Tirana Observer: “Zëri i Amerikës: Rama dhe Basha janë tërhequr nga pozicionet e mëparshme. Pika më e nxehtë, data e zgjedhjeve” plus 9 more |
- Zëri i Amerikës: Rama dhe Basha janë tërhequr nga pozicionet e mëparshme. Pika më e nxehtë, data e zgjedhjeve
- Mustafaj: Opozita ka marrë garanci nga paketa McAllister, do të kemi marrëveshje
- 10 fakte interesante për Detin e Vdekur
- Beteja e frikshme e titanëve të detit: Balenat vrasëse po masakrojnë peshkaqenët
- Gruaja thotë “po” pas 100 propozimeve: Martohen në spital
- Inteligjent, lind apo bëhesh? Ja çfarë thotë shkenca
- Ambasadori austriak: Jeni mikpritës, por njerëz dramatikë. Çudia ime me lekun
- Icardi pranë thirrjes nga Argjentina, duhet të falenderojë Juventusin
- Viktima në Dajt, u ekzekutua me armë zjarri e më pas u dogj
- Denar Biba, i biri një aktori: Kur maskat i vrisnin xhaxhanë në ‘97-ën
Posted: 16 May 2017 09:25 AM PDT Në Shqipëri pas kërkesës së djeshme të Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit Hoyt Brian Yee, opozita dhe qeveria nisën sot diskutimet për një rrugëdalje nga kriza, mbi bazën e formulës së kompromisit të ofruar disa javë më parë nga kryetari i Komisionit të Jashtëm të parlamentit europian David McAllister. Opozita e cila e kishte kundërshtuar fillimisht një propozim të tillë, duket se ka rënë dakort në parim, ndërkohë që pika më e nxhetë duket se është afati brenda së cilit do të shtyhen zgjedhjet Dje në Tiranë, zyrtari i Departamentit të Shtetit Hoyt Yee, u shpreh se SHBA-të e mbështesin të ashtuquajturën "Paketa McAllister". Zoti Yee e cilësoi "një propozim të ndershëm" dhe deklaroi se shpresonte që "partitë do ta pranojnë si mjet për të arritur një marrëveshje për të bërë të mundur që të marrin pjesë në zgjedhje", në diskutim janë dhe propozimet e bëra nga zoti Rama gjatë dy takimeve me kreu e opozitës Lulzim Basha. Zyrtari amerikan saktësoi gjithashtu se koha në dispozicion është mjaft e shkurtër. Dhe në fakt një përgjigje e palëve pritet sot në mbrëmje ose së shumti ditën e nesërme. Zoti Basha pati sot dy takime me aleatët e tij, pas të cilave në të dy rastet, ai u takua me ish kryeministrin Sali Berisha, ndikimi i të cilit në radhët e së djathtës shqiptare është i ndjeshëm. Opozita e kundërshtoi fillimisht "Paketën McAllister", duke vlerësuar se ajo nuk i përgjigjej plotësimit të kërkesave të saj, e aq më pak propozimi i mëpasshëm i kryeministrit Edi Rama. Në thelb janë disa ndryshime në qeveri, me disa ministra teknikë që të kenë pëlqimin e opozitës, sipas formulës McAllister, e cila nuk parashikon dorëheqjen e kryeministrit, kërkuar me ngulm nga opozita, apo dhe dhënia së djathtës, të drejtimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Ndërkohë që propozohej dhe shtyrja e datës së zgjedhjeve. Zoti Rama nga ana e tij ka shpjeguar se as ai nuk e ka pranuar "Paketën McAllister", por se ka qenë i gatshëm të diskutonte mbi të, me kusht që opozita të votonte strukturat e Vetingut. Në zyrën e zotit Rama, sot ishte ambasadori amerikan, i cili po ndërmjetëson mes palëve, pas bisedimeve që zoti Hoyt Yee pati dje me aktorët politik. Tani duket se të dy kampet kanë bërë tërheqje nga pozicionet e mëparshme. Dhe pika kyçe mbetet pikërisht afati kohor i shtyrjes së zgjedhjeve. Opozita ka këmbëngulur për numërimin elektronik dhe identifikimin biometrik, duke u tërhequr nga votimi elektronik. Por dhe ky propozim i saj kërkon një shtyrje të zgjedhjeve të paktën deri në shtator. Ndërkohë që nga shumica duket se afati i fundit i shtyrjes së datës së zgjedhjeve pranohet 23 korriku. Mbetet gjithashtu për të parë nëse kryeministri do t'i mbetet kushtit që opozita të bëhet pjesë e komisioneve parlamentare për rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve. Ndërhyrja e djeshme e zotit Hoyt Yee duket se ka qenë vendimtare. Deklarimet e tij kanë qenë të prera lidhur me krizën. Ai deklaroi se komuniteti ndërkombëtar do t'i njohë zgjedhjet e 18 qershorit, edhe nëse nuk do të ketë një marrëveshje dhe opozita nuk do të marrë pjesë, me kushtin që ato të pranohen nga vëzhguesit ndërkombëtar. Ndërkohë ai kritikoi bojkotin zgjedhjeve, duke vënë madje në dyshim, siç u shpreh ai, arsyet që qëndrojnë pas këtij vendimi./VOA |
Mustafaj: Opozita ka marrë garanci nga paketa McAllister, do të kemi marrëveshje Posted: 16 May 2017 09:08 AM PDT Një nga zërat e rëndësishëm të Partisë Demokratike, shkrimtari dhe diplomati Besnik Mustafaj teksa komentoi situatën politike në vend, pohoi se ditën e sotme ka shpresa për arritjen e një marrëveshje mes opozitës dhe maxhorancës, që do të sjellë dhe futjen e koalicionit opozitar në zgjedhjet parlamentare. I ftuar në rubrikën 'Opinion' në 'News24', Mustafaj theksoi se opozita ka marrë garanci nga paketa McAllister. "Besoj se sot do hartohet një marrëveshje dhe kjo më bënë optimist. Unë besoj se të gjitha shenjat janë se po. Unë besoj se opozita merr garanci me paketën McAllister. Por ne nuk njohim detajet. Ajo është platformë. Po punohet, po negociohet dhe do arrihet në një kuadër të plotë. Opozita do marr garanci kur të shoh çfarë është pranuar dhe çfarë jo. Shenjat e optimizmit qoftë të Bashës, qoftë të aleatëve, janë për mirë", tha ish-deputeti Mustafaj. |
10 fakte interesante për Detin e Vdekur Posted: 16 May 2017 07:50 AM PDT I njohur edhe si vendi më i ulët në Tokë, Deti i Vdekur është plot me surpriza. Është gati dhjetë herë më i kripur se oqeani, duke u bërë pellgu ujor më i kripur në botë. Në Detin e Vdekur, siç kuptohet edhe nga emri, nuk ka jetë, pasi kripësia e bën jashtëzakonisht të vështirë që bimët dhe kafshët të mbijetojnë. Në këtë artikull do ju tregojmë disa fakte interesante rreth tij. 1- Ai është 426 metër nën nivelin e detit. Deti i Vdekur është pika më e ulët në Tokë. 2- Duke qenë një liqen i mbi kripëzuar (hypersalin), Deti i Vdekur është renditur gjithashtu si më i thelli në botë, 377 metër. Për të sqaruar, një liqen hipersalin është çdo pellg uji pa dalje në det që përmban koncentrime të konsiderueshme të klorurit natriumi ose kripërave të tjera, me nivele kripore që tejkalojnë atë të ujit të oqeanit (3.5%, pra 35 gram për litër ose 0.29 paund për gallon amerikan). 3- Përmbajtja e lartë e kripës në ujërat e Detit të Vdekur e bën jashtëzakonisht të lundrueshëm. Kjo do të thotë që njerëzit mund të notojnë ose qëndrojnë me lehtësi në sipërfaqen e Detit të Vdekur pa frikën e mbytjes. 4- Megjithëse jeta ujore në Detin e Vdekur nuk mund të mbijetojë, aty ka ende të pranishme baktere dhe kërpudha mikrobiale. Hulumtimet e fundit kanë treguar se forma të reja të jetës po zbulohen në fundin e Detit të Vdekur në burimet e ujit të freskët. 5- Është det i mbyllur dhe bregun e tij e ndajnë Izraeli dhe Jordania. Ai ka vetëm një rrjedhje, lumin Jordan. Deti i vdekur është 67 km i gjatë dhe një gjerësi maksimale 17.7 km. 6- Vendi më i ulët në Tokë është gjithashtu shtëpia e rrugës më të ulët në planet. Autostrada 90 është një rrugë e vendosur 392 metër nën nivelin e detit në bregun izraelit të Detit të Vdekur. 7- Deti i Vdekur është gati 3 milion vjeçar! 8- Deti i Vdekur është i njohur për sigurimin e një shumëllojshmërie të produkteve medicinale. Është gjithashtu një nga vendpushimet shëndetësore më të njohura në botë, edhe njerëzit, nga Herodi i Madh, te Kleopatra, kanë njohur vlerat e tij medicinale. Deti i Vdekur dhe mineralet e tij janë deri më sot, të njohura për efektin e madh në problemet e ndryshme shëndetësore, përfshirë psoriasën dhe astmën. 9- Deti i Vdekur ka rëndësi të madhe historike dhe fetare. Gjithashtu njihet si vendstrehimi i mbretit David sipas Biblës. 10- Një tipar i pazakontë dhe që shumë pak njerëz e dinë për Detin e Vdekur është shkarkimi i tij i asfaltit. Herë pas here ai nxjerr në sipërfaqe guralecë dhe blloqe të substancës së zezë. Janë zbuluar figura të veshura me asfalt dhe kafka neolitike të veshura me bitume nga zona arkeologjike. Për procesin e tyre të mumifikimit egjiptianët përdorën asfaltin e importuar nga rajoni i Detit të Vdekur. |
Beteja e frikshme e titanëve të detit: Balenat vrasëse po masakrojnë peshkaqenët Posted: 16 May 2017 07:45 AM PDT Ata janë dy prej grabitqarëve më të frikshëm dhe më të mëdhenj. Për vite me radhë, shkencëtarët besonin se balenat vrasëse dhe peshkaqenët e mëdhenj të bardhë janë të paprekshëm në majë të zinxhirit ushqimor. Por tashmë këta 'titanë' kanë nisur një betejë të frikshme mes tyre në brigjet e Afrikës së Jugut. Të paktën tre trupa peshkaqenësh të bardhë kanë dalë në brigje brenda majit. Vetë kjo ngjarje është e rrallë, por shkencëtarët janë shokuar më shumë kur panë se si mëlçitë e peshkaqenëve ishin hequr thuajse me precizion kirurgjik. Kjo është vepër e orkave ose të njohura ndryshe si balenat vrasëse. Orkat njihen edhe si ujqërit e detit. Ato gjuajnë në grup dhe konsumojnë deri në 200 kg ushqim në ditë. Mëlçia e një peshkaqeni peshon deri në 60 kg dhe është e bollshme në përbërës organik, çka e bën atë burimin perfekt të ushqimit për orkat. Orkat janë të specializuara për të kapur prenë e tyre. Ato përdorin bishtin për të krijuar rryma të forta nënujore. Kjo i detyron peshkaqenët të dalin në sipërfaqe. Balena i vjen nga poshtë dhe e kafshon. |
Gruaja thotë “po” pas 100 propozimeve: Martohen në spital Posted: 16 May 2017 07:42 AM PDT Një grua pas refuzimit të 100 propozimeve për martesë nga partneri i saj më në fund ka thënë "po". Barbara Pepper nga Nottinghamshire e mori këtë vendim pasi një lufte që bëri me vdekjen në spital, për shkak se ajo vuante nga pneumonia që në fëmijëri. 66- vjeçarja u njoh me Tonny Shears nga një njoftim që ata kishin publikuar në gazetën lokale ku kërkonin një partner për të kaluar jetën në mesin e viteve '90. Të dy ishin të divorcuar dhe ranë në dashuri menjëherë pasi u takuan, por pavarësisht se Tonny i ka propozuar më shumë se 100 herë ajo gjithmonë e kishte refuzuar atë. Kur Barbara u shtrua në spital në gjendje të rëndë shëndetsore, 68-vjeçari i propozoi përsëri asaj dhe përgjigja këtë herë ishte pozitive. Çifti u martua në 11 maj në dhomën e spitalit me ndihmën dhe mbështetjen e stafit mjeksor. |
Inteligjent, lind apo bëhesh? Ja çfarë thotë shkenca Posted: 16 May 2017 07:28 AM PDT Shumica e njerëzve e shikojnë trurin si të mistershëm. Ata nuk kanë shumë njohuri rreth inteligjencës dhe mënyrës se si ajo funksionon. Kur bëhet fjalë për inteligjencë ata mendojnë se një person lind inteligjent, budalla, apo me një inteligjencë mesatare dhe në mënyrën se si ka lindur qëndron ashtu gjatë gjithë jetës së tij. Por studime të reja tregojnë se truri i ngjan më shumë një muskuli, ai ndryshon dhe forcohet kur përdoret. Shkencëtarët kanë arritur të të tregojnë mënyrën se si truri zhvillohet dhe forcohet kur studioni. Të gjithë e dinë se kur ngrini pesha, muskujt forcohen e bëhen më të mëdhenj. Një person i cili nuk arrin të ngrejë një peshë 20 kg është si dikush që nuk mund të perceptojë gjëra të mëdha, por siç e dimë me kalimin e kohës kur personi ushtrohet është në gjendje të ngrejë peshën që dikur nuk mundte. Ashtu ndodh edhe me trurin, sa më shumë ushtrohemi me të studiuar, lexuar apo duke parë dokumentare truri në subkoshiencë përthith informacion, dhe në një moment të caktuar do të kuptoni se nuk jeni budalla, thjesht truri juaj ka qenë pasiv e nuk keni patur informacion të mjaftueshëm. Shkencëtarët kanë zbuluar se truri i njeriut zhvillohet dhe mund të ndryshojë pasi kanë studiuar për një kohë të gjatë kafshët. Ata kanë zbuluar se kafshët të cilat jetojnë në një mjedis sfidues, me kafshë të tjera në kafaz, apo lodra me të cilat mund të luajnë, ndryshojnë nga ato kafshë të cilat jetojnë të vetme në kafaz. Këto kafshë kishin më shumë lidhje mes qelizave të trurit të tyre dhe lidhjet ishin më të mëdha dhe më të forta gjithashtu. Kafshët të cilat ishin stërvitur duke luajtur me lodra të ndryshme apo dhe me njëra-tjetrën ishin edhe më të zgjuara. Ishin më të shpejta në zgjidhjen e problemeve si dhe në kapjen e lëvizjeve të reja. Një tjetër pikë në të cilën shkencëtarët mbështeten për të treguar se truri i njeriut mund të zhvillohet dhe të ndryshojë, janë fëmijët. Të gjithë e dimë se fëmijët lindin pa qenë të aftë të flasin apo të kuptojnë ndonjë gjuhë por në njëfarë mënyrë të gjithë fëmijët mësojnë të flasin gjuhën e prindërve, vetëm në vitet e para të jetës së tyre. Por si e bëjnë ata këtë? Është e gjitha çështje praktike, që në ditën e parë që fëmijët lindin ata dëgjojnë njerëzit rreth e rrotull që flasin çdo ditë dhe përpiqen t'i japin shpjegim të gjitha atyre tingujve të çuditshme që dëgjojnë deh të kuptojnë se çfarë duan të thonë. Në këtë mënyrë bebet ushtrojnë trurin e tyre duke dëgjuar. |
Ambasadori austriak: Jeni mikpritës, por njerëz dramatikë. Çudia ime me lekun Posted: 16 May 2017 07:26 AM PDT Entela Resuli – DITA Ai e njeh mirë Shqipërinë, e njeh që nga historia e deri te varietetet e ndryshme të verës që prodhohen në vendin tonë. Dr Johann Sattler është ambasadori i Austrisë në Shqipëri qysh prej një viti. Me të takohemi në Shkodër, qytet të cilin Austria e ka patur përzemër që në kohën e luftës, aty gjejmë gjurmë të ndërtimeve dhe kulturës austriake që ambasadori na i tregon me krenari. Për herë të parë në Shqipëri ai ka qenë në vitin 1997, viti jo fort i këndshëm për ta prezantuar vendin me një të huaj, por çuditërisht Sattler nuk do të hezitonte të pranonte rolin e ambasadorit 20 vite më vonë. Ai është i qetë dhe shumë optimist. Na thotë se Shqipëria është një vend i veçantë, me bukuri natyrore që po të shfrytëzohen në formën e duhur sjellin vetëm të mira. Dr.Sattler nuk ka aspak staturën e një diplomati hijerëndë. E vlerëson mikpritjen shqiptare dhe nga ana tjetër habitet me dramacitetin që krijojmë si popull, jo vetëm në politikë, por sipas tij, kjo gjë e bën jetën këtu më të papritur, por në të njëjtën kohë edhe më shumëngjyrëshe. Pavarësisht temës jopolitike që kishte intervista, nuk kishte se si të shmangnim aktualitetin dhe situatën në vend. Ndaj në këtë intervistë për Dita-n, Dr. Johann Sattler shpreh mendimin e tij për reformën në drejtësi dhe çfarë mund të humbasë Shqipëria nëse opozita nuk futet në zgjedhje… -Zoti Ambasador u bë një vit që jeni në Shqipëri. A mund të na tregoni si është të jetosh në këtë vend? Cilat ishin njohuritë dhe përshtypjet tuaja për Shqipërinë para se të fillonit këtë detyrë të re në Tiranë dhe a ishte e lehtë për Ju të pranonit detyrën e Ambasadorit Austriak në Shqipëri, apo hezituat disi në fillim? Ky vit i parë këtu për mua kaloi aq shpejt, saqë me të vërtetë duket sikur kam ardhur vetëm një muaj më parë. Duke qenë se në Shqipëri për herë të parë kam punuar në vitin 1997 dhe duke qenë drejtori i Departamentit për Çështjet e Europës Jug-Lindore pranë Ministrisë së Jashtme të Austrisë për disa vite me radhë, nuk u ndjeva dhe aq i papërgatitur për detyrën si Ambasador. Sigurisht, realiteti gjithmonë të bën të përballesh me surpriza dhe vazhdoj akoma të mësoj çdo ditë diçka të re rreth Shqipërisë. Përsa i përket pranimit të kësaj detyre, nuk hezitova aspak. Shqipëria ishte destinacioni im i dëshiruar dhe kur mora lajmin se do të shërbeja si Ambasador i Austrisë në Tiranë për katër vitet e ardhshme, u ndjeva mjaft i nderuar dhe i gëzuar. I gëzuar dhe mirënjohës që do të kisha mundësinë të punoja në këtë vend të mrekullueshëm dhe interesant. -Ne besojmë se çdo vend ka karakteristikat/tiparet e tij. Çfarë keni mësuar për shqiptarët në lidhje me temperamentin e tyre? A mund të na tregoni diçka veçanërisht interesante në lidhje me këtë? A mund të veçonit ndonjë nga karakteristikat, traditat apo zakonet e tyre që ju bëjnë veçanërisht përshtypje? Së pari dëshiroj të përmend mikpritjen e madhe të shqiptarëve, e cila thjesht është fakt. Në Shqipëri fjala "mikpritje" nuk është një fjalë boshe, por një fjalë që është e mbushur me jetë dhe ndershmëri dhe që mbart ngjarje të papritura. Nëse më pyesni për një karakteristikë gazmore të Shqipërisë, më lejoni t´ju përmend atë që unë e quaj "paradoksin Lekë të vjetër – Lekë të rinj". Është mjaft interesante të shikosh se si edhe brezi i ri, i lindur vite pas reformës monetare, akoma trashëgon këtë zakon. Më interesantja është se ky sistem nuk ka asnjë avantazh, por thjesht të çon në konfuzion. Mund të mos e kem kuptuar akoma të thënit dymijë Lekë një kartëmonedhë dyqind lekëshe, por di t´ju them se kjo ka qenë shkaktarja e mjaft bisedave sharmante dhe ndonjëherë konfuze për mua. Dhe si "veçanti" të tretë më duhet të përmend dëshirën e shqiptarëve për dramë, jo vetëm në politikë, por në përgjithësi, si një fenomen që shoqëron shumë aspekte të jetës. Kjo gjë e bën jetën këtu më të papritur, por në të njëjtën kohë edhe më shumëngjyrëshe.
Shqipëria është shumë më shumë se kryeqyteti i saj i zhvilluar Tirana dhe qendra e saj. Të arrish ta njohësh Shqipërinë në tërësinë e saj, përfshirë diversitetin dhe thelbin e saj, është e mundur vetëm duke njohur zona të ndryshme të saj, veriun dhe jugun, lindjen dhe perëndimin, malet dhe bregdetet, qytetet dhe fshatrat. Jam mjaft i interesuar për Shqipërinë dhe për rajonin dhe përpiqem të udhëtoj sa më shumë të jetë e mundur. Së pari, sepse sinqerisht mund të them se e dua këtë vend dhe sepse për më tepër, mirëkuptimi i ndërsjellë dhe të njohurit e njëri-tjetrit përbën edhe thelbin e profesionit tim. Këtu ka shumë vende të mrekullueshme dhe për mua është e pamundur të veçoj një prej tyre. Është e gjithë panorama, njerëzit dhe diversiteti i Shqipërisë ajo që më tërheq më shumë. Por nëse më shtyni të listoj më të mirat, atëherë Berati, Shkodra dhe Korça kryesojnë listën time kur bëhet fjalë për qytete. Ndërsa për sa i përket vendeve natyrore më impresionuese dhe ecjes malore, kryesueset e tre vendeve të para për mua do të ishin mali i Korabit, mali i Çikës, si dhe Syri i Kaltër. -Zoti Ambasador, një nga këto ditë Ju vizituat qytetin e Shkodrës, në të cilin janë duke u realizuar disa projekte si rezultat i mbështetjes austriake. Keni ndonjë lidhje të veçantë me Shkodrën? Së pari, Shkodra është thjesht një vend i mrekullueshëm dhe është gjithmonë një kënaqësi të shkosh atje. Për më tepër që ky qytet ka një histori dhe një lidhje të gjatë me Austrinë. Dhe kjo sigurisht reflektohet në faktin, se përveç Ambasadës në Tiranë, ne kemi edhe një Konsull Nderi në Shkodër, zotin Gjergj Liqejza, i cili po bën një punë të shkëlqyer duke ndihmuar në forcimin e marrëdhënieve Austri-Shqipëri në atë zonë. Marr shkas nga kjo për të thënë edhe se konsullata e parë austriake është hapur në Shkodër para 200 vitesh. Kështu nuk duhet të çuditeni nëse së shpejti më shikoni përsëri në atë qytet. -Në disa momente kyçe të historisë sonë Austria ka qenë në anën e Shqipërisë. Përse? Cila është marrëdhënia mes dy vendeve? Cili është momenti më i rëndësishëm mes dy vendeve? Sa prezente është Austria në Shqipëri (dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve) por për më shumë, ekonomikisht edhe kulturalisht? Austria ndër shekuj ka qenë një mike e ngushtë dhe aleate e Shqipërisë. Gjatë rrjedhës së historisë të dy vendet tona kanë pësuar ndryshime të mëdha gjatë shekullit të fundit. Megjithatë, përgjatë gjithë kësaj kohe dhe këtij tranzicioni të realiteteve politike, mes dy vendeve ka pasur gjithmonë një marrëdhënie miqësore me intensitet të ndryshëm. Austria dhe më pas Austro-Hungaria, ka qenë prezente në territorin shqiptar shumë kohë para se Shqipëria të shpallej shtet i pavarur dhe të gjithë i njohim faktet e mirëdokumentuara të viteve 1912/1913. Duke iu kthyer së tashmes, prezenca e Austrisë, në aspektin ekonomik dhe kulturor, është mëse e dukshme. Në total janë më shumë se 100 kompani austriake që operojnë në vend dhe ky numër është në rritje. Austria vazhdon të mbetet një nga 5 investitorët e huaj kryesues në Shqipëri. Gjithashtu edhe në fushën e kulturës mund të përmend shumë aktivitete interesante, të cilat i kemi realizuar me partnerët tanë shqiptarë. Të gjithë dashamirësit e kulturës i ftojmë të presin 2018-ën, që është konceptuar si një vit kulturor i përbashkët mes Austrisë dhe Shqipërisë dhe ku do të organizohen edhe më shumë aktivitete, duke filluar nga koncertet dhe ekspozitat e deri tek leximet letrare dhe konferencat.
Reforma në drejtësi është dhe do të jetë fushëbeteja kyçe në Shqipëri në vitet në vijim. Besoj se nuk ka më kthim prapa, edhe pse po bëhen përpjekje për këtë. Mendoj se ju duhet të filloni të pastroni sektorin e drejtësisë, sepse çdo shoqëri ka nevojë për arbitër final dhe ky arbitër është drejtësia. Por mos më keqkuptoni: ka mjaft "mollë të kalbura" në sektorin e drejtësisë, por unë kam takuar edhe gjyqtarë e prokurorë të shkëlqyer. Nuk është bardhë e zi. Por me këtë sistem që keni tani nuk mund të hyni në BE. Pastrimi politik do të vijë gradualisht me krijimin e institucioneve speciale të drejtësisë, si prokuroria speciale për korrupsionin, ashtu siç kemi parë edhe në vendet e tjera të rajonit. Do të duhet kohë dhe nuk pres mrekulli ndryshimesh brenda natës, por e rëndësishme është të ecet përpara. Dhe gjëja e dytë e rëndësishme për Shqipërinë është shoqëria civile, e cila duhet të jetë më fort e përfshirë në shtytjen drejt progresit. -Në rast të mospjesëmarrjes së opozitës në zgjedhje, çfarë do të humbasë Shqipëria? Shpresoj akoma se klasa politike në Shqipëri do të ketë maturinë për të gjetur mënyrat, që qytetarët shqiptarë të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar mbi bazën e një zgjedhjeje të gjerë mundësish politike.
|
Icardi pranë thirrjes nga Argjentina, duhet të falenderojë Juventusin Posted: 16 May 2017 06:57 AM PDT Edhe pritja e gjatë e ka një fund. Te Argjentina ka ardhur momenti i Mauro Icardit. Kapiteni i Interit përjashto ndonjë të papritur të orëve të fundit sipas të gjitha gjasave do të grumbullohet nga përfaqësuesja albiceleste për dy sfidat miqësore të muajit qershor ndaj Brazilit dhe Singaporit. Maurito është duke kaluar një nga periudhat më të këqija të karrierës së tij me Interin, me skuadrën zikaltër që është zhytur në një krizë të thellë rezultatesh duke humbur dinjitetin dhe tifozët dhe si kapiten sulmuesit 24-vjeçar i duhet të mbajë përgjegjësitë. Trajneri i ri Jorge Sampaoli i cili pritet të emërohet zyrtarisht ditët në vijim e ka përfshirë kapitenin e Interit në listën e të grumbulluarve me Icardin që në këtë mënyrë do të ketë mundësi të tregojë vlerat e tij edhe te Argjentina. E nëse Sampaoli ka vendosur ti japë fund vendimit të “grupit” që ka përjashtuar Icardin për shkak të tradhtisë ndaj Maxi Lopez, kapiteni i Interit duhet të falenderojë Juventusin. Argjentina për këto dy miqësore nuk do të ketë Higuain dhe Dybala, të impenjuar në filane Champions, dhe kështu që sulmi argjentinas do të ishte i zbuluar. Icardi është grumbulluar për herë të parë nga Argjentina në vitin 2013, me përfaqësuesen albiceleste që në atë periudhë drejtohej nga Sabella. Maurito debutoi në minutat finale të sfidës ndaj Uruguai, por që nga ajo periudhë nuk është grumbulluar dhe kjo nuk ka patur lidhje me paraqitjet e tij por me çështjet jashtë fushës së blertë. |
Viktima në Dajt, u ekzekutua me armë zjarri e më pas u dogj Posted: 16 May 2017 06:17 AM PDT
Ndërsa hetimet për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje vijojnë me intensitet, edhe Policia e Tiranës sqaron me anë të një deklarate se si ishin informuar për kufomën e gjetur. Sipas informacioneve të para të policisë, më datë 15.05.2017, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë nga një shtetas (bari), se në fshatin Kodër Shupal, ka gjetur një kufomë të dekompozuar. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor ku ka konstatuar skeletin e dekompozuar. |
Denar Biba, i biri një aktori: Kur maskat i vrisnin xhaxhanë në ‘97-ën Posted: 16 May 2017 05:51 AM PDT Të dielën pasdite, duke u rrëfyer tek Adi Krasta në Top Channel, regjisori i njohur Saimir Kumbaro po fliste dhe mbi shokët e shoqet e kursit duke komentuar një foto me ta, dalë në kohën e studimeve në Akademinë e Arteve. Mes tyre përmend, ndër shumë të njohur edhe Dervish Bibën, ish-aktor i njohur i teatrit të Fierit – roli më i spikatur ai i prokurorit te "Dy krisma në Paris" – duke shtuar të dhënën private të të qënit babai i Denar Bibës, kreut aktual të KQZ-së. Ky i fundit njihet nga shumëkush si fierak, por në fakt është një dibrano-fierak, pasi i ati e zhvendosi jetën profesionale dhe familjare nga Peshkopia në Fier, aty nga fillimi viteve '70-të pas problemeve që pati me një martesë të dështuar në qytetin e tij. Dhe në vitin e mbrapshtë `97, atij do i vritej nga maskat i vëllai, Ganiu, shofer ambulance i spitalit të Peshkopisë. Ngjarja ndodhi në kthesat e Shkopetit në Mat, që u shndërrua për muaj të tërë në vendferrin e aksit Burrel–Tiranë, nga grupet e maskave që u dilnin para autobusëve, furgonëve e automjeteve private gjithashtu, për t'i grabitur nën kërcënimin e tytave të armëve. Kështu i ndodhi dhe Gani Bibës, xhaxhait të kreut të sotëm të KQZ-së, i cili e pagoi me jetë guximin për të mos iu ndaluar maskave. Pasi i jep gaz ambulancës së tij duke udhëtuar drejt Tiranës, një breshëri plumbash e kap pas shpine duke e lënë të vdekur në vend. Sot, nipi i tij drejton KQZ-në, dhe për ironi është në qendër të zhvillimeve të tensionuara politike, ku njëri krah, ai i majti prej nga vjen Biba, akuzon krahun tjetër se kërkon të provokojë një '97-të. /tesheshi.com/ |
You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |