odave shëndetësore, peng i Qeverisë së re Posted: 08 Jul 2017 12:22 AM PDT ![]() Krijimi i Odave, ka nënkuptuar edhe bartjen e disa përgjegjësive nga Ministria e Shëndetësisë tek këto trupa. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Imet Rrahmani ka konfirmuar se nga mesi i javës, ua ka deleguar odave përgjegjësinë që ka të bëj me rilicencim, si kompetencë e fundit që pati mbetur pa u bartur nga Ministria e Shëndetësisë tek odat. Por, kryetari i Odës së stomatologëve, Kujtim Shala,thotë për Radion Evropa e Lirë se këtë kompetencë nuk e kanë pranuar, pasi që nuk janë të gatshëm ta zbatojnë. Ai shpjegon se si aktualisht po funksionon Oda që ai udhëheq. "Ne e kemi kompetencën e edukimit të vazhdueshëm profesional, etikën profesionale dhe akreditimin e aktiviteteve të edukimit të vazhdueshëm profesional. Oda jonë nuk e ka pranuar kompetencën e rilicencimit pasi nuk kemi qenë të gatshëm". "Në përgjithësi, si odë, kemi ngecje të natyrave të ndryshme, ndonëse procesi po zhvillohet me hapa të ngadalshëm", thotë Shala. Por, Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë bën të ditur se kompetencat nuk do duhej të barteshin në kohën kur vendi po funksionon me Qeverinë në largim. "Konsideroj që është e vrazhdë dhe papërgjegjësi totale e ministrit Rrahmani. Si mund të barten përgjegjësitë, kur Qeveria është në largim?! Në shtator do të mbahet Kuvendi zgjedhor i Odës së mjekëve dhe është për turp se si politika në Kosovë bëhet ashtu që nëse unë e përfundoj një mandat, atëherë me tjetrin le të bëhet çka do", thekson Syla. Ndërkohë, kryetari i Odës së Farmacistëve, Zijadin Gashi, thotë se si odë kanë pranuar kompetencën e fundit, atë të rilicencimit, dhe nuk kanë probleme me funksionim. "Ne e kemi marrë kompetencën e rilicencimit dhe paraprakisht kemi krijuar kushte për bartjen e kësaj kompetence. E kemi bërë programin e licencimit, regjistrimin e farmacistëve, që për herë të parë në është pjesë e rilicencimit". "Të gjithë ata që kanë fituar numrin e kredive e fitojnë të drejtën e rilicencimit", shprehet Gashi. Por, Blerim Syla, në anën tjetër thotë se kryetarët e odave nuk duhet të marrin kompetenca për të cilat nuk mund t'i përmbushin detyrat e parapara me ligj, meqë mospërmbushja e obligimeve bie ndesh me ligjin. "Vetë udhëheqësit e odave duhet të jenë më të përgjegjshëm dhe t'i marrin më seriozisht këto punë, pasi që nuk kanë stabilitet ligjor dhe funksional në këtë aspekt", tha Syla. Ndryshe, përgjegjësitë që odat e profesionistëve do të duhej t'i kenë, shtrihen në fushën e edukimit të vazhdueshëm profesional, në çështjet etike, licencimi dhe rilicencim./REL |
| ZYRTARE: Lukaku largohet nga Everton, transferohet te gjiganti i Evropës (FOTO) Posted: 08 Jul 2017 12:14 AM PDT |
| Ky është kuptimi i këngës ‘100 Kile’ nga Noizy (Video) Posted: 08 Jul 2017 12:14 AM PDT ![]() Në profilin e tij në Instagram, Noizy ka postuar tekstin e këngës më të re, për të gjithë ata që dëshirojnë ta kuptojnë atë që këndon, shkruan lajmi.net. Kënga po pritet mirë dhe në më pak se 24 orë nga publikimi, ajo iu është afruar milionëshit të parë në Youtube. Më poshtë mund ta shikoni tekstin e këngës “100 Kile” nga Noizy. /Lajmi.net/ Dhe nese ke inati? Smrruhet! You know 🤣 Hapeni rrugen se po vjen cunami huh, Hapeni rrugen se erdhen rrebelat na vim me kapuca kto vin me kordela, Makinat e zeza wow bizneset e zeza E mushme barreta wow bertet kjo e shkreta, Puna na shkon Krejt persmari, Por nese ti sheh pak Ma thell, Mthirri universali – firmen t’ma marri, Hapa mbas hapa si hapa dollapa, E du shum mbretneshen, Millionera kena ondrra miljarderash |
| E tmerrshme: Mësuesja godet nxënësin me këpucë në kokë (Video +18) Posted: 08 Jul 2017 12:13 AM PDT ![]() Mësuesja Marian Perez Valezquez nuk kishte hezituar të heq nga këmba këpucën dhe ta godet në kokën një nxënës, derisa të tjerët të tmerruar me veprimin e mësues nuk nxirrnin zë nga goja, dhe filmonin tinëzisht këtë ngjarje. Ky rast raportohet të ketë ndodhur në shkollën "Venustiano Carranza", në qytetin Texcoco në pjesën qendrore të Meksikës. Në videon e publikuar më poshtë, mësuesja dëgjohet duke thënë: "do të rrahemi unë dhe ti, tani, goditja janë mënyra e vetme. Dëshiron të rrahemi? Fillo të më godasësh". Mediat meksikane raportojnë se arsyeja që mësuesja e vizatimit kishte ushtruar dhunë ndaj nxënësit të pambrojtur, ishte se ai nuk kishte kryer detyrat që u kishte dhënë gjatë orës së mësimit. |
| Në Zym mbahet gara automobilistike Posted: 08 Jul 2017 12:09 AM PDT ![]() Federata e Auto Sportit e Kosovës në bashkëpunim me institucionet tjera relevante (Policinë e Kosovës, Ndihmën e Shpejtë dhe Brigadën e Zjarrfikësve) i ka ndërmarrë të gjitha masat që gara të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Paraqitja e pjesëmarrësve në garë bëhet sot nga ora 8:30. Më vonë, pas procedurave të zakonshme, do të zhvillohen dy vozitjet provuese, ndërsa aktiviteti për sot përfundon rreth orës 16:00. Të dielën, duke filluar në orën 10:00 bëhet renditja e garuesve, starti i vozitjes së parë është në orën 12:00, ndërsa gara pritet të mbyllet në orën 16:00 me ceremoninë e shpalljes së fituesve. |
| Mbappe befason tifozët me klubin e ri (FOTO) Posted: 08 Jul 2017 12:07 AM PDT ![]() Kylian Mbappe ka filluar bisimet me rivalin e Monacos nga Ligue 1. Paris Saint-Germain dhe Monaco kanë filluar bisedimet për transferimin e Kylian Mbappe në Parc des Princes. E përditshmja sportive franceze "L'Equipe" ka bërë të ditur se PSG ka filluar negociatat për blerjen e sulmuesit francez, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell "lajmi.net". Pronari i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi dhe homologu i tij nga Monaco, Antero Henrique janë në kontakt në lidhje me angazhimin e Mbappes nga skuadra nga Parisi. Në ndërkohë, Mbappe spekulohet se kërkohet edhe nga Real Madrid dhe Arsenal. /Lajmi.net/ |
| Parashikimi i motit në Shqipëri: Temperatura të larta dhe rrebeshe shiu Posted: 08 Jul 2017 12:04 AM PDT ![]() Orët e pasdites, do të mbeten me kthjellime në gjithë ultësirën perëndimore ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore lindore. Temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që termometri të ngjitet maksimalisht në 37º C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 24 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim të ulët. |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |
















