Tirana Observer: “Një propozim që të gjitha vajzat e ëndërrojnë, blogerja e njohur mbetet pa fjalë” plus 9 more

Tirana Observer: “Një propozim që të gjitha vajzat e ëndërrojnë, blogerja e njohur mbetet pa fjalë” plus 9 more


Një propozim që të gjitha vajzat e ëndërrojnë, blogerja e njohur mbetet pa fjalë

Posted: 07 May 2017 08:52 AM PDT

Vetëm pak para përvjetorit të saj të 30-të, blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni, është përballur me një emocion të fortë nga i dashuri i saj, reperi Fedez. Ylli i rrjeteve sociale ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve një natë më parë, ndërsa ka marrë live propozimin për martesë nga skena e madhe e koncertit.

Chiara dhe Fedez kanë rreth një vit të lidhur me njëri-tjetrin dhe mbrëmë, ai i ka dhuruar asaj surprizën më të bukur në skenën e Verona-s, në prag të ditëlindjes së 30-të të saj.

Pas performancës, Fedez ulet në gjunjë para saj dhe i ofron unazën. Kaq ka mjaftuar që fashion blogerja të shperthente në lot nga emocionet. I gjithë publiku në sallë shpërtheu nga brohoritjet dhe duartrokitjet për surprizën e madhe.

Pak minuta më vonë, blogerja ndau edhe me miqtë virtualë emocionin e skenës së madhe dhe unazën elegante të fejesës, tipike e një fashioniste-je…

Fotot dhe videot nga ky moment shumë emocionues, i kanë ndarë në rrjetet sociale edhe shumë të pranishën që e kanë konsideruar mbrëmjen të mrekullueshme.

💍

A post shared by Chiara Ferragni (@chiaraferragni) on

 

 

 

 

 

 

 

 

Irma Libohova flet pas vdekjes së bashkëshortit: Jam vetëm, por jo e vetmuar

Posted: 07 May 2017 08:46 AM PDT

Vetëm pak ditë pas ndarjes nga jeta të Besnikut, bashkëshortit të saj, Irma Libohova i habiti të gjithë kur u ngjit në skenë dhe vendosi të vazhdonte këngën: "Dhimbjen e kam për vete…" ishte mesazhi që dha artistja e madhe e skenës, i cili, edhe pse u dha mes lotësh, ishte një mësim i mirë për të gjithë ata që e kanë lidhur jetën e tyre me pasionin për profesionin, por edhe me dashurinë për publikun.

Sot, Irma dha po të njëjtin mesazh edhe nga studio e programit "E diell" në Top Chennel, kur nuk iu shmang pyetjes së Adi Krastës për gjendjen e saj pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit, Besnikut. Ashtu si edhe disa javë më parë, Irma tha se ajo e ka të lidhur jetën me skenën, por jetën private e ka për vete, dhimbjen po ashtu për vete: "Unë i përkas muzikës dhe në skenë do të jem gjithmonë. Dhimbjen, ҫdo njeri e ka për vete, e mban për vete. Besoj që duhet ta përballojë dhe ta përjetojë fort… Pastaj, ka shumë gjëra që e lidhin, janë kujtimet… Jeta vazhdon." – tha Irma ndër të tjera.

Por nuk e ka të thjeshtë t'i mbajë lotët pas pyetjes së dytë të Adit (fillimisht donte t'i bënte vetëm një) se si është jeta tani, si është ta jetosh jetën tani… "Unë jam vetëm, por nuk jam e vetmuar. Jam e rrethuar nga miq, nga njerëz të afërm. I vetmi moment i vështirë…, – tha Irma pa i mbajtur dot lotët,-… është mbrëmja, sepse atëherë ndihet më shumë. Megjithatë, gjej forma, me muzikë, me diҫka tjetër, shkoj në palestër, e mbush kohën që të mos e ndiej shumë mungesën.

"The Show Must Go On", si për shumë artistë të tjerë, edhe për Irmën është një shprehje e fuqishme që, me siguri, e kanë vetëm artistët e vërtetë dhe ata që e dinë mirë se publiku të vlerëson edhe më shumë kur dhimbjen e mposht edhe për hatër të tij.

 

Aksident në Unazën e Durrësit, dy makina bëhen “përshesh”

Posted: 07 May 2017 08:42 AM PDT

Një aksident rrugor sapo ka ndodhur në unazën e qytetit të Durrësit, siç raportojnë qytetarët për BalkanWeb.

Mes tyre janë përplasur një "Benz" dhe një "BMW" dhe siç bëhet me dije disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në gjendje të rëndë në spital.

Sipas një dëshmitari në vendngjarje, të plagosurit ishin të gjakosur dhe me mjaft plagë në momentin që u transportuan nga ambulanca.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, mjeti tip "Benz" ka marrë dëmtime më të shumta. Policia e qytetit bregdetar, sakaq ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për aksidentin.

Presidencialet në Francë/ “Çelësat” e Elizesë në duart e Macron apo Le Pen? Çfarë thonë sondazhet

Posted: 07 May 2017 08:35 AM PDT

Është cilësuar si i jashtëzakonshëm raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë për shkak të tensionit dhe rëndësisë kyçe që ka në përcaktimin e fatit të së ardhmes së Europës.

47 mijë votues do të duhet të zgjedhin në balotazh midis kandidatit të pavarur Emmanuel Macron që është pro Europës dhe një kandidateje populiste të ekstremit të djathtë, siç është Marine Le Pen.

Siç shkruan gazeta italiane "La Repubblica" na ndajnë edhe pak orë për të mësuar fatin e Francës. A do t'ja besojë francezët "çelësat" e Elizesë ekstremistes Le Pen, që ëndërron t'i nxjerrë nga blloku dhe nga tregu i monedhës së përbashkët, apo do të zgjedhin Macron-in një pro europian që kërkon forcimin e mëtejshëm të BE? Të gjitha sondazhet flasin për një fitore të kandidatit të qendrës Macron, me më shumë se 60% të votave, por për të mësuar rezultatet e para do na duhet të presim deri pas orës 20:00 të mbrëmjes.

Radioja belge Rtbf i referohet exit-poll-eve të "tre istituteve" të sondazheve, sipas të cilëve, Macron kryeson me mbi 60% të votave. Gjithnjë sië bën me dije Rtbf, Macron do arrijë të fitojë nga 62 në 64% të votave. Ndërsa Le Pen parashikohet të fitojë më oak se 40% të votave, por asgjë nuk është përfunimtare.

Votimi pritet të përfundojë në orën 19:00 në të gjithë Francën dhe një orë më vonë në Paris dhe disa qytete të tjera të mëdha. Pritet gjithashtu që rreth orës 20:00 të dalin edhe Projeksionet e para nga agjencitë e sondazheve. Sipas "La Repubblica" kjo është hera e parë që zgjedhjet presidenciale në Franca mbahen në një gjendje emergjente, të krijuar pas sulmeve terroriste të nëntorit të vitit 2013. Gjatë ditës së sotme ka pasur masa të shtuara sigurie, ku përveç ushtrisë dhe policisë lokale u mobilizuan 50,000 policë dhe xhandarë. Që nga viti 2015, 239 persona kanë vdekur në Francë në sulmet islamike.

Sa i përket pjesëmarrjes, francezët dolën në zgjedhje më pak se gjatë raundit të parë, 28.23% në krahasim me 28.54%.

Dhe si për të mos u habitur vetë kandidati për President, Macron gjatë votimit me bashkëshorten e tij Brigitte ka apeluar që: " Francezët të shkojnë në votime, për të ushtruar një të drejtë për të cilën paraardhësit tanë kanë luftuar"

Fushata më e mbikëqyrur dhe më e paparashikueshme ndonjëherë në presidencialet franceze të dekadave të fundit u mbyll me një sulm kibernetik dhe vjedhjen e dokumenteve të fushatës së kandidatit të qëndrës, Macron, mesnatën e së premtes. Agjencia qeveritare Kibernetike (ANSSI) ka nisur hetimet mbi këtë sulm, ndërsa ekipi i Macronit ka thënë se synonte të destabilizonte votimin.

Karakteristikë e këtyre zgjedhjeve është fakti se për herë të parë në 60 vjet të historisë franceze, asnjë prej partive të mëdha tradicionale, të djathta apo të majtë nuk ka një kandidat në fletën e votimit që synon të hyjë në Elysee. Por, sido që të jetë rezultati, vota e sotme do të përfaqësojë në çdo rast një ndryshim të thellë për Francën dhe vendin e saj në Europë.

 

 

 

 

 

 

 

Armela tregon pas daljes nga shtëpia se a është dashuruar apo jo me Damianon

Posted: 07 May 2017 07:57 AM PDT

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother mbrëmjen e kaluar partnerja e Damianos, Armela ka treguar ndjenjat e saj për Damianon.

Ajo është shprehur se në fillim kur iu komunikua se publiku i kishte bërë çift u gëzuar pasi e shikonte Damianon si një lojtar të fortë dhe që mund të fitonin së bashku çmimin e madh.

Pasi kaluan tek shtëpia e çifteve Armela është shprehur se ajo kishte njohur më mirë Damianon dhe se kishte një lloj pëlqimi për të. Por pyetjes së Arbanës se nëse ishte e dashuruar me Damianon Armela iu përgjigj që jo, pasi nuk bie në dashuri kaq lehtë me dikë.

Armela u largua mbrëmjen e kaluar nga shtëpia e Big Brother, pasi partneri i saj Damiano u përjashtua nga loja pasi theu disa nga rregullat bazë të këtij spektakli. Për rrjedhojë edhe Armela u penalizua për shkak të Damianos…

 

 

“Çunat e policisë pjesë e fushatës”, kandidati i PS i kthen reston Berishës

Posted: 07 May 2017 07:48 AM PDT

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Gjirokastrës, bashkia Memaliaj, Laert Duraj, ka reaguar pas fotos që ish-kryeministri Sali Berisha postoi në Facebook-un e tij ku denonconte rastin sipas të cilit "disa punonjës policie, të veshur me uniformë, kanë marrë pjesë në një takim elektoral".

"Çunat e Krimit te Narko-Policise, ne takime elektorale te paraqitjes se Narko-Kandidateve! sb", shkruajti më herët Berisha.

Duraj, ka hedhur poshtë akuzat e deputetit të Partisë Demokratike duke dhënë versionin e tij në po të njëjtin rrjet social.

Sipas kandidatit socialist për deputet, "foto është shkrepur më 2 maj, në festën e Teqesë së Çërrilës" dhe i ka quajtur dashakeqësi të gjitha sajesat e ish-kryeministrit.

Statusi i plotë

Përshëndetje!

Dëshiroj t'Ju informoj në lidhje me lajmin e përhapur në disa portale, ku hamendësohet përfshirja e policisë në fushatën time zgjedhore si kandidat për deputet, Qarku Gjirokastër, Bashkia Memaliaj.

E vërteta është fare e thjeshtë. Foto është shkrepur në pasditen e datës 2 Maj, në festën e Teqesë së Çërrilës.

Unë ndihem shumë i nderuar që kam marrë pjesë në këtë festë si ftuar i Babait të Teqesë. Ashtu si e do tradita e zonës, dera është e hapur për të gjithë, ndërsa vendet përcaktohen nga i zoti i shtëpisë.

Kështu, çdo insinuate në lidhje me përfshirjen e policisë apo çdo lloj strukture tjetër policore është thjesht keqdashësi. Ndihem i habitur që vrulli për të njollosur këtë proces zgjedhor nuk ndalet as para Vendeve të Shenjta. Megjithatë, kam bindjen e plotë që ky proces do të jetë i pari brenda standarteve Europiane, duke na çuar drejt Shqipërisë Europiane, drejt Shqipërisë që duam.

 

 

Pse mungoi Nora në baby shower-in e Tunës? Arsyen e vërtetë e zbulon Robert Berisha

Posted: 07 May 2017 07:21 AM PDT

Kjo javë në familjen Berisha ka shtuan një anëtar tjetër, i cili është bërë menjëherë miku ynë i ri virtual. Tian ka ardhur në jetë më 2 maj dhe menjëherë lajmi për lindjen e Tunës shpërtheu rrjetin. Pas tij, edhe fotot e para të çiftit Patris dhe Tuna, po ashtu.

Por lajmi që qarkulloi në media e portale ishte mungesa e Tunës dhe heshtja e saj edhe pas lindjes së Tian. Raporti mes Tunës dhe Norës nuk është më si më parë dhe dyshimet lindën që kur dy këngëtaret nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në rrjetet sociale, por sidomos pas mungesës së Norës në baby shower-in e Tunës pak para lindjes së Tian.

Megjithatë, të gjitha dyshimet për këtë i sqaron Roberti, bashkëshorti i Norës, i cili ka rrëfyer këtë javë për Prive edhe ndjesinë e parë si xhaxha nga Patrisi: "Lajmin e mora nga Patrisi, menjëherë mami në të njëjtën kohë më tha, por edhe për emrin, edhe foton e parë i kam marrë nga Patrisi. Mendova se nuk do ta bënin publik ditën e parë, por e kishin publikuar Patrisi dhe Tuna një fotografi. Është gëzim jo që është djalë, por edhe sepse për Patrisin më është dashur të kujdesem më shumë, se kemi 9 vjet diferencë, jam gëzuar shumë. Ishalla djali i vogël ka shëndet e bëhet plak me mjekër…" – tha Roberti duke rikujtuar emocionet e prindit: "Kur mora foton e parë, e kam përjetuar edhe një herë atë ndjesi, nuk ka ndjenjë më të bukur. Kur e sheh aq të vogël, akoma nuk e di dhe për dy javë je akoma në ëndrra…"

Lidhur me mungesën e Tunës në festën e Tunës, Roberti sqaron se si ka qenë e vërteta e asaj mungese: "Po, ka munguar dhe kanë të drejtë, edhe për ditëlindje. Nora ka munguar në ditëlindjen time, ashtu si edhe unë kam munguar në ditëlindjen e Norës. Nëse është e premte, e shtunë…. dihet. Ka qenë ditë e shtunë festa e baby shower-it. Tunës i është dashur ta bëjë të shtunën, se shumicën e shoqërisë e familjarët të shtunën janë më të lirë. Tuna ka qenë në koncert dhe nuk ka pasur mundësi të marrë pjesë. Janë takuar më herët te ditëlindja e kunatës tjetër, nusja e vëllait të madh, të premten, dhe Nora i ka thënë: "Në baby shower nuk mund të vij se nesër udhëtoj. Tuna i kupton më shumë këto gjëra se Tuna vetë është në këtë profesion…" – sqaron Roberti duke shtuar se raportet i kanë shumë të mira dhe se nuk ka asgjë të vërtetë për mosmarrëveshje mes tyre… "Raportet janë shumë të mira. Edhe para se Tuna të jetë me Patrisin, raportet kanë qenë si me çdo kolege. Nora nuk është prej atyre që ka pasur ndonjë problem ose ndonjë mosmarrëveshje me ndonjë kolege, është natyrë më e butë, kështu që nuk ka asgjë të vërtetë."

 

 

 

Corrispondenza Politica, (1901): Memorandumi i përfaqësuesve të Kombit Shqiptar dërguar deputetëve italianë

Posted: 07 May 2017 07:17 AM PDT

Nga Aurenc Bebja*, Francë

Revista "L'Orient", në shërbim të Perandorisë Osmane, ka botuar, në versionin e saj në gjuhën frënge, gjatë fundit të muajit maj të vitit 1901, në faqen n°8, memorandumin e përfaqësuesve të Kombit Shqiptar dërguar deputetëve italianë.

Revista shkruan se ky dokument kurioz është publikuar më parë në median "Corrispondenza Politica". Cilët përfaqësues e dërguan atë? Nga se druheshin bashkatdhetarët tanë ? Cilat ishin kërkesat e tyre ndaj deputetëve italianë?

Në vijim memorandumi i tyre, sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu "Dars (Klos), Mat – Albania":

"Zotërinj Deputetë,

Disa orë pranë Italisë, në bregun përballë detit Adriatik, në qendër të Evropës së qytetëruar; pavarësisht nga traditat e tij të lavdishme dhe origjina e tij e pastër Pellazgo-latine, jeton në një gjendje thuajse primitive, populli shqiptar, më trimi midis të gjithë atyre që jetojnë në Gadishullin Ballkanik.

Popull i braktisur nga të gjithë, ai i nënshtrohet një qeverie çnjerëzore, rezistente ndaj çdo ideje të lirisë, drejtësisë dhe qytetërimit.

Atij i mohohet gjuha amtare, edhe pse filologët më të mëdhenj evropianë kanë gjetur në të rrënjë (idioma) të padiskutueshme të pellazgjishtesh, ndërsa, në të kundërt, janë themeluar aty shkollat të cilat mbrohen nga serbët, bullgarët, austriakët dhe grekët.

Për shkak se industria dhe tregtia i janë ndaluar shqiptarit, ai është i detyruar të jetojë si në kohën e fiseve pothuajse parahistorike, dhe duhet të përdorë forcën për tu ushqyer.

Ja pra, mbi këtë popull sa fisnik dhe fatkeq, por gjithmonë krenar që i përket racës së madhe latine (Mund të jetë lojë diplomatike e pales shqiptare), shtrihet dora grabitqare e Austrisë ! Nëpërmjet mënyrave më tinzake, kompanive dhe shoqërive të ndryshme, ajo kërkon të zgjerojë dominimin e saj atje, kundër interesave italiane në detin Adriatik, dhe të drejtave të Shqipërisë, e cila, nëpërmjet cilësive të saj kombëtare, e meriton pavarësinë dhe lirinë e saj të plotë.

Xhuzepe Garibaldi, heroi i madh, ka thënë:

"Çështja e shqiptarëve më përket. Sigurisht, unë do të jem shumë i lumtur për të vënë në shërbim pjesën tjetër të jetës sime për të mirën e këtij populli trim, sepse shqiptarët janë heronj që e kanë dalluar veten në çdo luftë për qytetërim".

Parlamenti i Italisë, përfaqësuesit e popullit fisnik dhe të lavdishëm italian, të mbështesin pranë Fuqive të Mëdha, në emër të qytetërimit dhe të lirisë, në emër të vëllazërisë së madhe latine, në emër të të drejtave të shenjta të Italisë në detin Adriatik, iniciativën e njohjes së kombësisë shqiptare dhe kështu të marrë fund skllavëria turke  Pavarësia mbetet barrikada e vetme kundër ambicieve të Austrisë, Serbisë dhe Bullgarisë."

Dervish Bej Hima (përfaqësues i delegacionit të Komitetit të Shqipërisë Veriore)

Manlio Bennici (përfaqësues i 22 kolonive shqiptare në Itali dhe i Komitetit shqiptar "Pro Patria")

Jashar Erebara (përfqësues i delegacionit të rinisë shqiptare në Bukuresht)

Ibrahim Themo dhe Halil Zenel Beu (përfaqësuesë të delegacionit të shqiptarëve të Shqipërisë Jugore)

Ali Efendiu (përfaqësues i delegacionit të Vilajetit të Shkodrës)

Mahmud Lufta Beu (përfaqësues i delegacionit të shqiptarëve të Maqedonisë)

Ahmet Gani Beu (përfaqësues i delegacionit të shqiptarëve të Pejës, Shkupit dhe Prizrenit)

* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

 

Pas përjashtimit nga Big Brother Damiano në Pub me Armelën

Posted: 07 May 2017 07:13 AM PDT

Përjashtimi i Damianos mbrëmjen e kësaj të shtune nga Big Brother ishte një lajm i papritur për publikun, edhe pse gjatë javës shpërthyen lajmet për shkeljen e rregullave të Big Brother nga ana e tij. Pas përjashtimit, Damianos nuk i është dhënë mundësia as të shprehet në studion e Big Brother duke e lënë jashtë kësaj gare dhe vëmendjes maksimale që të jep ajo.

Zhurma mediatike që u shkaktua për njërin prej konkurrentëve më të përfolur ka vijuar edhe pas vendimit të dhënë nga spektakli.

Po ku shkoi Damiano pas daljes nga spektakli? Ndryshe nga të gjithë konkurrentët e tjerë që rikthehen në studio, Damiano ka pritur deri në përfundim të spektaklit për t'iu bashkuar grupit të të eliminuarve dhe "festës" me ta. Në një prej club-eve më në zë të Tiranës, Damiano është parë në shoqërinë e Armelës, Gertës dhe dy banorëve nga Kosova, Liridoni dhe Donjeta.

Agron Llakaj pranon se ka bërë ndërhyrje estetike, por nuk shkoi ashtu siç e kishte menduar

Posted: 07 May 2017 06:40 AM PDT

Shumë personazhe të njohur të showbiz-it kanë provuar ndërhyrjet estetike në fytyrë, diku për të zhdukur shenjat e moshës, diku për të përmirësuar pamjen, por të paktë janë ata si aktori Agron Llakaj që pranojnë se nuk ka shkuar gjithçka ashtu siç pritej.

I ftuar së fundi në "Thumb", autori dhe drejtuesi i "Al Pazar", ka pranuar se ka kryer ndërhyrje estetike, por nuk do ta provonte asnjëherë më.

Dhe kjo, sipas tij, sepse humbiste karakteri: "Një herë që provova botox-in, nuk më njohën dhe nuk e provoj më…" – pranon Llakaj para Fatmës dhe Aulonës: "Po, e kam provuar. Rrudhat e ballit dhe disa pickime për rrudhat e syve. I gjithë problemi është që, nga natyra e profesionit, humbiste karakteri. Ta supozojmë, të luash Berishën: në momentin kur Berisha vrenjtet, nuk krijohej ky korridori këtu (në ballë), humbiste karakteri, nuk ishte i vërtetë, ishe i pabesueshëm. Dhe prej atij momenti thashë: Agron, prano realitetin ashtu siç është, edhe pse arti të detyron të bësh edhe gjëra jashtë natyrës së tij" – sqaron aktori i humorit.

Por e gjitha kjo, shton Agroni, nuk ka të bëjë me homoseksualizmin: "Por kjo që kam provuar unë nuk ka lidhje me homoseksualizmin, mos e ngatërroni…"