“Ferizaj: Kampion i Kosovës për femra U-14 shpallet ekipi i Therandës” plus 9 more Ferizaj Press

“Ferizaj: Kampion i Kosovës për femra U-14 shpallet ekipi i Therandës” plus 9 more Ferizaj Press


Ferizaj: Kampion i Kosovës për femra U-14 shpallet ekipi i Therandës

Posted: 02 Jul 2017 07:20 AM PDT

Në Ferizaj është mbajtur faza finale e Kampionatit të Kosovës për femra U-14.
Në këtë fazë të garës kanë marrë pjesë 3 ekipe:

1. Kastrioti nga Ferizaj
2. Ferizaj nga Ferizaj dhe
3. Theranda nga Theranda

Pas ndeshjeve të zhvilluara, Kampion i Kosovës u shpall ekipi i Therandës i cili arriti të mposht të dy ekipet nga Ferizaj. Në vendin e dytë u rendit ekipi i Ferizajt dhe i treti Kastrioti.

Në fund të turneut kryetari i FVK-së, z.Abedin Ibrahimi shpërndau kupën për kapitenen e Therandës.

Federata e Volejbollit e Kosovës uron ekipin e Therandës për titullin e fituar !

Çka fitoi LDK-ja që largoi nga lista kandidatët për deputet që ishin kundër koalicionit me PDK-në ???

Posted: 02 Jul 2017 04:58 AM PDT

LDK-ja në krye me shkatërruesin Isa Mustafa i largoi nga lista kandidatët më të votuar për deputet:Shpejtim Bulliqi,Adem Salihaj, Hatim Baxhaku, Murat Hoxha dhe Fatmir Rexhepi,dhe futi ne listë njerëz që as ka 2000 vota sun i kanë marrë, për këtë doli partia e tretë, çfarë do të kishte ndodhë me LDK-në po mos ta kishte futur në listë edhe Vjosa Osmanin dhe mos të kishte bërë koalicion parazgjedhor me AKR-në dhe Alternativen,shtirë se kishë pas mundësi ta kalojë pragun zgjedhor.

Isa Shkatërruesi i LDK-së mendoj se u hakmorrë ndaj deputetëve që ishin kundër koalicionit me PDK-në, duke i lënë jashtë listës kandidatë për deputet, por ai u hakmorrë kundër vetvetes kundër LDK-së, sepse PDK-ja pasi u zgjodhë Hashimi President, e votoi mocionin e iniciuar nga Nisma për rrëzimin e Qeverisë.

Isa Shkatërruesi, LDK-në e vendosi në pozitën e tretë,mendoj se do të fitojë me duarë në xhepa sikurse e fitoj Prishtinën me duar në xhepa.

Isa Mustafa ty t’ka dalë ngjyra s’ke mbet për as gjë tjetër pos me shku me ndo një varrim e me ndonjë rast vdekje.

LDK-ja duhet të bëjë reforma të thella dhe të drejtohet sa më parë nga Dr.Vjosa Osmani ose Dr.Naser Rugova,për ndryshe me ketë udhëheqja LDK-ja do të ketë vetëm rënie dhe do të merr goditje edhe në nivel lokalë sikurse në nivel qendrorë.

Shkruan:Ecc.i.Dipl.Adrian Salihaj-Ish Anëtar i Kryesisë së LDK-së Dega në Kaçanik

Policia e Gjilanit identifikon personat që nuk ndihmuan të moshuarin që vdiq në rrugë (Video)

Posted: 02 Jul 2017 04:29 AM PDT

Sipas Ismet Hashanit, i cili është zëdhëndës i policisë në komunën e Gjilanit, personat në fjalë ku në pamjet të cilat qarkullojnë në internet shihen duke mos i ofruar ndihmë të moshuarit të alivanosur, janë intervistuar dhe ne deklarimet e tyre ata kanë pohuar se kanë telefonuar numrin e rasteve emergjente, transmeton Klan Kosova.

Në prononcimin e tij për Klan Kosova, Hashani tha se tashmë ky rast është duke u procesuar nga Prokuroria, ku dhe nga ta, më tutje do të merret vendimi për dëshmitarët nëse ka të bëjë me vepër penale për mosdhënje të mjaftueshme të ndihmës së parë apo jo.

Në pamjet e kamerave të një lokali që qarkullojnë nëpër rrjete sociale, shihet burri tek ka zbritur nga një kultivator dhe pak metra më larg është alivanosur, njofton Klan Kosova.Në videon tre minutshe të gjithë kalimtarët refuzojnë të ndalen që ta ndihmojnë të moshuarin.Për shkak të pamjes së rëndë, për hir të familjes së të nderit dhe shikuesve është shkëputur momenti i rrëzimit të të moshuarit.

Rapsodi kosovar vret gruan, vajzën dhe veten (Foto)

Posted: 02 Jul 2017 04:07 AM PDT

Rapsodi i njohur kosovar nga qyteti i Ferizajt, Sami Veseli ka vrarë bashkëshorten, vajzën e tij dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Veseli i cili me origjinë ishte nga qyteti i Ferizajt, tash e sa vite jetonte në Gjermani – transmeton Indeksonline.

Vrasja dyshohet të jetë kryer për motive të ulta.

Lajmin për vdekjen e trefishtë e ka dhënë një mik i afërt i Veselit.

Përjashtohen nga puna 24 policë të akuzuar për ryshfet

Posted: 02 Jul 2017 03:06 AM PDT

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Zyra për Informim e policisë së Kosovës."Komisioni i Brendshëm Disiplinor i Policisë së Kosovës ka pranuar nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, 52 lëndë me rekomandim për ndërprerje te marrëdhënies se punës, me dyshim për shkelje disiplinore", thuhet në përgjigjen e zyrës.Kjo zyrë ka treguar se edhe rastet e tjera janë në trajtim dhe vendimi për to pritet në ditët e ardhshme."Deri me tani ka mbajtur seancat dëgjimore në të cilat janë trajtuar 25 raste, nga te cilat në 24 raste në Komisionin e Brendshëm Disiplinor janë dëshmuar akuzat dhe paneli i KBD-së i PK-së ka shqiptuar masën disiplinore 'Ndërprerje e marrëdhënies se punës', ndërsa ne 1 rast ka kërkuar hetime shtese", thuhet në përgjigjen e policisë për KALLXO.com.59 policët ishin arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa më pas ishin ngritur aktakuza ndaj tyre.

Aksident i rëndë afër Liqenit të Badovcit (Foto)

Posted: 02 Jul 2017 03:06 AM PDT

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00, por nuk raportohet për të lënduar.Në fotot e siguruar nga Klan Kosova shihet se një nga mjetet transportuese ka devijuar gati krejtësisht nga rruga.Nuk dihet se si ka rrjedhur deri tek aksidenti, ndërsa policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes për të bërë matjet e nevojshme.

Përgatituni, paralajmërimi i NASA-s, ja çfarë do të ndodhë gjatë muajit korrik

Posted: 02 Jul 2017 02:08 AM PDT

Eklipset diellore ndodhin kur hëna e re kalon mes Tokës dhe Diellit. Një eklips diellor total ndodh kur hëna e re është në pozicionin e duhur për të mbuluar tërësisht diskun e diellit.Një gjë e tillë pritet të ndodhë muajin e ardhshëm më 21 gusht, kur hëna e re të bllokojnë plotësisht diellin dhe kjo pritet të shihet nga Oregoni në Karolinën e Jugut.Dy javë para ose pas një eklipsi diellor, ka shpesh, por jo gjithmonë, një eklips hënor. Kjo ndodh sepse hëna e plotë, Toka dhe dielli do të rreshtohen në një vijë të drejtë.Hëna e re fillon më 23 korrik dhe kalon nëpër fazat e saj, deri sa të na japë eklipsin total në muajin gusht.

Haradinaj: Delegatëve të 2 Korrikut do t’u njihet statusi i deputetit

Posted: 02 Jul 2017 02:08 AM PDT

Ai këtë e ka thënë me rastin e 27 vjetorit të Deklaratës së 2 Korrikut, që sipas tij ishte hapi i parë formal drejt pavarësimit të Kosovës"Ata janë delegatët e

Hudhra e ul shtypjen e gjakut dhe kolesterolin në gjak

Posted: 02 Jul 2017 02:02 AM PDT

Një thelpi hudhre përmban substanca të shumta aktive që janë të dobishme për shëndetin.

Alicina dhe substanca te tjera që janë të pranishme tek hudhra ulin në masë të madhe agregimin trombocitar duke ulur kështu rrezikun për trombozë në vazat apo enët e gjakut.

Hudhra lufton shumë apo shkatërron bakterie të ndryshme, mykra dhe viruse.

Hudhra e ul presionin apo shtypjen e gjakut si dhe ndikon në uljen e kolesterolit në gjak shkruan Dr. Agon F. Bislimi.

Hudhra rrit nivelin e insulinës në gjak duke ulur kështu nivelin e sheqerit.

Por duhet të keni kujdes

Te gjitha këto veti të dobishme për shëndetin ulen shumë nëse hudhra konsumohet e pjekur ose e zierë.

Pra është më mirë apo rekomandohet të konsumohet e gjallë.

Këshillë: që mos t’ju mbajë goja erë hudhër këshillohet që hudhrën ta grimconi sa më shumë me thikë, ta përzieni me një lugë vaj ulliri dhe të gëlltitet menjëherë./Dr. Agon F. Bislimi

400 mijë persona largohen nga qyteti filipinas i pushtuar nga ISIS

Posted: 01 Jul 2017 03:59 PM PDT

Qyteti i Marauit i konsideruar si kryeqyteti mysliman i këtij vendi me shumicë katolike, u transformua në një qytet fantazmë, pasi luftëtarë që i kishin premtuar besnikëri grupit Shteti Islamik filluan një sulm në qytet më 23 maj, raporton AFP.Prej më shumë se 1 muaj, qeveria ka dërguar avionë luftues, helikopterë të ushtrisë dhe automjete të blinduara për të shtypur këta luftëtarë islamikë.Luftimet kanë shkaktuar vdekjen e 400 personave, ndërkohë që luftëtarët islamikë vazhdojnë të kontrollojnë një pjesë të qytetit, duke përdorur snajpera dhe pajisje eksplozive për të ngadalësuar përparimin e ushtrisë.