“Kina mohon përgjegjësinë për vdekjen e nobelistit” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Kina mohon përgjegjësinë për vdekjen e nobelistit” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Kina mohon përgjegjësinë për vdekjen e nobelistit

Posted: 14 Jul 2017 08:45 AM PDT

Kina i hodhi poshtë kritikat e ndërkombëtarëve për moslejimin e kritikut të saj, Liu Xiabo, të trajtojë kancerin në mushkëri jashtë shtetit. Ministria e Jashtme e Kinës tha se rasti ka qenë çështje e brendshme dhe se vendet e tjera "nuk janë në pozitë për të bërë deklarata të pahijshme". Aktivisti Liu, i cili ka qenë duke shërbyer dënimin me burg prej 11 vjetësh, ka vdekur të enjen në moshën 61-vjeçare, në një spital në Kinë. Komiteti i Nobelit, i cili i ka dhënë atij Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2010, tha se Kina mban "përgjegjësi të madhe" për vdekjen e tij. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Palestinezët vrasin dy policë izraelitë

Posted: 14 Jul 2017 08:16 AM PDT

Dy policë izraelitë u vranë dhe një tjetër u plagos nga të shtënat në Jerusalem. Autoritetet thanë se ata janë qëlluar nga dy arabë izraelitë pranë një lokacioni të shenjtë, i cili nga izraelitët njihet si Mali i Tempullit, ndërsa nga myslimanët si Haram al-Sharif. Sulmuesit më pas u vranë nga policia. Qysh në fund të vitit 2015 ka pasur rritje të dhunës palestineze kundër izraelitëve, përfshirë të shtëna me armë zjarri dhe therje me thika. Dyzetekatër izraelitë dhe pesë shtetas të huaj janë vrarë në këtë periudhë nga sulme të tilla. Mbi 250 palestinezë – sipas Izraelit shumica sulmues – janë vrarë po ashtu.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vendet e Kuintit: Deputetët janë ata që e zgjedhin Qeverinë

Posted: 14 Jul 2017 07:24 AM PDT

Vendet e Kuintit, përmes ambasadorëve të tyre në Prishtinë, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në lidhje me procesin aktual të formimit të institucioneve të reja të Kosovës. Në deklaratën e ambasadave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe Italisë thuhet se qytetarët e Kosovës janë ata që zgjedhin përfaqësuesit e tyre. "Vetëm këta përfaqësues janë përgjegjës për krijimin e një Qeverie të re në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Ne do të punojmë me çdo Qeveri të formuar ligjërisht dhe që respekton përkushtimet e Kosovës, Agjendën Evropiane për Reformë, dhe perspektivën më të gjerë Evropiane të Kosovës", thuhet në deklaratë. "Ne nxisim partitë që e formojnë qeverinë e ardhshme që të kenë si prioritete sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në gjitha pjesët e Kosovës, në mënyrë që të tërhiqen investimet aq shumë të nevojshme për krijimin e vendeve të punës dhe për rritje të qëndrueshme ekonomike", vijon deklarata. Po ashtu, vendet e Kuintit inkurajojnë Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës që të procedojnë sa më shpejtë që është e mundshme, ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, dhe që të angazhohen seriozisht në dialogun me Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet mes dy shteteve. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Delawie: Kosova është në pikën e kthesës, pres që Qeveria të formohet së shpejti

Posted: 14 Jul 2017 07:13 AM PDT

"Ka shumë probleme me të cilat Kosova po ballafaqohet dhe ka nevojë që të ketë një Qeveri të plotë të zgjedhur për t'i trajtuar këto probleme. Mund t'ju them që kishte shumë raportime në media se unë, apo Kuinti, apo dikush, do të gjejnë se kush do të jetë në Qeveri - dhe kjo nuk është e vërtetë. U takon përfaqësuesve të zgjedhur të Kosovës që të përcaktojnë se kush do të jetë në Qeveri dhe unë qëndroj anash nga kjo. Ne besojmë se institucionet e Kosovës do t'i respektojnë rregullat, respektojnë Kushtetutën dhe procedurat në mënyrë që ta bëjnë qeverinë pa ndihmën tonë", thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ambasadori amerikan Greg Delewie. Radio Evropa e Lirë: Zoti Delawie, çfarë keni diskutuar me liderët politikë javën e fundit, sa i përket çështjes së formimit të institucioneve të reja? Ambasadori Delawie: Unë kam takuar shumë liderë politikë dhe do t'i takoj edhe disa të tjerë ditëve të ardhshme. Kjo është ajo që bëjnë diplomatët - ne flasim me njerëzit dhe mundohemi të kuptojmë se çfarë po ndodhë ashtu që t'i përcjellim këto te qeveritë tona. Kam folur për pritjet e mia, pritjet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Qeveria e ardhshme - kushdo që të jetë në atë Qeveri. Këto janë gjërat për të cilat kam folur në vitet e fundit: përparimi i sundimit i të ligjit, luftimi i korrupsionit, krijimi i kushteve të mira për rritje ekonomike dhe për investimet e jashtme dhe ato vendore në Kosovë, ruajtja e karakterit shumetnikë të Kosovës, dhe përpjekja që të përmirësohet jeta për të gjithë qytetarët e Kosovës. Këto janë ato temat e përgjithshme për të cilat punoj.  Radio Evropa e Lirë: Po si duhet të formohet Qeveria e re – cili është vizioni i juaj në lidhje me këtë çështje? Ambasadori Delawie: Së pari, ajo (Qeveria) duhet të formohet në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe duhet të formohet, shpresoj, në një të ardhme relativisht të afërt. Ka shumë probleme me të cilat Kosova po ballafaqohet dhe ka nevojë që të ketë një Qeveri të plotë të zgjedhur për t'i trajtuar këto probleme. Mund t'ju them që kishte shumë raportime në media se unë, apo Kuinti, apo dikush, do të gjejnë se kush do të jetë në Qeveri - dhe kjo nuk është e vërtetë. U takon përfaqësuesve të zgjedhur të Kosovës që të përcaktojnë se kush do të jetë në Qeveri dhe unë qëndroj anash nga kjo. Ne besojmë se institucionet e Kosovës do t'i respektojnë rregullat, respektojnë Kushtetutën dhe procedurat në mënyrë që ta bëjnë Qeverinë pa ndihmën tonë. Radio Evropa e Lirë: Cilat janë masazhet e juaja për udhëheqësit dhe partitë politike në lidhje me negociatat për Qeverinë e re? Ambasadori Delawie: Për mua është e qartë se Kosova është në pikën e kthesës. Me Qeverinë e re e cila pritet të vijë qytetarët e Kosovës kanë mundësinë që ta vendosin Kosovën vendosmërisht në rrugën e integrimeve evropiane. Kjo është koha për Kosovën që të marrë vendime të duhura lidhur me luftimin e korrupsionit, rritjen ekonomike, dhe bashkëpunimin me fqinjët. Bota nuk do të rrijë duke pritur Kosovën derisa ajo të përmblidhet. Bota po lëvizë, andaj edhe Kosova duhet të lëvizë. Që të arrijë të ketë të ardhmen e saj në zemër të Evropës, siç unë e them në vazhdimësi, Kosova duhet të lëvizë, duhet të marrë vendimet e duhura, duhet të promovojë zhvillimin ekonomik dhe duhet të merret me sundimin e rendit dhe ligjit, çështjet lidhur me korrupsionin, dhe duhet me të vërtetë të punojë në këto çështje qysh tash. Radio Evropa e Lirë: Cilat mund të jenë pasojat në rast të një krize eventuale rreth formimit të Qeverisë së re? Ambasadori Delawie: Gjërat e para që t'i mësojnë në shkollën e diplomacisë është që të mos përgjigjesh në pyetjet hipotetike. Tani, kjo është një pyetje hipotetike. Unë besoj se institucionet e Kosovës do të bëjnë gjënë e duhur. Deputetët e Kuvendit të zgjedhur së fundi do gjejnë mënyrën për ta formuar Qeverinë dhe t'i bëjnë 61 apo më shumë vota. Unë besoj se gjithçka do të funksionojë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Delawie: Koha që Kosova të marrë vendimet e duhura

Posted: 14 Jul 2017 07:12 AM PDT

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se Kosova është në pikën e kthesës. Ai ka shtuar se është koha që Kosova të marrë vendime të duhura lidhur me luftimin e korrupsionit, rritjen ekonomike, dhe bashkëpunimin me fqinjët.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia ruse rrit presionin ndaj protestuesve opozitarë

Posted: 14 Jul 2017 05:44 AM PDT

Policia ruse ka krijuar një pyetësor special për të rinjtë që kanë qenë pjesë e protestave kundër korrupsionit, të organizuara nga politikani opozitar, Aleksei Navalny, në mars, është njoftuar duke u bazuar në një raport të agjencisë së informacionit RBK. Agjencia ka intervistuar disa të rinj nga Moska, të cilët kanë thënë, se ata dhe prindërit e tyre janë detyruar të plotësojnë një pyetësor me 60 pyetje, lidhur me anëtarët e familjes, qëndrimet politike, situatën financiare, dhe se si janë informuar për protestat e Navalnyt. Nuk është bërë e ditur nëse pyetësori u është shpërndarë të rinjëve edhe në qytete të tjera. Prezenca e madhe e të rinjëve në protestat kundër korrupsionit në afër 100 vendbanime rreth Rusisë, ka tërhequr vëmendjen e Kremlinit. Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dimitry Peskov pati thënë një ditë pas protestave se të rinjëve u janë premtuar "shpërblime" nëse marrin pjesë në protesta. Qindra mijëra persona kanë qenë pjesëmarrës në protesat e 26 marsit, kundër korrupsionit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Mjerë ajo Qeveri që mbetet peng i dy apo tre deputetëve dhe Listës Serbe

Posted: 14 Jul 2017 05:25 AM PDT

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të bashkëqeverisë me Partinë Demokratike, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Isa Mustafa, kryeministër në largim i Kosovës dhe kryetar i LDK-së. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që LDK të përfshihet në Qeverinë e ardhshme, por pa PDK-në dhe duke e ruajtur pozitën udhëheqëse të Qeverisë së re.  "Në qoftë se e gjejmë hapësirën për të marrë pjesë në qeverisje, duke e ruajtur edhe subjektivitetin tonë, të themi edhe si koalicion edhe si LDK, hyjmë. Në qoftë se jo, ne e ndjemë veten shumë mirë në opozitë gjatë kësaj periudhe, që t'i ndihmojmë vendit përmes opozitës". Radio Evropa e Lirë: Aktualisht është në vijim e sipër procesi i konstituimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit. A e shihni mundësinë e një krize eventuale në rast të mosarritjes të një koalicioni paszgjedhor, që do të merrte përsipër qeverisjen e ardhshme të Kosovës? Isa Mustafa: Mendoj se me një sjellje të papërgjegjshme, e kam thënë edhe amatoreske politike, vendin e kemi futur në një krizë të panevojshme. Krejtësisht të panevojshme. Unë derisa isha në Itali, e shikoja se në çfarë pozite e kemi sjell ne vetveten. Në vend që ne në Itali të komunikojmë me njerëz dhe t'i hapim perspektivë vetës, të bashkëpunimit në gjithë ato hapësira që po na i ofron edhe Bashkimi Evropian dhe të tjerët, ne tash duhet të kthehemi dhe të merremi me vetveten. Ndërkaq, pesë vende të tjera të Ballkanit Perëndimor ecin rrugës së zhvillimit ekonomik, të integrimeve, të përmbushjes së kapitujve të ndryshëm që i ka hapur Bashkimi Evropian për integrimin e tyre. E ne duhet të kthehemi dhe të masin se a mund të sigurojmë një deputet, dy deputetë, tre deputetë, ta bëjmë Qeverinë apo s'mund ta sigurojmë dhe atë pa asnjë nevojë. Në vend që të shkojmë në zgjedhje të rregullta, të kemi një proces të rregullt, ne tash kemi ardhur në një situatë që asnjë subjekt politik, qoftë që ka dalë i pari, i dyti ose i treti, vet nuk mund ta bëj Qeverinë. Qeverinë nuk mund ta bëj edhe me minoritetet, asnjë prej këtyre subjekteve. Është edhe problemi i mosbesimit të brendshëm që është krijuar në këtë proces, sepse në qoftë se unë nisem tani prej Lidhjes Demokratike të Kosovës ose prej koalicionit tonë me ARK-në, Alternativën dhe Lëvizjen për Drejtësi. Neve si LDK na kanë treguar mosbesim në Kuvend. Kanë shpallur mosbesim ndaj neve në drejtimin e Qeverisë. Dhe unë do ta shtroja pyetjen - Pse ata tani kërkojnë besim nga ne që ne t'ju bashkëngjitmi të qeverisim, atyre të cilët organizuan mosbesimin ndaj një Qeverie që drejtonte LDK-ja? Unë nuk e shoh asnjë lloj të përgjegjësisë tani të LDK-së për Qeverinë e ardhshme, sepse kësaj LDK-je dhe mua si kryetar të LDK-së, ata kanë thënë se ne ju shpallim mosbesim. Pra, mosbesim juve që keni siguruar rritjen më të madhe ekonomike të këtij vendi, që s'ka qenë kurrë 4 për qind, rritjen më të lartë në rajon, ju që keni përmbushur 74 kritereve prej 94 sa kemi përmbushur gjatë këtij mandati, juve që e nënshkruat Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim, juve që e përfunduat qeverisjen pa asnjë rast korruptiv, nuk ju besojmë sepse dëshirojmë që ndryshe të qeveriset ky vend. E qysh ndryshe, unë nuk e kuptoj, do të thotë, pa rritje ekonomike, pa luftë kundër korrupsionit dhe në këtë rast unë do të kërkoja përgjegjësinë e atyre që e kanë marrë edhe iniciativën për të rrëzuar Qeverinë, por edhe që të shkohet në zgjedhje, që tani ata le ta bëjnë Qeverinë sepse atëherë u lidhën bashkë PDK-ja, Vetëvendosja, AAK-ja, Nisma, serbët së bashku me ta, pakicat pjesa dërmuese e tyre sepse dy subjekte kanë qenë me ne, por ata nuk kanë marrë pjesë në këtë rrëzim të Qeverisë. Radio Evropa e Lirë: Parashihni krizë? Isa Mustafa: Unë do të doja që Qeveria të themelohej nesër, pa marrë parasysh çfarë ka ndodhur sepse ky vend është në rrezik që të shkojë përpara pa Qeveri dhe pa institucione. Por, po e shoh që po shkon mjaft vështirë sepse mjerë ajo Qeveri e cila mbetet peng i dy, tre apo katër deputetëve ose peng i 10 deputetëve të Listës Serbe, të cilët nesër, kur të duan hyjnë në sallë dhe kur të duan e lëshojnë sallën dhe asnjë ligj nuk mund të procedohet në Kuvend, në qoftë se nuk marrin pjesë në votimin e atij ligji 61 deputetë. Ky është problemi. Nuk është problemi më i marrjes së vendimeve të mëdha, por është problemi i marrjes së vendimit për themelimin e institucioneve dhe çfarë vendime mund të marrin ato institucione të cilat e kanë shumicën, ose s'e kanë tani ose mund ta kenë në margjinë. Pra, do të jetë një proces shumë i kontestueshëm edhe për legjislativin edhe ekzekutivin në të ardhmen. Megjithatë, ne na nevojiten institucione dhe unë do të dëshiroja që këto institucione të bëhen nesër. Radio Evropa e Lirë: Në këso rrethanash politike, në këso zhvillimesh politike ku e gjen veten LDK-ja, në koalicion me njërin prej subjekteve që ka fituar, kushtimisht thënë, të drejtën për të formuar Qeverinë, apo në opozitë? Isa Mustafa: Unë tash dëshiroj të jem i hapur. Unë jam kritikuar mjaft shumë nga bashkëpartiakët e mi, sidomos nga disa, për koalicionin që e kam bërë në vitin 2014. Natyrisht se këtë koalicion nuk e kam bërë kokë më vete, e kam bërë me vendimin dhe lejen e Këshillit të Përgjithshëm, që është organi që me statut vendos për këtë. Atëherë kishim vendosur me një shumicë shumë të madhe. Kanë qenë vetëm pesë apo gjashtë anëtarë të Këshillit kundër dhe unë në asnjë rast nuk jam penduar për ata që e kemi bërë sepse ky vend duhet të qeveriset dhe ky vend nuk mund të qeveriset pa koalicione. E tani themi se mos-hyrja jonë e tanishme në koalicion me PDK-në, nuk do të thotë që është punë inati ose punë e frikës sime ose e LDK-së nga ata që na kanë kritikuar. Mirëpo, është punë e dëshmisë se PDK-ja u tregua totalisht jokorrekte, nuk ju përmbajt kontratës sepse ai që e shkelë kontratën, ti s'mund të thuash se e shkeli njërën hajde tani ta lidhim një tjetër sepse ata e shkelën këtë kontratë të koalicionit që e patëm, dhe ne nuk kemi besim më që të bëjmë kontratë qeverisëse dhe nuk do ta bëjmë në asnjë rast. Ne jemi në gjendje që të bisedojmë me AAK-në por kur ata të mos jenë në koalicion me PDK-në ose për Nismën. Edhe me Vetëvendosjen do të shohim se çfarë mund të përafrohet në pikëpamjet e programeve. Por, në fakt ne në asnjë rast nuk jemi të përcaktuar ose nuk e ndjejmë veten komod që të hyjmë në qeverisje sepse ne kemi qenë në qeverisje dhe nuk ju kemi pëlqyer këtyre që na lusin sot të qeverisim me ta, që ta qeverisim vendin. Por, megjithatë ne jemi të vetëdijshëm dhe përgjegjës ndaj situatës në vend sepse megjithatë ky vend duhet ta ketë një Qeveri. Në qoftë se e gjejmë hapësirën për të marrë pjesë në qeverisje, duke e ruajtur edhe subjektivitetin tonë, të themi edhe si koalicion edhe si LDK, hyjmë. Në qoftë se jo, ne e ndjemë veten shumë mirë në opozitë gjatë kësaj periudhe, që t'i ndihmojmë vendit përmes opozitës. Prandaj, jemi të hapur edhe për njëherë edhe për tjetrën por assesi nuk jemi të hapur që të bashkëqeverisim me një subjekt ku është edhe PDK-ja. Radio Evropa e Lirë: Aktualisht koalicioni PAN brenda e ka PDK-në. Nëse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma do të dilnin, a konsideroni se Presidenti ka të drejt, që pastaj në diskrecion të mandatonte një shumicë tjetër parlamentare? Isa Mustafa: Unë mendoj se po edhe pse ai vendim i Gjykatës Kushtetuese lë shumë hapësira për interpretim. Kur është sjell ky vendim në vitin 2014 është sjell pak me sherr. Vendimi atëherë është sjell, në mënyrë që koalicionit tonë ose bllokut tonë që kishim atëherë, t'ia pamundësojë që ta bëj Qeverinë dhe ka pasur një bashkëpunim atëherë edhe të Gjykatës Kushtetuese edhe të faktorit të jashtëm që ta bëj atë bllokadë. Ne na vendoseshin pengesa, të cilat unë i dëgjoja përpara edhe prej ndërkombëtarëve dhe më pas i pash të shkruara edhe në këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese. Tani vendimi ia ka dhënë Presidentit një lloj përgjegjësie, të cilin unë s'e di se si do ta lexojë Presidenti dhe si do ta interpretojnë këshilltarët e tij. Por, normale do të ishte, në qoftë se subjekti i parë që ka dalë me vota, tash jo fituesi sepse këtu fitues nuk ka sepse fitues është kur arrin ta bësh Qeverinë, por subjekti i parë, i cili nuk arrin që ta bëj shumicën, të sigurojë 61 vota për Qeverinë, atëherë mandati t'i ofrohet subjektit i cili ofron se mund t'i ketë 61 vota për ta bërë Qeverinë e re. Por, fjala diskrecion dhe e drejtë që Presidenti ta interpretojë këtë, pastaj lë hapësirë që ajo të interpretohet në mënyra të ndryshme dhe të dëmtohet vendi. Në këtë situatë, Maqedonia nuk do të kishte mundur ta bënte Qeverinë sepse maqedonët e bën Qeverinë duke ia dorëzuar mandatin atyre që argumentuan se i kanë votat për ta bërë Qeverinë dhe jo partisë e cila doli e para në zgjedhje. Ne do të presim por është mirë që edhe Gjykata Kushtetuese të interpretojë dhe jo të thotë se vendimi është i qartë sepse vendimi është totalisht i paqartë, është shumë konfuz dhe i shkruar me sherr, që t'i ndihmojë edhe Presidentit, në mënyrë që edhe Presidenti nesër të mos futet në ndonjë kënd, të themi të shkeljes ose të interpretimit të shkeljes së Kushtetutës, dhe vendi të mos pengohet në themelimin e institucioneve të reja. Radio Evropa e Lirë: Përfundimisht, LDK-ja do të ishte në Qeveri në krye të saj apo do të ishte vetëm pjesë e një Qeverie të ardhshme? Isa Mustafa: Ne nuk dëshirojmë që të jemi pjesë e një Qeverie e cila do të realizonte programin i cili nuk është program që përfaqëson vlerat dhe idealet e LDK-së. Ne dëshirojmë të jemi pjesë e një Qeverie ku do të mundësojmë që të zhvillohet ekonomia e tregut, ose thënë më saktësisht ekonomia sociale e tregut, që është pjesë e programeve të Partive Popullore Evropiane, që të luftojmë për forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, që të çojmë integrimet evropiane ashtu siç jemi zotuar, përfshi edhe dialogun me Serbinë sepse edhe me Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, dialogu me Serbinë është pjesë ose komponentë e realizimit të kësaj marrëveshjeje. Ne pastaj e shohim si shumë të vështirë që një program i tillë të realizohet nëse LDK-ja nuk është timoniere e këtij programi. Por, unë e kam theksuar se ky është njëri prej kushteve tona. Ne do të insistojmë që edhe kjo të jetë pjesë e marrëveshjeve tona por në qoftë se ne nuk gjejmë hapësirë që të realizohet programi jonë dhe që ne të kemi ndikim në atë program, natyrisht se nuk kemi asnjë arsye që ne të bëhemi ndihmesë e realizimit të programeve tjera, të cilat nuk përfaqësojnë vlerat, idealet, strategjinë dhe orientimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës. *Pjesën e dytë të intervistës me Isa Mustafën do ta publikojmë të shtunën, ku ai flet në lidhje me proceset integruese, Samitin në Trieste dhe raportet ndërfqinjësore në Ballkan. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Hyjmë në Qeveri, por pa PDK-në

Posted: 14 Jul 2017 05:14 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, njëherësh kryetar i LDK-së, thotë se partia e tij mund të hyjë në koalicion qeverisës me gjitha partitë e tjera shqiptare, duke përjashtuar vetëm PDK-në.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Macron: SHBA-në dhe Francën “nuk do t’i ndajë kurrë asgjë”

Posted: 14 Jul 2017 05:12 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka qenë "nder i madh" për të, për të përfaqësuar SHBA-në në Paradën e Ditës së Bastilles në Paris.    Dita Bastille është festë kombëtare në Francë, ndërsa këtë vit ka përkuar edhe me 100-vjetorin e hyrjes së SHBA-së në Luftën e Parë Botërore.    Në një postim në Twitter, Trump tha se parada e trupave amerikane dhe franceze në Paris ka qenë "madhështore".    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha në anën tjetër se SHBA-në dhe Francën "nuk do t'i ndajë kurrë asgjë".   "Prania e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe e bashkëshortes së tij janë shenjë e një miqësie që ka vazhuar me kalimin e kohës. Dua t'i falënderoj ata, dua t'i falënderoj Shtetet e Bashkuara për zgjedhjen që kanë bërë 100 vjet më parë", tha Macron.   Trump dhe Zonja e Parë, Melania, kanë qëndruar dy ditë në Paris.   Të enjten, Trump dhe Macron kanë zhvilluar një takim zyrtar, gjatë të cilit është folur për luftën kundër terrorizmit, marrëveshjen për klimën e të tjera.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia pret propozime "përmbajtësore” nga SHBA-ja

Posted: 14 Jul 2017 04:34 AM PDT

Moska pret propozime "përmbajtësore" në rregullimin e marrëdhënieve gjatë bisedimeve në mes të SHBA-së dhe Rusisë, që do të mbahen në Uashington më 17 korrik. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka thënë se Moska mund të detyrohet të kundërpërgjigjet pas dëbimit të 35 diplomatëve rusë nga SHBA-ja dhe pushtimit të dy komplekseve diplomatike ruse. Moska nuk është hakmarrë për këto sanksione, të cilat u patën vënë nga presidenti i atëhershëm amerikan Barack Obama, si përgjigje ndaj të gjeturave nga Intelegjenca e SHBA-së, sipas të cilave Moska kishte bërë përpjekje për të ndikuar zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, më 2016. Ajo ka thënë se Moska pret që takimi që do të mbahet me 17 korrik, në mes të zëvendësministrit të jashtëm rus, Sergei Ryabkov dhe nënsekretarit të shtetit të SHBA-së, Thomas Shannon, të jetë më shumë se "takim protokolar".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kadyrov kritikon dënimet për vrasjen Nemtsovit

Posted: 14 Jul 2017 03:15 AM PDT

Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i vendosur nga Kremlini në krye të Republikës së Çeçenisë, ka kritikuar dënimin e pesë çeçenëve për vrasjen e politikanit opozitar rus, Boris Nemtsov më 2015. Sipas një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë çeçene, Kadyrov i ka thënë qeverisë se pesë personat janë dënuar mbi "prova të dyshimta". Kadryov ka thënë se është befasuar nga kërkesa e prokurorëve për shqiptimin e dënimit me burg të përjetshëm për Zaur Dadayev, duke thënë se ai nuk mban mend një dënim të tillë për raste të ngjashme kriminale. Në një video incizim pas takimit, Kadyrov e ka përshkruar Dadayev si person "plotësisht të pafajshëm". Nemtsov, i cili ka qenë kritik ndaj Kadyrovit dhe presidentit rus Vladimit Putin, është vrarë afër Kremlinit më 27 shkurt 2015. Për pesë çeçenët e lidhur me forcat e sigurisë së Kadyrovit janë shqiptuar dënime me burgim afatgjatë nga një gjykatë ushtarake e Moskës me 13 korrik. Kadyrov ka thënë se vrasjet e çeçenëve dhe kaukazianëve të tjerë në qytetet ruse, janë injoruar nga aktivistët e të drejtave të njeriut. Gjatë kësaj jave, Amnesty International i ka bërë thirrje Kremlinit të hetojë një raport të Novaya Gazeta, në të cilin thuhet se 27 persona janë ekzekutuar nga forcat e sigurimit çeçen në janar. Forcat e sigurimit të kontolluara nga Ramzan Kadyrov janë akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut, duke përfshirë torturën dhe vrasjet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Goditje e re ligjore mbi urdhrin e ndalim-udhëtimit në SHBA

Posted: 14 Jul 2017 03:10 AM PDT

Një gjykatës në Shtetet e Bashkuara vendosi kundër kufizimeve të udhëtimit ndaj shtetasve të gjashtë vendeve me shumicë myslimane, të cilët kanë të afërm në SHBA. Gjykatësi i Gjykatës së Qarkut në Havaji, Derrick Watson, tha se gjyshërit dhe të afërmit e tjerë nuk mund të pengohen nga hyrja në SHBA, ashtu siç kërkon urdhri i administratës së presidentit Donald Trump. Muajin e kaluar, Gjykata Supreme e SHBA-së i ka dhënë dritën jeshile zbatimit të urdhrit të Trumpit, i cili u ndalon përkohësisht hyrjen në SHBA shtetasve nga Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni – vende që Trump i konsideron si të prira për terrorizëm. Gjykata Supreme ka përjashtuar nga urdhri i ndalim-udhëtimit vetëm ata njerëz që dëshmojnë se kanë lidhje të ngushta familjare me një person që jeton në SHBA. Administrata Trump ka vendosur që ky përjashtim të vlejë vetëm për bashkëshortët, të fejuarit, fëmijët, prindërit, motrat dhe vëllezërit dhe të mos përfshijë gjyshërit, nipërit, mbesat, xhaxhallarët, hallat dhe kushërinj të tjerë. Gjykatësi Watson nuk u pajtua dhe urdhëroi që këto kufizime të mos zbatohen. Ai tha se përkufizimi i Qeverisë amerikane për një të afërm është "shumë i ngushtë". "Është e natyrshme që anëtarët e ngushtë të familjes të përfshijnë gjyshërit. Në fakt, gjyshërit janë mishërimi i anëtarëve të ngushtë të familjes", tha gjykatësi Watson. Vendimi i tij ka pasoja të gjera për Shtetet e Bashkuar dhe jo vetëm për Havajin. Ai është një nga rreth 700 gjykatës të gjykatave të qarkut, të cilët janë pjesë e sistemit federal dhe jo e gjykatave lokale shtetërore. Roli i tyre është të interpretojnë ligjin mbi çështjet federale, duke përdorur kompetencat që u ka ndarë Gjykata Supreme. Urdhri fillestar i Trumpit për ndalim-udhëtimin është lëshuar më 27 janar, por ka shkaktuar protesta masive në aeroportet e SHBA-së dhe disa beteja ligjore. Urdhri i parë ka përfshirë edhe Irakun në mesin e vendeve, qytetarët e të cilave ndalohen të hyjnë në SHBA. Presidenti e ka lëshuar më 6 mars versionin e rishikuar të urdhrit, për të shmangur disa probleme ligjore. Trump thotë se kufizimet janë të nevojshme për ta mbajtur Amerikën të sigurt dhe për të parandaluar sulmet terroriste. Por, kritikët insistojnë se ndalesa diskriminon qytetarët myslimanë. Përgatiti: Valona Tela 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arrestohet një person pas sulmeve me acid në Londër

Posted: 14 Jul 2017 02:06 AM PDT

Policia e Britanisë së Madhe ka arrestuar një person të moshës së re, pas disa sulmeve me acid në verilindje të Londrës, nga të cilat një person është lënduar rëndë. Policia ka thënë se sulmet kanë nisur në orët e vona të së enjtes. Dy burra në një motoçikletë kanë gjujtur acid drejt ngasësit të një motoçiklete tjetër dhe më pas i kanë marrë mjetin, ka thënë policia. Katër sulme të ngjashme janë raportuar brenda 90 minutave. Policia ka thënë se e kanë ndaluar një person të dyshuar dhe janë duke hetuar mundësinë që rastet të jenë të lidhura.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA do të deklarohet për marrëveshjen bërthamore me Iranin

Posted: 14 Jul 2017 01:30 AM PDT

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pritet që javën e ardhshme të vërtetojë se Irani është duke respektuar marrëveshjen bërthamore që ka me fuqitë botërore, pavarësisht kritikave të Trumpit për këtë marrëveshje, kanë raportuar mediat amerikane. Departamentit të Shtetit i është kërkuar që të informojë Kongresin më 17 korrik, nëse Irani vazhdon të veprojë në përputhje me marrëveshjen e vitit 2015. Kjo marrëveshje kërkon nga Teherani të frenojë aktivitetet e tij nukleare në shkëmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombtare. Trump pati premtuar gjatë fushtës së tij presidenciale se do të prishë atë që ai e ka cilësuar si "marrëveshjen më të keqe të bërë ndonjëherë". Mirëpo gjatë detyrës së tij si president, administrata e tij ka deklaruar se përveç Iranit, edhe SHBA duhet të respektojë këtë marrëveshje. Vërtetimi për qëndrueshmërinë e Iranit ndaj marrëveshjes pritet të bëhet javën e ardhshme, ndonëse AP dhe Reuters kanë cituar zyrtarë anonimë, të kenë thënë se Trump po vazhdon të rishikojë politikat ndaj Iranit dhe se ka mundësi të ndryshojë mendje. SHBA ka hequr sanksionet ndaj Iranit për armë bërthamore, mirëpo vazhdon të sanksiojë këtë vend për programin e tij të raketave balistike dhe mbështetje të grupeve militante kundër Izraelit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qytetarët e Kosovës shpenzojnë rreth 200 milionë euro në vit për duhan

Posted: 14 Jul 2017 01:06 AM PDT

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se më shumë se shtatë milionë njerëz në gjithë botën, vdesin çdo vit nga sëmundjet që shkaktohen nga pirja e duhanit. Një pasojë e tillë, përveç dëmeve shëndetësore dhe rrezikimit të jetëve të njerëzve, vlerësohet se shkakton dëme të mëdha edhe për ekonomitë e vendeve të ndryshme. Vetëm në Kosovë, për një vit hyjnë rreth 3 mijë e 500 tonelata duhan. Në bazë të këtyre statistikave të Doganave të Kosovës, del se qytetarët harxhojnë rreth 150 deri në 200 milionë euro për një vit për konsum të duhanit. Kurse për një person, mbi bazën e llogaritjeve nëse ai shpenzon një pako cigare në ditë, del se shpenzimet e tij vjetore arrijnë shumën minimale prej 600 euro. Sami Uka, zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë i tha Radios Evropa e Lirë se dëmtimi i ekonomisë vendore nga duhanpirja është i vazhdueshëm dhe në rritje e sipër. "Ne si zyre e Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbajmë qëndrimin se me duhanpirje dëmtohet ekonomia e vendit dhe këtë duke u mbështetur në studimet e vendeve tjera, ndonëse nuk ka ndonjë studim të mirëfilltë specifik për Kosovën". "Por, Kosova nuk bën përjashtim, pasi duhanpirja shkakton pasoja shëndetësore të cilat rrjedhimisht e dëmtojnë edhe ekonominë e vendit me mungesa në punë, me vdekje të parakohshme dhe dëmtimin e shëndetit të popullatës", tha Uka. Ndryshe, në Kosovë Ligji për kontrollin e duhanit ka hyrë në fuqi në vitin 2013, por që zbatimi i tij, ende vlerësohet se nuk është në nivelin e kënaqshëm. Faik Hoti, drejtor i Departamentit për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë (në Qeverinë në largim) tha për Radion Evropa e Lirë se vendi ka arritur që të ulë prevalencën e duhanpirjes, sidomos tek të rinjtë, derisa shton se edhe importi i duhanit ndër vite ka shënuar rënie. "Kosova ka bërë përpjekje të vazhdueshme për uljen e prevalencës, uljen e pirjes së duhanit, ku në vitin 2013 është bërë miratimi i Ligjit për kontrollin e duhanit". "Si rrjedhojë e aktiviteteve të ndryshme, masave ligjore dhe fuqizimit të tyre për kontrollin e duhanit, në vendin tonë ka pasur efekte pozitive që lidhen me uljen e pirjes së duhanit tek të rinjtë. Studimi i bërë në vitin 2016 për moshat 13 deri në 15 vjeç, ka rezultuar se nga konsumi i duhanit prej 6.7 për qind ka rënë në 4.4 për qind. Gjithashtu edhe duhanpirja pasive ka shënuar rënie nga 84 në 43 për qind", tha Hoti. Po ashtu, Hoti përmend edhe ngritjen e akcizës për importin e duhanit në Kosovë, që sipas tij, ka dhënë efektet e veta. ''Ka pasur rritje të akcizës së duhanit prej 27 euro për një kilogram cigare sa ka qenë në vitin 2012, në 41 euro në vitin 2016. Rënie e importit është vërejtur si dhe ka hapësira të lira pa tym duhani ndonëse ka edhe shkelje'', shprehet Hoti. Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbetjet e duhanit përmbajnë mbi 7,000 lëndë kimike toksike që helmojnë mjedisin, përfshirë këtu lëndë që shkaktojnë kancerin. Sidoqoftë, ndonëse nuk ka statistika të sakta, të dhënat që prezantojnë organet kompetente në Kosovë flasin për rreth 800 raste të reja të kancerit në vit. Numri më i madh i rasteve, i takon kancerit të mushkërive, atij të gjirit dhe lëkurës, i cili sipas ekspertëve shëndetësorë, ndërlidhet shumë me duhanin dhe duhanpirësit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mostrat e pluhurit nga Hëna pritet të shiten për 4 milionë dollarë

Posted: 14 Jul 2017 12:45 AM PDT

Një çantë me mostra të pluhurit të mbledhura në Hënë, pritet të shitet për 4 milionë dollarë, në një ankand ku do të ketë edhe gjëra të tjera nga hapësira. Ankandi do të mbahet javën e ardhshme në Nju Jork, në qendrën Sotheby, ku në mesin e gjërave që do të ekspozohen  do të jenë edhe plani i fluturimit nga ekuipazhi i Apollo 13, një veshje e astronautit amerikan, Gus Grissom dhe fotografi hënore të bëra nga NASA. Ankandi do të mbahet për shënimin e përvjetorit të 48-të, të arritjes së parë në Hënë. Në këtë fluturim astronauti, Neil Amstrong, i ka mledhur mostrat e pluhurit. "Nuk ka rëndësi se cilit religjion i përkisni, apo se prej nga jeni dhe çfarë gjuhe e flisni", ka thënë nën kryetarja e Sotheby, Cassandra Hatton. "Të gjithë ne e kemi përjetuar ndjenjën e shikimit lart në qiell duke menduar se çfarë është duke ndodhur mes yjeve". Çanta me pluhur është konsideruar e humbur për vite, ndonëse ka qenë në një kuti të qendrës hapsinore në Hjuston. Një periudhë ajo ishte vjedhur, derisa tani pronarja e kësaj çante është avokatja nga Çikago, Nancy Lee Carlson. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulm me armë zjarri në Jerusalem

Posted: 13 Jul 2017 11:46 PM PDT

Është raportuar se tre persona janë lënduar pasi persona të armatosur kanë shtënë me armë zjarri afër një vendi të shenjtë të hebrenjëve në Jerusalem. Autoritetet kanë thënë se policia i ka vrarë tre personat e armatosur. Dy personat që janë lënduar janë në gjendje të rëndë. Sulmi ka ndodhur afër zonës që njihet si "Porta e Luanit" në Jerusalem. Pas incidentit, të gjitha hyrjet për në pjesën e  Qytetit të Vjetër janë mbyllur, dhe janë anluar lutjet e së premtes në xhaminë, Al-Aqsa. Nga shtatori i vitit 2015, sulmesit palestinezë kanë vrarë 43 izraelitë. Gjatë periudhës së njëjtë, forcat e sigurisë së Izraelit kanë vrarë më shumë se 250 palestinezë, shumica e të cilëve është thënë të kenë qenë sulmues ose do të bëheshin të tillë.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump: Nuk i largoj sanksionet ndaj Rusisë, pa arritur marrëveshje për Sirinë dhe Ukrainën

Posted: 13 Jul 2017 11:21 PM PDT

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ai nuk do të largojë sanksionet ndaj Rusisë, në rast se Moska nuk pajtohet të negociojë për paqe në mes të palëve ndërluftuese në Ukrainë dhe Siri. "Nuk do të largoja kurrë sanksionet pa u bërë një zgjidhje në të mirë të të gjithëve në Siri dhe Ukrainë", u ka thënë Trump gazetarëve më 13 korrik. "Unë kam bërë marrëveshjë të mrekullueshme. Pse duhet t'i largojë sanksionet nësë nuk fitoj asgjë?", ka deklaruar Trump, duke shtuar se presidenti rus Vladimir Putin nuk e ka ngritur për diskutim çështjen e sanksioneve, në takimin e javës së kaluar në Gjermani. Këto komente presidenti Trump i ka bërë jo zyrtarisht, derisa më vonë i ka publikuar Shtëpia e Bardhë. SHBA, i ka vendosur sanksione Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainë, në periudhën kur Barack Obama e ka udhëhequr shtetin amerikan.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Gjykata vendos kundër urdhrit të ndalimit të Trumpit për personat që kanë familjarë

Posted: 13 Jul 2017 10:21 PM PDT

Në gjykatë në SHBA ka marrë vendim kundër ndalimit të administratës së presidentit, Donald Trump, për refugjatët nga gjashtë vende me shumicë myslimane, të cilët kanë familjarë në SHBA. Gjykatësi Derrick Watson në Honolulu, ka thënë se personat që kanë gjyshërit, axhallarët, hallat dhe familjarë të tjerë që janë të ndaluar nga vendimi i administratës, duhet t'u lejohet hyrja në SHBA. Watson ishtë pyetur nga shtetit i Havait për të interpretuar vendimin e Gjykatës Supreme, ku thuhet se ndalimi 90 ditorë vlen për refugjatët dhe qytetarët nga Irani, Siria, Somalia, Libia, Jemeni dhe Sudani, përveç rasteve kur ata kanë familjarë apo marrëdhënie të mira me kompani amerikane. Vendimi i administratës së presidentit Trump i interpretuar nga Gjykata Supreme deklaron se bashkëshortët, prindërit, fëmijët, të fejuarit dhe motrat apo vëllezërit mund të hyjnë në SHBA. Mirëpo gjyshërit apo lidhje të tjera, nuk konsiderohen familje e ngushtë, andaj për këta persona me lidhje të tilla  vlen urdhri i ndalimit.  Gjykata në Honolulu ka thënë se do të punojë në kërkesën e Havait për të vënë në fuqi urdhrin i cili lejon edhe kategoritë e ndaluara që të udhtojnë drejt SHBA-së. Watson e ka cilësuar interpretimin e vendimit të administratës së Trumpit si "shumë të kufizuar", për atë se çka konsiderohet familje e ngushtë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për dy sulme të dështuara në Evropë

Posted: 13 Jul 2017 09:58 PM PDT

Grupi ekstremist Shteti Islamik ka deklaruar të jetë përgjegjës i dy tentimeve për sulme në Evropë, gjatë muajit të kaluar. Revista mujore online e këtij grupi, Rumiyah ka emëruar si Maysun al-Faransi, personin i cili përplasi një veturë, në të cilën kishte armë dhe ekplozivë drejt një veture të policisë në Champs Elysees në Paris më 19 qershor. Në tentimin për sulm nuk ka pasur shpërthim të madh dhe askush nuk është lënduar përveç sulumesit të supozuar, i cili sipas raportit të autopsisë kishte vdekur nga plagët e marra gjatë shpërthimit. Rumiyah po ashtu ka njoftuar se personi i cili inicoi një shpërthim të vogël në një stacion të trenit në Bruksel më 21 qershor, ishte Usamah Zaryuh. Zaryuh, ishtë vrarë nga policia derisa askush nuk ishte lënduar gjatë këtij sulmi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now