INSAJDERI: “Zani i Dautit: Luftuam të gjithë së bashku” plus 19 more

INSAJDERI: “Zani i Dautit: Luftuam të gjithë së bashku” plus 19 more


Zani i Dautit: Luftuam të gjithë së bashku

Posted: 04 Jun 2017 09:42 AM PDT

Daut Haradinaj, ndër deputetët më të votuar nga rradhët e AAK-së në zgjedhjet e fundit parlamentare në Republikën e Kosovës, u është drejtuar sërish qytetarëve me postim në rrjete sociale.

'Nuk luftuan analfabetët, por luftoj mjeku e mësuesi, inxhinieri, qytetari e katunari, bujku e rrobaqepësi. Luftuam të gjithë së bashku.', thotë ai në postimin e tij në rrjete sociale me anë të cilit u drejtohet ‘të gjithë qytetarëve që luftuan së bashku, pa dallim.’

'Unë ta jap fjalën dhe besën që do ta kthej mburrjen aty ku e ke pasë', thotë ai në fund të postimit të tij.

Deputeti nga rradhët e AAK-së ka lindur më 1978. Edhe pse në moshë të re, ai ishte ndër të parët që iu është bashkuar thirrjes për luftë për çlirimin e Kosovës. Dauti ka të përfunduar studimet për drejtësi.

Gjatë mandatit të tij të fundit si deputet i Republikës së Kosovës, Haradinaj ishte ndër deputetët më të zëshëm dhe më të drejtpërdrejtë dhe kundërshtoi fuqishëm 'kapjen e shtetit' dhe vendimet që cenonin qytetarët dhe Republikën e Kosovës.

Zani i Dautit: Luftuam të gjithë së bashku

The post Zani i Dautit: Luftuam të gjithë së bashku appeared first on INSAJDERI.

Kombëtarja testohet ndaj Luksemburgut, publikohen formacionet zyrtare

Posted: 04 Jun 2017 09:27 AM PDT

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot një miqësore ndaj Luksemburgut në transfertë, e cila do të shërbejë si test gjeneral në pritje të përballjes të së dielës së ardhshme ndaj Izraelit, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës "Rusi 2018".

Trajneri De Biazi do ta shfrytëzojë këtë përballje me një kundërshtar modest për të vlerësuar më mirë gjendjen e lojtarëve që ka në dispozicion si dhe për të praktikuar disa skema sulmuese të cilat mund të përdoren ndaj Izraelit, ku do të kërkohet fitorja jo vetëm si hakmarrje për humbjen 0-3 në Elbasan në nëntorin që lamë pas, por edhe si shans i fundit për të qëndruar në garë për vendin e tretë në Grupin G.

Luksemburg: Shon, Mahmutoviç, Malget, Bohnert, Filips, Martins Pereira, Thill, Bensi, Rodrigez, Jans, Turpel
Trajner: Lyk Holc

Shqipëri: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Lenjani, Kukeli, Kaçe, Abrashi, Roshi, Memushaj, Çikalleshi
Trajner: Xhani De Biazi

 

The post Kombëtarja testohet ndaj Luksemburgut, publikohen formacionet zyrtare appeared first on INSAJDERI.

21 persona në gjendje kritike për jetë pas sulmit në Londër

Posted: 04 Jun 2017 09:26 AM PDT

Londra u trondit të shtunën nga dy sulme terroriste, nga të cilat vdiqën shtatë persona dhe u lënduan 48 të tjerë, ndërsa prej tyre 21 raportohet të jenë në gjendje kritike.

Tre persona që përshkruhen me 'origjinë mesdhetare' raportohet se para sulmit kishin bërtitur "kjo është për Allahun" pasi u futën në zonën e këmbësorëve në Urën në Londër, raporton Dailymail.

Sulmuesit fillimisht me furgon, që besohej të ishte me shpejtësi 50 km, kishin shtypur disa persona ndërsa më pas kishin përdorur thika të gjuetisë me madhësi 30 centimetërshe, duke therur këmbësorët dhe oficerët e policisë të cilët gjendeshin afër.

Për këtë ka reaguar kryeministrja Theresa May, duke e dënuar këtë akt terrorist dhe duke thënë se "mjaft është mjaft".

Përveç kësaj ka reaguar edhe kryetari i Londrës, Sadiq Khan, i cili është edhe vetë mysliman, dhe ka thënë se "ky është një akt i bërë nga njerëz të çmendur dhe frikacakë" dhe ka dënuar aktet e terroristëve, shkruan The Independent.

Policia ka raportuar se ka kapur të gjithë të dyshuarit për sulm, gjithashtu gjatë aksionit janë vrarë edhe tre sulmuesit kryesorë nga policia britanike.

Deri tani ishte raportuar për shtatë të vdekur dhe 48 të lënduar. Por raporti i fundit nga NHS – shërbimi kombëtar i shëndetësisë në Angli, sipas gazetës prestigjioze The Guardian, thotë se 21 të tjerë janë në gjendje kritike për jetë. /Insajderi.com

The post 21 persona në gjendje kritike për jetë pas sulmit në Londër appeared first on INSAJDERI.

Incident mes tifozëve, demolohet stadiumi në Mitrovicë

Posted: 04 Jun 2017 09:21 AM PDT

Ndeshja e barazhit ndërmjet Dritës së Gjilanit dhe Dukagjinit të Klinës ka sjell përleshje mes tifozerive të të dyja ekipeve në fundin e takimit.

Pas përfundimit të takimit, tifozët e Dritës kanë hyrë në fushën e lojës dhe janë drejtuar drejt pjesës perëndimore të tribunës së stadiumit “Riza Lushta” në Mitrovicë – ku po qëndronin tifozët nga Klina.

Të dyja grupet e tifozëve fillimisht patën përplasje verbale, derisa ajo eskaloi me hedhjen e gjësendeve të forta mes grupimeve. Tifozët e Dukagjinit filluan të demolojnë stadiumin. Ata thyen karriget e vendosura në tribunën qëndrore të stadiumit, duke i gjuajtur tifozët e Dritës.

Drita ka mposhtur Dukagjinin 2 me 1 në ndeshjen e barazhit për të siguruar mbijetesën në Superligë.

Ekipi nga Gjilani fitoren e siguroi në minutat e fundit të lojës pas golit të Alban Shillovës. Deri në atë moment pritej që ekipet të shkonin në vazhdime pasi rezultati ishte 1 me 1. Për Dukagjinin shënoi Emanuell Zallah, ndërsa golin e parë të Dritës e realizoi Semir Zeneli. /Insajderi.com

The post Incident mes tifozëve, demolohet stadiumi në Mitrovicë appeared first on INSAJDERI.

Pacolli thotë se nuk ka që i përçan më me LDK-në dhe të tjerët

Posted: 04 Jun 2017 09:19 AM PDT

 

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli është zotuar para partnerëve të tjerë të koalicionit LDK-së dhe Alternativës se do të punojnë bashkë shumë kohë.

"Dua të ju sigurojë që ne do të rrugëtojmë së bashku dhe do të jetë vështirë të ndahemi", ka thënë Pacolli.

Ai në tubimin elektoral në Pejë ka thënë se familja politike rugoviste është plotë.

"Jemi kthyer në shtëpinë e madhe të Ibrahim Rugovës. Kështu ka dashur ai.", ka theksuar Pacolli.

"Do të jem në dispozicion të punës suaj, do të ju rri mbrapa dhe jam i bindur se do të kemi sukses".

"Ne nuk jemi koalicion i dhunës. Ne e dëgjuam njëri – tjetrin ashtu siç thoshte Rugova se i mençuri dëgjon.  Rugova thoshte se të jemi së bashku jemi më të fortë për paqe. I forti i paqes është i forti i ekonomisë, dijes, i fortë në programe, në respektimin e ligjit dhe i forti i paqes krijon shpresë dhe jo frikë", ka shtuar ai.

Ai ka thënë se koalicioni LDK-AKR-Alternativa do ta zhvillojë vendin.

"Ne do të punojmë që të kemi rritje ekonomike 8% e cila krijon mirëqenie, krijon të hyra buxhetore dhe sjell investime. Ekonomia jonë do të lëvizë lirshëm dhe nuk do të njeh kufi".

Pacolli ka thënë se thashethemet për një ndarje të tyre janë të pavërteta, njofton Klan Kosova.

"Nuk ka që na përçan më", ka shtuar ai. "Jemi bashkuar për destinacion të largët".

"Thashethemet se do të ndahemi janë të kota, ne do të rrugëtojmë së bashku deri te implementimi i synimit tonë – një Kosovë e zhvilluar, një Kosovë e qytetarit, një Kosovë ku gjithë qytetarët do të jetojnë pa frikë", ka shtuar ai.

 

The post Pacolli thotë se nuk ka që i përçan më me LDK-në dhe të tjerët appeared first on INSAJDERI.

Hoti: Do ta zgjidhim demarkacionin pa e falur asnjë pëllëmbë tokë

Posted: 04 Jun 2017 09:04 AM PDT

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të dielën në Deçan se koalicioni i djathtë posedon planin për ta zgjidhur çështjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave, pa e humbur asnjë pëllëmbë të tokës së Kosovës.

"Ne kemi ardhur sot t'u sigurojmë se asnjë pëllëmbë e tokës së Kosovës nuk i është falur e nuk do t'i falet askujt. Garant për këtë jemi ne. Ne nuk shantazhohemi. Ne nuk mund të na kërcënojë e as të na frikësojë askush, me asgjë. Sepse ne i kemi duart e pastra. Vetëm ne i kemi duart e pastra", ka thënë Hoti.

Ai ka potencuar se kur me votën tuaj më 11 qershor t'i fitojmë zgjedhjet, ne do ta adresojmë me prioritet çështjen e kufirit me fqinjin tonë dhe me mençuri e me vendosmëri do ta zgjidhim këtë çështje, pa humbur asnjë pëllëmbë të tokës sonë.

"Askush tjetër, nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. Sepse ata e kanë keqpërdorur demarkacionin për interesa politike dhe për interesa të tyre personale. Ne kemi plan konkret dhe kemi mbështetjen e miqve tanë për ta zgjidhur këtë çështje. Unë besoj fuqishëm se ky plan do të qartësojë gjithçka dhe do të hapë rrugën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës", ka thënë Hoti.

Ai ju ka thënë përkrahësve të Deçanit se ne kemi hartuar program konkret zhvillimor për Kosovën, me prioritete të qarta.

"Ndryshe prej oponentëve tanë politikë, programi ynë mbështetet në ekspertizë. Ata kanë listë interesash, ne kemi listë ekspertësh. Programi ynë është kontratë me Kosovën. Programi ynë garanton: buxhet të qëndrueshëm prej 3 miliardë euro brenda mandatit për të financuar nevojat e qytetarëve të Kosovës; rritje ekonomike deri 7 për qind; zhvillimin e sektorit privat me politika fiskale të përfshira në Pakon Fiskale 2; krijimi i një Fondi Zhvillimor për të përkrahur bizneset e reja etj.

Kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se Deçani ka njerëz të mrekullueshëm, besnikë të LDK-së, besnikë të Presidentit Rugova. "Programi ynë ofron zgjidhje, ofron zhvillim. Ashtu siç jemi munduar të kontribuojmë edhe gjatë qeverisjes sonë, edhe pse ne nuk kemi qeverisur në Komunën e Deçanit, do të ofrojmë zgjidhje edhe në të ardhmen, për tërë Kosovën. Këtë e mundëson programi ynë dhe kandidati ynë për kryeministër Avdullah Hoti".

"Ne i kemi të gjitha alternativat për ta çuar Kosovën përpara dhe kur kësaj i shtohet se në koalicionin tonë e kemi edhe njeriun më të suksesshëm të biznesit, jo vetëm në Kosovë, por edhe shumë më gjerë, atëherë është e qartë se zotimet tona do të përmbushen një për një. Koalicioni ynë po quhet i shpresës, sepse ofron shpresë për të gjithë qytetarët, pa përjashtim. Është koalicion i realitetit, sepse çdo shpresë do ta bëjmë realitet", ka thënë Mustafa.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se jemi këtu për ta mbështetur shpirtërisht dhe me çdo gjë që është në mundësitë tona për ta mbështetur Avdullah Hotin. "Jam i bindur se e kemi kandidatin më të mirë, më të mençur, të edukuar, të aftë, njeriun e fjalës, prandaj duhet ta mbështesim. Unë me AKR-në erdha në shtëpinë e përbashkët të Ibrahim Rugovës", ka thënë Pacolli.

Ai ka shtuar se ne "jemi më të mirët, jemi të fortë, sepse jemi të pastër, të ndërgjegjshëm. Faleminderit për këtë përkrahje kaq të madhe në çdo vend, nga çdo kryetar dege, çdo aktivist e çdo qytetar".  

Jeton Mushkolaj, kryetar i LDK-së, në Deçan ka thënë se të bashkuar do të marshojmë drejt fitores së 11 qershorit, me koalicionin LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi.

"Ta mbështesim këtë koalicion, e njëkohësisht edhe kandidatin tonë z. Armend Zemaj, sepse vetëm ne kemi zgjidhje konkrete dhe të matshme për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë".

The post Hoti: Do ta zgjidhim demarkacionin pa e falur asnjë pëllëmbë tokë appeared first on INSAJDERI.

Drita mbetet në Superligë

Posted: 04 Jun 2017 08:55 AM PDT

Drita ka mposhtur Dukagjinin 2 me 1 në ndeshjen e barazhit për të siguruar mbijetesën në Superligë.

Ekipi nga Gjilani fitoren e siguroi në minutat e fundit të lojës pas golit të Alban Shillovës.

Deri në atë moment pritej që ekipet të shkonin në vazhdime pasi rezultati ishte 1 me 1. Për Dukagjinin shënoi Emanuell Zallah, ndërsa golin e parë të Dritës e realizoi Semir Zeneli.

Në 15 minutat e fundit të ndeshjes, Dukagjini luajti me një futbollist më pak pasi portieri Visar Haxhiaj u ndëshkua me të kuq.

The post Drita mbetet në Superligë appeared first on INSAJDERI.

Xhemaili, gol i parë dhe vendimtar për Montrealin

Posted: 04 Jun 2017 08:52 AM PDT

Nëse në përpjekjen e parë dështon, përpiqu sërish! Blerim Xhemaili është shembulli më i mirë i kësaj shprehjeje.

Pasi iu mohua, ai që do të kishte qenë goli i tij i parë në "Major League Soccer", kampionati amerikan i futbollit, për shkak të një pozicioni jashtë loje në pjesën e parë, Xhemaili luftoi sërish dhe arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 67. Një gol që i dha edhe fitoren Montreal Impact në shtëpi, kundër New York Red Bulls, mesnatën e së shtunës.

Mesfushori shqiptar që luan për kombëtaren e Zvicrës shënoi kështu golin e tij të parë në ndeshjen e tretë të luajtur në Amerikë, një kampionat ku të tjerët hasin vështirësi ambientimi. Por goli i tij vjen pas një tjetër goli të shënuar në gjysmëfinalet e kampionatit kanadez, ditën e mërkurë, kur Montreali mposhti 4-2 ekipin Vancouver Whitecaps.

E me grumbullimin në kombëtaren e Zvicrës të siguruar edhe këtë herë për kualifikueset e Botërorit, Xhemaili theksoi vlerat e fitores kundër New York.

"Ishte një fitore e rëndësishme për ne, sepse kemi luajtur vetëm 11 ndeshje dhe kemi 2 apo 3 takime më pak sesa të tjerët në krye", tha Xhemaili. "Megjithatë, kur je mes vështirësish nuk është e lehtë të shkosh atje lart, edhe nëse të kanë mbetur 2 apo 3 ndeshje për të luajtur. Gjithsesi sot kemi arritur një fitore tepër të rëndësishme, pasi të fitosh një ndeshje që nuk e ke luajtur mirë, të jep besim për të ardhmen. Kur të luajmë më mirë do të kemi mundësi të japim edhe më shumë".

Me këtë fitore, skuadra e futbollistit nga Tetova ndodhet tashmë në vendin e 10, me 16 pikë, por ka dy ndeshje më pak sesa rivalët.

Xhemaili, gol i parë dhe vendimtar për Montrealin

The post Xhemaili, gol i parë dhe vendimtar për Montrealin appeared first on INSAJDERI.

Ideja e Shpend Ahmetit për debat mes subjekteve politike

Posted: 04 Jun 2017 08:50 AM PDT

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë një zgjidhje për zhvillimin e një debati mes përfaqësuesve më të lartë të partive politike.

Pas refuzimit të kandidatit për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, për të dalë në debat me dy kandidatët e tjerë për kryeministër, Albin Kurtin nga Vetëvendosje dhe Avdullah Hotin nga koalicioni LDK-AKR.

Haradinaj deklaroi dy ditë më parë, për Klan Kosovën, se nuk mund të dalë në debat me dy kandidatë për kryeministra, që nuk janë as kryetar të partive të tyre.

“Në qoftë se nuk po dojnë debat Ramush Haradinaj e Avdullah Hoti me Albinin ndoshta bën edhe format më i gjërë me i përfshi edhe kryetarët e partive. P.Sh. Ramushi e Kadria, Isa (Bexheti) dhe Avdullahu me Albinin e Visarin”, ka thënë Ahmeti.

I pari i Prishtinës ka kritikuar Haradinajn.

“Me thënë që debati në mes të pretendentëve për kryeminister nuk është në interes publik është goxha arsyetim palidhje”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com

The post Ideja e Shpend Ahmetit për debat mes subjekteve politike appeared first on INSAJDERI.

Terrori në Londër, xhihadisti me bluzën e Arsenalit

Posted: 04 Jun 2017 08:29 AM PDT

Policia e Londrës po punon për identifikimin e tre xhihadistëve, të cilët shkaktuan terror në Londër.

Të tre xhihadistët mbetën të vrarë nga policia, ndërsa njëri prej tyre mbante të veshur një bluzë të Arsenalit.

Bluza e Arsenalit, siç raporton Evening Standard, është fanella me ngjyrë të kaltërt dhe të zezë që skuadra londineze e kishte përdorur si fanellë të dytë për edicionin 2011/12.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në Londër, ku mbetën të vrarë shtatë persona dhe dhjetra të tjerë u plagosën, shkruan Top-channel.

Xhihadistët u futën në një rrugë këmbësorësh, në “London Bridge”, me një furgon të bardhë dhe sulmuan këmbësorët, duke ecur me një shpejtësi rreth 80 km/orë dhe lëvizje në formë “S”.  Më pas, tre xhihadistët dolën në rrugë dhe filluan të godisnin njerëzit me thikë, pranë tregut “Borough”. 

 

The post Terrori në Londër, xhihadisti me bluzën e Arsenalit appeared first on INSAJDERI.

Donald Trump po bën të fortë Kinën

Posted: 04 Jun 2017 08:27 AM PDT

Të mos thotë kush, se Donald Trump nuk është i suksesshëm. Brenda një kohe të shkurtër, ai ia ka dalë ta bëjë Kinën më të fortë se kurrë ndonjëherë.

Nëse klima vërtet është një shpikje e kinezëve për të dëmtuar amerikanët, siç është  shprehur Donald Trump njëherë në ato interpretimet e tij karakteristike të realitetit, atëherë duhet thënë se këta “shpikësit” paskërkan qenë shumë të suksesshëm. Sepse ajo që bie në sy, është se e gjithë bota nuk i bashkohet kësaj “dijeje” të pohuar nga njeriu me kravata tejet të gjata. Kjo të çon aty që të mendosh se ka ndodhur diçka, që po të flasim me ligjërimin e Trumpit meriton të shihet “si sukses i jashtëzakonshëm, historik”.

Thjesht me injorancën e tij presidenti amerikan e ka bërë Kinën më të madhe se ky vend ka qenë ndonjëherë. Reagimet ndaj vendimit të Trumpit për të dalë nga marrëveshja e klimës flasin vetë. Në tonalitet ata shprehen të përmbajtur, por gëzimi për atë që cilësohet si “dëmtim i imazhit të Shteteve të Bashkuara” mund të kuptohet menjëherë. Në këndvështrimin e Pekinit madje edhe i kuptueshëm.

Donald Trump madje ka arritur më shumë. Duhet të ketë ndodhur shumë, që kancelarja gjermane, Angela Merkel të arrijë në atë pikë që të mos e hedhë poshtë çdo lloj përshtypjeje se po kërkon aleatë kundër Shteteve të Bashkuara. Madje Merkel nuk po has në rezistencë as në “Atlantikët” e bindur brenda partisë së saj, të mos flasim për konkurrencën politike.

Sa larg do të shkojë kërkimi për aleatë të rinj? Ajo që dihet, është se do të ishte iluzion të mendohej, se Europa do “priste duarkryq” gjithë vitet e mandatit të Donald Trump, që mund të zgjasin më shumë se shtatë vjet…e pastaj të vazhdonte aty ku kishte ndalur më 19 janar 2017. Jo, bota ecën përpara. Dhe Kina po e kap me vrull shansin që i ofron egomani nga Uashingtoni.

Presidenti kinez, Xi Jinping prezantohet si mbrojtësi i tregtisë së lirë dhe i klimës. Politika e Republikës Popullore në realitet nuk i përgjigjet gjithmonë retorikës së bukur. Firmat e huaja dinë të thonë shumë për pengesat që hasin në këtë vend për futjen në treg. Pra, nuk mund të flitet, se për Europën, Kina do të jetë Amerika e re. Por thjesht fakti që kjo po del në pah duhet t’i alarmojë të moderuarit në Uashington. Problemi është se pushtetin e kanë në dorë të tjerë.(DW) 

The post Donald Trump po bën të fortë Kinën appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj: Llapin e kam në zemër

Posted: 04 Jun 2017 08:04 AM PDT

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka thënë se ndjehet i obliguar që Llapit dhe Kosovës t'i jep zhvillim ekonomik.

"Duke u përkulur përpara sakrificës dhe mundit të çdo qytetari të vendit tonë, ndjehem më i obliguar si asnjëherë më parë që Llapit, Kosovës t'i japim zhvillim ekonomik e punësim", ka premtuar Haradinaj.

"Llapin e Zahir Pajazitit e kam në zemër. Kosova është një dhe e të gjithë qytetarëve të saj. Po e krijojmë një Kosovë me vlerë të re", deklaroi ai.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë pritet të mbahen më 11 qershor. /Insajderi.com

The post Haradinaj: Llapin e kam në zemër appeared first on INSAJDERI.

Qeveritarët harrojnë obligimet shtetërore, dalin në fushata

Posted: 04 Jun 2017 08:03 AM PDT

Analistët politikë në Prishtinë, kritikojnë zyrtarët e institucioneve [nga radhët e partive politike që po marrin pjesë në zgjedhje], se po lënë shumë çështje të papërfunduara në institucione dhe po marrin pjesë në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit.

Ata thonë se me mosparaqitjen e tyre në punë, në masë të madhe dëmtohet vendi dhe bashkë me të, edhe qytetarët.

Analisti politik, Imer Mushkolaj, thotë për Radion Evropa e Lirë, se derisa ata zyrtarë marrin paga dhe janë zyrtarë në detyrë, do të ishte dashur t'i kryejnë obligimet ligjore që kanë dhe më pas të shkojnë në fushata.

Mushkolaj thekson se nuk është hera e parë që përfaqësuesit e partive politike që kanë poste udhëheqëse në institucione, veprojnë në këtë mënyrë. Ai thotë se veprime të tilla janë duke bërë zyrtarët, si kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ministra e zëvendësministra, të cilët, siç shprehet ai, "ende pa filluar fushata zgjedhore, kanë nisur të largohen nga vendet e punës".

“Ata paguhen për të kryer punën si zyrtarë të emëruar në institucione. Unë besoj se edhe në këtë rast përgjegjësia është shumë e madhe duke filluar që nga kreu më i lartë, në këtë rast kryeministri në detyrë, por edhe zyrtarë të tjerë të qeverisë, ministra e zëvendësministra në detyrë”, thotë Mushkolaj.

Edhe analisti tjetër Artan Muhaxhiri, mendon se veprimet e tilla janë të dëmshme për institucionet, pasi, sipas tij, në shumë institucione mbesin peng shumë plane e projekte, të cilat mund të kenë qenë në proces.

“Në Kosovë është bërë traditë që me fillimin e shfaqjes së indikacioneve për zgjedhje, të gjithë ata përfaqësues të partive politike që janë në institucione, t’i lënë pas dore obligimet dhe detyrat e tyre në institucione dhe të fokusohen krejtësisht në fushatat e partive të tyre respektive”, thotë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkaq, Mushkolaj tregon se gjatë këtyre ditëve ka pasur raste kur për shkak të një nënshkrimi të një ministri, kanë mbetur çështje të papërfunduara.

“Ka ndodhur që në javët e kaluara, qytetarët të dëmtohen për shkak të zvarritjes së vënies së një nënshkrimi nga ana e një ministri, që ka të bëjë me jetën e tyre të përditshme. Qytetarëve nuk iu intereson nëse zyrtari i caktuar, qeveritar, është në fushatë zgjedhore, por atij i intereson që ai të përfundojë punën”, thekson Mushkolaj.

Muhaxhiri thotë se veprimet e tilla, kur zyrtarët nuk dalin në punë, ose dalin më herët nga puna, shfrytëzojnë zbrazëtirat ligjore, për të cilat thotë se do të duhej të ishin më të sakta.

“Për fat të keq kjo çështje nuk është sanksionuar me ligj, sepse do të duhej që ligji të ishte shumë më i qartë”, thotë Muhaxhiri.

Analistët theksojnë se zyrtarëve duhet t'u ndalohet që gjatë orarit të punës të marrin pjesë në aktivitete të tjera e fushata zgjedhore.

Në Ligjin për zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë thuhet se "subjektet politike nuk mund të shfrytëzojnë nëpunësit civilë që përdorin pozitën, burimet, ose personelin për fushatë gjatë zgjedhjeve".

Aty, po ashtu, theksohet se "përdorimi i zyrave publike, burimeve ose personelit të cilitdo institucion në nivel qendror ose lokal, me qëllim të mbështetjes së një subjekti politik në zgjedhje, është rreptësisht i ndaluar". /REL

The post Qeveritarët harrojnë obligimet shtetërore, dalin në fushata appeared first on INSAJDERI.

Taksistët myslimanë ofrojnë transport pa pagesë pas sulmeve në Londër

Posted: 04 Jun 2017 07:54 AM PDT

Myslimanët po dalin para të u japin ndihmë njerëzve të afektuar nga sulmi terrorist vdekjeprurës në Urën e Londrës dhe Borough Market.

Raportet fillestare tregojnë se ata të cilët lanë shtatë të vdekur janë të inspiruar nga grupet militante islamike, ndërsa ministrja Theresa May tha se vrasjet tregojnë se ka shumë tolerancë ndaj ekstremizmit në Britaninë e Madhe.

Përdoruesja e Twitterit tha se një taksist mysliman e ka dërguar në shtëpi dhe "qau për sulmet", raporton The Independent.

"Sapo më dërgoi në shtëpi një taksist mysliman dhe qau për sulmet e natës së sotme. Terrorizmi nuk ka religjion", ka shkruar ajo.

Një grua shfaqi falënderimet e saja duke shkruar se një taksist mysliman e "nxori atë nga ajo situatë ferri për në siguri".

Ndërsa një person tjetër tha kishte mbetur jashtë për shkak të bllokimit të komunikacionit dhe dyqanxhinjtë mysliman i dhanë atij ushqim dhe një vend për të qëndruar.

Përdoruesi i Youtubes Luke Cutforth insiston që faji për sulmin terrorist, i cili shkaktoi shtatë vdekje dhe lëndoi 48 të tjerë, nuk qëndron tek myslimanët.

"T'i fajësosh gjithë myslimanët për terrorizëm është sikurse ti fajësosh gjithë meshkujt për terrorizëm! Shumica e terroristëve janë meshkuj, kështu që a do ti dëbosh që të gjithë?", ka shkruar ai.

Në një deklaratë për sulmin, kryetari i Londrës Sadiq Khan shprehu tronditjen e tij, dhe tha se është "i tërbuar që këta terroristë të çmendur dhe frikacakë kanë shënjuar londinezët e pafajshëm dhe vizitorët e qytetit tonë".

Taksistët Myslimanë gjithashtu janë lavdëruar për ndihmën e dhënë viktimave dhe pjesëmarrësit e koncerti pas shpërthimeve në koncertin e Ariana Grandes në Manchester.

Një përfaqësues i fondacionit të Ramazanit, organizatë me bazë në Manchester, i është bashkangjitur fjalëve të kryetarit të Londrës.

"Myslimanët e vërtetë janë duke agjëruar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, dhe luten në xhamitë përreth vendit, ata nuk vrasin njerëz të pafajshëm, këto krime e neveritin komunitetin tonë", ka thënë ai,

Ai ka shtuar se fondacioni premton që "nuk do të ndalojë punën kundër terrorizmit dhe ideologjisë së tyre të sëmurë, pa marrë parasysh rreziqet." /Insajderi.com

The post Taksistët myslimanë ofrojnë transport pa pagesë pas sulmeve në Londër appeared first on INSAJDERI.

Milani e kërkon me ngulm, Morata mohon largimin nga Reali

Posted: 04 Jun 2017 07:46 AM PDT

Sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata, që është i lidhur me një kalim tek Milani këtë verë, ka mohuar kategorikisht largimin nga Madridi.

24-vjeçari ka thënë se është i lumtur në Spanjë dhe nuk dëshiron kalimin në Itali.

"Sigurisht nuk do të jem në Itali. Dua të vazhdoj këtu dhe unë di vetëm atë që thuhet në gazeta, asgjë më shumë. Më pëlqen Italia, por jam i lumtur këtu. Madridi është ekipi im dhe qyteti im", ka thënë ai për Mediaset Premium.

Morata kaloi dy vjet te Juve para se të kthehej në Spanjë verën e shkuar për 24 milionë funte. /Insajderi.com

The post Milani e kërkon me ngulm, Morata mohon largimin nga Reali appeared first on INSAJDERI.

Sulmet në Londër: çfarë dimë deri më tani [foto]

Posted: 04 Jun 2017 07:39 AM PDT

Londra u trondit të shtunën nga dy sulme terroriste, nga të cilat vdiqën shtatë persona dhe u lënduan 48 të tjerë.

Mediumi amerikan USA Today ka raportuar për gjërat që janë të qarta tashmë për sulmet që ndodhën në Londër, njofton Insajderi.

Informacionet që dihen deri më tani për sulmet në Londër:

1. Shtatë persona janë vrarë dhe tre terrorist të dyshuar janë qëlluar për vdekje nga policia pas sulmit terrorist në Urën e Londrës dhe Borough Market.

2. Një furgon i ka shkelur këmbësorët, para se të dyshuarit të dilnin nga ai për t'i therur me thika këmbësorët dhe oficerët e policisë.

3. Katër oficerë të policisë janë plagosur, njëri prej tyre rëndë.

4. Të dyshuarit kanë pasur të veshur jelek të mbushur me eksplozivë, por të cilët ishin të rremë, thotë policia.

5. Shërbimet emergjente thonë se 48 të lënduar janë dërguar në pesë spitale.

6. 12 persona janë arrestuar gjatë bastisjeve sot në Barking, në lindje të Londrës.

7. Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, e ka dënuar sulmin si ideologji të ligë të ekstremizmit islamik, duke thënë se mjaft është mjaft.

8. Të gjitha partitë politike i kanë suspenduar fushatat e tyre për zgjedhjet e përgjithshme nacionale, përveç UKIP-it.

The post Sulmet në Londër: çfarë dimë deri më tani [foto] appeared first on INSAJDERI.

Policia arreston 12 persona për sulmet në Londër

Posted: 04 Jun 2017 07:30 AM PDT

Dymbëdhjetë vetë janë arrestuar pas sulmit në Londër, i cili ka lënë shtatë persona të vdekur dhe 48 të plagosur.

Arrestimet ndodhen në lagjen Barking, në lindje të Londrës, pasi policia britanike bastisi një banesë që i përket një prej tre sulmuesve.

Një furgon i bardhë ka goditur këmbësorët në Urën e Londrës rreth orës 22:00 të shtunën, pastaj tre persona kanë dalë dhe kanë therur njerëz në një lokal pranë marketit “Borough”, raporton BBC. Ata u vranë nga policia disa minuta më vonë.

Duke dënuar sulmin, kryeministrja britanike Theresa May tha se është “koha për të thënë se mjaft është mjaft”.

Ky është sulmi i tretë terrorist në Mbretërinë e Bashkuar në tre muaj, pas sulmit me makinë dhe me thikë në Westminster në muajin mars, i cili la pesë të vdekur dhe bombardimin në Mançester, para rreth dy javësh, ku u vranë 22 vetë. /Insajderi.com

The post Policia arreston 12 persona për sulmet në Londër appeared first on INSAJDERI.

Hoti: Veteranët u mashtruan vite me radhë, ne filluam ndarjen e pensioneve për ata

Posted: 04 Jun 2017 07:15 AM PDT

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të dielën në Junik, se qeveria e kaluar ka filluar që t'ua ndajë pensionet veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pasi që ata ishin mashtruar për vite me radhë nga qeveritë e kaluara.

"Luftën e shenjtë për çlirim, ne nuk kemi tentuar ta përvetësojmë kurrë. Mes nesh ka luftëtarë të shquar, që ju i njihni mirë, për mbrojtjen që ia kanë bërë Kosovës në betejat e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare. Por, këta nuk kanë rrahur gjoks as atëherë kur është dashur të luftohet për çlirim, e as tash kur duhet të luftohet për përparimin e Kosovës", ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se, ne jemi ata që, pas 17 vjetësh, me mençuri, urtësi dhe vendosmëri, gjetëm zgjidhjen për kategoritë e dala nga lufta.

"Qeveria jonë e ardhshme do të sigurojë trajtim edhe më të dinjitetshëm për secilin që ka kontribuar për Kosovën tonë. Ne do ta çojmë në vend amanetin e dëshmorëve për një Kosovë të lirë e demokratike. Për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht. Për një Kosovë që trajtohet me respekt prej fqinjëve. Për një Kosovë që e admirojnë miqtë tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian", ka thënë Hoti, njofton LDK përmes një komunikate për media.

Ai ka shtuar se asnjë pëllëmbë e tokës së Kosovës nuk do t'i falet askujt. "Garant për këtë jemi ne. Ne nuk shantazhohemi. Ne nuk mund të na kërcënojë e as të na frikësojë askush, me asgjë.

Sepse ne i kemi duart e pastra. Vetëm ne i kemi duart e pastra. Kur me votën tuaj më 11 qershor t'i fitojmë zgjedhjet, ne do ta adresojmë me prioritet çështjen e kufirit me fqinjin tonë. Me mençuri e me vendosmëri do ta zgjidhim këtë çështje. Pa humbur asnjë pëllëmbë të tokës sonë. Askush tjetër, nuk mund ta bëjë një gjë të tillë", ka potencuar Hoti.

Ai ka thënë se oponentët tanë politikë kanë keqpërdorur demarkacionin për interesa politike dhe për interesa të tyre personale.

"Ne kemi plan konkret dhe kemi mbështetjen e miqve tanë për ta zgjidhur këtë çështje. Unë besoj fuqishëm se ky plan do të qartësojë gjithçka dhe do të hapë rrugën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës", ka thënë Hoti.

Kryetari i LDK-së dhe kryeministri, Isa Mustafa, ka thënë se gjeneratat e vjetra na kanë edukuar që mos ta lavdërojmë veten, por të na lavdërojnë të tjerët. "Kandidati ynë për kryeministër nuk po lavdërohet, por vërtet meriton lavd. Është personalitet që meriton ta drejtojë Qeverinë e Kosovës, që ne duhet t'i besojmë. Gjithë punën e tij, në arsim, shkencë, komunë e Qeveri e ka bërë me shumë përkushtim dhe përgjegjësi", ka thënë Mustafa.

"Unë kërkoj nga ju të punoni maksimalisht në terren, të bindni çdo qytetar që ka të drejtë vote, që ta përkrahë këtë listë të koalicionit, sepse është lista më e mirë. Ne, me këtë listë, do të fitojmë dhe do ta marrim të drejtën të formojmë Qeverinë", ka thënë kreu i LDK-së.

Ai ka shtuar se duhet t’i mundim ata që kanë qeverisur keq për 17 vjet, t'i mundim ata që nuk i kanë kryer punë dhe t'i përkrahim ata që e kanë programin më të mirë.

"Koalicioni LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi e ruan krejtësisht frymën rugoviane, e ruan orientimin tonë për zhvillimin dhe krijimin e shtetit demokratik, e ruan përmirësimin e lirive qytetare, zhvillimin ekonomik", ka thënë Mustafa.

Kryetari i Degës së LDK-së në Junik, Ruzhdi Shehu, ka thënë të dielën se LDK dhe koalicioni i saj janë zgjidhja e vetme për Junikun dhe gjithë Kosovën.

Ai ka thënë se kandidati ynë për kryeministër është personaliteti i duhur për të zgjidhur problemet ekonomike dhe politike me të cilat përballet Kosova.

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se dëshiroj që ashtu siç ka filluar ndryshimi në qytetin më të madh të kësaj ane, në Pejë, në vitin 2013, të më jepni fjalën se do të fillojë edhe këtu në Junik, edhe në Deçan dhe kjo pjesë të frymojë me program të zhvillimit, të urtësisë dhe besës.

"Ju në Junik e dini që trimëria dhe mençuria janë urtësi. Ju jeni shembulli më i mirë në tërë Kosovën që të jesh trim dhe i mençur do të thotë të jesh i urtë. Kjo besë, mençuri dhe urtësi, sot janë mishëruar te kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti", ka thënë Kusari Lila.

"Ne po duan të na zmbrapsni duke na i treguar muskujt. Muskujt na i treguan edhe në vitin 2013, duke thënë se një grua nuk mund t'i mundë burrat. Unë i munda dhe a e dini pse? Sepse gratë e Dukagjinit janë të forta", ka thënë kryetarja e Gjakovës.

Ajo ka shtuar se kjo listë është më e mira, që i sjell vendit vetëm të mira, shkollim, ekonomi, shëndetësi, ushtri. "E jo si dikush që nuk e njeh shtetin, e madje e kërkon votën për shtet ose si dikush që flet për trimëri, e brenda natës i ndërron të gjitha pozicionet, vetëm pse ia kanë ofruar një karrige", ka thënë ajo.

 

The post Hoti: Veteranët u mashtruan vite me radhë, ne filluam ndarjen e pensioneve për ata appeared first on INSAJDERI.

Irak: Shiitët thonë se e kanë marrë një qytet nga IS-i

Posted: 04 Jun 2017 07:01 AM PDT

Milicitë shiite në Irak, që mbështeten nga Irani, thonë se e kanë marrë kontrollin ndaj një qyteti afër kufirit me Sirinë nga grupi esktresmist, Shteti Islamik (IS).

Forcat Popullore Mobilizuese (FPM) kanë njoftuar sot se qyteti Al-Baaj, është "çliruar plotësisht" me mbështetje nga forca ajrore e Irakut.

Ky qytet konsiderohet se ishte vijë e rëndësishme e furnizimit nëpër Siri për grupin Shteti Islamik.

Forcat FPM po marrin pjesë në fushatën irakiane, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, për t'i shkaktuar disfatë luftëtarëve të Shtetit Islamik në Mosul dhe në provincën e afërt, Nineveh.

Forcat qeveritare irakiane thonë se janë afër çlirimit të plotë të qytetit Mosul, që është bazë e rëndësishme e Shtetit Islamik në Irak. /REL

The post Irak: Shiitët thonë se e kanë marrë një qytet nga IS-i appeared first on INSAJDERI.

Mbi 1500 të plagosur nga paniku në Torino

Posted: 04 Jun 2017 06:58 AM PDT

Rëndohet bilanci i ngjarjes në Torino, ku turma që po ndiqte nëpërmjet ekraneve gjigandë ndeshjen Juventus-Real Madrid, u pushtua nga paniku.

Të dhënat e fundit të prefekturës flasin për 1 527 të plagosur, 8 në gjendje shumë të rëndë, mes tyre një fëmijë 7-vjeçar.

Ende ka disa hipoteza mbi arsyen që shkaktoi panik mes turmës, e mbledhur në sheshin "San Carlo", që konsiderohet si sallon pritjeje i qytetit.

Flitet për një alarm të rremë bombe, për një fishekzjarr që ka shpërthyer gabimisht, ndërsa forcat e rendit bëjnë të ditur se nga regjistrimet ka mundësi që burimi i panikut ka qenë një barrierë që është rrëzuar pas golit të tretë të Real Madrid.

Mijëra persona të pranishme në shesh, të përfshirë nga frika, janë larguar duke shkaktuar dëmtime mes njerëzve dhe dëme materiale. Për shkak të xhamave e shisheve të thyera, ka pasur shumë të plagosur, pjesa më e madhe e të cilëve janë mjekuar në vendngjarje.

Shumë u strehuan në banesat përreth, ku nisi gara e solidaritetit, ndërsa nuk kanë munguar polemikat mbi organizimin, ndërhyrjen në kohë të policisë dhe ambulancave.

The post Mbi 1500 të plagosur nga paniku në Torino appeared first on INSAJDERI.