“Haxhi Avdyli: Mjeku nga Prizreni që nuk harroj asnjëher Jezercin, vendin e të parëve” plus 9 more Ferizaj Press |
- Haxhi Avdyli: Mjeku nga Prizreni që nuk harroj asnjëher Jezercin, vendin e të parëve
- Asfaltohet rruga “Muharrem Shemsedini” në Ferizaj
- SHBA dhe Kina përplasen për ishujt
- Refugjatja kosovare dëbohet me dhunë nga Gjermania, dërgohet në Beograd
- Podgoricë: Ndalesë e hyrjes për 149 rusë dhe ukrainas
- Rrahje mes dy meshkujve në Prishtinë
- Lëvizja VETËVENDOSJE ka mbajtur sot tubim elektoral në Ferizaj
- Edhe fshati Doganaj bëhet me asfalt dhe rregullim rrugësh
- Mërgimtarja Hava Kurti Krasniqi: Letër e hapur për Presidentin Hashim Thaçi
- A do t’i lejonte Vetëvendosje vajzat me shamia në shkolla?
| Haxhi Avdyli: Mjeku nga Prizreni që nuk harroj asnjëher Jezercin, vendin e të parëve Posted: 03 Jun 2017 09:33 AM PDT Në listën e kandidatëve për deputet të Parlamentit të Kosovës gjendet edhe Haxhi Avdyli i lindur në Prizren në nje familje nga Jezerci, Mahalla e Katunit, e shpërngulur në kohën e shpërnguljeve famëkeqe nga regjimi se Haxhi Avdyli u lind në Prizren, por prejardhja nga Jerzerci i Ferizajt nuk e la indiferent dhe në kohën kur kësaj ane i duhej më së shumti.ai kthehet ti ndihmoj. Kthehet si mjek i UÇK-së në anën e Budakovës. |
| Asfaltohet rruga “Muharrem Shemsedini” në Ferizaj Posted: 03 Jun 2017 06:59 AM PDT Finisherët e kompanisë "Eskavtori" edhe këtë të shtunë nuk janë ndalur duke bërë asfaltimin e rrugës "Muharrem Shemsedini" në Ferizaj. Nga afër punimet në këtë asfaltim të rrugës, i përcolli edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, së bashku me kryesuesin Faruk Gurin, dhe kandidatët për deputete të Parlamentit të Republikës së Kosovës. Numri një i qeverisë lokale të Ferizajt, Muharrem Svarqa, me këtë rast u shpreh, se rëndësia e kësaj rrugë është mjaft e madhe, sepse sipas tij lidh rrugët tjera të qytetit të Ferizajt. "Jemi në rrugën “Muharrem Shemsedini” e cila sot po asfaltohet pas realizimit të investimeve nëntokësore, ujësjellësit dhe kanalizimit. Ne po e përmbyllim këtë investim duke asfaltuar sot këtë rrugë të rëndësishme, e cila është afër 250 metra e gjatë, me një gjerësi sipas gjendjes në rrugë që ka qenë diku 3 metra e gjysmë dhe me investime që kushtojnë rreth 30 mijë euro. është një rrugë e rëndësishme që lidhet edhe me rrugën e Pleshinës dhe është e dobishme për qarkullim për të gjithë banorët e kësaj ane, edhe për nxënësit por edhe për banorët e tjerë”.", është shprehur kryetari Svarqa. Edhe banorët e kësaj lagje janë shprehur tejet mirënjohës me rregullimin dhe asfaltimin e kësaj rrugë. Ata u shprehen tejet mirënjohës ndaj kryetarit Svarqa, që bëri të mundur rregullimin e kanalizimin fekal dhe asfaltimin e rrugës së tyre. U bë e ditur se në rrugën "Muharrem Shemsedini" në Ferizaj, është rregulluar kanalizim fekal në tërë gjatësinë e rrugës, rrjeti i ujësjellësit si dhe asfaltimi i rrugës. Kjo rrugë ka një gjatësi prej mbi 250 metra, kurse Komunës së Ferizajt i ka kushtuar mbi 21 mijë euro.
|
| SHBA dhe Kina përplasen për ishujt Posted: 03 Jun 2017 05:23 AM PDT "Ne kundërshtojmë vendet që militarizojnë ishujt artificialë dhe rrisin pretendimet për pasuri ujore. Nuk do të pranojmë ndryshime të njëanshme dhe detyruese të status Quo-së". Presidenti Donald Trump dhe zyrtarë të lartë amerikanë edhe me herët kanë deklaruar se do të mbrojnë interesat e tyre në Detin e Kinës Jugore, një rrugë kryesore detare. Pretendimet territoriale të Kinës në Detin e Kinës jugore, një zonë e pasur me burime të shumta kontestohen nga disa vende. Komentet e Mattis erdhën pasi Këshilli i Sigurimit vendosi të zgjerojë sanksionet ndaj Koresë së Veriut në përgjigje të testeve raketore të zhvilluara gjatë këtij viti. Megjithatë, ai vlerësoi përpjekjet e Pekinit për përpjekjen në frenimin e aktivitetit bërthamor të Koresë së Veriut. |
| Refugjatja kosovare dëbohet me dhunë nga Gjermania, dërgohet në Beograd Posted: 03 Jun 2017 05:23 AM PDT Sipas anëtarëve ku ajo jetonte së bashku me ta në kamp në Windprechtstrase, u dëbua në mes të natës nga rreth dhjetë policë, kjo i kishte zemëruar bashkanëtarët e saj të kampit. Nga qyteti i Frankfurtit ajo u dërgua në kryeqytetin serb Beograd, edhe pse Sevdija nuk ka asnjë familjarë aty. Mirëpo, policia e ka mohuar këtë. Oficeri i policisë Siegfried Hartmann ka thënë se kanë qenë vetëm dy ekipe të policisë me gjashtë persona. "Ajo u lejua të flinte rreth tre orë në një dhomë të dhomë të Inspektoratit Policor, përpara se ta dërgonim në Frankfurt. Gjithashtu një oficer i policisë i kishte dhënë asaj edhe kafe, sepse ajo nuk kishte para të mjaftueshme. Po ashtu ajo ka biseduar edhe me një mjek para se të fluturonte në Beograd", ka treguar oficeri i policisë Hartmann. Sevdija ka qëndruar në Beograd për dy javë. Atje ajo jeton në një vend ku njerëzit e pastrehë flenë në një tendë, tregon ndihmësja e refugjatëve, Matthias Schopf-Emrich. "Ajo ishte plotësisht e vetme atje dhe nuk do të kishte mjete financiare në dispozicion, jam në kontakt me dy djemtë e saj, të cilët njihen dhe jetojnë në Gjermani. Ata janë duke u përpjekur për të gjetur strehim për nënën e tyre kështu që ajo ka një adresë të raportimit. Sepse vetëm me një adresë mund të sëmuret dhe kështu ajo mund të marrë ilaçet e saj të nevojshme urgjente", ka treguar ndihmësja e refugjatëve Schopf-Emrich. Matthias Schopf-Emrich ka thënë se kjo gjendje nuk do të duhej të kishte ardhur deri këtu, kjo ka të bëjë me një grua të, kjo është një rast humanitar, një rast që duhet të ishte diskutuar më parë dhe jo thjesht të kryhet kaq lehtë", ka thënë ajo. Familja e Sevdijes është e komunitet romë. Ajo jeton me djalin, kunatën dhe katër nipërit e mbesat, në një kamp në Windprechtstrase për gjashtë vjet. Familja vjen nga Kosova ku nga atje u dëbua ndërsa burrin e saj e kishin vrarë gjatë kohës së luftës. Këshilli i Refugjatëve në Augsburgm tregon se "bashkëshortin e Sevdijes e kishin rrahur për vdekje, ndërsa Sevdija ishte traumatizuar që nga ajo kohë dhe nuk është duke bërë mirë psikologjikisht, ajo çfarë ka përjetuar ajo", thotë Schopf-Emrich. Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, Zyra Qendrore për të Huaj është duke shqyrtuar nëse Sevdija mund të udhëtojë për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. |
| Podgoricë: Ndalesë e hyrjes për 149 rusë dhe ukrainas Posted: 03 Jun 2017 05:23 AM PDT Këta persona, që janë vendosur në listën e zezë të Malit të Zi, janë selektuar për shkak të rolit të tyre në aneksimin ilegal të Krimesë së Ukrainës, në vitin 2014, me ç'rast është shkelur sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës, kanë raportuar mediat në Podgoricë, duke i cituar zyrtarët qeveritarë. Sipas raporteve, në listën e personave të padëshiruar përfshihen, zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin, shefi i shërbimeve të inteligjencës, Nikolai Patrushev, presidenti i Republikës së Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, e të tjerë. Në vitin 2014, Mali i Zi iu bashkua sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, të imponuara për shkak të agresionit të Moskës në Ukrainë. Ky faktor ishte dhënë si shpjegim kur autoritetet e Rusisë, më 28 maj, nuk e lejuan hyrjen e ligjvënësit malazez, Miodrag Vukoviq, në Rusi. Pas këtij incidenti, zyrtarët e Malit të Zi thanë se Rusia e kishte një listë sekrete të afro 50 liderëve të Malit të Zi, të cilëve nuk u lejohej hyrja në Rusi, përfshirë kryeministrin, Dusko Markoviq, kryetarin e Kuvendit, Ivan Brajoviq, dhe liderin e partisë udhëheqëse në qeveri, Millo Gjukanoviq. |
| Rrahje mes dy meshkujve në Prishtinë Posted: 03 Jun 2017 05:23 AM PDT Sipas raportit policor, ankuesi mashkull ka treguar se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar, me ç'rast viktima nga lëndimet e marra është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. I dyshuari më pas është kapur nga policia dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje. |
| Lëvizja VETËVENDOSJE ka mbajtur sot tubim elektoral në Ferizaj Posted: 03 Jun 2017 05:18 AM PDT Qytetarëve të kësaj komune i është drejtuar ish-deputeti dhe kandidati për deputet, Faton Topalli. Ai theksoi rëndësinë e angazhimit të aktivistëve të Lëvizjes, emigrantëve, dhe familjeve të dëshmorëve. Ai tha po ashtu se VETËVENDOSJE do ta rimëkëmbë ekonominë e Kosovës. "Këta e shkatërruan ekonominë, ne do ta zhvillojmë", tha Topalli para ferizajasve. Ai tha po ashtu se VETËVENDOSJE e do pushtetin për t’i shërbyer popullit, e jo për interesa të ngushta klanore. "Këta i kthyen qytetarët në shërbëtore, ne do të bëheni shërbëtorët tuaj", tha Topalli. Gjatë tubimit në Ferizaj, kandidati për deputet, Glauk Konjufca, ka filluar fjalën e tij me një rrëfim për vitin 1999, pas përfundimit të luftës. "Si sot më kujtohet vera e 99 këtu në Ferizaj, Kosova e çliruar nga okupimi serb, qindra të larguar po ktheheshin në qytet. E kishin besimin, entuziazmin, optimizmin, shpresën, përkushtimin dhe krenarinë. Po sot pas 18 vjetëve?! Matrapazët e pas luftës ia kanë vra këtij populli shpresën dhe të ardhmen”, tha Konjufca. Megjithatë ai tha se sheh një dritë në fund të tunelit, e ajo është VETËVENDOSJE. “VETËVENDOSJE do t'ia kthejë popullit shpresën dhe të ardhmen. Do t'ia kthejë Kosovës drejtësinë dhe zhvillimin ekonomik", premtoi Konjufca në Ferizaj. Konjufca po ashtu shtoi se garancia e fitores së VV-së janë aktivistët që angazhohen pa u lodhur. Pretendenti për kryeministër vendi nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti në tubimin e tyre me qytetarët e Ferizajit, ka thënë se ky subjekt partiak është e vetmja mundësi që do e çojë vendin drejt Bashkimit Europian. Kurti para masës së qytetarëve të Ferizajt, tha se me ardhjen e tij në qeveri në mandatin e ardhshëm, do t'u jepet qytetarëve të vendit shpresë dhe tha se nuk do largojnë njerëz nga puna për arsye partiake, transmeton Klan Kosova. Kandidati i VV-së për të parin e qeverisë në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor, siguroi qytetarët se nëse VV del fituese, do të kenë të sigurtë vendet e tyre të punës, pavarësisht se kë kanë votuar ata. "Si pasojë e punës së mbrapshtë, e mos punës së tyre, kemi shkolla pa arsim e spitale pa shërim, sindikata pa punëtorë e punëtorë pa punë". "Vetëvendosje është edhe zgjidhje edhe zgjedhje, është edhe ndryshimi edhe fitorja. Hajnat në vendet e zhvilluara demokratike, shkojnë në burg. Por, asnjëri prej tyre edhe gjithë ata bashkë, nuk guxojnë të thonë hajnat në burg, sepse edhe vet janë të përfshirë në hajni". "Nuk ka më shko te shpia për ata që e kanë shkatërruar këtë shtet. Hajnat në burg. Ne u japim shpresë njerëzve, si lëvizje, sepse njerëzit që lëvizin janë e vetmja shpresë. Nuk do heqim njerëz për arsye partiake, por do ndëshkojmë ata që e vjedhin apo zhvatin qytetarin". "Vendin e punës e keni të sigurtë pavarësisht kë ju keni votuar. Dera drejt BE-së e ka numrin 35. Vetëvendosje është subjekti i vetëm që dërgon shtetin në Bashkimin Europian. Mos humbni kohë me koalicionet që u ka humbur lëmshi, është dobësi të mos korrigjosh gabimin. Pushtetarët lëvizën me lëpirëse", ka përfunduar Kurti. Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se me ardhjen e Lëvizjes Vetëvendosje në qeverinë e ardhshme, do punohet me Kosovën ashtu sikurse ky subjekt partiak punoi me Prishtinën. Në tubimin e mbajtur sot në Ferizaj, Kadaj-Bujupi tha po ashtu se plani i tyre vetëvendosës është e vetmja perspektivë për qytetarët e Kosovës, transmeton Klan Kosova. "Nuk ka rrugë të shkurtër për tek e drejta, e as për tek zhvillimi. Nuk ndalemi derisa ta bëjmë Kosovën vendin ky gratë e burrat shohin shpresën". "Do bëjmë gati nga një shujtë për cdo fëmijë të Kosovës ashtu sic bëmë në Prishtinë. Ashtu sic bëmë në kryeqytet do bëjmë në tërë Kosovën. Në UP askush nuk do të lejohet të paguaj më taksë". "Për cdo fëmijë nën moshën 15 vjeç ne kemi ndar nga 10 Euro, do të vendosen në llogarinë e nanës. Ka vetëm një mënyrë të largohemi nga gjendja që na ka kapluar, është plani vetëvendosës". "E kemi programin, e kemi ekipin, Albinin Kryeministër, e nuk do ndalemi deri në fitore".
|
| Edhe fshati Doganaj bëhet me asfalt dhe rregullim rrugësh Posted: 03 Jun 2017 04:11 AM PDT Banorët e fshatit Doganj këtë të shtune i janë gëzuar pa masë rregullimit të rrugëve të tyre. Nga afër fillimin e punimeve në këtë rregullim e ka përcjelluar edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me kryesuesin e Kuvendit të Komunës, Faruk Gurin, me drejtorin e infrastrukturës, Gafurr Ilazin, drejtorin e urbanizmit Faik Graincën si dhe kandidatet për deputet të Parlamentit të Republikës së Kosovës. Me këtë rast kryetari Svarqa, është shprehur se rëndësia e asfaltimit të rrugëve në fshatin Doganaj është shumë e madhe, me vet faktin se lidhet edhe me shumë fshatrat të tjera të kësaj ane. Ai tha se rregullimi i rrugëve të këtij fshat po bëhet edhe fal veprimtarëve të këtij lokaliteti, që kanë bërë përpjekje shumë të mëdha që rrugët e këtij fshati të hynë edhe në buxhetin komunal . "Përmes këtyre projekteve ne po zgjidhim problemet jetike të këtyre banorëve që ndërlidhen me një qarkullim më të lehtë si me automjete po ashtu edhe të këmbësoreve në mënyrë që kështu ti japin kuptim edhe jetës së tyre. Unë jam shumë mirënjohës banorëve të fshatit Doganaj, sepse këta kanë bërë edhe lirimin e hapësirave publike pa ndonjë kompensim paraprak", është shprehur kryetari Svarqa, duke u zotuar se të gjitha rrugët do të rregullohen në bazë edhe të planit dinamik të punës. E nga ana tjetër banorët e fshatit Doganaj, u shprehen tejet mirënjohës ndaj Komunës së Ferizajt që po realizon projekte jetike për ta. "Ne falënderojmë kryetarin e komunës, por edhe të gjithë ata që na ndihmuan që të bëjnë asfaltimin e rrugëve të fshatit tonë", ka thënë Sami Neziri, banor i fshatit Doganaj. U bë e ditur se në fshatin Doganaj do të asfaltohen mbi 1500 metra rrugë, ndërsa Komunës së Ferizajt do ti kushtojë rreth 60 mije euro.
|
| Mërgimtarja Hava Kurti Krasniqi: Letër e hapur për Presidentin Hashim Thaçi Posted: 02 Jun 2017 12:45 PM PDT I nderuar President Jam larg dhe të kritikoj vendin tim nuk kam fare qejf. Posaçërisht ndihem keq mu për faktin se jam edhe unë ndër të shumtët që luftoj për reduktimin e varfërisë në vendin tim. Por meqë emrin edhe zemrën i kam atje , edhe mallin, por edhe varrin atje, atëherë dua të flas. Dhe sot po flas me ty, të parin e vendit. Duke i dëgjuar reagimet e shumë njerëzve e sidomos në Zvicër mora guxim të të drejtohem sepse ky është edhe misioni im si shqipëtare. Dhe jo vetëm si shqiptare. Unë jam pjesë e një kampanje kundër varfërisë në Zvicër dhe një gjë e di mirë: nga të gjitha antivlerat në botë, varfëria është rreziku më i madh, e që neve shqiptarëve keq e me shekuj po na kanosë. Prandaj po të pyes pra ty, ty që dikur për këtë popull mbaje bomba në duar aeroporteve të botës : A nuk do të ishte më mirë të ftoje të varfërit e vendit për iftar se sa ata që ti i ftove e që rroga të majme kane? Apo të shtroje një iftar për të sëmurët e pangrënë në spital ? Nuk mund të më thuash: se skam të drejt të gjykoj . Kam të drejtë edhe shumë bile, sepse pozita e presidentit është edhe e imja, e popullit. Prandaj kemi të drejtë të japim këshilla. Ti ishe trim në luftë këtë se mohoj kurrë President. Ti ke bërë edhe shumë gjëra të mira e të mëdha. Ti je atdhetarë i devotshëm. Të kujtohet kur e vizitove Dritëro Agollin, të lumtë kemi thënë të gjithë! Por të organizosh një iftar me 600 punonjës të arsimit vërtet është trimni e madhe : trimni para zotit . Mendoj se kjo trimëri duhet të ketë frikë prej zotit . Edhe policia zvicerane shtron iftare,për hir të dashurisë dhe harmonisë ndërfetare, por në ato iftare janë të ftuar të gjithë agjëruesit, pra : kush dëshiron pa ftesë mundë të shkojë, në iftar! Dhe pikërisht drejtësia e bën Zvicrën të mbarë . Ilirët kanë qenë dhe mikpritës, bota i përshkruan të tillë, e ne jemi ilirët e sotëm, por duhet ta luftojmë padrejtësinë. Arsimi duhet të jetë meteor i dijes e jo i fesë. Jam vetë pedagoge, punëtore e arsimit në Zvicër , nga ata që mundohemi të bëjmë mirë , duke mbjellë dashurinë, paqen dhe dijen, e duke luftuar: ndasinë, paditurinë dhe verbësinë . Unë nuk e di si kanë pranuar ata të vijnë. Kam qenë e ftuar në organizimeve të tilla në Kosovë. E di mirë sa shpenzime të kota shkojnë. Në organizimin e fundit kam kritikuar haptas për teprinë ushqime që janë shtruar. E gjithandej varfëria kishte hapur gojën si këpucët e Lulit te vargjet e Migjenit. Heroi i popullit Bajram Curri ka bërë shumë për arsim. Ai edhe shtëpinë e tij e ka dhënë për arsimimin e të rinjëve. Ka shkolluar shumë të rinj në Elbasan me përkujdesjen e tij. Ka kontribuar për shumë shkolla dhe ka themeluar konviktin: "KOSOVA". Ka dashur të themelojë një shkollë te URA E TABAKËVE por e penguan turqit. Tërë jetën e tij Atdheut dhe arsimit ia ka përkushtuar por iftare jo nuk ka organizuar. Në ndërtimin e shtetit arsimi është një segment ndër më të rëndësishmit, por kur ne po e shohim prej mërgimit tërë atë varfëri, spitale pa barna, njerërz që vdesin në mungesë shërimi .. si po i shohin mësuesit tanë këtë mjerim!!! E di , e di Atdheu është një kala , sa më larg të jesh aq më mirë ke për ta pa. Dhe ne mërgimtarët po e mbajmë atdheun në shpinë.Nuk është fare i lehtë ky obligim, edhe më i rëndë bëhet kur lexojm shtypin e huaj për varfërin e vendin tonë tek shkruajnë. Sa për krenarin e vendit,krenarin po e mbajnë më së shumti vajzat dhe djemtë e diasporës. Si : politikaj të shumtë nëpër diasporë , edhe artist të shumtë, e sportist si Taulant e Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, etj. U bë shenjtërimi i Nënës Terezë e sa pak ka bërë Kosova për këtë shenjtërim! Ju përshëndes President me shpresën se zgjohemi të gjithë për një agim më të bardhë për të cilin shumë jetë janë dhanë.
E shqetësuar Mërgimtarja Hava Kurti Krasniqi Ndërmjetësuese Kulture Zvicër |
| A do t’i lejonte Vetëvendosje vajzat me shamia në shkolla? Posted: 02 Jun 2017 12:13 PM PDT Në një debat zgjedhor në RTV21, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje janë pyetur nëse partia do t'i lërë vajzat me shamia të shkollohen nëpër shkolla publike të vendit, po që se vjen në pushtet, pas zgjedhjeve të 11 qershorit."Çështja e shamive është çështje e rregulluar me të drejtat dhe liritë e njeriut. Edhe me Kushtetutën e vendit tonë. Secili qytetar që ka moshën 18 vjeçare, sipas Kushtetutës së vendit, ka të drejtë të vishet siç i pëlqen", është përgjigjur Faton Topalli, kandidat i VV'së për deputet. Megjithatë, Topalli nuk ka pasur përgjigje konkrete nëse Vetëvendosje do t'i lejojë personat nën moshën 18-vjeçare që të bartin shami në shkolla, raporton Gazeta Express. "Nuk ka asnjë ligj që ndalon veshjen në këtë mënyrë apo atë mënyrë", është shprehur ai. As kandidatja e VV'së për deputete, Arbërie Nagavci, aktualisht drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, nuk ka dhënë përgjigje të qartë në pyetjen nëse Vetëvendosje do t'i lejonte vajzat 14-18 vjeçare me shami në shkollë, nëse merr pushtetin. "Jemi për respektimin e plotë të ligjit dhe të Kushtetutës. Do të respektojmë atë që parashihet në Kushtetutë. Do të sigurohemi që në të gjitha shkollat të vlejë i njëjti kriter për të gjithë. Jo në rastet si ekzistojnë deri më tani, ku ka dallime të mëdha prej komunës në komunë, apo prej shkollës në shkollë", është përgjigjur ajo. E pyetur se si e ka rregulluar këtë çështje në Prishtinë, ajo është përgjigjur: "Në Prishtinë e respektojmë plotësisht Kushtetutën. Kushtetuta thotë se për ata që janë mbi 18 vjet, duhet të respektohet e drejta e tyre për shami”. /Express/ |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






rb.


