Tirana Observer: “I telefonoi tre herë, komisioneri Hahn i “heq vizën” Bashës” plus 9 more |
- I telefonoi tre herë, komisioneri Hahn i “heq vizën” Bashës
- Topi: PD, përgjegjëse për situatën e krijuar
- Opozita i përgjigjet pozitivisht Nishanit: Gati të ulemi në tryezë
- Duka: Basha mund të tërhiqet nga “qeveria teknike” (VIDEO)
- Nishani: Rama e Basha të ulen dhe të gjejnë zgjidhje. Reagon Kryeministri
- Pas kritikave ndaj Bashës, Majlinda Bregu ka një mesazh “për ata që nuk lanë llaf pa thënë”
- “Nis mosbindja civile në Kavajë”, Berisha publikon fotot: Ç’bënë gjimnazistët guximtare
- Zgjedhjet shtyhen më 30 korrik? Meta ka nisur negociatat me Bashën
- Charlotte mbush 2 vjeç, por është rritur shumë nga hera e fundit që e keni parë
- Kryemadhi kritikon Luan Ramën: Ndjej keqardhje dhe revoltë për ty, tërhiqu nga ky vendim (VIDEO)
| I telefonoi tre herë, komisioneri Hahn i “heq vizën” Bashës Posted: 02 May 2017 09:18 AM PDT Në tentativë për të gjetur një zgjidhje për krizën politike, ndërkombëtarët janë aktivizuar gjatë gjithë javës që lamë pas. Burime të Report Tv pohojnë se komisioneri për Zgjerim Johanes Hahn ka telefonuar 3 herë gjatë kësaj periudhe Lulzim Bashën dhe njerëz pranë tij në tentativë për t'i bindur të marrin pjesë në zgjedhje. Të njëjtën gjë mësohet të kenë bërë dhe drejtuesit e Partive Popullore Europiane. Pas dështimit të këtyre tentativave, komisioneri Hahn mësohet të ketë telefonuar nga ana tjetër sot në mëngjes përfaqësues të partisë Socialiste për t’i njoftuar se heq dorë nga negociatat pasi PD nuk ndryshonte qëndrim. |
| Topi: PD, përgjegjëse për situatën e krijuar Posted: 02 May 2017 09:08 AM PDT Në 5-vjetorin e krijimit të FRD, kryetari Bamir Topi pati kritika për PD dhe liderin e saj Lulzim Basha. Kreu i Frymës së Re Demokratike u shpreh se PD e di që është përgjegjëse për këtë situatë të krijuar. "PD e di që është përgjegjëse për këtë situatë të krijuar. Basha nuk bëri asnjë përpjekje për tu shkëputur nga shefi i tij të cilët kanë pësuar metamorfozë", tha Topi. Në lidhje me zgjedhjen e Ilir Metës President, Bamir Topi tha se është i lumtur që vendi ka një president të ri, ndërsa u shpreh se më tepër i intereson stabiliteti. "Nuk më intereson mënyra si u zgjodh presidenti, më intereson stabiliteti. Jam i lumtur që kemi president të ri dhe i uroj suksese", tha ish-kreu i shtetit. Bamir Topi tha se FRD është forca më e moderuar politike në Shqipëri. |
| Opozita i përgjigjet pozitivisht Nishanit: Gati të ulemi në tryezë Posted: 02 May 2017 07:44 AM PDT Opozita i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit Bujar Nishani për gjetjen e zgjidhjes së krizës politikes. Deklarata e opozitës Partia Demokratike dhe i gjithe Koalicioni Opozitar mirepresin ftesen institucionale te Presidentit Nishani per dialog ne funksion te zgjidhjes se krizes se rende politike qe ka mberthyer Shqiperine. Ndonese shkaktari i kesaj krize Edi Rama me veprimet dhe qendrimet e tij ka vendosur interesin e tij vetjak para interesave te qytetareve shqiptare, opozita dhe Partia Demokratike kane kerkuar gjithmone rrugen e dialogut te vertete dhe jo fasade per tu bashkuar ne luften kunder krimit, droges, korrupsionit dhe kthimit te shtetit ne garnizon elektoral te pushtetit, qe kercenojne asgjesimin e zgjedhjeve, demokracise dhe stabilitetit permes zgjidhjes se ofruar Partia Demokratike dhe Koalicioni Opozitar rikonfirmojne gatishmerine e tyre duke ju pergjigjur pozitivisht fteses se Presidentit Nishani. |
| Duka: Basha mund të tërhiqet nga “qeveria teknike” (VIDEO) Posted: 02 May 2017 07:24 AM PDT Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka deklaruar në një intervistë për TemA TV se Lulzim Basha mund të tërhiqet nga kushti i qeverisë teknike. Ndërkohë duket i tërhequr nga protesta e opozitës në Kavajë. Ai tha se do të marrë pjesë, por nuk do tu kërkojë mbështetësve që të marrin pjesë me patjetër.
|
| Nishani: Rama e Basha të ulen dhe të gjejnë zgjidhje. Reagon Kryeministri Posted: 02 May 2017 07:17 AM PDT Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i kërkon kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha që të ulen në tryezën e bisedimeve për të gjetur kompromis dhe për të tejkaluar situatën në të cilën ndodhet vendi. Nishani ofron gatishmërinë dhe angazhimin për t'i shërbyer dialogut. “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani po ndjek me shumë shqetësim përmasat që po merr kriza politike në vend. Ndaj edhe njëherë i kërkon Kryeministrit të vendit dhe Liderit të Opozitës të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë për vendin. Presidenti Nishani ofron të gjithë gatishmërinë dhe angazhimin e tij institucional në shërbim të këtij dialogu”, thuhet në deklaratën e Presidencës. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama ndaj thirrjes së Presidentit Bujar Nishani. Rama ka theksuar se është i gatshëm të ulet me kreun e opozitës, Lulzim Basha. “Z.President! Edhe unë jam i shqetësuar për përmasat që po merr kriza e PD!Jam gati t'i përgjigjem thirrjes suaj kaq të vonuar e të ulem me Lulzim Bashën“, deklaroi Rama. |
| Pas kritikave ndaj Bashës, Majlinda Bregu ka një mesazh “për ata që nuk lanë llaf pa thënë” Posted: 02 May 2017 06:48 AM PDT
"Faleminderit të gjithë atyre që më mbështetën pas alarmit tim në këto orë të vështira Faleminderit për miqtë e PD dhe Familjes së Djathtë Europiane….. Mirëkuptim për ata që thanë ke të drejtë por fole vonë. Keqardhje për këdo qe nuk la llaf pathënë nga fyerjet personale deri tek shpallja armik meqe guxoj e them lirshem ate qe mendoj se duhet te ndodhe ne PD. Rendesi ka qe sot mblidhet pas nje kohe qe s'mbahet mend, grupi yne parlamentar. Uroj qe arsyeja dhe interesi i Shqipërisë dhe demokrateve te vertete te dale mbi inercine e nje rruge qe mund te kthehet ne nje te tatepjete pa kthim per Partine time, per Partine me te mire te historise se Shqiperise!", deklaron Bregu.
|
| “Nis mosbindja civile në Kavajë”, Berisha publikon fotot: Ç’bënë gjimnazistët guximtare Posted: 02 May 2017 06:15 AM PDT
STATUSI I PLOTE Gjimnazistet guximtare te Kavajes i vene drynin gjimnazit Aleksander Moisiu, bojkotojne mesimin dhe protestojne me moton: "Ne nuk nenshtrohemi! Largohuni Ju!" sb |
| Zgjedhjet shtyhen më 30 korrik? Meta ka nisur negociatat me Bashën Posted: 02 May 2017 06:07 AM PDT Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka nisur negociatat me kreun e opozitës, Lulzim Basha për të gjetur një zgjidhje për shtyrjen e datës së zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare. Sipas portalit "Konica", që drejtohet nga analisti Mentor Nazarko, Meta dhe Basha kanë nisur tashmë negociatat dhe një mundësi është që zgjedhjet të shtyhen për në datën 30 korrik. Një ditë më parë, deputeti demokrat Gerti Bogdani theksoi se PD nuk ka vendosur bojkot në zgjedhje, për kërkon kohë për përgatitjen e tyre në mënyrë që qytetarët të votojnë të lirë. |
| Charlotte mbush 2 vjeç, por është rritur shumë nga hera e fundit që e keni parë Posted: 02 May 2017 06:04 AM PDT
Në të vërtetë flokët i janë rritur shumë dhe duket si një fëmijë tjetër. Fotoja është postuar që ditën e djeshme dhe është realizuar në prill në shtëpinë e William dhe Kate. Interneti tashmë ka gjetur edhe vendet ku mund të blihet trikoja e saj për më pak sesa 15 paund. |
| Kryemadhi kritikon Luan Ramën: Ndjej keqardhje dhe revoltë për ty, tërhiqu nga ky vendim (VIDEO) Posted: 02 May 2017 06:04 AM PDT Deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar ndaj kreut të Grupit Parlamentar të kësaj partie, Luan Ramës përsa i përket gjobës të vënë nga KQZ-ja për LSI-në. Kjo gjobë nga KQZ-ja erdhi pasi në qarkun e Tiranës në 3 emrat e parë në listë për kandidatë nga LSI-ja janë tre femra. Kjo bie ndesh me një nen të Kodit Zgjedhor, ku raporti gjinor duhet të jetë 2 me 1. Sipas Kryemadhit, Luan Rama u shpreh i gatshëm të paguajë gjobën e KQZ-së por ajo thekson se gjoba duhet ankimuar dhe denoncuar si një akt diskriminimi për punën dhe angazhimin që këto gra e vajza kanë dhënë për LSI-në. Monika Kryemadhi këtë e arsyeton duke theksuar se LSI nuk është parti kuotash por parti vlerash. Deputetja i kërkon Luan Ramës të tërhiqet nga ky vendim dhe të bashkohet me qëndrimin e të gjithë grave dhe vajzave të LSI. "Une mendoj dhe besoj se LSI nuk eshte parti kuotash dhe as vasale e asnje institucioni shteteror. E them kete me bindje sidomos pasi u njoha me deklaraten e Luan Rames i cili u shpreh i gatshem te paguaje gjoben qe KQZ ka vene per shkak se 3 emrat e pare ne listen e kandidateve per deputete te LSI jane gra dhe vajza. Ndjej keqardhje dhe revolte kur shoh qe dhe nje drejtues i larte i partise ku une bej pjese mendon se perfaqwsimi i grave ne parlament eshte ceshtje kuotash. Jo i dashur Luan, LSI eshte parti vlerash dhe nuk i ndan ato ne baze te gjinise, por te kontributeve. Gjoba qe je treguar i gatshem te paguash ne KQZ duhet ankimuar dhe denoncuar si nje akt diskriminimi per punen dhe angazhimin qe keto gra e vajza kane dhene per LSI. Gje qe ti dhe une e dime me mire se cdo KQZ apo institucion tjeter. Ndaj si mike dhe bashkepuntore te kerkoj te terhiqesh nga ky vendim dhe te bashkohesh me qendrimin tim dhe te te gjithe grave dhe vajzave te LSI qe kane punuar dhe punojne me zell dhe devotshmeri per nje Shqiperi me te mire. Sepse jane pjese e asaj liste jo vetem sepse e meritojne, por sepse me kontributin e tyre do te jene aktive per te ndertuar nje jete me te mire per te gjithe ne. Mikja dhe bashkepuntorja jote Monika Kryemadhi", shkruan Monika Kryemadhi. |
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






Deputetja demokrate Majlinda Bregu ka qenë në shënjestër të demokratëve por jo vetëm pas kritikave për kreun e PD-së Lulzim Basha të bëra një ditë më parë dhe qëndrimin kundër bojkotit të zgjedhjeve. E sot ajo iu ka drejtuar një mesazh të gjithëve atyre që e kanë mbështetur dhe atyre që e kanë fyer.
Ndërsa Lulzim Basha ka thirrur sot në një mbledhe urgjente deputetët e PD-së, ku me shumë gjasa do të flitet mbi protestën e 7 majit në Kavajë, ish-kryeministri Sali Berisha publikon disa foto me anë të të cilave na njofton se tashmë atje mosbindja civile ka nisur, me këta gjimnazistë që, siç shihen në foto i kanë vënë drynin shkollës. Berisha i quan "guximtarë" nxënësit që kanë braktisur shkollën për të protestuar nën moton "Ne nuk nenshtrohemi! Largohuni Ju!"
Pallati Kensington ka postuar një foto të Charlotte e cila sot mbush dy vjeçe. E ka realizuar dukesha Kate Middleton dhe është publikuar në faqen e më të rinjve të Pallatit Mbretëror, aty ku u publikuan vitin e kaluar edhe fotot e ditëlindjes së parë të Charlotte, por tashmë ajo është rritur shumë.