Koha.net: “Duhani implikohet në sëmundjet autoimune” plus 29 more |
- Duhani implikohet në sëmundjet autoimune
- Policia ndalon furgonin për 6 persona – i dalin 40
- Në 45 vjetorin e maturës, ish-nxënësit e “Ali Sokolit” u rikthehen bankave shkollore
- Demarkacioni mund të sjell sërish lot në Kuvend
- Marsh protestues në Mitrovicë me moton “Stop vrasjeve, ne jemi Ermali”
- Përfundoi festivali “Hasi jehon 2017” – këto janë çmimet
- AP publikon top 5 lajmet e rreme të kësaj jave
- Reagimet dhe golat nga ndeshja Drenica – Hajvalia
- Kqiku e Avdulli, rekordmenët e Hajvalisë
- Higuaini e shpëton nga humbja Juventusin
- Morata e James shkëlqejnë në fitoren e thellë të Realit
- E gjithë Struga në këmbë për Selën
- Gold AG sjell “Po vi nga gurbeti”
- VMRO: Xhaferi do të udhëheqë mbledhje në gjuhën shqipe - filloi realizimi i Platformës së Tiranës
- Roja bregdetare libiane shpëton rreth 170 emigrantë
- Ljajiq nga gjuajtja e lirë bombardon Juven
- Thaçi thotë se këtë vit, Kosova definitivisht do të bëhet me ushtri
- Skënderbeu mposht Vllazninë, seriozisht hyn në luftë për titull
- Vjedh një veturë, lëndon një polic e më pas arrestohet
- Rama: Ballkani dhe Evropa kanë nevojë sot më shumë se kurrë për njëra-tjetrën
- Llukmani: “O Sa Mirë” është i pa konkurrencë
- Pse zgjodhi Llukmanin dhe jo dy role tjera
- Kreu i komunës Bogovinë, Hazbi Idrizi, u vra për motive të dobëta nga ish-vartësi
- KB Prishtina mposht Trepçën, në finale përballet me Bashkimin
- AKR zgjodhi Kryesinë e re, s’përjashton asnjë parti për koalicion
- Messi, Suarez e Neymar për herë të tretë radhazi shënojnë mbi 100 gola
- MSN mban në krye Barcelonën
- Mercedes-AMG C63 Coupe shndërrohet në nivel tjetër
- Napoli rrëmben vendin e dytë
- Emmanuel Macron - viktimë e hakerëve
| Duhani implikohet në sëmundjet autoimune Posted: 06 May 2017 02:46 PM PDT Hulumtuesit e kanë gjetur një lidhje midis niveleve të reduktuara të një qelize të përfshirë në zhvillimin e sëmundjeve autoimune dhe duhanpirjes. Një studim i studiuesve në Danimarkë ka zbuluar se duhanpirësit kanë nivele të reduktuara të invariantëve T të ndërlidhura me mukozë, ose MAIT, të cilat ndërlidhen me sëmundjet autoimune. Hulumtuesit analizuan lidhjen midis qelizave MAIT të reduktuara tek duhanpirësit dhe një rrezik në rritje në zhvillimin e sëmundjeve të caktuara si...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Policia ndalon furgonin për 6 persona – i dalin 40 Posted: 06 May 2017 02:41 PM PDT Policia në Kinë ka ndalur një furgon i cili po lëvizte me shpejtësi të ulët ku ka zbuluar se automjeti me gjashtë ulëse po transportonte 40 punëtorë ndërtimtarie. Videoja e postuar më 3 maj, tregon momentin [e datës 30 prill] kur policia në Chongqing ndalon automjetin dhe i nxjerr punëtorët e ndërtimtarisë një pas një, raporton UPI. Policia tha se në brendësi të automjetit, i destinuar për gjashtë pasagjerë, ishin në total 40 persona – 39 burra dhe një grua – dhe furgoni...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Në 45 vjetorin e maturës, ish-nxënësit e “Ali Sokolit” u rikthehen bankave shkollore Posted: 06 May 2017 02:38 PM PDT Shumë prej tyre janë në pension e disa afër pensionimit, por nuk e kanë harruar njëri-tjetrin, edhe pse nuk janë parë plot 45 vjet. Ish-nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë, të shtunën janë takuar sërish në oborrin e shkollës në të cilin kanë shumë kujtime, raporton KTV. Të gjithë të bashkuar, ata zunë vendet në klasën e tyre. Urimi për shëndet të mirë, ishte më i shpeshti që i bënin njëri...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Demarkacioni mund të sjell sërish lot në Kuvend Posted: 06 May 2017 02:36 PM PDT Skena si këto me gaz lotsjellës mund të përsëriten javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Paralajmërimin e qeverisë se do ta procedojë në Kuvend demarkacionin opozita e konsideron si lojë të rrezikshme për vendin, raporton KTV. Driton Çaushi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se nëse një gjë e tillë ndodhë javën e ardhshme, Kosovës do t’i bëhet një e keqe e madhe. Shefi i deputetëve të AAK-së, Pal Lekaj deklaron se për një gjë të tillë do...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Marsh protestues në Mitrovicë me moton “Stop vrasjeve, ne jemi Ermali” Posted: 06 May 2017 02:26 PM PDT Nesër, në qytetin e Mitrovicës do të mbahet një marsh protestues që ka për qëllim dënimin dhe ndalimin e dhunës që u ushtrua me rastin e vrasjes së Ermal Kamberajt. “Motoja e protestës është ‘STOP dhunës! NE jemi ERMALI!’”, thuhet në njoftimin e OJQ-ve nga Mitrovica. Kjo protestë do të fillojë nesër në qendër të qytetit në ora 13:00. “Rasti i vrasjes së të riut mitrovicas 24 vjeçar Ermal Kamberaj ka tronditur qytetin e Mitrovicës. Ata dënuan...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Përfundoi festivali “Hasi jehon 2017” – këto janë çmimet Posted: 06 May 2017 02:14 PM PDT Në natën e tretë në festivalin “Hasi jehon” u paraqitën 5 ShKA ndërsa mbylljen e bëri ShKA “Malësori”. Derisa u paraqit në skenë ShKA “Malësori”, juria në përbërje të Dilaver Kryeziut, Sami Pirajt dhe Hysen Didës, vendosën për çmimet tradicionale të festivalit, raporton Koha.net. “Publik i mrekullueshëm si zakonisht. E meritoni notën më të lartë për qëndrueshmërinë dhe për kulturën që e keni si publik”, tha Dilaver Kryeziu...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| AP publikon top 5 lajmet e rreme të kësaj jave Posted: 06 May 2017 02:01 PM PDT Agjencia amerikane e lajmeve Associated Press ka publikuar listën e lajmeve më të popullarizuara të rreme gjatë javës së kaluar, të cilat shpesh ishin shpërndarë edhe në rrjetet sociale. Asnjëri nga lajmet e publikuara nuk kanë qenë të vërtetë dhe AP tregon edhe faktet e vërteta për secilin nga pesë lajmet e përzgjedhura. Shumë faqe në internet transmetuan lajmin e një faqeje satirike të 28 prillit se muzikanti dhe aktivisti konservator Ted Nugent ishte vrarë gjatë një gjuetie, pasi më 19...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Reagimet dhe golat nga ndeshja Drenica – Hajvalia Posted: 06 May 2017 01:59 PM PDT Në stadiumin “Bajram Aliu”, Drenica shënoi fitore të thellë përballë Hajvalisë me rezultat, 4:0. Ekipi nga Skënderaj kështu i shmanget edhe më shumë zonës së barazhit, e nga ana tjetër, ekipi nga paralagja e Prishtinës, tashmë edhe matematikisht është përshëndetur nga elita e futbollit tonë. Në pjesën e parë, Drenica pati një mori rastesh por që asnjëra nuk u shndërrua në gol. Në minutën e 10-të, Kreshnik Uka i drenicasve tentoi me këtë gjuajtje, por e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kqiku e Avdulli, rekordmenët e Hajvalisë Posted: 06 May 2017 01:47 PM PDT Hajvalia nga sezoni tjetër do të bëj gara në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës, por mund të mburret me lojtarët, të cilët po lënë shenjë me rekordet e tyre të arritura në Superligë. Të rinj në moshë, por shumë të përgatitur fizikisht, sa që po i matin forcat edhe me ekipet e elitës së futbollit tonë, raporton KTV. 18-të vjeçari Edison Kqiku të shtunën me juniorët e ekipit të Hajvalisë ishte i plotë përballë skuadrës së Llapit,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Higuaini e shpëton nga humbja Juventusin Posted: 06 May 2017 01:41 PM PDT Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim në derbin lokal ndaj Torinos, raporton Koha.net. Adem Ljajiq kaloi në epërsi Torinon, duke shënuar një gol shumë të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 52, raporton Koha.net. Torino mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 57 kur u përjashtua nga loja Acquah. Epërsinë e një lojtari më tepër në fushë Juventusi arriti të shfrytëzojë në minutën e 90+2 kur Gonzalo Higuain çoi topin në portën e Joe Hart,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Morata e James shkëlqejnë në fitoren e thellë të Realit Posted: 06 May 2017 01:34 PM PDT Real Madridi ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Granada. “Los Blancos” shënuan fitore prej 0-4, ndeshje në të cilën shkëlqyen James Rodriguez dhe Alvaro Morata, raporton Koha.net. Që të dy shënuan nga dy gola në këtë përballje, për të vazhduar luftën për titull me Barcelonën. Reali, që ka një ndeshje më pak, tani në vendin e dytë është me 84 pikë, po aq sa ka edhe Barcelona. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| E gjithë Struga në këmbë për Selën Posted: 06 May 2017 01:27 PM PDT Pas qëndrimit disa ditësh në spital, të shtunën nga spitali i Tetovës u lëshua për kurim shtëpiak lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela. Ai pas lirimit u prit nga një turmë njerëzish para Spitalit të Tetovës nga ku edhe u nis për në vendlindjen e tij, Livadhi të Strugës. Në qytetin e tij Strugë u prit nga qindra njerëz të cilët e përshëndetën gjatë kalimit të tij me veturë për në vendlindjen e tij Livadhi. Por befasia ka qenë edhe më e madhe ku me të hyrë në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Gold AG sjell “Po vi nga gurbeti” Posted: 06 May 2017 01:25 PM PDT Reperi i mirënjohur shqiptar, Airan Agushi i njohur si Gold AG ka publikuar këngën e tij më të re. “Po vi nga gurbeti”, quhet kënga e tij më e re, e cila është shkruar nga vet ai, transmeton Koha.net. Gold AG është përkujdesur gjithashtu edhe për muzikën, kurse orkestrimi është bërë nga Alban Furtuna. Javë më parë ai kishte sjellë këngën “Liridona” në bashkëpunim me Gëzim Nikën. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| VMRO: Xhaferi do të udhëheqë mbledhje në gjuhën shqipe - filloi realizimi i Platformës së Tiranës Posted: 06 May 2017 01:18 PM PDT VMRO-DPMNE sot në konferencë për shtyp akuzoi se ka filluar realizimi i Platformës së Tiranës dhe se arrijnë faturat nga sjellja antishtetërore dhe tradhtare të LSDM-së dhe e kryetarit të tyre, Zoran Zaev. “Talat Xhaferi paralajmëroi se do ta zyrtarizojë gjuhën shqipe në gjithë territorin, ndërsa Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të jetë parlamenti i tretë në rajon ku seancat do të zhvillohen në gjuhën shqipe”, tha në konferencën për shtyp, deputeti i...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Roja bregdetare libiane shpëton rreth 170 emigrantë Posted: 06 May 2017 01:11 PM PDT Rojat bregdetare libiane shpëtuan sot rreth 170 imigrantë, barka e të cilëve po devijonte në Detin Mesdhe në brigjet e Tripolit, por ata dështuan në shpëtimin e një barke tjetër për shkak të mungesës së mjeteve, njoftuan ata. “Ne kemi gjetur dy barka. Njëra prej tyre transportonte 168 emigrantë dhe tjetra ishte dy milje detare nga e para. Për mungesë të mjeteve ne nuk mundëm të shpëtonim emigrantët që ishin në bordin e anijes së parë”, deklaroi Ashraf al-Badri, një anëtar i...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ljajiq nga gjuajtja e lirë bombardon Juven Posted: 06 May 2017 01:01 PM PDT Juventusi është në disavantazh ndaj rivalit lokal, Torino. Ishte sulmuesi serb, Adem Ljajiq ai që shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë, transmeton Koha.net. Ljajiq plasoi një goditje të bukur në minutën e 52, për ta lënë të “shtangur” portierin e Juves, Neton. -- by Bayeo ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Thaçi thotë se këtë vit, Kosova definitivisht do të bëhet me ushtri Posted: 06 May 2017 12:56 PM PDT Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është i bindur se Kosova do të bëhet me ushtri këtë vit. Thotë se javët, e më së largu muajt e ardhshëm, kjo çështje do të diskutohet në Kuvend. Ripërsërit se për këtë çështje nuk do të pritet në pafundësi. Ai thotë se krijimi i ushtrisë së Kosovës ka mbetur peng i vetos së disa deputetëve dhe se në të ardhmen një gjë e tillë nuk do të lejohet. “Thash e tre vite zvarritet ky proces në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Skënderbeu mposht Vllazninë, seriozisht hyn në luftë për titull Posted: 06 May 2017 12:43 PM PDT Në Korçë Skënderbeut iu desh koha shtesë dhe një penallti në sekondat e fundit për të marrë tri pikët që e mbajnë në garën për titull me Partizanin dhe Kukësin. Korçarët kaluan vetëm një herë të parët në avantazh, por ishte ajo më e rëndësishmja dhe që vulosi rezultatin 4-3 përballë Vllaznisë. Shkodranët kaluan që në minutën e pestë në avantazh me anë të Cinarit. Barazimin për korçarët e vendos një shkodrën....... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Vjedh një veturë, lëndon një polic e më pas arrestohet Posted: 06 May 2017 12:42 PM PDT Gjatë pasdites së djeshme në Obiliq, më saktësisht në fshatin Mazgit është raportuar për një vjedhje të një veture. Sipas raportit policor, me të marrë informacionin nga personi të cilit i është vjedhur vetura, policia ka nisur hetimin. Pas vetëm pak çastesh policia ka arritur ta ndaloj të dyshuarin me veturën e vjedhur, megjithatë i dyshuari gjatë ndaljes ka goditur veturën e policisë ku ka marrë lëndime të lehta një pjesëtar i policisë gjithashtu edhe i dyshuari. Me...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rama: Ballkani dhe Evropa kanë nevojë sot më shumë se kurrë për njëra-tjetrën Posted: 06 May 2017 12:32 PM PDT Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi të shtunën se “Ballkani ka sot mbase më shumë se asnjëherë tjetër nevojë për Evropën, por edhe BE nuk ka pasur kurrë më shumë se sot nevojë për Ballkanin”. Rama përshëndeti aktivitetin “Dita e Evropës”, i cili këtë vit u organizua në qytetin e gurtë të Gjirokastrës. I cilësuar nga Kadare se “qyteti i pjerrët”, organizimi i këtij aktiviteti në Gjirokastër, për Ramën, lidhet për rastësi...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Llukmani: “O Sa Mirë” është i pa konkurrencë Posted: 06 May 2017 12:20 PM PDT Aktori i mirënjohur kosovar Ernest Zymberi, i njohur për rolin e Llukmanit në serialin “O Sa Mirë” ka qenë mysafiri i radhës në emisionin Talk të KTV-së. Ai në Talk ka thënë se konkurrenca është shumë e mirë, por sipas tij seriali “O Sa Mirë” është i pa konkurrencë. “Konkurrenca është shumë e mirë, jo vetëm në kulturë por në secilin aspekt. Konkurrenca të bën të punosh shumë më shumë. Por, në këtë aspekt seriali ‘O Sa...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Pse zgjodhi Llukmanin dhe jo dy role tjera Posted: 06 May 2017 12:14 PM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kreu i komunës Bogovinë, Hazbi Idrizi, u vra për motive të dobëta nga ish-vartësi Posted: 06 May 2017 12:05 PM PDT Vrasja e Hazbi Idrizit, kryetarit të Komunës së Bogovinës në Tetovë të Maqedonisë, duket se është kryer për motive të dobëta nga një ish-vartës i tij. Policia maqedonase konfirmoi se 58-vjeçari Idrizi u qëllua për vdekje pas një zënke verbale, e cila u përshkallëzua deri në nxjerrjen e armës, raporton Tch. Mediat vendase raportojnë se vrasësi i Idrizit është 53-vjeçari Qani Abazi, i cili pas vrasjes drejtoi armën nga vetja duke u vetëvrarë. Hazbi Idrizi ishte kryetar i...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| KB Prishtina mposht Trepçën, në finale përballet me Bashkimin Posted: 06 May 2017 11:59 AM PDT KB Prishtina ka fituar edhe përballjen e tretë ndaj Trepçës në ‘play-off’ që e çon në finalen e madhe ku e pret Bashkimi, raporton Koha.net. Ndeshjen e sotme Prishtina e fitoi me rezultat bindës 82-104. Mike Moser shkëlqeu në radhët e Prishtinës duke shënuar 25 pikë, 8 kërcime dhe 1 asist. Ai u ndihmua nga Fisnik Rugova që shënoi 23 pikë, pati 5 kërcime dhe 1 asist. Kurse te Trepça shëkqleu Samir Zekiqi, i cili shënoi 31 pikë, pati 3 kërcime dhe 2 asistime. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| AKR zgjodhi Kryesinë e re, s’përjashton asnjë parti për koalicion Posted: 06 May 2017 11:57 AM PDT Kuvendi i Aleancës Kosova e Re, mbajti sot mbledhjen e dytë të radhës, e cila u drejtua nga Kryetari i Kuvendit Fatmir Matoshi. Në këtë mbledhje, me propozim të Presidentit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, Kuvendi zgjodhi Kryesinë e re, ndërsa për nënkryetarë u zgjodhën Agim Bahtiri, Labinot Tahiri, Korab Sejdiu, Albena Reshitaj, si dhe sekretar i përgjithshëm u zgjodh Vesel Makolli. Anëtarë të tjerë të Kryesise janë zgjedhur: Rejhan Vuniqi, Islam Pacolli, Sami Borovci, Mirlinda Sopi, Arta Haxhaj, Musa...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Messi, Suarez e Neymar për herë të tretë radhazi shënojnë mbi 100 gola Posted: 06 May 2017 11:51 AM PDT Yjet e Barcelonës, Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar për herë të tretë radhazi së bashku kanë shënuar mbi 100 gola brenda një sezoni, raporton ESPN. Treshja e frikshme e sulmit, e njohur edhe si MSN, sot shënuan në fitoren prej 4-1 ndaj Villarrealit, dhe me këtë rast arritën në kuotën e 101 golave këtë sezon, transmeton Koha.net. Më së shumti shënuan sezonin e kaluar duke arritur 131 gola, derisa në sezonin 2014-15 shënuan 122 gola. For the third season running, Lionel Messi (50), Luis Suarez (34) and Neymar (16)...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 06 May 2017 11:20 AM PDT Leo Messi, Luis Suarez, dhe Neymar të njohur si MSN kanë shkëlqyer në derbin e sotëm ndaj Villarrealit. Ishte kjo treshe fantastike që i siguruan pikët e plota Barcelonës në fitoren prej 4-1, duke e mbajtur në krye të tabelës, raporton Koha.net. Neymar shënoi në minutën e 21 për epërsinë e parë të Barcelonës. Villarreali barazoi shifrat përmes Bakambus, që shënoi në minutëne 32 pas një asistimi nga Soldado. Epërsinë e riktheu Leo Messi duke shënuar në minutën e 45 pas...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mercedes-AMG C63 Coupe shndërrohet në nivel tjetër Posted: 06 May 2017 11:13 AM PDT Kompania e njohur e cila merret me modifikimin e veturave, Prior Design, ka zgjeruar ofertën e saj paketën e re për modifikimin e modelit Mercedes-AMG C63 në version Coupe, të cilin e ka shndërruar në nivel tjetër. Tani, Mercedes-AMG C63 Coupe është më i gjerë, më i ulët dhe vjen me një pamje “agresive” për dallim nga modeli standard, transmeton Koha.net. Këtë pamje, ky model e ka marrë falë disa ndryshimeve duke filluar nga mbrojtësi i përparmë me vrima të mëdha për ajër, mbrojtësve...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 06 May 2017 10:56 AM PDT Napoli ka mposhtur Cagliarin, për ta marrë vendin e dytë në tabelën e klasifikimit në Serie A. Mertens shënoi dy golat e parë në fitoren prej 3 me 1, raporton Koha.net. Golin e tretë e shënoi Insigne, pas asistimit nga Mertens në minutën e 67. Cagliari arriti të ngushtojë epërsinë në minutën e 90+2 përmes Farias. Me këtë fitore Napoli në vendin e dytë ka 77 pikë, dy më shumë se Roma që nesër përballet me Milanin. Kurse Cagliari ka 41 pikë në vendin e 13. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Emmanuel Macron - viktimë e hakerëve Posted: 06 May 2017 10:56 AM PDT Kandidati liberal në zgjedhjet e balotazhit në Francë, Emmanuel Macron është bërë viktimë e një sulmi të hakerëve. Janë vjedhur dokumente të ndjeshme që qarkullojnë në internet. Koha para zgjedhjeve nuk është e rastësishme. Komisioni Zgjedhor i Francës ka kërkuar mospublikimin në media të dokumenteve të hakeruara nga shtabi i lëvizjes “En Marche” të kandidatit Emmanuel Macron, me qëllim mosinfluencimin e rezultatit të zgjedhjeve të balotazhit të dielën (07.05), shkruan...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from KOHA.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





