Formatin e dialogut ta vendosë Kuvendi Gazeta Tribuna |
| Formatin e dialogut ta vendosë Kuvendi Posted: 12 Jul 2017 11:36 PM PDT Njohësit e proceseve politike dhe të dialogut Kosovë – Serbi thonë se për ndërrimin e formatit të tij duhet të vendosë Kuvendi i Kosovës. Marrja e flamurit në mënyrë të njëanshme nga presidenti Thaçi, sipas tyre, përbën shkelje kushtetuese dhe nuk duhet të ndodhë, shkruan sot Gazeta “Zëri”Pas formimit të Qeverisë Kuvendi i Kosovës duhet të mblidhet dhe të vendosë për të ardhmen e dialogut Prishtinë – Beograd, respektivisht t'i legjitimojë përfaqësuesit e Kosovës në Bruksel. Kështu thonë njohësit e procesit të bisedimeve, të cilët konsiderojnë se kjo fazë e dialogut duhet të ketë konsensus politik dhe shoqëror. Por megjithëkëtë, sipas ministres në detyrë për Dialog, Edita Tahiri, Qeveria e re duhet të ndërmarrë hapa të cilët do ta ndërrojnë formatin e dialogut Nga ana tjetër, politologët potencojnë se në asnjë mënyrë presidenti Thaçi nuk duhet ta udhëheqë procesin e dialogut, kjo pasi një gjë e tillë nuk do t'u sillte aspak dobi bisedimeve. Madje një veprim i tillë, siç janë shprehur ata, do të përbënte shkelje të Kushtetutës. The post Formatin e dialogut ta vendosë Kuvendi appeared first on Gazeta Tribuna. |
| You are subscribed to email updates from Gazeta Tribuna. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





