Koha.net: “Berisha: S’bëhet nami nëse PDK shkon në opozitë” plus 29 more |
- Berisha: S’bëhet nami nëse PDK shkon në opozitë
- Berisha propozon koalicion PAN-VV
- Berisha i Nismës: PAN nuk është koalicion me qejf
- Mesazhi i ditarit të Ana Frankut pas 75 vitesh
- “Oliver Ivanoviq po imponohet për t’i përfaqësuar serbët e Kosovës”
- Kurti: Vendit i kanë mbetur dy opsione
- Teknologjia me kamerë ndëshkon me të kuq Varanen
- Spiunohet BMW seria 6 GT i ri 2018
- Vonesat për formimin e Qeverisë zvarrisin liberalizimin e vizave
- Fotografi para 100 viteve me ngjyra
- Këshilltari Merkelit në fushatën e PD-së
- Aksident në Mitrovicë, vdes një 21 vjeçar
- Kukaj zbulon arsyen e largimit nga Prishtina
- Sa milionë euro në vit paguajnë qytetarët e pjesës tjetër të Kosovës për rrymën e shpenzuar në veri
- Pse SHBA-ja nuk ia uroi Rusisë Ditën e saj
- Pse vezët nga Shqipëria po shiten më lirë në Kosovë
- Dizajne të thonjve për këtë stinë
- WBA e interesuar për Terryn
- Simiq: Haradinaj nuk do të bëhet kryeministër, nga Lista Srpska varet formimi i Qeverisë së Kosovës
- Çfarë do të ndodhë me demarkacionin, nëse vendi qeveriset nga VV-ja
- Kurti: Nuk do të nisim dialogun me Serbinë aty ku e lanë Tahiri e Thaçi
- Ëmbëlsirë me tri shije
- Kurti vlerëson tërheqjen e Mustafës, nuk pret kthimin e tij
- BE pret formimin shpejt të qeverisë në Kosovë
- Kurti sqaron takimin me Pacollin
- Në Qeverinë e Vetëvendosjes kriminelët do t’i dorëzohen shtetit, thotë Kurti
- 11 jahtet më të shtrenjta në botë
- Kurti nuk beson se LDK-ja do të hyjë në koalicion me PAN-in
- Arsyet përse femrat djersijnë më shumë pas moshës 40-vjeçare
- Mattis: Shtetet e Bashkuara po humbin në Afganistan
| Berisha: S’bëhet nami nëse PDK shkon në opozitë Posted: 13 Jun 2017 03:03 PM PDT Zafir Berisha nga Nisma ka deklaruar se nuk është gjë e madhe edhe nëse PDK-ja do të shkojë në opozitë. Në Interaktiv të KTV-së, Berisha që me Nismën janë pjesë e koalicionit PDK-AAK-Nisma ka thënë se partia e tij është rritur në numrin e ulëseve në Kuvend, duke nënkuptuar se dikush nga dy partnerët tjerë PDK apo AAK ka pësuar rënie në numrin e deputetëve. Kjo ka shtyrë atë të thotë edhe se “s’bëhet nami nëse PDK-ja, që ka qeverisur me vendin qe...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Berisha propozon koalicion PAN-VV Posted: 13 Jun 2017 02:47 PM PDT Zafir Berisha nga Nisma ka propozuar koalicion qeverisës PAN-Vetëvendosje. Në Interaktiv të KTV-së, Berisha ka thënë se pas rezultateve zyrtare të KQZ-së për zgjedhjet e 11 qershorit, koalicioni fitues PDK-AAK-Nisma duhet t’i propozojë bashkëpunim Vetëvendosjes që doli subjekti i dytë më i votuar në vend. “Mendoj se vota e qytetarit ka nxjerrë këtë rezultat. Mendoj se njëherë duhet t’i bëhet thirrje Vetëvendosjes, por për këtë duhet të vendosin liderët”, ka...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Berisha i Nismës: PAN nuk është koalicion me qejf Posted: 13 Jun 2017 02:38 PM PDT Zafir Berisha, ish-deputet i Nismës, thotë se koalicioni parazgjedhor PDK-AAK-Nisma nuk ishte koalicion i bërë me qejf. Dy ditë pas zgjedhjeve, që PAN-in e nxorën të parën, por jo mjaftueshëm sa për të bërë vetë qeverinë, Berisha në Interaktiv të KTV-së ka thënë se asnjë koalicion nuk është bërë me qejf. “Nuk ka koalicion me qejf. Kombinimet në politikë bëhen të imponuara nga fuqia e votuesit që kanë subjektet”, ka thënë ai. Pavarësisht se e quan...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mesazhi i ditarit të Ana Frankut pas 75 vitesh Posted: 13 Jun 2017 02:38 PM PDT Janë mbushur 75 vjet që kur Ana Frank filloi të shkruajë ditarin që përshkruan jetën e saj nën dominimin nazist të Evropës në vitet ’40-të. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anush Avetisyan, shkrimet e Anës vazhdojnë të shërbejnë si një provë e hershme e Holokaustit. Ana Frank ishte një adoleshente e zakonshme që jetonte në Holandë, kur filloi të shkruajë faqen e parë të ditarit që e mori si dhuratë kur mbushi 13 vjeç. Ajo u zhvendos së...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| “Oliver Ivanoviq po imponohet për t’i përfaqësuar serbët e Kosovës” Posted: 13 Jun 2017 02:35 PM PDT Prefekti i Mitrovicës veriore dhe zyrtari i lartë partisë së Aleksandar Vuçiqit SNS Goran Rakiq, sot e ka akuzuar liderin Iniciativës Qytetare SDP Olivera Ivanoviq in se "në mënyrë perfide po rrënon unitetin e serb dhe po e relativizon suksesin e madh të Listës Srpska e të shtetit të Serbisë”, transmeton Koha.net. “Populli serb qartë ka zgjedhur kush dëshiron ta përfaqësojë në institucionet e përkohshme krahinore. Ka kaluar,më në fund, koha e liderëve të vetë thirrur të cilët...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kurti: Vendit i kanë mbetur dy opsione Posted: 13 Jun 2017 02:09 PM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Teknologjia me kamerë ndëshkon me të kuq Varanen Posted: 13 Jun 2017 02:06 PM PDT Raphael Varane i Francës është ndëshkuar me karton të kuq pas një ndërhyrje të palejueshme të vënë re nga teknologjia e re (VAR) me kamerë që shërben si gjyqtar-asistent. Mbrojtësi i Real Madridit ndërhyri ndaj Dele Allit në miqësoren që Franca e fitoi 3 me 2 ndaj Anglisë. RED CARD VARANE Y PENALTY GOAL KANE ENGLAND 2... by enteritament... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Spiunohet BMW seria 6 GT i ri 2018 Posted: 13 Jun 2017 02:05 PM PDT BMW i serisë 6 i versionit Grand Turismo SUV është fotografuar para prezantimit që do të jetë gjatë këtij viti, ndërsa do të lansohet në vitin 2018, transmeton koha.net. Pavarësisht emrit të ri, seria 6 GT, shumë gjëra nga dizajni janë marrë nga Seria 5 e BMW-së, me drita të ngjashme nga para dhe pas plus grill i njëjtë pas rrotës së parë. Ende nuk ka detaje për fuqinë motorike, por ka gjasa të mëdha që të ketë po ata motorë me naftë e benzinë që ofrohen në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Vonesat për formimin e Qeverisë zvarrisin liberalizimin e vizave Posted: 13 Jun 2017 02:01 PM PDT Vonesat eventuale rreth formimit të Qeverisë së re, pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit në Kosovë, vlerësohet se do ta ngadalësonin procesin e liberalizimit të vizave. Njohës të çështjeve të integrimeve evropiane thonë se edhe nëse Qeveria formohet pa vonesa, mund të ketë efekte pozitive në procesin e liberalizimit, sikurse që mund të ketë efekte negative zvarritja. Por, nuk përjashtohet as mundësia që procesi të ngecë edhe në Bashkimin Evropian, ku besohet se te disa vende anëtare...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Fotografi para 100 viteve me ngjyra Posted: 13 Jun 2017 01:53 PM PDT Mbase kur i mendoni fotografitë e shekullit të 20-të, i mendoni vetëm bardh e zi. Para vitit 1907, nëse dëshironin të bënin fotografi me ngjyra, duhej një realizim shumë i thellë, ngjyra të ndryshme dhe pigmente, transmeton Koha.net. Por dy vëllezërit francez Auguste dhe Louis Lumiere, e ndryshuan këtë proces duke e kthyer në atë që e quajtën “Autochrome Lumiere”, që ishte një formë e hershme e fotografisë me ngjyra duke përdorur pllaka të ndryshme me kokrra...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Këshilltari Merkelit në fushatën e PD-së Posted: 13 Jun 2017 01:38 PM PDT Në Elbasan, këshilltari i Angela Merkel, Hans Joachim Falenski theksoi përpara qytetarëve që morën pjesë në takimet e organizuara nga Partia Demokratike, se programi i Lulzim Bashës është i besueshëm, konkret dhe i zbatueshëm. Falenski shtoi se ky program është bërë në bashkëpunim me CDU-në gjermane, e se ky program në Gjermani ka dhënë rritje ekonomike dhe ka krijuar vende të reja pune. “Partia Demokratike, në bashkëpunim me Fondacionin ‘Conrad Adenauer’ në Shqipëri dhe me...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Aksident në Mitrovicë, vdes një 21 vjeçar Posted: 13 Jun 2017 01:24 PM PDT Sonte rreth orës 19:00 ka ndodhur një aksident me fatalitet në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ku një i ri ka ndërruar jetë. Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar për Koha.net se bëhet fjalë për një 21 vjeçar. Aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së të riut, i cili nga shpejtësia ka dalë nga rruga kryesore. “Ka ndërruar jetë një mashkull 21 vjeçar, ndërsa kanë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kukaj zbulon arsyen e largimit nga Prishtina Posted: 13 Jun 2017 01:19 PM PDT Liridon Kukaj është larguar edhe zyrtarisht nga FC Prishtina. Mbrojtësi i njohur kosovar i ka dhënë fund aventurës së tij me prishtinasit pas pesë vjetësh te kryeqytetasit. 33-vjeçari, për Sportin në KTV, ka treguar arsyet e largimit nga prishtinasit. Ish-futbollisti i Prishtinës, që në të kaluarën ka luajtur edhe në kampionatin e Shqipërisë, thotë se pas largimit nga kryeqytetasit, ka marrë oferta të shumta nga ekipe të njohura. Jo zyrtarisht, Sporti në KTV zbulon se Kukaj është shumë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Sa milionë euro në vit paguajnë qytetarët e pjesës tjetër të Kosovës për rrymën e shpenzuar në veri Posted: 13 Jun 2017 01:22 PM PDT Zyra e Avokatit të Popullit ka dalë me përfundimin se vazhdimi i pagimit të energjisë nga qytetarët e pjesës tjetër të Kosovës për ata që e shfrytëzojnë në veri të vendit dhe që nuk e paguajnë është veprim diskriminues, jotransparent dhe është në kundërshtim me Ligjin për Energjinë Elektrike, raporton KTV. Këto përfundime janë nxjerrë pas një hetimi të detajuar rreth pagesës së afër 8 milionë eurove në vit nga qytetarët për energjinë që...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Pse SHBA-ja nuk ia uroi Rusisë Ditën e saj Posted: 13 Jun 2017 01:13 PM PDT Ambasada e Rusisë në SHBA ka konfirmuar se sot për herë të parë gjatë 25 vjetëve nuk ka marrë urim nga autoritetet amerikane me rastin e Ditës së Rusisë, transmeton Koha.net. “Mund të pohojmë se nga pala amerikane nuk kemi marrë urim me rastin e Ditës së Rusisë. Përfundimin nxirreni vetë”, njofton FoNet t’i ketë thënë sputnjikut përfaqësuesi i Ambasadës ruse në SHBA Nikolaj Lahonin. Dita e Rusisë kremtohet më 12 qershor. Në këtë datë, në vitin 1990...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Pse vezët nga Shqipëria po shiten më lirë në Kosovë Posted: 13 Jun 2017 01:12 PM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Dizajne të thonjve për këtë stinë Posted: 13 Jun 2017 01:11 PM PDT Ngjyrat e lehta dhe verore, sigurisht janë adekuate për stinën e verës. Revista Elle ka përgatitur një listë me ngjyra dhe dizajne shumë të bukura të thonjve, të cilat edhe ju mund t’i bëni, transmeton Koha.net. {gallery} ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 13 Jun 2017 01:09 PM PDT West Bromwich Albion raportohet se ka shprehur interesim për transferimin e John Terryt para sezonit të ardhshëm. 36-vjeçari është lojtar i lirë pasi u largua nga Chelsea pas 22-vjetësh në klub. Bournemouthi dhe Brightoni janë dy skuadrat tjera që kanë shprehur interesim për të, por “SkySports” raporton se WBA ka më së shumti gjasa për transferimin e mbrojtësit me përvojë. Për të kanë shprehur interesim edhe disa klube kineze. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Simiq: Haradinaj nuk do të bëhet kryeministër, nga Lista Srpska varet formimi i Qeverisë së Kosovës Posted: 13 Jun 2017 12:56 PM PDT Slavko Simiq, lider i Listës Srpska, ka vlerësuar se Haradinaj "absolutisht nuk mund ta formojë qeverinë", sepse, siç ka theksuar “është i vetëdijshëm se Lista Srpska, bashkë me Qeverinë e Serbisë , drejtohet në mënyrë institucional e politike dhe se nga ne varet nëse do të formohet ose jo Qeveria e Kosovës" Ai ka deklaruar sot se kjo listë nuk do të bëjë kompromise me liderët politikë shqiptarë të Kosovës dhe se “pa kompromis” do ta mbrojë integritetin e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Çfarë do të ndodhë me demarkacionin, nëse vendi qeveriset nga VV-ja Posted: 13 Jun 2017 12:44 PM PDT I nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nëse ai merr qeverisjen e vendit do të kërkojë takim zyrtar me Podgoricën për të biseduar lidhur me demarkacionin me Malin e Zi. Kurti në Rubikon të KTV-së ka thënë se do të kërkojë një komision hetimor parlamentar se çfarë është bërë nga komisionet e deritanishme. “Duhet të kemi një komision hetimor parlamentar që të shohim se çfarë ka bërë e çfarë jo Murat Meha për...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kurti: Nuk do të nisim dialogun me Serbinë aty ku e lanë Tahiri e Thaçi Posted: 13 Jun 2017 12:29 PM PDT Albin Kurti, i nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje thotë se nëse ai merr qeverisjen e vendit nuk do të nisë dialogun me Serbinë, aty ku e kanë lënë ish-ministrja për Dialog Edita Tahiri dhe presidenti Hashim Thaçi. “Ne kemi nevojë që të kemi Serbi normale dhe Kosovë normale. Nuk kemi nevojë ta ndalim dialogun sepse ai veç është i ndalur, por nuk mendojmë ta rifillojmë aty e kanë lënë Tahiri dhe Thaçi. Qysh në fillim do të fillojmë dialogun me serbët e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 13 Jun 2017 12:29 PM PDT Për përgatitjen e kësaj ëmbëlsire, iu duhen këto produkte që mund t’i gjeni më poshtë. 200 gr gjalpë 150 gr sheqer 4 vezë 250 gr miell 1 pako pluhur për pjekje 1 pako sheqer vanilje 100 ml qumësht 2 lugë kakao 2 lugë xhem nga mjedrat ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kurti vlerëson tërheqjen e Mustafës, nuk pret kthimin e tij Posted: 13 Jun 2017 12:21 PM PDT I nominuari për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, thotë se tërheqja e Isa Mustafës nga kandidatura për kryeministër ishte hap i mirë për LDK-në. “Besoj se Mustafa e ka bërë hapin e parë të tërheqjes dhe nuk besoj që duhet ta shkelë hapin e parë të tërheqjes. Unë besoj se LDK ka nevojë për një reformim të tillë”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së. Kurti thotë se është i hapur për një qeverisje të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| BE pret formimin shpejt të qeverisë në Kosovë Posted: 13 Jun 2017 12:13 PM PDT Bashkimi Evropian ka shfaqur sot pritjet se pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë shumë shpejt do të formohet qeveria, në mënyrë që puna e rëndësishme të përparojë pa shtyrje të mëtejme. “Presim nga të gjithë politikanët që pas përfundimit të procesit zgjedhor të sigurojnë formimin e shpejtë të qeverisë, në mënyrë që puna e ndërlidhur për zhvillimin ekonomik, promovimin e sundimit të ligjit, dialogut me Beogradin me ndërmjetësimin e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kurti sqaron takimin me Pacollin Posted: 13 Jun 2017 12:12 PM PDT Albin Kurti, kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër të vendit, ka komentuar takimin e tij me Behgjet Pacollin e AKR-së sot në një nga hotelet e Prishtinës. Ai ka thënë se ky takim ishte i rastësishëm dhe se Pacolli i ka shprehur qëndrimin kundër bashkëpunimit me PAN-in, por edhe frikën se mos ndonjë nga deputetët e koalicionit LAA mund t’i bashkohet PAN-it. “U takuam rastësisht. Besoj që edhe AKR njësoj si LDK-ja nuk duhet të shkojnë te PAN-i për asnjë çmim, por nuk kisha nevojë ta...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Në Qeverinë e Vetëvendosjes kriminelët do t’i dorëzohen shtetit, thotë Kurti Posted: 13 Jun 2017 12:07 PM PDT Një qeveri e krijuar nga Vetëvendosje dhe partnerët nuk do të ketë kriminelë të cilët nuk i dorëzohen shtetit. Kështu ka thënë kandidati për kryeministër i VV-së, Albin Kurti, në një intervistë për Rubikon të KTV-së. Rastet kur prokurorët e gjyqtarët janë përballur me kërcënime nga aktivistë të VV-së, Kurti i cilëson si reagime në afekt. “Nëse janë frikësuar ndonjëherë prokurorët e gjykatësit, për neve janë frikësuar...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| 11 jahtet më të shtrenjta në botë Posted: 13 Jun 2017 11:51 AM PDT Është bërë normale që individët më të pasur në botë të shpenzojnë miliona, madje miliarda në super jahte luksoze, transmeton koha.net. Sheikët e naftës e manjatët rusë njësoj po kalojnë pushimet në jahte masive me pishina të notit, salla të basketbollit e madje edhe salla të koncerteve. Këto janë 11 jahtet më të shtrenjta në botë: 200 milionë dollarë - Bashkë krijuesi i Microsoft – Paul Allen 250 milionë dollarë – Ish kryeministri i...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kurti nuk beson se LDK-ja do të hyjë në koalicion me PAN-in Posted: 13 Jun 2017 11:49 AM PDT Albin Kurti, i nominuari i Vetëvendosjes për kryeministër thotë se nuk beson që LDK-ja do të hyjë në koalicion me PAN-in për të krijuar qeverinë e ardhshme. Ai thotë se opsionet e vetme që i kanë mbetur vendit janë bashkimi i VV-së me LDK-në, ose zgjedhjet e reja. “E vetmja mundësi që PDK të jetë në pushtet është që LDK të shkojë me PDK-në dhe unë nuk besoj që do të ndodh. Është vetëm një mundësi: qeveria e VV-së ose zgjedhjet e reja dhe për...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Arsyet përse femrat djersijnë më shumë pas moshës 40-vjeçare Posted: 13 Jun 2017 11:47 AM PDT Nëse keni kaluar moshën mbi 40 vjeç dhe vëreni që çarçafët janë qull kur zgjoheni, mund të vuani nga një gjendje e fshehtë shëndetësore. Faza e perimenopauzës ndikon që gratë fillojnë të përjetojnë afshe të nxehta gjatë të 40-ave për shkak të ndryshimeve hormonale. Këto ndryshime, që shkaktojnë djersitje gjatë natës, zakonisht zgjasin 4¬8 vite. Por, jo të gjitha rastet e djersitjes gjatë natës lidhen me menopauzën apo temperaturat e larta, pasi ka edhe...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mattis: Shtetet e Bashkuara po humbin në Afganistan Posted: 13 Jun 2017 11:43 AM PDT Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, i ka thënë Kongresit se Shtetet e Bashkuara nuk janë duke fituar në Afganistan dhe se gjatë muajit korrik do të prezantojnë një strategji të re duke synuar ndryshimin e situatës. Mattis gjithashtu ka thënë në dëshminë e Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, se goditjet e fundit kundër forcave qeveritare siriane kanë qenë në vetëmbrojtje, pasi sipas tij Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from KOHA.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





