“Shpallet  tenderi për sigurimin e shkollave  fillore dhe të mesme” plus 9 more Ferizaj Press

“Shpallet  tenderi për sigurimin e shkollave  fillore dhe të mesme” plus 9 more Ferizaj Press


Shpallet  tenderi për sigurimin e shkollave  fillore dhe të mesme

Posted: 01 Jun 2017 09:37 AM PDT

Ferizaj.01.06.2017. Zyra e Prokurimit në Ferizaj ka shpallur tenderin për projektin "Sigurimi i Shkollave  Fillore dhe të Mesme" në Ferizaj.

Disa ditë pasi Anëtarët e Komitetit të PPP-së aprovuan Projekt propozimin e Partneritetit Publiko Privat "Sigurimi i shkollave fillore dhe të mesme në Ferizaj", për Projekt propozimin e Partneritetit Publiko Privat "Parkingu nëntokësorë P2 në Ferizaj në afërsi të Spitalit të qytetit", si dhe Projekt propozimin e Partneritetit Publiko Privat " ndërtimi i parkingut P3" në Ferizaj, në afërsi të Stacionit të Policisë, Komuna e Ferizajt ka shpallë edhe tenderin për realizimin e këtyre projekteve.

Në kuadër të këtyre projekte  është paraparë që  në Ferizaj të investohen rreth 20 milion euro.

Një nga projektet është edhe ai i sigurisë në shkolla i cili pritet të rrisë sigurinë në shkolla .

" Projektet e aprovuara janë të një rëndësie të madhe ngase në radhë të parë ngrisin nivelin e sigurisë nëpër shkolla dhe sigurinë e përgjithshme në komunikacion. Shpresojmë që të fillojnë të realizohen shpejt në mënyrë që të përfitojmë edhe ambiente më të bukura ngase parashihet që rreth këtyre parkingjeve nëntokësore të ndërtohen parqe e ambiente të gjelbëruara." deklaroi kryetari Svarqa.

 

 

PDK në Ferizaj shpalosë agjendën elektorale

Posted: 01 Jun 2017 09:12 AM PDT

Sot, Partia Demokratike e Kosovës dega në Ferizaj, mbajti konferencë me medie, ku u prezantua agjenda e mbajtjes së tubimeve elektorale me qytetarët e komunës së Ferizajt.
Nehat Mustafa shef i Shtabit Zgjedhor të Degës, prezantoi agjendën e takimeve me qytetarët e Ferizajt dhe kategorive të ndryshme. Më tej Mustafa bëri thirrje të gjitha partive politike për një fushatë të qetë dhe dinjitoze, ashtu siç parashihet edhe me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme. Gjithashtu  Mustafa bëri thirrje që të respektohen të gjitha normat ligjore dhe të japim mesazh si çdo herë që qytetarët e komunës së Ferizajt janë shembulli më i mirë i tolerancës dhe qytetarisë.
Partia Demokratike e Kosovës Dega në Ferizaj, ka ftuar të gjithë qytetarët e komunës së Ferizajt  për të ndjekur tubimet elektorale dhe për të përcjellë  shpalosjen e programit qeverisës 2017-2021

Intervista e regjisorit Besim Ugzmajli me rastin e marrjes së çmimit “Dokumentari më i mirë” në Festivalin filmik ALBANIAN FILM WEEK në NEW YORK

Posted: 01 Jun 2017 07:57 AM PDT

Unë jam Besim Ugzmajli, jam pjesëmarrës në festivalin Albanian Film Week, që sonte ishte në natën përmbyllëse, me ç'rast u dhanë çmimet për më të mirët e këtij festivali.
Filmi im dokumentar, "PËRTEJ PORTAVE" sipas jurisë është shpallur filmi im më i mirë dokumentar në këtë festival. Dhe normalisht ka qenë një kënaqësi, parasëgjithash të jem pjesë e këtij festivali, e sigurisht pastaj për t'u shpërblyer në këtë festival.
Dokumentari përtej portave flet për të burgosur të cilët marrin zanate, profesione, e trajnime të ndryshme brenda burgut, të cilat trajime bëhen për shumë arsye, dhe brenda këtyre arsyjeve, e arsyeja kryesore është që të burgosurit të gjejnë hapësirë të funksionalizojnë jetën e tyre, përkatëisht të risocializohen në shoqëri pas mbajtjes së burgut.
Brenda këtij dokumentari janë tri personazhe shumë interesante.
Një artist , djalë i ri, i cili pret pas përfundimit të burgut, (i cili në këtë kohë kur po flasim, sigurisht është liruar nga burgu), i cili pret risocializimin e tij përmes pikturës. Pastaj personazhi i dytë është një grua e cila ka mbajtur trajnime për rrobaqepësi dhe familja e saj ka përgaditur hapësirën dhe makinën qepëse, që pasi kjo të lirohet nga burgu, të filloj të merret me këtë punë e cila do të ndihmoj për një pavarësi të saj ekonomike dhe për risocializimin e saj brenda rrethit të saj, me klientët e mundshëm që do të ketë.
Dhe personazhi i tretë është një femër e cila është liruar nga burgu, mirëpo që nuk ka mbërri të gjejë punë, pavarësisht trajnimeve të saj që ka kryer në burg, e ai trajnim ka qenë për floktari.
D.m.th pakashumë ky është dokumentari që u shpërblye sonte në Albanian Film Week në New York.
 Cilat janë disa prej projekteve tjera që janë kryer më përpara, ose mund të ju shikojmë së shpejti.
Projekti im i fudnit ka qenë një shfaqje teatrore në Teatrin Kmbëtar në Prishtinë, ndërsa projekti që është në rrugëtim e sipër, është filmi "Forgive me" (M'fal), i cili posa ka përfundur, dhe është rrugës së tij drejtë disa festivaleve të cialat besoj do të zë vend, dhe flitet për disa festival shumë të rëndësishtme në Europe dhe amerikë, besoj që shumë shpejt do tëkemi pamjet e pare, i cili film ka marr edhe përshtypjet e pare në festival të caktuar dhe në USA
Cilat janë disa nga temat që ju interesojnë të cekni në skenare tuaja, apo projektet tuaja.
Mua të pëlqen të merrem kryesisht me branda të brendshme njerëzore, sigurisht me ato të cilët bartin njerëzit dramën të cilën e kanë të vështirë t'a përshfaqin tek njerëzit të tjerë, dhe mua më intereson të përpiqem të depërtoj në psikologjinë e tyre, dmth në mendime e tyre që i fshenin apo i kamoflojnë që t'i prezantojnë para shoqërisë së tyre, përshkak konsideroj që drama intime e çdo njeriu është drama më e madhe dhe më e rëndësishme në shoqërinë jo vetëm të sotme, por në shoqërinë e gjitha kohërave ndoshta.
Dhe unë pakashumë përpimeqem që përmes rrëfimeve të mija të treguara përmes kinematografisë të paraqes shpirtin njerëzor dhe ndoshta edhe dramat më të errërta dhe më të fshehta të qenies njerëzore në hapësirën që më rrethon, përkatësisht në Kosovë dhe në hapësirën ku jetoj.
Gazetarja: Cili është mesazhi juaj për artin shqiptar dhe për artistët e rinj që duan të ndjekin këtë rrugë?
Mezazhi im është që ata të mos të ndalen asnjehërë duke punuar. Karriera artistike është jashtëzakonisht e vështirë, dhe vazhdon të jetë edhe për mua dhe për secilin shqiptar që bënë përpjekje të merret me art, dhe normalisht që është vetëm një rrugë : mos me u ndal me u marr me art.
Arti nuk është një sukses i përnjëhershëm, nuk është një lojë fati e cila do të buzëqeshë papritmas, por është një punë e vazhdushme, një shtresim i vazhdueshëm për të mbërri drejt qëllimeve tuaja. Dhe këto shtresime normalisht duan shumë përkushtim dhe kohë.
Gazetarja: Cilat janë disa nga ëndrrat tuaja të cilat dëshironi të reazlioni në të ardhmen?
Unë jam i varur në aspektin e të bërit film dhe teatër, e sidomos në film jam shumë i koncentruar, dhe ëndrrat e mija janë t'i realizoj idetë e mia filmike, dhe kjo është parasëgjithash. Pastaj idetë e realizuara nuk e di se ku do të përfundojnë, ndoshta do të kenë sukses, e ndoshta jo, por unë kënaqem me faktin që krijoj mundësi të realizoj filma të cilët kam në mnedje.
Gazetarja: Ishte me të vërtet kënaqësi të kishim praninë tuaj këtu në festivalin e filmi shqiptar në Albanian Film Week në New York, dhe ju uruojmë sukse të mëtutejshme, dhe urime për fitimin e çmimin "dokumentari më i mirë".
Falemindërit shumë për mikëpritejn, dhe për gjithçka të mirë që ka ofruar festivali dhe njerëzit të cilët organizojnë këtë festival.
Gazetarja: ju pëershëndesim nga njujorku.
Faleminderit!

Rivendosen barierat në vendkalimin hekurudhor në Varosh të Ferizajt (Foto)

Posted: 01 Jun 2017 07:21 AM PDT

Barirat në vendkalimin hekurudhor në Varosh teë Ferizajt sërish janë vendosur.

Me kërkesën e banorëve dhe strukturave komunale sërish në këtë vendkalim janë vedosur barierat e sigurisë për të siguruar dhe evituar fatëkeqësit eventuale.

“Kjo u bë e mundur falë insistimit të kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, së bashku me Ministrin e Infrastrukturës, Lutfi ZHarku. Po ashtu është marr vendim që Ministria e Infrastrukturës, në këtë fshat të bëjë edhe një mbikalim tek kjo pjesë e hekurudhës” tha Balton Dërguti, shef i kabinetit teë kryetarit Svarqa.

Kryetari Svarqa zotohet për përkrahjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në të gjitha format

Posted: 01 Jun 2017 06:12 AM PDT

Me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve 1 qershorit kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa ka pritur sot në një takim udhëheqësit e shoqatës "Handikos" dhe prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Ai ka dëgjuar hallet e tyre dhe është zotuar se komuna do të shtojë angazhimet e veta në kuadër të mundësive për plotësimin e nevojave me të cilat ballafaqohet kjo kategori.
"Unë do të mundohem me të gjitha kapacitetet e mia t'i zgjidhim të gjitha hallet e juaja të cilat kanë të bëjnë me komunën tonë. Do të angazhohem posaçërisht për sigurimin e transportit të fëmijëve që u duhet të shkojnë më larg nëpër shkollat e veçanta. Si dhe në pjesën e dytë të vitit do të mundohem të sigurojmë edhe një projekt për blerjen e një automjeti për këto nevoja. Unë e vlerësoj përkushtimin tuaj për këtë gjithëpërfshirje të nxënësve, prandaj na takon të gjithëve të punojmë sa më shumë për këtë kategori e cila është mjaft e rëndësishme për gjithë shoqërinë tonë" u tha kryetari Svarqa prindërve të këtyre fëmijëve.

Edhe udhëheqës të shoqatës "Handikos" mirëpritën fjalët e premtimet për kryetarit për mbështetjen sa më të madhe. Xhemile Murseli nga kjo organizatë tregoi se shqetësuese është mospërfshirja nëpër shkolla e të gjithë fëmijëve me aftësi të kufizuara.

"Kemi edhe shumë nevoja të tjera sepse është mjaft i vështirë kujdesi për fëmijët e tillë ndërsa kërkojmë një mobilizim nga e gjithë shoqëria për të bërë sa më shumë për realizimin e të drejtave të tyre, por edhe për t'ua lehtësuar jetën sadopak këtyre prindërve" ka thënë Xhemile Murseli udhëheqëse e organizatës "Handikos".

Nga takimi i mbajtur sot u arrit pajtueshmëri që të zhvillohen të gjitha procedurat për të sjellë në Kuvend së shpejti një strategji apo plan veprimi që mbështet kategoritë me aftësi të kufizuara në të gjitha fushat e jetës.

E në kuadër të saj u tha se do të inkuadrohen edhe shërbime të reja e institucione ku fëmijët e tillë do ta gjejnë lojën mësimin dhe prehjen e dëshiruar.

Mbi një kilometra rrugë do të asfaltohen në fshatin Nikadin

Posted: 01 Jun 2017 05:58 AM PDT

Të enjten edhe zyrtarisht kanë filluar punimet në rregullimin e rrugicave të fshatit Nikadin të komunës së Ferizajt. Nga afër punimet i përcolli edhe numri një i qytetit të Ferizajt, Muharre Svarqa së bashku me bashkëpunëtoret e tij.

Kryetari Svarqa, me këtë rast vlerësoi se rregullimi i rrugicave dhe asfaltimi i tyre është shumë i rëndësishëm për banorët e këtij lokaliteti.

"Jemi sot në fshatin Nikadin në lagjen e Berishëve në pjesën periferike të këtij fshati që lidhet edhe me fshatin Varosh. Në këtë fshat do të ketë vetëm asfaltim të rrugicave pa ndonjë infrastrukture tjetër përcjellëse të cilat asfaltime kapin gjerësi të rrugëve sipas gjendjes në teren, gjashtë, pesë dhe katër metra të cilat rrugë do të jenë të rëndësishme për qarkullim më të mirë të automjeteve, por edhe të qytetarëve. Këto rrugë për fat të keq kanë qenë gati të panjohura për të gjitha pushtete e kaluara, dhe kjo tregon për një vëmendje, një ngritje të qeverisë komunale për asfaltimin e të gjitha rrugicave për të lehtësuar jetën e qytetarëve", ka thënë kryetari Svarqa.

Kryetari Svarqa, gjatë këtij prononcimi për media, ka falënderuar edhe të gjithë stafin e tij për angazhimin e treguar në bashkëpunim edhe me Infrakosit, për vendosjen e laurave tek hekurudha e fshatit Nikadin.

"Këto laura për një kohë ku do të shërbejnë në këtë fshat deri sa të bëhet një zgjidhje përfundimtare, për shkak të asaj, sepse nga vendimi që kishte qenë kohë më parë i Ministrisë së Infrastrukturës, për ndërtimin e një nënkalimi tashmë kjo nuk ekzistojë, sepse në vend të nënkalimit i cili kap një kosto të madhe dhe ka vështërisë të qarkullimit të ujit aty, ndërsa tani vendimi është marr për mbi kalim, sipas vendimit të ministrit të Infrastrukturës, Lutfi Zharkut i cili ditë më parë ka bërë publik këtë vendim të ministrisë", ka deklaruar kryetari Svarqa.

Ndërsa banorët e këtij fshati vlerësuan tejet lartë kontribuuan e Komunës së Ferizajt për rregullimin e rrugicave të këtij fshati.
U bë e ditur se fshatin Nikadin do të rregullohen mbi 1200 metra rrugë dhe kap një kosto prej 60 mijë eurosh.

Ramush Haradinaj nderohet me medaljen “Golden Ambassador Richard Holbrooke”

Posted: 31 May 2017 12:56 PM PDT

I nominuari për Kryeministër të Kosovës nga Koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj nesër do të nderohet me medaljen "Golden Ambassador Richard Holbrooke". Gazeta Blic ka mësuar nga AAK që nesër në ora 12:00 në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës Haradinaj do të pranon titullin "Misionar i Paqes" dhe Medaljen "Golden Ambassador Richard Holbrooke" nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet dhe Misioni Diplomatik Amerikan për Paqen Botërore.

Eventi në fjalë do të përcillet edhe nga të ftuarit e trupeve diplomatike ndërkombëtare në Kosovë si dhe nga mediat vendore. /Gazeta Blic/

David Philips: Mos harroni, Serbia mbetet armiku juaj

Posted: 31 May 2017 12:40 PM PDT

Në Kolegjin Universum me studentët Bachelor dhe Master analisiti i shquar amerikan David L Philips, drejtor në Comlumbia University dhe kolumnist në HuffingtonPost e New York Times mbajti ligjëratë dhe diskutim për shumë cështje poltike duke përfshirë: Raportet e Kosovës me Serbinë, Marrëdhëniet e Kosovës me BE, Ndikimi rus në Ballkan, Radikalizmi fetar në Kosovë, Çështja e minoriteteve në Kosovë.
David Philips ka qenë edhe këshiltar i Sekretares Hillary Clinton.

Duke folur rreth raporteve mes Kosovës dhe Serbisë ai tha se Serbia po punon haptas dhe në mënyrë sistematike kundër interesave të Kosovës. Në rrafshin ndërkombëtar po mundohet të ndikoj te shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur që mos ta ndryshojnë qëndrimin e tyre refuzues. Ky qëndrim armiqësor shihet edhe kur bëhet fjalë për antarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Rasti më i njohur është bllokimi i antarësimit së Kosovës në UNESCO.

Në rrafshin e brendshëm ka themeluar struktura private në veri të lumit Ibër. Unë e quaj këtë okupim të territorit. Këto struktura duhet të zhbëhen dhe nuk mund të kenë vend në Kosovën e pavarur dhe sovrane

Analisti Philips rikujtoi se në janar, Beogradi dërgoi në Mitrovicë një tren të dhuruar nga Rusia me mbishkrime nacionaliste më saktësisht me sloganin 'Kosova është Serbi'. Poashtu duhet të rikujtojmë murin në Mitrovicë i cili u ndërtua nga serbët lokal dhe aty u vendosën foto të Vladimir Putinit. Ky mur më pastaj u rrënua fizikisht por muret psikologjike mbeten ende në këmbë.

Tutje Philips theksoi se Serbia është epiqendra e politikës anti-amerikane ruse që ka si synim destabilizimin se shteteve pro-perëndimore të cilat kanë aspirata për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në fund David Philips nënvizoi se dialogu deri më tani ka shënuar hapa shumë të vogël dhe duhet të bëhet një rishkim i zabtimit të marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani. Dialogu është gjithmonë i mirë por nuk mund të jetë një proces pa fund. Dialogu me Serbinë duhet të ketë si synim të qartë njohjen e ndërsjelltë dhe kjo duhet të ketë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dialogu Kosovë – Serbi, pas zgjedhjeve me format të ri

Posted: 31 May 2017 11:57 AM PDT

Edita Tahiri, ministre për Dialog e Qeverisë së Kosovës në largim, thotë për Radion Evropa e Lirë se pas zgjedhjeve parlamentare dhe formimit të ekzekutivit të ri të vendit, do të zhvillohet një proces konsultash institucionale ndërmjet Qeverisë, Presidentit dhe Kuvendit të Kosovës, lidhur me formatin e ardhshëm të dialogut, marrë parasysh që, siç thotë ajo, ky dialog do të hyjë në fazën finale.

 "Tani po hyjmë në fazën finale të këtij dialogu, që lidhet me njohjen e ndërsjellë në mes të dy shteteve, sepse kështu edhe duhet të rrumbullakohet, për faktin se të dyja shtetet synojnë integrimin evropian dhe fqinjësia e mirë, është një prej kushteve kryesore. Unë besoj që do të duhej të ishte një format i spektrit të gjerë – këtu e kam parasysh pushtetin dhe opozitën – dhe në të cilin do të duhet të përfshihen të gjitha institucionet, diçka ngjashëm siç ka qenë në bisedimet e Vjenës. Kjo, për faktin se po futemi në fazën finale", tha ministrja Tahiri.

Se dialogu me Serbinë, në fazën e ardhshme, duhet të jetë gjithëpërfshirës, vlerëson edhe politologu Ramush Tahiri.

 Por, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai shpreh mendimin se ky format nuk duhet të jetë gjithëpërfshirës në aspektin politik, por në kuptimin profesional dhe që udhëhiqet nga Qeveria dhe ministritë përkatëse, të cilat kanë kapacitete për ta çuar procesin përpara, duke respektuar ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.

 "Unë nuk jam për vazhdimin e deritashëm të mbështetjes politike dhe të caktimit të ekipeve të veçanta, sepse ajo kohë edhe është tejkaluar , por e shoh që është më e ngadalshme edhe si proces. Por, sidomos krijon gati pamundësi në harmonizimin e mëtejmë në Kuvend". "Gjithashtu e shoh shumë të rëndësishme që serbët dhe komunitetet e Kosovës të jenë të përfshira në dialog, aktivisht, nga pala kosovare, sepse janë shtetas të Kosovës", thekson politologu Tahiri.

Por, çfarë janë indikacionet lidhur me dinamikën e fazës së ardhshme të dialogut të Kosovës me Serbinë?

Ministrja Tahiri thotë se dialogu i mëtejmë nuk do të zgjasë aq sa ka zgjatur deri më tash, rreth 6 vjet. Siç thotë ajo, autoritetet e Kosovës ia kanë bërë me dije Bashkimit Evropian se faza e ardhshme e dialogut kërkohet të jetë më e shkurtë.

"Ne vazhdimisht kemi biseduar me autoritetet e Bashkimit Evropian, me Shtetet e bashkuara të Amerikës, me Gjermaninë, e cila, po ashtu, luan një rol të rëndësishëm, dhe tashmë kemi një mirëkuptim që dialogu duhet të jetë i shkurtë, dinamik dhe me rezultat. Të gjithë jemi pajtuar se nuk mund të zgjasë aq sa ka zgjatur", u shpreh ministrja Tahiri.

Por, ndryshe mendon politologu Ramush Tahiri. Sipas tij, indikacionet flasin se faza e ardhshme e dialogut nuk do të përmbyllet për një kohë të shkurtë.

"Indikacionet janë se duket që do të zgjasë, ndoshta edhe më shumë se që ka zgjatur. Mirëpo, praktika është që të bisedohet konkretisht për tema. Unë e përkrah mendimin që temat të përcaktohen në Qeveri dhe në Kuvend dhe që pastaj, kur të bisedohet konkretisht, zgjatë më shumë ose më pak, por e rëndësishme është që kryhen temat, të cilat u interesojnë qytetarëve dhe të cilat janë në interes të shtetit të Kosovës", vlerëson politologu Tahiri.

Sidoqoftë, ministrja Edita Tahiri ka theksuar se pranimi reciprok ndërmjet dy vendeve është caku kryesor që synohet nga Kosova në dialogun e Brukselit. Por, politologu Ramush Tahiri, vlerëson se deri në njohjen reciproke, të dyja vendet, Kosova dhe Serbia, kanë nevojë t'i rregullojnë marrëdhëniet në secilin segment.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çështje teknike, ka nisur në mars të vitit 2011. Në fund të vitit 2012 ka nisur dialogu politik ndërmjet kryeministrave të të dy vendeve.

Gjatë këtij viti, dialogu ka shënuar rënie për shkak se në muajin prill në Serbi janë mbajtur zgjedhjet presidenciale. Aktualisht, Kosova gjendet para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 11 qershor.

Ish-këshilltari i Trump pranon të dorëzojë dokumentet për përfshirjen e Rusisë në zgjedhje

Posted: 31 May 2017 11:57 AM PDT

Pranimi i Flynn që të bashkëpunoi është shenja e parë se ai dhe Komiteti i senatit kanë gjetur një gjuhë të përbashkët në lidhje me këtë çështje, shkruan rtv21.tv

Javën e kaluar, udhëheqësit e demokratëve dhe republikanëve në Komitetin për inteligjencë të senatit deklaruan se janë të dëshpëruar për shkak se Flynn refuzoi kërkesën e tyre të parë për intervistë dhe që ti bindet urdhrit të Gjykatës, me të cilin nga ai u kërkua që të dorëzoi dokumentet në lidhje me hetimet.

Pas këtij refuzimi të Flynn, Kongresisti amerikan, Ellia Kamings, tha se dokumentet që ka parë ai dëshmojnë se Fllin ka gënjyer hetuesit federativ gjatë marrjes së tij në pyetje në lidhje me kontaktet e tij me zyrtarët rusë.

Flynn javën e kaluar deklaroi se nuk do të respektoi urdhrin e gjykatës që të dorëzoi dokumentet dhe se do të mbështetet në nenin pesë të kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.