INSAJDERI: “Presidentja që loboi për të drejtën e Shyhrete Berishës ka disa fjalë për drejtësinë e mohuar” plus 19 more

INSAJDERI: “Presidentja që loboi për të drejtën e Shyhrete Berishës ka disa fjalë për drejtësinë e mohuar” plus 19 more


Presidentja që loboi për të drejtën e Shyhrete Berishës ka disa fjalë për drejtësinë e mohuar

Posted: 06 Jul 2017 09:29 AM PDT

Qysh në fillim të mandatit të saj si presidente e Kosovës, mes shumë sulmeve ndaj saj pikërisht për shkak se ishte presidentja e parë grua, Atifete Jahjaga ishte marrë pikërisht me të drejtat e mohuara të grave kosovare.

E, e kishte mbështetur fort një grua e cila megjithëse kishte humbur të gjithë familjen tani i mohohej e drejta e shtëpisë së bashkëshortit të saj të vrarë ku ka jetuar së bashku me fëmijët e tjerë, Shyhrete Berisha nga Suhareka.

Madje në shumë fjalime të saja e kishte quajtur "rastin e Shyhrete Berishës turp të institucioneve të drejtësisë", e të enjten kur pas më shumë se 17 vitesh, Berisha fitoi të drejtën mbi gjysmën e shtëpisë dhe gjysmën e dy pronave të tjera, Jahjaga ka shkruar se ky vendim e ka gëzuar.

"E përshëndes vendimin e drejtë të Gjykatës Themelore në Prizren që vendosi në favor të Shyhrete Berishës, që asaj t’i mbes shtëpia në të cilën ajo mbante kujtimet e familjarëve të saj", ka shkruar Jahajga.

Presidentja e pestë e Kosovës, për rastin e Shyhrete Berishës kishte folur edhe në një intervistë për Insajderin, kishte thënë se drejtësia kosovare e ka "vrarë" për së dyti Shyhrete Berishën me maltretimet që ia ka bërë.

"Shyhretja së bashku me familjen e saj ka dhënë shumë për këtë vend dhe ajo ka sakrifikuar shumë sepse ju e dini që tërë familja e saj dhe një pjesë e madhe e familjes Berisha janë vrarë e janë sakrifikuar, një pjesë e madhe e tyre nuk gjenden trupat e tyre. Dhe 18 vite pas luftës shteti të cilin ajo ka sakrifikuar dhe ajo atë liri që neve sot e gëzojmë që ajo ka dhënë shumë dhe familja e saj ka dhënë shumë, tani shteti 18 vite pas është duke e dështuar për qasjen në pronë dhe për qasjen në drejtësi", kishte thënë Jahjaga.

Në Facebook, të enjten ajo e potencoi të njëjtin fakt.

"Shyhreten fatkeqësisht drejtësia dhe shoqëria kosovare e la të dëshpëruar për një kohë shumë të gjatë, duke e përballur me konteste gjyqësore, sikur asaj të mos i mjaftonte dhimbja me të cilën kishte jetuar gjithë këto vite pasi kishte humbur të gjithë familjen në masakrën e familjes Berisha nga Suhareka gjatë luftës në Kosovë", ka shkruar Jahjaga.

Sipas saj, vendime si ky duhet të shërbejnë si shembuj që "të jemi edhe më të zëshëm për të kërkuar drejtësi për të gjitha rastet, sepse Shyhretja nuk është e vetmja që i është mohuar e drejta për të trashëguar pronën".

"Drejtësia sot ishte në anën e atyre që e kërkuan dhe e tillë duhet të jetë çdo ditë", ka përfunduar Jahjaga./Insajderi.com

The post Presidentja që loboi për të drejtën e Shyhrete Berishës ka disa fjalë për drejtësinë e mohuar appeared first on INSAJDERI.

Trump arrin në Hamburg

Posted: 06 Jul 2017 09:26 AM PDT

Presidenti amerikan, Donald Trumo ka arritur në Hamburg të Gjermanisë për tu takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel, para fillimit të samitit G20.

Trump mund të përballet me situatë tensionuese në Gjermani, si nga liderët skeptikë që do të marrin pjesë në samit, ashtu edhe nga mijëra protestues në rrugë.

20,000 policë janë ftuar për të ruajtur sigurinë gjatë mbajtjes së samitit.

Pritet që Trump të takohet edhe me presidentin e Koresë Jugore, Jae-in, dhe kryeministrin japonez, Shinzo Abe.

Njëra nga çështjet kryesore të diskutimit pritet të jetë edhe testimi i një rakete balistike interkontinentale nga Koreja Veriore më 4 korrik.

Në mbrëmjen e 6 korrikut, është njoftuar se do të mbahet një protestë, që organizatorët e kanë quajtur, "G20: Mirësevini në ferr".

Gjermania ka njoftuar se gjatë mbajtjes së këtij samiti presin mijëra protestues në rrugë, duke mos lënë anash edhe tentime për sulme të dhunshme në rrugë.

The post Trump arrin në Hamburg appeared first on INSAJDERI.

Khedira tregon për të ardhmen e tij

Posted: 06 Jul 2017 09:23 AM PDT

Javët e fundit, sidomos pas finales së Cardifit zërat që e shihnin të ardhmen e Sami Khediras larg Torinos u shtuan.

Në mediat sportive italiane dhe ato gjermane qarkulluan artikuj që flisnin se mesfushori po kërkonte një aventurë të re dhe ndjehej i lodhur nga ajo me Juventusin.

Si destinacion të mundshëm shumë shihnin Shtetet e Bashkuara dhe nuk munguan as artikujt që pohonin se mesfushori gjerman kishte kërkuar largimin e menjëhershëm nga bardhezinjtë.

Por është vetë Khedira ai që u jep fund këtyre lajmeve dhe e bën këtë përmes një postimi në rrjetet sociale.

"Është koha për pushime për të karikuar bateritë para se të kthehem në Torino", shkruan ai, duke nënkuptuar se nuk ka ndërmend që të largohet nga Juventusi, të paktën këtë verë.

The post Khedira tregon për të ardhmen e tij appeared first on INSAJDERI.

Conte prezantohet te Milani

Posted: 06 Jul 2017 09:12 AM PDT

Milani ka konfirmuar transferimin e Andrea Contit nga Atalanta.

Sipas raportimeve të medieve Italiane transferimi i tij i ka kushtuar Milanit rreth 20 milionë euro

23 vjeçari pati një sezon të shkëlqyer duke shënuar tetë gola dhe katër asiste në 33 paraqitje në Serie A në fanellën e Atalantas.

 

The post Conte prezantohet te Milani appeared first on INSAJDERI.

“Nuk kam votë për Haradinajn kryeministër”

Posted: 06 Jul 2017 09:08 AM PDT

Ka pasur zëra që të nominuarin e koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinajn, do ta votojnë edhe deputetë jashtë këtij koalicioni. Një gjë të tillë e kanë deklaruar edhe zyrtarë të tyre.

Njëri ndër emrat e përfolur që do ta votojë Haradinajn, ka qenë edhe ai i Rexhep Selimit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Mirëpo, Rexhepi në një prononcim me Gazeta Metro ka hedhur poshtë këto spekulime.

"Jo nuk do ta votoj në asnjë mënyrë Ramush Haradinajn", ka thënë Selimi.

Mirëpo, përveç PAN-it, që pohojnë se kanë vota jashtë koalicionit të tyre, deputet të vetëvendosjes dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa kanë mohuar kategorikisht se do të i japin edhe një mandat në qeveri Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndërkaq, Selimi në intervistat e tij të më hershme kishte thënë se partia e tij nuk do të bëjë koalicion asnjëherë me PDK-në dhe Listën Serbe.

The post “Nuk kam votë për Haradinajn kryeministër” appeared first on INSAJDERI.

Thaçi: Kam konfirmimin nga mandatari i koalicionit fitues se Qeveria formohet pa vonesa

Posted: 06 Jul 2017 08:58 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se ka marrë konfirmimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve (koalicioni PAN) dhe mandatari për kryeministër (Ramush Haradinaj) se Qeveria e ardhshme e Kosovës do të formohet pa vonesa.

Ai deklaroi se "çështja e mandatit nuk është çështje e preferencës, por e respektimit të legjitimitetit qytetar".

"Kosova e ka koalicionin fitues që ka dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit. Unë do të respektoj Kushtetutën, ligjet dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, prandaj kam konfirmimin edhe nga mandatari i koalicionit fitues se ka siguruar numrat e mjaftueshëm të deputetëve për themelimin e Qeverisë së re", tha Thaçi.

Ai tha se është duke pritur përmbylljen e procesit të certifikimit të rezultatit zgjedhor dhe më pastaj të ulet me spektrin politik dhe bashkërisht të caktohet data e konstituimit të Kuvendit dhe themelimit të Qeverisë së re.

Sa i përket mundësisë që mandatari i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj të dështojë të sigurojë votat për formimin e Qeverisë dhe mundësisë që Thaçi më pas t'ia jap mandatin kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, presidenti Thaçi tha se nuk mund t'i parashikojë as paragjykojë zhvillimet e ardhshme.

"Nuk dëshiroj të prejudikoj. Nga mandatari (Ramush Haradinaj) e kam konfirmimin se i ka siguruar votat. Në çdo rrethanë mendoj se duhet të ndodhë një dialog mes spektrit politik si të veprohet tutje. Unë do të ndërmarr vetëm veprime ligjore, kushtetuese pa ndikime politike", tha Thaçi.

Ai shprehu besimin se nuk do të ketë mandatar të dytë dhe Qeveria do të formohet që në përpjekjen e parë.

Sa i përket rolit të pakicave rreth formimit të Qeverisë, Presidenti i Kosovës tha se përfshirja e komuniteteve pakicë nuk duhet të shihet si pengesë, por si vlerë. Sipas tij, të gjitha partitë politike duhet të angazhohen për dialog të brendshëm, duke mos hezituar që kontaktet t'i vënë edhe me Listën Serbe, e cila kryesisht mbështetet nga Beogradi zyrtar.

Faza e re e dialogut me Serbinë finalizohet me marrëveshje

Duke folur për dialogun me Serbinë, presidenti Thaçi tha se pas pesë vjetësh të dialogut teknik dhe arritjes së disa marrëveshjeve të rëndësishme dhe zbatimit të disa prej tyre, ka ardhur koha që ky proces të shkojë drejt përmbylljes.

Ai tha se faza e re e dialogut nënkupton përmbylljen e këtij procesi me një marrëveshje të gjerë politike.

"Ne kemi menduar, në konsultim me Bashkimin Evropian dhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-së, që ky proces të avancohet në një nivel më të lartë politik, që çon drejt një normaliteti të marrëdhënieve tona por edhe të pajtimit të shteteve dhe popujve tanë", tha Presidenti.

"Kjo fazë e re nënkupton përmbylljen e këtij procesi me një marrëveshje të gjerë politike, një marrëveshje gjithëpërfshirëse, dhe një marrëveshje që do të hapë sigurt perspektivën euro-atlantike të Kosovës, që të jemi pjesë e NATO-s dhe BE-së", thotë Thaçi.

I pyetur se nëse ai do të udhëheq dialogun me Serbinë, presidenti Thaçi tha se "natyrisht, në bazë të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore, Presidenti i vendit udhëheq dhe koordinon politikën e jashtme". Thaçi shtoi po ashtu se pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës, do të formohet një ekip i gjerë, ku do të përfshihen edhe bartës të institucioneve, njerëz nga shoqëria civile dhe mediat, të cilët do të përbëjnë një ekip, që do të udhëheq këtë fazë të dialogut.

Ndonëse thotë se faza e re e dialogut do të jetë përmbyllës, Thaçi thotë se nuk dëshiron të paragjykojë, që kjo fazë do të mbyllet me njohje reciproke.

"Unë nuk dëshiroj të prejudikoj, por jam i sigurt se Kosova do të afirmohet në një stad të ri ndërkombëtar", thotë Thaçi.

Duke iu përgjigjur kritikave nga disa subjekte politike për marrjen e primatit në dialogun me Serbinë, Thaçi tha se ka përgjegjësi kushtetuese që të udhëheqë politikën e jashtme të Kosovës. Përkundrazi, sipas tij, do të ishte papërgjegjësi, nëse ai nuk do ta luante këtë rol.

"Në këtë fazë të re të dialogut do të ketë hapësirë për të gjithë, për të gjithë bartësit e institucioneve, Qeverinë, Kuvendin, partitë politike opozitare, shoqëria civile, mediat, opinionistët e ndryshëm dhe të gjithë ata që duan ta japin kontributin e tyre", tha Thaçi. Sipas tij, kjo fazë do të jetë më e shkurtër sesa që mendohet.

"Nuk mendoj se duhet të kalojnë vite duke negociuar", tha Presidenti.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

The post Thaçi: Kam konfirmimin nga mandatari i koalicionit fitues se Qeveria formohet pa vonesa appeared first on INSAJDERI.

Padrejtësia historike që Thaçi është dashur ta gëlltis

Posted: 06 Jul 2017 08:55 AM PDT

Nga 6 korriku, Gjykata Speciale për krime lufte ka plotësuar të gjitha parakushtet ligjore-kushtetuese që të nisë me punën, që nënkupton edhe me proceset e para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, për të cilët pretendohet se kanë kryer krime.

Në lidhje me këtë, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha se Kosova i ka kryer obligimet e veta politike dhe institucionale.

"Tash politika nuk duhet në asnjë rrethanë të krijojë opinione çfarë dëgjohen aty-këtu. Politika duhet të hesht dhe t'i jap mbështetje të fuqishme sistemit të drejtësisë", tha Thaçi.

"Unë edhe si ish-kryeministër dhe ish-ministër i Jashtëm kam udhëhequr këtë proces të themelimit të Gjykatës me besimin e plotë dhe të patundur që të ruhet dhe të kultivohet partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me NATO-n dhe Bashkimin Evropian".

"Kam qenë i vetëdijshëm se ka qenë një Gjykatë e padrejtë historikisht dhe një-etnike, por ka qenë dashtë të gëlltitet kjo re e zezë që sillej mbi Kosovën në interes të vendit dhe perspektivës euro-atlantike të shtetit dhe qytetarëve tanë", thotë Thaçi për REL.

Thaçi tha se Kosova ka dhënë tashmë shembullin më të mirë të bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare, çka është dëshmuar edhe në proceset e deritashme.

The post Padrejtësia historike që Thaçi është dashur ta gëlltis appeared first on INSAJDERI.

Avokati i Shyhrete Berishës: Vendimi të bëhet fuqiplotë edhe nga instancat tjera

Posted: 06 Jul 2017 08:44 AM PDT

Shyhrete Berishës i takon gjysma e shtëpisë, ky është vendimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, në aktgjykimin e saj për këtë çështje.

Dy të paditurve, Arben e Xhelal Berishës, u është lënë mundësia alternative që Shyhrete Berishës t'ia paguajnë shumën prej 130 mijë eurosh, aq sa është vlerësuar pjesa e shtëpisë.

Këtë e ka konfirmuar edhe avokati i Berishës, Naim Çelaj duke pohuar se pret që edhe instancat më të larta të konfirmojnë këtë vendim.

"Vendimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit – Dega në Suharekë ka pranuar në tërësi pretendimet e Shyhrete Berishës të cilën e kam përfaqësuar në betejën për të fituar të drejtën që të jetojë në shtëpinë ku ka rritur fëmijët. Presim që vendimi të bëhet fuqiplotë edhe nga instancat tjera. Kjo betejë ishte më shumë se juridike. Uroj që palët ta kuptojnë dhe kjo të shërbejë si shembull për të gjitha gratë që në një formë a tjetër u mohohet e drejta", ka shkruar Çelaj në Facebook.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, dega në Suharekë, përveç gjysmës së shtëpisë ku kishte jetuar, ka vërtetuar se Berisha gëzon të drejtën e pronësisë edhe në dy prona të tjera.

Shyhrete Berisha, e mbijetuar e masakrës ndaj familjes Berisha, në vitin 2013 kishte paditur Arben e Xhelal Berishën për t'iu njohur e drejta e pronësisë në shtëpinë ku kishte jetuar deri më 26 mars të vitit 1999.

The post Avokati i Shyhrete Berishës: Vendimi të bëhet fuqiplotë edhe nga instancat tjera appeared first on INSAJDERI.

Një muaj paraburgim për personin që dyshohet se keqpërdori seksualisht të miturën

Posted: 06 Jul 2017 08:28 AM PDT

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit për një muaj ndaj një personit që dyshohet të ketë kryer veprën "Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjet".

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Ferizajt kohëzgjatja e paraburgimit ka filluar që nga data e arrestimit me 4 korrik dhe do të zgjas deri me 3 gusht.

"Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit dhe i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, duke filluar nga data e arrestimit 4 korrik 2017 dhe do të zgjas deri më 3 gusht 2017", thuhet në njoftim./Insajderi.com

The post Një muaj paraburgim për personin që dyshohet se keqpërdori seksualisht të miturën appeared first on INSAJDERI.

PE kërkon pezullimin e bisedimeve me Turqinë, nëse rritet ‘fuqia’ e Erdoganit

Posted: 06 Jul 2017 08:17 AM PDT

Parlamenti Europian i kërkoi BE-së pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit me Turqinë, nëse kjo e fundit vë në jetë ndryshimet kushtetuese të mbështetura nga referendumi i muajit prill, të cilat zgjerojnë ndjeshëm fuqinë e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Vet PE-ja e ka të kufizuar mundësinë e veprimit mbi këtë çështje.

Udhëheqësit e bllokut kanë qenë kritikë ndaj Erdoganit dhe qëndrimit të tij kundrejt kundërshtarëve, si përpara, ashtu edhe pas grushtit të dështuar të shtetit, që u pasua nga masa të egra të presidentit ndaj të konsideruarve komplotistë dhe të dyshuarve si bashkëpunëtorë të tyre.

Por, krerët europianë tregohen nga ana tjetër të kujdesshëm të mos minojnë marrëveshjen e arritur vitin që shkoi me Turqinë, e cila praktikisht frenoi fluksin e papërballueshëm të emigrantëve, duke zbutur kështu kërcënimin që po i sillte kriza e shkaktuar prej tyre unitetit të BE-së.

Rezoluta e miratuar të enjten në Parlamentin Europian i kërkon Komisionit dhe vendeve anëtare, që në përputhje me kornizën e bisedimeve, të pezullojnë pa vonesë negociatat e anëtarësimit me Turqinë, nëse reforma e saj e paketave implementohet pa ndryshime.

Erdogan këmbëngul se zgjerimi i pushtetit të tij është i nevojshëm për të garantuar stabilitetin e Turqisë, por partitë opozitare dhe grupet e të drejtave të njeriut argumentojnë se, të ashtuquajturat ndryshime të propozuara rrezikojnë seriozisht pavarësinë e Gjyqësorit dhe e shtyjnë Turqinë drejt sundimit të një njeriu të vetëm.

The post PE kërkon pezullimin e bisedimeve me Turqinë, nëse rritet 'fuqia' e Erdoganit appeared first on INSAJDERI.

Kundërshtari i Prishtinës viziton Prekazin

Posted: 06 Jul 2017 08:03 AM PDT

Anëtarë të skuadrës së Suedisë, IFK Norrkoping, me të cilën Prishtina, do ta luajë ndeshjen kthyese për Europa League prej orës 20:00 në Mitrovicë, e ka vizituar Prekazin heroik.

"Suedezët kanë shprehur dëshirë ta vizitojnë ndonjë vend të veçantë të Kosovës, dhe me propozimin e drejtuesve të FC Prishtinës, ata kanë pranuar me dëshirë e kureshtje që ta vizitojnë Prekazin e Skenderajt, ku kanë vizituar varrezat e familjes heroike të Jasharajve, e po ashtu shtëpitë e tyre, të cilat pasqyrojnë edhe sot sakrificën e kësaj familje para së cilës sot përkulen gjithë shqiptarët", thuhet në njoftimin FC Prishtina.

Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar i ka pritur anëtarët e Norrkopingut.

"Suedezët me kureshtje dëgjonin historinë rrëqethëse të kësaj familje me sakrificë të jashtëzakonshme kombëtare, e po ashtu historinë e Kosovës dhe popullit shqiptarë ndër shekuj".

"Suedezët janë larguar nga Prekazi duke shpreh mirënjohje për FC Prishtinën dhe familjen Jashari që i dërguan në vizitë te një vend që ia vlente më së shumti për ta, normalisht pasi mësuan një të kaluar rrëqethëse e të vërtetë, e po ashtu të paharrueshme", thuhet në njoftim.

Norrkoping udhëtoi drejt Mitrovicës, ku në stadiumin "Adem Jashari" e pret  Prishtina sonte prej orës 20:00./Insajderi.com

The post Kundërshtari i Prishtinës viziton Prekazin appeared first on INSAJDERI.

Paga e ‘çmendur’ që Sanchez i kërkon Arsenalit

Posted: 06 Jul 2017 07:45 AM PDT

Alexis Sanchez po kërkon shifrën mbresëlënëse të 450 mijë eurove në javë, që të firmosë kontratën e re me Arsenal.

Vetëm kontrata e re e Leo Messi me Barcelonën do të kishte më fitimprurëse. Mes sulmuesit nga Kili dhe klubit të Arsenal ka një diferencë prej 100 mijë euro në javë, mes kërkesës dhe ofertës, sepse londinezët nuk japin më shumë se 350 mijë euro për futbollistin që aktualisht merr 250 mijë euro në javë dhe po futet në vitin e fundit të kontratës.

Por nuk është vetëm problemi Sanchez, një tjetër "yll" i Arsenal, Mesut Ozil, kërkon të paktën 400 mijë euro në javë që të qëndrojë

Manchester City është klubi më shumë i interesuar për Sanchez, por Arsenal nuk kërkon të forcojë një rival të drejtpërdrejtë në garën e titullit në Premier League dhe anon më shumë nga opsioni: Bayern Munich.

Arsenal mund të përballet edhe me dilemën e madhe, ta mbajë edhe një vit Sanchez në ekip me shpesën që të rinovojë gjatë 12 muajve ose të largohet gratis në qershorin e ardhshëm.

Por nuk është vetëm problemi Sanchez, një tjetër "yll" i Arsenal, Mesut Ozil, kërkon të paktën 400 mijë euro në javë që të qëndrojë, raporton Telesport.

Gjermani merr 250 mijë, "topçinjtë" e kanë rritur ofertën deri në 300, por edhe këtë rast diferenca mes ofertës dhe kërkesës është ende e madhe. Edhe Ozil, ashtu si Sanchez, do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale në qershorin e vitit 2018.

The post Paga e 'çmendur' që Sanchez i kërkon Arsenalit appeared first on INSAJDERI.

Konkursi për studentët e rinj shpallet kur të marrë vendimin MAShT-i

Posted: 06 Jul 2017 07:43 AM PDT

Konkursi për regjistrimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës mund të shpallet sapo Rektorati të marrë vendimin e Ministrisë së Arsimit.

Rektori Marjan Dema tha për Radio Kosovën se tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet për shpalljen e konkursit. Për nesër është thirr edhe mbledhja e Senatit, ku do të përcaktohen kriteret e regjistrimit.

Konkurset për fakultetet e Universitetit të Prishtinës mund të shpallen që nesër në rast se ndërkohë arrin vendimi i Ministrisë së Arsimit, për caktimin e kuotave të studentëve të rinj. Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, tha për Radio Kosovën se janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë proces.

"Ne çdo gjë e kemi gati, edhe kriteret do të jenë pothuajse të njëjtë…..andaj në qoftë se do ta marrim vendimin sot ose nesër ka mundësi që nesër menjëherë ta shpallim konkursin, që mos t'ua humbim asnjë ditë atyre studentëve të ardhshëm që të bëhen pjesë e UP-së", tha ai.

Megjithatë, Dema u shpreh se deri në këto momente universiteti që ai e drejton nuk e ka pranuar vendimin e nxjerrë nga ministria për caktimin e kuotave.

"Fatkeqësisht deri në këtë moment që po flasim, ne ende nuk e kemi marrë vendimin nga ministri i cili duhet të vendosë për numrin e studentëve që duhet të pranojë UP në nivelin bachelor për vitin 2017-18. Ne i kemi kryer siç e thashë të gjitha përgatitjet, nesër e kemi mbledhjen të cilën e kemi caktuar paraprakisht që t'i aprovojmë kushtet për regjistrim".

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, një ditë më parë e publikoi vendimin për caktimin e kuotave për studentë të rinj në universitetet publike ku tha se është vendosur që të shpallen mbi 15 mijë vende të lira.

Vetëm në Universitetin e Prishtinës do të pranohen mbi shtatë mijë studentë.

The post Konkursi për studentët e rinj shpallet kur të marrë vendimin MAShT-i appeared first on INSAJDERI.

Tenderët në Shqipëri mund të bëhen vetëm me lejen e Ramës

Posted: 06 Jul 2017 07:40 AM PDT

Në mënyrë të papritur dhe pa dhënë shpjegime për arsyet, Këshilli i Ministrave urdhëroi "pezullimin e përkohshëm të procedurave të prokurimit për vitin 2017".

Vendimi i datës 5 korrik i publikuar në Fletoren Zyrtare "hyn në fuqi menjëherë" dhe lejon vetëm prokurimet me vlerë të vogël. Prokurimet me vlerë të vogël janë blerjet e mallrave apo shërbimeve nga një institucion publik me vlerë jo më të madhe se sa 800 mijë lekë brenda një viti kalendarik.

Qeveria aktuale përbëhet nga ministra të Partisë Socialiste të Lëvizjes Socialiste për Integrim si dhe nga disa ministra të mbiquajtur "teknikë" të propozuar nga Partia Demokratike, njofton reporter.al

Zgjedhjet e 25 qershorit i dhanë Partisë Socialiste shumicën e thjeshtë të parlamentit, gjë që do të thotë se qeveria e ardhshme nuk do të përbëhet nga disa parti por vetëm nga Partia Socialiste. Megjithatë, për shkak të një anomalie kushtetuese të krijuara nga zgjedhjet e vitit 2001, Ramës do t'i duhet të presë së paku deri në 9 shtatorin e ardhshëm, ose dy muaj e gjysmë pas zgjedhjeve, që të mund të shkarkojë ministrat e LSI dhe ato teknikë dhe të emërojë ministra të vetët.

Vendimi lejon që tenderët të kryhen vetëm në rast urgjence dhe vetëm me lejen e kryeministrit.

Këshilli i Ministrave nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN për arsyet se pse Këshilli i Ministrave vendosi të ndërmarrë një akt të tillë, ndërkohë që baza ligjore për një vendim të tillë është e dyshimtë. Shpenzimet buxhetore në Shqipëri autorizohen me ligj të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë dhe normalisht Këshilli i Ministrave nuk mundet të dalë mbi një ligj të miratuar në kuvend pa e ndryshuar më parë këtë ligj.

Ndonëse qeveria nuk jep arsyet e një mase të tillë, mediat e ndryshme e kanë argumentuar vendimin si përpjekje për të ndaluar ministrat teknikë apo ata të LSI-së të kryejnë tenderë deri në ndryshimin e qeverisë me supozimin se këto ministra do të kryejnë abuzime në pritje të largimit nga detyra.

Kushtetuta e vitit 1998 supozonte që zgjedhjet të zhvilloheshin disa javë para mbarimit të mandatit të kuvendit dhe kuvendi i ri të mblidhej vetëm pak ditë pas mbarimit të zgjedhjeve. Por zgjedhjet e vitit 2001, për shkak të manipulimeve dhe parregullsive të shumta, nuk përfunduan dot siç parashikonte kushtetuta. Zgjedhjet e vitit 2001 u programuan për datën 24 qershor, ndërsa mandati i kuvendit të mëparshëm përfundonte në datën 23 korrik 2001. Problemi qe që zgjedhjet vijuan deri më 16 gusht ndërsa ankimimet e shumta e shtynë shpalljen e rezultatit deri në shtator. Për rrjedhojë, parlamentet e mëvona e patën mandatin të nisur më 9 shtator dhe të mbyllur në të njëjtën datë të katër viteve më vonë ndërkohë që zgjedhjet vijuan të zhvillohen rreth dy muaj e gjysmë para mbarimit të mandatit të kuvendit.

Hendeku mes zgjedhjeve dhe mbarimit të mandatit krijoi gjithëfarëlloj parregullsish. Në vitin 2005, qeveria e re e Partisë Demokratike, akuzoi qeverinë paraardhëse se kishte keqmenaxhuar kaskadën e Lumit Drin në periudhën nga humbja e zgjedhjeve deri te dorëzimi i pushtetit duke e zhytur vendin në një krizë të thellë elektroenergjetike. Në vitin 2013, qeveria e re e socialistëve akuzoi qeverinë paraardhëse se kishte keqmenaxhuar financat e shtetit duke mos mbledhur taksat dhe duke kontraktuar shpenzime të pambuluara me të ardhura, duke krijuar një borxh të padeklaruar prej qindramilionë eurosh.

Situata aktuale është e paprecedentë pasi dy nga tre partitë që aktualisht kanë një rol në qeverisjen e vendit pritet të jenë në opozitë, por të qenit opozitë do të fillojë formalisht më 9 shtatorin e ardhshëm dhe deri në atë kohë, ministrat e PD dhe LSI do të jenë efektivisht edhe në qeveri edhe në opozitë.

Vendimi pritet të ketë pasoja negative në ekonominë e vendit, e cila sakaq ka vuajtur nga disa vite mosqeverisje, gjatë të cilave, ministrat e PS dhe LSI duket se sabotuan njëri-tjerin duke lënë shpenzimet publike të pakryera dhe punët publike të parealizuara. Për periudhën janar-maj, buxheti i shtetit pati një suficit prej 6.3 miliardë lekësh ndërsa kishte planifikuar një deficit prej 4.3 miliardë lekësh, para që në një situatë normale do të kishin ndihmuar në rritjen ekonomike të vendit ndërsa në këtë situatë anormale po penalizojnë ekonominë dhe po lënë pa kryer punët publike të programuara. Suficiti buxhetor ka gjasa do të rritet më tej për shkak të këtij urdhëri.(reporter.al)

The post Tenderët në Shqipëri mund të bëhen vetëm me lejen e Ramës appeared first on INSAJDERI.

Tre vjet burgim për lidhjet me Al-Nusran

Posted: 06 Jul 2017 07:32 AM PDT

Gjykata Themelore e Pejës ka dënuar të akuzuarin për terrorizëm, Sokol Morinën, me tri vite burgim me kusht.

Trupi gjykues ka vendosur që dënimi ndaj Morinës, i akuzuar për bashkim me organizatën terroriste 'Al-Nusra, të mos ekzekutohet nëse ai nuk kryen ndonjë vepër penale brenda dy viteve.

Morina akuzohej nga Prokuroria Speciale për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste në Siri gjatë vitit 2013-2014.

Në fjalën përfundimtare në gjykatë, tri ditë më parë, Prokurori Sylë Hoxha tha se mbetet në tërësi paranë aktakuzës e bëri të Morinën përgjegjës për veprën penale me të cilën akuzohet.

Prokuroria pretendonte se Sokol Morina e Alban Shala në mesin e vitit 2013 udhëtuan nga Aeroporti i Prishtinës për në Stamboll, prej ku më pas vazhduan rrugën për në qytetin Hataj, ku edhe kishin kaluar kufirin turko-sirian ilegalisht dhe kishin shkuar në kampin stërvitor të "Al Nusra"-s në qytetin e Alepos, ku edhe ishin rekrutuar, njofton rtklive.

Sipas aktakuzës, pas disa luftimesh në qytetin sirian Alepo, Morina ishte plagosur në gju dhe për këtë arsye ishte kthyer përkohësisht në Kosovë, për t'u shëruar. Është kjo kohë kur kishin lindur dyshimet e para të prokurorisë për aktivitetin e tij.

The post Tre vjet burgim për lidhjet me Al-Nusran appeared first on INSAJDERI.

Trump: Rusia dhe vendet e tjera mund të kenë ndërhyrë në zgjedhje

Posted: 06 Jul 2017 07:31 AM PDT

Presidenti amerikan, Donald Trump, në lidhje me pretendimet se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA ka theksuar se beson që Rusia dhe vendet e tjera “kanë futur hundët” në zgjedhje, por se “për këtë nuk ka siguri të saktë”.

Trump i cili ndodhet për një vizitë në Poloni në një deklaratë për gazetarët në lidhje me pretendimet rreth Rusisë është shprehur se “kanë ndërhyrë shumë persona.”

Duke vënë në dukje se Rusia dhe vendet e tjera mund të kenë ndërhyrë në zgjedhje, Donald Trump, ka theksuar se “Nuk mund të shpreh ndonjë gjë të saktë. Askush nuk është i sigurt nga kjo”.

Trump nuk ka bërë ndonjë deklaratë nëse do ta diskutojë apo jo këtë çështje me presidentin rus, Vladimir Putin, me të cilin do të takohet në Samitin G-20 që do të zhvillohet në Gjermani.

Presidenti amerikan ka akuzuar paraardhësin e tij, Barack Obama, se ka lejuar Rusinë të bëjë një gjë të tillë nga që ka menduar se zgjedhjet do t’i fitonte kandidatja e demokratëve, Hillary Clinton, raporton AA.

“Janë kryer gabime”, tha Trump duke rikujtuar se Agjencia Qendrore Amerikane e Inteligjencës (CIA) ka informuar muaj më parë përpara zgjedhjeve Obamën për aktivitetet piraterike.

Testimet nukleare të Koresë së Veriut

Pasi ka vënë në dukje se do të kenë pasojë testimet raketore të Koresë së Veriut, presidenti Trump i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të kundërshtojnë “veprimet e këqija, por shumë të këqija” të këtij vendi.

Ndër të tjera Trump është shprehur se SHBA-të kanë menduar “gjëra shumë serioze” në kundërpërgjigje të testimeve raketore të Koresë së Veriut dhe se në lidhje me këtë çështje nuk vendos “vija të kuqe”.

“Është turpëruese që ata sillen në këtë mënyrë. Po veprojnë në mënyrë shumë, por shumë të rrezikshme, për këtë çështje duhet të bëhet diçka”, është shprehur presidenti amerikan, Donald Trump.

The post Trump: Rusia dhe vendet e tjera mund të kenë ndërhyrë në zgjedhje appeared first on INSAJDERI.

Formacionet zyrtare: Tirana- Maccabi Tel Aviv

Posted: 06 Jul 2017 07:23 AM PDT

Skuadra e Tiranës në futboll do të ballafaqohet në ndeshjen e dytë kthyese në Tiranë, kundër skuadrës nga Izraeli, Maccabi Tel Aviv e vlefshme për kualifikimet në Europa Ligë.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 2 me 0 në të mirë të Maccabit.

Tirana do të duhet të shënoj të paktën dy herë dhe të mos pësoj asnjë gol në mënyrë që ndeshjen ta dërgoj në vazhdim. Kjo ndeshje pritët të filloj brenda një orë ndërsa janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Formacione zyrtare të të dy skuadrave.

The post Formacionet zyrtare: Tirana- Maccabi Tel Aviv appeared first on INSAJDERI.

Lunaçek: Moszbatimi i marrëveshjeve do ta vështirësoj vazhdimin e dialogut Kosovë- Serbi

Posted: 06 Jul 2017 07:05 AM PDT

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek, ka thënë se prioritet në fazën e re të dialogut Beograd-Prishtinë, do të duhej të ishte zbatimi i marrëveshjeve të deritashme

“Ende duhet të presim për të parë cilat do të jenë rezultatet e dialogut të ripërtërirë. Prioritet do të duhej të ishte implementimi i plotë, nga të dy palët, i marrëveshjeve të arritura siç janë energjetika dhe liria e lëvizjes", ka thënë Lunaçek.

Sipas fjalëve të saj, secila palë duhet të punojë për vete më atë plan e "jo ta presë palën tjetër".

"BE do të duhej të vazhdonte me insistimin për implementim për t'u arritur normalizimi i plotë ndërmjet Kosovës e Serbisë”, ka thënë ajo raporton B92.

Lunaçek më tutje ka thënë se vazhdimi i dialogut të Brukselit do të jetë i vështirë për shkak të mungesës së besimit të ndërsjellë, ashtu dhe për moszbatim të marrëveshjeve./Insajderi.com

The post Lunaçek: Moszbatimi i marrëveshjeve do ta vështirësoj vazhdimin e dialogut Kosovë- Serbi appeared first on INSAJDERI.

KQZ vendosë të rinumërohen edhe 23 vendvotime

Posted: 06 Jul 2017 07:04 AM PDT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërimin e 23 vendvotimeve, për të cilat kishte vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

PZAP, në vendimin të cilin ia ka dërguar KQZ-së ka kërkuar që të bëhet rinumërimi i të gjitha fletëvotimeve të subjekteve politike KosovakiNevi Romani Partia (KNRP) dhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PRBEK).

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdhëroi Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve për të filluar sot me rinumërimin e Vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it.

Sipas vendimit të PZAP-it, 12 Vendvotime janë nga komuna e Fushë-Kosovës dhe 11 tjera nga komuna e Suharekës.

Rinumërimi pritet të përmbyllet sot meqenëse bëhet fjalë vetëm për rinumërimin e fletëvotimeve të dy subjekteve politike.

The post KQZ vendosë të rinumërohen edhe 23 vendvotime appeared first on INSAJDERI.

Leeds United interesohet për futbollistin nga Kosova

Posted: 06 Jul 2017 06:52 AM PDT

Skuadra e kategorisë së dytë të Ligës Angleze, Leeds United, duket se ka për objektiv transferimin e mesfushorit kosovar, Almen Abdi.

Abdi shihet si një mesfushor shumë i vlefshëm për skuadrën angleze, Leeds, ndërkohë që edhe Abdi nuk është i kënaqur me skuadrën aktuale, raporton the72.co.uk.

Ai më herët kishte qenë pjesë e skuadrës së Premier Ligës,  Watford, ku fitoj përvojë të madhe, shkruan Insajderi.

Abdi më herët më herët kishte luajtur edhe në Ligën e Kampionëve me Zurich ku kishte luajtur kundër Real Madridit.

Abdi në karrierën e tij ka luajtur edhe në Seri A për Udinesen.

Një transferim i tij në Leeds është shumë i mundshëm për shkak se menaxheri i ri i Leeds, Christiansen dëshiron të përforcoj mesfushën./Insajderi.com

The post Leeds United interesohet për futbollistin nga Kosova appeared first on INSAJDERI.