Zëri: “Mitrovica proteston: Stop vrasjeve! Ne jemi Ermali!” plus 29 more |
- Mitrovica proteston: Stop vrasjeve! Ne jemi Ermali!
- Ky është personi që po e kërkon policia për vrasjen e Ermal Kamberaj (FOTO DOKUMENT)
- Murat Meha afër suspendimit nga detyra
- Lladrovci: Unë do të jem sërish kryetar i Drenasit
- Armela flet pas eliminimit: Prisja të isha finaliste, ja çfarë mendoj për Damianon!
- Një tjetër shembull qytetarie nga Gjermania (VIDEO)
- Juve dhe Torino ndahen në paqe, Higuain shpëton Zonjën nga humbja në minutat shtesë (Video)
- Leonora Jakupi publikon këngën e re, një baladë për të mos u humbur (VIDEO)
- Pak orë para zgjedhjeve në Francë, ja kush prin në sondazhe
- Opozita thërret protestë për të hënën (Video)
- Arbana Osmani: Kam vënë mend.Tani që jam nënë nuk do të vesh më minifunde
- Zanfina Ismaili çmendurisht e bukur në paraqitjen e fundit! (Foto)
- PDK ndërron qëndrim për mocione, pas ardhjes së Veselit në krye të partisë (VIDEO)
- Damianon e largojnë nga shtëpia e BBA9, kjo është arsyeja
- AKR zgjodhi Kryesinë e re, Labinot Tahiri emërohet nënkryetar
- Tuna publikon foton e parë me djalin, njihuni me bukuroshin Tian (Foto)
- Prishtina mposhti Trepçën, e pret Bashkimi në finale
- Një copë Barcelonë në Prishtinë, banorët duhet ti japin shtëpitë për banesa (Video)
- Hoxha: Lavdia e Skënderbeut është e përjetshme
- Çdo njeri para gjumi duhet të pijë një lugë të vogël uthull molle: Kjo është arsyeja!
- Goranët e Dragashit nuk e njohin Kosovën si shtet
- Barça shkel Villarrealin, rikthen pozitën e parë dhe vazhdon ndjekjen e titullit (Video)
- Thaçi: Këtë vit Kosova do të bëhet me ushtri (Video)
- Rama: Franca me Le Pen, kthehet 400 vjet prapa
- Gaxherri e LDK-së: U mësuam me PDK-në, çdo herë dorëzohet në qeverisje!
- Maqedonasit dhe serbët assesi të pajtohen që shqip do të flitet në Kuvendin e Maqedonisë
- Formacionet zyrtare: Juventus Torino
- Loja me traktor kthehet në tragjedi, humb jetën 10-vjeçari
- Analistët: Demarkacioni në Kuvend, kile e Mustafës për Veselin
- Bluzë për të dashurin që mos tia ngucin femrat kur është larg saj! (Foto)
| Mitrovica proteston: Stop vrasjeve! Ne jemi Ermali! Posted: 06 May 2017 02:28 PM PDT Shoqëria civile në Mitrovicë, do të organizojë të dielën një marsh protestues, pas vrasjes së Ermal Kamberaj në njërën nga kafiteritë e këtij qyteti. Moto e kësaj proteste do të jetë: Stop vrasjeve! Ne jemi Erlami! Protesta do të mbahet në orën 13:00 në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë. I riu Kamberaj është vrarë mbrëmë në një kafiteri ku edhe ishte menaxher, ndërsa Policia kanë thënë se janë duke u marrë me rastin, derisa dorasi akoma...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ky është personi që po e kërkon policia për vrasjen e Ermal Kamberaj (FOTO DOKUMENT) Posted: 06 May 2017 02:17 PM PDT Policia e Kosovës ka identifikuar dhe tashmë ka shpërndarë tek të gjithë personeli i saj personin që ajo e konsideron të dyshuar për vrasjen e Ermal Kamberaj në një kafiteri të Mitrovicës të premten mbrëma, shkruan Gazeta Blic. Gazeta Blic ka siguruar nga burimet e saj në Policinë e Kosovës, të dhënat për personin që po e përndjekë policia. Fotografia më poshtë shpjegon të gjitha. Ermal Kamberaj është vrarë mbrëmë në vendin e tij të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Murat Meha afër suspendimit nga detyra Posted: 06 May 2017 02:01 PM PDT Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala i ka thënë se sapo të marrë informacion zyrtar nga Prokuroria për aktakuzën ndaj Murat Mehës, do të veprojë sipas ligjit. Derisa Qeveria është duke pritur që të mërkurën të vendoset fati i saj, pas nismës për mocion mosbesimi, Kryeministri Isa Mustafa nuk po e mban premtimin e tij për të suspenduar çdo zyrtar ndaj të cilit është ngritur aktakuzë nga organet e rendit. Kreu i Qeverisë Isa Mustafa kishe shkruar në janar se...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Lladrovci: Unë do të jem sërish kryetar i Drenasit Posted: 06 May 2017 01:59 PM PDT Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka demantuar shkrimet se në degën e PDK-së në Drenas ka përçarje. Lladrovci në një prononcim për Indeksonline ka thënë se nuk ka dhe nuk mund të ketë përçarje në PDK e Drenasit. “Jo, nuk ka vend përçarja në degën e PDK-së në Drenas, as nuk mund të ketë përçarje. Nuk e meriton këtë as anëtari i PDK-së, as Dega e PDK-së, as qytetari i Drenasit, të këtij qyteti bastion të PDK-së. Ne kemi dëshmuar unitet...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Armela flet pas eliminimit: Prisja të isha finaliste, ja çfarë mendoj për Damianon! Posted: 06 May 2017 01:58 PM PDT E eliminuar për shkak të shkeljes së rregullave nga Damiano, Armela është shprehur në studion e Big Brother se deri diku e justifikonte ato që partneri i saj në lojë kishte bërë. “Mendoj se Damiano ka patur justifikime për këtë që ka ndodhur, edhe unë do ti kisha thënë të shtëpisë, do të kisha folur me njerëzit e afërt nëse do të kisha qenë në izolim. Unë nuk e prisja të dilja, as ta shihja këtë Big Brother si teleshikuese në shtëpi. Isha e bindur që...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Një tjetër shembull qytetarie nga Gjermania (VIDEO) Posted: 06 May 2017 01:55 PM PDT Në shumë fusha, Gjermania merret si model nga shumë vende të tjera dhe një e tillë është edhe qytetaria. Edhe shoqëritë krahasimisht të zhvilluara me gjermanët, kur vjen puna tek sjellja në publik kanë se çfarë të mësojnë dhe shembullin e sjell një video e shpërndarë në rrjet nga reparti i zjarrfikësve në Konigsbrun të Bavarisë. Kamera e makinës zjarrfikëse tregon momentin sesi i hapet rruga në autostradë nga drejtuesit e rastësishëm. Videoja është postuar...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Juve dhe Torino ndahen në paqe, Higuain shpëton Zonjën nga humbja në minutat shtesë (Video) Posted: 06 May 2017 01:49 PM PDT Derbi i qytetit në mes të Torinos dhe Juventusit ka përfunduar me barazim 1-1. Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë, por Juventusi pati rastet më të mira për gol. Vendasit rrezikuan me anë të Mehdi Benatia (15’), Leonardo Bonucci (16’) dhe Paulo Dybalas (43’), por në të gjitha rastet dyshuan të shënojnë dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola. Në pjesën e dytë, Torino arriti të kthehet furishëm në ndeshjes, duke gjetur shpejt golin e epërsisë. Ishte Adem Ljajic, i cili shënoi...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Leonora Jakupi publikon këngën e re, një baladë për të mos u humbur (VIDEO) Posted: 06 May 2017 01:29 PM PDT Leonora Jakupi ka publikuar videoklipin e këngës së re me titull “Pa asnjë dyshim”. Në një prononcim për Telegrafin, këngëtarja i kishte rrëfyer detajet e këngës së re, si dhe bashkëpunëtorët me të cilët ka punuar për këtë projekt të ri. Alfred Sula e ka bërë muzikën e kësaj kënge të prodhuar nga AS Recording Studio, ndërsa tekstin e ka shkruar Endrit Mumajesi. Ndonëse ka kohë që nuk ka publikuar baladë, Leonora e ka treguar tematikën që shtjellon...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Pak orë para zgjedhjeve në Francë, ja kush prin në sondazhe Posted: 06 May 2017 01:07 PM PDT Gara presidenciale në Francë ka hyrë në orët finale derisa Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen u kanë premtuar fitore përkrahësve. Dy kandidatët do të ballafaqohen në rundin e dytë të zgjedhjeve më 7 maj. Sondazhet e fundit thonë se Macron do të jetë President i Francës pasi prin në sondazhe. Sipas sondazhit të fundit të Elabe, ai do të merrte 65 për qind të votave kundër Le Pen. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Opozita thërret protestë për të hënën (Video) Posted: 06 May 2017 01:05 PM PDT Qeveria e Kosovës të hënën edhe zyrtarisht do ta procedoje për në Kuvend marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Kërkesa e kryeministrit Mustafa ka bërë që opozita edhe një herë të mobilizohet si nga brenda Kuvendit ashtu edhe jashtë saj. Partitë opozitare i kanë konfirmuar televizionit se për të hënën kanë thirrur protestë qytetare për ta kundërshtuar këtë marrëveshje. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Arbana Osmani: Kam vënë mend.Tani që jam nënë nuk do të vesh më minifunde Posted: 06 May 2017 01:02 PM PDT Veshja e Arbana Osmanit, në spektaklin e së shtunës së kaluar është komentuar gjatë gjithë javës. Në qoftë se javën e kaluar moderatorja u shfaq me një fustan seksi, këtë javë ka preferuar të veshë një kostum dhe jo pa arsye. Gjatë bisedës me Eno Popin dhe Isli Islamin, ajo ka thënë se ka vendosur të vishet serioze pasi është nënë dhe gati 34 vjeç, nuk duhet të veshë më minifunde. Fjalë të cilat i ka mbështetur edhe Eno duke ironizuar së...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Zanfina Ismaili çmendurisht e bukur në paraqitjen e fundit! (Foto) Posted: 06 May 2017 12:51 PM PDT Pas një pauze relativisht njëvjeçare, Zanfina Ismaili kthehet me këngën e saj të cilën së shpejti do ta bëj publike për fansat e saj, shkruan “Kosovarja”. Zanfina përmes një foto të hedhur në rrjetin social instagram, ka njoftuar se projekti i saj i ri ka përfunduar, njoftim ky i cili u bë lajm nëpër të gjitha portalet. Por, edhe gjatë ditës së sotme, Zanfina nuk ndeji rehat, ajo hodhi prapë foto dhe video në instastory, ku duket çmendurisht e bukur. Pamja e saj, dhe...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| PDK ndërron qëndrim për mocione, pas ardhjes së Veselit në krye të partisë (VIDEO) Posted: 06 May 2017 12:46 PM PDT Në momentin kur Hashim Thaçi e Isa Mustafa i vunë firmat për bashkëqeverisje katër vjeçare, u pajtuan edhe për disa kushte. Një prej tyre, në këtë ujdi të 8 dhjetorit 2014, kërkonte garancitë se Partia Demokratike e Kosovës e Lidhja demokratike e Kosovës, nuk do përkrahin mocionet e mosbesimit të iniciuara nga palët e tjera në Parlament, njofton Klan Kosova. Tani pa arritur 2018-ta si fund i mandatit, një mocion u dorëzua në Kuvend, nga opozita. E LDK që është drejtuese e Qeverisë,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Damianon e largojnë nga shtëpia e BBA9, kjo është arsyeja Posted: 06 May 2017 12:20 PM PDT Para disa ditësh janë publikuar disa fotografi ku shihen disa biseda të bëra nga Damiano me Vesel Kurtishaj gjatë kohës sa Damiano ishte në izolim. Kjo dhe disa detaje të tjera, kanë bërë që BBA9 ta humbë transaparencën me publikun, shkruan lajmi.net Prandaj, vëllai i madh ka marrë vendim që Damiano të largohet nga kjo shtëpi, duke heq dorë kështu nga çmimi i madh. Me të, doli edhe Armela pasi ishin çift. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| AKR zgjodhi Kryesinë e re, Labinot Tahiri emërohet nënkryetar Posted: 06 May 2017 12:09 PM PDT Kuvendi i Aleancës Kosova e Re, mbajti sot mbledhjen e dytë të radhës, e cila u drejtua nga Kryetari i Kuvendit Fatmir Matoshi. Në këtë mbledhje me propozim të Presidentit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, Kuvendi zgjodhi Kryesinë e re, ndërsa për nënkryetarë u zgjodhën Agim Bahtiri, Labinot Tahiri, Korab Sejdiu, Albena Reshitaj, si dhe sekretar i përgjithshëm u zgjodh Vesel Makolli. Më poshtë e keni deklaratën politike të miratuar nga Kuvendi i Aleancës Kosova e Re i mbajtur sot. “1. AKR është e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Tuna publikon foton e parë me djalin, njihuni me bukuroshin Tian (Foto) Posted: 06 May 2017 12:06 PM PDT Këngëtarja Tuna e cila para pak ditëve solli në jetë fëmijën e parë e ka mbajtur atë larg mediave deri më tani, shkruan Indeksonline. Nga lidhja e saj me Patrisin, ajo ka sjellë në jetë djalin e pagëzuar me emrin Tian. Kjo është hera e parë që Tuna publikon fotografi me të birin e që në pamje të parë duket se nënë e bir po gëzojnë shëndet të plotë. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Prishtina mposhti Trepçën, e pret Bashkimi në finale Posted: 06 May 2017 12:05 PM PDT KB Prishtina do të përballet me KB Bashkimin në finale KB Prishtina ka fituar edhe përballjen e tretë ndaj Trepçës në ‘play-off’ që e çon në finalen e madhe ku e pret Bashkimi. Ndeshjen e sotme Prishtina e fitoi me rezultat bindës 82-104. Mike Moser shkëlqeu në radhët e Prishtinës duke shënuar 25 pikë, 8 kërcime dhe 1 asist. Ai u ndihmua nga Fisnik Rugova që shënoi 23 pikë, pati 5 kërcime dhe 1 asist. Kurse te Trepça shkëlqeu Samir Zekiqi, i cili shënoi 31 pikë, pati 3...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Një copë Barcelonë në Prishtinë, banorët duhet ti japin shtëpitë për banesa (Video) Posted: 06 May 2017 11:54 AM PDT Shumë banorë të lagjes së Muhaxherëve po thonë se janë të detyruar të japin shtëpitë dhe pronat e tyre për ndërtime të larta, që pritet të bëhen me një plan i cili i përngjanë një zone të qytetit spanjoll Barcelona. Ata nuk po e pranojnë me qejf këtë kushtëzim, pasi duan që lagjja e tyre të mbetet siç ka qenë, njofton Klan Kosova. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Hoxha: Lavdia e Skënderbeut është e përjetshme Posted: 06 May 2017 11:53 AM PDT Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka kujtuar ditëlindjen e Heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeu. Ajo në një postim në Facebook ka thënë se lavdia e Skënderbeut është e përjetshme ashtu si vlerat e popullit tonë që kishte atë prijës dhe shembull të përbotshëm për liri. Ky është postimi i plotë i Hoxhës: Në ditëlindjen e Heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, rikujtojmë jetën dhe veprën e tij shembullore që na bën krenar...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Çdo njeri para gjumi duhet të pijë një lugë të vogël uthull molle: Kjo është arsyeja! Posted: 06 May 2017 11:51 AM PDT Kur të zgjoheni në mëngjes, do të zhduken dhembjet e barkut dhe të lukthit, por edhe era e keqe, niveli i lartë i sheqerit, por kohë pas kohe edhe shtresat dhjamore. Cilësinë e mirë të uthullës së mollës shumë mirë e njohim, mirëpo ekzistojnë edhe ato të cilat nuk janë bash edhe aq të njohura, transmeton Telegrafi. Lexoni dhjetë cilësitë e mira të uthullës së mollës e cila mund të përdoret nëse pini një lugë të vogël para gjumi dhe jemi të sigurt që...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Goranët e Dragashit nuk e njohin Kosovën si shtet Posted: 06 May 2017 11:46 AM PDT Goranët kanë festuar sot ditën e Shën Gjergjit në Dragash. Dita e Shën Gjergjit festohet për ta përjetuar ndaljen e dimrit dhe ardhjen e stinës së verës. Në këtë manifestim ka marrë pjesë edhe zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Dushan Kozarev dhe deputeti goran në Kuvendin e Kosovës, Adem Hoxha. Në këtë ditë është mbajtur edhe një seancën e të ashtuquajturës Komunë e Gorës, ku është folur...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Barça shkel Villarrealin, rikthen pozitën e parë dhe vazhdon ndjekjen e titullit (Video) Posted: 06 May 2017 11:35 AM PDT Barcelona ka fituar derbin e javës në La Liga ndaj Villarrealit me rezultat 4-1. Gjiganti katalunas ka vazhduar me fitore në kampionatin spanjoll, duke rrëmbyer edhe pozitën e parë pas fitores ndaj Villarrealit. Skuadra e Luis Enriques e dominoi gjithë ndeshjen, por për të parë golin e parë në ndeshje u desh të presim minutën e 21, kur Neymar shënoi nga afërsia pas asistimit të Lionel Messit. Megjithatë, Villarrealit arriti të kthehet në ndeshje në minutën e 32 ku ishte sulmuesi Cedric Bakambu, i cili shënoi pas...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Thaçi: Këtë vit Kosova do të bëhet me ushtri (Video) Posted: 06 May 2017 11:31 AM PDT Presidenti i vendit Hashim Thaçi është i bindur se Kosova do të bëhet me ushtri këtë vit. Thotë se javët e më së largu muajt e ardhshëm kjo çështje do të diskutohet në Kuvend. Ripërsërit se për këtë çështje nuk do të pritet në pafundësi. Hashim Thaçi, president i vendit, thotë se krijimi i ushtrisë së Kosovës ka mbetur peng i vetos së disa deputetëve dhe se në të ardhmen një gjë e tillë nuk do të lejohet. “Thash e tre vite...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rama: Franca me Le Pen, kthehet 400 vjet prapa Posted: 06 May 2017 11:15 AM PDT Pas komenteve që bëri për Donald Trump kur ai ishte kandidat për President, kryeministri Rama vazhdon më tej të komentojë garat presidenciale. Kësaj here, duke folur nga Gjirokastra ne nje event me rastin e Dites se Europes, Rama ka folur për presidencialet në Francë. Ai ka thënë se me fitoren e Le Pen, Franca kthehet 400 vjet pas në kohën e doktrinave të kombshteteve. “Sot në Francë është heshtje zgjedhore, në vigjilje të zgjedhjes presidenciale, ku dy alternativa nuk mund të ishin më të kundërta,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Gaxherri e LDK-së: U mësuam me PDK-në, çdo herë dorëzohet në qeverisje! Posted: 06 May 2017 11:11 AM PDT Partia Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk ka qenë e aftë të vazhdojë mandatin deri në fund të qeverisjes. Kështu ka deklaruar për “Indeksonline”, deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri. Ajo thotë se partia e Isa Mustafës është e gatshme çdo herë të shkojë në zgjedhje të parakohshme. “PDK-ja nuk ka mujt asnjë Qeveri ta qojë deri në fund të mandatit. Çdo qeveri e ka pas kështu. Edhe atëherë kur e pati rrëzuar vetveten. Tash të shohim se çfarë do të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Maqedonasit dhe serbët assesi të pajtohen që shqip do të flitet në Kuvendin e Maqedonisë Posted: 06 May 2017 11:10 AM PDT Mediat e Serbisë po përcjëllin me vëmendje zhvillimet në Maqedoni, e sidomos kur ka lidhje me shqiptarët. Partia e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka thënë se me zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeparlamentar ka filluar ‘realizimi i platformës së Tiranës’, transmeton lajmi.net B92 këtë deklaratë e ka vendosur në ballinën e saj, duke shtuar se Zaevi po akuzohet për tradhti ndaj Maqedonisë. “Talat Xhaferi ka njoftuar se do ta zyrtarizojë gjuhën shqipe në gjithë territorin, dhe...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Formacionet zyrtare: Juventus Torino Posted: 06 May 2017 10:57 AM PDT Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Juventusit e Torinos Juventus dhe Torino do të përballen në “Juventus Stadium” nga ora 20:45. Kjo sfidë është e vlefshme për xhiron e 35 në Serie A, shkruan Gazeta Express. Juventus: Neto; Lichtsteiner, Bonucci, Benatia, Asamoah; Khedira, Rincon; Cuadrado, Dybala, Sturaro; Mandzukic. Torino: Hart; Zappacosta, Rossettini, Moretti, Molinaro; Acquah, Baselli; Iago Falque, Ljajic, Boyè; Belotti. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Loja me traktor kthehet në tragjedi, humb jetën 10-vjeçari Posted: 06 May 2017 10:35 AM PDT Një lojë mes të miturish është kthyer në një aksident fatal për një 10-vjeçar në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Gryka e Zezë, ku tre fëmijë, të afërm me njëri-tjetrin, kanë marrë një mjet tip traktor për të luajtur. Pasi e kanë vënë në punë mjetin bujqësor, të miturit, dy 11-vjeçarë dhe njëri 10 vjeç, kanë përshkuar rreth 700 metra rrugë, por më pas kanë dalë prej saj duke rënë në një kanal me...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Analistët: Demarkacioni në Kuvend, kile e Mustafës për Veselin Posted: 06 May 2017 10:11 AM PDT Pas zhvillimeve të djeshme rreth mocionit dhe demarkacionit, analistët parashohin përballje të Musfafës me Veselin. Zhvillimet e djeshme politike në vend, e kanë “detyruar” kryeministrin Mustafa që të ngutet sa i përket çështjes së demarkacionit. Ai nga Anglia, ku po qëndron për vizitë zyrtare, ka dërguar dje një komunikatë për medie në të cilën ka lajmëruar se të hënën do të dërgohet në Kuvend marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi. Në një...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Bluzë për të dashurin që mos tia ngucin femrat kur është larg saj! (Foto) Posted: 06 May 2017 10:07 AM PDT Laura Smith nga Bristol i Walesit, ia ka punuar të dashurit Akeem Griffiths një bluzë të cilën do ta vishte gjatë pushimit që kishte shkuar me shokët. Në pjesën e përparme ajo e ka stampuar fytyrën e saj, kurse prapa është së bashku me partnerin, për të treguar se ai është në lidhje, transmeton Telegrafi. “Pse të ha hamburger, kur në shtëpi kam biftek”, shkruan në veshje, ndërsa nuk mungon as njoftimi se e do shumë të dashurën. Ai është befasuar kur e ka gjetur në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Zëri. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





