“Domatja mbrojtës i fuqishëm kundër sëmundjes së prostatës” plus 9 more Ferizaj Press |
- Domatja mbrojtës i fuqishëm kundër sëmundjes së prostatës
- Shkolla “Arsim Rexhep” në Sazli, përfiton donacion me banka dhe karriga
- Thaçi: Në dialogun me Serbinë të kontribuojnë partitë politike, shoqëria civile…
- Ky është versioni i gazetës greke për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit
- Beogradi kërkon njërin nga funksionet kryesore për serbët e Kosovës
- Çka kërkoi Vuçiq nga Mogherini?
- 16-vjeçarja e pranon fajin për vrasjen e 7-vjeçares
- Vuçiq flet për proces 5-vjeçar të bisedimeve në Bruksel
- PZAP dënon 14 kryesues të vendvotimeve
- OKB: Rritet numri i personave që vuajnë nga uria
| Domatja mbrojtës i fuqishëm kundër sëmundjes së prostatës Posted: 03 Jul 2017 09:04 AM PDT Dy nga tre burra mbi moshën 55 deri 60 vjeç preken nga rritja beninje e prostatës apo hipertrofia beninje e prostatës. Pasojat e kësaj sëmundje janë: urinimi i shpeshtë gjatë ditës (polakiuria), ndjesi djegie gjatë urinimit (Stranguria), urinimi i shpeshtë gjatë natës (Nikturia). Të sëmurët shpesh çohen 3 deri 4 herë natën për të urinuar, duke humbur kështu edhe rrjedhën normale të gjumit. Domatja përmban antioksidantin e fuqishëm që quhet Likopen, që ka një veprim mbrojtës të fuqishëm kundër sëmundjes së prostatës si dhe gjithashtu mbron nga formimi i tumoreve të ndryshme shkruan Dr. Agon F. Bislimi. Likopeni pastron organizmin nga radikalet e lira të cilat janë shkaku kryesor i degjenerimit të qelizave. Ai i rekomandon domatet te të moshuarit, pse jo edhe tek mesoburrat (burrat e moshës së mesme) që mos t’i ndahen domates, edhe po të gatuhet nuk i humbet vlerat, gjithashtu edhe salca e domates është e pasur me këto vlera mbrojtëse të fuqishme. Por duhet të keni kujdes. Që domatja të jetë e pasur me antioksidantin e quajtur Likopen duhet të zgjidhni domate të pjekura mirë dhe me ngjyrë të kuqe. Evitoni ato që janë jeshile apo të gjelbërta nga brenda./Dr. Agon F. Bislimi |
| Shkolla “Arsim Rexhep” në Sazli, përfiton donacion me banka dhe karriga Posted: 03 Jul 2017 08:05 AM PDT Ferizaj.03.07.2017. Të hënën shkollës fillore të mesme e ulët "Arsim Rexhepi" në Sazli të Ferizajt, ju dhuruan 300 banka, 300 karriga si dhe rekuizita tjera sportive. Këtë donacion e mirëpritur kryetari i Ferizaj, Muharrem Svaqa. Ai falënderoje bashkatdhetarin Avdyl Hamaza, që bërë të mundur që ky donacion të vije në këtë shkollë. "Fatkeqësisht akoma shkollat tona po vuajnë për mungesë të inventarëve dhe në veçanti të inventarëve cilësor dhe praktikë, siç janë në shtetet e zhvilluara të Bashkimit Evropian, andaj sot kemi një kënaqësi të veçantë që jemi përfitues të një donacionit që vije nga Gjeneva e Zvicrës, që është kontribut i bashkatdhetarëve tanë që punojnë atje, dhe të cilët kanë filluar një bashkëpunim edhe për krijimin e marrëdhënieve përmes shkollave të Komunës së Ferizajt siç është shkolla "Arsim Rexhepi" në Sazli, me shkollat e Zvicrës ne veçanti me ato të Gjenevës të cilat falë zemërgjerësisë së të tyre kanë dhuruar një donacion të munguar për shkollat tona që nënkupton banka dhe karriga për të gjitha moshat prej parashkollorëve e deri tek klasat e larta", ka thënë kryetari Svarqa. E nga ana tjetër drejtoresha e kësaj shkolle Zerjeta Hamza Shahini, tha se donacioni ka ardhur përmes axhës së saj Avdyl Hamza. "Ne kemi vu kontaktet me atë shkolle dhe shumë shpejt pritet të bëhet edhe binjakëzimi i shkollës "Arsim Rexhepi" më atë shkollë", tha drejtoresha Hamza-Shahini. Këtë donacion e ka mirëpritur edhe përfaqësues të fshatit Sazli. Xhemjal Rexhica, banorë i këtij fshati, tha se tashmë shkolla "Arsim Rexhepi", ka inventarë të mjaftueshëm, ndërsa pjesën tjetër do t'ju dërgohet edhe paraleles së ndarë në fshatin Papaz. U tha se donacione të këtij lloji pritet të ketë edhe në të ardhmen për shkollën "Arsim Rexhepi" në Sazli.
|
| Thaçi: Në dialogun me Serbinë të kontribuojnë partitë politike, shoqëria civile… Posted: 03 Jul 2017 06:15 AM PDT Në intervistën nga Brukseli, Thaçi tha se rruga e vetme integruese e Kosovës është ajo e dialogut dhe e integrimit e cila nuk duhet të ketë divergjenca politike. Ai tha se takimi i sotëm me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është në vazhdën e takimeve të tjera, ndërsa u shpreh optimist se ky lloj dialogu do të ketë një fund të kënaqshëm për qytetarët e Kosovës dhe për shtetet mike të saj, SHBA-në por edhe BE-në si ndërmjetësuese e dialogut. Presidenti kosovar edhe kësaj here ftoi të gjitha partitë politike, liderët partiakë, mediet, shoqërinë civile, por edhe ekspertët që të japin kontributin e tyre në këtë proces negociator. "Vetëm nëpërmjet bisedimeve dhe integrimit do të ecim përpara në rrugën e paqes dhe stabilitetit e integrimit. Të gjithë duhet të jemi përgjegjës në detyrat tona…" u shpreh Thaçi. I pyetur se a mund të ketë sivjet marrëveshje të përbashkët me Serbinë, Thaçi tha se për shkak të bisedimeve delikate, nuk mund të jepen data, por se bisedimet duhet të kenë një epilog të kënaqshëm. "Ne dhe ndërkombëtarët janë të interesuar që çështjet të ecin përpara. Sepse sa më parë që ecin bisedimet edhe dy shtetet ecin më shpejt në procesin integruese", tha ai. Presidenti i Kosovës, po ashtu tha se në këtë proces dialogues nuk duhet të ketë populizëm dhe duartrokitje, por që procesi do të përfundojë në kornizat e kushtetutës së vendit. "Fqinjësia e mirë dhe vazhdimi i reformave demokratike, ekonomike, politike e legjislative, e përshpejtojnë Kosovën në BE", ritheksoi Thaçi, duke premtuar po ashtu për mandatimin e shpejtë të fituesit të zgjedhjeve për formimin e qeverisë, dhe ecjen përpara me procese demokratike. |
| Ky është versioni i gazetës greke për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit Posted: 03 Jul 2017 06:15 AM PDT Tani një media greke raporton se 'Kasapi i Kaçanikut' u vra nga një sulm ajror i forcave speciale ruse, në bashkëpunim me forcat qeveritare siriane. Gazeta greke 'Pro News', shkruan se Lavdrim Muhaxheri, i njohur në Lindjen e Mesme si "Ebu Abdullah al Kosova", komandant i ISIS-it, i cili u bë më "i famshëm" se imazhet e vitit 2014, me prerjen e kokave të krishterëve, shiitëve dhe alavitëve, është ekzekutuar nga një aksion i forcave speciale ruse në bashkëpunim me forcat speciale ajrore siriane, dy muaj pas kthimit në Siri, pas rreth katër muaj qëndrimi në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Tutje kjo gazetë shkruan se në operacionin e forcave ajrore ruse dhe njësitit sirian 'Tigër', përveç Muhaxherit, në Idlib, u vranë edhe gjashtë nga njëzet truproajt e tij personale. Terroristi Muhaxheri sipas kësaj gazete, ishte nën përcjelljen ruse sapo u kthye nga Lindja e Mesme në Ballkan, nga ku filloi lëvizjet në Kosovë, Shqipëri dhe në rajonin e Tetovës në Maqedoni, për të mbledhur luftëtarë dhe armë, përcjellë Gazeta Metro. 'Kasapi' nga Kaçaniku, fillimisht thuhet se u zbulua nga shërbimet inteligjente ruse dhe serbe se ndodhej në qytetin e tij të lindjes në Kaçanik, por ai nuk u arrit të kapej pasi u arratis sërish në Siri. Departamenti Amerikan i Shtetit në vitin 2014 e kishte përfshirë Muhaxherin në listën e terroristëve. Kjo gazetë greke, në këtë tekst për Muhaxherin përmend edhe ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku, i cili pas vrasjes së terroristit më famëkeq shqiptar, kishte shkuar për ngushëllime te familja. Gjithashtu, aty përmendet edhe kryetari i Bashkësisë Islame në Kaçanik, Florim Neziri i cili përmes xhamisë së qytetit kishte bërë njoftimin për vdekjen e Muhaxherit, dhe për hapjen e ngushëllimeve në familjen e terroristit. Tutje, përveç kësaj, në gazeta greke Pro News shkruan se imami Neziri më pas kishte shkuar edhe në shtëpinë e Muhaxherit për të ngushëlluar familjarët e tij. /gazetametro.net/. |
| Beogradi kërkon njërin nga funksionet kryesore për serbët e Kosovës Posted: 03 Jul 2017 06:14 AM PDT Qeveria në Prishtinë nuk është formuar por pavarësisht se kush do ta formojë, çështja e rolit të përfaqësuesve politikë serbë në institucione është e hapur, ka thënë ai, përcjell B92. "Mendoj se është rasti që të tregohet se serbët në Kosovë nuk duhet të jenë vetëm dekor, porse ata duhet të zënë njërin nga funksionet më të rëndësishme në krahinën tonë jugore dhe se fjala e tyre duhet të merret parasysh e të respektohet", mendon Gjuriq. |
| Çka kërkoi Vuçiq nga Mogherini? Posted: 03 Jul 2017 06:14 AM PDT Vuçiq tha se në takim me Mogherinin, për herë të parë ai e kërkoi një gjë të tillë në një mënyrë të tillë eksplicite, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova. Derisa Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kërkoi nga gjithë spektri politik në Kosovë, siç tha ai, që t'i lënë anash ndasitë politike dhe partiake, për t'i dhënë mbështetje bisedimeve Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore. Në intervistën nga Brukseli, Thaçi tha se rruga e vetme integruese e Kosovës është ajo e dialogut dhe e integrimit e cila nuk duhet të ketë divergjenca politike. Ai tha se takimi i sotëm me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është në vazhdën e takimeve të tjera, ndërsa u shpreh optimist se ky lloj dialogu do të ketë një fund të kënaqshëm për qytetarët e Kosovës dhe për shtetet mike të saj, SHBA-në por edhe BE-në si ndërmjetësuese e dialogut.Presidenti kosovar edhe kësaj here ftoi të gjitha partitë politike, liderët partiakë, mediet, shoqërinë civile, por edhe ekspertët që të japin kontributin e tyre në këtë proces negociator."Vetëm nëpërmjet bisedimeve dhe integrimit do të ecim përpara në rrugën e paqes dhe stabilitetit e integrimit. Të gjithë duhet të jemi përgjegjës në detyrat tona…" u shpreh Thaçi. |
| 16-vjeçarja e pranon fajin për vrasjen e 7-vjeçares Posted: 03 Jul 2017 06:14 AM PDT Adoleshentja, e cila nuk mund të identifikohet për shkaqe ligjore, pranoi fajin për vrasje pa paramendim në një gjykatë në Britani të Madhe, transmeton Express. Më 9 janar, Katie u gjet me grisje të rënda në qafë dhe gjoks në një fushë lojërash në Woodthorpe, York. Ajo vdiq më vonë në spital si pasojë e lëndimeve të rënda./Express/ |
| Vuçiq flet për proces 5-vjeçar të bisedimeve në Bruksel Posted: 03 Jul 2017 06:14 AM PDT "Nuk kemi folur shumë për çështje teknike. Mendoj se takimi ka qenë veprues dhe i rëndësishëm. Kemi folur për thelbin, për përmbajtjen e dialogut në të ardhmen. Na mbesin 1 muaj e gjysmë që të përgatitemi, dhe pas disa vizitave –shuttle, të përcaktohet se në çfarë mënyrë do të vazhdojmë", ka thënë Vuçiq pas takimit në Bruksel. "Do të merremi me çështje substanciale për atë se si brenda 1 viti, 2 ose 5 vitesh i shohim raportet tona, pra 2 ose 5 vite… që do të thotë se duhet të bisedojmë më seriozisht ne brenda opinionit serb dhe ata brenda opinionit të tyre shqiptar në Kosovë dhe Metohi", ka thënë Vuçiq. Vuçiq ka thënë se për herë të parë në Bruksel ka kërkuar që Serbia të bëhet më shpejt pjesë e BE-së. "Kam kërkuar që të dimë saktë se kur do të bëhemi anëtar të BE-së e jo të mbesim si patat në mjegull", ka thënë ai. |
| PZAP dënon 14 kryesues të vendvotimeve Posted: 03 Jul 2017 06:14 AM PDT Për këto 18 ankesa, Paneli Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa (PZAP-i) ka marrë vendim dhe ka urdhëruar KQZ-në që të bëjë rinumërimin e Kutive të Votimit. 26 ankesat tjera janë refuzuar si të pabazuara dhe janë hedhur poshtë si të pasafatshme.PZAP-i me Vendim të 14 Kryesuesve të Vendvotimeve për 5 vite ju ka ndaluar të drejtën për të qenë pjesë administrative të zgjedhjeve të organizuara nga KQZ-ja.Këto raste do të dërgohen në Zyrën e Prokurorit të Shtetit për hetim të mëtejmë.Në vijim po ju paraqesim listën e 66 ankesave të paraqitura: |
| OKB: Rritet numri i personave që vuajnë nga uria Posted: 03 Jul 2017 06:13 AM PDT "Rezultatet preliminare për këtë vit tregojnë se numri i personave që përballen me kequshqyerje, ka filluar të rritet prapë", ka thënë shefi i kësaj organizate. Ai nuk e ka përmendur ndonjë shifër të saktë, duke njoftuar se raporti do të publikohet në shtator. "Fatkeqësisht ky nuk është lajm i mirë", ka shtuar Graziano da Silva, gjatë një konference në Romë. Numri i personave që nuk kanë mjaftueshëm ushqim ka rënë në 795 milionë gjatë periudhës 2014-16 në krahasim më periudhën e viteve 1990-1992. Graziano da Silva ka thënë se rritja e numrit të personave që përballen me këtë problem ka ardhur si pasojë e thatësisë dhe konflikteve në Sudanin Jugor, Nigeri, Somali dhe Jemen. "Rreth 60 për qind e personave që vuajnë nga uria, jetojnë në zonat e konflikteve dhe ndryshimeve klimatike", ka shtuar Silva. |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






