Mesazhi.com: “Kurti fton LDK-në, AKR-në dhe Alternativën ta formojnë Qeverinë e re” plus 9 more |
- Kurti fton LDK-në, AKR-në dhe Alternativën ta formojnë Qeverinë e re
- Maroku nga droni, i thjeshtë por magjepsës (VIDEO)
- Cristiano Ronaldo në padi për mashtrim disa milonësh
- Edhe një gjykatë rrëzon kufizimin e Trump
- Të shtëna në metronë e Mynihut, disa të plagosur, policja në gjendje kritike
- Bangladesh, dhjetëra të vdekur nga rrëshqitjet e tokës
- Mbreti i Belgjikës pjesë e iftarit të familjes marokene
- Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë: Bllokada ndaj Katarit të hiqet sa më parë
- Daka: Ka shumë arsye pse kemi mbi 52 mijë vota të pavlefshme
- Nesër maturantët i nënstrohen testit shtetëror
| Kurti fton LDK-në, AKR-në dhe Alternativën ta formojnë Qeverinë e re Posted: 13 Jun 2017 06:55 AM PDT I nominuari i Lëvizjes Vetëvendosje për postin e kryeministrit, Albin Kurti i ka ftuar partitë politike që t'i fillojnë bisedimet me Vetëvendosjen, për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Në një konferencë për media, Kurti ka thënë se vota e 11 qershorit ka treguar se qytetarët duan ndryshime, duke "ia ka mohuar" koalicionit fitues të zgjedhjeve të drejtën që ta formojë Qeverinë e re. Vetëvendosje ka dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit si subjekti i dytë pas koalicionit të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma. Por, Albin Kurti ka thënë se Vetëvendosja, si partia sipas tij më e votuar, tashmë është e gatshme të marë nën drejtim Qeverinë e re. “Ata janë tkurrur shumë përkundër investimeve të jashtëzakonshme. Tash u pa se pse janë bërë koalicionet. Koalicionet janë bërë për të shpëtuar politikanë të veçantë, mirëpo nuk po i shpëtojnë dot as koalicionet. Fituese e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje. Populli e do një Qeveri tonën”, tha Kurti. Sipas tij, Qeveria e re duhet të jetë Qeveri e ndryshimeve. Ai ka ftuar sidomos Lidhjen Demokratike të Kosovës, Aleancën Kosova e Re dhe Alternativën që të ulen dhe bisedojnë me Vetëvendosjen për formimin e Qeverisë së re. Po ashtu, Kurti ka thënë se një subjekt tjetër që mund t'i bashkohet këtij koalicioni është edhe partia Nisma për Kosovën, pakicat, si dhe deputetët veç e veç. “Ne ftojmë të gjitha subjektet politike të koalicionit LDK, AKR, Alternativa, si dhe të gjithë ata deputetë të koalicionit PDK, AAK dhe NISMA që janë kundër vazhdimit të regjimit të vjetër, pra kundër pushtetit të klanit 'pronto' që të na bashkohen në tryezë për të diskutuar për situatën e re politike në vend pas këtyre zgjedhjeve si dhe për programin politik të një Qeverie të re, të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha Kurti. Kurti e ka përjashtuar mundësinë që Vetëvendosje të heq dorë nga posti i kryeministrit, duke thënë se ndryshimet nuk mund të bëhen me emra e figura të kaluara politike. The post Kurti fton LDK-në, AKR-në dhe Alternativën ta formojnë Qeverinë e re appeared first on Mesazhi.com. |
| Maroku nga droni, i thjeshtë por magjepsës (VIDEO) Posted: 13 Jun 2017 05:41 AM PDT Udhëtimi në Marok nuk është i lirë, por çdo qindarkë e shpenzuar atje ia vlenë. Vendi ka shumë mrekulli për të ofruar – pamje të bukur, ushqime të shijshme, njerëz mikpritës dhe një thjeshtësi jete që është e rrallë në ditët tona. Këto janë pamje nga Maroku që tregojnë se si ky vend ka mbetur më së paku i prekur nga modernizmi, dhe prap njerëzit jetojnë në thjeshtësi, por bukuri. /MESAZHI/ “ The post Maroku nga droni, i thjeshtë por magjepsës (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com. |
| Cristiano Ronaldo në padi për mashtrim disa milonësh Posted: 13 Jun 2017 05:31 AM PDT Prokuroria e Spanjës ka njoftuar se ka ngritur padi kundër futbollistit Cristiano Ronaldo për dyshimin se ka mashtruar autoritetet spanjolle lidhur me një shumë prej 14.7 milion euro. Mashtrimi dyshohet se përfshinë videte 2011 – 2014. Në një deklaratë për shtyp, zyrtarët e prokurorisë thanë se Ronaldo kishte përdorur me vetëdije një ‘strukturë biznesi’ për t’i fshehur të ardhurat e tij në Spanjë. Padia bazohet në një raport të dërguar në zyrën e prokurorit nga agjencia spanjolle e taksave AEAT. /MESAZHI/ The post Cristiano Ronaldo në padi për mashtrim disa milonësh appeared first on Mesazhi.com. |
| Edhe një gjykatë rrëzon kufizimin e Trump Posted: 13 Jun 2017 05:27 AM PDT Një tjetër gjykatë federale vendosi kundër urdhrit të modifikuar ekzekutiv të Donald Trump, për të kufizuar udhëtimet drejt SHBA, nga gjashtë vende, kryesisht myslimane. Vendimi i marrë nga tre gjyqtarët e gjykatës së apeleve, përbën një tjetër humbje të hidhur, pas asaj të shkaktuar nga një tjetër gjykatë, që refuzoi të kthente në fuqi urdhrin e parë ekzekutiv të Trump, në shkurt. Në vendimin më të fundit, gjyqtarët u shprehën se presidenti, përmes urdhrit ekzekutiv, kapërceu autoritetin që i është dhënë nga kongresi. Gjykata e Apelit konfirmoi gjerësisht vendimin e një gjykatësi në Hawaii, i cili në Mars tha se masat e parashikuara në urdhrin e Trump, shkelnin kushtetutën, sepse vetë qëllimi i urdhrit ishte kundër myslimanëve. Qëllimi i urdhrit ekzekutiv ishte të ndalonte hyrjet në SHBA, të njerëzve nga gjashtë vende myslimane, pikërisht Libia, Siria, Irani, Somalia, Sudani dhe Jemeni. Urdhri gjithashtu ndalonte çdo formë emigrimi për 120 ditë. Nuk ka dyshim se administrata Trump, do ta apelojë vendimin në gjykatën e lartë, e cila aktualisht po shqyrton një çështje të ngjashme nga gjykatat e apeleve të Virxhinias. The post Edhe një gjykatë rrëzon kufizimin e Trump appeared first on Mesazhi.com. |
| Të shtëna në metronë e Mynihut, disa të plagosur, policja në gjendje kritike Posted: 13 Jun 2017 05:23 AM PDT Disa persona jane plagosur, ne mesin e te cileve nje police e cila eshte ne gjendje kritike, si pasoje e te shtenave qe ndodhen ne nje metro ne Mynih te Gjermanise. Te shtenat ndodhen ne metrone “Munich Unterfoehring” ne verindje te qytetit, ka konfirmuar policia.
Nje shtetas gjerman eshte arrestuar lidhur me sulmin. Policia ka hedhur poshte mundesine qe sulmi te kete qene terrorist. /MESAZHI/ The post Të shtëna në metronë e Mynihut, disa të plagosur, policja në gjendje kritike appeared first on Mesazhi.com. |
| Bangladesh, dhjetëra të vdekur nga rrëshqitjet e tokës Posted: 13 Jun 2017 05:12 AM PDT Të paktën 48 persona kanë vdekur nga rrëshqitjet e tokës të cilat u shkaktuan nga shirat me stuhi në pjesën juglindore të Bangladeshit, raporton Anadolu Agency (AA). Shirat e dendur në juglindje të Bangladeshit kanë shkaktuar rrëshqitje të tokës në tre lokacione në rajonet Rangameti, Chittagong dhe Nabdarban, ku të paktën 48 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra shtëpi kanë mbetur nën tokë. Zëdhënësi i ushtrisë së Bangladeshit, Rezaul Karim, ka thënë tha se një rrëshqitje ka ndodhur pranë autostradës dhe se në mesin e të vdekurve janë të paktën dy ushtarë dhe dy anëtarët e ekipit të shpëtimit. Të paktën dy persona regjistrohen si të zhdukur. Ekipet e shpëtimit janë në terren, ndërsa puna e tyre është vështirësuar nga kushtet jashtëzakonisht të këqija të motit. Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Reaz Ahmed, ka thënë se bilanci i viktimave mund të rritet. The post Bangladesh, dhjetëra të vdekur nga rrëshqitjet e tokës appeared first on Mesazhi.com. |
| Mbreti i Belgjikës pjesë e iftarit të familjes marokene Posted: 13 Jun 2017 04:59 AM PDT Mbreti i Belgjikës, Philip, ka çelur iftar me një familje me origjinë marokene, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas një lajmi të agjencisë së lajmeve Belga, thuhet se Mbreti Philip ka qenë pjesë e tryezës së iftarit në shtëpinë e një familjeje me origjinë marokene në afërsi të qytetit Gent. Në këtë tryezë të iftarit të familjes marokene ku ishin mbledhur 3 breza me 20 persona, Mbreti Philip ka çelur iftarin ashtu sikurse edhe të pranishmit me hurma. Abdel Azziz Benhaddou, kryefamiljari që organizoi këtë iftar ka thënë se vizita e Philip përçon mesazhin e "unitetit dhe bashkimit". Ndërsa Khalid Benhaddou, i cili është imam në këtë qytet, ka thënë: "Ne e vlerësojmë vizitën e Mbretit Philip si një dorë e zgjatur muslimanëve." Në Belgjikën me një popullsi rreth 11.4 milionë banorë, mendohet se jetojnë rreth 760 mijë muslimanë. Muslimanët e Belgjikës mbajnë rreth 18 orë agjërim. The post Mbreti i Belgjikës pjesë e iftarit të familjes marokene appeared first on Mesazhi.com. |
| Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë: Bllokada ndaj Katarit të hiqet sa më parë Posted: 13 Jun 2017 03:40 AM PDT Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë ka ftuar në arsye të shëndoshë për tejkalimin e krizës në Gjirin Persik, duke kërkuar që bllokada diplomatike ndaj Katarit të hiqet sa më parë, raporton Anadolu Agency (AA). Në deklaratën e unionit që mban nënshkrimin e sekretarit të përgjithshëm Dr. Ali Muhjiddin Al Karadagi, thuhet se me keqardhje është ndjekur kriza në Gjirin Persik. “Propaganda që shoqëroi krizën ka shkelur të drejtat e umetit islam. U ndërprenë marrëdhëniet mes shteteve fqinje dhe vëllazërore në Gjirin Persik”, thuhet më tej në deklaratë. Në deklaratë theksohet se për tejkalimin e krizës është e nevojshme që të mbizotërojë arsyeja e shëndoshë, të merren parasysh interesat e rajonit dhe palët të ulen në tryezën e dialogut në mënyrë konstruktive. Ndërkaq, unioni i ka dënuar dhe i ka cilësuar si të pabaza akuzat për terrorizëm ndaj disa organizatave dhe figurave të shquara, në mesin e të cilëve gjendet edhe dijetari egjiptian dhe kreu i unionit, Jusuf al-Kardavi. “E dënojmë futjen e pabazë të kreut të Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Jusuf al-Kardavi, Shejh Ali es-Sallabi dhe teologëve dhe figurave të tjera të shquara, të cilët ia kanë dedikuar jetën Islamit dhe muslimanëve, në listën e terrorizmit nën akuzat se kanë mbështetur terrorin”, thuhet në deklaratë. Duke iu drejtuar liderëve të shteteve të Gjirit lidhur me krizën mes Katarit dhe disa shteteve arabe, unioni ka bërë thirrje që “bllokada e vendosur në këtë muaj të bekuar të hiqet përfundimisht dhe të rikthehet fryma e vëllazërisë mes këtyre shteteve”. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahreini, Egjipti dhe Jemeni më 5 qershor njoftuan se kanë ndërprerë të gjitha lidhjet diplomatike me Katarin, duke e akuzuar atë për “mbështetje të terrorizmit’. Diplomatët e Katarit u urdhëruan që brenda 48 orëve ta lëshonin Arabinë Saudite, EBA-të dhe Bahreinin, të cilat Katarit i mbyllën hapësirën ajrore. Ndërkaq, më 9 qershor, Arabia Saudite, EBA-të, Bahreini dhe Egjipti përfshinë në “listën e terrorizmit” 59 njerëz dhe 12 organizata bamirëse që mbështeten nga Katari, përfshirë edhe Kardavin, duke i akuzuar ato për “lidhje me terrorizmin”. The post Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë: Bllokada ndaj Katarit të hiqet sa më parë appeared first on Mesazhi.com. |
| Daka: Ka shumë arsye pse kemi mbi 52 mijë vota të pavlefshme Posted: 13 Jun 2017 03:31 AM PDT Kanë mbetur më pak se një për qind të votave të pa numëruara që të rrumbullakohet procesi dhe rezultati përfundimtar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të mbajtura më 11 qershor. Megjithatë, shpallja e rezultatit, pritet të marrë edhe tri javë kohë, për shkak të procedurave të ankimimit. Në bazë të rezultatit preliminar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Nisma, ka fituar 34 për qind të votave, pasuar Lëvizja Vetëvendosje me 27 për qind, kurse në vendin e tretë është koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa me 25.7 për qind të votave. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha për Radion Evropa e Lirë se përveç votave me kusht dhe votave të diasporës, numërimi i votave tjera ka përfunduar. Ajo ka shtuar se rezultatet përfundimtare të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve do të bëhen të ditura pas procesit të shqyrtimit dhe verifikimit të materialit zgjedhor dhe numërimit të votave me kusht. "Sa i përket rezultateve përfundimtare ato do t'i kemi pasi të bëhet auditimi i të gjitha kutive, mospërputhjeve eventuale, ankesave të cilat mund t'i kemi në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), si dhe pasi të numërohen votat më kusht dhe votat nga diaspora. Vetëm atëherë do t'i kemi rezultatet përfundimtare. Do të thotë deri në tri javë", ka thënë Daka. Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Kosovë, të drejtë vote kanë pasur mbi 1 milion e 800 mijë banorë, nga të cilët rreth 700 mijë është numri i fletëvotimeve të vlefshme. Kurse, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbi 52 mijë është numri i fletëvotimeve të pavlefshme. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, thotë se ky trend po përsëritet në të gjitha zgjedhjet e parakohshme. "Afatet e shkurta ndikojnë edhe në informimin publik, sidomos votuesit e rinj nuk dinë të votojnë. Ka ndoshta edhe arsye të tjera, edhe pse ne në fakt nuk e dimë saktësisht pse fletëvotimet janë të pavlefshme". "Mundet të ketë edhe arsye tjera, ka edhe njerëz që janë të pakënaqur me gjithë situatën politike dhe thjeshtë e shprehin pakënaqësinë e tyre duke prishur fletëvotimin. Pra, ka lloj- lloj arsyesh. Por, ne vetëm pasi të bëjmë një analizë të përgjithshme të tyre, do të dimë se cilat janë arsyet kryesore", ka thënë Daka. Zgjedhjet e 11 qershorit, në përgjithësi janë vlerësuar të suksesshme, përjashtuar disa vërejtje që janë dhënë në lidhje me listën e pa përditësuar të votuesve dhe disa parregullsive, por të cilat sipas vëzhguesve, nuk kanë ndikuar në proces. Këto zgjedhje, pritet të përcaktojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës, nga i cili më pas do të formohet edhe Qeveria e ardhshme e Kosovës. The post Daka: Ka shumë arsye pse kemi mbi 52 mijë vota të pavlefshme appeared first on Mesazhi.com. |
| Nesër maturantët i nënstrohen testit shtetëror Posted: 13 Jun 2017 12:23 AM PDT Maturantët kosovarë të mërkurën më 14 qershor do t`i nënshtrohen provimit shtetëror të maturës. Ministria e Arsimit tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për këtë test, njofton Klan Kosova. Kryetari i Këshillit shtetëror të maturës, Azem Guri ka thënë për Klan Kosova se këtë vit në organizimin e këtij testi do të ketë risi pasi për herë të parë janë caktuar koordinatorë të maturës të cilët më pas sipas kritereve caktojnë administratorët e provimit. Guri kërkoi që të gjithë akterët e përfshirë në këtë proces të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e përcaktuara me udhëzim administrativ të maturës . Pjesa e dytë e testit të maturës pritet të mbahet më 24 qershor ndërsa publikimi i rezultateve do të publikohet më 30 qershor. The post Nesër maturantët i nënstrohen testit shtetëror appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





