Tirana Observer: “Rama: Nisi me McAllister+ dhe përfundoi me një ‘BigMc’” plus 9 more |
- Rama: Nisi me McAllister+ dhe përfundoi me një ‘BigMc’
- ZYRTARE / Zgjedhjet më 25 qershor; opozita merr 6 ministri
- Bosi shqiptar i trafikut kapet në Itali me 400 mijë euro kokainë, flinte mbi para
- A do të mbetet jashtë Parlamentit me hyrjen e PD-së në zgjedhje? Reagon Luan Rama
- Nga seksi në krevatin e prindërve te martesa me francezen! Rrëfimi i Arian Çanit
- Watergate, Richard Nixon dhe Gerald Ford. Jr: Një president imponues në historinë amerikane
- Meta flet pas takimit me Berishën: Kam qenë imponuesi më i madh i paktit Rama-Basha
- Mbyllet takimi Rama-Basha. Zgjedhjet më 25 qershor?
- Konsumi i alkoolit / Shqiptarët konsumojnë mesatarisht 13 litra, 22% nuk kanë pirë kurrë
- Mediu: Çfarë më tha mbrëmë Basha pas arritjes së marrëveshjes me Ramën
| Rama: Nisi me McAllister+ dhe përfundoi me një ‘BigMc’ Posted: 18 May 2017 09:30 AM PDT Kryeministri Rama pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë nuk ka preferuar që të flasë gjatë, por ka zgjedhur një batutë. Rama është shprehur se e nisëm me një 'McAllister+', referuar paketës që nisi negociatat dhe e përfunduam me një 'BigMc'. Batuta e Ramës i referohej paketës së 'McAllister' e cila parashikonte 4 ministra teknikë, ndërsa marrëveshja përfundoi me 6 ministra teknikë. Kryeministri Rama njoftoi Kryesinë e Partisë Socialiste për marrëveshjen e arritur me kryetarin e PD, Lulzim Basha. |
| ZYRTARE / Zgjedhjet më 25 qershor; opozita merr 6 ministri Posted: 18 May 2017 08:36 AM PDT Detajet e marrëveshjes mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha u bënë publike. Partia Demokratike, përmes një komunikate shpërndarë për mediat bën me dije pikat për të cilat palët janë dakordësuar, mes të cilave është edhe data 25 qershor si data e zgjedhjeve. Deklarata e PD: Palët në këtë marrëveshje shprehin mirënjohjen dhe falenderimin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian për kontributin e tyre në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri si dhe në mënyrë të veçantë, për zgjidhjen e situatës politike për zgjedhjet e vitit 2017. Palët konfirmojnë vullnetin e tyre për dialog të drejtpërdrejtë si shprehje e domosdoshmërisë për një nivel të ri të dialogut politik në vend. Në këtë kuadër, palët angazhohen për institucionalizimin e dialogut mes kryetarit të mazhorancës dhe kryetarit të opozitës. Angazhimi i palëve për zgjedhje me standarte demokratike do të jetë pjesë thelbësore e kontributit të përbashkët dhe të vazhdueshëm të palëve në kuadër të çeljes së negociatave dhe perparimit të vendit në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. A. ZGJEDHJET 1. Presidenti i Republikës dekreton datën e re të zgjedhjeve më 25 qershor 2017. B. QEVERIA 1. Zv.Kryeministër, teknik Kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës. D. ORGANET E PAVARURA E. REFORMAT F. MASA TE TJERA |
| Bosi shqiptar i trafikut kapet në Itali me 400 mijë euro kokainë, flinte mbi para Posted: 18 May 2017 07:47 AM PDT Udhëheqësi dhe ndërlidhësi i një bande të specializuar për trafikun e kokainës nga Holanda në Itali ka përfunduar në prangat e policia. Ai është një shqiptar 47 vjeçar me iniciale H.Z, i cili merrej me shpërndarjen e kokainës në Riviera del Conero, me një qarkullim prej një milion euro në muaj, siç shkruan "Corriere". Operacioni i koduar "Romon Loco", çoi në sekuestrimin e 2.5 kg kokainë e papërpunuar në kristale, e cila u sekuestruar në bordin e një automjeti të ardhur nga Rotterdami i Holandë, ndërsa u ndalua për një kontroll në jug të Modenas. Lënda narkotike ishte e ndarë në dy pako e mbështjellë me letër cefofoni, ndërsa ishte fshehur në ndenjësen e pasme të mjetit, raporton Ora News. Shoferi, një pensionist italiane 65 vjeçar dhe banues në Maranello, u arrestua në flagrancë, ndërsa shërbente si korrier. Gjatë një kontrolli në banesën e shqiptari janë gjetur rreth 10 mijë e 600 euro të fshehura nën një dyshek, ndërsa shqiptari kishte fjetur aty një natë përpara se të arrestohej. Sipas mediave italiane, vlera e kokainës ishte 400 mijë euro, ndërsa nëse do të shitej në tregun me pakicë fitimet do të arrinin në 1 milion euro. Ndërkohë, policia ka gjurmuar shqiptari sot në mëngjes në Jesi, ndërsa qarkullonte me një makinë. Ai u arrestua në mes të rrugës menjëherë pasi zbriti nga mjeti. |
| A do të mbetet jashtë Parlamentit me hyrjen e PD-së në zgjedhje? Reagon Luan Rama Posted: 18 May 2017 07:42 AM PDT Luan Rama me anë të një statusi në Facebook ka qetësuar sot të gjithë komentet që janë shprehur se me hyrjen e PD-së në parlament, rrezikohet që ai mos të bëhet pjesë e Kuvendit. Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar sot në lidhje me komentet, se ai rrezikon të mos marrë mandatin e deputetit të LSI-së. Rama është i pesti në listën e kandidatëve të LSI për deputet në Tiranë. Me futjen e PD-së në zgjedhje, mundësitë për të fituar mandatin reduktohen. Rama në profilin e tij në Facebook deklaron se ai është i pesti në listë, duke qenë kështu optimist se LSI-së do të marrë më shumë mandate në Tiranë, dhe se kjo parti i jep të gjithëve shansin për t'u bërë protagonistë të ndryshimit të epokave. "Duke marrë shkas nga një koment sipas të cilit "me hyrjen e PD-së në zgjedhje rrezikohet hyrja ne parlament e nënkryetarit te LSI-së", e gjej të udhës ti qetësoj të gjithë se unë që jam i pesti në renditjen e listës së kandidatëve për deputetë të LSI-së në qarkun e Tiranës nuk jam ne fund, por jam në mes të listës së deputetëve që do të përfaqësojnë LSI-në e qarkut te Tiranës në Kuvendin e ri të Shqipërisë. Është momenti i ndryshimit të epokave dhe vetëm LSI jua ofron të gjithëve shansin për të t'u bërë protagonistë të këtij ndryshimi, për të dërguar në arkivin e pluralizmit politik ata që rotacionin e pushtetit e kanë shndërruar në rotacion krize e konflikti", ka shkruar Luan Rama në Facebook. |
| Nga seksi në krevatin e prindërve te martesa me francezen! Rrëfimi i Arian Çanit Posted: 18 May 2017 07:40 AM PDT Nga oborri i shtëpisë greke, tek Përmeti ku mësoi shqipen, biçikletën dhe arratisjet e para. Nga marrëdhëniet e para seksuale mbi krevatin bashkëshortor të prindërve tek martesa njëvjeçare me francezen. Nga Parisi që i mësoi misteret e frëngjishtes, erosin e vërtetë dhe perversitetet, tek Tirana ku fitoi protagonizmin e munguar. Dhe ndodhitë vazhdojnë. I keni pak rreshta më poshtë. Fiks siç i ka rrëfyer Arian Çani. Kostandina është femra më e bukur që kam njohur, që prej ditës kur linda. Një femër elegante, me gjoks dhe vithe shumë të bukura. Sot nuk e perceptoj dot se si një vajzë 18-vjeçare mund të lindte fëmijë, në një kohë kur, si shumë vajza të tjera të kësaj moshe, duhej të ëndërronte për dashurinë e madhe të jetës së saj. Kur mendoj se kjo 18-vjeçare është mamaja ime, seç me krijohet një ndjesi e çuditshme. Në kohën e adoleshencës, sa herë që e shikoja këtë fotografi, mendoja me vete si nuk është kjo e dashura ime. Do më duheshin 16-17 vjet që ta tradhtoja këtë femër me një tjetër. Në këtë kohë filluan xhelozitë dhe konfliktet e mia të para me time më, ndonëse bëra gjithçka që femra me të cilën e tradhtova të ngjante me të. Kujtoj nga ajo kohë, kur jetoja me Evdhoksinë, shtëpinë e vjetër gjirokastrite, oborrin me limona, pusin e vjetër, uji i të cilit ka qenë pasqyra ime e parë. Kujtoj gjellët e mira që bënte gjyshja ime greke. Më pëlqente kur shikonim kanalet greke me kanoçe apo kur më tregonte histori të së shkuarës, në vend të përrallave që tregojnë zakonisht gjyshet. Më kujtohet zëri i saj i lartë gjatë gjithë kohës, aq sa ajo shtëpi nuk binte kurrë në qetësi. Biçikleta ka qenë pasioni im i parë. Në kohën kur u ktheva përsëri në kopësht, tashmë me shqipen të mësuar, kisha dëshirë të paparë të dilja gjithmonë i pari në garat që bënim me biçikletë. Qaja nëse nuk dilja dot në krye. Si rivalen më të fortë kisha një vajzë bionde, që e pëlqeja shumë, aq sa ia mbaj mend emrin sot e kësaj dite, quhej Helena. Nga kjo kohë kujtoj se nuk ikja në kopësht pa ngrënë më parë një byrek me presh. Kam qenë llupës që atëherë. Por edhe shumë trazovaç. Shkoja gjithmonë tek "Partizani i panjohur" i qytetit dhe hiqja gërmat nga mermeri. Një gjë tjetër që më tundonte e më pëlqente atëherë ishte edhe lumi Vjosa. Doja thjesht të futesha në rrjedhën e lumit dhe të ikja. Kam përshtypjen se nevoja ime për t'u arratisur nga gjërat që më rrethojnë, ka filluar që në atë moshë. Në adoleshencë kujtoj se isha më i shtruar, më i qetë. Me hyrjen në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja në Gjirokastër, filloi epoka e frëngjishtes. Tre ishin pasionet e mia të reja në ato vite: frëngjishtja, basketbolli dhe femrat. Basketbolli ishte një zgjedhje e imja, pasi më pëlqente ky lloj sporti, por që mbeti aty tek vitet e shkollës së mesme. Frëngjishtja, neve që ishim zgjedhur, na bënte të ndiheshim superior ndaj të tjerëve. Ashtu si dhe femrat. Atëherë ishin dy vajza shumë simpatike në shkollë. Njëra nga Saranda, tjetra nga Korça. E para më donte më shumë se kjo e dyta, të cilën në fakt unë e pëlqeja më shumë. Kot nuk thonë të tjera duam, të tjera na duan, të tjera marrim. Gjithsesi, unë u lidha me sarandioten, të cilën e lashë pasi munda të fitoj korçaren. Ishte kjo, koha kur fillova të fus vajza në shtëpi. Gjyshja, ajo që më kishte rritur, e kishte shtëpinë përballë dhe sa herë që më shikonte, më spiunonte tek prindërit. Pra, edhe kur s'jetoja më me të, gjyshja ime greke nuk më është shqitur ndonjëherë nga jeta. Bëhej disa herë shkak për sherret me time më. Kulmi arriti kur ajo kuptoi se kisha cenuar krevatin martesor. Kontaktet me pedagogët francezë më bënë të ëndërroja së pari për Francën. Në vitet '87- '88- '89, kur sistemi komunist nuk kishte rënë akoma, unë kisha përsëri dëshirë për arratisje, këtë herë për arratisje të vërtetë. Kështu, Franca u bë ëndrra e bukur, objektivi që më bënte të isha optimist në një kohë të atillë ku në fund të tunelit nuk shihnim asnjë dritë jeshile. Dinim se fati ynë, pas mbarimit të studimeve ishte i paracaktuar: mësues i shkollës së mesme. Unë doja ta sfidoja këtë fat. Ndaj fillova të gjuaja grupet e turistëve që vinin nga Franca. Stacioni im i dytë, pas shkollës, u bë bordura e bulevardit, para Hotel "Dajtit". E në këtë gjueti të përditshme arrita të kap më në fund një franceze, Catherine, më të renë mes një grupi prej 16 vetësh, por që ishte 6 vjet më e madhe se unë. Dëshira për Francën u materializua tek kjo grua, me të cilën bëra seks për herë të parë tek Hotel Tirana, e me të cilën u martova pasi mora diplomën. U martova gjysmë fshehurazi, sepse më vriste disi opinioni. Por unë doja Francën dhe s'e vrisja mendjen për asgjë tjetër. Ika në fillim të vitit 1991. Jetova më pak se një vit me Catherinën e më pas u ndamë. Parisi për mua është gjithçka. Nuk do të isha kurrsesi ky që jam sot, nëse s'do kisha ikur si njeri në Paris. Bëra gjithçka që të ikja në kushte normale. Si emigrant, ju siguroj se s'do isha arratisur kurrë. Për katër vjet që jetova në Paris bëra punë të zakonshme, u shoqërova me gjithëkënd sepse doja të mësoja misteret e gjuhës franceze, që në 8 vjetët e shkollës nuk kishin mundur kurrsesi të m'i mësonin. Kuptova se atje, në Paris, rashë brenda me frëngjishten. Atje u ndjeva brenda kësaj gjuhe rehat fare, si të isha në shtëpinë time. Mësova komunikimin, mënyrën e të menduarit, jetuarit, sjellurit, në atë qytet të madh, me atë gjuhë të madhe. Biçikleta ishte mjeti im i punës kur punoja anës Senws në Bateaux-Mouches. Atëherë s'kisha ambicie më të madhe se kjo. I thosha vetes: kjo është ajo që do. E mbi të gjitha, krijova kontaktet e para me botën mediatike. Kreva kurset e para në "Liberation", me Marc Semo, një lloj interesi ky për gazetarinë, që më kishte ngacmuar që ende pa shkuar në Paris, kur u shoqërova në Tiranë me një grup gazetarësh francezë, që kishin ardhur për zhvillimit e viteve '90 në Shqipëri. (Nga Zefina Hasani. Ky shkrim vjen si ribotim. Marrë nga revista Madame, qershor, 2011) |
| Watergate, Richard Nixon dhe Gerald Ford. Jr: Një president imponues në historinë amerikane Posted: 18 May 2017 07:12 AM PDT Përgatiti: Raimonda MOISIU "Republika jonë e lavdishme është një Republikë ku sundon: LIGJI! -dhe e jo politikanët. Këtu sovrani sundon!” -tha në fjalën e Grald Ford. Jr. Ai ishte më tepër se një figurë madhështore, se mund ta keni imagjinuar. Shumë burra shteti, yje të kinematografisë, njerëz të shquar të letrave dhe mediave, -duken fare të thjeshtë, kur i shihni në televizion apo fotot e tyre. Ndërkohë, Gerald Ford Jr. u shfaq një figurë imponuese ne histori. Ai ishte produkt i “Depression era” (ekonomia jashtëzakonisht e rrënuar), si hero i Luftës së Dytë Botërore, dhe lider i Luftës së Ftohtë në Shtëpinë e Bardhë, si nënpresident dhe president, në një kohë kur Amerika po përballej, me luftën aspak popullore në Vietnam, Skandalin e Watergate-it dhe Richard Nixon. I rritur në një familje me probleme tejet të mprehta e të vështira familjare, e cila e edukoi atë të asimilojë “artin e të komunikuarit e zgjidhjes së krizave politike”. Më vonë, Gerald Ford Jr., do të dinte ta përdorte këtë aftësi në kohën e duhur, në vendin e duhur, për të “lundruar” e mbijetuar mes intrigave të Uashington-it. Një ditë të diele në lutjen e mëngjesit, e 8 Shtatorit të 1974-s, kur nuk kishte më shumë se një muaj që ishte emëruar në postin e presidentit të SHBA-ës, i vetëm në kishën presidenciale, ai shmangu reporterët dhe gazetarët e shumtë te dera e kishës, të cilet po e mërzisnin me pyetje të shumta rreth planeve ditore, në mënyrë të veçantë, rreth pyetjes se: "Çfarë do të bënte ai me ish-presidentin Richard Nixon, i përfshirë në skandalin e Watergate-it. Sapo hyri në zyrë, ai i telefonoi një senatori konservator, se po e falte Richard Nixon, për çfarëdo lloj krimi që mund të kishte bërë në zyrën e tij". Gerald Ford Jr. u shpreh: "Publiku ka të drejtë të dijë se për sytë e Presidentit, -Richard Nixon është i pastër”. Ford ishte një politikan në kuptimin më të mirë dhe më domethënës të fjalës. Ai diti si ta peshonte pushtetin e tij në shërbim të interesave të publikut e një Presidenti, që realisht pati vizione të qarta, për të ardhmen e një kombi. Gerald Ford.Jr. ishte burre i hijshëm, i pashëm, fisnik dhe i thjeshtë. Morali dhe karakteri i Ford-it, spikatnin jo vetëm virtualitet e dlirësi, fisnikëri e ndershmëri, por edhe nga aftësia e tij, se si ai vinte në funksion eksperiencat e tij jetësore, që zakonisht formojnë e zbulojnë një burrë shteti e një lider të admiruar. Ai kishte një mënyrë të vetën për të treguar karizmën dhe aftësitë e tij, bënte supriza e lëvizjet e duhura në momente kritike të historisë, me ulje ngritje, zmbrapsje e tërheqje, -disa të paracaktuara dhe disa aksidentale, sikundër e kërkonte koha. Gerald Ford Jr. u lind në Lesli Linch King. Babai i tij i vërttetë, ishte një burrë i pasur, bjond dhe i pashëm, por njeri egoist, i pashpirt, xheloz e hokatar. Ai pati rrahur barbarisht, në natën e parë të muajit të mjaltit, biles duke e kërcënuar me thikë te koka nusen e tij nga xhelozia, ndërsa ajo po i jepte gji, Gerald Ford. Jr, fëmijës së tyre të porsalindur, vetëm e vetëm se ajo i dhuroi buzëqeshje një të panjohuri në elevatorin e hotelit. Që prej asaj nate, ajo e la atë, duke u larguar së bashku me fëmijën e porsalindur. Më pas nëna e Ford Jr., martohet me një shitës bojrash, dhe i jep fëmijës së porsalindur emrin e tij, -Gerald Ford Jr. Jeta e mësoi Ford-in, si të ruante sekrete. Mbas Luftës së Dytë botërore, kur ai zhvillonte fushatën për në Kongres, ai i propozoi për martesë një kërcimtareje, shumë e bukur dhe e divorcuar, e quajtur Betty Warren. Ai kërkoi prej saj ta mbanin sekret lidhjen e tyre, fejesën, duke mos i treguar as arsyen! “PSE?” Arsyeja: “Këshilltarët e tij politikë e patën këshilluar se martesa me një të divorcuar do t’i kushtonte atij votat midis konservatorëve. Çifti u martua menjëherë, mbas fitores së Republikanëve. Ford hyri në Kongres në vitin 1949-ë, dy vjet pas “vërshimit”, të veteranëve të rinj të Luftës së Dytë Botërore, si John F. Kennedy dhe Richard Nixon, të cilët e dinin dhe e kuptonin se Amerika duhej të qëndronte në skemën botërore për të kufizuar komunizmin dhe të përhapte Lirinë dhe Demokracinë. Ford ishte një njeri ambicioz dhe i pëlqente të sfidonte. Për të mbartur favoret dhe votat, ai ishte këmbëngulës në atë c’ka kërkonte, me mbledhjen e ndihmave për arkën e Partisë, duke udhëtuar 200 ditë në vit. Ai e shihte rrallë familjen e tij. Gruaja e tij, Betty, shpesh ankohej se ndjehej e vetmuar. Ford nuk kishte ndonjë post në parti. Si një lider në minorancë, në vitin 1960-ë, ai kapërthehet keqas me presidentin Lindon Xhonson, duke u konfrontuar e sulmuar atë, se nuk po bën sa ç’duhej për të fituar luftën në Vietnam dhe duke e akuzuar atë për shpërdorimin e taksapaguesve me programin e përkrahjes sociale. Xhonson e thërriste atë “budalla ” dhe e i “krisur”. Kur filluan të duken flakërimat e para të Skandalit të Watergate-it, të “përcëllonin”, Shtëpinë e Bardhë, Ford qëndroi i heshtur dhe besnik. Nixon ishte i bindur se Ford ishte mjaft instrumental për të siguruar se “House Banking & Currency Comittee”, nuk investiguan burimin, se ku ishin printuar kartëmonedhat $100 -she, të cilat shkaktuan, -Skandalin e Watergate-it! Për këtë ai u shpërblye duke marrë vendin e nënpresidentit Spiro Agneë, i cili pranoi pa kundërshti të shlyente pagesat bankare dhe u detyrua të jepte dorëheqjen, në tetor të vitit, 1973. Por Ford & Nixon, po shkonin drejt një rreziku të paparashikueshëm, -nga më intrigueset dhe plotësisht i errët dhe i mbuluar me mister, që ngjasonte si në ato aktet e tragjedisë shekspiriane. Por Gerald Ford Jr. nuk e njihte frikën. Ai merrte vendime shumë të vështira. Ai vuri veton për nenin 66a (Bill-a-pagesa bankare), duke ja dërguar Kongresit të kontrolluar nga Demokratët. I rreptë dhe i paparashikueshëm, Ford shkarkoi këdo që nuk i bindej atij, duke filluar që me Haig, Sekretarin e Shtetit. Ai e detyroi Henry Kissinger të dorëzoje titullin si një Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, duke i lënë vendin dikujt tjetër, Brent Scowcroft. Gjithashtu, Ford shkarkoi, Sekretarin e Mbrojtjes, James Schelinger. Ai shkarkoi gjithashtu edhe nënpresidentin e tij, Nelson Rockfeler, nga GOP-ja, në vitin 1976-ë. Atë e vriste shumë ndërgjegjja që portretizohej si një nga Presidentët e Parë që dështoi me Luftën në Vietnam, dhe pse ai nuk ndërhyri, kur Saigoni përfundimisht ra, në vitin 1975-ë. I sulmuar nga lajme jo të mira dhe pakënaqesia e publikut, që ai fali Nixon, -Ford filloi fushatën me 25 pikë më poshtë se rivali i tij demokrat, Jimmy Carter. Një nga trashëgimitë më karakteristike të Ford-Era, e cila ndjehet edhe sot në Shtëpinë e Bardhë, eshte përpjekja nga dy liderë; Rumsfeld & Cheney, për të ringjallur -FUQIË E PRESIDENCËS. Ata ishin të rinj dhe ambiciozë, kur ata shërbyen në stafin e presidencës së Ford-it, në një kohë kur vetë Ford, po përpiqej të zbërthente atë c’ka historia e kishte quajtur “The imperial Presidency”. Gerald Ford.Jr. përpiqej gjithmonë të krijonte atmosferë sa më komode të hapjes e bashkëpunimit mes Kongresit e Drejtësisë, mbas gjithë asaj shfaqjeje grandioze të pushtetit presidencial të Nixon-it. Por Rumsfeld & Cheney, e ndjenë që reformat e Watergate-it kishin mbaruar. Si anëtarë të kabinetit të Bush-it, për luftën në Irak, ata u përpoqën shumë të forconin ekzekutivin. Ford ishte kundër invadimit të Irakut, kjo si rrjedhojë e asaj që ai si kongresmen, dikur kishte atakuar, administratën e Xhonson-it, gjatë luftës në Vietnam. Rekordi i Ford-it, si një president, tregon, për vullnetin, vendosmërinë, për të mos ndryshuar mendje dhe kurs. Biles më shumë se Bush, duke parë edhe luftën në Irak, që u shndërrua në një “moçalishte”. Ai gjithmonë shihte përpara, dhe kurrë nuk kishte frikë për të bërë sfida e të merrte vendime për Paqen dhe Lirinë – si për familjen dhe për Kombin e tij.
|
| Meta flet pas takimit me Berishën: Kam qenë imponuesi më i madh i paktit Rama-Basha Posted: 18 May 2017 06:56 AM PDT Presidenti i zgjedhur Ilir Meta komentuar sot për herë të parë marrëveshjen Rama-Basha. Në një komunikim me mediat pas takimit me ish-kryeministrin Berisha, Meta u shpreh se, "shpresojmë që marrëveshja të bëhet publike sa më shpejt dhe të mësojmë për çfarë bëhet fjalë". Ish-kreu i LSI-së ka theksuar se ka qenë imponuesi i kësaj marrëveshjeje. A ju erdhi keq që nuk ishit ndërmjetëzës në këtë marrëveshje? Nuk kam qenë ndërmjetësuesi, por kam qenë imponuesi më i madh bashkë me PDIU e parti të tjera. Po për takimin me Berishën ç'mund të na thoni? Z. Berisha është dobësia ime dhe në çdo kohë jam i gatshëm ta ndjej këtë kënaqësi. Takimi me Berishën Takimi mes ish-aleatëve qeverisës erdhi ndërsa Rama dhe Basha vijonin negociatat për detajimin e marrëveshjes të dakordësuar mbrëmë. Takimi me Berishën mësohet se ka zgjatur përreth 45 minuta. Meta pas takimit me Berishën ka qëndruar në ABBA Center ku ka drekuar me kreun e LSI, Petrit Vasili dhe miq të tjerë. |
| Mbyllet takimi Rama-Basha. Zgjedhjet më 25 qershor? Posted: 18 May 2017 06:54 AM PDT Mbyllet pas më shumë se 5 orësh takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit te PD-se Lulzim Basha që u mbajt në Pallatin e Kongreseve për të detajuar marrëveshjen e dakordësuar mbrëmjen e djeshme në kryesinë e Kuvendit. Me ta ishin dhe Oerd Bylykbashi dhe Engjell Agasi. Duket se palët kanë hedhur në letër detajet e marrëveshjes së dakordësuar. Asnjëri prej tyre, as Rama dhe as Basha nuk kanë pranuar të bëjnë deklaratë për median, ndërsa në 17:00 secila parti, PD dhe PS kanë thirrur kryesinë e partisë përkatëse. Në media ka nisur të përflitet 25 qershori si data e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve. Ndërkohë Partia Demokratikë do të mbledhë grupin parlamentar dhe Kryesinë e PD-së në orën 17:00. Edhe Partia Socialiste ka thirrur në një mbledhje urgjente Kryesinë e kësaj partie në të njëjtën orë. |
| Konsumi i alkoolit / Shqiptarët konsumojnë mesatarisht 13 litra, 22% nuk kanë pirë kurrë Posted: 18 May 2017 06:15 AM PDT Shqiptarët konsumojnë mesatarisht 5.7 litra alkool në vit për frymë, sipas të dhënave më të fundit të disponuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Statistika merr për bazë të gjithë numrin e popullsisë, përfshirë edhe rreth 680 mijë shqiptarët të cilët nuk kanë konsumuar kurrë alkool në jetën e tyre. Nëse statistika bazohet vetëm tek konsumatorët, shifrat rriten ndjeshëm: 17,4 litra alkool në vit për meshkujt dhe 7,3 litra në vit për femrat. Kështu mesatarisht, konsumi i alkoolit shkon në 13 litra në vit. Birra është pija e preferuar e shqiptarëve, duke përbërë 32% të konsumit, ndjekur nga vera me 20%. Rakia dhe pijet e tjera plotësojnë pjesën e mbetur. Konsumi në vendin tonë ka ardhur në rritje, sidomos pas viteve '90 dhe birra është lloji i pijes që ka fituar më shumë popullaritet gjatë kësaj kohe. OBSH e llogarit sjelljen e shqiptarëve në të pirë, si mesatarisht të rrezikshme, ku 18,4% e meshkujve konsiderohen si konsumatorë të rëndë dhe 5,5% kanë krijuar varësi. 10.5% e aksidenteve rrugore janë të ndikuara pjesërisht nga konsumi i alkoolit., i cili është ndikues kryesor edhe tek të prekurit nga cirroza e mëlçisë. Në Europë, Shqipëria renditet mes vendeve që konsumojnë më pak alkool për frymë duke tejkaluar vetëm rajonin e Europës Aziatike, Turqinë dhe Maqedoninë. Edhe nëse llogarisim vetëm konsumatorët e alkoolit, përsëri shqiptarët konsumojnë relativisht më pak alkool, duke mundur nga vendet fqinje vetëm Maqedoninë dhe Italinë./Scan |
| Mediu: Çfarë më tha mbrëmë Basha pas arritjes së marrëveshjes me Ramën Posted: 18 May 2017 05:43 AM PDT Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një deklaratë për gazetarët zbuloi një "sekret" siç e quajti ai, që Basha i kishte thënë për marrëveshjen e arritur me Ramën. "Jam takuar fare shkurt dje me Bashën, ishim në udhëtim për SHBA me Bashën që e anuluam për shkak të marrëveshjes. Shpresoj t'ia vlejë se ishte një udhëtim shumë i rëndësishëm. Nuk folëm gjatë, për shkak të raportit konfidencial të marrëveshjes me Ramën. Më tha se është një marrëveshje e qëndrueshme. Sot folëm dhe ramë dakord që pasi të mbarojë takimi me Ramën të ketë takim me aleatët", tregoi Mediu. Deklaratat Mediu i bëri pas takimit me ish-kryeministrin Sali Berisha në zyrën e këtij të fundit, ndërsa pohoi se rolin kryesor për negociatat PS-PD i luan Rama dhe Basha dhe jo ish-lideri i demokratëve, Sali Berisha. "Negociatat nuk po i bën askush tjetër veç Bashës. Po presim të përfundojë Rama e Basha. Basha ka përgjegjësi maksimale dhe në raport me PD dhe jo vetëm me opozitën", tha Mediu. |
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





