““Ditët e Kulturës” në Ferizaj vazhdon me shumë aktivitete” plus 8 more Ferizaj Press

““Ditët e Kulturës” në Ferizaj vazhdon me shumë aktivitete” plus 8 more Ferizaj Press


“Ditët e Kulturës” në Ferizaj vazhdon me shumë aktivitete

Posted: 16 Jun 2017 06:48 AM PDT

Në kuadër të manifestimit tradicional "Ditët e Kulturës", përfaqësues të kulturës në Ferizaj, vizituan fenomenin natyror të vetmin në Evropë, Birfukacionin e lumit Nerodime dhe Mullirin e Nikës i cili gjendet po në këtë vend e që jetëgjatësia e tij është mbi 300 vite.

Udhëheqësi i muzeut në Ferizaj,  Ilir Bytyqi, tha se do të mundohen që në të ardhmen të hartojnë projekte që i kontribuojnë ngritjes së trashëgimisë kulturore në këtë qytet.

"Këto dy vende na japin një thesar të çmuar të trashëgimisë kulturore, andaj po mendoj që në të ardhmen në bashkëpunim me institiucionet tjera relevante ne do të revitalizojmë dhe do të bëjmë projekte në ngritjen e trashëgimisë kulturore që jo vetëm këto dy vende por do të kemi një numër më të madh të objekteve arkitektonike të restauruara, të rregulluara,  që trashëgima kulturore të ketë një pasqyrim më të mirë",tha Bytyqi.

Ndërsa, të pranishmit e tjerë thanë se ky fenomen ia shton vlerën Ferizajt dhe si i tillë duhet ta ketë kujdesin qytetarë dhe institucional.

 "Shpeshherë inspirimi i artistit vie nga natyra dhe besoj që edhe ky fenomen i provokon më shumë ata", tha Skender Bedriu.

"Këto gjëra që janë elementare që e karakterizojnë qytetin, të ruhen dhe vizitorët të kenë çka të vizitojnë në Ferizaj, unë u kisha propozuar qytetarëve që të marrin libra në bibliotekë dhe të vijnë këtu", tha Teuta Demiri.

Bifurkacioni i lumit Nerodime ndahet pakthyeshëm në dy degë, të cilat kanë derdhje në dy dete të ndryshme. Dega veriore derdhët në lumin Sitnicë dhe vazhdon rrugëtimin në lumin Ibër, Moravë dhe përmes Danubit derdhet në Detin e Zi, ndërsa dega jugore së pari bashkohet me njërën degë të lumit Nerodime e cila ndahet tek penda e betonit dhe së bashku vazhdojnë rrugëtimin në lumin Lepenc dhe përmes Vardarit derdhet në Detin Egje.

Përveç lumit Nerodime një fenomen i tillë është edhe në Orinoko të Amerikës Jugore.  Së bashku me lumin Nerodime këto janë dy raste të vetme në botë, transmeton Televizioni Tema.

Meridian Express themelon

Posted: 16 Jun 2017 06:32 AM PDT

Meridian Express ka premtuar të mbështesë të paktën një student të vitit të parë me bursë të plotë çdo vit, për katër vitet e ardhshme. Pas nënshkrimit, Kryeshefi Ekzekutiv i Meridian Express, Agon Gashi deklaroi se:

SHBA presion Serbisë për

Posted: 16 Jun 2017 06:32 AM PDT

"Nuk e di saktësisht se çfarë punojnë ata, kurrë nuk e kam vizituar
atë qendër, por mendoj se ka arsye të mira për brengosje", ka thënë
Scott duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve se a e konsideron
Qendrën humanitare ruso serbe si qendër e spiunazhit.

Scott ka thënë se kjo pyetje është më tepër për Serbinë, për njerëzit të cilët jetojnë atje dhe për qeverinë e Serbisë.

"Kjo pyetje është për ata, se çfarë mendojnë se rusën në të vërtet
punojnë në atë qendër", ka theksuar ambasadori amerikan në Serbi,
transmeton, gazetametro.net.

Scott e ka hapur në Nish simpoziumin "Roli i NATO's në Evropën
Juglindore" dhe e këtë rast ka cekur se bashkëpunimi me atë aleancë
ushtarake është para se gjithash në interes të Serbisë.

"Anëtarësimi në NATO, si gjithë shteteve tjera, edhe Serbisë do të
kishte sjell mbrojtje. Ky është gjithashtu edhe sistemi i vlerave. Të
gjitha anëtaret bashkëpunojnë jo vetëm në bazë ushtarake por edhe në atë
politike, në fushën e luftës kundër terrorizmit dhe reagimit në situata
të jashtëzakonshme", ka theksuar Scott.

"Vendimi mbetet te Serbia se a do të mbetet neutrale apo do të hyjë
në NATO. Mendoj se mund të mbetet neutrale, por të hyjë në Bashkësinë
Evropiane. Ka anëtare të BE të cilat janë neutrale", ka thënë Scott.

Në simpoziumin të cilin e ka organizuar "Klubi i miqësisë serbo
amerikane" dhe ambasada amerikane në Serbi kanë marrë pjesë
përfaqësuesit e ministrive të mbrojtjes nga Bullgaria, Mali i Zi,
Rumania, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Serbia.

Zëvendësguvernatori Mehmeti pjesëmarrës në Samitin “Stabiliteti regjional financiar në ambientin e ri global”

Posted: 16 Jun 2017 06:32 AM PDT

Merkel: SHBA’të nuk duhet të lidhin sanksionet ndaj Rusisë për interesa ekonomike

Posted: 16 Jun 2017 06:32 AM PDT

Senati i Shteteve të Bashkuara ka votuar të mërkurën për sanksione të reja ndaj Rusisë lidhur me dyshimet për ndërhyrjen e saj në fushatën zgjedhore të vitit 2016 në SHBA dhe agresionin e saj në Siri dhe Ukrainë. Legjislacioni tani duhet të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel ka kritikuar ashpër një dispozitë përmes së cilës sanksionet prekin bizneset evropiane të përfshira në importimin e gazit natyror rus. Kjo menjëherë paraqet nevojën për nxitjen e eksporteve të energjisë nga SHBA-të.

Zëdhënësi i kancelares, Steffen Seibert, ka thënë të premten se kancelarja është njoftuar për shqetësimet e Gabrielit dhe e ka quajtur vendimin e senatit amerikan

Infermieret ferizajase më të mirat në gjithë Kosovën për shërbimin e vizitave shtëpiake për nëna dhe fëmijë

Posted: 16 Jun 2017 06:24 AM PDT

Grupi i infermiereve nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe qendrat e tjera të cilat realizojnë vizita shtëpiake për nëna dhe fëmijë dhe me këtë rast japin këshilla të dobishme ka dalë të jetë më i miri në Kosovë nga një hulumtim i organizuar së fundi për këtë çështje.

Në një takim të mbajtur sot mes grupeve të këtyre infermierëve, zyrtarëve të komunës së Ferizajt , udhëheqësve të organizatës UNICEF dhe punonjësve të tjerë shëndetësor u bë e ditur se grupi i këtyre infermiereve për pak muaj ka përmbushur 97 përqind të objektivave të përcaktuara dhe rezultatet nga tereni janë mjaft të kënaqshme.

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të QKMF-së Ibadete Bucaliu Ismajli ka thënë me këtë rast se janë zbatuar me përpikëri standardet e programit dhe tani Ferizaj duhet të merret si shembull për komunat e tjera.

"Ky program i ka standardet e veta dhe ne jemi mundu me i respektu duke i decentralizu shërbimet e gjithë rrjetit të kujdesit parësor shëndetësor. Grupi i këtyre infermiereve është plotësisht funksional dhe ka vizita të përditshme nëpër shtëpi ndërsa ne në të ardhmen mendojmë që ta zgjerojmë dhe ta fuqizojmë sa më shumë" u shpreh drejtoresha Ismajli e cila dukej mjaft e kënaqur nga këto arritje.

Edhe përfaqësues të organizatës ndërkombëtare UNICEF lavdëruan punën e bërë nga punonjësit shëndetësor në Ferizaj. Ata treguan se kjo organizatë ka qenë një mbështetëse e programit, por që edhe entuziazmi i infermierëve në Ferizaj dhe në komunat tjera ka bërë të suksesshëm këtë projekt.

"Lirisht mund të themi se Ferizaj ka ec larg me shërbimin e vizitave shtëpiake dhe këtë e ka bërë zbatimin me përpikëri I programit e këmbëngulësia e këtyre punonjësve. Mbështetja jonë nuk do të mungojë prandaj shpresojmë . në rezultate edhe më të mira " tha Dr. Agron Halitaj.

Vizitat shtëpiake në teren janë bërë së fundi një shërbim mjaft i qëlluar sepse qytetarët tashmë e kanë një adresë të afërt për këshillime shëndetësore, por edhe roli i infermierëve po fuqizohet edhe më tutje.

Në takimin e sotëm u diskutuan përvojat e infermierëve të këtij shërbimi nga 8 komunat e Kosovës dhe u kërkua më shumë përkrahje në tejkalimin sfidave që paraqet puna në teren.

Fillon rregullimi i rrugës “Shaban Gashi” 

Posted: 16 Jun 2017 06:18 AM PDT

Kompania "Arlindi", gjatë ditës së premte ka ndezur ekskavatorët e tij për fillimin e punimeve në kuadër të projekteve për rregullimin dhe asfaltimin e rrugëve të loto II. Në kuadër të loto II, do të asfaltohen 25 rrugica që janë në rrugën "Rexhep Bislimi" e deri tek rruga "Vëllezerit Gërvalla", në Ferizaj.

Në fillimin e këtyre punimeve, numri një i qeverisë lokale të Ferizajt, Muharrem Svarqa, është shprehur se sot po fillojnë investimet më të rëndësishme në zonën urbane të qytetit që do të realizohet përmes katër lotove, dhe tashmë janë përzgjedhur edhe operatorët ekonomik.

"Ne me këtë po fillojmë njërin ndër realizimet më të rëndësishme për qytetin, një projekt që buxhetit të komunës së Ferizajt, i kushton rreth 500 mijë euro dhe i cili projekt përfshinë, asfaltime, por në disa rrugica edhe infrastrukturën tjetër përcjellëse. Njëra nga rrugët kryesore është edhe rruga "Shaban Gashi", në kuadër të secilës është një segment jashtëzakonisht i gjatë në segmentet të përgjithshme , ku përfshihen me tepër se 6 kilometra e gjysmë vetëm në këtë zonë", ka thënë kryetari Svarqa.

Ndërkaq banorët e këtij lokaliteti janë shprehur tejet mirënjohës komunës së Ferizajt, për realizimin e këtij projekti madhor. Thanë se rregullimi i rrugëve të tyre ka qenë tejet i domosdoshëm ngase ato kanë qenë mjaft të dëmtuara.

U bë e ditur se projektin loto II e ka fituar kompania "Arlindi", ndërsa vlera e kontratës kap shumën prej 460 mijë euro ku do të asfaltohen 25 rrugica me gjatësi prej 6 kilometra e 528 metra , ndërsa gjerësia e rrugëve është 4-5 dhe 6 metra.

Ferizaj: Filluan investimet milionëshe në zonën urbane te qytetit

Posted: 16 Jun 2017 06:06 AM PDT

Të premten kanë filluar punimet edhe në rrugën "Haxhi Zeka" në Ferizaj, rrugë kjo e cila përfshihet në kuadër të projekteve të loto III sa i përket rregullimit dhe asfaltimit të këtyre rrugëve.

Nga afër fillimin e këtyre punimeve e ka përcjellur edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga bashkëpunëtoret e tij, por edhe nga qytetarë të kësaj pjese të qytetit.

Projekti loto III përfshinë rrugën "Vllezërit Gërvalla", deri tek rruga "Brahim Ademi, ndërsa ka një gjatësi prej 6 kilometra e 562 metra. Me ketë rast kryetari Svarqa, është shprehur se në kuadër të loto III përfshihen afër 29 rrugë që do të asfaltohen. Ai ka uruar banorët ë kësaj pjesë të qytetit për këto investime që po bëhen.

"Këto rrugica, kanë një rëndësi jashtëzakonisht të madhe për tu asfaltuar, sepse në këtë mënyrë edhe jeta e qytetarëve, po përmirësohet. Ne ashtu siç kemi planifikuar edhe me parë u jemi kthyer investimeve në qytet dhe po ndihmojmë në krijimin e kushteve edhe më të mira për jetë, edhe për qarkullim të lirë të qytetarëve", është shprehur kryetari Svarqa.

Izet Brahimi banor në rrugën "Haxhi Zeka" ka falënderuar komunën për rregullimin e rrugës duke e përshkruar sit ë vështirë qarkullimin sidomos gjatë dimrit. Ai shtoi se veç të rriturve asfaltit do t'i gëzohen edhe më të vegjëlit të cilët do ta kenë më të lehtë shkuarjen në shkollë.

Punimet në projektin loto III do ti kryeje kompania "Gashi-ing", ndërsa vlera e kontratës kap shumën mbi 316 mijë euro. Gjerësia e këtyre rrugëve, do të jetë 4-5 dhe 5 metra.

Fillojnë investime të tjera të rëndësishme infrastrukturore edhe në 28 rrugica të zonës urbane

Posted: 16 Jun 2017 05:56 AM PDT

Udhëheqja komunale e Ferizajt sot ka filluar edhe një projekt ku është përfshirë asfaltimi i 28 rrugicave të cilat gjenden mes rrugëve " Brahim Ademi" dhe "Enver Topalli”.

Me këtë rast u tha se do të investohen mbi 500 mijë euro në rregullimin e këtyre rrugicave dhe banorët do ta kenë më të lehë qarkullimin me qytetin dhe me anët e tjera të Ferizajt. Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa potencoi se në këtë mënyrë po tregohet përkushtimi i qeverisë komunale ndaj nevojave të qytetarëve.

"Kjo do të thotë që ne jemi shumë të ndërgjegjshëm për investime proporcionale dhe paralele në të gjitha anët e komunës së Ferizajt, në veçanti në zonën urbane sepse këtu kemi të bëjmë me fillimin e punimeve në rrugën "Lumni Baliu" ku nënkuptohet rregullimi i kanalizimit dhe asfaltimi ose shtruarja me kubëza në këtë rrugë, brenda llotos II në qytet që ngërthejnë në vete 28 " rrugica të cilat gjenden mes rrugës "Brahim Ademi" dhe rrugës "Enver Topalli" pra kemi të bëjmë me grykën e Pleshinës dhe grykën e Nerodimes të cilat rrugica kanë mbetur të paasfaltuara një kohë të gjatë. Këto rrugica komunës së Ferizajt do t'i kushtojnë rreth gjysmë milioni euro në një gjatësi prej 6 kilometra e gjysmë. Sipas gjendjes faktike nëpër këto rrugica shpresoj që qytetarët do të jenë vlerësuesit më të mirë për përkushtimin e komunës për t'ua lehtësuar qarkullimin dhe jetën këtyre banorëve. Unë i uroj banorët dhe i falënderoj për bashkëpunimin që kemi pasur në këta muajt e fundit" tha kryetari Svarqa.

Ndërkaq Ali Halimi banor në këtë lokalitet tha se prej se e mban mend krijimin e lagjes së tij nuk ka gëzuar ndonjë investim kjo pjesë. Ai falënderoi kryetarin Svarqa për angazhimin në realizimin e këtyre projekteve madhore.