“PDK: Vendosja e banerit të kandidatit të LDK-së mbi mural , shkelje e rregullave zgjedhore, cenim i të drejtës autoriale” plus 8 more Ferizaj Press |
- PDK: Vendosja e banerit të kandidatit të LDK-së mbi mural , shkelje e rregullave zgjedhore, cenim i të drejtës autoriale
- Nisma Qytetare për Ferizaj – NQF nuk pëkrah asnjë subjekt politik
- Kandidatët për deputetë nga LDK e AKR kërkojnë votën e qytetarëve të Komogllavës
- A do të dalin serbët fitimtarë në zgjedhjet e 11 qershorit!?
- O’Connell pas sulmit në Londër: Të qëndrojmë të bashkuar
- Hoyt Yee, optimist për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor
- Gjermania largon avionët dhe ushtarakët nga Turqia
- OKB: 100,000 fëmijë janë në rrezik ekstrem nga ISIS-i
- Reçica premton dyfishimin e pagave brenda vitit nga qeverisja e koalicionit PDK-AAK-Nisma
| Posted: 06 Jun 2017 10:05 AM PDT Ferizaj.06.06.2017. PDK,dega në Ferizaj,përmes një komunikate ka reaguar në lidhje me vendosjen e një baneri elektoral i cili ka muluar atë. PDK këtë e ka quajtur shkelje të rregullave zgjedhore dhe cenim të drejtave autoriale. Komunikateën e plotë të PDK-së mund ta lexoni në vazhdim: Vendosja e banerit të kandidatit të LDK-së mbi mural ngjallë reagime të ashpra në Ferizaj 06 qershor 2017: Sot, në orët e hershme të mëngjesit, qytetarët janë zgjuar me ekspozim publik të shkeljes ligjore dhe morale nga ana e kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK-së) z. Blerim Grainca. Fjala është për vendosjen e një baneri të dimensionit të madh të vendosur në një pjesë mjaft të frekuentuar të qytetit si dhe më flagrantja, e vendosur kjo mbi një mural, që është vepër publike e mbrojtur me rregullativa ligjore lokale dhe qendrore. Ky akt në vetvete paraqet shkelje të rregullave zgjedhore, cenim të të drejtës autoriale, për të cilën gjë autori/ja e muralit mundet të inicojë procedurë gjyqësore për një akt të tillë, si dhe keqpërdorimin e pushtetit komunal, kjo për faktin se me pushtetin politik në Komunën e Ferizajt, qeveris LDK-ja, dhe aq më skadaloz është fakti se kandidati për deputet z. Grainca, është në lidhje të afërt familjare (djali i vëllaut) me kryetarin e shtabit zgjedhor të LDK-së në Ferizaj z. Faik Grainca. Qyteti i Ferizajt, është qytet që për simbolikë ka një mural, andaj aktet e tilla, të njollosjes politike të një vepre publike, janë fyerje për qytetarët dhe provokim i inicidenteve mes grupeve politike, pjesë e garës zgjedhore. Përfundimisht një akt i tillë nga kandidati për deputet z. Grainca, shkel rregullat zgjedhore për formën dhe vendin e ekspozimit, shkel legjislacionin në fuqi që mbron të drejtën e pronësisë intelektuale, – të drejtën e autorit, si dhe njollos një simbolikë të qytetit, i cili identifikohet me murale. Organet monitoruese të procesit zgjedhor, mekanizmat institucional dhe joqeveritar, ekipin e realizimit të murale (Festivali i Muraleve) duhet që t'a denoncojnë një akt të tillë si dhe të merren masa konform rregullativës ligjore në fuqi. Shtabi Zgjedhor i Degës së PDK-së |
| Nisma Qytetare për Ferizaj – NQF nuk pëkrah asnjë subjekt politik Posted: 06 Jun 2017 09:48 AM PDT Nisma Qytetare për Ferizaj përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në zgjedhjet e 11 Qershorit nuk do të përkrah asnjë subjekt politik, Nisma Qytetare për Ferizaj është duke u përgatitur për zgjedhjet lokale thuhet neë këtë njoftim,
|
| Kandidatët për deputetë nga LDK e AKR kërkojnë votën e qytetarëve të Komogllavës Posted: 06 Jun 2017 06:47 AM PDT Fushatën elektorale për zgjedhjet nacionale të 11 qershorit, dega e LDK-së në Ferizaj e vazhdoi me një tubim në fshatin Komogllavë. Me fjalë të mira e epitete të larta, kryetari i i kësaj partie, Muharrem Svarqa, i prezantoi një nga një kandidatët e LDK-së që po garojnë për Parlamentin e Kosovës. Ai tha se pavarësisht që në këtë rrugëtim nuk është Adem Salihaj, tre kandidatët e tjerë do ta gëzojnë besushmërinë e qytetarëve për t'i përfaqësuar në mandatin e ardhshëm qeverisës. Kandidati për deputet Blerim Grainca, duke numëruar arsyet pse qytetarët duhet ta votojnë atë, përmes një tregimi deshi t'i bind komogllavasit se sa ka ndikuar në investimet që janë bërë së fundmi në komunën e Ferizajt. "Publikisht dëshiroj t'i kërkoj falje Ministrit të Infrastrukturës që shpeshherë kam shkuar në zyrën e tij para se ai të vij vetëm e vetëm që t'i barti kërkesat e banorëve të Ferizajt për investime dhe projekte", theksoi Grainca. Por, Lutfi Zharku tregoi se në zyrën e tij nuk ka qëndruar veç Grainca. Ai tha se nuk mund t'i hyj në hak as Muharrem Svarqës. Ndërsa, kandidatin Milazim Halitin u dashtë ta lusin që ta merr fjalën. E kur fjalën e mori ai i luti komogllavasit që ta votojnë pasi që është edhe nipi i tyre. "Blerimi e tha se e ka besimin që këta dy kanë me qenë në Parlament, e unë po iu them juve që zgjeroni listën e votoni edhe për ne të tjerët që paskemi mbetur'', u shpreh Milazim Haliti. E, Synavere Rysha votat nuk i kërkoi veç për vete, ajo mendoi edhe për kolegët e saj. "Tani më që jemi tre e keni pak më lehtë që të na votoni, por jo vetëm ne, ju i keni edhe kandidatët e koalicionit të AKR-së, por edhe zotëri Zharkun e Nura ku ne të gjithë bashkë do ta përfaqësojmë këtë rajon", tha Rysha Brohoritjet nuk u ndalën kur në sallë u paraqit kandidati për deputet nga AKR-ja, Labinot Tahiri. Respekt të thellë për Labin shprehu edhe Muharrem Svarqa, derisa shprehu dëshirë që t'ia lëshoj vendin ku ishte ulur. E kjo mirësjellje e emocionoi fortë Tahirin. "Unë publikisht po dua ta falenderoj Muharrem Svarqën, i cili çdo ditë e më shumë po e tregon kulturën e tij perëndimore, sepse pa pasur kulturë nuk do të jesh kështu politikan i pëlqyer. Përndryshe unë do të jem zëri i juaj në Parlamentin e Kosovës, ndryshe nuk më duhet politika aspak, e kam më mirë jetën kështu se sa të futem në politikë", pohoi Tahiri "Koalicioni ynë për këto zgjedhje parasheh rritje ekonomike prej 8 përqind, politika sociale si dhe rritje të pagave prej 30 përqind'', tha Mimoza Ibishi. Në këtë tubim elektoral në Komogllavë, votat i kërkuan edhe dy kandidatë për deputetë nga lista e LDK-së për Parlamentin e Kosovës, Lutfi Zharku nga Kaçaniku dhe Faruk Nura nga Vitia.
|
| A do të dalin serbët fitimtarë në zgjedhjet e 11 qershorit!? Posted: 05 Jun 2017 11:42 PM PDT A do ti ngjanë i njëjti fat Kosovës , sikurse Maqedonisë?! Në Maqedoni dy partitë më të mëdha maqedonase kishin po thuajse rezultate të njëjta, dhe shqiptarët ishin alternativa e vetme për formimin e Qeverisë së re. Edhe pse me numër shumë më pak se dy partitë e mëdha shqiptarët arritën të ulen në kolltuqet e 7 ministrive dhe Kryeparlamentarin , zv.Kryeminstrin po ashtu ta kenë shqiptarë. Dr.Sedat Ismajli |
| O’Connell pas sulmit në Londër: Të qëndrojmë të bashkuar Posted: 05 Jun 2017 01:44 PM PDT Ai ka thënë se të gjithë duhet të qëndrojnë të bashkuar, dhe të mbrojnë vlerat dhe demokracinë, që kjo e keqe të përfundojë. "Dua të falënderoj të gjithë në Kosovë dhe diasporë për mesazhet e tyre mbështetëse pas sulmit në Londër. Ne e vlerësojmë çdo njërin. Neve na ngushëllon trimëria dhe dhembshuria e njerëzve të zakonshëm. Nëse qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të velerave, tolerancës, demokracisë, atëherë unë e di se kjo e keqe do të përfundojë", ka shkruar O’Connell në Facebook. Nga dy sulmet terroriste në Londër mbetën të vdekur shtatë persona, kurse mbi 45 u lënduan. |
| Hoyt Yee, optimist për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor Posted: 05 Jun 2017 01:42 PM PDT Ai rikonfirmoi interesimin e Shteteve të Bashkuara për të ardhmen e këtij rajoni, ashtu siç ishte shprehur rishtazi gjatë një seance dëgjimore në Kongresin amerikan. "Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj begatisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor. Politikat tona mbeten të qëndrueshme, sepse janë të bazuara në interesat e SHBA-së, në interesa të SHBA-së për një rajon që i afrohet më shumë Evropës, drejt një integrimi me institucionet evropiane, një begatie më të mirë, një klime më të mirë investimesh për bizneset evropiane dhe amerikane dhe në përgjithësi një standard më të mirë jetese për popujt e Ballkanit Perëndimor", deklaroi zoti Yee. Si shembuj pozitivë, Yee përmendi zhvillimet e fundit në Malin e Zi, Shqipëri dhe në Maqedoni. "Kemi parë qartësisht një lloj progresi në rajon. Pamë Malin e Zi t'i bashkohet NATO's. Pamë përparimin drejt zgjedhjeve në Shqipëri, të cilat do të përfshijnë qeverinë dhe opozitën, gjë që ne e konsiderojmë një zhvillim shumë pozitiv. Shohim tashmë formimin e një qeverie në Maqedoni pas një periudhe të gjatë pasigurie; e shohim këtë si një hap pozitiv për t'i dhënë fund një krize politike", tha Yee. Megjithatë, Zv.Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit përmendi rastin e Bosnjë-Hercegovinës si shembull shqetësimi për rajonin dhe stanjacionit të atjeshëm politik dhe ekonomik edhe pas 20 vitesh asistence prej miliarda dollarësh dhe vëmendjeje të veçantë si nga BE'ja, ashtu edhe nga SHBA'ja. |
| Gjermania largon avionët dhe ushtarakët nga Turqia Posted: 05 Jun 2017 01:41 PM PDT Konkretisht, vendimi i komunikuar nga ministrja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen është marrë pas refuzimit të qeverisë turke për të lejuar deputetët gjermanë të vizitonin bazën në Incirlik. Bisedimet e zhvilluara mes palëve këtë të hënë në kryeqytetin turk dështuan dhe ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel nuk i mbeti gjë tjetër veçse të konfirmonte mosmarrëveshjet dhe lëvizjen e 250 trupave gjermane dhe pajisjeve ushtarake. Siç tha ai, arsyeja ishte pikërisht ajo se homologu turk Mevlut Cavusoglu i kishte komunikuar se deputetët gjermanë nuk mund ta vizitojnë bazën. Ndërkohë, ministrja Von der Leyen deklaroi se prania ushtarake në Turqi do të vendoset në bazën ajrore të Azrakut, në Jordani, vend që ka pranuar kërkesën e Gjermanisë, përcjell TCh. Nga baza Incirlik, avionët luftarakë "Tornado" kryejnë misione zbulimi mbi Irak dhe Siri, duke ndihmuar koalicionin e udhëhequr nga SHBA në luftën kundër Shtetit Islamik. Gjithashtu, Gjermania e përdor bazën edhe për avionin-çisternë, për të furnizuar me karburant avionët luftarakë që marrin pjesë në fushatën kundër ISIS. Gjatë kohës që do të kryhet zhvendosja do të ketë një ndërprerje të operacioneve, që sipas ministres do të zgjasë disa javë. Qeveria në Berlin pritet të miratojë zyrtarisht transferimin e bazës më vonë gjatë këtij muaji. |
| OKB: 100,000 fëmijë janë në rrezik ekstrem nga ISIS-i Posted: 05 Jun 2017 01:41 PM PDT Fëmijët janë përdorur si mburoja njerëzore nga kryengritësit apo janë zënë mes plumbash në betejë, ka thënë UNICEF-i në një komunikatë për media. Disa prej tyre janë detyruar të marrin pjesë në luftime. Spitalet dhe klinikat janë vënë nën sulm, thuhet më tej në komunikatë. "Kemi pranuar raporte alarmuese të civilëve përfshi disa fëmijë që janë vrarë në Mosulin perëndimor", ka thënë UNICEF-i. "Disa raportohet të jenë vrarë derisa po tentonin me çdo kusht të iknin nga luftimet të cilat intensifikohet nga ora në orë", transmeton Koha.net. Një ekip televiziv i Reutersit ka parë trupa të pajetë të dhjetëra civilëve, përfshirë fëmijë, të shtrirë në një rrugë frontale, me gjasë të vrarë derisa kanë ikur nga enklava. |
| Reçica premton dyfishimin e pagave brenda vitit nga qeverisja e koalicionit PDK-AAK-Nisma Posted: 05 Jun 2017 12:06 PM PDT Ferizaj.05.06.2017. Në një mbrëmje organizuar nga PDK ku ishin ftuar mësimdhënësit dhe punëtorët shëndetësorë u fol për rëndësinë dhe përkushtimin që ka pasur dhe do ta eë ky subjekt politik edhe në të ardhmen. Programet e tyre për shëndetësi dhe arsim i shpalosën kandidatët për deputet, Mexhide Mjaku-Topalli, Agim Aliu dhe Elmi Reçica. Mexhide Mjaku-Topalli tha se janë katër shtylla primare për një njeri,zoti që na krijojë, nëna që na lindi, arsimi që na edukoi dhe na përgatiti për jetë dhe shëndetësia që kujdeset për shëndetin tonë. Ajo premtoi se arsimi dhe shëndetësia do të kenë prioritet në qeverisjen e Fillimit të Ri. Kryetari i PDK-së dega në Ferizaj, njëherit kandidat për deputet Agim Aliu ka falënderuar mësimdhënësit dhe punëtorët shëndetësor për kontributin e tyrë dhën në shërbim të qytetarëve të Kosovës.Për shërbim në kohën kur gjithçka ishte e ndaluar dhe rrezikoheshim si komb. Elmi Reçica me këtë rast tha se është PDK ajo e cila me ardhjen në pushtet prioritet i ka kushtuar mirëqenies së punëtorëve të arsimit dhe shëndetësisë. Janë këto dy kategori të cilavë me ardhjen në pushtët pas 11 Qershori do ti kushtohet rëndësi edhe më e madhe pasi janë shtyllat kryesore të një shteti. Nuk do të lejojmë që të na ikin kuadrot nga vendi për shkaqe materiale. Partia Demokratike e Kosovës është shëndetësia.Misioni i Fillimit të Ri do të kushtojë rëndësi dhe me ardhjen në pushtet me përfundimin e viti të parë do të dyfishohen pagat." ka thënë Reçica. Reçica tha se do të punohet që "populli i Kosovës të lëviz i lirë ne Evropë, e për këtë garant është kryetari i PDK, Kadri Veseli" Reçica ka çmuar lartë vendimin e kryetarit të PDK-së që të tërhiqet nga pozita e kandidimit për postin e kryeministrit për ti hapur rrugë mos bllokimit të shtetit dhe të mos përsëritjes së situatës së zgjedhjeve të vitit 2014. Reçica elaboroi edhe problemin e Spitalit të Ferizajt ku tha se me ardhjen në pushtet do të përfundoi odisejada e tij dhe do të bëhet realitet. Në emër të punëtorëve shëndetësorë të pranishmit i ka përshëndetur Profesor Doktor Nehat Baftiu,ish deputet i legjislacionit të fundit në Parlamentin e Kosovës nga radhët e PDK-së. Ai tha se mësimdhënësit dhe mjekët janë një kategori e cila meriton një trajtim dinjitoz. Edhe ish rektori i Universitetit të Prishtinës,Dr. Muj Rugova ka folur për rëndësinë e investimit në arsim dhe shëndetësi. "Ky koalicion i formuar prej forcave më të mëdha të dala nga lufta është në gjendje të qoj proceset para, e sidomos me përbërjen edhe të shumë subjekteve të ndryshme brenda sajë" tha Rugova. Rugova tha se arsimi është kurora e një shteti dhe të gjithë ata që punojnë në këtë sektor ta kultivojnë edhe gjuhën standarde shqipe sepse jemi një popull dhe një gjak.
|
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





