Tirana Observer: “Komunitetet fetare, leksion politikës: Të shqetësuar për retorikën e dhunshme” plus 9 more

Tirana Observer: “Komunitetet fetare, leksion politikës: Të shqetësuar për retorikën e dhunshme” plus 9 more


Komunitetet fetare, leksion politikës: Të shqetësuar për retorikën e dhunshme

Posted: 12 May 2017 07:39 AM PDT

Komunitetet fetare në Shqipëri kanë reaguar me anë të një deklarate për mediat, ku shprehin shqetësim për situatën politike në vend.

Komuniteti Mysliman, Kisha Orthodhokse Autoqefale, Kisha Katolike, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve dhe Vëllazëria Ungjillore njëzëri pohojnë se janë të shqetësuar për mungesën e dialogut si dhe për retorikën e dhunshme që përdoret sipas tyre.

DEKLARATA

Kisha Orthodhokse Autoqefale, Kisha Katolike, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjëve dhe Vëllazëria Ungjillore, në përputhje me natyrën e veprimtarisë tonë shpirtërore, ndiejmë përgjegjësinë shpirtërore dhe morale që kemi për besimtarët tanë, por edhe për shoqërinë shqiptare në përgjithësi. Me anë të kësaj deklarate të përbashkët, duke u nisur edhe nga situatat e fundit të krijuara, ashtu sikurse edhe në ndonjë rast në të kaluarën, dëshirojmë t'i drejtohemi klasës politike dhe të gjithë atyre që kanë përgjegjësi institucionale për të mirën e vendit.

Nuk është detyra jonë të gjejmë apo të tregojmë zgjidhje konkrete për situatën e krijuar. Ajo është punë e politikës, e cila ka fushën e saj të veprimit dhe është e mandatuar nga populli për këtë gjë. Falënderojmë Zotin për shumë punë të mira që janë bërë dhe po vazhdojnë të bëhen, si edhe për seriozitetin e shumë njerëzve që punojnë pa u lodhur, edhe pse shpesh të panjohur, në zbatim të ligjit e për të mirën e shoqërisë.

Por gjithashtu, ne jemi të shqetësuar për klimën e krijuar në vend e në mënyrë të veçantë:

-për mungesën e dialogut politik dhe të vullnetit për dialog për zgjidhjen e ngërçeve, sidomos për çështjen e zgjedhjeve, që janë një instrument i domosdoshëm për mirëqenien shoqërore të shqiptarëve;

-për retorikën e dhunshme dhe përçmuese që përcillet nëpërmjet kanaleve të informimit publik dhe në rrjetet sociale nga ana e atyre që mbajnë poste apo kanë pozicione publike dhe të rëndësishme në jetën e vendit;

-për dukuritë e korrupsionit dhe të prodhimit të lëndëve narkotike, që dëmtojnë sot dhe në të ardhmen jetën e qytetarëve dhe mirëqenien e tyre;

Të gjitha këto që u thanë më sipër mund të rrezikojnë stabilitetin e vendit, që për ne është një e mirë e madhe për të gjithë shoqërinë e për çdo njeri dhe që duhet ta ruajmë me çdo kusht.

Prandaj, ne ftojmë me ngulm dhe me forcë të gjithë faktorët politikë në Shqipëri, nga ana e opozitës dhe e qeverisë, parti të vogla e të mëdha:

-për ndërtimin e urave dhe jo të mureve. Duhet një dialog i sinqertë, i bërë në shumë nivele, duke përfshirë sa më shumë aktorë dhe faktorë. Keni përgjegjësi përpara popullit dhe duhet të mendoni për të qysh nga dita që keni marrë përsipër të hyni në politikë. E mira e popullit është synimi juaj madhor.

-për uljen e toneve të retorikës së dhunshme dhe përçmuese ndaj kundërshtarit politik. Kjo vetëm nxeh gjakrat dhe nxit veprime të dhunshme.

-për garantimin e një procesi parazgjedhor dhe zgjedhor transparent dhe gjithëpërfshirës. Në mënyrë të veçantë e sidomos u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të mos bien pre e tundimit të shitblerjes së votës apo të votimit nën kërcënim për vendin e punës që është buka e fëmijëve. Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që kanë përgjegjësi për zgjedhjet, që të luftojnë të gjithë dukurinë e shitblerjes së votës dhe kërcënimit për vendin e punës.

-për krijimin e kushteve që ligji dhe e drejta të sundojë në jetën shoqërore të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Po ashtu bëjmë thirrje që çdo nismë qytetare dhe politike për të shprehur mendimin dhe dëshirat të shërbejë për të mirën e përbashkët dhe të shmangë çdo lloj dhune ndaj njerëzve, objekteve dhe institucioneve.

Të bindur se me anë të kësaj deklarate po japim një kontribut për mbarëvajtjen e vendit, ne do të vazhdojmë të lutemi për të ardhmen dhe mirëqenien e vendit tonë.

Tiranë, 12 maj 2017

 

Fundjava vjen me pluhur saharaje dhe temperatura të larta

Posted: 12 May 2017 07:29 AM PDT

Për këdo që ka bërë plane për në fundjavë, lajmi i mirë është që moti pritet të jetë kryesisht me diell.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, duke nisur nga dita e sotme e deri më dalë 16, mundësia për reshje afatshkurtra dhe të lokalizuara do të jetë mjaft e vogël. Më të mundshme ato do të jenë në zonat malore, gjatë pasditeve.

Në raste shumë të rralla pritet që këto reshje të shoqërohen me rrufe dhe breshër.

Ndërkohë, ashtu siç shumë mund të kenë vënë re, mëngjesin e kësaj të premteje, shumë automjete ishin mbuluar nga pluhuri, i cili e ka prejardhjen nga Saharaja. Ky pluhur pritet të na shoqërojë deri shtunën në mesditë.

Sa i përket temperaturave, ato do të jenë kryesisht të larta.

Mashkulli misterioz në makinën e Zanfina Ismailit

Posted: 12 May 2017 06:51 AM PDT

Zanfina Ismaili është një ndër këngëtaret nga Kosova më të pëlqyerat. Falë talentit dhe bukurisë, ajo edhe pse ka disa vite që është pjesë e skenës shqiptare vazhdon të pëlqehet sërish. Por krahas muzikës, si çdo njeri edhe ajo ka jetën personale, për të cilën ajo nuk preferon të flasë shpesh.

Shumica e fansave të saj janë kurioz të dinë nësë Zanfina ka të dashur apo jo. Këtë gjë ne nuk e dimë por nga një foto e postuar në makinën e saj në Instagram shihet një mashkull që qëndron në sediljen e pasme të makinës.

Zanfina i ka prerë atij në foto fytyrën, çfarë shton dyshimet se ai mund të jetë i dashuri i saj? Këtë gjë nuk e dimë me siguri, por Zanfina diçka po na fsheh…

 

Të rrethohesh nga fansa si të Luana Vjollcës…

Posted: 12 May 2017 06:45 AM PDT

Të gjithë personazhet e njohur kanë admiruesit e tyre që i ndjekin në çdo dalje të tyre publike me shumë interes. Ata ju shkruajnë në rrjetet sociale, sa i herë i shohin ju kërkojnë autografe apo foto, pra me pak fjalë i adhurojnë.

Por sot ne do të flasim për adhuruesit e një prej moderatoreve më të bukura të ekranit shqiptar, që është Luana Vjollca. Mjafton një vëzhgim i shpejtë në rrjetet sociale të bukuroshes për të parë se çfarë “çmendurish” bëjnë fansat për të.

Një ditë të mos postoj foto Luana në rrjetet sociale ata fillojnë dhe shqetëohen. Fansa të tillë, vështirë se ka një personazh tjetër në Shqipëri. Ata kanë hapur gjithashtu qindra profile me emrin e tyre bashkë me të Luanës ku postojnë çdo aktivitet të sajin.

TAP i jep leksion Vangjush Dakos: Duhet respektuar historia, të ndërpriten punimet

Posted: 12 May 2017 06:19 AM PDT

Ndërsa arkeologët e cilësuan si një masakër në arkeologji projektin "Veliera" në Durrës dhe bënë ç’ishte e mundur për ndalimin e punimeve, pasi në atë zonë u gjetën mbetje arkeologjike, të njëjtën gjë nuk mund të themi për punimet e TAP-it në Korçë. Punimet për Gazësjellësin Trans Adriatik (TAP) kanë ndalur pasi në fshatin Turan të Korçës është zbuluar një vendbanim i hershëm.

Në një deklaratë në faqen zyrtare, TAP shkruan:

Sipas vlerësimeve paraprake nga ekspertët e trashëgimisë kulturore në TAP, mendohet se bëhet fjalë për një vendbanim, i cili daton që nga periudha e hershme e epokës së hekurit (shek. X – IX para erës sonë) e deri në periudhën e vonë romake (shek. IV – V të erës sonë), duke vlerësuar materialet prej qeramike të gjetura. Gjatë mesjetës (shek. XII – XV), kjo hapësirë duket që është përdorur si varrezë, duke ju mbivënë funksioneve që ka patur në periudhat e mëparshme".

Nuk u desh aspak ndërhyrja e medias, shtetit, lutja e historianëve e arkeologëve që TAP të bënte atë që duhej bërë, ndërsa Dako, nga ana tjetër, edhe pse zbulimi në Durrës ishte i një rëndësie të madhe, as që e vuri ujin në zjarr, por vijoi me betonizimin e zonës. Shumë e cilësuan projektin “Veliera” edhe si projekt klientelist, por Dako nuk deshi t’ia dinte fare.

“Amerikanët do publikojnë këto ditë gjithë aferat anti-kombëtare të Berishës”

Posted: 12 May 2017 06:12 AM PDT

Avokati Spartak Ngjela, aleat i kryeministrit Rama, në një analizë të publikuar në "Facebook" pretendon se shumë shpejt amerikanët do publikojnë sipas tij "gjithë aferat antikombëtare të Sali Berishës".

Nga Spartak NGJELA

E shikoni se çfarë po duan ti bëjnë vjedhësit Shqipërisë? Dëshira dhe mundësia është raport i vështirë. Kurse mundësia lind nga realiteti. Vjedhësit nuk kanë asnjë mundësi për të krijuar destabilitet, se nuk i lejon ky realitet shqiptar: është në forcë aleanca shqiptaro-amerikane… interes shumë i madh.

l.Çfarë është kjo që shohim si përgatitje? Është shthurja mendore e frikës së skajshme të Sali Berishës që u ka bërë thirrje përkrahësve ta mbrojnë nga goditja penale. Po kush është përkrahës? Të vjedhurit e mjerë janë përkrahës dhe kërkojnë t'i sigurojnë vjedhësit gjënë e vjedhur prej tyre. A ka shkrimtarë të humorit të zi në Shqipëri sot? Jo nuk ka. Por këtë komedi tragjike do ta shkruajnë – për këtë jam i bindur.

  1. Po të tjerë përkrahës ka Saliu në këtë ndërrmarrje? Po; janë vjedhësit bashkëpunëtorë të Saliut që kanë ende shpresë, por janë edhe ata të hordhisë ndihmuese që presin të fitojnë ndonjë gjë nga destabilizimi: domethënë që të vjedhin dyqanet e Tiranës… Lodhen kot. Asgjë… nuk bëjnë dot gjë: janë të humbur. Vjedhësit si rregull janë frikacakë. Revoltat e mëdha vinë si pasojë e shkeljes së të drejtave. Të revoltuarit kanë gjithmonë interes të drejtpërdrejtë. "Të revoltuarit e Saliut" janë të tremburit e kapur me vjedhje që duan t'i shpëtojnë ndëshkimit.

E gjithë kjo, të çon në arsyen e asgjësë. Banda Berisha është e pashpresë. Dhe në rrethin e personave që do të goditën, është familja e tij. Sigurisht, është e kuptueshme se ky është presioni i madh që i bëhet psikikës së tij. Por çdo gabim ka kosto: korrupsioni i paskrupullt Berisha, është kosto e rëndë që Saliu duhet ta paguajë në favor të shqiptarëve. Nuk shpëtojnë dot. Amerikanët nuk i japin asnjë garanci pos asaj ligjore. "Duhet të dorëzoni gjënë e vjedhur familjarisht" i kanë thënë Saliut amerikanët këto ditë, pa ia zgjatur. Vërtet mendon ky qesharak se mund të trembë politikën amerikane me destabilitet të Shqipërisë ? Naivitet fëminor.

lll. Ndërkombëtarët ia kanë të gjitha faktet në dorë. Por, a do t'i ekspozojnë amerikanët gjithë aferat antikombëtare të Sali Berishës këto ditë? Unë mendoj se Po, do t'ia ekspozojnë opinionit publik shqiptar. Në fakt kjo është kërkesë imediate e aleancës shqiptaro-amerikane si intetes. Politika amerikanë duhet ta bëjë këtë akt që në këto ditë! Përderisa është e sigurt që i kanë, përse duhet t'i mbajnë? Tragjedia e vjedhësve do të jetë shumë e prekshme në Shqipëri: askush nuk mund të shpëtojë.

  1. Trazirat e Saliut duan të trembin politikën amerikane që kjo t'i bëjë lëshime: t'i lërë të paprekura paratë dhe plaçën e vjedhur prej tij dhe familjes së tij. Asgjë. Saliu është pushtuar nga hiçi psikologjik vetjak: askush nuk ka shpëtuar ndonjëherë me anë të "forcës " së këtij hiçi. Askush dhe askurrë… Të gjithë historikisht kanë rënë në humnerën që vetë e kanë ndjellur. Shqipëria dhe shqiptarët sot janë më të sigurt se kurrë.

 

Probleme për Benzema: Është faji i juventines Rihanna

Posted: 12 May 2017 05:39 AM PDT

Me një veprim që i mahniti të gjithë gjatë ndeshjes së kthimit në gjysmëfinalen e Champions League-s ndaj Atletico Madrid, Karim Benzema e dërgoi (falë finalizimit të Iscos) Real Madrid-in në finale ku do të përballet me Juventusin.

Por përveç faktit që ka mbushur faqet e shtypit spanjoll që flasin për performancën e jashtëzakonshme që dhuroi, tabloidet kanë zbuluar motivet e ndarjes me këngëtaren e famshme Rihanna, pas një fejese që zgjati vetëm pak muaj.

Pavarësisht kënaqësive të marra së fundmi në fushën e lojës, Benzema mund të "përjetojë" probleme jashtë saj për shkak të love story-t me yllin e pop-it, që gjithashtu është tifoze e skuadrës së Massimiliano Allegr-t.

Sipas të përditshmes spanjolle, "Don Balon Rosa", lojtari i Real Madrid-it është ndarë nga këngëtarja nga Barbados për shkak të Chris Brown: ish i dashuri i Rihanna-s.

"Rihanna shkonte mirë me Benzema dhe ai gjithashtu – ka zbuluar një burim pranë çiftit-. Problemi është se ajo është ende e dashuruar me Brown".

Nëse konfirmohet, ky nuk do të ishte një lajm i pëlqyeshëm për Benzeman, veçanërisht në prag të fundit të La Liga-s ku Real Madrid-in po lufton për vendin e parë me Barcelona-n, e mbi të gjitha, përpara Champions League-s në Kardif.

Nesër mbyllet çadra e PD?/ Basha e paralajmëron. Ideja e re, tur shpjegues të bojkotit nëpër rrethe

Posted: 12 May 2017 05:21 AM PDT

Duke folur para protestuesve, kryetari i PD, Lulzim Basha ka lënë të kuptohet sot se "çadra e lirisë" mund të mbyllet pas protestës së nesërme para kryeministrisë.

Ai tha se qëndresa 3 mujore e PD-së do të përmbyllet sot, dhe nesër do të nisë rruga për krijimin e Republikës së re."12 javë protestë, pra 3 muaj protestë, do të inaugurohen dhe përmbyllen sot, pasi nesër nisim rrugëtimin për Republikën e re dhe rrëzimin e Republikës së vjetër. Nesër shpresa merr rrugën për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve. Nesër bashkohen të gjithë në këtë shesh për të përmbysur Republikën e vjetër.

Burime të PD-së, i thanë GSH.al se ende nuk ka një vendim përfundimtar për vijimësinë e protestës së nesërme, por me gjasë kjo do të vendoset pasi të shihet pjesëmarrja e njerëzve në shesh.

 

FOTO & VIDEO: Bariu shpëton dy policët e izoluar në majën e kanioneve të Nivicës

Posted: 12 May 2017 04:29 AM PDT

Atë që nuk mundën ta bëjnë dot alpinistët e forcave RENEA dhe helikopteri i Emergjencave Civile e arriti një bari nga Progonati.

Shefi i Komisariatit të Tepelenës Roland Zhapa dhe inspektori Fejzo Meçe e kaluan natën në një nga majat e thepisura të kanioneve të Nivicës, pasi kishin informacion se ishin mbjellë me hashash. Pasi arritën në majë, panë se nuk mund të zbrisnin dot.

Në foton më lart tregohet ekzaktësisht maja ku mbetën të bllokuar dy policët.

Era e fortë pengonte uljen e helikopterit, ndërsa alpinistët e RENEA-s e patën të pamundur të ngjiten për shkak të terrenit të vështirë.

Zgjidhja është gjetur sot paradite, kur një bari që e njihte mirë zonën, ndihmoi policët të shpëtonin kolegët e tyre.

Njoftimi i detajuar i policisë për ngjarjen:

Në zbatim të Planit të Veprimit për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, efektivat e Komisariatit të Policisë Tepelenë po vijojnë kontrollet çdo ditë në territor.

Në këtë kuadër gjatë ditës së djeshme, Shefi i Rendit të Komisariatit të Policisë Tepelenë  Komisar Roland Zhapa së bashku me SPZ-në e zonës Inspektor Fejzo Meçe, bazuar edhe mbi bazën e disa informacioneve të marra në rrugë operative  së në pikën më të lartë të Kanioneve të Nivicës mund të ketë të kultivuara bimë narkotike, kanë ushtruar kontroll në territor.

Për shkak të terrenit shumë të thepisur dhe shumë të vështirë, në pikën më të lartë të kanioneve është ngjitur Shefi i Rendit dhe SPZ i zonës.

Ata kanë ushtruar kontroll ne kete territor por nuk kanë konstatuar bimë narkotike të kultivuara. Punonjesit e policise jane perpjekur të zbresin por kanë mbetur të bllokuar në krye të kanioneve.

Menjëherë janë marrë masa nga ana e Komisariatit të Policisë Tepelenë.

Për shkak të terrenit shumë të vështirë, nuk ishte e mundur t'ju vihej në ndihmë.

Drejtori i Policisë së Shtetit ka urdhëruar alpinistët e repartit RENEA për të shkuar menjëherë në drejtim të tyre, pasi helikopteri e ka pasur të pamundur të ulej për të tërhequr dy efektivat e Policisë.

Alpinistët e Reneas janë afruar në zonën ku kishin mbetur të bllokuar dy efektivët dje ne mbremje, por për shkak të errësirës  janë tërhequr pa mundur t'ju shkojnë në ndihmë.

Mëngjesin e sotëm, kanë vijuar përpjekjet me alpinistët e RENEAs për të shkuar në ndihmë të dy punonjësve të Policisë, por përsëri ka qenë e pamundur per shkak te terrenit

Ne drejtim të tyre është nisur helikopteri i Emergjencave Civile, por për shkak të erës së fortë është ulur në fshatin Krahës të Tepelenës, në pritje të përmirësimit të kushteve të motit, pasi e ka të pamundur kryerjen e operacionit të shpëtimit.

Të dy punonjësit e Policisë kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me Ministrin e Punëve të Brendshme, me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe me strukturat drejtuese të Policisë Vendore dhe jane jashte rrezikut për jetën.

Rreth orës 12.25 punonjësit e Policisë janë nxjerrë nga toka me ndihmën e punonjësve të policisë dhe të një bariu që e njihte mirë terrenin, pasi nga ajri helikopteri për shkak të erës së fortë  nuk është futur dot.

Punonjësit e Policisë  tashmë  kanë dalë nga zona me rrezik  duke vijuar lëvizjen të shoqëruar nga kolegët dhe një mjek i cili po kujdeset për gjendjen shëndetësore të tyre, ku paraprakisht të dy  janë mirë.

A është ndarë Adrola Dushi nga bashkëshorti? Këto foto tregojnë të vërtetën

Posted: 12 May 2017 03:52 AM PDT

Ish Miss Shqipëria Adrola Dushi është përfolur shumë kohët e fuundit për një ndarje të mundshme nga bashkëshorti i saj. Pavarësisht se bukuroshja e ka mohuar, dyshimet e medias nuk kanë qenë pa shkak. Ajo dhe bashkëshorti i saj Adisi, prej kohësh nuk postojnë foto në rrjetet sociale me njëri-tjetrin.

Madje as komente në foto nuk bëjnë më. Çfarë ka ndodhur mes çiftit? Në fakt Adrola dhe bashkëshorti i saj së fundmi duket se po bëjnë një udhëtim, pasi kanë publikuar të dy foto të djalit të tyre nga avioni.

Ata janë së bashku me djalin e tyre Troin, çfarë na bën të mendojmë se ata sigurisht që nuk janë ndarë për sa kohë bëjnë udhëtime së bashku. Mospostimi i fotove së bashku në rrjetet sociale mund të jetë një zgjedhje e tyre.