INSAJDERI: “Delegacioni shqiptar që mori pjesë në takimin e opozitës iraniane” plus 19 more

INSAJDERI: “Delegacioni shqiptar që mori pjesë në takimin e opozitës iraniane” plus 19 more


Delegacioni shqiptar që mori pjesë në takimin e opozitës iraniane

Posted: 02 Jul 2017 09:34 AM PDT

Regjimi i ajatollahut nuk do të arrijë të festojë 40-vjetorin në pushtet dhe do të rrëzohet brenda vitit 2019. Me këto fjalë, ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, John Bolton iu drejtua mijëra të pranishmëve në takimin më të rëndësishëm të opozitës iraniane, që u zhvillua në Paris.

"Unë e kam thënë se politika e deklaruar e SHBA-ve duhet të jetë rrëzimi i regjimit në Teheran. Sjellja e tyre nuk ka për të ndryshuar, kështu që duhet të ndryshojmë vet regjimin. Dhe ne do të jemi aty në vitin 2019, për të festuar lirinë në Teheran", tha John Bolton.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin dhjetëra delegacione nga e gjithë bota, përfshi edhe Arabinë Saudite, e cila e ka kundërshtuar ashpër marrëveshjen SHBA-Iran të administratës "Obama", raporton TCh.

Edhe Shqipëria ishte e pranishme në këtë takim, me delegacionin e saj drejtuar nga Pandeli Majko.

"Kam ardhur çdo vit këtu në 5 vitet e fundit dhe kam dëgjuar për njerëzit tuaj në Ashrafi. Tani ju them në emër të popullit shqiptar se ata janë të sigurtë tani në Shqipëri. Marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe iranianëve janë shumë të mira. 2.700 njerëz refugjatë nga kampi i Ashrafit tani janë pjesë e familjes shqiptare. Në Shqipëri patëm zgjedhje, por këtu në këtë delegacion ju s'e kuptoni dot se kush humbi e kush fitoi. Kjo, për shkak se për kauzën tuaj, për t'iu ndihmuar juve, nuk ekziston opozitë", tha Pandeli Majko.

"2.700 shtetas iranianë jetojnë sot në Shqipëri. Pa asnjë incident dhe në mënyrë shumë të organizuar, ne mirëpritëm motrat e vëllezërit tanë, të cilët nuk i përkasin ndonjë grupi terrorist, por janë njerëz që luftojnë për demokraci më të mirë e për paqen. Ata janë plotësisht të integruar në Shqipëri", tha Elona Gjebrea.

"Pas çdo dite që kalon, jam më i bindur dhe i nderuar se, si shqiptarë, ne kemi marrë vendimin e duhur për t'iu bërë juve pjesë të familjes sonë dhe të vendit tonë. Me këtë, ne kemi nderuar traditën tonë e kemi respektuar miqtë tanë, që i kemi pasur pranë në kohë të rëndësishme, veçanërisht Shtetet e Bashkuara", tha Fatmir Mediu.

Historia ka provuar se, kur Shtetet e Bashkuara premtojnë diçka, i shkojnë deri në fund. Mbetet për t'u parë nëse historia do të vijojë edhe për regjimin e ajatollahut.

The post Delegacioni shqiptar që mori pjesë në takimin e opozitës iraniane appeared first on INSAJDERI.

Dikur e quante “fatkeqësia e Amerikës” Rama tash e lartëson Donald Trumpin

Posted: 02 Jul 2017 09:17 AM PDT

Para se Donald Trump të zgjidhej president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thoshte se "Trump është fatkeqësi për Amerikën" dhe madje kishte vënë në f pikëpyetje edhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Por tash kur ka marrë mandatin e dytë si kryeministër, Rama ka ndryshuar komplet fjalët për Trump.

Madje për këtë, ai është edhe "ngacmuar" nga gazetarja e televizionit francez "France24", e cila pasi ia rikujtoj deklaratat për Trump, ironizoi duke thënë se zgjedhja e Donald Trump si President i SHBA u prit mirë në Shqipëri, aq sa i kanë vënë emrin një rruge.

"Në Shqipëri u prit mirë zgjedhja e Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, madje ka pasur dhe rrugë me emrin e tij në Tiranë. A jeni ju i lumtur për këtë " – u shpreh gazetarja.

Rama e dha përgjigjen e tij duke u mbështetur tek propaganda komuniste në Shqipëri.

"Kushdo që do të zgjidhet President i SHBA-ve ai do të jetë gjithnjë mbi Perëndinë përsa i përket popullaritetit. Ju duhet të kuptoni që për 50 vjet kemi jetuar në një regjim që na thoshte se SHBA është vetë djalli dhe molla e ndaluar. Ne donim kaq shumë që ta blinim këtë mollë që na ishte e ndaluar sa që regjimi e ka bërë këtë punë falas për SHBA-në. E bëri SHBA-në praninë më të dashur e të besueshme në botë." ,deklaroi Rama./Insajderi.com

 

The post Dikur e quante "fatkeqësia e Amerikës" Rama tash e lartëson Donald Trumpin appeared first on INSAJDERI.

Rama mendon se ia ka rënë në fije edhe medieve ndërkombëtare

Posted: 02 Jul 2017 09:07 AM PDT

Kryeministri Edi Rama gjatë një intervistë për 'France 24', ka folur lidhur me vetingun, drogën, për ligjin e mbetjeve dhe për nisjen e negociatave të Shqipërisë më BE-në.

"Televizionet franceze e kanë kthyer këtë në drejtimin e gabuar. Kjo çështja e riciklimit ishte vetëm për ta përshtatur me legjislacionin evropian. E drejta e industrisë për të importuar dhe ekspertuar, këtë do të thotë. Kjo më pas u shndërrua në diçka tjetër. Duket sikur është diçka seksi që të gjesh ngjarje që të shokohen njerëzit".

"Ne kemi miratuar një reformë që është radikale dhe tani kemi një arkitekturë të re. Tani që sistemi të mbushet me burimet e duhura njerëzore kemi nisur vettingun. Është një periudhë prove për gjyqtarët. Ata duhet të vërtetojnë që pasuria e tyre është legjitime, nuk kanë lidhje me kriminelët dhe të japin llogari për vendimet që kanë marrë në të shkuarën. Do të ketë dy komisione, që janë të përbërë nga ekspertë dhe do shqyrtojnë çdo dosje nën një Operacion Ndërkombëtar Monitorimi". /albeu.com/

The post Rama mendon se ia ka rënë në fije edhe medieve ndërkombëtare appeared first on INSAJDERI.

“Instagram” përdor inteligjencën artificiale për të luftuar urrejtjen

Posted: 02 Jul 2017 08:58 AM PDT

Instagram tha ditën e Premte se ka aktivizuar sistemin e cili automatikisht do të gjurmojë komentet fyese dhe ngacmuese në rrjetin social të fotografive me shpresën se ato nuk do të gjejnë mbështetje në platformë.

Sistemi i ri është i bazuar DeepText, një motor për klasifikimin e tekstit i cili intepreton fjalët sipas kontekstit në mënyrë që të luftojë spamin.

Ky sistem i ri vjen pas një teknologjie të përdorur më parë nga Instagram për të luftuar spamin në platformë.

Bazuar në suksesin e tij, ekipi vendosi ta kalojë këtë sfidë në një nivel tjetër: identifikimin e komenteve urryese, ngacmuese dhe fyese.

DeepText është trajnuar për të identifikuar komentet negative dhe kategorizuar ato në segmente si "racizëm, mashtrim, ose ngacmim seksual."

Tani e tutje komentet e ndaluara thjesht do të fshehen dhe nuk do të shfaqen. Filtrat e rinj funksionojnë vetëm për gjuhën Angleze ndërsa filtrat e spamit edhe në gjuhë të tjera shkruan PCWorld Albanian.

Instagram është një rrjet social me numër të lartë përdoruesish familjarë kjo sepse platforma është më miqësore sesa shumë forume të tjera në internet.

The post "Instagram" përdor inteligjencën artificiale për të luftuar urrejtjen appeared first on INSAJDERI.

Rrëfimi për vajzat myslimane, gjeni në robotikë, që u ndalohet hyrja në SHBA

Posted: 02 Jul 2017 08:50 AM PDT

Robotika është e ardhmja. Teksa Amazon ka publikuar aparaturën "Echo" (paksa të frikshme) të inteligjencës artificiale të quajtur Alexa, dhe robotët të cilët kaplojnë industrinë e seksit, papritmas duket sikur të jeni duke jetuar në të ardhmen.

Por jo në Amerikë.

Javën e kaluar vendi, që po drejtohet nga presidenti Donald Trump i cili ka nisur një "ndalim ndaj myslimanëve", ka penguar shpikëset e reja nga Afganistani të marrin pjesë në konferencën globale të robotikës në Washington.

Sipas Forbes, adoleshenteve u ishin mohuar vizat një javëshe të udhëtimit. Vizat ishin mundësi që të sillnin robotin e tyre në inaugurim të "Garës Globale FIRST".

Kjo garë mendohet të sjellë 100 kombe së bashku për të mbështetur studentët që të bëhen liderët shkencorë të gjeneratës së ardhshme, të cilët do të punojnë së bashku në zgjedhjen e disa nga problemet më urgjente të botës.

Çka e bën këtë situatë edhe më të keqe është se këto gra kishin kaluar dy herë nga 500 milje përgjatë vendit të tyre nga qyteti i tyre deri në Herat, duke rrezikuar jetën e tyre për të marrë pjesë në shumë intervista për vizë në Ambasadën Amerikane në Kabul.

Afganistani ishte sulmuar na SHBA-ja dhe trupat aleate, duke përfshirë edhe Britaninë, në vitin 2001 – pas bombardimeve të kullave binjake më 11 shtator – në një lëvizje e cila shpiu në luftën fatkeqe të Irakut.

Roya Mahboob, drejtoresha e parë ekzekutive e teknologjisë në Afganista, kishte bërë së bashku grupin e vajzave për projekt.

"Është shumë e rëndësishme për njerëzit tanë. Robotika është shumë, shumë e re në Afganistan", ka thënë ajo për Forbes.

Ajo tha se kur vajzat kishin dëgjuar së pari lajmin për vizat e tyre "kishin qarë gjatë gjithë ditës".

Edhe pse Afganistani nuk është në listën momentale të vendeve të ndaluara të lëshuar dy ditë më parë (rregullat aplikohen për Iranin, Libinë, Sirinë, Somalinë, Sudanin dhe Jemenin), ka pasur lëshime shumë të pakta të vizave ndaj qytetarëve të këtij vendi të copëtuar nga lufta.

Fatmirësisht roboti i vajzave do të shkojë në SHBA, por i vetëm.

The post Rrëfimi për vajzat myslimane, gjeni në robotikë, që u ndalohet hyrja në SHBA appeared first on INSAJDERI.

Zjarri kaplon një tjetër ndërtesë në Londër

Posted: 02 Jul 2017 08:49 AM PDT

Një zjarr i madh ka kapluar çatinë e një ndërtese në ndërtese të re në lindje të Londrës, nuk raportohet për të lënduar.

Dëshmitarët thonë se duket sikur panelet diellore kanë marrë zjarr.

Turma të tronditura ishin mbledhur dhe shikonin teksa 80 zjarrfikës po luftonin me flakët në ndërtesën pesë katëshe rreth orës 11 paradite, raporton The Independent.

Flakët kishin kapluar katin e katërt dhe gjithë çatinë të kësaj ndërtese të re, apartamentet e së cilës pritej të shiteshin deri në 1 milion funte për secilën.

Rrugët lokale rreth kësaj ndërtese janë mbyllur për çështje sigurie, ndërsa dëshmitarët që kishin qëlluar afër kishin gjiruar zjarrin dhe sasinë e madhe të tymit që dilte prej ndërtesës.

Zjarri tani raportohet të jetë nën kontroll.

Londinezët ende nuk kanë marrë vetën nga zjarri i kaluar në perëndim të Londrës, i cili morri jetën e rreth 80 personave as një muaj më parë, dhe tani u tronditën nga zjarri i ri në lindje të Londrës.

Njerëzit kanë filluar të reagojnë duke kërkuar përgjigje dhe duke kontaktuar kompaninë përgjegjëse për ndërtimin e kësaj ndërtese "luksoze". /Insajderi.com

The post Zjarri kaplon një tjetër ndërtesë në Londër appeared first on INSAJDERI.

Plazhet e populluara në Shqipëri pa roje bregdetare

Posted: 02 Jul 2017 08:43 AM PDT

Rregullat e dhënies me qira të plazheve, detyrojnë qiramarrësin që të ofrojë edhe sigurinë, përfshi edhe rojet e plazheve.

Rregullat janë vendosur me vendim qeverie, por në praktikë duket se vendimi i një viti më parë nuk ka gjetur zbatim.

"Institucioni jonë i është dërguar me shkresë zyrtare bashkive dhe ministrisë që nga monitorimet vjet nuk është zbatuar VKM nga bashkitë për këtë çështje", shprehet Auron Tare, kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Çfarë zgjidhje ofron agjencia e bregdetit që ky shërbim të funksionojë si kudo në botë?

"Ne kemi propozuar modelin e Malit të Zi, të Francës, që të jetë një institucion i specializuar ai që do të administrojë këtë lloj shërbimi, pra nga siguria në det tek mbledhja e tarifave", shton Auron Tare.

Përgjatë gjithë vijës bregdetare të Durrësit gjendet vetëm një kullë vrojtimi, të tjerat të ngritura dy vjet më parë janë zhdukur. Pse nuk e kanë zbatuar bashkitë vendimin e qeverisë për të punësuar roje bregdetare në plazhe?

"Në Durrës nuk ka roje bregdetare qe financohen nga bashkia e Durrësit, por ne i kemi kërkuar subjekteve që marrin me qira plazhet që të vendosin roje bregdetare gjatë gjithë vijës bregdetare. Të mblidhen 4-5 subjekte bashkë sepse ne nuk kemi fonde. Shkon afro 3 mln lekë të reja", shprehet kryetar i bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Por, për Dakon ky problem do të zgjidhet shpejt."Jemi në fazën e parë, deri në korrik do të zgjidhet përfundimisht" shprehet kryetar i bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Përmes një marrëveshje me qeverinë malazeze, dy vjet më parë, Agjencia Kombëtare e Bregdetit trajnoi dhe certifikoi 41 studentë të akademisë së sporteve për roje bregdetare, të rinj që për faj të bashkive sot janë të papunë, pa harruar që nga mosprania e tyre mund të rrezikohet jeta e kujtdo pushuesi./TCh

 

The post Plazhet e populluara në Shqipëri pa roje bregdetare appeared first on INSAJDERI.

Deputetja e LDK-së tregon arsyen e dështimit të Avdullah Hotit në Gjilan

Posted: 02 Jul 2017 08:26 AM PDT

Një koment i drejtuesit të një media në Kosovë që kritikonte elektoratin e LDK-së në Gjilan se e ka bojkotuar partinë duke përmendur emrin e deputetes e cila kishte marrë më shumë se kandidati për kryeministër Avdullah Hoti në këtë qytet.

Valentina Rexhepi-Bunjaku, deputetja e re e LDK-së, e cila fillimisht ka nisur karrierën politike në LDD, i është përgjigjur drejtuesit të medias së afërt me LDK-në, se pse ka marrë vota më shumë se Avdullah Hoti në Gjilan.

Fajtor për këtë, ajo e ka lënë te moskandidimi i Lutfi Hazirit për deputet.

"E dyta, LDK nuk ka humbë në Gjilan, për shkak se i kemi pasur dhe i kemi tre deputetë, por atje ku ka pasur e ka ra në përfaqësim. Tjetra, Albin Kurti dhe kandidatët tjerë për deputetë, kanë marrë vota më shumë se z. Avdullah Hoti. Krejt kjo si reagim i mos daljes apo mospranimit të Lutfi Hazirit që të jetë në listë (e dini ju pse) dhe në kundërshti, Gjilanasit dhe Anamorava 'goditën' dhimbshëm LDK'në me votë kundër sepse pritja ishte e madhe. Kjo ishte votë kundërshtuese, e jo zhgënjyese", ka deklaruar Bunjaku.

 

The post Deputetja e LDK-së tregon arsyen e dështimit të Avdullah Hotit në Gjilan appeared first on INSAJDERI.

Teologu Hamiti thotë shumë hoxhallarë nuk janë të vetëdijshëm për islamin politik

Posted: 02 Jul 2017 08:19 AM PDT

Xhabir Hamiti, profesor në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se Bashkësia Islame e Kosovës, kohët e fundit, ka ndërmarrë disa hapa për vetëdijesimin e imamëve, në mënyrë që të mos bien në grackat e individëve dhe grupeve, që kanë qëllime ideologjike dhe politike në emër të fesë.

"Ka pasur dhe ka interpretime dhe qasje të ndryshme ndaj fesë. Këtë duhet pasur parasysh dhe të mbahen seminare intensive me imamët, në mënyrë që t'iu bëhet me dije se në çfarë vendi jetojnë, në çfarë rrethanash jetojnë, në çfarë pozicioni gjeografik dhe gjeopolitik jetojnë".

"Shumë prej tyre nuk janë të vetëdijshëm as për rrymat politike fetare, të cilat janë aktive në botën arabe. Pra, kjo është imediate dhe duhet të veprohet me hapa sa më shpejt të mundshëm. Një hap të tillë, nuk e kam vërejtur të jetë intensiv brenda udhëheqjes ose liderëve të tanishëm të Bashkësisë Islame të Kosovës", shprehet Hamiti.

 

The post Teologu Hamiti thotë shumë hoxhallarë nuk janë të vetëdijshëm për islamin politik appeared first on INSAJDERI.

Pos Strategjisë shtetërore, BIK-u thotë se ka një plan të brendshëm kundër ekstremizmit

Posted: 02 Jul 2017 08:04 AM PDT

Ndërtimi dhe vënia në funksion e një narracioni kundër propagandës që bëjnë individët, grupet apo organizatat që identifikohen si burim i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar që shpie në terrorizëm, ka qenë dhe mbetet pjesë e Strategjisë Kombëtare të Kosovës për parandalimin e këtyre fenomeneve.

Nga kjo strategji ka buruar edhe ligji që sanksionon këto veprime, si dhe pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftëra të huaja.

Por, vënia në funksion e kësaj kundër-narracionit synon t'u shpjegojë personave që i janë bashkangjitur luftërave në Lindje të Mesme ose që kanë bërë thirrje për t'iu bashkangjitur grupeve terroriste, se një gjë e tillë është e gabuar.

Vedat Sahiti, këshilltar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson që ky institucion fetar ka propozuar, sugjeruar dhe këshilluar një mori masash për parandalimin, por edhe për vetëdijesimin për pasojat e ekstremizmit me bazë fetare.

"Përveç planit të veprimit ndërqeveritar, me të gjitha institucionet e vendit dhe shoqërinë civile, Bashkësia Islame e Kosovës ka hartuar edhe një strategji të veten dhe një plan veprues brenda institucioneve të Bashkësisë Islame".

"BIK-u ka përgatitur kundër-narracionet kundër ekstremizmit, të cilat ne i kemi përçuar edhe përmes ligjëratave të organizuara, qoftë në bashkëpunim me institucionet e vendit apo edhe me organizatat ndërkombëtare- në këtë rast po i përmend, OSBE-në UNDP-në, Ambasadën Amerikane – qoftë edhe përmes ligjëratave të ndryshme në nivel të xhamive dhe institucioneve tona të Bashkësisë Islame, duke vetëdijesuar rininë tonë, në veçanti për rrezikun e radikalizmit, ndaj të cilit nuk janë imune as shoqëritë dhe shtetet edhe më të konsoliduara", thotë Sahiti.

The post Pos Strategjisë shtetërore, BIK-u thotë se ka një plan të brendshëm kundër ekstremizmit appeared first on INSAJDERI.

Vazhdon i nxheti por me temperatura më ulëta – parashikimi për pesë ditët e ardhshme

Posted: 02 Jul 2017 07:53 AM PDT

Gjatë pesë ditëve të ardhshme, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që Kosova do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Dita e hënë do të jetë e freskët. Temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius dhe në shumë vende parashihet të ketë reshje shiu.

Tutje, deri të premten, moti sërish do të jetë i nxehtë, por jo si java që po e lëmë.

Temperaturat maksimale nga dita e martë deri të premten parashihet të lëvizin nga 26-30 gradë Celsius, ndërsa minimalet do të lëvizin nga 10-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 12m/s.

The post Vazhdon i nxheti por me temperatura më ulëta – parashikimi për pesë ditët e ardhshme appeared first on INSAJDERI.

Shkon në 19 numri i viktimave në shpërthimin në Damask

Posted: 02 Jul 2017 07:48 AM PDT

Në shpërthimin e fuqishëm vetëvrasës me bombë në qendër të Damaskut humbën jetën 19 persona ndërsa 15 të tjerë u plagosën.

Sulmuesi vetëvrasës ka aktivizuar autobombën në sheshin Tahrir në qendër të Damaskut.

Duke iu referuar raporteve të mjekëve në spitale, raportuesi i Anadolu Agency (AA) njofton se në sulm janë vrarë të paktën 19 dhe u plagosën 15 persona.

Më herët u raportua se në sulm u vranë të paktën katër ndërsa shtatë persona u plagosën.

Paralelisht me këtë, agjencia pro-regjimit sirian e lajmeve SANA njofton se forcat besnike të presidentit sirian Bashar al-Assad kanë zbuluar edhe tre autobomba në rrugën për në aeroport dhe në lagjen Amara në Damask, raporton AA.

Njëri nga sulmuesit vetëvrasës thuhet se ka aktivizuar mjetin shpërthyes kur ka vërjetur se po ndiqet nga policia.

Dy automjetet e tjera u shkatërruan nga forcat e Asadit.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin e sotëm në Damask.

The post Shkon në 19 numri i viktimave në shpërthimin në Damask appeared first on INSAJDERI.

Një burrë i kanoset me armë një gruaje në lagjen Ulpiana të Prishtinës

Posted: 02 Jul 2017 07:31 AM PDT

Në lagjen Ulpianë të Prishtinës mbrëmë rreth orës 20:05, pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi, një grua ka raportuar se një burrë i është kanosur me armë, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Të dytë, ankuesja dhe i dyshuari, janë të nacionalitetit shqiptarë.

"Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e kalibrit 9 mm", shkruan në raport. Arma me të cilën është kanosur i dyshuari ka qenë armë pa leje.

Ndërsa me vendimin e prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Insajderi.com

The post Një burrë i kanoset me armë një gruaje në lagjen Ulpiana të Prishtinës appeared first on INSAJDERI.

Digjet një stallë e bagëtive në Drenas

Posted: 02 Jul 2017 07:12 AM PDT

Policia raporton se në fshatin Gllogoc gjatë ditës së djeshme është kallë një stallë e bagëtive, që ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin, përderisa nuk raportohet për të lënduar.

"Ankuesi, mashkull shqiptar, ka raportuar se i është përfshi nga zjarri stalla e bagëtive. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit janë djegur çatia dhe ushqimi i bagëtive me vlere te konsiderueshme. Nuk raportohet për të lënduar", thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Insajderi.com

The post Digjet një stallë e bagëtive në Drenas appeared first on INSAJDERI.

Gjatë Samitit G20 në Hamburg nëpër rrugë 20 mijë policë

Posted: 02 Jul 2017 07:07 AM PDT

Qyteti gjerman i Hamburgut më 7 dhe 8 korrik do të presë Samitin e liderëve të G20, kurse për masat e shtuara të sigurisë në rrugët e këtij qyteti do të angazhohen të paktën 20 mijë policë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Hamburgut Olaf Scholz, në një intervistë për gazetën “Tagesspiegel am Sonntag”, ka thënë çdo gjë është gati për ardhjen e liderëve të vendeve më të zhvilluara të botës dhe se policia e përgatitur do të jetë garantues për sigurinë e tyre.

“Ne nuk do të lejojmë asnjë demonstrim të dhunës apo armiqësisë”, tha Scholz.

Deri më tani, autoritetet e qytetit kanë pranuar kërkesa për mbajtjen e 20 protestave në Hamburg gjatë takimit, ndërsa tubimet organizohen nga grupet e majta anti-globalizimit dhe anarkiste.

Protesta më e madhe nën moton “G20 nuk është e mirëseardhur këtu”, është planifikuar për më 8 korrik dhe pritet të mblidhen rreth 150 mijë demonstrues.

Sipas parashikimeve të policisë, në Hamburg pritet të vijnë dhe të paktën 8.000 anëtarë të grupeve radikale majtiste.

Në Hamburg tashmë janë vendosur qendrat për ndalimin e përkohshëm të protestuesve që ka kushtuar rreth 750 mijë euro.

Demonstruesve u është ndaluar të vendosin tenda në qendër të qytetit, por këtë ndalim e ka lehtësuar Gjykata Kushtetuese Federale e Gjermanisë, kështu që demonstruesit do mund të protestojnë dhe të promovojnë fushatat e tyre politike, por jo të qëndrojnë vazhdimisht në tenda dhe të prishin rendin në qytet.

The post Gjatë Samitit G20 në Hamburg nëpër rrugë 20 mijë policë appeared first on INSAJDERI.

Vëllai e bën motrën për spital

Posted: 02 Jul 2017 07:07 AM PDT

Policia njofton se viktima femër ka raportuar se vëllai i tij ka e ka sulmuar fizikisht atë.

Rasti ka ndodhur në qytetin e Prizrenit ndërsa arsyet e sulmit nuk dihen, raporton policia në raportin 24 orësh.

Viktima ka pësuar lëndime trupore ndërsa lidhur me rastin nuk është raportuar për të arrestuar.

“Prizren 01.07.2017-10:30. Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht e me pas edhe kanosur nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar vëllai i saj. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Insajderi.com

The post Vëllai e bën motrën për spital appeared first on INSAJDERI.

Eksodi i madh i shqiptarëve – 2 korriku 1990 (Foto)

Posted: 02 Jul 2017 06:43 AM PDT

3200 shqiptarë u gjendën në korrik të vitit 1990 në Ambasadën e RFGJ në Tiranë. Tërheqja e tyre nga Brindizi dhe prurja në Gjermani u bë nga Kryqi i Kuq Gjerman.

Kronologji fotografike e eksodit të madh të shqiptarëve:

 

The post Eksodi i madh i shqiptarëve – 2 korriku 1990 (Foto) appeared first on INSAJDERI.

Nga frika se do të dëbohen nga Trump, kosovarët bëhen shtetas të SHBA-ve

Posted: 02 Jul 2017 06:41 AM PDT

Të premten në New York, në një kohë të retorikës kundër-imigrante dhe ligjeve të presidencës së re të Donald Trump, 196 njerëz nga 56 shtete u bënë qytetarë të SHBA-së.

Njerëz nga Bangladeshi e Taivani, por edhe nga Kosova, hoqën dorë nga shtetësitë e vendlindjeve të tyre në përkrahje të SHBA-ve, raporton The Guardian.

Kjo ceremoni plot emocione ndodhi në javën kur ligji i Trumpit për të dëbuar imigrantët nga gjashtë vendet me shumicë myslimane ka hyrë pjesërisht në efekt.

Një person ishte nga Jemeni, vend në listën e ndalesave të Trumpit. Një tjetër ishte nga Iraku, vend i cili ishte në versionin e parë të listës.

Shumica e këtyre njerëzve kanë aplikuar që të bëhen qytetarë amerikanë për shkak të vet presidentit. Këta qytetarë kanë frikë që do të dëbohen nga vendi, edhe pse ligjërisht kanë të drejtë të qëndrojnë.

"Kam të drejtën të jem këtu. Nuk është puna që nuk e kam pasur këtë të drejtë më herët, por tani mund të jem më e sigurt", ka thënë Valery Mendez, 22-vjeçare nga Republika Dominikane.

Mendez kishte jetuar për gjashtë vite ligjërisht në SHBA, por donte mënyrën më të sigurt të mundshme që të mos largohej asnjëherë.

Sipas Shërbimeve të Imigrimit dhe Shtetësisë së SHBA-së, që nga 1 tetori i vitit 2016 ka pasur një ngritje për 21 për qind të aplikimeve për shtetësi amerikane, kjo në krahasim me një vit më parë. Edhe përfaqësuesit ligjorë e kanë parë këtë ngritje.

Presidenti Donald Trump nuk ishte prezent në ceremoni. Ndërsa paraardhësi i tij, Barack Obama, gjatë kohës së tij në detyrë kishte marrë pjesë në këto ceremoni, ku edhe kishte thënë se "imigrantët janë ata të cilët e kanë formuar atë vend që në fillim".

Ndërsa, Allan Wernick, ish-president i Shoqatës Amerikane të Avokatëve të Imigrimit në New York, tha se do të vijë një kohë kur edhe myslimanët do të pranohen.

Më parë në shekullin e 19-të ishin bërë diskriminime ndaj irlandezëve, më pas në vitin 1882 ndaj kinezëve, por këto, siç tregon Wernick, kishin kaluar.

"Jam shumë optimist që imigrantët së shpejti do të jenë të mirëseardhur në SHBA dhe disa nga zërat kundër-emigrantë që po dëgjojmë së shpejti do të shuhen", ka thënë ai.

Këto fjalë ishin tamam me vend dhe të duhura që të dëgjoheshin nga imigrantët.

Kandidatët, të cilët hynë brenda për të kaluar nëpër procesin e marrjes së shtetësisë, pasi shkëmbyen përqafime me të dashurit, qëndruan për dy orë brenda librarisë së New Yorkut, ku edhe po mbahej ceremonia.

56 shtete – nga Shqipëria deri tek Jemeni – u thirrën me rend që të ngriheshin në këmbë.

196 qytetarët e ri të SHBA-së në do të marrin shtetësinë përgjatë fundjavës së 4 qershorit, përvjetorit të 241 të pavarësisë së Amerikës. /Insajderi.com

The post Nga frika se do të dëbohen nga Trump, kosovarët bëhen shtetas të SHBA-ve appeared first on INSAJDERI.

Thaçi jep detaje për takimin e tij me Vuçiqin

Posted: 02 Jul 2017 06:33 AM PDT

Hashim Thaçi ka shpjeguar përmes një statusi në llogarinë e vet në Facebook se cila është arsyeja e takimit të tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

"Nesër, në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me zonjën Mogerini dhe presidentin e Serbisë, do të diskutojmë dhe shkëmbejmë idetë fillestare për mënyrën se si do të vazhdojmë dialogun në fazën e re dhe objektivat që synojmë të arrijmë në kuadër të procesit të normalizimit", ka shpjeguar Thaçi.

Thaçi ka thënë se ky është vetëm një takim fillestar në këtë fazë të re të dialogut.

"Ky është vetëm takimi fillestar në këtë fazë të re të dialogut, që dëshmon përkushtimin tonë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, që është kriter kyç për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO".

Ai ka ftuar të gjitha partitë politike që mos të humbin kohë në formimin e institucioneve të reja

"Duke marrë në kosideratë detyrat e shumta që i presin institucionet e reja që duhet të krijohen pa humbur kohë, ftoj për untitet të gjitha partitë politike dhe institucionet e Republikës së Kosovës në të gjitha çështjet e interesit shtetëror", ka shkruar tutje Thaçi.

"Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është pikërisht një çështje prioritare e interesit shtetëror, prandaj unë do të punoj me këmbëngulje që të jemi të bashkuar si institucione shtetërore dhe parti politike parlamentare pa përjashtim", ka përfunduar Thaçi shkrimin e tij. /Insajderi.com

The post Thaçi jep detaje për takimin e tij me Vuçiqin appeared first on INSAJDERI.

Kurti: 2 Korriku, një nga pikat më kulmore të historisë

Posted: 02 Jul 2017 06:26 AM PDT

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje me rastin e 27 vjetorit të 2 Korrikut ka organizuar diskutim me temën "Republika si rezistencë – 27 vjetori i 2 Korrikut".

Kurti thotë se, "data 2 korrik e vitit 1990 si shpallje e Republikës, është tregues i ecjes historike", ndërsa shton se ajo është një nga pikat kulmore të historisë së lëvizjeve legale dhe ilegale për barazi dhe liri.

Më poshtë e keni postimin e plotë të Kurtit:

Lëvizja Vetëvendosje me rastin e 27 vjetorit të 2 Korrikut, organizoi një diskutim mbi këtë ditë, me temën “Republika si rezistencë – 27 vjetori i 2 Korrikut”. Diskutimin e hapëm me ligjëratat e përgatitura prej meje dhe prej delegatit të atëhershëm, Adem Mikullovcit, tash i zgjedhur deputet i Lëvizjes sonë në Kuvendin e Kosovës.

Akti politik dhe juridik i shpalljes së deklaratës Kushtetuese më 2 korrik të vitit 1990, nga delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, ishte shprehje e kërkesave të popullit për liri dhe vetëvendosje politike. Republika e shpallur mendohej si rregullim juridik, politik, shoqëror dhe ekonomik, që do t’u sillte shqiptarëve barazi, drejtësi, liri dhe mirëqenie.

Data 2 korrik e vitit 1990 si shpallje e Republikës, është tregues i ecjes historike. Ajo është një nga pikat kulmore të historisë së lëvizjeve legale dhe ilegale, para dhe pas kësaj date, me kërkesat e pandalura për barazi dhe liri.

Adem Mikullovci na i solli kujtimet e atyre ditëve, e i rikujtoi për të disatën here ditët nga shpallja e Republikës si veprimtar e akter i rezistencës së atëhershme e si delegat i Kuvendit që më pas solli si rezultat shpalljen e Kushtetutës së Kaçanikut, më 7 shtator 1990, gurthemelin juridik të Republikës së parë. Pavarësisht tensionit dhe kërcënimeve të shumta, Adem Mikullovci me shumë delegatë të tjerë, akademikë e studentë, bujq e punëtorë e në përgjithësi me të gjithë qytetarët, nuk u dorëzuan deri sa e shpallën Republikën si rezistencë. Republikën e Kosovës.

27 vjetori i shpalljes së Republikës së Kosovës me datën 2 Korrik, është për mendimin tim, një datë e rëndësishme kur e kupton këtë si ecje historike. Lëvizje kishte edhe para edhe pas, ajo nuk nisi në 2 korrik 1990. Por këto data përcjellin tensionin historik, ato reflektojnë ecjen, në antagonizëm me okupatorin, Serbinë.

Kujtimi dhe qasja serioze politike e studimore ndaj këtyre datave e këtyre proceseve na bën të njohim më mirë të tashmen, dhe të kemi të qarta kornizat politike e kombëtare të ecjes sonë në të ardhmen.

The post Kurti: 2 Korriku, një nga pikat më kulmore të historisë appeared first on INSAJDERI.