Tirana Observer: “Klea Huta, gati për të luajtur në një serial të ri televiziv” plus 9 more |
- Klea Huta, gati për të luajtur në një serial të ri televiziv
- Formula e Ben Blushit se si fitohen zgjedhjet
- Pasioni i fshehur i Valbona Selimllarit, Miss-i e zbulon për herë të parë publikisht
- Armina Mevlani në mbrojtje të kafshëve
- Oketa: Ndjej keqardhje për Bashën
- Ben Blushi zbulon ‘sekretin’: Ja se si fitohen zgjedhjet
- De Niro dhe Pacino ribashkohen në 45 vjetorin e “The Godfather” (FOTO)
- Intervista e plotë / Selami: Basha ka marrë peng PD-në. Bojkoti, gabim historik
- Mosbindja civile e Bashës, Topalli kërkon mbledhjen e grupit parlamentar
- Majlinda Bregu: Duhet të hyjmë në zgjedhje. Ndërkombëtarët nuk na ndihmojmë më
| Klea Huta, gati për të luajtur në një serial të ri televiziv Posted: 01 May 2017 09:46 AM PDT
Regjisori i serialit është Luan Kreyziu, i cili ka realizuar edhe filma ndërkombëtarë. "Jam shumë 'happy' që do të jem pjesë e një seriali mjaft premtues me regjisorin e parë shqiptar Luan Kryeziu që ka realizuar film të produksionit amerikan “SQUATTERS”, gjithashtu i përzgjedhur për serialin amerikan të platformes Netflix Clash of the Vampires", shkruan Klea. Klea ka qenë e angazhuar edhe në role në teatër, si një nga aktoret e reja më të kompletuara. |
| Formula e Ben Blushit se si fitohen zgjedhjet Posted: 01 May 2017 09:33 AM PDT Kreu i partisë "LIBRA", Ben Blushi deklaroi sot se zgjedhjet fitohen me ide dhe zemër. Duke iu drejtuar anëtarëve të partisë së tij, Blushi vuri në dukje se secili duhet të ketë një ide, dhe se një zemër ka 50 vota dhe kaq duhet për të ndryshuar Shqipërinë. Statusi i Blushit: SI I FITOJMË ZGJEDHJET? Njerëzit më pyesin si fitohen zgjedhjet? Jua them se si. Ne jemi 10.000 LIBRA. Seicili duhet të ketë një ide, një zemër dhe 50 vota. Kaq duhet për të ndryshuar Shqipërinë. E kush nga ne nuk i ka? Të tjerët s'kanë as ide as zemër! |
| Pasioni i fshehur i Valbona Selimllarit, Miss-i e zbulon për herë të parë publikisht Posted: 01 May 2017 09:30 AM PDT
Qysh fëmijë, puna me laps, sidomos në orët e mësimit kur nuk donte të dëgjonte shumë, do të nxirrte patjetër diçka në fund, një portret a një fotografi të parë diku, e sjellë në një formë origjinale dhe sipas stilit të Bobit: "E kam nisur që fëmijë, që në 8-vjeçare më kujtohet kur isha në mësim dhe nuk doja të dëgjoja shumë, merrja një laps dhe vizatoja. Isha e fiksuar pas princeshave dhe fustaneve të tyre…"kujton Valbona për fillimet në pikturë. Ndërsa penelin e ka marrë në dorë shumë vonë, madje pas Miss-it, tregon ajo, e nxitur nga miku i saj piktor, Joni Kraja: "Penelin e kam marrë shumë vonë, diku nga '96, ndoshta edhe më vonë. Joni Kraja më ka nxitur shumë, sepse më thoshte që lapsi dhe peneli janë shumë afër. Ai më shtyu ta nisja dhe ishte shumë interesante. Me kalimin e kohës m'u fut në zemër…" Me modestinë që e karakterizon, Valvona tregon se nuk është piktore profesioniste (ajo i ka vizatuar të gjitha këto?), sepse penelin e merr në dorë sa herë i vjen frymëzimi, e ka gati të pamundur të përfundojë një pikturë nëse nuk e frymëzon diçka: "Kam disa punë të papërfunduara… " – thotë ajo duke treguar edhe të tjerat e përfunduara që ka sjellë në studio. "Është një gjë që ka shumë lidhje me qetësinë, me shpirtin. Unë nuk jam piktore, por kur jam e frymëzuar, arrij ta bëj një pikturë në një kohë shumë të shpejtë…" E pyetur nëse ka menduar ndonjë ditë që pikturat t'i prezantojë edhë në një ekspozitë, Valbona thotë "Jo", sepse nuk ka ambicie deri këtu: "Mua më pëlqejnë punët e mia dhe më kënaqin, por nuk mendoj se do t'u pëlqejnë edhe të tjerëve. Nuk e kam atë ambicie, nuk e kam menduar asnjëherë që mund të jenë pjesë e një ekspozite".
|
| Armina Mevlani në mbrojtje të kafshëve Posted: 01 May 2017 09:21 AM PDT Blogerja Armina Mevlani është shprehur e irrituar në rrjetet sociale, pasi sipas saj po abuzohet me kafshët. Armina i do shumë kafshët dhe këtë e tregon edhe fakti se ajo ka 4 mace në shtëpi. Por së fundmi shqetësimi i saj janë qingjat. "I dua shumë qengjat, do doja të ishin të lumtur dhe të lirë'-shkruan Armina në foton e publikuar në Instastory. Jam shumë e trishtuar. Sapo pashë një qengj që shikonte se si thereshin shokët e tij, teksa priste radhën që e njëjta gjë ti ndodhte dhe ati,'-shkruan Armina teksa lutet që ky abuzim me kafshët të marrë fund. |
| Oketa: Ndjej keqardhje për Bashën Posted: 01 May 2017 09:17 AM PDT Sekretari i përgjithshëm i FRD Gazmed Oketa, i është përgjigjur akuzave të Bashës, i cili e quajti kreun e FRD Bamir Topin si mercenarë të pushtetit. Nga studio e Report Tv, Oketa është shprehur se ndjen keqardhje për të dhe tha se Basha është një figurë politike e rë, me përgjegjësi shumë të mëdha por që ka sjellë të njëjtat politika si ato të vjetrat. "Unë për Bashën ndjej keqardhje pasi një politikan i ri në moshë, ka një përgjegjësi shumë të madhe, dhe ka sjellë të njëjtat politika si ato të vjetrat. Kam dyshimet e mia në fakt se ka qenë ai që e ka sjellë opozitën në këtë situatë. Idetë shterojnë, dhe fjalët gjithashtu dhe tani tenton të kapet si i mbyturi pas fijes së kashtës", tha Oketa në Report Tv. Oketa u shpreh i bindur se vendi duhet të mbajë zgjedhje më 18 qershor, dhe se FRD do t'u japë mbështetësve të djathtë një alternativë zgjedhjeje. Gazmend Oketa kryeson në listën e deputetëve të qarkut të Tiranës për FRD i ndjekur nga Theodhor Kristuli dhe Valbona Durimi e ndërsa kreu i saj Bamir Topi nuk do të jetë kandidat për deputet. |
| Ben Blushi zbulon ‘sekretin’: Ja se si fitohen zgjedhjet Posted: 01 May 2017 09:14 AM PDT
Statusi i Blushit Njerëzit më pyesin si fitohen zgjedhjet? Jua them se si. Ne jemi 10.000 LIBRA. Seicili duhet te ketë një ide, një zemër dhe 50 vota. Kaq duhet për të ndryshuar Shqipërinë.E kush nga ne nuk i ka? Të tjerët skanë as ide as zemër! |
| De Niro dhe Pacino ribashkohen në 45 vjetorin e “The Godfather” (FOTO) Posted: 01 May 2017 09:10 AM PDT 45-vjetori i "Godfather" ka sjellë një ribashkim emocionues të dy aktorëve Robert De Niro dhe Al Pacino. Aktorët e "Godfather" dhe regjisori Francis Ford Coppola u bashkuan për të festuar trashëgiminë e filmit duke reflektuar mbi atë që konsiderohet filmi më i madh i të gjitha kohërave. Përvjetori u organizua në Festivalin e Filmit Tribeca, në New York nga Robert de Niro, që është edhe një nga themeluesit e Tribeca. |
| Intervista e plotë / Selami: Basha ka marrë peng PD-në. Bojkoti, gabim historik Posted: 01 May 2017 07:53 AM PDT Deputeti i PD-së, Eduard Selami deklaron se mospjesmarrja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 18 Qershorit do të ishte një gabim i rëndë historik, jo vetëm për këtë forcë politike por dhe për vendin. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Selami flet me tone kritike ndaj qëndrimeve të kryetarit të opozitës Lulzim Basha, i cili prej më shumë se dy muajsh po udhëheq një protestë të gjatë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike. Javën e shkuar, përpjekjet e përfaqësuesve të parlamentit europian për të ndërmjetësuar daljen nga kriza, dështuan. Për zotin Selami, ky ishte një shans i humbur. Ai është i mendimit se ekzistojnë ende hapësira të vogla për zgjidhje dhe se këto hapësira duhet të shfrytëzohen nga kryetari Basha. Zëri i Amerikës: Zotit Selami prej më shumë se 11 javësh opozita është në protestë, duke kërkuar një qeveri teknike dhe duke mos u përfshirë në zgjedhje e duke bojkotuar parlamentin. Megjithatë, ju nuk jeni parë i përfshirë në këtë protestë. Cilat janë arsyet? Eduard Selami: Më lejoni në radhë të parë të falenderoj të gjithë demokratët dhe qytetarët që I janë përgjigjur kërkesës dhe ftesës të Partisë Demokratike, për një protestë masive. Nuk ka gjë më të shëndetshme dhe më të rëndësishme për një shoqëri të hapur se sa protesta dhe përfshirja e qytetarëve. Dhe unë, që në hapat e parë, në atë lagjen e Tiranës, në Qytetin Studenti, ku unë jam caktuar, kam dhënë kontributin tim aktiv që kjo protestë e 18 Shkurtit të bëhej, dhe kam qenë dhe në ditët e para të çadrës. Por vëzhgimi juaj, që ka një tërheqje nga ana ime, është i saktë dhe kjo ka ardhur për shkak të rezervave që kanë shkuar deri në kundërshti, sepse kam vënë re se zoti Basha e përdori çadrën, jo më për një protestë paqësore, por fatkeqësisht, me një retorikë populiste dhe një gjuhë të papërshtatshme, e përdori për të anashkaluar institucionet, dhe më keq akoma, për të bojkotuar parlamentin, në një moment shumë të rëndësishëm, siç është Reforma në Drejtësi, e cila është e lidhur me rrugën integruese në Europë. Më tej akoma me një retorikë të paprecedent për të bllokuar dhe mos marrë pjesë në zgjedhje, e cila është mjaft e dëmshme për Shqipërinë, për Partinë Demokratike dhe për çështjen shqiptare. Zëri i Amerikës: Zoti Selami, përse këto kundërshti nuk i keni paraqitur pranë forumeve të Partisë Demokratike, a keni kërkuar mbledhjen e këtyre forumeve? Eduard Selami: Të falenderoj për pyetjen. Arsyeja që për një problem kaq të rëndësishëm, nga më të rëndësishmit, dhe krizën më të thellë që ka Partia Demokratike në pothuajse 30 vjet të ekzistencës së saj, është se kam pritur që këto forume të mblidhen. Në mënyrë të përsëritur i kam kërkuar Kryetarit Basha të mbledhë Këshillin Kombëtar si organi më i lartë politik, i cili përcakton vijën politike të PD-ës. Dhe në statutin e PD-ës, është në mënyrë të detyruar që duhet të mblidhet një herë në 6 muaj, pra dy herë në vit. Ka tre vjet që nuk është mbledhur asnjëherë. Pra si të thuash, ka një pengmarrje të strukturave të partisë nga zoti Basha, në kundërshtim me ato premtime që bëri kur u zgjodh kryetar, premtime personale që m'i ka bërë dhe mua, por dhe të gjithë demokratëve. Dhe është për të ardhur keq, që PD sot është më pak demokratike se në të gjithë historinë e saj, dhe unë mendoj se një nga arsyet që PD ballafaqohet me një krizë të brendshme kaq të rëndë, e cila po ndikon negativisht dhe për çështjen shqiptare dhe Shqipërinë, unë mendoj se është dhe mosfunksionimi i strukturave. Zëri i Amerikës: Ka patur një përpjekje ndërkombëtare për të ndërmjetësuar zgjidhjen e kësaj situate. Madje javën e shkuar edhe përpjekja e dy eurodeputetëve McAllister dhe Fleckenstein dështoi. A ishte ky një shans i humbur dhe a mendoni se ende ka një hapësirë për zgjidhje? Eduard Selami: Ishte një shans i humbur dhe shumë i madh. Kurrkush nuk është në kundërshtim me nevojën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me shqetësimin që ka PD dhe që ka ngritur zoti Basha për zgjedhje të lira e të ndershme. Po kështu dhe me influencën e drogës në politikën shqiptare. Por nga ana tjetër ne duhet ta zgjidhim këtë problem. Nuk mundet papritur ne të marrim pozicionet sikur ky problem është shfaqur sot. Siç ka meritat, PD ka dhe përgjegjësinë e saj që zgjedhjet nuk kanë qenë siç duhet në historinë 27 vjeçare. Dhe ne këtu jetojmë e banojmë. Dhe ne duhet të ulemi e t'I zgjidhim këto problee. Dhe është për të ardhur keq që të dërguarit e Kancelares Merkel, në emër të Parlamentit Europian dhe Bashkimit Europian, por dhe me mbështetjen e administratës së re amerikane, krijuan një platformë për të dalë nga ky problem, dhe adresuan të gjitha shqetësimet që ka me të drejtë opozita, dhe kjo platformë u rrëzua. Koha po mbaron dhe po të huazojmë një term nga sporti, koha e rregullt në fakt ka mbaruar. Por është akoma një kohë shpresë. Dhe unë akoma mendoj dhe shpresoj që të kapet nga kryetari Basha, të ulet dhe të bëjë diçka të mirë për Partinë Demokratike, për Shqipërinë dhe për çështjen shqiptare. Zëri i Amerikës: Por ka një këmbëngulje të kryetarit të Partisë Demokratike, zotit Basha dhe të opozitës, për të mos u përfshirë në zgjedhje dhe praktikisht po arrihet në limitet e pamundura. Ndërkohë që ka patur një trysni dhe nga faktori ndërkombëtar. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori i SHBA-ve Donald Lu u shpreh se "zgjedhjet mund të jenë të ligjshme dhe legjitime edhe pa pjesmarrjen e opozitës", pavarësisht se ai theksoi se ato do të ishin më të mira me pjesmarrjen e të gjitha forcave politike. Cilat janë pasojat e mospjesmarrjes së opozitë dhe Partisë Demokratike në zgjedhje. Sa rrezikon ajo? Eduard Selami: Do të jetë një gabim i rëndë. Dhe una akoma nuk dua të mendoj se kjo do të bëhet realitet. Zëri i ambasadorit Lu që është zëri i drejtpërdejtë i Presidentit Trump, ishte fare i qartë dhe unë mendoj se do të jetë një fatkeqësi e madhe dhe një gabim i rëndë historik i kryetarit Basha për të marrë përsipër mospjesmarrjen në zgjedhje. PD është futur në zgjedhje dhe në situata shumë herë më të rënda. Le të kujtojmë vitin 1991, kur ne luftonim kundër diktaturës më të egër në Europë. Ne e dinim se ishte pothuajse e pamundur për të fituar në atë kohë, për shkak të kohës shumë të shkurtër. Megjithatë u futëm . Provuam përpara shqiptarëve dhe përpara faktorit ndërkombëtar, me fakte, se Partia e Punës nuk është në gjendje të mbijetojë në një shoqëri të hapur. Dhe pas një viti erdhëm në pushtet. Por i bëmë dy ndere të mëdha Shqipërisë. E para shmangëm luftën civile në atë kohë, dhe e dyta e futëm në rrugën e demokracisë. Dhe kjo është e vetmja rrugë. Po kështu dhe '97. Këto situata nuk janë më të rënda se kaq. Prandaj nuk dua ta mendoj, dhe i bëj thirrje zotit Basha që të tërhiqet nga ky vendim jashtëzakonisht i dëmshëm, për PD, për Shqipërinë, për çështjen kombëtare dhe për paqen e stabilitetin rajonal. Demokratët duhet të përfaqësohen. Demokratët e vërtetë mezi presin që të rrëzojnë këtë keqqeverisje masive në këtë katërvjeçare. Nuk mund t'ja heqësh dot këtë shans demokratëve. Nuk mund t'ja heqësh dot këtë shans simpatizantëve të PD, elektoratit dhe shumë të tjerëve që mezi presin të rrëzojnë me votën e lirë, si në çdo vend demokratik, këtë qeveri të korruptuar dhe të paaftë katërvjeçare të zotit Rama. Zëri i Amerikës: Megjithatë ka një këmbëngulje dhe se zgjedhjet nuk do të lejohen të zhvillohen. Ka thirrje për mosbindje civile. Si mund të arrihet të bllokohen zgjedhjet? Eduard Selami: Kur ti del e thua do bllokoj rrugën nuk ka shumë gjëra paqësore aty. Eshtë një thyerje jo vetëm e jetës së qytetarit por edhe e normave elementare demokratike. Dhe unë shpresoj që të ndërrojë. Dhe shpresoj që sa më parë të thërrasë Këshillin Kombëtarë, të zgjedhim rrugën më të mirë, të kapim këtë moment të vogël. Të mbështetemi te miqtë tanë ndërkombëtarë, amerikanët dhe gjermanët, të cilët po bëjnë të pamundurën, si publikisht dhe privatisht që të mos ta lënë që të rrëshqasë në këtë gabim, sepse ky do të jetë një gabim i rëndë jo vetëm për Partinë Demokratike, jo vetëm për Shqipërinë dhe çështjen shqiptare por dhe për paqen dhe stabilitetin në rajon.
|
| Mosbindja civile e Bashës, Topalli kërkon mbledhjen e grupit parlamentar Posted: 01 May 2017 07:36 AM PDT E ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhje dhe duke përshkallëzuar protestën, ku ka bërë thirrje për mosbindje civile, brenda partisë kanë nisur të dalin zërat kundër. E para ka qenë deputetja Jozefina Topalli, e cila ka kërkuar mbledhjen e grupit parlamentar pasi një gjë e tillë nuk ka ndodhur prej tre javësh. Ndërkohë, këtë kërkesë e mbështet edhe deputetja tjetër demokrate, Majlinda Bregu, e cila ka folur edhe për vendimin për mos marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. Sipas Bregut, një vendim i tillë nuk është marrë nga Basha në konsultim me grupin parlamentar. Bregu thekson se PD po hyn në një rrugë që nuk i përket dhe se ndryshimi në Shqipëri mund të vijë vetëm nëpërmjet zgjedhjeve dhe jo rrëmujës. Ajo kritikon Bashën edhe për refuzimin e ofertës së David McAllister, duke i dhënë kryeministrit Edi Rama më shumë argumenta kundër PD-së. Ndërsa vë në dukje se n Presidenti Daul e deri tek i fundit në PPE, më përsërisin prej disa ditësh: "Na vjen keq po mesa duket nuk ju ndihmojmë dot më, sepse ju nuk doni të ndihmoni veten!". |
| Majlinda Bregu: Duhet të hyjmë në zgjedhje. Ndërkombëtarët nuk na ndihmojmë më Posted: 01 May 2017 06:58 AM PDT Nga Majlinda Bregu Dua të ndaj sot shqetësimin tim të thellë me të gjithë miqtë dhe mbështetësit e Partisë Demokratike! Orët e mundësisë për të ndaluar futjen në një rrugë që kurrë s’ka qenë rruga e partisë sonë, po mbarojnë! U bë qëkur s’mbahet mend që grupi parlamentar i PD-së nuk mblidhet për të dëgjuar dhe për t’u dëgjuar nga kryetari i partisë. Zgjedhja për të bojkotuar parlamentin u bë pa i lënë kohë një debati real. Megjithatë e kam përkrahur edhe çadrën edhe protestën civile të qytetarëve si formën më demokratike për të kthyer vëmendjen e të gjithëve tek beshtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kam kërkuar disa herë edhe në takimet me kryetarin e Partisë mbledhjen e grupit parlamentar demokrat. Vendimmarrjen e një grupimi politik e di institucion po aq të rëndësishëm sa dhe vendimin e gjithkujt për të dëgjuar ndërgjegjen e tij. Po aq, forumet e partisë i di si institucione vendimmarrëse e jo vetëm pika të statutit. Vendimi për të mos u futur në zgjedhje u mor pa lejuar asnjë debat real. Edhe vendimi për ta refuzuar paketën e kompromisit që propozuan miqtë tanë të Partive Popullore Evropiane, u mor pa u konsultuar me askënd. Ndërkohë maxhoranca vazhdon fare e patrazuar rrugën e saj të kapjes përfundimtare të të gjithë pushteteve dhe duket se nuk e ka hiç për gajle ta kapë edhe parlamentin e ta bojatisë të tërin mavi. Shpresa e madhe e disa të fajshmëve se martesa e interesit të Edi Ramës me Ilir Metën do përfundonte me divorc dhe nga divorci do rrëzohej qeveria, u tret si flluskë sapuni. Kam kërkuar tek miqtë tanë të Partive Popullore ndihmë për të mos lejuar që Edi Rama të shpallet si engjëll e hero i reformës në drejtësi. Por me pranimin e kompromisit të ofruar nga David McAllister dhe Knut Flekenstein ai vrau më shumë se dy zogj me një gur të vetëm! Edhe PD-në e nxorri refuzuese në sytë e miqve tanë të PPE-së, pasi s’ka lënë gjë pa manipuluar për ta nxjerrë fajtore në sytë e gjithë botës; edhe Ilir Metën e hoqi qafe duke i hequr të fajshmëve stolin ku mendonin se do të ngjiteshin për të dalë mbi PS-në. Dhe ja ku jemi sot. Edi Rama del na jep orë e minuta në dispozicion për një kompromis, në çartje për tu dukur si engjëll që lutet për paqe, ndërkohë që e dinë mirë edhe socialistët se sa i dëshiruar është për zgjedhje me kundërshtar. Unë nuk besoj se Edi Rama që bën sot e gjithë ditën të përvëluarin për dialog e për zgjidhje, ka ndonjë ëndërr tjetër veç asaj që tani të bëhet dhe mbret! Po PD-ja ku ishte dhe ku është në gjithë këtë mjegull? Pa një debat minimal dhe pa as më të voglën shenjë reflektimi në këtë situatë kaq të rrezikshme për të ardhmen e saj?! Partia Demokratike ka lindur si Parti me vokacion perëndimor. Nuk iu largua zgjedhjeve as në 1997, pasi u largua e dhunuar nga pushteti i bandave të armatosura madje mori pjesë në zgjedhje edhe në zonat ku kandidatët e saj nuk futeshin dot fizikisht! Partia Demokratike nuk u pajtua asnjë sekondë, as me bojkotin antieuropian të Edi Ramës dhe as me bllokimet skandaloze të rrugëve në emër të votës së lirë! Dhe ju siguroj të gjithë ne që e kemi quajtur antieuropian e antikombëtar Edi Ramën e kemi besuar se i tillë vetëm ai mund të ishte. Një arsye më shumë kjo për të mos rënë dakord sot me veprime e bllokime si ato të Edi Ramës dje. E di që zëri im sot mund të duket një zë në shkretëtirë, por shpresoj të mos mbetet kështu. Kam heshtur këto kohë publikisht dhe jam përpjekur me mish e me shpirt ta ndihmoj PD-në dhe Lulzim Bashën duke u përpjekur t’i bind miqtë tanë të PPE të na vijnë sërish në ndihmë. Por sot nuk mund të hesht më sepse edhe vetë ata që kurrë s’na kanë lënë vetëm më parë, që nga Presidenti Daul e deri tek i fundit në PPE, më përsërisin prej disa ditësh: “Na vjen keq po mesa duket nuk ju ndihmojmë dot më, sepse ju nuk doni të ndihmoni veten!” Ata duan që PD të hyjë në zgjedhje! Ata duan që ne të jemi në parlament! Ata duan që të kthehemi menjëherë në Kuvend dhe të votojmë të gjitha ato që duhen për zgjedhjet e për reformën në drejtësi! Dhe unë jam e bindur që Shqipëria bëhet më europiane me zgjedhje të lira e të ndershme dhe jo me rrëmujë të cilën s’na e ka borxh asnjë qytetar i këtij vendi! Nuk dua që asnjë të na kthejë shpinën publikisht nëse ne nuk kthehemi në rrugën e përbashkët të familjes së djathtë evropiane! Po më shumë se për ata, ne sot duhet të mos e pranojmë më tutje në heshtje opsionin e transformimit të PD-së nga një alternativë reale e kësaj maxhorance të frikshme, në justifikimin e saj më fantastik për çdo paudhësi më të madhe! |
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






Klea Huta është e lumtur për projektin e saj më të ri. Vajza simpatike që e kemi parë të këndojë dhe të prezantojë i kthehet profesionit të saj të vërtetë, aktrimit. Është një serial i ri televiziv, i titulluar 'Kangur', ku Klea do të jetë pjesë e tij, siç ka bërë të ditur faqja e këtij realizimi dhe siç ka rikonfirmuar, shumë e kënaqur edhe Klea.
Gati një jetë në skenën e spektakleve, Valbona Selimllari nuk e kishte bërë asnjëherë publik pasionin e saj për pikturën, madje pak kush mund ta dijë që e gjithë shtëpia e saj është e mbushur me pikturat që ajo vetë ka bërë gjatë viteve. E ftuar sot në "Rudina", në Tv Klan, Valbona ka rrëfyer më shumë për pikturën dhe lidhjen e veçantë që ka me të, sa herë do që t'i largohet botës me strese, sa herë që kërkon të gjejë një botë tjetër apo sa herë kërkon qetësi shpirtërore.



Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, i është përgjigjur pyetjes që ai thotë se i kanë bërë shumë vetë. "Njerëzit më pyesin si fitohen zgjedhjet?," e nis ai një status të publikuar në Facebook. Më poshtë ai ka 'zbuluar sekretin' se si mund të fitohen zgjedhjet. "Seicili duhet te ketë një ide, një zemër dhe 50 vota".