Tirana Observer: “Zbardhet skenari destabilizues i PD në Kavajë” plus 9 more |
- Zbardhet skenari destabilizues i PD në Kavajë
- Tërheqja e kandidatit, Nishani: Vlerësoj Ramën
- Lëvizja surprizë e Ramës, tërheq kandidatin për Bashkinë e Kavajës
- Kavaja në “shtetrrethim”, 1 mijë efektivë zbarkojnë në terren
- Rama dhe Meta japin sot dy mesazhe të rëndësishme
- Unazat: Simbolika dhe domethënia e vendosjes së tyre
- Ilir Meta lajmëron një video-mesazh të rëndësishëm
- “Ka filluar numërimi mbrapsht. Njerëzimi duhet të largohet nga Toka”
- Amnistia për makinat, gjithçka që duhet të dini për çregjistrimin e mjetit (Video)
- Të dënuar për vjedhje e kundërshtim të policisë, cilët janë tre kandidatët për deputetë të Paskal Milos
| Zbardhet skenari destabilizues i PD në Kavajë Posted: 05 May 2017 09:22 AM PDT Është zbuluar plani që Partia Demokratike do të ndiqte për të bojkotuar procesin e votimit në 7 maj në qytetin e Kavajës. Burime për Report Tv bëjnë me dije PD kishte një plan për djegur Bashkinë e Kavajës. Gjithashtu mësohet se simpatizantë të PD do të tërhiqnin në shesh "2 gishtat", të cilat janë simbol i lirisë dhe demokracisë. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpesh ka deklaruar i bindur nga çadra e protestës se nuk do të kishte një zgjedhje në Kavajë pa pjesëmarrjen e opozitës dhe mesa duket kjo për shkak të planit që kishin hartuar. Po ky plan duket se nuk do të vihet në zbatim, duke qenë se kryeministri Rama gjatë një konference të jashtëzakonshme ka njoftuar që do të tërheqë kandidatin e PS si dhe do i kërkonte të njëjtën gjë dhe kandidatit të pavarur, që do të thotë se zgjedhjet e 7 majit janë drejt shtyrjes. |
| Tërheqja e kandidatit, Nishani: Vlerësoj Ramën Posted: 05 May 2017 09:16 AM PDT Presidenti Bujar Nishani ka vlerësuar qëndrimin e kryeministrit Rama për të tërheqjen e kandidatit për zgjedhjet lokale në Kavajë. Deklarata “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani e vlerëson qëndrimin e Kryeministrit për shtyrjen e zgjedhjeve për Kryetarin e Bashkisë së Kavajës si një mundësi për të vijuar dialogun politik mes palëve për të gjetur një zgjidhje kompromisi të krizës politike në vend. Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës vijon të nxisë mbajtjen hapur në vijimësi të dialogut mes palëve”. |
| Lëvizja surprizë e Ramës, tërheq kandidatin për Bashkinë e Kavajës Posted: 05 May 2017 08:54 AM PDT Kryeministri Edi Rama ka bërë një lëvizje surprizë në “shahun” politik. Rama ka vendosur që kandidati i PS për zgjedhjet e 7 majit në Kavajë të tërhiqet nga gara. Drejt tërheqjes nga gara është edhe kandidati i pavarur për bashkinë e Kavajës. Kështu PS nuk do të dërgojë komisionerë në KZAZ e Kavajës, veprim që çon në anulimin e zgjedhjeve. Fjala e Ramës: Kam ndjekur me vëmendje reagimin e publikut lidhur me përpjekjet për një dialog në funksion të përfshirjes së PD në zgjedhje. Ndihem i qetë, sepse kam bërë e po vazhdoj që të bëj gjithcka që është e mundur dhe jo për ata që janë cadër por për demokratët e zakonshëm, që meritojnë vetëm respekt. Mekanizimi i ri isntitucional që kemi prropozuar për kontrollin e qeverisë garanton barazi dhe transparencë për të gjithë. Kështu që faleminderit që na jepni në këtë përpjekje aspak të lehtë për të lidhur fillin e këptur të logjikës së PD dhe për të mos lënë asgjë pa bërë në funksion të përfshirjes në 18 qershor. Shumë kush më përsërit fjalinë ‘mos e lësho 18 qershorin’ mos keni asnjë shqetësim, pasi edhe po të doja ta negocioja, e kam të pamundur, pasi nuk është e zgjedhur nga unë, por Kushtetuta. Nuk mund të jetë pjesë e asnjë negociate, pasi duhet t’i garantojë të drejtat e popullit. Të tjerët thonë mos ia zgjat atyre, boll me ata, prapë me atë, në 27 vjet e me radhë. Ju lutem të gjithë këtyre miqve bëni durim dhe mos e harroni asnjë cast, se jam edhe kryeministër dhe nuk kam asnjë shqetësim ti shkojë deri në fund jnë strategjie vetëvrasje, unë nuk dua të lë asnjë gur pa luajtur që qytetarët që duan të votojë PD ta bëjë këtë. Qesh me alarmet infantile në klubet për rrezikuan që opozita mbetet pa opozitë, për sa kohë ka zgjedhje dhe liri nuk ka asnjë mundësi që të mos ketë opozitë. PD është parti, historike, por nuk do të ishte as e para dhe as e fundit që do të dilte nga skena, e dhimbshme për ata që e duan. Ama një gjë është e rëndësishme, kjo shumicë, jo vetëm nuk ka bërë asgjë për ta shtyrë PD në rrugën e vetëshkatërrimit ku të con dalja nga shinat e sistemit, por kemi bërë dhe do të bëjmë gjithcka deri në fund që na takon për të garantuar pjesëmarrjen e PD. Kur koha për mirëkuptim të ketë mbaruar dhe nëse nuk ka rezultat do të pranojmë me keqardhje cdo vendim të PD, si një e drejtë dhe përgjegjësi e atij lidershipi. Kështu që këmbëngulja për dialog nuk është doëbsi, durimi nuk është tipar i më të dobëtit, mos e harroni që politika është shah. Por ka edhe pak nga ju që e kanë mendjen te e diela në Kavajë. Disa i ngruhen një përplasje për qytetarët e pafajshëm , të tjerë i friken një konflikti që synohet të propozohet për të nxitur destabilim në Shqipëri. Ka një plan për destabilizim të këtij vendi, cadra është ngritur për ta vendosur në jetë këtë plan, kjo nuk është më hamendje por fakt, por që Shqipëria nuk do të destabilizohet. Me durim do ta cojmë deri në dështimin e plotë, këtë ua siguroj të gjithëve. Por sfida jonë nuk është 7 maji i Kavajës, ku do të vazhdojmë që të qeverisim edhe në 8 Maj. Sfida jonë është që mandatin tjetër ta marrim në 18 qershor, për ne Shqipëria që duam është edhe demokratëve, nuk është shesh për përsheshet e kujtdo partie. Prandaj provokimit antikushtetues dhe antiligjor të të tmerrueve nga drejtësia dhe zgjedhjet politike ne nuk do ti përgjigjemi flakë për flakë, Kavaja nuk do të bëhet sheshi për një përshesh, turpi të mbetet i PD. Për të nxirë Shqipërinë sa të munden përpara 18 qershorit, as ne as Shqipëria as partnerët s kemi pse bëhemi pjese, pasi i kemi propozuar PD-së ndeshjen e 18 qershorit. I them Bashës lërë Kavajën fokusoju tek zgjidhja deri me 8 Maj. Unë jam gati të ulem sërish me Bashën. Zgjedhjet do të bëhen me 18 qershor. Me 8 maj unë nuk jam më në dispozicion. Me PD apo pa PD populli do të të vendosë si do jetë Shqipëria e gjeneratës tjetër. I kam sugjeruar kandidatit tonë që të tërhiqet nga zgjedhjet e 7 Majit në Kavajë, unë do të përqëndrohem për të bindur PD për zgjidhjen e arsyeshme, pasi 7 Maji konsideron me kohën për të garantuar procesin zgjedhor për 18 qershorin. Le të jemi të qartë, të pengosh njerëzit të votojnë është krim i rëndë, në këtë vend nuk mund dhe nuk do ta lejojmë që të kryhet, ne dhe askush. |
| Kavaja në “shtetrrethim”, 1 mijë efektivë zbarkojnë në terren Posted: 05 May 2017 07:44 AM PDT Zgjedhjet e parakohshme që pritet të zhvillohen këtë të diel, për kryetarin e ri të Bashkisë së Kavajës, kanë bërë që Policia e Shtetit të kalojë në gatishmëri Nr.1. Televizioni Klan ka mësuar se të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit, në të gjithë vendin pritet të jenë në gatishmëri dhe në vendet e tyre të punës. Ndërkaq në Kavajë, pritet të stacionohen afërsisht 1 mijë policë. Po kështu, burimet kanë pohuar se afërsisht 40 % e efektivëve të Tiranës e Durrësit, pritet të stacionohen në Kavajë. Kjo me qëllim marrjen e masave, për parandalimin e grumbullimit të njerëzve që mund të synojnë bllokimin e zgjedhjeve. Po kështu edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, mund të instalohen në pika hyrëse të autostradës Durrës – Kavajë, apo në segmente të tjera në distancë të konsiderueshme, me qëllim parandalimin e grumbullimit të qytetarëve në zonat dhe vendet e votimit. Zyrtarisht, Policia e Shtetit nuk ka pranuar të japë të dhëna në lidhje me planin e masave të parashikuara për këtë situatë. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka pohuar se masat do të jenë të tilla që do të diktohen nga Kodi Zgjedhor, duke parashikuar që policia të mos afrohet pranë qendrave të votimit. Plani i masave pritet të nisë zbatimin e tij që prej ditës së shtunë nga policia e Shtetit. Burimet thonë se në këtë kuadër, pritet shoqërimi në polici i elementëve të njohur për tendenca kriminale apo që mund të shfrytëzojnë trazirat. |
| Rama dhe Meta japin sot dy mesazhe të rëndësishme Posted: 05 May 2017 07:17 AM PDT Lëvizja Socialiste për Integrim ka lajmëruar për një video-mesazh të rëndësishëm të ish-kryetarit Ilir Meta. Në njoftimin e kësaj force politike thuhet vetëm se mesazhi do të publikohet në orën 18:30, por nuk jepen detaje të tjera. Ende nuk dihet nëse Meta ka një mesazh për anëtarët e partisë apo mesazhi do i drejtohet dy liderëve të partive kryesore për tejkalimin e krizës politike. Por pas njoftimit të LSI-së, edhe zyra e Kryeministrisë ka lajmëruar një konferencë shtypi të Edi Ramës në orën 17:30, por pa dhënë detaje për temën. Pritet që Rama të flasë për krizën politike dhe nëse është i hapur për një marrëveshje me PD-në. Me këtë konferencë, Rama i ka paraprirë mesazhit të Ilir Metës, për të cilin LSI ka njoftuar se do të jepet në orën 18:30. |
| Unazat: Simbolika dhe domethënia e vendosjes së tyre Posted: 05 May 2017 07:04 AM PDT Unaza është një rreth i pathyeshëm, i cili në shumë kultura ka kuptimin e përjetësisë. Unazat përdoren për të simbolizuar një lidhje apo ndodhi që nuk do të marrë fund kurrë. Në kuadrin e martesës shkëmbimi i unazave ka kuptimin e bashkimit dhe të vazhdimësisë së jetës martesore. Unaza është një simbol i materializuar që shërben për të kujtuar angazhimin e përjetshëm. Në disa grupe paranormale unazat simbolizojnë fuqinë e magjisë dhe personi që e mban posedon disa fuqi të caktuara prej saj. Sipas tyre, fuqia magjike e unazës vjen si pasojë e materialit të unazës dhe ndërthurjes së botëve reale me atë shpirtërore. Në kuptimin fetar, unaza simbolizon përjetësinë dhe perfeksionin e Zotit. Ashtu sikurse unaza, as Zoti nuk ka fillim dhe mbarim. Për shumë shekuj materiali me të cilën unaza ishte bërë ose prezenca në të e një guri të çmuar, tregonte shumë për shkallën dhe pozicionin shoqëror të mbartësit. Unazat në atë kohë përfaqësonin gjithashtu edhe privilegjet mbretërore. Kur mbreti i dhuronte një unazë dikujt, atëherë kjo nënkuptonte se ai e merrte atë nën mbrojtje. Një dokument i vulosur me emblemën e unazës së mbretit kishte kuptimin e sovranitetit të fronit mbretëror. Në një unazë dallohet qarku i plotësuar i jetës. Ashtu sikurse ditët dhe vitet tona përsëriten vazhdimisht në ciklin e pafund të jetës dhe vdekjes ashtu edhe unaza ka kuptimin e një cikli fuqie dhe plotësimi. Disa e shohin unazën si shembullin tipik të rimishërimit. Të tjerë ndihen të qetë kur përdorin një unazë, pasi për ta ajo ka kuptimin e tërësisë dhe është një hajmali kundër të këqijave. Unazat shihen si një burim uniteti nga shumë njerëz. Shkëmbimi i unazave në fillimet e tij mund të ketë qenë simbol i shkëmbimit të një karakteristike të përbashkët të bashkësive primitive. Njerëzit mbajnë unaza për të deklaruar solidarizimin e tyre me vendime që kanë marrë persona të afërt me ta. Nga ana tjetër mendohet se më përpara njerëzit mbanin unaza edhe për të kujtuar ngjarje të rëndësishme si për shembull fitimi i një kampionati sportiv. Pra, duke mbajtur unaza të njëjta pjesëtarët e skuadrës bashkoheshin përpara një qëllimi të caktuar. Kur ne vendosim një unazë në dorën e majtë krijojmë një marrëdhënie mes trupit dhe jetës sonë dhe e forcojmë më shumë këtë lidhje nëpërmjet specifikimit të një gishti të caktuar. Kur ne vendosim një unazë në dorën e djathtë përqendrohemi në anën tonë krijuese dhe aspektin e të dhuruarit, të ndarit e gjërave me të tjerët, por edhe këto më të specifikuara në veçanti të gishtit të vendosur. Me anë të dorës së majtë ne marrim energji, ndërsa me të djathtën japim. Këto bashkohen në balancën e të qenët të dyja një domosdoshmëri për ne. Të dyja duart mund të mendohen si një ekuilibër ndërmjet botës dhe fuqisë së brendshme, e cila na duhet për të ecur përpara duke krijuar strukturën e botës së jashtme. Është interesant fakti që për unazat kultura të ndryshme kanë perceptime të ndryshme, disa mendojnë se unaza e martesës duhet të vihet në dorën e majtë, ndërsa një pjesë tjetër e botës mendon se duhet të vihet në dorën e djathtë. Secili gisht përfaqëson në vetvete cilësi të veçanta të cilat gjithmonë janë pozitive edhe pse ndonjëherë teprohet me karakteristikat e tyre. Jupiteri apo gishti tregues ka lidhje me besimin te vetja, me ambicien, me aftësitë drejtuese dhe ndonjëherë ka edhe kuptim fetar ose spiritualist. Duke e vënë unazën në gishtin Jupiter në përqendrohemi më shumë tek aspektet e jashtme të jetës, në lidhjet me personat e tjerë dhe me ndarjen e fuqisë. Personat Jupiter janë të prirur që të marrin role ekzekutive dhe që gjithnjë të bien në sy. Në gishtin tregues unazat vendosen edhe për të marrë motivim nga të mirat materiale dhe financiare. Saturni apo gishti i mesit quhet timoni i ekuilibrit të personalitetit midis të drejtës dhe të gabuarës, midis të vërtetës dhe gënjeshtrës. Në këtë gisht gjenden cilësitë tona humane dhe universale të së drejtës, ligjit dhe marrëdhënieve të tjera. Cilësia më kryesore e Saturnit është tendenca që kanë personat për të kritikuar veten dhe për të mbajtur sekrete. Apollo ose gishti i unazës ka cilësitë më të mira dhe më pozitive, kjo është arsyeja përse ai preferohet shumë dhe është një simbol me rëndësi. Apollo përfaqëson mbi të gjitha krijimtarinë në të gjitha fushat e jetës dhe jo vetëm në art. Gishti i unazës përfaqëson kultivimin e dashurisë dhe bukurisë në të gjitha format e saj, por veçanërisht në natyrë. Apollo është energjia pozitive që gjendet brenda secilit prej nesh dhe që ndikon në gjendjen tonë shpirtërore gjatë gjithë kohës. Mërkuri ose gishti i vogël shpreh energjinë për të komunikuar. Mendojeni Mërkurin si antenën e trupit tuaj, e cila jep dhe merr sinjal. Gishti i vogël përmban aftësitë tuaja komunikuese jo vetëm në aspektin verbal, por në të gjitha aspektet. Mërkuri përfaqëson intuitën tonë, mënyrën sesi ne i perceptojmë të gjitha informacionet e të dhënat dhe gjendjen shpirtërore me të cilën ne do t'i përcjellim ato. Unaza në gishtin e vogël manifeston inteligjencë të pastër dhe për këtë fakt mbahet nga shumë persona që konsiderohen të pushtetshëm. Gishti i madh është i vetmi gisht, i cili nuk mbart një emër nga perënditë e lashta greke. Ai përfaqëson vullnetin personal dhe universal. Vullneti është një cilësi që e kemi nga vetë ndërtimi ynë njerëzor, por në këtë rast bëhet fjalë për vullnetin e caktuar që na duhet në rrethana të veçanta. Ajo që duhet të keni parasysh është që të kujdeseni ta vini unazën në gishtin që mendoni se ju përfaqëson më së miri. |
| Ilir Meta lajmëron një video-mesazh të rëndësishëm Posted: 05 May 2017 06:57 AM PDT Lëvizja Socialiste për Integrim ka lajmëruar për një video-mesazh të rëndësishëm të ish-kryetarit Ilir Meta. Në njoftimin e kësaj force politike thuhet vetëm se mesazhi do të publikohet në orën 18:30, por nuk jepen detaje të tjera. Ende nuk dihet nëse Meta ka një mesazh për anëtarët e partisë apo mesazhi do i drejtohet dy liderëve të partive kryesore për tejkalimin e krizës politike. |
| “Ka filluar numërimi mbrapsht. Njerëzimi duhet të largohet nga Toka” Posted: 05 May 2017 06:53 AM PDT Para një viti britanikët votuan për të dalë nga Bashkimi Europian, ndërkohë britaniku më i famshëm në fushën e astrofizikës thotë se Brexit nuk mjafton. Sipas tij, njerëzimit i duhet një "Earthexit". Në sezonin e ri të dokumentarëve të BBC, "Tomorrow World", Stephen Hawking i është rikthyer parashikimeve të tij të zymta për të ardhmen e njerëzimit. Ai thotë se tashmë ka filluar numërimi mbrapsht dhe brenda një shekulli, njerëzimit i duhet të gjeje një mënyrë që të largohet nga planeti. "Ndryshimet klimatike, rritja e rrezikut për t'u goditur nga një asteroid dhe mbipopullimi janë faktorët që kërcënojnë të ardhmen tonë", thotë Hawking. Ky nuk është paralajmërimi i parë i shkencëtarit të famshëm britanik. Ai shquhet për parashikimet e zymta dhe e famshme është thënia e tij referuar bombës bërthamore. "Është e çuditshme që ne sot kemi teknologjinë për të shkatërruar planetin tonë, por jo teknologjinë për t'u larguar nga ky planet", ka thënë ai. |
| Amnistia për makinat, gjithçka që duhet të dini për çregjistrimin e mjetit (Video) Posted: 05 May 2017 06:50 AM PDT
Në një intervistë për News 24 nëndrejtori i Drejtorisë së Transportit Rrugor, Gani Çupi shpjegon dokumentet që duhet të ketë me vete çdonjëri që duhet të çregjistrojë mjetin. "Një qytetar që do të paraqitet për të çregjistruar mjetin duhet të ketë me vete kartën e identitetit, certifikatën e pronësisë së mjetit dhe targat që ka pasur në përdorim, pasi të paraqitet pranë sporteleve tona me këto dokumentacione do të plotësojë dhe formularin që kemi hartuar ne për çregjistrim mjeti dhe të gjitha shërbimet janë falas pa pagesë. Për shoqëritë që do të paraqesin personin e autorizuar të ketë me vete kartën e identitetit edhe dokumentacionin, leje qarkullimi, certifikatë pronësie dhe targat e mjetit që ai do të heqë nga regjistri jonë",- tha Çupi. Përsa i përket atyre qytetarëve që duan të mbajnë mjetin aktiv dhe u duhet të paguajnë detyrimet, duke ju falur kamatëvonesat dhe gjobat, duhet të kenë të njëjtat dokumente me vete. Ndryshimi është vetëm në plotësimin e formularit. Por si veprohet nëse shoqëria apo individi nuk sjell dot personin përkatës? "Nëse ai person nuk vjen dot, ai duhet të sjellë një person të autorizuar me prokurorë për të kryer veprimet në emër të personit apo shoqërisë për të kryer veprimet e çregjistrimit apo për ta bërë aktiv në të dy rastet ai paraqet prokurë", sqaron më tej nëndrejtori i DPSHTRR. Targa e mjetit, lloji, ngjyra do të jenë të publikuara në faqen zyrtare të Drejtorisë së Transportit rrugor, gjithashtu dhe në çdo qark do të jenë sportele të veçanta që qytetarët të bëjnë aplikimet. Por kujdes, nëse deri në datën 31.12.2017 ju nuk aplikoni për çregjistrimin apo mbajtjen aktivë të mjetit, në fillim të vitit 2018 të gjithë ato targa që janë në listën e faljes së gjobave dhe kamatëvonesave do t'i dërgohen ministrisë së brendshme dhe Drejtorisë së Policisë për tu bërë sekuestrimi i mjetit.
|
| Posted: 05 May 2017 06:40 AM PDT
QARKU DURRËS Milazim Kabashi, që kryeson listën e PDS-së në Qarkun e Durrësit rezulton se me vendimin Nr.282 datë 19.04.2011 të Gjykates së Rrethit Gjyqësor Durrës është deklaruar fajtor për veprën penale "Mospagim i taksave dhe tatimeve" dhe është dënuar me 150.000 lekë gjobë, raporton "BalkanWeb". QARKU KORÇË Alfred Hajro, kandidat i 4-ët në listën shumëemërore të PDS-së në Qarkun e Korçës rezulton se me vendimin Nr.248 datë 02.11.2000 të Gjykatës Korçë është deklaruar fajtor për veprën penale "Vjedhje", parashikuar nga Neni 134 të Kodit Penal dhe është dënuar me 20.000 lekë gjobë, raporton "BalkanWeb". Në bazë të nenit 69 të Kodit Penal ai është rehabilituar. QARKU KUKËS Admir Zenelaj, që kryeson listën e kandidatëve të PDS-së në Qarkun e Kukësit rezulton se vendimin Nr.54 datë 16.10.2007 të Gjykates së Rrethit Tropojë është deklaruar fajtor për veprën penale "Kundërshtim i punonjësve të policisë" dhe është dënuar me 200.000 lekë gjobë. Ai gjithashtu është deklaruar fajtor për veprën penale "Fyerje për shkak të detyrës" dhe është dënuar me 100.000 lekë gjobë. Në bazë të nenit 69 të Kodit Penal ai është rehabilituar, raporton "BalkanWeb". Referuar ligjit të dekriminalizimit, KQZ ka konstatuar se asnjë prej tyre nuk është në kushtet e refuzimin si kandidat për deputet të Partisë Demokracia Sociale.
|
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |







Duke filluar nga data 8 Maj çdo individ apo shoqëri që ka në pronësi një mjet ndaj të cilit prej vitesh nuk ka kryer asnjë procedurë në zyrat e shtetit dhe kërkon ta çregjistrojë duhet të paraqitet në zyrat e Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, ka verifikuar listat shumëemërore të kandidatëve për deputet të Partisë Demokracia Sociale, të Paskal Milos. Nga shqyrtimi i dokumentacionit, "BalkanWeb" mëson se është konstatuar se tre kandidatë kanë pasur në të kaluarën precedentë penalë, por pavarësisht këtij fakti, në zbatimit të ligjit ata nuk janë ndaluar për të garuar në 18 qershor.