INSAJDERI: ““Nuk kemi kohë për të humbur, është koha për ta ndërtuar Kosovën”” plus 19 more |
- “Nuk kemi kohë për të humbur, është koha për ta ndërtuar Kosovën”
- Konjufca: Matrapazët e kanë lënë popullin pa shpresë
- Vuçiq e quan qesharake intervistën e Thaçit në televizionin serb
- 89 vjet e vjetër por e vlefshme 8 milionë dollarë: Shtëpia e re e Barack Obamas
- RTK pretendon se ka “zbuluar” një dokument të Serbisë për politikanët serb në Kosovë
- Clinton e krahason Trumpin me Millosheviqin
- Pamje nga stadiumi i Kardifit para finales [foto]
- Gjykata Speciale dhe ushtria do ta “tronditin” Kosovën
- Pritet digjitalizimi i filmimeve nga arkivi familjar i Enver Hoxhës
- Hoti: Koalicioni jonë i ka çoroditur oponentët tanë
- Haradinaj, Hoti e Kurti i shtojnë premtimet
- Kardif: Finalja Juventus – Real Madrid nën masa të shtuara të sigurisë
- Juventus dëshiron “tripletën”, këto janë ekipet që e kanë fituar deri tani
- Vizat amerikane, SHBA do kërkojë dhe historinë në rrjetet sociale
- Zvicra nuk fton Ajetin, kthen në shtëpi Hadërgjonajn
- Formacionet e mundshme Juventus-Real Madrid
- SHBA hedh poshtë kritikat për marrëveshjen e Parisit për klimën
- Premtimi i përbashkët i LDK-së dhe VV-së për pasurinë e paligjshme
- Thaçi në Slloveni me presidentët e Ballkanit Perëndimor
- Lëvizja surprizë e AKR-së: Projekti për themelimin e Bërzës së aksioneve
| “Nuk kemi kohë për të humbur, është koha për ta ndërtuar Kosovën” Posted: 03 Jun 2017 09:35 AM PDT Sot në prani të një numri të madh të qytetarëve, Aleanca Kosova e Re, bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa, ka mbajtur tubimin e radhës në fshatin Kishnicë. Në këtë tubim, ku janë prezantuar edhe kandidatët e koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, për deputetë në Kuvendin e Kosovës, Presidenti Behgjet Pacolli rikonfirmoi edhe njëherë mbështetjen e tij ndaj kandidatit të koalicionit për kryeministër, Avdullah Hoti. Pacolli para qytetarëve të Kishnicës ka thënë se programi zhvillimor i koalicionit do të zbatohet nga njerëzit profesionistë të cilët kanë lënë pas vetes suksese dhe veprimtari të shquar. "Lista e kandidatëve tanë për deputetë në krye me kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Avdullah Hoti, do të zbatojë programin qeverisës për zhvillimin e Kosovës dhe krijimin e një perspektive të qartë për qytetarët tanë, ne mendojmë për gjeneratat e ardhshme", ka thënë Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, në tubimin e koalicionit në Kishnicë. Në këtë tubim lideri i AKR-së Behgjet Pacolli iu bëri thirrje qytetarëve që me datën 11 qershor, ta mbështesin koalicionin e shpresës, i cili është i gatshëm për ta zhvilluar Kosovën ekonomikisht. "Tash është koha për njerëzit që do ta ndërtojnë Kosovën e që do ta zhvillojnë atë, nuk kemi kohë për të humbur", ka shtuar i pari i AKR-së. Ndërsa kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, Avdullah Hoti premtoi zbatim të programit i cili siguron zhvillim ekonomik, mirëqenie dhe ardhmëri me prosperitet. The post “Nuk kemi kohë për të humbur, është koha për ta ndërtuar Kosovën” appeared first on INSAJDERI. |
| Konjufca: Matrapazët e kanë lënë popullin pa shpresë Posted: 03 Jun 2017 09:21 AM PDT Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot fushatë elektorale për zgjedhjet e 11 qershorit në Ferizaj. Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se qytetarët e Ferizajt janë një popullsi trime dhe patriotike, e ndershme dhe punëtore, dhe se meritojnë shumë më mirë dhe kanë të drejta shumë më tepër. Albin Kurti premtoi para ferizajasve drejtësi për qytetarët, prodhimin për ekonominë dhe barazi për shoqërinë, dhe shtoi se gjithë ata që e kanë vjedhur popullin, nuk e kanë vendin në shëpi, por në burg. Ai po ashtu theksoi se të tjerët Bashkimin Evropian e përdorin si njëfarë vendi ku pasi të integrohemi do të dalin nga varfëria, por tha se e vërteta është se pa u përmirësuar kushtet nuk do të anëtarësohemi. “Dera drejt BE-së e ka numrin 35”, tha ai, duke shtuar se vetëm me VETËVENDOSJE!-n Kosova do të integrohet në BE. Ndërsa, kandidati për deputet, Glauk Konjufca, ka filluar fjalën e tij me një rrëfim për vitin 1999, pas përfundimit të luftës. Ai tha se atëherë ekzistonte megjithatë besimi, entuziazmi, optimizmi, shpresa, përkushtimi e krenaria, por tha që pas 18 viteve, matrapazët e kanë lënë popullin pa shpresë. “VETËVENDOSJE! do t'ia kthejë popullit shpresën dhe të ardhmen. Do t'ia kthejë Kosovës drejtësinë dhe zhvillimin ekonomik", premtoi Konjufca në Ferizaj. The post Konjufca: Matrapazët e kanë lënë popullin pa shpresë appeared first on INSAJDERI. |
| Vuçiq e quan qesharake intervistën e Thaçit në televizionin serb Posted: 03 Jun 2017 09:17 AM PDT Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po qëndron në Slloveni për të marrë pjesë në samitin e Procesit Brdo-Brioni, është prononcuar të shtunën rreth deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se është e paimagjinueshme që Serbia të jetë anëtare e BE-së para Kosovës. Vuçiq ka thënë se kjo është "deklaratë mashtruese" dhe se "ata edhe pa fushatë zgjedhore nuk kanë tema tjera përveç Serbisë", raporton agjencia serbe e lajmeve "Beta". "Çfarëdo që them, ata e kanë përgjigjen e gatshme. Nëse them: 'Kjo është e ulët dhe qesharake', ata do të thoshin, 'Aha, a po e shihni se ata e pranojnë se Kosova nuk është Serbi dhe se nuk do të hyjnë së bashku', ndërsa nëse unë them 'Do të hyjmë së bashku', njerëzit në Serbi do të thonë– 'Shikoni, ata janë në të njëjtin nivel në rrugë evropiane sikurse Prishtina'", ka thënë Vuçiq kur është pyetur që të komentojë deklaratën e Thaçit. Vuçiq ka shtuar se është i gatshëm për dialog, por jo në dëm të interesave ekonomike të Serbisë dhe në dëm të rezultateve të reformës, dhe se "nuk do të shkatërrojë integritetin territorial të Serbisë". Presidenti serb po ashtu ka thënë se i intereson se deri ku ka shkuar Kosova në përgatitjen e dokumentacionit për autostradën përmes Podujevës, pasi që kjo, sipas tij, "është e rëndësishme për ekonominë dhe për përmirësimin e raporteve mes serbëve dhe shqiptarëve". I pyetur që të komentojë edhe deklaratën e liderit të AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, se "armiqësisë do t'i përgjigjet me armiqësi", Vuçiq ka thënë se Haradinaj "kërcënon çdo ditë". Ai ka thënë se "do të shikoj t'i shmangem armiqësisë" dhe se dëshiron raporte të mira. "Druaj se ai person që vazhdimisht duhet të përsëris se si është i fortë, është sikur ai fëmija që e vizaton kalin por i duhet ta shkruaj nën të se është kalë", ka theksuar Vuçiq.
The post Vuçiq e quan qesharake intervistën e Thaçit në televizionin serb appeared first on INSAJDERI. |
| 89 vjet e vjetër por e vlefshme 8 milionë dollarë: Shtëpia e re e Barack Obamas Posted: 03 Jun 2017 09:11 AM PDT Ish-presidenti amerikan, Barack Obama dhe ish-Zonja e Parë, Michelle Obama, kanë blerë një shtëpi në një zonë ekskluzive në Uashington. Fillimisht familja ishte vendosur me qira në këtë shtëpi. Por tashmë ata e kanë blerë shtëpinë për një vlerë prej 8.1 milionë dollarë. Shtëpia është 761 metra katrorë. Shtëpia është ndërtuar në vitin 1928 dhe ka tetë dhoma gjumi dhe nëntë banjo e gjysmë. Hyni brenda saj për të shijuar ambientet ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() The post 89 vjet e vjetër por e vlefshme 8 milionë dollarë: Shtëpia e re e Barack Obamas appeared first on INSAJDERI. |
| RTK pretendon se ka “zbuluar” një dokument të Serbisë për politikanët serb në Kosovë Posted: 03 Jun 2017 09:01 AM PDT Pasi në janar të këtij viti televizioni publik pretendoi se ka dekonspiruar një spiune ruse, Dragana Trifkoviqit, e cila sipas portalit të RTK-së, dyshohej të jetë një agjente ruse e nivelit të lartë, që vepron në Kosovë, ku nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës u cilësua si artikull që "nxitë urrejtje", "RTKLive" ka publikuar edhe një artikull tjetër qëllimet e së cilës pretendohen se bazohet në një raport të organeve të sigurisë serbe. Duke mos treguar se nga cili institucion i sigurisë në Serbi është hartuar ky dokument, RTK-ja vetëm ka treguar se ekzistencën e këtij dokumenti e ka konfirmuar edhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), por që nuk kanë dashur të pohojnë ose mohojnë vërtetësinë e saj. E sipas këtij "dokumenti" RTK shkruan se shqetësimet kryesore që shihen në këtë dokument janë mungesa e kuadrove profesionale e akademike që renditen tek Lista SRPSKA, por edhe për politikanët e tjerë, të cilët dokumenti i quan “rivalë të SRPSKA-s”, e ku bëjnë pjesë Sllobodan Petroviqi kryetar i SLS-së, Nenad Rashiqi kryetar i PSD-së, Oliver Ivanoviqi (në të cilin Beogradi ka më së paku besim) dhe Aleksandar Jabllanoviqi tashmë kryetar i PKS-së. Sipas RTK-së, këto janë profilet për politikanët serb në Kosovë. BRANIMIR STOJANOVIQI, në dokumentin serb të organeve të sigurisë, paraqitet si një i ri që ka pretendime të mëdha për t’iu prirë serbëve të Kosovës dhe atë me çdo kusht ta bëjë këtë. Megjithatë, STOJANOVIQI, nuk ka bagazh intelektual e autoritativ për ta bërë një gjë të tillë. Por, pengesa kryesore që BRanimir STojanoviqi nuk mund të jetë një lideri mi mirëfilltë i serbëve të Kosovës është se, “ai dyshohet si bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete të Kosovës dhe disa shërbimeve evropiane”. Sipas këtij dokumenti, Branimir Stojanoviqi është afruar shumë me qarqe të sigurimit të Kosovës në fillim të vitit 2014, pak muaj pasi u zgjodh kryetar i komunës së Graçanicës. Branimir Stojanoviqi, përveç dyshimeve që ka lidhje me shërbimet sekrete të Kosovës, në shkurt të vitit 2014, me nismën e AKI-së, pati dhënë një intervistë për një medium të Kosovës, ku kishte folur shqip dhe kishte thënë se është i gatshëm që të punonte për zhvillimin e mëtejmë të pavarësisë së Kosovës nga Beogradi. E metë tjetër e madhe sipas këtij dokumenti, është se ai është i korruptuar dhe këtë e ka treguar në fillim të karrierës së tij si kryetar i komunës së Graçanicës. Stojanoviqi ka keqpërdorur fondet e komunës për të mira personale. Kështu ai ka ndërtuar shtëpinë e vet gjatë kësaj kohe. Beogradi zyrtar është i bindur se Branimir Stojanoviqi në rastin e parë do të pajtohet për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, por me kushtin që të jetë kryetar i Asociacionit të Komunave Serbe. SLLOBODAN PETROVIQI sipas organeve të sigurisë së Serbisë profilizohet si një lider serb i Kosovës, i cili megjithëse ka bashkëpunuar shumë me “institucionet e përkohshme në Kosovë”, ka besueshmëri te serbët lokalë. Dokumenti thotë se Petroviqi ka inat të madh me liderët e SRPSKA-s dhe nuk është bashkëpunues me liderët e veriut. Petroviqi megjithëse është njeri i terrenit dhe e njeh mirë popullin serb në Kosovë, ai ka dëshirë të madhe të jetë serb elitar dhe merret shumë me tenis dhe shëndet personal. PETROVIQI megjithëse shpeshherë ka treguar afërsi me politikanët shqiptarë të Kosovës, në momente të caktuara ka ditur që t’ua kthejë shpinën dhe të bëhet i dëgjueshëm tek Beogradi. Sipas këtij dokumenti ai quhet si “babai i shumicës së liderëve serbë të Kosovës”, duke marrë parasysh karrierën e tij të gjatë në politikë. NENAD RASHIQI në dokument profilizohet si lider tejet i butë për të qeverisur me serbët e Kosovës. Madje, ai konsiderohet edhe si njeri që nuk i thotë askujt JO. Karakteri i butë i Rashiqit reflektohet edhe tek anëtarësia e partisë së tij, ku sipas dokumentit që e ka parë RTK, anëtarët e partisë së tij e shantazhojnë atë shpeshherë dhe shpesh ka dalje nga partia. Partia e Rashiqit konsiderohet si një “HAN”, ku hyn kushdo dhe dalin menjëherë! Dobësi tjetër e Rashiqit është edhe fakti se ai është shumë i afërt me “institucionet e përkohshme të Kosovës”, siç quhen në dokument institucionet e Republikës së Kosovës. ALEKSANDAR JABLLANOVIQI në këtë dokument quhet njeri kokëfortë dhe i përkulshëm vetëm para interesit ekonomik. Si djali i një politikani të vjetër serb, Aleksandar Jabllanoviqi, është projektuar si lider i serbëve të Kosovës, por karrierën e tij e shkatërruan protestat e shqiptarëve, kur u largua nga detyra e ministrit në Qeverinë e Kosovës në vitin 2015. Këtë e pati shfrytëzuar më së miri Branimir Stojanoviqi, i cili kishte deklaruar në Beograd, se serbëve të Kosovës iu duhet një lider që vjen nga jugu i Ibrit dhe jo nga komunat veriore. Jabllanoviqi ka autoritet të pazëvendësueshëm sidomos në Leposaviq dhe e keqja e tij më e madhe është se njihet si kuadër i vjetër i socialistëve, përkatësisht partisë që doli nga strukturat e socialistëve – partisë së Vulinit. Jabllanoviqi nuk ka shumë përkrahje në komunat e tjera të Kosovës, e aq më pak në jug të Ibrit dhe kjo e bën atë të pafuqishëm. BRATISLLAV NIKOLIQI konsiderohet si udhëheqës i fortë i serbëve të Kosovës, porse autoriteti i tij nuk e kalon Shterpcën. Ai ka arritur që të jetë një lider i pakontestueshëm, por ka një rrezik sepse sipas dokumentit dyshohet se mund të jetë i korruptuar. Madje, sipas organeve të sigurisë së Serbisë, ai është i gatshëm që “t’i blejë shumë politikanë në Beograd dhe Prishtinë”. Sipas këtij dokumenti, e meta më e madhe e Bratislav Nikoliqit është se ai nuk ka ambicie të jetë lider i të gjithë serbëve të Kosovës, duke u frikësuar se do ta humbasë monopolin e përfitimit rreth Brezovicës. Bratisllav Nikoliqi ka afërsi me shumë ndërkombëtarë në Kosovë. SLLAVKO SIMIQI në dokument quhet si një “çun i lazdruar” që ka merak në skijim dhe nuk ka aspak pretendime politike. Ai nuk ka karakter prej politikani dhe lehtë është i thyeshëm. Nuk mund të jetë një lider i qëndrueshëm, porse është nga të vetmit serbë që ka dëgjueshmëri tek Beogradi zyrtar. Megjithatë, thuhet se edhe Sllavko Simiqi ka rrezik që të kthehet dhe t’iu bindet urdhrave të Prishtinës kur është në pyetje Forca e Armatosur e Kosovës. Në dokumentin që RTK e ka siguruar, organet e sigurisë së Serbisë si politikan të denjë e shohin MOMÇILLO TRAJKOVIQIN, porse pengesa kryesore e tij është se ai nuk është shumë lojalë ndaj autoriteteve të Republikës së Serbisë. Momçillo Trajkoviqi e njeh prej më shumë se 30 vitesh popullin serb në Kosovë, i njeh mirë proceset politike, por e ka humbur autoritetin tek gjeneratat e reja të serbëve në Kosovë. Më tej për të thuhet se “do të ishte mirë që Qeveria e Serbisë ta afronte më shumë afër vetes Momën, sepse karriera e tij e gjatë do ta bënte atë liderin e munguar të serbëve të Kosovës”.
The post RTK pretendon se ka "zbuluar" një dokument të Serbisë për politikanët serb në Kosovë appeared first on INSAJDERI. |
| Clinton e krahason Trumpin me Millosheviqin Posted: 03 Jun 2017 08:59 AM PDT Ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, ka krahasuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, me politikanin që ka inkurajuar pastrim etnik gjatë luftës në Bosnje dhe Kosovë, Slobodan Millosheviq. Clinton ka thënë se presidenti amerikan ka nisur "të irritojë fqinjët mes vete" si diktatori i ligë Sllobodan Millosheviq, përderisa fliste me një autore në evenimentin e librave "BookExpo 2017" në qytetin e New Yorkut të mërkurën, shkruan Daily Mail. Clinton ka thënë që Trump dëshiron të shohë "flakët" e urrejtjes si në masakrën e Ruandës e cila la 800 mijë njerëz të vdekur. Gjatë intervistës, ish sekretarja e shtetit tha se administrimi i Trumpit është "anormal" dhe tha se është e shqetësuar për të ardhmen e Amerikës pasi që "mund të shkaktojë dëme të përhershme në institucionet tona". Ajo gjithashtu sulmoi mbështetësit e Trumpit si njerëz të cilët "janë gjithmonë duke ushqyer ofendime" në një jehonë të sulmimit të "shportës së mjerimit" gjatë kampanjës. Që nga humbja e saj në zgjedhje, Clinton është bërë me kohë më e sinqertë për tronditjen e humbjes ndaj Trumpit në zgjedhjet e nëntorit. /Insajderi.com The post Clinton e krahason Trumpin me Millosheviqin appeared first on INSAJDERI. |
| Pamje nga stadiumi i Kardifit para finales [foto] Posted: 03 Jun 2017 08:43 AM PDT Stadiumi i Cardiffit, 'The Millennium', është gati t'i pres dy finalistët e Ligës së Kampionëve: Juventusin dhe Real Madridin. Organizatorët e finales kanë bërë të gjitha përgatitjet për një mbrëmje madhështore. Ndeshja do të fillojë në ora 20:45. ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() The post Pamje nga stadiumi i Kardifit para finales [foto] appeared first on INSAJDERI. |
| Gjykata Speciale dhe ushtria do ta “tronditin” Kosovën Posted: 03 Jun 2017 08:34 AM PDT Oferta të shumta për qytetarët e Kosovës dhe premtime për planet e qeverisë së re. Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës kanë sjellë në ofertë rritje pagash, pensionesh, dyfishim të buxhetit, formimin e ushtrisë së Kosovës, heqjen e vizave dhe zgjidhjen e krizës ekonomike. Analisti Ymer Mushkolaj, thotë se fushata duket se do të ketë shumë ide dhe ikje nga përgjegjësia. Por, Kosovën e presin shumë obligime ndërkombëtare nga dialogu, demarkacioni e deri te Gjykata Speciale. "Premtime të mëdha, në të shumtën e rasteve pa mbulesë, por me premtime që nuk kanë të bëjnë vetëm me zhvillimin ekonomik, por edhe me çështje të sigurisë që deri tani nuk kanë qenë", shprehet Ymer Mushkolaj, analist. Kosova kishte nisur procesin e themelimit të ushtrisë së saj. Dokumentet janë bërë gati, por kjo mund të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese ose një ligj të ri. E para kërkon pajtimin e serbëve, e dyta anashkalimin e tyre. Drejtuesi i qendrës kërkimore për politika të sigurisë, Burim Ramadani, thotë se ushtria është kthyer në njërën prej temave, por varet se si do të jetë rezultati i zgjedhjeve për serbët. "Secili është i vetëdijshëm se themelimi i ushtrisë së Kosovës nuk bëhet pa partnerët ndërkombëtarë. Idea për ndërtimin e ushtrisë bazohet në zotimin që partitë politike po japin në bashkëpunimin më të ngushtë partnerët ndërkombëtarë", thotë Burim Ramadani, Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë. Një nga çështjet që brengos Kosovën është gjykata speciale për krimet e luftës. Aktakuzat ende nuk dihen, por mendohet se disa nga të akuzuarit mund të jenë nga politika, njofton Top Channel. Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Prishtinë, thotë se nuk pritet të ketë aktakuza muajt e ardhshëm. "Mendoj që me aktakuzat e para të Gjykatës Speciale skena politike në Kosovë do të ketë një tërmet. Por përderisa nuk ka aktakuza nuk do të bëhet ndonjë diferencë", shprehet Bekim Blakaj, Fondi për të Drejtën Humanitare. Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë erdhën si pasojë e krizës politike pikërisht për shkak të pamundësisë për të votuar çështje për të cilat bashkësia ndërkombëtare kërkon llogari. The post Gjykata Speciale dhe ushtria do ta "tronditin" Kosovën appeared first on INSAJDERI. |
| Pritet digjitalizimi i filmimeve nga arkivi familjar i Enver Hoxhës Posted: 03 Jun 2017 08:22 AM PDT Janë 118 bobina filmike, pjesa më e madhe e të cilave vijnë nga ish- Arkivi i Partisë së Punës së Shqipërisë (APPSH-së) dhe nga arkivi familjar (në video) i Enver Hoxhës, që do të digjitalizohen brenda gjashtë muajve të ardhshëm. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, dhe drejtoresha e Arkivit Qendror të Filmit, Elvira Diamanti, firmosën dje marrëveshjen për t'i digjitalizuar dhe për t'i bërë të aksesueshme këto materiale. Drejtoresha e AQSHF-së, Elvira Diamanti, u bëri apel të gjitha institucioneve shtetërore, që kanë në arkivat e tyre materiale filmike, që t'i digjitalizojnë pranë institucionit të vetëm që e ka mundësi, Arkivit të Filmit. "Filmi kërkon kushtet e tij specifike për t'u ruajtur. Prandaj falënderoj në mënyrë të veçantë drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave, Ardit Bidon, i cili iu përgjigj në mënyrë të menjëhershme shqetësimit tonë për të ruajtur këto materiale", tha Diamanti. Institucionet shtetërore, jo ato private, kanë mundësi që të rijetëzojnë materialet që ruajnë. "Ndërkohë që letra mund të ruhet, filmi kërkon kushte specifike për t'u ruajtur, prandaj materialet filmike nuk duhet të neglizhohen, por duhet të ruhen, që të shpëtojmë sa të mundim nga historia". Diamanti shtoi më tej se Arkivi i Filmit nuk bëhet pronar, por e kërkon me insistim këtë gjë, që të ruhen materialet e ndryshme që gjenden në institucione të ndryshme të shtetit shqiptar vetëm duke u digjitalizuar dhe duke u lënë pronësinë e plotë institucioneve përkatëse. "Pronësia e plotë është e Arkivit Qendror të Shtetit, jo e Arkivit të Filmit, por mundësia për t'u lexuar dhe për të qenë i aksesueshëm do të bëhet nëpërmjet nesh", tha ajo. Prandaj në këtë drejtim Diamanti mendon se të gjithë duhet që ta kuptojnë këtë apel, veçmas institucionet, si Ministria e Brendshme, Ministria e Jashtme dhe ajo e Bujqësisë, që i kanë materialet të futura thellë nëpër depo. "Ata duhet ta kuptojnë rëndësinë që këto materiale, të cilat duhet të jenë të aksesueshme edhe për publikun". Edhe drejtori i Arkivit të Shtetit, Ardit Bido, e cilësoi këtë marrëveshje shumë të rëndësishme për materialet ndodhen në fazën e degradimit. "Nëse kjo marrëveshje nuk do të ishte nënshkruar sot (dje) ne do të kishim humbur një pjesë të historisë për shkak të degradimit që ato kanë pësuar. Një pjesë e tyre i kanë shënimet, por ajo që na ka rezultuar në materiale audio është se ka edhe mospërputhje, prandaj ne do të presim digjatilizimin e tyre", tha ai. Në materiale përfshihet vitet e fundit të regjimit komunist, që janë edhe vitet e fundit të jetës së Enver Hoxhës 1980-'85. "Bëhet fjalë për materiale që gjenden në fondin personal të Enver Hoxhës; që janë takime familjare dhe pune, një pjesë e të cilave nuk janë parë kurrë. Këto materiale përbëjnë interes të veçantë për studiuesit, pavarësisht kaheve, ideologjisë dhe bindjeve. Në këtë kuptim mund të them me bindje të plotë se e shpëtuam këtë thesar të historisë sonë kombëtare". Përsa u përket materialeve, që familja Hoxha është shprehur se janë shpërdoruar, Bido mendon se, kjo gjë nuk mundet të ketë ndodhur, pasi materialet filmike nuk mundet që të shfrytëzohen, pasi i vetmi institucion, që ka akses për t'i parë është Arkivi Qendror të Filmit. Pas gjashtë muajsh materialet që janë të dekalasifikuara do të jenë të aksesueshme edhe për publikun. / KultPlus.com
The post Pritet digjitalizimi i filmimeve nga arkivi familjar i Enver Hoxhës appeared first on INSAJDERI. |
| Hoti: Koalicioni jonë i ka çoroditur oponentët tanë Posted: 03 Jun 2017 08:12 AM PDT Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të shtunën në Vushtrri se PDK do të shkojë në opozitë, sepse kjo është zgjidhja e vetme për Kosovën. "Të gjithë ata që duan ta çojnë në opozitë PDK-në, më 11 qershor duhet të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë Koalicionin tonë", ka thënë Hoti. Ai ka thënë se është krenar për besimin që i është dhënë për t'i prirë një ekipi atdhetar, kompetent dhe përfaqësues. "Këto zgjedhje janë referendum për të ardhmen e Kosovës. Koalicioni i fitores që kemi ndërtuar ne, jo vetëm që i ka frikësuar, por siç po dëshmohet përditë, i ka çoroditur oponentët tanë politikë. Jam i sigurt se më 11 qershor, qytetarët e Kosovës do të përcaktohen për ne", ka thënë Hoti. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Vushtrrisë, që më 11 qershor të demonstroni qytetarinë që ju karakterizon, duke i dhënë përmbajtje fitores sonë të thellë, fitores për Kosovën tonë. "Bashkimi ynë në këtë koalicion është natyral. Prandaj edhe programet e partive që janë pjesë e këtij koalicioni janë harmonizuar lehtësisht. Rivalët tanë nuk po ofrojnë program qeverisës, por po kërkojnë vota për t'i bërë kryeministra kandidatët e tyre", ka thënë Hoti. Ai ka potencuar se kryeministri i ardhshëm i Kosovës do të jetë i LDK-së, i partnerëve të saj dhe i qytetarëve të Kosovës. Kryeministri Isa Mustafa, gjatë bashkëbisedimit me qytetarë ka thënë se ne kemi plan konkret për bujqit. "Nga janari 2018, trefishojmë subvencionet për bujqësi. Me grante do të zëvendësojmë gjithë makinerinë bujqësore dhe grantet nuk do të lejojmë të keqpërdoren, sikur i kanë keqpërdorur ata deri tani. Programi i profesor Hotit dhe partnerëve të koalicionit parasheh trefishimin e tokave nën sistemin e ujitjes", ka thënë Mustafa. Ai ka shtuar se përmes Ligjit për Investime Strategjike, që me shumë mund kemi arritur ta miratojmë, do të inkurajojmë investimet e jashtme. Kandidatit për kryeministër, Avdullah Hotit dhe koalicionit që ai drejton i kanë dhënë përkrahje në Vushtrri edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli; kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila dhe kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Qerkezi. /Insajderi.com The post Hoti: Koalicioni jonë i ka çoroditur oponentët tanë appeared first on INSAJDERI. |
| Haradinaj, Hoti e Kurti i shtojnë premtimet Posted: 03 Jun 2017 08:10 AM PDT Pas një para-fushate të bujshme, partitë politike në Kosovë, nisën edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore me premtimet që prekin të gjitha fushat e jetës. Qytetarëve, po u premtohet se nën qeverisjen e këtij apo atij subjekti politik, Kosova do të bëhet me ekonomi të zhvilluar, me vende të reja pune, arsim cilësor e deri te premtimet për liberalizim të vizave, formim të ushtrisë dhe anëtarësim në NATO e Bashkim Evropian. Fushata e sivjetme për zgjedhjet parlamentare po karakterizohet edhe me faktin se në ballë të saj, nuk janë disa prej figurave lidere të partive më të mëdha, si Kadri Veseli, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Të dy liderët e partive, deri tani më të mëdha në Kosovë, kanë vënë në ballë të fushatës të nominuarit për kryeministër, duke e ofruar kështu, në rend të parë modelin qeverisës që ata prezantojnë. Ramush Haradinaj, i nominuari për kryeministër të ardhshëm nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma ka premtuar se do ta nxjerr vendin nga korrupsioni duke fuqizuar sundimin e rendit dhe ligjit. "Askush s'do ta mund Kosovën asnjëherë. As korrupsioni. Kosova po na thërret që ta mundim korrupsionin, krimin, terrorizmin", ka deklaruar Haradinaj. Ramush Haradinaj, i cili në vitin 2004 ishte zgjedhur kryeministër i Kosovës, por për shkak të aktakuzës së ngritur ndaj tij nga Tribunali i Hagës për krime lufte, nuk arriti të ushtrojë funksionin më gjatë se tre muaj, tani beson se do t'i vazhdoj proceset duke e kthyer Kosovën në një vend të sigurt dhe me institucione të besueshme. "Kosova po na thërret që ta mundim lakminë joligjore, që ta mundim inatin e dëmshëm mes vete, që të kemi shtet ligjor; që të kemi prokurorë e gjyqtarë, e gjyqe që iu besojmë. Që të kemi polici e ushtri që na bindin se jemi të sigurt. Kosova po na thërret të kemi ekonomi", ka thënë Haradinaj. I mbështetur në platformën e qendrës së djathtë, koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativa ka nxjerrë në ballë të fushatës, jo njërin prej liderëve të partive përbërëse, por një figurë nga fusha e ekonomisë, Abdullah Hotin, nga LDK-ja. I nominuar për kryeministër, Hoti, ministër i Financave në Qeverinë në largim të Kosovës, i ka dërguar sinjale edhe Serbisë, për vazhdimin e dialogut, por në një format krejtësisht tjetër. "Ne kemi plan konkret për integrimin e Kosovës në NATO dhe Bashkim Evropian. Përmes bisedimeve, në format të ri tash me Serbinë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, por të garantuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne do të vendosim të gjitha temat në tavolinën e bisedimeve. Ne do të vendosim afat të qartë se kur këto bisedime do të përfundojnë", ka thënë Hoti. Për dy vite, kryeministri në largim, Isa Mustafa dhe qeveria e tij, ku bën pjesë edhe i kandiduari për kryeministër Abdullah Hoti, nuk arriti që të përmbyllë me ratifikim Marrëveshjen me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit. Por nën qeverisjen e tij, Hoti beson se e ka formulën, e cila në fund do të rezulton me ratifikimin e demarkacionit dhe heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës për të lëvizur lirshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian. "Ne garantojmë se gjatë mandatit të ardhshëm do të përmbyllim konsolidimin e shtetësisë së Kosovës, me demarkacion, me liberalizim të vizave dhe themelimin e ushtrisë së Kosovës", ka theksuar Hoti. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje, si një subjekt politik që ishte në opozitë, kur flitet për pushtetin qendror, premton një qeveri me më pak ministra e më pak shpenzime dhe qeveri që do ta sillte pushtetin më afër qytetarit. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryeministër, Albin Kurti, ish-kryetar i këtij subjekti politik, vazhdon ta mbështes fushatën e tij në ofrimin e një alternative tjetër, krahasuar me koalicionet e partive që ishin në pushtet këto vitet e kaluara. "Në Kosovë kanë pasur prioritet dëshirat e qeveritarëve dhe jo të drejtat e qytetarëve. Ligj, rregull e drejtësi, në vend të krimit e korrupsionit. Arsim mbi bazat e profesionalizimit dhe për dije e jo me librezë të partisë e për militantë", ka thënë Kurti. Nga legjislatura tashmë e shpërndarë, Vetëvendosje mbahet në mend për inicimin e një praktike të paparë parlamentare, me hedhjen e gazit lotsjellës në seancat plenare, si mjet për të penguar vendimmarrjen për çështje, të cilat, ky subjekt politik i kishte cilësuar si interes i Kosovës. Ndonëse një vend që ende është në rrumbullakimin e subjektivitetit ndërkombëtar, Albin Kurti mendon që Kosova duhet të jetë shtet partner me perëndimin dhe NATO-n dhe nuk mbetet vetëm si shtet që kërkon mbrojtje e ndihmë nga jashtë. "Themelimi i ushtrisë do të thotë të vendosim ndjenjat tona historike e liridashëse në shërbim të paqes në vend e në botë. Historia e jonë është e mbushur me luftë për liri. Pavarësia plotësohet kur kontribuojmë me ushtri në NATO dhe jo kur i kërkojmë asaj veçse lëmoshën e mbrojtjes", ka deklaruar Kurti. Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, pasuan votimin në Kuvend të një mocioni mosbesimi ndaj Qeverisë më 10 maj. Të njëjtën ditë, Presidenti i Kosovës pati shpërndarë Kuvendin, kurse një ditë më vonë pati shpallur 11 qershorin, datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. Për 120 ulëset në Kuvendin e Kosovës, pritet të garojnë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare. Për formimin e Qeverisë, Kushtetuta parasheh minimumin prej 61 votave në Kuvend. Analistët politikë nuk e përjashtojnë mundësinë që koalicionet aktuale para zgjedhore të shthuren pas 11 qershorit, ngase besojnë fare pak se ndonjëri prej subjekteve aktuale do t'i sigurojë votat e mjaftueshme në Kuvend për formimin e Qeverisë së ardhshme të Kosovës. The post Haradinaj, Hoti e Kurti i shtojnë premtimet appeared first on INSAJDERI. |
| Kardif: Finalja Juventus – Real Madrid nën masa të shtuara të sigurisë Posted: 03 Jun 2017 08:08 AM PDT Ndeshja finale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit do të zhvillohet sot më vonë gjatë ditës në Kardif të Uelsit. Policia e Uellsit Jugor e ka përshkruar finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet këtyre dy ekipeve, si “operacionin më të madh të sigurisë sportive” në Britani, pas sulmit terrorist në Mançester muajin e kaluar, nga i cili u vranë 22 vetë, shumë prej tyre fëmijë. Real Madrid ka marrë pjesë në tri finale në katër sezonet e fundit, duke fituar titullin nël vitet 2014 dhe 2016. Tash, ekipi i Real Madridit po synon ta mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar dhe të bëhet skuadra e parë që e arriti këtë. Po ashtu, Reali synon ta fitoj për të 12 herë titullin e skudrës më të mirë evropiane. Juventusi i Torinës synon titullin e tij të tretë, pasi nuk ka fituar që nga viti 1996. Në vitin 2015, ky ekip nga Italia në finale humbi nga Barcelona.(rel)
The post Kardif: Finalja Juventus – Real Madrid nën masa të shtuara të sigurisë appeared first on INSAJDERI. |
| Juventus dëshiron “tripletën”, këto janë ekipet që e kanë fituar deri tani Posted: 03 Jun 2017 07:59 AM PDT Pas fitores së titullit kampion në Seria A dhe Kupës së Italisë, Juventusi ka mbetur ekipi i vetëm në Europë që mund të kompletojë të shumëdëshiruarën "tripletë". Kjo realizohet nëse bardhezinjtë e drejtuar nga Masimilliano Allegri fitojnë sonte në Cardiff, mundin Real Madridin në finalen e Ligës së Kampioneve, njofton Telesport.al. Po ta mbyllte sezonin me tre trofe të mëdhenj, Juventusi do t'u bashkangjitej tetë klubeve të tjera, që e kanë provuar më parë këtë kënaqësi të pamatë në historinë e futbollit europian. Më poshtë, përmes fotove, po ju njohim me skuadrat dhe vitet kur ato kanë bërë "tripletë":
The post Juventus dëshiron "tripletën", këto janë ekipet që e kanë fituar deri tani appeared first on INSAJDERI. |
| Vizat amerikane, SHBA do kërkojë dhe historinë në rrjetet sociale Posted: 03 Jun 2017 07:41 AM PDT Administrata e Trump ka miratuar një plan ku do i kërkojë aplikuesve për viza amerikane detaje nga përdorimi i tyre i rrjeteve sociale. Sipas BBC, zyrat konsullore tashmë mund të kërkojnë të dhëna për emrat e tyre në rrjetet sociale në një pyetësor të ri. Gjithashtu u jep mundësinë autoriteteve të kërkojnë adresat e emailit, numrat e telefonit dhe një informacion biografik të 15 viteve. Por kjo mund të kërkohet kur nevojitet "një verifikim rigoroz për sigurinë kombëtare", thotë për Reuters një zyrtar i Departamentit të Shtetit. Sipas raportimeve, Departamenti i Shtetit pret që 0.5% të aplikuesve për viza tu jepet ky pyetësor. Kritikët argumentojnë se kjo mund të çojë në shtrirje të padëshiruar të mbledhjes së informacioneve personale jo të rëndësishme për kontrollet e sigurisë. Sigurimi i informacionit është vullnetar, edhe pse pyetësori i informon aplikantët se "individiët që …. nuk sigurojnë të gjitha informacionet e kërkuara mund të mos e marrin vizën amerikane". The post Vizat amerikane, SHBA do kërkojë dhe historinë në rrjetet sociale appeared first on INSAJDERI. |
| Zvicra nuk fton Ajetin, kthen në shtëpi Hadërgjonajn Posted: 03 Jun 2017 07:24 AM PDT Trajneri i përfaqësueses zvicerane, Vladimir Petkoviç, nuk ka ftuar Albian Ajetin për ndeshjen zyrtare që kjo kombëtare do të zhvillojë kundër Ishujve Faroe ditën e premte. Sulmuesi, vëllai i vogël i Arlind Ajetit, përflitej se do të ishte përforcimi shqiptar i radhës për kombëtaren zvicerane, por me sa duket plani nuk ka shkuar siç mendohej dhe futbollisti nuk është grumbulluar as për miqësoren me Bjellorusinë që u zhvillua dy ditë më parë, dhe as për këtë ndeshje zyrtare. Ndërkaq, pasi e "dogji" në pjesën e dytë të miqësores me Bjellorusinë, Petkoviç ka vendosur që të kthejë në shtëpi Florent Hadërgjonajn. Mbrojtësi, i cili deklaroi pak ditë më parë se ëndërronte të bëhej si Behrami për Zvicrën, nuk është pjesë e 23-shes që do të luajë kundër Ishujve Faroe. /Insajderi.com The post Zvicra nuk fton Ajetin, kthen në shtëpi Hadërgjonajn appeared first on INSAJDERI. |
| Formacionet e mundshme Juventus-Real Madrid Posted: 03 Jun 2017 07:23 AM PDT Pas një pritje të gjatë, dita e madhe ka ardhur: sonte në stadiumin "Millenium" të Kardifit luhet sfida përfundimtare e Champions-it, Juventus-Real Madrid. Bardhezinjtë do të përpiqen të sjellin në Torino një trofe, që mungon prej vitit 1996, ndërsa "Los Blancos" synojnë ta fitojnë për të dytin vit radhazi, si askush më parë. Max Allegri duket se përfundimisht ka vendosur të luajë me skemën 4-2-3-1, por ende nuk ka zgjidhur dyshimin e vetëm, me Barzagli më të favorizuar ndaj Cuadrado (nëse mbrojtësi luan në të djathtë, mbrapa Dani Alves, pastaj ngjitet në vijën e mesfushorëve me një formë kameleoni, gati të kalohet në 3-4-3, kur në të majtë do të shkojë Alex Sandro). Një balotazh ka edhe në formacionin e Zinedine Zidane, ku Isco pretendohet se ka prioritet ndaj Bale, me uellsianin që rikthehet nga dëmtimi. Me spanjollin favorit për të startuar si titullar, duke luajtur pas Benzema dhe Cristiano Ronaldo, Real Madridi do të vendoset me skemën 4-3-1-2. Nëse uellsiani hidhet në fushë, atëherë kalohet në një 4-3-3 më të pastër. Juventusi dhe Real Madridi janë dy grupe me cilësi individuale, shkruan Telesport.al. "Zonja e Vjetër" arrin në finale për herë të dytë në tre vjet. Herën e fundit humbi kundër Barcelonës. Natyrisht, në anën pozitive, Juventusi është skuadra e vetme që mund të arrijë tripletën në këtë sezon. "Los Blancos" duan të fitojnë kupën e 12-të europiane, ata janë fituesit në fuqi. The post Formacionet e mundshme Juventus-Real Madrid appeared first on INSAJDERI. |
| SHBA hedh poshtë kritikat për marrëveshjen e Parisit për klimën Posted: 03 Jun 2017 07:23 AM PDT Shtëpia e Bardhë ka reaguar fort ndaj valës së kritikave pas bërjes publike nga Donald Trump, se SHBA nuk do të jenë më palë në marrëveshjen e klimës nënshkruar në Paris. Kreu i EPA-s, Pruitt thotë se klima ekzagjerohet. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, kreu i Autoritetit Amerikan për Mjedisin (EPA) Scott Pruitt u shpreh se ky është një “vendim i guximshëm”. “Ne nuk kemi asnjë arsye të kërkojmë falje”, tha ai, dhe akuzoi europianët se duan me këtë marrëveshje të dëmtojnë SHBA. “Pse duan krerët europianë që ne të qëndrojmë aty? Ata e dinë se kjo do ta lidhë me pranga ekonominë tonë!”, tha Pruitt, një përkrahës i fuqishëm i daljes së SHBA nga marrëveshja e klimës. Ai akuzoi për ekzagjerime zërat kritikë që nxjerrin në pah rreziqet ndryshimit të klimës. Lidhur me pyetjen, nëse Trump ndryshimin e klimës e sheh si “reale”, kreu i EPA-s nuk donte të përgjigjej. Presidenti Trump bëri të ditur të enjten, se ai nuk do të zbatojë më detyrimet e marrëveshjes së klimës të nënshkruar nga 195 vende. Ai e cilësoi marrëveshjen e Parisit 2015 “të dëmshme”. Kjo marrëveshje kushton vende pune dhe shkon në disfavor të vendit tim, tha Trump. Në të njëjtën kohë ai theksoi, se dëshiron bisedime të reja për një marrëveshje të përmirësuar të Parisit.(DW)
The post SHBA hedh poshtë kritikat për marrëveshjen e Parisit për klimën appeared first on INSAJDERI. |
| Premtimi i përbashkët i LDK-së dhe VV-së për pasurinë e paligjshme Posted: 03 Jun 2017 07:01 AM PDT Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi po shfaqin kundërshti mes vete, por në fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 qershorit ato kanë dhënë së paku një zotim të përbashkët. Përfaqësues të këtyre partive kanë thënë se në rast se arrijnë të jenë fituese të zgjedhjeve, do të angazhohen për të miratuar një ligj për konfiskimin e pasurive të paligjshme. Të shtunën, kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë në Mitrovicë se do ta pavarësojnë sistemin e drejtësisë nga ndikimet politike, duke u zotuar për miratimin e këtij ligji. Të njëjtën ka përmendur dy herë edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, fillimisht në ditën e parë të fushatës dhe sot në Therandë. "Pasurinë e vjedhur do t'ua konfiskojmë. Të gjithë presin nga ne që me ia kthy Kosovës vjedhjet e 10 viteve të fundit. Ne jemi të vendosur që të ketë përfundimisht hetim për SHIK-un", ka thënë Ymeri të mërkurën në Gjilan. Para fillimit të fushatës zgjedhore, përfaqësues të LDK-së dhe Vetëvendosjes janë takuar disa herë, por ato nuk kanë arritur të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje koalicioni. Në fakt, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë para disa ditëve se mes dy partive ekzistojnë dallime. Megjithatë, përfaqësues ët dy partive nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një koalicioni paszgjedhor./Insajderi.com The post Premtimi i përbashkët i LDK-së dhe VV-së për pasurinë e paligjshme appeared first on INSAJDERI. |
| Thaçi në Slloveni me presidentët e Ballkanit Perëndimor Posted: 03 Jun 2017 07:00 AM PDT Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me presidentët e tjerë të Ballkanit Perëndimor ka marr pjesë në Samitin Brdo-Brione në Slloveni. Thaçi ka postuar disa fotografi në llogarinë e tij në Twitter. Në foto shihet edhe Presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përkrah atij shqiptar, Bujar Nishani. Ky samit po organizohet nga presidenti i Sllovenisë dhe ai i Kroacisë, me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier si mysafir special. The post Thaçi në Slloveni me presidentët e Ballkanit Perëndimor appeared first on INSAJDERI. |
| Lëvizja surprizë e AKR-së: Projekti për themelimin e Bërzës së aksioneve Posted: 03 Jun 2017 06:59 AM PDT
Bërza do mundësojë dhe përdorimin e kapitalit të grumbulluar nga Trusti i Kursimeve Pensionale dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit Nga Behgjet Pacolli Gjatë rrugëtimit dhe eksperiencës time në ekonomitë botërore, kam studiuar dhe vepruar ne modele të ndryshme zhviillimi në tërë globin. Në kohën që jetojmë, tregu i aksioneve është themelor për zhvillimin edhe të ekonomive të reja. Jo vetëm të ekonomive të mëdha, por dhe atyre të vogla. Tregjet e Aksioneve/Bursat janë forca levizëse e zhvillimit ekonomik pothuajse në çdo vend të botës. Ato janë qendrat e sistemeve financiare dhe 'mishërim' i ekonomisë të tregjeve të lira. Një sistem për të cilin aspirojmë ta zbatojmë edhe në Republikën e Kosovës. Sot para jush dua të shpalos dhe një program të politikës të zhvillimit ekonomik, dhe kjo është themelimi i Tregut të Aksioneve-Bursën e parë të Republikës të Kosovës. Punët që duhet të bëhen: BRENDA MANDATIT TE PARE: 1) Përgatitja e ligjeve që mundësojnë dhe rregullojnë tregun të aksioneve.
Ky Agjension, së bashku me Bankën Qendrore të Republikës të Kosovës (Opsionale), do të këtë për detyrë zbatimin e ligjeve, propozimin e rregullave të tregtimit të aksioneve dhe rregullimin e industrisë së aksioneve dhe letrave me vlerë. 2) Së bashku me institucionet financiare botërore dhe lokale, do të themelojmë tregun e aksioneve (bursën) e parë në Republikën e Kosovës. MISIONI I BURSES SE KOSOVES A) Platformë e alokimit të kapitalitB- Platformë për shfrytëzimin e fondeve të Trustit Pensional të Kosovës dhe Fondit të Privatizimit. Kjo do të mundësojë që në mënyrë më të sigurtë dhe më transparente, qindra miliona euro të qytetarëve të Kosovës të investohen në kompani kosovare dhe keshtu paraja jonë të punojë per ne dhe jo të mbahet jashtë. C) Alternative e PPP-ve për PTK-në, KEK-un, Trepçën, dhe kampionët e tjerë të ekonomisë kosovare. D) Përgjigje nevojës për kapital të kompanive të reja dhe inovative – kapital, apo diversifikim. Kompanitë më inovative botërore që janë sot, si Google, Facebook, Tesla, etj., hovin më të madhë të tyre të zhvillimit e kanë arritur pasi janë listuar në bursat ndërkombëtare. E) Platforme dhe siguri per Investitorë të huajKompanitë që do te listohen në Bursën e Kosovës veprojnë sipas rregullave dhe rregulloreve të rrepta. Kjo siguron sigurinë e trajtimit nëpërmjet bursës për investitorët lokal dhe të huaj. F)Barometër ekonomikPër të matur gjendjen ekonomike të një vendi, si një impuls, apo pasqyrë që tregon kushtet ekonomike, politike dhe ligjore të një vendi. Pasqyrë, e cila me qeverisjen tonë do të jetë nga më te sukseshmet. The post Lëvizja surprizë e AKR-së: Projekti për themelimin e Bërzës së aksioneve appeared first on INSAJDERI. |
| You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





















