“K. Veriore: Sanksionet e OKB-së janë “akt armiqësor”” plus 16 more Radio Evropa e Lirë |
- K. Veriore: Sanksionet e OKB-së janë “akt armiqësor”
- Itali: Më shumë se 1,500 të lënduar nga paniku
- Torino: Nga paniku gjatë shikimit të futbollit janë lënduar 1500 vetë
- Shfuqizimi i testimit ekstern, hap i mbarë, por i pamjaftueshëm
- Të gjithë në fushatë, harrojnë obligimet shtetërore
- Kosova shpreh solidaritetin me Mbretërinë e Bashkuar
- Nishani: Ngushëllime dhe solidaritet për viktimat e sulmit në Londër
- Serbët kundër serbëve në zgjedhjet e 11 qershorit
- Irak: Shiitët thonë se e kanë marrë një qytet nga IS-i
- Filipine: Sulmuesi në kazino ishte borxhli i madh
- May: Koha është t’i themi “mjaft” terrorizmit
- Rusi: U arrestua i dyshuari për vrasjen e tetë vetëve në gjendje të dehur
- Torino: Qindra të lënduar gjatë shikimit të ndeshjes Juventus – Real Madrid
- Sulmi në Londër
- Presidenti gjerman kërkon mbështetje të BE-së për Ballkanin
- Sulm terrorist në Urën e Londrës
- May: Koha është t’i themi “mjaft” terrorizmit
| K. Veriore: Sanksionet e OKB-së janë “akt armiqësor” Posted: 04 Jun 2017 08:58 AM PDT Koreja Veriore thotë se "plotësisht i kundërshton" sanksionet më të reja të Komeve të Bashkuara, pasi i konsideron si "akt armiqësor" dhe do ta vazhdoj zhvillimin e armatimit atomik. Këto komente të një zëdhënësi të Ministrisë së jashtme të Koresë Veriore u bënë sot dhe u transmetuan nga agjencia verikoreane zyrtare e lajmeve, KCNA, pasi një ditë më parë Këshilli i Sigurimit i OKB-së e ka miratuar rezolutën për sanksione të reja kundër zyrtarëve dhe entiteteve verikoreane. Me këto sanksione imponohet ndalesë e udhëtimit dhe bllokim i pasurive të 14 zyrtarëve të Koresë Veriore, përfshirë personin, Cho Il U, për të cilin besohet se është i ngarkuar me opercionet e jashtme të spiunimit. Në listë gjenden edhe katër entitete, përfshirë Koryo Bank. Sipas të dhënave qeveritare të Koresë Jugore, kjo bankë i menaxhon transaksionet tejoqeanike për një organ sekret i cili kujdeset për fondet e fshehta private të udhëheqjes së Koresë Veriore. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Itali: Më shumë se 1,500 të lënduar nga paniku Posted: 04 Jun 2017 08:14 AM PDT Më shumë se 1,500 tifozë futbolli u lënduan të shtunën mbrëma pas një zhurme që shkaktoi panik dhe kaos. Tifozët ishin duke parë finalen e Ligës së Kampionëve, ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit, në një prej shesheve Torinos. Rreth 1,500 vetë u trajtuan për lëndime të lehta, njoftojnë mediet në Itali. Ndërkaq, pesë veta morën lëndime serioze, përfshirë një djalë 7-vjeçar, i cili u shkel. Paniku nisi nga zhurma e shpërthimit të një fishekzjarri, që gabimisht u mor për bombë, tha një dëshmitare për Reuters. (Video: Reuters) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Torino: Nga paniku gjatë shikimit të futbollit janë lënduar 1500 vetë Posted: 04 Jun 2017 08:02 AM PDT Më se 1,500 vetë janë lënduar nga paniku në qytetin italian verior, Torino, gjatë shikimit të ndeshjes futbollistike Juventus – Real Madridi, në një ekran të madh, kanë thënë autoritetet. Incidetni ndodhi mbrëmë vonë, derisa mijëra simpatizues po e shikonin takimin final të Kupës së Kampionëve, Juventus – Reali, që po zhvillohej në Kardif të Uelsit. Dueli përfundoi me fitoren e Real Madridit me rezultat 4:1. Dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes, masa e njerëzve ka filluar të lëvizë me shpejtësi nga sheshi qendror i Torinos, duke u përplasur në barrierat kufizuese. Tre vetë, përfshirë një djalosh, janë në gjendje serioze shëndetësore, por lëndimet nuk janë rrzik për jetën e tyre. Qartazi, paniku ishte shkaktuar nga fishekzjarret, pas të cilave një ose më tepër njerëz kanë brohoritur se kishte eksploduar një bombë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Shfuqizimi i testimit ekstern, hap i mbarë, por i pamjaftueshëm Posted: 04 Jun 2017 08:01 AM PDT Maqedonia duhet të bëjë reforma rrënjësore në sistemin arsimor, në funksion të ngritjes së cilësisë së arsimit, theksojnë organizatat e të rinjve në Maqedoni. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Të gjithë në fushatë, harrojnë obligimet shtetërore Posted: 04 Jun 2017 07:15 AM PDT Analistët politikë në Prishtinë, kritikojnë zyrtarët e institucioneve [nga radhët e partive politike që po marrin pjesë në zgjedhje], se po lënë shumë çështje të papërfunduara në institucione dhe po marrin pjesë në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kosova shpreh solidaritetin me Mbretërinë e Bashkuar Posted: 04 Jun 2017 07:00 AM PDT Përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe ata të partive politike kanë shprehur ngushëllime familjeve të viktimave dhe solidaritet të popullit të Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar, pas sulmeve të mbrëmshme terroriste në Londër. Duke theksuar tronditjen e popullit të Kosovës dhe duke dënuar këto akte brutale, kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është djep i lirisë dhe demokracisë, vlera të cilat nuk mund të cenohen nga askush. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherësh kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit, përmes një statusi në Facebook ka dënuar sulmet që ndodhën mbrëmë në Londër. Ai ka thënë se Kosova është rreshtuar me aleatët në luftën e pakompromis kundër terrorizimit. "Thellësisht i prekur nga sulmet makabre në Londër dhe me humbjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm. Lutjet tona sot janë me familjet e viktimave dhe popullin britanik", ka shkruar Haradinaj. Po ashtu kandidat për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur i tronditur nga seria e sulmeve në Londër, teksa i ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve të viktimave. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Nishani: Ngushëllime dhe solidaritet për viktimat e sulmit në Londër Posted: 04 Jun 2017 06:30 AM PDT Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, nëpërmjet një mesazhi të bërë publik, ka shprehur keqardhjen e thellë dhe solidaritetin, edhe në emër të qytetarëve shqiptarë për viktimat dhe të plagosurit nga akti terrorist në Londër. "Dënojmë forcërisht aktet barbare dhe të pashpirt të terroristëve dhe ekstremistëve, duke shprehur njëkohësisht besimin se vlerat e patjetërsueshme të demokracisë, lirisë dhe civilizimit do të triumfojnë gjithmonë mbi veprime të tilla çnjerëzore", thuhet ndër të tjera në mesazhin e presidentit Nishani. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Serbët kundër serbëve në zgjedhjet e 11 qershorit Posted: 04 Jun 2017 05:08 AM PDT Përfaqësuesit e bashkësisë serbe në Kosovë vlerësojnë se po zhvillohet një fushatë "e ndyrë" politike ndërmjet subjekteve politike serbe. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Irak: Shiitët thonë se e kanë marrë një qytet nga IS-i Posted: 04 Jun 2017 04:41 AM PDT Milicitë shiite në Irak, që mbështeten nga Irani, thonë se e kanë marrë kontrollin ndaj një qyteti afër kufirit me Sirinë nga grupi esktresmist, Shteti Islamik (IS). Forcat Popullore Mobilizuese (FPM) kanë njoftuar sot se qyteti Al-Baaj, është "çliruar plotësisht" me mbështetje nga forca ajrore e Irakut. Ky qytet konsiderohet se ishte vijë e rëndësishme e furnizimit nëpër Siri për grupin Shteti Islamik. Forcat FPM po marrin pjesë në fushatën irakiane, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, për t'i shkaktuar disfatë luftëtarëve të Shtetit Islamik në Mosul dhe në provincën e afërt, Nineveh. Forcat qeveritare irakiane thonë se janë afër çlirimit të plotë të qytetit Mosul, që është bazë e rëndësishme e Shtetit Islamik në Irak. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Filipine: Sulmuesi në kazino ishte borxhli i madh Posted: 04 Jun 2017 04:15 AM PDT Policia në Filipine tha se personi që kishte dorë në sulmin me zjarr në një kazino, nga i cili u vranë 37 vetë, ishte një bixhozçi me borxhe të mëdha, i cili ishte shkarkuar nga puna e tij në një departament qeveritar të financave. Policia tha sot se incidenti nuk ishte i ndërlidhur me terror. Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik. "Ky nuk është akt terrori, por ky është incident i izoluar dhe është veprim i një njeriu të vetëm", tha shefi i policisë në kryeqytetin Manilë, Oscar Albayalde. Ai tha se i dyshuari është personi, Jessie Carlos, 42 vjeçar, i cili ishte shkarkuar nga një departament qeveritar i financave. Ky person kishte hyrë në një komplesk në Manilë, para dy ditëve, dhe kishte shkaktuar zjarr në pajisjet e bixhozit, nga i cili janë vrarë mysafirë të kazinos dhe punëtorë. Ai ishte larguar me zhetonët e vjedhur nga kazinoja dhe pastaj e kishte vrarë veten në një hotel të afërt. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| May: Koha është t’i themi “mjaft” terrorizmit Posted: 04 Jun 2017 04:11 AM PDT Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, tha se ka ardhur koha të themi "mjaft më" kur kemi të bëjmë me terrorizmin. "Ne nuk mund të pretendojmë se gjërat mund të vazhdojnë ashtu siç janë", tha sot zonja May, pasi nga sulmi terrorist mbrëmë vonë në Londër, janë vrarë 7 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Tre persona të dyshuar me një furgon kanë depërtuar në shtegun e këmbësorëve në London Bridge, mbrëmë vonë, dhe pastaj i kanë therrur me thikë disa njerëz në afërsi, para se të qëlloheshin për vdekje nga policia. Në deklaratën televizive, kryeministrja, Theresa May, tha se sulmuesit bartnin jelekë të rrejshëm eksplodues për të përhapur frikë dhe panik. Pjesa më e madhe e partive politike e kanë pezulluar fushatën për zgjedhjet e përgjithshme pas këtij sulmi, por zonja May tha se votimet do të mbahen ashtu siç është e paraparë, më 8 qershor. "Dhuna kurrë nuk do të lejohet ta shkatërroj procesin demokratik", tha ajo. Ky ishte sulmi i tretë terrorist në Britani, prej 22 marsit, kur ndodhi një sulm i ngjashëm në Westminster Bridge, dhe më 22 maj, kur një sulmues vetëvrasës i vrau 22 vetë në Mançester. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rusi: U arrestua i dyshuari për vrasjen e tetë vetëve në gjendje të dehur Posted: 04 Jun 2017 01:58 AM PDT Autoritetet e Rusisë thonë se e kanë arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e tetë vetëve gjatë një mospajtimi në gjendje të dehur, në një fshat afër Moskës. Hetuesit thanë sot se sulmuesi i dyshuar i kishte vrarë tetë meshkuj dhe femra, pasi një gosti me pije alkoolike u shndërrua në dhunë, mbrëmë gjatë natës, në një shtëpi pushimi në Redkino, 110 kilometraa në veriperëndim të Moskës. "Gjatë një ndeje ka pasur mospajtime të brendshme ndërmjet mysafirëve, pas të cilave i dyshuari ishte larguar dhe ishte kthyer me pushkë të gjuetisë", thuhet në kumtesën e Komitetit Hetues të Rusisë. Në këtë kumtesë theksohet, po ashtu, se i dyshuari, i lindur në vitin 1974 dhe banor i Moskës, kishte "pirë alkool". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Torino: Qindra të lënduar gjatë shikimit të ndeshjes Juventus – Real Madrid Posted: 04 Jun 2017 01:38 AM PDT Qindra njerëz janë lënduar në rrëmujën në qytetin italian Torino, gjatë shikimit të ndeshjes finale futbollistike të Kupës së Kampionëve në ekranin e madh në një shesh të qytetit. Incidenti ndodhi mbrëmë vonë, derisa mijëra simpatizues të futbollit e shikonin transmetimin e takimit ndërmjet klubit të Torinos, Juventus, dhe Real Madridit, që zhvillohej në Kardif të Uelsit. Real Madridi fitoi me rezultat 4:1. Dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes, masa e njerëzve me të shpejtë filloi të largohej nga qendra e qytetit ku ndiqej transmetimi, me ç'rast janë ndeshur me barrierat e vendosura. Agjencia italiane e lajmeve, Ansa, ka raportuar se më se 600 vetë janë lënduar. Ky panik qartazi ishte shkaktuar nga fishekzjarret dhe pasi një ose më tepër njerëz kishin brohoritur se ka eksploduar një bombë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 04 Jun 2017 01:24 AM PDT Zhurmat e forta shkaktuan panik në rrugët e kryeqytetit britanik, kur sulmuesit çuan një furgon në mesin e këmbësorëve te Ura e Londrës dhe më pas sulmuan me thika klientët në restorantet e afërta, në një incident që po trajtohet si terrorist. (AP/Përmbajtja e krijuar nga përdoruesi) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Presidenti gjerman kërkon mbështetje të BE-së për Ballkanin Posted: 04 Jun 2017 01:02 AM PDT Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka kërkuar që Evropa të mbetet e përkushtuar për Ballkanin Perëndimor, megjithë problmet e shumta që e prekin këtë rajon. Mëtutje zoti Steinmeier, mbrëmë në fund të takimit në Brione të Sllovenisë, tha se "ajo që ndodhë në këtë rajon dhe po ashtu ajo që nuk ndodhë, do të na shqetësojë ne dhe do të ketë ndikim në ne". Ky takim i liderëve të vendeve të Ballkanit, që sponzorizohet nga Bashkimi Evropian, synon gjetjen e mënyrave për rritjen e bashkëpunimit në rajon. Në deklaratën e përbashkët pas takimit, është kërkuar integrim i mëtejshëm në BE, forcim i dialogut dhe përmbajtje nga "retorika nacionaliste dhe provokuese". Në samit morën pjesë liderët e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. "Paqja, stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik në rajon, duhet të jetë lartë në agjendën tonë", ka thënë presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Derisa Brukseli ka propozuar anëtarësim të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian në të ardhmen, Rusia e ka kundërshtuar një lëvizje të tillë dhe ka bërë përpjekje për ta rritur ndikimin e saj në rajon. Në samit mori pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është takuar me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Sulm terrorist në Urën e Londrës Posted: 03 Jun 2017 11:25 PM PDT Autoritetet britanike thanë se shtatë persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën kur sulmuesit me një furgon u futën në mesin e këmbësorëve në Urën e Londrës dhe më pas therën me thikë klientët në restorantet pranë. Tre sulmuesit meshkuj u qëlluan për vdekje nga policia në afërsi tregut Borough, pak minuta pas incidentit.(Video: Reuters) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| May: Koha është t’i themi “mjaft” terrorizmit Posted: 03 Jun 2017 05:28 PM PDT Autoritetet britanike thonë se shtatë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi sulmuesit me një furgon kaluan në shtegun e këmbësorëve në Urën e Londrës (London Bridge), dhe pastaj i therën personat e pranishëm në një restorant. . This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





