INSAJDERI: “Anëtari i Kryesisë së LDK-së: Hoti do t’i mund Veselin, Haradinajn e Kurtin” plus 19 more

INSAJDERI: “Anëtari i Kryesisë së LDK-së: Hoti do t’i mund Veselin, Haradinajn e Kurtin” plus 19 more


Anëtari i Kryesisë së LDK-së: Hoti do t’i mund Veselin, Haradinajn e Kurtin

Posted: 16 May 2017 09:48 AM PDT

Muharrem Svarqa, anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i tanishëm i Ferizajt ka thënë se i dominuari i tyre për kryeministër Avdullah Hoti, do të jetë kryeministri i vendit.

"Jam shumë i bindur se do të fitoj përkundër Veselit, Haradinajt e Kurtit. I vlerësoj jashtëzakonisht shumë përparësitë e të nominuarit tonë për kryeministër", ka thënë Sfarqa.

"Kemi të bëjmë me një njeri që nuk ka asnjë njollë në biografinë tij, tashmë ai e ka dëshmuar edhe vetën në fushën ekonomisë", deklaroi Sfarqa për Klan Kosovën. /Insajderi.com

 

The post Anëtari i Kryesisë së LDK-së: Hoti do t’i mund Veselin, Haradinajn e Kurtin appeared first on INSAJDERI.

Futbollisti “kërcënon” Bunjakin: Nëse nuk më fton, mund të luajë për Malajzinë

Posted: 16 May 2017 09:39 AM PDT

Liridon Krasniqi vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e tij Kedah Fa në Malajzi, por nuk po ftohet nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Ish-lojtari i Përfaqësueses së Kosovës karrierën e tij futbollistike po e kalon në Malajzi, ku shumë shpejtë do të pajiset me pasaportë të atij shteti dhe nëse Albert Bunjaki nuk e fton atëherë ai do të luajë për Malajzinë, shkruan Sportali.net.

"Po me vjen keq dhe inat dhe pyes pse gola po shënoj, tituj po marrë krejt jam duke i plotesu me qenë pjesë e kombëtares. Ndoshta jo në formacion ama pjesë me qenë dhe unë si çdo njeri tjetër kam qejf me prezantu shtetin", ka thënë Krasniqi në një intervistë për Supersport.

"Po e kam pas jo veç një ofertë dhe krejt populli është çu në këmë që unë me marrë nënshtetësi të luajë me Malajzinë por ky nuk është vendim i lehtë, ama tash i kam hap Kosovës një kufi deri muajin e ardhshëm qe është loja dhe ta shohim nëse me thirrin. Nese jo do shikojë çfarë do të vendosi", ka deklaruar Krasniqi.

The post Futbollisti “kërcënon” Bunjakin: Nëse nuk më fton, mund të luajë për Malajzinë appeared first on INSAJDERI.

Bahtiri: PDK na bëri ofertë por ne s’e morëm për bazë

Posted: 16 May 2017 09:34 AM PDT

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri duke folur për koalicionet parazgjedhore ka thënë se partia ku ai bën pjesë ka eliminuar mundësinë për një koalicion të tillë me PDK-në.

Madje Bahtiri në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se AKR nuk e ka marrë fare parasysh ofertën e PDK-së.

"Kemi pasur ofertë nga PDK por se kemi marrë për bazë", ka thënë ai.

"Unë s'kam qenë për PDK-në por me partitë e tjera. Nuk duam të shqyrtojmë ofertën  me e PDK-së sepse nuk e kemi marrë për bazë këtë ofertë".

Ai ka thënë poashtu se ai ka qenë pro bashkimit të opozitës në një front të përbashkët, por që kjo nuk është bërë e mundur.

"Unë jam i kyçur për të ndryshuar këtë gjendje, dhe dëshira ime ka qenë që të gjithë opozita të bëhet një, në pamundësi që t'i bindi krerët e partive politike opozitare, tani jemi ulur të bisedojmë edhe me LDK-në për të bërë atë që është më e mira për vendin".

"Duam që PDK të shkojë në opozitë sepse është e keqja e këtij vendin dhe unë po shpresoj që pas marrëveshjes, do të ngritemi në këmbë sot o kurrë të çlirojmë këtë vend nga dikush që i ka bërë keq këtij vendi".

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë arritur një draft-marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Aleanca Kosova e Re sipas marrëveshjes së arritur do të marrë kryeparlamentarin dhe presidentin – në afat kushtetues, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës kryeministrin me një numër të caktuar ministrish.

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se kjo draft marrëveshje është ende duke u shqyrtuar dhe nuk është nënshkruar akoma.

The post Bahtiri: PDK na bëri ofertë por ne s'e morëm për bazë appeared first on INSAJDERI.

Kur Isa Mustafa e quante “hipokrit” Ilir Dedën

Posted: 16 May 2017 09:33 AM PDT

Kur Isa Mustafa ishte nominuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në shkurt të vitit 2014, vetëm katër muaj para zgjedhjeve nacionale të vitit 2014, ai nuk ia kishte mbushur mendjen Ilir Dedës. Ish-anëtari i Vetëvendosjes, që asokohe nuk bënte pjesë në asnjë parti politike, e cilësoi Mustafën të papërshtatshëm për kryeministër.

E për këtë deklaratë të Dedajt, kishte reaguar Mustafa. Në një intervistë me Transmetuesin Publik të Kosovës (RTK), më 14 shkurt të vitit 2014, kryeministri në largim i Kosovës e quajti "hipokrit" Dedën.

Mustafa kishte treguar se Deda ishte takuar me të dhe i kishte kërkuar bashkëpunim me LDK-në.

"Kjo e Dedës më duket pak hipokrizi, t'ju  them të drejtën. Sepse, Ilir Deda ka ardhur tek unë në gjysmën e dhjetorit të vitit të kaluar, ka kërkuar, nuk e kam thirrur unë, ka kërkuar që të takohemi. Ka ardhur tek unë në zyre, me një koleg të tij, dhe kanë ofruar që të bashkëpunojnë me ne", kishte rrëfyer Mustafa.

Kryetari i LDK-së ka thënë se me Dedën ishte takuar edhe një herë tjetër, njofton Insajderi.

"Unë jam takuar edhe një herë pas kësaj me të. Nuk kanë kërkuar saktë asgjë, por e kemi lënë që të ulemi edhe një herë të bisedojmë lidhur me modalitetet", kishte deklaruar Mustafa.

Por, pas më shumë se tre vitesh qeverisje me Mustafën si shef të qeverisë, Mustafa dhe Deda kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Deda, bashkëthemelues i partisë, Alternativa, dhe Mustafa si kryetar i LDK-së kanë nënshkruar sot marrëveshje për koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e ardhshme nacionale.

E në nënshkrimin e marrëveshjes sot, Deda deklaroi se koalicioni me LDK-në e Mustafës ka qenë i lehtë për t'u realizuar.

"Është me rëndësi që ky bllok i gjerë ka me i dhanë fund PDK-së. Ky është mesazhi kyç. Ky koalicion në nivel programi ka qenë lehtë me u realizu", ka thënë Deda, i cili është nënkryetar i partisë së krijuar në tetor të vitit të kaluar.

Deda, para zgjedhjeve nacionale të vitit 2014 kishte aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje. Pas dy vitesh në VV, ai ishte larguar nga kjo lëvizje.

Zgjedhjet nacionale në Kosovë pritet të mbahen më 11 qershor. /Insajderi.com

The post Kur Isa Mustafa e quante "hipokrit" Ilir Dedën appeared first on INSAJDERI.

Nisin bisedimet e paqes për Sirinë

Posted: 16 May 2017 09:26 AM PDT

Rebelët sirianë dhe zyrtarët qeveritarë janë duke zhvilluar takime të ndara, me të dërguarin e OKB-së, derisa raundi i ri i bisedimeve për paqe, ka nisur në Gjenevë.

Takimet janë në kuadër të raundit të gjashtë të bisedimeve, që po ndërmjetësohen nga i dërguari i posaçëm i OKB-së, Staffan de Mistura.

Pesë raundet paraprake, kanë dështuar që të arrijnë një marrëveshje, me qëllim që t'i jepet fund konfliktit gjashtë vjeçar, ku janë vrarë mbi 320,000 persona.(rel)

The post Nisin bisedimet e paqes për Sirinë appeared first on INSAJDERI.

LDK dhe AKR me “draft marrëveshje” për koalicion dhe ndarje postesh

Posted: 16 May 2017 09:15 AM PDT

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë arritur një draft-marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Aleanca Kosova e Re sipas marrëveshjes së arritur do të marrë kryeparlamentarin dhe presidentin – në afat kushtetues, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës kryeministrin me një numër të caktuar ministrish.

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se kjo draft marrëveshje është ende duke u shqyrtuar dhe nuk është nënshkruar akoma.

"Kjo draft marrëveshje qëndron dhe deri në përfndim të gjithë këtij procesi, jemi duke shqyrtuar draftin të cilin e ka bërë oferta e LDK-së".

"Kryesia e AKR-së është duke shqyrtuar, duke diskutuar çdo vendim ose propozim dhe jemi në rrugë të një marrëveshje".

"Ne kemi postin e kryeparlamentarit dhe presidenti në mandatin e  duhur, që të mbështetet nga LDK. Jemi duke biseduar për ministritë dhe të gjithë e dinë se ne kemi pjesën kryesore të zhvillimit ekonomik".

"Ne do t'i shqyrtojmë të gjitha marrëveshjet apo propozimet që kanë ardhur nga partitë e tjera dhe në fund do të dalim me një vendim konkret"./Klan Kosova

The post LDK dhe AKR me "draft marrëveshje" për koalicion dhe ndarje postesh appeared first on INSAJDERI.

ShBA u bën thirrje vendeve anëtarë të OKB-së që ta njohin Kosovën

Posted: 16 May 2017 09:05 AM PDT

Zëvendës ambasadorja e SHBA-ve pranë KB-ve, Mishel Sison, ka thënë të martën se vendi i saj përsërit thirrjen që KS i KB-ve të shtyjë raportimin e UNMIK-ut nga tre në gjashtë muaj, ndërsa u bëri thirrjeve shteteve anëtare të OKB-së që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë.

Ajo në seancën e KS të KB-ve, tha se udhëheqësit në Beograd dhe Prishtinë duhet të revitalizojnë bisedimet dhe të zbatohen marrëveshjet e dialogut, duke punuar në mënyrë aktive.

"Kufomat në Raqak janë dëshmi e masakrës dhe dhunës që ka ndodhur atje", ka thënë diplomatja amerikane duke iu kundërvënë ministres serbe Nela Kuburoviq rreth akuzave për rolin e ish-diplomatit Uilliam Uoker derisa ishte shef i misionit të OSBE-së në Kosovë.

Për më tepër, diplomatja amerikane ka përsëritur se kufijtë e vendeve të Ballkanit janë të definuar, derisa ka inkurajuar vendet që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë tash një gjë të tillë.

"U bëjmë thirrje liderëve nga rajoni që t'i shmangen deklaratave ndezëse dhe të fokusohen në gjëra, të cilat u sjellin vendeve të tyre përparim", ka thënë Sison.

Sison ka thënë se KS i KB-ve duhet ta shtyjë raportin për Kosovën nga tre në gjashtë muaj, ndërsa ka kritikuar kërkesën e UNMIK-ut që buxheti për vitin e ardhshëm të rritet për dy milionë dollarë, njofton rtklive.

"Uashingtoni mbështet reduktimin e UNMIK-ut në dritën e përparimit që ka arritur Kosova", ka thënë ajo.

The post ShBA u bën thirrje vendeve anëtarë të OKB-së që ta njohin Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Kosovarët, të tretët për natyralizim në Austri

Posted: 16 May 2017 08:52 AM PDT

Në tre muajt e parë të këtij viti, në Austri janë natyralizuar (kanë marrë pasaportat austriake gjithsej 2422 shtetas të huaj, në mesin e të cilëve 21 kanë qenë me vendqëndrim jashtë Austrisë.

Sipas zyrës austriake të statistikës (Statistik Austria), në periudhën janar-mars janë natyralizuar 16.1 për qind më shumë të huaj se në periudhën e njëjtë të një viti më parë, shkruan orf.at.  Atëbotë kishin qenë 2086 veta që kishin fituar pasaportën austriake, transmeton albinfo.ch.

Ky shtim përbën vazhdimësi në trendin e regjistruar nga viti 2011 e këndej të rritjes së numrit të natyralizimeve.

Më shumë se një e treta e personave që kanë marrë pasaportën zvicerane (889 ose 36.7%) kanë qenë të lindur në Austri.

Sikurse edhe në periudhat e mëparshme, më së shumti janë natyralizuar boshnjakët (368 persona). Pas tyre vijnë turqit, me 223 dhe në vendin e tretë, me 166 të natyralizuar të rinj, vijnë kosovarët. Serbët me 159 janë në vendin e katërt të kësaj liste.

The post Kosovarët, të tretët për natyralizim në Austri appeared first on INSAJDERI.

Si jetojnë shqiptaret që martohen me serbë?

Posted: 16 May 2017 08:39 AM PDT

Zllatko dhe Vera Muniq nga Sjenica kanë festuar këto ditë dhjetëvjetorin e martesës. Ata kanë tre fëmijë, shtëpi dhe jetojnë, siç thonë, një jetë të mirë familjare. Zllatko është ndër të parët që ka shkuar në Shqipëri për të kërkuar një grua për martesë.

„Asokohe kemi shkuar në Shqipëri me një furgon me disa djem. Një mik më tha se është martuar me një shqiptare dhe e njeh një femër me të cilën mund të njihem dhe tö martohem nëse pëlqejmë njëri-tjetrin. Unë desha të martohesha! Dhe kështu shkova për herë të parë në Shqipëri”, thotë Zllatko, i cili në kufi kishte pasur shumë frikë, sepse raportet mes Serbisë dhe Shqipërisë ishin shumë të këqija. Ai thotë se kalimet e kufirit nuk do t’i harrojë kurrë.

Kufiri dhe frika

„Në kufi pyesja veten: çfarë më pret në Shqipëri, sepse në televizor kam shikuar gjithçka. Asokohe kërkoheshin edhe viza për kalimin e kufirit, e cila kushtonte 50 euro. Kjo nuk ishte pak sepse duhej të paguaja 50 euro për mua dhe 50 për babain. Në veçanti kur dihet se më pas e kam kaluar disa herë këtë kufi”, thotë Zllatko. Në afërsi të Shkodrës na priste një femër e gatshme për martesë. Zllatko mezi priste ta shihte. Por kur shkuan tek familja e saj, në shtëpi nuk ishte askush. Fqinji u kishte treguar se e tërë familja ka shkuar në kishë.

Shkuam tek miku im. Pimë kafe së bashku ndërsa unë rrija ulur si mbi gjemba. Së bashku shkuam të shohim vajzën, me ne ishte edhe një femër që ishte ndërmjetësuese. Tradita e tyre ishte që femra të sjell kafen dhe kështu të njihemi. Unë e prisja me padurim kafenë dhe ndërkohë flisnim për jetën time, pasurinë dhe gjëra të tjera!”, shpjegon Zllatko. „Më në fund erdhi edhe goca. Ishte paksa e rregulluar, por kur më dha dorën, kishte një dorë të vrazhdtë nga puna. Më pyetën a po të pëlqen? Unë thashë po! E pyetën edhe atë, a po të pëlqen djali? Edhe ajo u përgjigj po. Por tani duhej të kërkohej edhe leja e të vëllezërve, madje edhe vëllait që jetonte në Itali, si dhe e prindëve. Në fund të gjithë ishin dakord”, shkruan DW.

Para për stoli dhe pasaportë

Traditat në Shqipëri kërkojnë që të lësh para nën filxhan – për të blerë stoli dhe për nxjerrjen e pasaportës. I lashë paratë dhe u ndamë. Në Serbi së shpejti erdhi një vëlla i Verës për të shikuar kushtet e jetës dhe për t’u bindur se nuk kam gënjyer. Më pas kemi bërë dasmën – njëherë në Shqipëri ku kam qenë së bashku me babain. Ndërsa në Serbi Vera ka ardhur përmes rrugëve ilegale, sepse për viza në ambasadë pritej shumë gjatë.

“Sikur të më ketë rëmbyer – Zoti na ruajtë!”, thotë Vera me buzëqeshje dhe me një theks të mirë të gjuhës serbe. Edhe Zllatko është përpjekur të mësojë shqip, por pa sukses. Vera ishte 21 vjeçe kur u martua, ndërsa ai 30. Vera thotë se nuk është ngutur për martesë, por ja që ndodhi.

“Unë jam vajzë hasreti dhe nuk kam dashur të martohem e re. Ndërsa tezja më thoshte: „Shiko se djali qenka shumë i mirë, me vete ka marrë edhe babanë dhe shihet që nuk po gënjen. Martesa atje është e njëjtë si këtu dhe atje me siguri që janë të mirë ndaj femrave”. Unë ngulja këmbë që të mos martohem, sepse isha shumë e re”, thotë Vera.

Vera thotë se meshkujt në Shqipëri janë shumë xhelozë, ndonëse ndërkohë pak kanë ndryshuar. Në Serbi megjithatë raportet mes burrit dhe gruas janë shumë më të relaksuara. Ajo punon sot në fabrikën e tekstilit „Sanatex”, ka paratë e veta dhe patentë. Por më të rëndësishmit janë fëmijët.

„Me rëndësi është që edhe femra të thotë mendimin e saj”

Viti i parë në Serbi ishte për Verën shumë i vështirë, sepse nuk dinte asnjë fjalë serbisht. Ajo ishte e vetmuar dhe nuk mund të shoqërohej me askënd, sepse nuk e njihte gjuhën. Asokohe në fshat  nuk kishte asnjë shqiptare tjetër. Por tani situata ka ndryshuar dhe kur vjen ndonjë shqiptare, shumë shpejt e mëson gjuhën, falë shoqërimit me femra të tjera.

Të gjitha gjërat tjera kanë qenë më të lehta për Verën. Kurorëzimi është bërë në komunë dhe në kishë. Ajo thotë se nuk ka pasur problem kurrë për shkak të origjinës. Traditat serbe i ka pranuar. Familja e viziton shpesh dhe nuk pendohet pse ka ardhur në Serbi. Ajo thotë se edhe të tjera shqiptare mund të vijnë, por me rëndësi është që ato të vijnë vullnetarisht.

Muniqët kanë pasur fat, por jo dhe disa çifte të tjera. Në Serbi ka ndërmjetësues të shumtë që sjellin femra nga Shqipëria dhe djemve u kërkojnë shumë para për t’u gjetur ndonjë nuse. Organizata „Stara Rashka” ka ndërmjetësuar rreth 300 martesa. Ajo organizon shpesh shkuarjen e djemve serbë në Shqipëri apo ardhjen e femrave shqiptare në Serbi. Momir Kovaçeviq thotë se vetëm vitin e parë të punës, „Stara Rashka” ka realizuar 41 martesa mes serbëve me shqiptare. Sjenica është ndër vendet ku realizohen më së shumti martesa. Këtu ka rreth 50 martesa dhe rreth 75 fëmijë të lindur nga femrat shqiptare, shpjegon ai.

Peshteri

Vendi Peshter është një hapësirë me klimë të egër dhe këtu ka shumë shqiptare të ardhura nga Shqipëria. Ne kemi vizituar shumë shtëpi, por askush nuk ishte aty, sepse kishin dalë në fusha apo male për të kullotur bagëtinë. Në një shtëpi takuam Mirën, e cila priste fëmijët të vijnë nga shkolla. Shtëpitë në këtë rajon janë shumë të rralla, larg njëra-tjetrës. Familja ka ca tokë dhe disa kafshë. Burri kujdeset për bagëtinë, ndërsa ajo tërë ditën kujdeset për fëmijët dhe prindërit e burrit. Mira është 37-vjeç, por në fytyrë i shihen gjurmët e vuajtjeve. Ajo thotë se është martuar me sugjerim të një shqiptareje tjetër, që ishte martuar në Serbi më parë.

“Ajo erdhi me burrin e saj në Shkodër tek familja ime. Familja ime më pyeti  – a do të martohesh? Pasi që të gjithë ishin darkod, dikur pranova edhe unë”, shpjegon Mira. Ajo thotë se jeta e saj me tre fëmijë është shumë e vështirë. Burimi i vetëm i ekzistencës janë disa lopë dhe bagëti të tjera.

Ajo vjen nga një familje e madhe me tri motra dhe një vëlla. Përmallohet shpesh për familjarët në Shqipëri, sepse atje shkon shumë rrallë. Motra e vogël ende nuk është martuar, por Mira pohon se nuk do t’i sugjeronte që të martohet në Serbi, sepse edhe në Shqipëri ka djem të mirë.(DW)

 

The post Si jetojnë shqiptaret që martohen me serbë? appeared first on INSAJDERI.

Historia e dhimbshme e Mërgim Mavrajt

Posted: 16 May 2017 08:29 AM PDT

Familja e Mërgimit, i dha emrin djalit, plagës së tyre të largimit nga vendi i saj në Istog të Kosovës. Ajo nuk ishte një familje si të tjerat që vinin nga lindja."Unë nuk kam qenë kurrë një djalosh i rritur në geto" – do të thotë vite më vonë Mërgimi. Për këtë ai e la lagjen ku u vendos në fillim për tu shpërngulur në një ku jetonin vetëm gjermanë.

Në kohën e lirë ai lexonte dhe merrej me sport dhe fillimisht u përqendrua te atletika. E quanin "Raketa". Ishte syri i një trajneri futbolli të skuadrës amatore të "Sportfreunde Selingenstadt" që e bindi të luajë futboll.

Të dhënat i kishte të mira dhe kështu kaloi te të rinjtë e Kikers Ofenbah dhe te SG Rosenhëhe.Polici me top – Deri sa u bë adoleshent, futbolli nuk ishte dëshira e tij. Edhe vetë djali donte të bëhej polic.

"Kisha një dëshirë të isha autoritar dhe të kërkoja të drejtat dhe rend". Për këtë, 16-vjeç kaloi pak kohë si praktikant dhe vëzhgues në rradhët e policisë në stacionin e Mëhlheim, pranë Hanau.

"Nëse nuk dok të kisha shkëlqyer në futboll do të bëhesha me siguri një polic"-ka rrëfyer ai. Gjithçka u sqarua në vitin 2004 kur pikërisht pak përpara provimeve të maturës ai firmosi për skuadrën e të rinjve të Darmshtadt, që militonte në Regionaliga, kategori e tretë në Gjermani. Sot, Darmshtadi ndodhet në Bundesligë dhe koha ka ecur shumë shpejt.

Në vitin 2005 pas një sezoni shumë të mirë me Jugend-A, formacioni i të rinjve të Gjermanisë ai kalon në skuadrën e parë të Darmshtad.

Fati i keq ishte se në dy vitet e ardhshme skuadra pësoi një periudhë kaotike. Shkak u bënë problemet ekonomike dhe teknike. Kjo i shërbeu të riut që e nisi me një karton të kuq.

Më pas vendi i pestë në vitin 2006 dhe rënie nga kategoria në vitin 2007.Tentativat e parë– Në shtator 2006, Mërgimi nisi proçedurat e marrjes së nënshtetësisë shqiptare së bashku me Besatr Berishën.

Në atë kohë trajner ishte gjermani Hans-Peter Briegel. Pak muaj më vonë, trajneri i ri i kombëtares shqiptare, kroati Otto Baric "e thërret" për një seancë vëzhgimi dhe më pas e kalon te kombëtarja U-21. Mërgimi e refuzoi (dikush mund të thotë se ai donte skuadrën e parë). Në shkurt 2007 thirret nga trajneri i U-21 të Gjermanisë, Dieter Eilts. Ai debutoi për 23 minuta në vend të Torben Joneleit në një ndeshje miqësore kundër Italisë.

Me fanellën e Gjermanisë luajti edhe një herë tjetër dy vjet më vonë në vitin 2009 kundër Bjellorusisë për 90 minuta të tëra.Rritja profesionale – Pas rënies nga kategoria për Darmshtadt, në verën e vitit 2007 e mori Bohum për 350 mijë euro. Skuadra drejtohej në atë kohë nga Marcel Koller, trajneri aktual i Austrisë.

Ai e dërgoi të luajë me skuadrën e kategorisë në katërt, por i rezervoi edhe një surprizë duke e aktivizuar në Bundesligë në një ndeshje me Karlsruhe. Duke parë se ai shkëlqeu e futi në fushë edhe javën tjetër kundër Hansa Rostok, në të cilën ai shënon golin e fitores 2-1.

Në sezonin pasardhës atë 2008-2009 ai luan më shumë ndeshje në Bundesligë. Aventura e tij me Bohum përfundon në janar 2011 që e largoi drejt Grojther Furth. U deshën vetëm pak javë që skuadra e re ta besojë si titullar. Pjesa e parë e sezonit ishte e mirë. E dyta ishte historike sepse në sezonin 2011-2012 skuadra e tij fitoi Bundesligën 2.

Një nga çelësat ishte pikërisht, mbrojtja ku u pësuan vetëm 27 gola në 34 javë. Tomas Kleine dhe Mavraj shpallen mbrojtësit më të mirë të kampionatit. Lojtarët e skuadrës e votojnë si kapiten për sezonin e ardhshëm.

Bindja – Vera e 2012 ishte mbresëlënëse për lojtarin. 26-vjeçari luan më 2 shtator me bluzën e Shqipërisë kundër Qipros në kualifikueset e botërorit 2014. Në mars të vitit 2010, kur trajner i Shqipërisë ishte kroati Josip Kuzhe e kishte thirrur për një miqësore kundër Irlandës së Veriut, por përgjigjja ishte "jo". E fyen dhe ofenduan shumë tifozë duke e quajtur "tradhtar".

FSHF i bëri të ditur se në rast të një tjetër refuzimi nuk do të mund të vishte më kurrë fanellën kuqezi. Ai kërkoi kohë për të vendosur. Nuk mund ta fshehë se i pëlqente të luante për bluzën e Gjermanisë.

Ia përkëdhelte këtë dëshirë edhe Matias Samer në telefon në atë kohë drejtor teknik i kombëtares që në telefon i premtonte se ndoshta mund të thirrej në skuadrën e parë pas botërorit 2010.

Në krahun tjetër federata Shqiptare e Futbollit bënte lëvizjet e saj që kishte sjellë në pankinë italianin Xhan De Biazi. Ai provoi për herë të tretë pasi po kërkonte lojtarë të gatshëm dhe të rritur jashtë dhe me përvojë në mbrojtje.

Vesh për herë të parë bluzën në miqësoret e majit 2012 me Katarin dhe Iranin. Nuk tërhiqet më që atëherë edhe pse trajneri e ka shumë për zemër. Fat i keq ishte rënia nga kategoria e Grojther Furth.

Transferohet menjëherë te Këlni. E nis jo mirë, edhe për shkak të një dëmtimi, por edhe për shkak të polemikave që pasuan një foto e tij në Facebook me Kuran. Për këtë u shkrua shumë, por ai dha sqarime të qarta. Prilli i vitit 2015 e goditi me ndarjen nga jeta të të atit. Atij ai i kushtoi edhe golin e ndeshjes me Armeninë në "Elbasan Arena".

Tashmë ai është një ndër liderët e mbrojtjes kuqezi.

The post Historia e dhimbshme e Mërgim Mavrajt appeared first on INSAJDERI.

Haziri: U tërhoqa vet nga nominimi për kryeministër

Posted: 16 May 2017 08:28 AM PDT

Lidhja Demokratike e Kosovës, sot prezantoi Avdullah Hotin të nominuar nga kjo parti për kryeministër, për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit. Në këtë garë ishte edhe nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri në një prononcim për Gazetën Metro, e ka konfirmuar se ka qenë në garë, dhe se është tërhequr vet  Ai ka thënë se vendimin për tërheqje e ka marrë sot në mëngjes.

Se Haziri ishte në këtë garë, e konfirmoi edhe kryetari i LDK'së, Isa Mustafa, sot gjatë prezantimit të të nominuarit të kësaj partie për kryeministër.

Mustafa në këtë konferencë për medisa tha, se pas tërheqjes së tij, LDK i ka shqyrtuar disa emra si kandidat të mundshëm për t'i nominuar për kryeministër, dhe në këtë listë sipas kryeministrit në largim, kanë qenë të gjithë nënkryetarët e LDK'së, por edhe ministrat e kësaj parti.

Ai tha, se në fund, me një pajtueshmëri unanime, u vendos që i nominuari i LDK'së për kryeministër, të jetë Avdullah Hoti, ministër në largim i Financave.

The post Haziri: U tërhoqa vet nga nominimi për kryeministër appeared first on INSAJDERI.

Çeki: Tërhiqet vendimi për shtetësinë e nderit për Stalinin

Posted: 16 May 2017 08:19 AM PDT

Autoritetet e qytetit, Ceske Budejovice, në Republikën Çeke, e kanë tërhequr vendimin me të cilin diktatorit të dikurshëm sovjetik, Josef Stalin, i ishte dhënë shtetësia e nderit.

Ky vendim është miratuar dje nga një organ kompetent i qytetit.

Ky qytet në pjesën jugore të Çekisë, në vitin 1945 i kishte dhënë Stalinit shtetësi të nderit, disa ditë pasi Armata Sovjetike i kishte çliruar disa pjesë të qytetit nga okupimi nazist, njofton rel.

Së bashku me Stalinin, autoritetet e qytetit, Ceske Budejovice, po ashtu, kanë vendosur që presidentit të parë komunist të Çekosllovakisë së atëhershme, Klement Gottwald, t'i merret shtetësia e nderit, e cila i ishte dhënë në vitin 1946.

 

The post Çeki: Tërhiqet vendimi për shtetësinë e nderit për Stalinin appeared first on INSAJDERI.

De Biasi mund të jetë trajner i Interit

Posted: 16 May 2017 08:14 AM PDT

Interi po kalon situatën më të vështirë dhe siguria e vetme në Itali për të ardhmen e zikaltërve shihet te një trajner italian. Më të lakuarit janë Antonio Konte dhe Simeone.

Dy dëshirat e mëdha të presidentit Zhang nuk duket se japin shumë shpresë, pasi nuk kanë shprehur ende dëshirën për t'u larguar nga Çelsi dhe Atletiko Madrid.

Mirëpo, nga mediat italiane del një tjetër emër si ide: Xhani De Biazi. Është gazetari i kompanisë "Sky Sport", Masimo Mauro, ai që e ka dhënë një deklaratë të tillë: "Trajneri i Interit? Nëse nuk do të vijë Konte, them që mund të jetë De Biazi.

Është trajner i zoti dhe mund të jetë një ide. Besoj se Interi do të ketë nevojë që të vendosë një trajner italian në krye të ekipit", ka deklaruar gazetari.

Një deklaratë e tillë në këtë moment nuk tregon shumë rreth të ardhmes së trajnerit të Kombëtares shqiptare, mirëpo është një lakim që sigurisht shton pozitat e trajnerit të Shqipërisë në arenën europiane të futbollit dhe specifikisht në Serinë A.

Interi shkarkoi trajnerin Pioli një javë më parë për serinë e rezultateve negative. Ndeshjen e kësaj fundjave me Sasuolon e ka drejtuar Veki, tekniku i të rinjve zikaltër. De Biazi do të jetë nën kontratë me Shqipërinë deri në përfundim të këtyre kualifikueseve që janë të vlefshme për kampionatin botëror "Rusi 2018".

Për momentin, Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka dhënë asnjë sinjal për rinovimin e kontratës, pasi vetë kreu i saj, Armand Duka, deklaroi se: "Do ta mbajmë De Biazin prej brekësh në rast se na kualifikon". /Insajderi.com

The post De Biasi mund të jetë trajner i Interit appeared first on INSAJDERI.

LB-ja nënshkruan marrëveshje për koalicion me PDK-në

Posted: 16 May 2017 07:49 AM PDT

Lëvizja për Bashkim nënshkruan marrëveshje për koalicion parazgjedhor me PDK-në.

Sapo është nënshkruar marrëveshja mes Lëvizjes për Bashkim dhe Partisë Demokratike të Kosovës për koalicion parazgjedhor të 11 qershorit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, raporton Koha.net.

"Lëvizja për Bashkim edhe këtë herë do të jetë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës", ka thënë Murati.

The post LB-ja nënshkruan marrëveshje për koalicion me PDK-në appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare: LDK nënshkruan koalicion parazgjedhor me “Alternativën”

Posted: 16 May 2017 07:39 AM PDT

Partia më e re "Alternativa" ka lidhë koalicion parazgjedhor me LDK-në. Këtë e ka konfirmuar për Insajderin anëtari i saj, Kastriot Jahaj.

"Jemi marrë vesh që të ketë reformë në drejtësi, të ketë zhvillim të përshpejtuar ekonomik, dhe të ketë reforma në arsim. Pra, e kemi arritur një marrëveshje me LDK-në. Për listat nuk mund të flas asgjë sepse për to do të vendoset më vonë.

Ai ka thënë se marrëveshja me LDK-në do të bëhet publike më vonë./Insajderi.com

 

The post Zyrtare: LDK nënshkruan koalicion parazgjedhor me "Alternativën" appeared first on INSAJDERI.

Kryediplomati kosovar kërkon ndihmë nga Estonia për integrim në BE

Posted: 16 May 2017 07:29 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar homologun e tij nga Estonia, ministrin Sven Mikser, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ministri Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Estonisë, dhe për besimin e treguar në pavarësinë dhe shtetin e Kosovës.

Meqë Estonia do ta marrë presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian nga 1 korriku, palët kanë diskutuar për mënyrat e bashkëpunimit dhe mbështetjes nga ana e Estonisë për agjendën evropiane të Kosovës, përfshirë MSA-në, liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

"Kjo gjë që për ne është shumë e rëndësishme përkitazi me atë që e kemi thënë edhe publikisht, që ambiciet tona politike janë të aplikojmë për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, mirëpo, natyrisht kjo do të ndodh pasi që ne t'i përmbushim obligimet tona të brendshme si shtet", ka thënë ai.

Hoxhaj ka thënë se Kosova dhe Estonia, si dy vende të ngjashme për kah territori dhe popullsia mund të mësojnë dhe të përfitojnë shumë nga njëra tjetra, ndërsa ka treguar se kanë diskutuar për mënyrat e bashkëpunimit mes sy vendeve, me theks të veçantë bashkëpunimi në aplikimin e qeverisjes online në Kosovë, edukimin, ekonominë etj.

Dy homologët kanë biseduar edhe për zhvillimet në rajon dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

The post Kryediplomati kosovar kërkon ndihmë nga Estonia për integrim në BE appeared first on INSAJDERI.

Edita Tahiri përsëri së bashku me PDK-në

Posted: 16 May 2017 07:22 AM PDT

 

Partisë Demokratike të Kosovës në listat zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme i është shtuar edhe ministrja në largim për dialog me Serbinë, Edita Tahiri.

Edita Tahiri do të jetë pjesë e listës zgjedhore në Partinë Demokratike të Kosovës, lajmi u konfirmua në një konferencë të jashtëzakonshme të Partisë Demokratike të Kosovës.

Tahiri e cila përfaqëson Alternativën Demokratike të Kosovës e cila tash e sa vjet është në Qeveri me PDK-në.

Së fundmi Tahiri ka qenë udhëheqëse e dialogut me Serbinë ndërsa më herët ka mbajtur poste të rëndësishme në Qeveri.

PDK-ja më herët gjatë ditës ka zyrtarizuar koalicionin edhe me Partinë e Drejtësisë./Insajderi.com

The post Edita Tahiri përsëri së bashku me PDK-në appeared first on INSAJDERI.

Vuçiq: Nuk më shqetëson dërgimi i trupave shtesë amerikane në Kosovë

Posted: 16 May 2017 07:18 AM PDT

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se nuk shqetësohet për dërgimin e trupave shtesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, dhe beson se serbët në Kosovë janë më të sigurt në prani më të madhe të trupave të KFOR-it.

"Nuk ka arsye për shqetësim, sepse ne kemi bashkëpunim të mirë me KFOR-in. Jemi më të sigurtë, ndihemi që serbët në Kosovë janë më të sigurtë kur janë më shumë anëtarë të KFOR-it", ka thënë ai, raporton "Tanjug".

30 ushtarë nga njësia e evakuimit mjekësor të Gardës Kombëtare të Oklahomas në SHBA janë nisur për në Kosovë të hënën.

Këta ushtarë vijnë nga Ushtria e Oklahomas nga Detashmenti i Parë1, "Charlie Company", Batalioni i Parë, Regjimenti i 169-të i Aviacionit, shkruan mediumi amerikan NewsOK.com.

The post Vuçiq: Nuk më shqetëson dërgimi i trupave shtesë amerikane në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Prokuroria po heton 6 ndeshje për kurdisje

Posted: 16 May 2017 07:10 AM PDT

Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli mos kompetencën dhe dërgoi për hetime të mëtejshme pranë Prokurorive të zakonshme dosjen për trukimin e ndeshjeve përgjatë viteve 2013-2014.

Pas dy viteve hetimore mes tyre edhe përgjime ndaj futbollistëve u konkludua se nuk kishte bashkëpunim në formën e grupit kriminal dhe për këtë motiv dosja u është përcjellë rretheve ku janë mbajtur këto ndeshje.

Prokuroritë, të cilat po hetojnë dyshimet për trukim janë 6 ajo e kryeqytetit, Vlorës, Durrësit, Korçës, Kurbinit dhe Kavajës.

Secila prej këtyre prokurorive po heton klubet e qyteteve përkatëse nëse janë paracaktuar apo jo ndeshjet ashtu siç u dyshua tre vjet më parë kur UEFA ngriti dyshime se 6 ekipe futbolli kishin paracaktuar rezultatin e ndeshjeve.

Ekipet e përmendura në raportin e prillit 2014 janë Skënderbeu, Teuta, Flamurtari, Tirana, Besa dhe Laçi. Në atë kohë dosja u dorëzua pranë krimeve të rënda, e cila kreu jo pak veprime sikurse edhe sekuestro dokumentacioni.

The post Prokuroria po heton 6 ndeshje për kurdisje appeared first on INSAJDERI.

“Politikani” i parë nga Kosova që viziton kryeparlamentarin Xhaferi

Posted: 16 May 2017 06:44 AM PDT

Kur Talat Xhaferi u zgjodh kryetar i Parlamentit të Maqedonisë, shumë politikanë nga Kosova e uruan atë dhe u shprehën të lumtur për zgjedhjen e tij në këtë post. E në mesin e këtyre politikanëve nuk ishte Avdullah Hasani, presidenti i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës(KREK).

As në faqen zyrtare të Avdullah Hasanit në rrejtin social Facebook, e as në faqen zyrtare të institucionit që ai drejton, KREK, nuk kishte urim për zgjedhjen e Xhaferit në postin e kryeparlamentarit të Maqedonisë.

Megjithëkëtë, njeriu i parë nga institucionet e Kosovës që vizitoi zyrtarisht Xhaferin, është pikërisht Avdullah Hasani.

Hasani që e quan veten president i KREK-ut përmes një njoftimi në faqen e tij në Facebook ka bërë të ditur se sot vizitoi Xhaferin në zyrën e tij në Shkup. Për Hasanin, zgjedhja e Xhaferit në krye të Parlamentit të Maqedonisë është dëshmi "se shqiptarët në këtë shtet janë faktor vendimmarrës."

"Së bashku me ekipin tim, u prita zyrtarisht nga kryetari i ri historik i Kuvendit të Maqedonisë, TALAT XHEFERI. Ishte kënaqësi për mua dhe Këshillin të cilin unë e drejtoj, ta uroj z.Xhaferi për marrjen e detyrës se re", ka shkruar Hasani.

Hasani ka njoftuar po ashtu se "Xhaferi na falënderoi për vizitën dhe kërkoi nga dy shtetet qe të rinjve t'u ofrohet hapësirë më e madhe". /Insajderi.com

 

The post “Politikani” i parë nga Kosova që viziton kryeparlamentarin Xhaferi appeared first on INSAJDERI.