INSAJDERI: “Shtetasi francez që ndihmon serbët e Kosovës: Ata sulmohen nga ekstremistët” plus 19 more |
- Shtetasi francez që ndihmon serbët e Kosovës: Ata sulmohen nga ekstremistët
- Tregimi i përgjakshëm: Si u bë 1 Maji pushim për punëtorët
- Çavkov: Dy orë kam mbledhur policë që të intervenojnë në Kuvend
- Sindikata e shëndetësisë akuzon Qeverinë për ‘mosreflektim’
- Turqia përdorë plumba gome për të shpërndarë protestuesit për 1 Maj
- Historia e madhe e Juventusit e ndërtuar nga francezët
- Pasi u bë kampion në boks, Anthony Joshua afër të bëhet kampion për nga pasuria
- 5 shqetësimet e Zidane para ndeshjes me Atleticon
- Policia jep detaje rreth vdekjes së vajzës 21 vjeçare në lumin Erenik
- Kështu bën magji Messi me top edhe kur nuk ka hapësirë [video]
- Mbappe: Jam futbollisti më me fat tek Monako
- Hetimet për rastin Dehari po vazhdojnë, kamerat e burgut ende në Austri
- Të hyrat nga ndeshja Joshua – Klitschko
- Digjet xhamia më e madhe në Suedi
- VMRO për dhunën në Maqedoni: Deputetët tanë janë me popullin
- Joshua: Rivalin e radhës e vendosin fansat, Tyson Fury favorit
- Tahiri lartësoi figurën e ish-presidentit të Izraelit që nuk e njohu asnjëherë pavarësinë e Kosovës
- Llojet e kancerit që vrasin më shpesh
- AAK “harron” nënkryetarin e vet, kritikon Qeverinë për të drejtat e punëtorëve
- Shakira dhe Pique, bashkë në një videoklip
| Shtetasi francez që ndihmon serbët e Kosovës: Ata sulmohen nga ekstremistët Posted: 01 May 2017 09:47 AM PDT Arnaud Gouillon, i cili ka ndihmuar serbët në Kosovë për vite të tëra, është një bamirës francez që në vitin 2015 mori pasaportë serbe. Ai ka thënë që ishte i përfshirë në përgatitjen e një transporti zinxhir të ndihmës humanitare që do të niset për në Kosovë në ditët e ardhshme, dhe, së bashku me kishën serbe ortodokse në Rashka dhe Prizren, është i përfshirë në një projekt madhor për të ndërtuar një fermë derrash afër Novobërdës. Duke folur për sigurinë e serbëve në Kosovë, ai ka thënë që “situata është tani më mirë se 13 vite më parë, por ka thënë që ka ende shumë sulme dhe shumë tensione, dhe të kthyerit në fshatra janë në shënjestër nga ekstremistët si një shembull për të tjerët që të mos kthehen.” Po të mos lirohej Ramush Haradinaj javën e kaluar, "do kishte pasur mundësi të ndodhnin incidente, si shumë, përfshirë edhe Haradinajn, kanë bërë kërcënime me luftë dhe masakra", ka thënë Goullion. "Kjo është e rrezikshme. Problemi në Kosovë nuk është vetëm situata ekomomike. Shumë thonë që serbët jetojnë me vështirësi në Serbi qendrore gjithashtu. Kjo është e vërtetë, por kur e ndërton një shtëpi në Serbinë qendrore, e di që me siguri do të jetë aty për 50 vitet e ardhshme, por kur e ndërton një shtëpi në Kosovë je në mënyrë konstante në frikën që dikush do ta djegë, ose do të të duhej ta braktisje", ka thënë ai për TV Pink. /Insajderi.com The post Shtetasi francez që ndihmon serbët e Kosovës: Ata sulmohen nga ekstremistët appeared first on INSAJDERI. |
| Tregimi i përgjakshëm: Si u bë 1 Maji pushim për punëtorët Posted: 01 May 2017 09:30 AM PDT Festimet më 1 maj kanë pasur dy, siç duket domethënie kontradiktore. Në njërën anë, Dita e 1 Majit është e njohur për polin e majit(lojë vallëzimi), lule dhe mirëpritjen e pranverës. Në anën tjetër, është një ditë e solidaritetit të punëtorit dhe protestës; edhe pse SHBA-ja e sheh ditën zyrtare të punës në shtator, shumë e festojnë të hënën, shkruan Times. Si ndodhi? Si shumë kthesa historike, tërësisht aksidentale. Si TIME kishte shpjeguar në vitin 1929, "Për njerëzit e modës së vjetër, dita e majit do të thotë lule, barë, piknikë, fëmijë, pirunë të larë. Për socialistët dhe komunistët do të thotë fjalime, parada, bomba, gjuajtje me tulla, dhunë e ndërgjegjshme. Ky konotacion daton në ditën e majit të vitit 1886, kur rreth 200 mijë punëtorë të SHBA-së të cilët përgatitën një grevë kombëtare për një ditë tetë-orëshe". Aksioni i punëtorëve i 1 majit, 1886, nuk ishte vetëm një grevë – ishte pjesë e asaj që do njihej si ngjarja e Haymarket. Më 1 maj të atij viti, Çikagos (së bashku me qytete tjera) ishte vendi i një demonstrate të përbashkët në mbështetje të një dite pune me tetë orë punë. Protestuesit e Çikagos ishte e mendimit të ishin pjesë e një aksioni disa ditorë. Më 3 maj, një grevë në Kompleksin McCormick Reaper në qytet u kthye në dhunë; të nesërmen, një takim paqësor në qendrën Haymarket u bë edhe më i dhunshëm. Ja si e kishte përshkruar TIME në vitin 1938: Disa minuta pas orës dhjetë në natën e 4 majit 1886, një stuhi filloi të fryjë në Çikago. Përderisa pikat e para të shiut ranë, një turmë në qendrën Haymarket, filloi trazira. Në orën tetë kishin qenë 3,000 persona prezent duke dëgjuar anarkistët teksa denonconin brutalitetin e policisë dhe kërkonin ditën tetë orëshe, por në orën dhjetë ishin vetëm disa qindra. Kryetari, i cili kishte pritur përreth në pritje të problemeve, shkoi në shtëpi, dhe u shtri të flinte. Folësi i fundit kishte mbaruar së foluri kur një delegacion prej 180 policës marshuan në stacion një bllok më larg për të shpërndarë ata që kishin mbetur nga takimi. Ata ndaluan një distancë të shkurtër nga kamionçina e folësit. Përderisa kapiteni urdhëroi të shpërndahej takimi, dhe folësi u ankua që ishte një mbledhje paqësore, një bombë eksplodoi në radhët e policëve. Bomba plagosi 67 policë, prej tyre 7 vdiqën. Policia hapi zjarr, duke vrarë disa dhe plagosur 200 njerëz, dhe tragjedia e Haymarketit u bë pjesë e historisë së SHBA-së. Në vitin 1889, Konferenca Ndërkombëtare Socialiste deklaroi që, në kujtim të ngjarjes së Haymarket, 1 maji do të jetë pushim ndërkombëtar për punëtorë, tani në shumë vende njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Në SHBA, kjo ditë pushimi erdhi për përbuzje të veçantë gjatë zjarrit kundër-komunist të fillimit të Luftës së Ftohtë. Në korrik të 1958, presidenti Eisenhower nënshkroi një rezolutë të quajtur 1 Maji "Dita e Besnikërisë" në tentim të i ikë çdo aludimi me solidaritetin me "punëtorët e botës" në ditën e majit. Rezoluta deklaroi që do të ishte "një ditë speciale për riafirmim të besnikërisë ndaj SHBA-së dhe njohje të trashëgimisë të lirisë amerikane". The post Tregimi i përgjakshëm: Si u bë 1 Maji pushim për punëtorët appeared first on INSAJDERI. |
| Çavkov: Dy orë kam mbledhur policë që të intervenojnë në Kuvend Posted: 01 May 2017 09:26 AM PDT Mitko Çavkov, drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP) në edicionin e lajmeve në Sitel "zbuloi" enigmën se ku ishte dhe çfarë ka bërë mbrëmjen e së enjtes, përderisa ministri Agim Nuhiu ka tentuar të kontaktojë me të. "Deri në orën 18:00, 32 përfaqësues të BSP kanë qenë aty, dhe është konstatuar bashkërisht se nuk ka rrezik për prishje të rendit publik. Unë nuk pasur njohuri se mund të ndodhin incidente. Kur ka tentuar të më telefonojë ministri, unë kam qenë në komunikim me gjithë kolegët që të vijnë në punë, ndërsa Nuhiu ka ardhur 40 para meje. Unë deri atëherë kam punuar intenzivisht. Në orën 20:08 erdha në Shtab dhe filluan urdhërat e mi për angazhimin e kordoneve dhe evakuimin e deputetëve që ishin brenda", tha Çavkov. The post Çavkov: Dy orë kam mbledhur policë që të intervenojnë në Kuvend appeared first on INSAJDERI. |
| Sindikata e shëndetësisë akuzon Qeverinë për ‘mosreflektim’ Posted: 01 May 2017 09:15 AM PDT Një numër protestash dhe grevash të punonjësve të shëndetësisë në Kosovë në javët e fundit kanë kaluar pa një vëmendje të autoriteteve në vend, thonë sindikalistët e shëndetësisë. Mos reagimi i institucioneve, thonë ata, mund të nxisë veprime të tjera sindikale që do të mund të kenë, sipas tyre, ndikime më të mëdha. Punëtorët shëndetësorë në vazhdimësi kanë shprehur pakënaqëistë e tyre me pagat e ulta dhe me, siç thonë, kushtet e punës. Një ligj i pagave që kishte radhitur mjekët specialistë në koeficientin 2.7 në një shkallë prej 1 deri në 11, u kundërshtua fuqishëm dhe ai u tërhoq nga qeveria për t'u rishqyrtuar. Federata Sindikale e Shëndetësisë, thotë se në vazhdimësi i ka bërë kërkesë Qeverisë së Kosovës për të përmbushur kushtet e parashtruara që prej kohësh, por siç thotë kryetari i saj, Blerim Syla, sindikata ka 'hasur në vesh të shurdhër'. “Greva 24 orëshe (e organizuar ditë më parë] ka përfunduar suksesshëm dhe i janë përgjigjur të gjitha institucionet shëndetësore publike. Reagim nga Qeveria nuk ka pasur dhe mendoj se ky mosreflektim po na bën të mendojmë se duan ta nxisin situatën. Në të ardhmen do të merren vendime përmes së cilave nuk do të respektojmë ligjin. Ka disa ditë nuk kemi asnjë reagim”, ka thënë Syla. Ai tha se veprimet sindikale të shëndetësisë do të shqyrtohen dhe do të ndërmerren hapa të caktuar në rast se Qeveria e Kosovës nuk reflekton në kërkesat e parashtruara. Por, autoritetet në vend thonë se problemet e shëndetësisë zgjidhen përmes bisedave dhe mirëkuptimit. Zëvendës ministri i Shëndetësisë Izet Sadiku, për Radion Evropa e Lirë ka thënë se me sindikatën e shëndetësisë kanë pasur disa herë takime dhe shqetësimet e tyre janë marrë për bazë si dhe janë duke u shqyrtuar. “Ne kemi pasur disa takime dhe është grupi punues që vazhdimisht është diskutuar çështja sociale me sindikatën duke i adresuar problemet. Për rrezikshmërinë në punë tashmë është hartuar drafti në nivelin sekondar dhe terciar, jemi në themelim të grupit punues për hartimin e rrezikshmërisë në punënivelin primar”, ka thënë Sadiku. Sadiku ka shtuar se Qeveria e Kosovës tashmë e ka tërhequr Ligjin për paga nga Kuvendi i Kosovës. Ai thotë se do duhej që Qeveria të bisedojë me Bashkimin e Sindikatave, dhe më pas të merret vendim për rritje pagash për gjithë punëtorët publik, jo vetëm për sektorin e shëndetësisë. “Ligji i pagave është tëhequr nga Kuvendi. Ne si ministri të gjitha obligimet i kemi kryer. Dialogu social ka vazhduar dhe janë adresuar të gjitha kërkesat, me përjashtim të pagave. Duhet që të pritet dhe jo të merren hapa radikalë, pasi duhet hapsirë për dialog", ka thënë Sadiku. Duke iu referuar furnizimit më të mirë me barna në institucione publike shëndetësore, problem i ngritur nga punonjësit e shëndetësisë në protestat e grevat e tyre, zëvendës ministri Sadiku tha se po pritet që të fillojë mbledhja e premiumeve nga ligji i sigurimeve shëndetësore dhe me rritjen e buxhetit nga të hyrat, do të bëhet furnizimi më i mirë me barna, në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor. (REL) The post Sindikata e shëndetësisë akuzon Qeverinë për 'mosreflektim' appeared first on INSAJDERI. |
| Turqia përdorë plumba gome për të shpërndarë protestuesit për 1 Maj Posted: 01 May 2017 09:15 AM PDT Policia turke ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmën e protestuesve, të cilën shkaktuan dhunën derisa po shënonin ditën e "1 Majit" në sheshin Taksim në Stamboll, ku si pasojë janë arrestuar mbi 200 persona, raporton Reuters. Policia ishte munduar të ndalojë 200 pjesëmarrës në protestën në Gajretepe, të cilët ishin nisur drejt sheshit Taksim edhe përkundër faktit që autoritet e këtij qyteti ua kishin ndaluar një gjë të tillë, transmeton Telegrafi. Policia është detyruar të përdor gaz lotsjellës dhe plumba gomë për ta shpërndarë turmën e protestuesve të cilët po tentonin të futeshin në sheshin Taksim, duke brohoritur "Taksimi është i yni dhe do të mbetet". Por edhe në sheshin Beshiktash policia kishte rrethuar dhjetëra persona, të cilët gjithashtu kishin tentuar të futen në sheshin Taksim. Në total janë arrestuar 207 persona, ka bërë të ditur zyra e guvernatorit të Stambollit, duke shtuar se në këtë protestë janë konfiskuar 40 koktejë molotovi, 17 bomba dore dhe 176 fishekzjarrë, gjithashtu janë konfiskuar edhe një numër i posterëve.
The post Turqia përdorë plumba gome për të shpërndarë protestuesit për 1 Maj appeared first on INSAJDERI. |
| Historia e madhe e Juventusit e ndërtuar nga francezët Posted: 01 May 2017 09:13 AM PDT Juventusi njihet si skuadër që gjithmonë boshtin e skuadrës e përbejnë italianët. Por në të kaluarën edhe tani së fundmi francezët gjithmonë kanë qenë pjesë e gjigantit italian. Për të mos thënë lojtarët më të mirë të skuadrës, ku nuk kanë munguar as Topat e Artë, si Platini dhe Zidane. Gazeta e njohur franceze e sjell një formacion me lojtarë që kanë luajtur me fanellën bardhezi. Skuadrës do t'i printe ish-futbollisti dhe trajneri Didier Deschamps. /Telegrafi Landry Bonnefoi Jonathan Zebina Lilian Thuram Jean-Alain Boumsong Patrice Evra Didier Deschamps Patrick Vieira Paul Pogba Michel Platini Zinédine Zidane David Trezeguet Trajner: Didier Deschamps. Formacioni The post Historia e madhe e Juventusit e ndërtuar nga francezët appeared first on INSAJDERI. |
| Pasi u bë kampion në boks, Anthony Joshua afër të bëhet kampion për nga pasuria Posted: 01 May 2017 09:06 AM PDT Anthony Joshua është kampion i ri në boksin profesionist për peshat e rënda. Boksieri britanik para 90 mijë shikuesve në stadiumin legjendar të Wembleyt triumfoi kundër Wladimir Klitsckos. Ky i fundit pësoi tre herë 'knock-down', ku gjyqtari i ndeshjes u detyrua të ndërhyjë dhe të ndërpres meçin në raundin e 11. Kjo fitore i solli edhe një fitim në të holla Joshuas, e cila në total kap shifrat prej 22 milionë dollarëve, transmeton Telegrafi. Në këtë formë ai bëhet sportisti britanikë me fitimit më të madhe duke u renditur si i pesti, përkatësisht pas Lewis Hamiltonit (180 milionë dollarë), Wayne Rooneyt (141 milionë dollarë), Sir Andy Murrayt (100 milionë dollarë) dhe Rory McIlroy (96 milionë dollarë). Vlen të theksohet se kampioni i boksit sipas parashikimeve të ekspertëve ekonomik pasuria e tij deri në fund të vitit si pasojë e reklamave të shumta do të kap shifrën prej 70 milionë dollarëve. /Telegrafi/ The post Pasi u bë kampion në boks, Anthony Joshua afër të bëhet kampion për nga pasuria appeared first on INSAJDERI. |
| 5 shqetësimet e Zidane para ndeshjes me Atleticon Posted: 01 May 2017 09:02 AM PDT Real Madrid për të katërtin vit radhazi takohet me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve, ku në tre rastet e para e ka mposhtur, dy herë në finale Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane shpreson se edhe këtë vit skuadra e tij do të arrij të eliminoi Atleticon, duke arritur finalen e madhe për të dytin vit radhazi. Sipas AS, Zidane duhet ka pesë probleme për këtë takim, që është më i rëndësishmi i këtij sezoni. 1. 90 minuta përkushtim – Pavarësisht se Real Madridi ka fituar shumë ndeshje këtë edicion në minutat e fundit, ajo edhe ka pranuar gola. Kjo kishte ndodhur në dy ndeshjet vendimtare të La Ligas, ku kishte barazuar 1:1 me Atleticon në Bernabeu, dhe golin që pësoi nga Messi në sekondat e fundit në humbjen 3:2 2. Mos të pranoj gol – Keylor Navas në 35 ndeshje sa ka luajtur këtë sezon ka pranuar gol në 30 prej tyre, çka do të thotë se Reali pranon të paktën një gol në ndeshje 3. Shoku i Ramos – Kapiten Sergio Ramos këtë edicion ka luajtur tërë kohën me bashkëlojtarë të ndryshëm në mbrojtje, për shkak të lëndimeve të Varane dhe Pepe. Në ndeshjet e fundit ia ka dal shumë mirë me Nachon, por tashmë gati është edhe Varane dhe Zidane është në dyshim se me cilin të luaj përkrah kapitenit 4. Treshja e mesfushës – Casemiro, Kroos dhe Modric janë të paprekshëm në mesfushë dhe kjo do të thotë se ata kohë pas kohe ndjejnë lodhje dhe nuk janë në formën e duhur. Ky mund të jetë një shqetësim për francezin para ndeshjes me Atleticon 5. Forma e dobët e Benzemas – Sulmuesi francez këtë edicion ka luajtur shumë, por ka shënuar shumë pak dhe kjo po shqetëson kampin madrilen. Më shqetësuese është se Benzema ka besimin e Zidane, i cili edhe pse po luan dobët, vazhdon të preferoi atë para Alvaro Moratas. The post 5 shqetësimet e Zidane para ndeshjes me Atleticon appeared first on INSAJDERI. |
| Policia jep detaje rreth vdekjes së vajzës 21 vjeçare në lumin Erenik Posted: 01 May 2017 08:55 AM PDT Gjatë ditës së diele në orët e para të mëngjesit është gjendur e vdekur në rrugën "Gjon Nikollë Kazazi" në lumin Erenik një vajzë e moshës 21 vjeçare. Trupi i pa jetë i 21 vjeçares është dërguar për obduksion në mjekësinë ligjore. Viktima dyshohet të ketë kryer vetëvrasje. Ajo në orët e hershme të mëngjesit së ditës së shtunë ka marrë veturën e babait të saj ku rreth 4 kilometra larg shtëpisë është gjendur e vdekur. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë në rajonin e Gjakovës, Kolonel Ahmet Hasi ka thënë për Express se hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar. Ai thotë se mjekësia ligjore do ta zbardhë gjithë çështjen. Sipas Hasit vdekja e 21 vjeçares është cilësuar si e dyshimtë. "..gjasat çojnë nga një vetëvrasje, por rasti deri në reaultatet e obduksionit po cilësohet si i dyshimtë. Trupi është dërguar për ekzaminim mjekësor në mjekësinë ligjore në Prishtinë. Viktima ka qenë nga një fshat i Gjakovës, e moshës rreth 21 vjeçare. Mjekësia ligjore do t'i zbardhë të gjitha gjërat e paqarta", ka thënë ai. Tutje Hasi ka bërë të ditur se vajza nuk ka rezultuar të jetë e zhdukur. "Vajza nuk ka rezultuar që të jetë e zhdukur. Ajo e ka marrë veturën e babait dhe 4 kilometra larg shtëpisë ajo është gjendur e vdekur", ka bërë me dije kolonel Ahmet Hasi. The post Policia jep detaje rreth vdekjes së vajzës 21 vjeçare në lumin Erenik appeared first on INSAJDERI. |
| Kështu bën magji Messi me top edhe kur nuk ka hapësirë [video] Posted: 01 May 2017 08:30 AM PDT Çfarë e bën Lionel Messin lojtarin më të mirë të botës dhe të të gjitha kohërave? Ylli i Barcelonës sjell shumë më shumë se vetëm gola në fushën e gjelbër – ai sjell magji me topin në këmbë. Kurdo që Messi luan, topi është i lidhur me trupin e tij. Pak lojtarë përgjatë historisë kanë pasur kontroll më të mirë të topit dhe aftësi për driblim sesa Messi, shkruan Gazeta Express. Së bashku me aftësinë e pabesueshme për kontroll të topit dhe për të shënuar gol, Messi është i bekuar edhe me shikim të pabesueshëm. Në fakt, nuk është e tepërt të thuhet se nuk ka pasues më të mirë në planet sesa ai. Kombinojeni gjithë këtë me dashurinë për futbollin – ai urren që të jetë rezervë ose të ndërrohet sepse dëshiron të luajë në çdo ndeshje – dhe e keni futbollistin e përsosur. Messi ka aftësinë e pabesueshme për të prodhuar hapësirë edhe kur është i rrethuar nga shumë mbrojtës. Një video e re, e bërë nga 'MagicalMessi' është bërë hit ditëve të fundit pasi u ngarkua në YouTube. Videoja shfaq Messin duke prodhuar momente të jashtëzakonshme në hapësirat më të ngushta. Pa marrë parasysh se sa lojtarë e rrethojnë atë, ai duket se gjithmonë gjen një rrugë për të depërtuar ose goditur… The post Kështu bën magji Messi me top edhe kur nuk ka hapësirë [video] appeared first on INSAJDERI. |
| Mbappe: Jam futbollisti më me fat tek Monako Posted: 01 May 2017 08:09 AM PDT Kylian Mbappe insiston se është futbollisti më me fat tek Monako, për shkak të marrëdhënies së afërt të tij me Radamel Falcaon. 18-vjeçari francez, i cili ka shënuar 13 gola në Ligue 1 këtë stinor, ka thënë se është me fat që formon dyshën e sulmit me kolumbianin Radamel Falcao, në skuadrën e Monakos. "Mendoj se jam futbollisti më me fat në skuadrën tonë, sepse unë jam në fillimin e karrierës sime dhe kam mundësi të luajë për krah një top sulmuesi siç është Radamel Falcao", ka deklaruar për UEFA-n, Kylian Mbappe. "Ai ka lënë gjurmë në historinë e kësaj loje dhe ka shënuar një numër të madh golash", u shpreh sulmuesi 18-vjeçar. Mbappe është njëri nga futbollistët më të përfolur në Evropë momentalisht. Emri i tij lakohet nëpër medie, si transferim i mundshëm për disa ekipe të mëdha evropiane. /Insajderi.com The post Mbappe: Jam futbollisti më me fat tek Monako appeared first on INSAJDERI. |
| Hetimet për rastin Dehari po vazhdojnë, kamerat e burgut ende në Austri Posted: 01 May 2017 07:55 AM PDT Hetimet lidhur me rrethanat e vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Astrit Dehari, nuk kanë përfunduar ende. Intervistimi i dy mjekëve ligjorë si dhe ekspertiza e analizave në video-incizimeve të kamerave të sigurisë, do t'i japin fund investigimit lidhur me rastin 'Dehari'. Prokuroria Themelore në Prizren po e shqyrton mundësinë që të dërgojë disa hetues për t'i intervistuar si dëshmitarë dy mjekët ligjorë, Besim Ymaj dhe Besim Latifaj, të cilët, me kërkesë të familjes, kanë marrë pjesë në obduksionin e Astrit Deharit. Të dy këta kanë bërë raport lidhur me rrethanat e vdekjes së Deharit, raporton Express. Prokurori i këtij rasti Metush Biraj ka thënë që rezultatet e ekspertizës së kamerave të sigurisë shumë shpejt të kthehen në Kosovë nga Austria. "…jemi në pritje të rezultateve të ekspertizës së video-incizimeve. Jemi në pritje edhe të dërgimit të hetuesve tanë që t'i intervistojnë të dy mjekët ligjor që kanë marrë pjesë në ekspertizën në rastin Dehari. Po shikojmë që të gjejmë ndonjë mënyrë që t'i intervistojmë ata si dëshmitar", ka thënë Biraj për Gazetën Express. Ndërkohë që familja Dehari, në mars të këtij viti ka dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën përmes së cilës ajo ka përzgjedhur Qendrën Universitare të Mjekësisë Ligjore në Lausanne të Zvicrës. Por kjo kërkesë e familjes Dehari del jashtë parametrave të përcaktuar me rezolutën e Kuvendit, sepse aty përcaktohet që ekspertizën mund ta bëjë vetëm një shtet anëtar i BE-së ose SHBA-së. Por, familja Dehari është përcaktuar për Zvicrën, e cila nuk është anëtare e BE-së. Lirdhur me kërkesën e familjes do të vendos Qeveria e Kosovës. Kjo e fundit ende nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me këtë çështje. Kujtojmë se sipas kryeprokurorit të prokurorisë themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, në bazë të raportit të mjekëve të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, Asterit Dehari ka kryer vetëvrasje në qendrën e paraburgimit në Prizren. Astrit Dehari, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, vdiq në dhomën e tij në qendrën e paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të këtij viti. Ai ishte njëri nga të dyshuarit për sulm me granatë dore ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në fillim të gushtit të këtij viti. The post Hetimet për rastin Dehari po vazhdojnë, kamerat e burgut ende në Austri appeared first on INSAJDERI. |
| Të hyrat nga ndeshja Joshua – Klitschko Posted: 01 May 2017 07:53 AM PDT Përballja e kategorisë super të rëndë të boksit e zhvilluar ndërmjet Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko gjeneroi mbi 70 milionë euro. Siç shkruajnë mediet angleze, meçi u ndoq nga 90 mijë shikues në stadiumin "Wembley" të Londrës (nga biletat u arkëtuan 10 milionë euro), njofton Insajderi. Por kërkesat kanë qenë për më shumë se 100 milionë, aq sa organizatorët shprehen se në pritje për një biletë kanë mbetur gati 35 mijë vetë. Anthony Joshua e mposhti Wladimir Klitschkon me nokaut në raundin e 11-të. /Insajderi.com The post Të hyrat nga ndeshja Joshua – Klitschko appeared first on INSAJDERI. |
| Digjet xhamia më e madhe në Suedi Posted: 01 May 2017 07:40 AM PDT Xhamia më e madhe shiite në Suedi është shkatërruar pjesërisht nga një zjarr të cilin policia po e trajton si një sulm zjarrvënës të qëllimshëm. Përfaqësuesi për policinë Lars Bystrom në Stockholm, tha që zjarri duket të jetë "ndezur nga jashtë". Asnjë nuk është lënduar gjatë djegies në Qendrën Islamike të Imam Aliut të dielën mbrëma, por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në fasadë të kësaj xhamie, shkruan The Independent. Në xhami kishin qenë rreth 500 persona para vënies së zjarrit, por gjatë ngjarjes vetëm rreth 5 persona ishin brenda. Përfaqësuesi i xhamisë, Akil Zahiri, i ka thënë medieve suedeze që ndihej "shumë në merak" nga sulmi i dyshimtë pasi që xhamia "të jepte ndjenjën si shtëpi e dytë". "Kjo është xhamia më e madhe shiite në Suedi, me qindra anëtarë, dhe ka shumë anëtarët ët cilët janë këtu tani. Ata janë të merakosur. Ndjehem i tmerruar, i stresuar dhe i mërzitur", ka thënë ai. Përderisa imigrantët kanë arritur në Suedi, sulmet ksenofobie janë rritur, duke përfshirë 112 zjarre vitin e kaluar në qendrat e pranimit të refugjatëve. /Insajderi.com The post Digjet xhamia më e madhe në Suedi appeared first on INSAJDERI. |
| VMRO për dhunën në Maqedoni: Deputetët tanë janë me popullin Posted: 01 May 2017 07:16 AM PDT VMRO-DPMNE-ja mohon të ketë qenë pjesë e skenarit të dhunës ndaj deputetëve të shumicës së re parlamentare. Nga kjo parti thonë se fakti që deputetë dhe funksionarë të saj u panë mes protestuesve, dëshmon se ata janë të afërt me popullin. Deputetët e VMRO DPMNE-së kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë të afërt me qytetarët. Deputetët e VMRO DPMNE-së gjithmonë i kanë mbrojtur dhe do t'i mbrojnë interesat shtetërore dhe kombëtare. I përgënjeshtrojmë të pavërtetat se deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë marrë pjesë ose kanë nxitur dhunë. Dhuna u nxit nga tentativa jokushtetuese, joligjore dhe zgjedhjen e kryetarit, jo në përputhje me Rregulloren, jashtë të gjitha procedurave demokratike. VMRO DPMNE-ja e ka dënuar dhunën politike dhe fizike që ndodh në Kuvend – thuhet në komunikatën e VMRO-DPME. Megjithatë pamjet që qarkullojnë në publik flasin të kundërtën. Ato vërtetojnë informacionet e një dite më parë nga burimet e sigurta të Alsat M, të cilët duke interpretuar pamjet e brendshme të kamerave të sigurisë në Kuvend dëshmojnë se protestuesit janë mirëpritur nga deputetët e kësaj partie. Kërste Mukovski dhe Sashe Vasilevski kanë hapur dyert për protestuesit pa u penguar aspak nga sigurimi i Kuvendit dhe as nga policët e pakët që gjendet në hyrje të institucionit ligjvënës. Për të gjetur deputetët e strehuar të shumicës së re, kanë marrë orientime nga deputeti tjetër Johan Tarçullovski, i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte ndaj shqiptarëve, si dhe Goran Gjosevski, kryeshef i sigurimit të kryeparlamentarit Veljanovski. Në këtë sekuencë filmime duket qartë si Tarçullovski dhe Vasilevski, të cilët ia bëjnë me dorë turmës duke e orientuar atë në sallat ku gjendeshin deputetët e shumicës së re. Edhe deputetët e tjerë të partisë së Gruevskit, përfshirë edhe ministren e Kulturës Elisabeta Kançevska Milevska, kanë përshëndetur, kanë përqafuar dhe kanë kënduar bashkë me protestuesit e dhunshëm të turmës që dhunoi Ziadin Selën, Zoran Zaevin, Radmilla Shekerinskën, Damjan Mançevskin dhe deputetë të tjera të shumicës. Nga ana tjetër LSDM-ja kundërshton ashpër edhe kërkesën për amnisti te presidenti Ivanov nga ana e organizatorëve dhe nxitësve të protestës, kurse arsyetimin e dhunës nga ana e VMRO DPMNE-së e konsiderojnë vërtetim klasik se Gruevski, Ivanov, Veljanovski dhe Çavkov, qëndrojnë pas dhunës së organizuar në Kuvend. Sipas LSDM-së, në Kuvend u zhvillua tentativë e organizuar për vrasjen e deputetëve, kurse në rrezik u vunë edhe gazetarët dhe një pjesë e të punësuarve të Kuvendit. /Insajderi.com The post VMRO për dhunën në Maqedoni: Deputetët tanë janë me popullin appeared first on INSAJDERI. |
| Joshua: Rivalin e radhës e vendosin fansat, Tyson Fury favorit Posted: 01 May 2017 07:10 AM PDT Gjithnjë e më shumë shtohet mundësia që të ndodhë përballja e boksit mes dy britanikëve Anthony Joshua dhe Tyson Fury. Ata janë dy boksierët që kanë mundur Wladimir Klitschko, të dy janë të pamposhtur në ring dhe duket se e gjithë bota synon të shohë këtë sfidë. Prej kohësh boksierët kanë lëshuar sinjale mes tyre, për të kryqëzuar dorezat në ring, sinjale që janë bërë edhe më konkrete ditët e fundit. Joshua korri ditën e shtunë fitoren e 19-të në ring, duke mundur me "KO" teknik Wladimir Klitschko, por duke folur për të ardhmen ai tha se ende s'ka vendosur për rivalin. Tyson Fury gjate duelit me Klitschko"Mendoj se rivalin e radhës do ta vendosin fansat dhe unë e dëgjoj zërin e tyre. Ato po më çojnë drejt një përballje britanikësh dhe ju e kuptoni për kë e kam fjalën, sfidën me Tyson Fury", u shpreh sot në një intervistë Anthony Joshua. Përballja me Klitschko gjeneroi mbi 70 milionë euro, ndërkohë që ajo u ndoq nga 90 mijë shikues në stadiumin "Wembley" të Londrës (nga biletat u arkëtuan 10 milionë euro). Por kërkesat kanë qenë për më shumë se 100 milionë, aq sa organizatorët shprehen se në pritje për një biletë kanë mbetur gati 35 mijë vetë. "Unë dua të organizoj një ndeshje boksi që të kalojë shifrën e 1 miliardë dollarëve. Këtë gjë mund ta realizoj një ditë dhe mendoj se një sfidë me Tyson Fury mund t'i gjenerojë këto të ardhura", u shpreh më tej Anthony Joshua, kampion bote në peshat e rënda në kategoritë IBF dhe WBA, tituj që vjet i mbante Fury. "Unë argëtohem me cilindo rival që kam përballë, Klitschko, Fury apo këdo tjetër", tha Joshua, që duket se insiston për një përballje britanikësh me Tyson Fury, në një stadium që të vendosë rekorde edhe më të mëdha shikuesish e të ardhurash. /Telesport.al The post Joshua: Rivalin e radhës e vendosin fansat, Tyson Fury favorit appeared first on INSAJDERI. |
| Tahiri lartësoi figurën e ish-presidentit të Izraelit që nuk e njohu asnjëherë pavarësinë e Kosovës Posted: 01 May 2017 07:07 AM PDT Ministrja kosovare e cila po qëndron në Qendrën për Paqe "Shimon Peres" ku po zhvillon takime me përfaqësues të organizatave paqësore dhe mediave në Izrael, ka thënë se presidenti i ndjerë i Izraelit, Shimon Peres, ka qenë një vizionar dhe frymëzim për Kosovën. Siç njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës përmes një komunikate, Tahiri ka lavdëruar ish-presidentin e Izraelit, derisa ka thënë se Kosova është frymëzuar nga idetë e tij për të krijuar shtetin e pavarur. "Ministrja për Dialog theksoi se ish-presidenti Shimon Peres ka qenë një lider vizionar dhe inspirues për një botë më paqësore dhe më të drejtë, nga idetë e të cilit edhe vet Kosova është frymëzuar në përpjekjet për krijimin e shtetit të Kosovës dhe të paqes në rajon, mbi parimin e njohjes reciproke mes shteteve dhe të fqinjësisë paqësore në rajon", njofton komunikata e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Megjithatë, Shimon Peres gjithnjë është cilësuar nga zyrtarët e shtetit serb si njëri nga personat më meritor që Izraeli nuk po e njeh Kosovën. Më 30 shtator të vitit të kaluar, presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq deklaroi se Izraeli nuk do ta njoh kurrë Kosovën si shtet të pavarur, dhe për këtë ai u shpreh se merita të mëdha ka ish-presidenti i Izraelit, Shimon Peres.
I pari i shtetit serb në atë ditë kishte marrë pjesë në funeralin e vdekjes së ish-presidentit të Izraelit, ku tha se Peres është arseja kryesore përse Izraeli nuk e njohu asnjëherë Kosovën. Nikoliq kishte deklaruar se ish-presidenti i Izraelit nga viti 2007 deri në vitin 2014, ka bindur edhe të tjerët se "Kosova nuk duhet njohur si shtet, pasi ka shpallur pavarësinë e njëanshme shtetërore". "Ai dhe unë u takuam në vitin 2013, derisa ai shërbente ende si president i vendit. Unë kuptova se mendimi i tij është i tillë, se Izraeli nuk do ta njoh kurrë pavarësinë e Kosovës. Ai më tha se Izraeli do t'i qëndroj prapa Serbisë", rrëfeu Nikoliq, shkruante Transmetuesi Publik i Serbisë. Nikoliq po ashtu kishte thënë se Serbia i ka borxh ish-presidentit të Izraelit, Shimon Peres. /Insajderi.com The post Tahiri lartësoi figurën e ish-presidentit të Izraelit që nuk e njohu asnjëherë pavarësinë e Kosovës appeared first on INSAJDERI. |
| Llojet e kancerit që vrasin më shpesh Posted: 01 May 2017 06:57 AM PDT Llojet e ndryshme të kancerit kanë diferencë të madhe në marrjen e jetës së qindra njerëzve, këtë e raporton edhe rezultati i një raporti të SHBA-së. Ky rezultat është i raportit të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili i takon periudhës së hulumtimeve për vitet 2010 e deri në 2014. Në hulumtim thuhet se shkalla e vdekjeve më të zakonshme është parë kur kanceri u ra burrave, grave apo fëmijëve në të gjitha përkatësitë racore dhe etnike, shkruan Klan Kosova. Por bëhet e ditur që kanceret e mëlçisë, pankreasit dhe trurit në meshkuj dhe kanceri i mëlçisë dhe i mitrës për gratë, janë më vdekjeprurësit. Ky raport vjetor vjen shpesh nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në SHBA e që çdo herë lidhet me sëmundjet e llojeve të ndryshme të kancerit. The post Llojet e kancerit që vrasin më shpesh appeared first on INSAJDERI. |
| AAK “harron” nënkryetarin e vet, kritikon Qeverinë për të drejtat e punëtorëve Posted: 01 May 2017 06:56 AM PDT Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë e ashpër në kritikat e saj se shteti i Kosovës nuk ka arritur që të përmirësojë kushtet e punëtorëve. Përmes një komunikate për media me rastin e Ditës së Punëtorëve, AAK ka thënë se "shkelja e të drejtave të punëtorit fillon qe nga momenti që punëtori punësohet". "Punësimi bëhet pa kontrata të punës, me orare të stërzgjatur 10-12 orë, duke mos u kompensuar puna jashtë orarit të punës. Punëtorit i ndërpritet marrëdhënia e punës pa paralajmërim nga punëdhënësi. Gjithashtu të drejtat e punëtorëve në Kosove shkelen edhe kur punëtorëve nuk ju paguhet as Trusti Pensional ,sigurimi shëndetësor,pushimi i lehonisë të drejta këto të garantuara me ligjet në vend", ka thënë AAK, duke numëruar edhe shkelje të tjera që sipas tyre ndodhin në vendet e punës. Por, vetë AAK ka në kryesinë e saj zyrtar që në fakt në biznesin që ai drejton, nuk respektohen të drejtat e punëtorëve. Nënkryetari i kësaj partie, Gazmend Abrashi, që është pronar i marketeve "Maxi", kishte vendosur në një rast ë të mos ua japë të plotë në euro pagën punëtorëve të tij. Ai I ka detyruar punëtorët që për një pjesë të pagës të marrin mallra në marketet e "Maxi"-it. Veprimi i Abrashit ishte cilësuar si shkelje ligjore nga ana e Inspektoratit të Punës. "Në bazë të Ligjit të Punës paga jepet së paku njëherë në muaj, në vlera monetare (Euro). Pagesa në mallra nuk lejohet", i ka thënë Insajderit, Basri Ibrahimi, kryeinspektor i Inspektoratit të Punës. Ibrahimi ka shtuar se Inspektorati do të bëjë inspektimin e të gjitha marketeve në Kosovë, për të shikuar nivelin e respektimit të Ligjit të Punës./Insajderi.com The post AAK "harron" nënkryetarin e vet, kritikon Qeverinë për të drejtat e punëtorëve appeared first on INSAJDERI. |
| Shakira dhe Pique, bashkë në një videoklip Posted: 01 May 2017 06:42 AM PDT Shakira nis xhirimin e videoklipit të këngës së saj "Me Enamore", ku do të ketë rolin e tij edhe Gerard Pique. Çifti i famshëm, i formuar nga këngëtarja kolumbiane dhe qendërmbrojtësi i Barcelonës, është parë në rrugët e kryeqendrës së Katalunjës, ku po realizohet edhe videoklipi, shkruan Top Channel. Sigurisht, është e paevitueshme pjesëmarrja e futbollistit 30-vjeçar në këtë video muzikore, pasi Shakira ia ka dedikuar vetëm atij këtë këngë, ku ajo shpjegon edhe nisjen e kësaj lidhjeje, nga e cila kanë lindur edhe dy djemtë, Milan dhe Sasha. Kënga "Me Enamore" është pjesë e albumit të ri të Shakirës, që do të dalë në shitje më 26 maj dhe të dhënat tregojnë se do të jetë një sukses i vërtetë, ashtu siç ka ndodhur edhe me krijimet e mëparshme të artistes 40-vjeçare. The post Shakira dhe Pique, bashkë në një videoklip appeared first on INSAJDERI. |
| You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





