“Tanzani: Dhjetëra nxënës kanë vdekur në një aksident me autobus” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

Radio Evropa e Lirë

“Tanzani: Dhjetëra nxënës kanë vdekur në një aksident me autobus” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Tanzani: Dhjetëra nxënës kanë vdekur në një aksident me autobus

Posted: 06 May 2017 09:45 AM PDT

Mbi 30 persona- shumica e tyre nxënës- kanë vdekur, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin është aksidentuar në veri të Tanzanisë, kanë thënë zyrtarët. Zyrtarët kanë thënë se autobusi ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë, në afërsi të qytetit Karatu. Disa persona po ashtu janë lënduar. Zyrtarët kanë thënë se janë duke vazhduar operacionet e nxjerrjes së trupave nga autobusi. Nxënësit e një shkolle fillore në Arusha po udhëtonin për në një shkollë tjetër për të marrë pjesë në një test shkollor. Nxënësit e shkollës Lucky Vincent, që janë aksidentuar, besohet se janë të moshave 12 dhe 14 vjeç. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e këtij aksidenti.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Alpinisti 85-vjeçar vdes në malin Everest

Posted: 06 May 2017 09:25 AM PDT

Një 85-vjeçar nga Nepali, që po tentonte të bëhej personi më vjetër që do të ngjitej në malin më të lartë në botë Everest, ka vdekur në kampin bazë, kanë thënë zyrtarët. Alpinisti Min Bahadur Scherchan, ka dashur të që thej rekordin e japonezit, Yurichiro Miura, i cili më 2013, në moshën 80-vjeçare, u ngjit në majën e Everestit, që është në lartësi prej 8,850 metrash. "Sherchan ka vdekur, nga ajo që duket të jetë sulm në zemër", ka thënë Ang Tchering, shef i Shoqatës së Alpinistëve të Nepalit. Zyrtari i Minsitrisë së Turizmit të Nepalit, Dinesh Bahttarai ka konfirmuar këtë vdekje por nuk ka mundur të jap më shumë detaje, për shkak të, siç ka thënë, komunikimit të dobët me kampin bazë në Everest. Kjo është vdekja e dytë në Everest gjatë kësaj jave. Alpinisti i famshëm zviceran, Ueli Steck, vdiq gjatë kësaj jave në Everest pasi u rrëzua gjatë ngjitjes.  Nepali ka thënë se 371 alpinistë po përgatiten që të ngjiten në malin Everest në këtë sezonë të ngjitjes, që përfundon në fund të këtij muaji.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Libi: Shpëtohen 129 migrantë

Posted: 06 May 2017 08:39 AM PDT

Janë sulmuar 129 migrantë, të cilët po lundronin drejt Evropës me një gomone. Sulmuesit e armatosur vodhën motorin e këtij mjeti lundrues, dhe më pas i braktisën migrantët në ujërat në Libi, ka thënë sot flota e Libisë. Zëdhënsi i marinës, gjenerali Ayoub Qassem ka thënë se sulmuesit e armatosur kishin ndjekur migrantët me një motoskaf. Ata kishin arritur që të merrnin të gjjtha gjërat me vlerë, që kishin me vete migrantët. Migrantët nga Afrika, përfshirë 27 gra dhe dy fëmijë, ishin bllokuar në det të hapur për disa orë, përpara se të shpëtoheshin nga roja bregdetare libiane, ka thënë Qassem për AFP.        

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BERZH-i ofron mbështetje për sektorin privat në Kosovë

Posted: 06 May 2017 07:43 AM PDT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, dhe presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabarti, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila ofron përkrahje të fuqishme për sektorin privat në Kosovë. Zyra për komunikim e Qeverisë së Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sipas kësaj marrëveshjeje, BERZH-i do të mbështesë sektorin privat dhe Qeverinë e Kosovës në disa sektorë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. "Ky memorandum buron nga Strategjia e BERZH-it për Kosovë për periudhën 2017-2020 që është aprovuar në Bordin e BERZH-it në nëntor 2016. Strategjia ka tri shtylla kryesore: zhvillimin e sektorit privat, zhvillimi i sektorit të energjisë dhe zhvillimi i ndërlidhjes infrastrukturore të Kosovës me vendet në regjion", thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.  Ndryshe, BERZH-i deri më tani ka investuar në Kosovë 227 milionë euro në 51 projekte të ndryshme në sektorin publik dhe në sektorin privat.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti gjerman viziton Izraelin

Posted: 06 May 2017 07:15 AM PDT

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier është paraparë që të vizitojë Izraelin të dielën, në një vizitë katër ditore. Kjo vizitë po zhvillohet në kohën e tensionimit të raporteve në mes të dyja shteteve. Dhjetë ditë më parë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kishte anuluar takimin me ministrin e Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, pasi ministri gjerman ishte takuar me dy grupe për të drejtat e njeriut, të cilët kritikojnë qeverinë izraelite. Presidenti gjerman, pritet të zhvillojë takim të përbashkët me kryeministrin Netanyahu dhe presidnetin izralit, Reuven Rivlin të dielën. Steinmeier më pas do të vizitojë Qendrën Botërore për Përkujtimin e Holokaustit në Yad Vashem. Në deklaratën e zyrës së Steinmeier thuhet se presidenti gjerman me këtë vizitë nuk dëshiron që të rrisë dallimet në raportet dypalëshe por dëshiron që të shpreh shqetësimet e Gjermanisë për politikën e Izraelit dhe zhvillimeve në konfliktin në Lindjen e Mesme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mocioni apo demarkacioni - testi i mbijetesës së Qeverisë

Posted: 06 May 2017 07:00 AM PDT

Mocioni i opozitës për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës dhe veprimi i menjëhershëm i kryeministrit Isa Mustafa, për procedim të demarkacionit në Kuvend, nga analistë të çështjeve politike, po shihen si veprime që mund të sjellin zhvillime tjera në vend dhe mundësi për ndonjë zgjidhje tjetër.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

MPJ: Të pavërteta pohimet për futjen e grupeve të armatosura nga Kosova në Maqedoni

Posted: 06 May 2017 06:53 AM PDT

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës përmes një komunikate për media ka përgënjeshtruar shkrimet e ditëve të fundit në mediet serbe, "për gjoja futjen e grupeve të armatosura nga Kosova në Maqedoni". "Krahas shumë aktiviteteve operative, Policia e Kosovës në kuadër të procesit të Menaxhimit të Integruar të Kufijve, ka një bashkëpunim të shkëlqyer ditor me autoritetet përgjegjëse të Maqedonisë përgjatë brezit kufitar dhe realizon takime të rregullta edhe me praninë e trupave të KFOR-it. Si rrjedhojë, asnjëherë nuk janë ngritur shqetësime të tilla përkitazi me shkrimet e rrejshme të medieve serbe, pas së cilave qëndron politika zyrtare e shtetit serb", thuhet në komunikatën për media të MPJ-së. 
MPJ-ja, nëpërmjet kësaj komunikate, siguron qytetarët dhe partnerët e saj se Policia e Kosovës dhe institucionet e sigurisë, vazhdimisht janë proaktive me masa dhe veprime konkrete në tërë territorin e vendit, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe garantimin e stabilitetit të vendit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Siri: Situatë relativisht e qetë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për zonat e sigurta

Posted: 06 May 2017 06:07 AM PDT

Në pjesë të mëdha të Sirisë, situata është realitivisht e qetë, pavarësisht përleshjeve sporadike mes forcave qeveritare dhe rebelëve, pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për "zonat e sigurta". Marrëveshja, e cila u arrit nga Rusia, Irani dhe Turqia ka hyrë në fuqi në mesnatën e 5 majit. Nuk ka raportime të menjëhershme për viktima, nga përleshjet që kanë ndodhur më 6 maj. Sipas marrëveshjes së arriur në Astana të Kazakisntanit, në Siri do të krijohen 4 zona të sigurta. Zona më e madhe e sigurtë, do të krijohet në provincën Idlib. Tri zonat tjer do të ndërtohen në provincën Homs, në Ghouta, që është në lindje të Damaskut si dhe një zonë do të krijohet në kufi me Jordaninë. Marrëveshja që u arrit më 4 maj, përfshinë edhe ndaljen e luftimeve në mes të forcave qeveritare dhe grupeve opozitare brenda zonave të sigurta, lejimin e dërgimit të ndihmave humanitare dhe mjekësore, si dhe rikthimin e civilëve të zhvendosur. Sipas dokumentit të marrëveshjes, tri garantuesit e tij kanë thënë se do të vazhdojnë luftimet me grupin militant Shteti Islamik, me fronin Nusra dhe grupe të tjera terroriste, si në zonat e sigurta po ashtu dhe jashtë tyre.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministri turk do t'i prezantojë SHBA-së “prova të reja” për ekstradimin e Gulenit

Posted: 06 May 2017 05:05 AM PDT

Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Bekir Bozdag do të vizitojë të hënën SHBA-në, ku do të takohet me Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions. Bozdag pritet t'i prezantojë Sessions "prova të reja", në përpjekjen e Turqisë për ta ekstraduar klerikun turk, që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, pasi Ankaraja e fajëson atë se qëndron prapa grushtshtetit të dështuar të vitit të kaluar. Ministri turk do të kërkojë nga SHBA-ja arrestimin dhe më as ekstradimin e Fethullah Gulenit, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu. Gulen, i cili jeton në Pensilvani që prej vitit 1999, mohon se ka qenë i përfshirë në grushtetin e 15 korrikut. Pas grushtshtetit të dështuar, qeveria turke i dërgoi administratës amerikane dhjetëra dosje, duke pretenduar se janë prova për përfshirjen e Gulenit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fushata e Macronit thotë se ka qenë cak i një sulmi masiv kibernetik

Posted: 06 May 2017 04:58 AM PDT

Autoritetet zgjedhore në Francë kanë paralajmëruar masa kundër ripublikimit të informacioneve të vjedhura nga ekipi i fushatës, të kandidatit të qendrës për president të Francës, Emmanuel Macron.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bjellorusia kryen ekzekutimin e parë për këtë vit

Posted: 06 May 2017 03:50 AM PDT

Në Bjellorusi është ekzekutuar personi i parë në këtë vit, thonë raportet. Syarhey Vostrykau, i cili u gjet fajtor për përdhunim dhe vrasje, me gjasë është ekzekutuar muajin e kaluar, ka thënë qendra për të drejtat e njeriut në Bjellorus, Vyasna, në një raport të publikuar. "Përfaqësuesit e grupit të Aktivistët për të Drejtat e Njeriut dhe kundër dënimit me vdekje në Bjellorusi, kanë mësuar se Siahey Vostrykau është dënuar me vdekje. Nëna e tij ka pranuar një raport të rëndësishëm nga Gjykata rajonale e Homel", ka thënë qendra Vyasna. Gjykatësit në gjykatën rajonale të qytetit Homel, e kishin shpallur fajtor Vostrykau në maj të vitit të kaluar, për rrëmbim, përdhunim dhe vrasjen e dy grave më 2014 dhe 2015. Bjellorusia është vendi i vetëm në Ervopë që ende zbaton dënimin me vdekje. Ekzekutimet kryehen nga skuadrat e pushkatimit. "Vazhdimi i zbatimit të dënimit me vdekje bie ndesh me gadishmërinë e Bjellorusisë për t'u angazhuar me bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë edhe BE-në", ka thënë zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic. "BE i bën thirrje Bjellorusisë, vendit të vetëm në Evropë që ende aplikon ndëshkimin kapital, që të ndalë ndënimet e mbetura me vdekje dhe të vendos një moratorium mbi dënimin me vdekje si hap të parë drejt heqjes së këtij vendimi", ka thënë Kocijancic. Vitin e kaluar, Bjellorusia ka ekzekutuar 4 persona.        

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Estonia: Avioni me të cilin po udhëtonte Lavrov ka shkelur hapësirën tonë ajrore

Posted: 06 May 2017 03:37 AM PDT

Estonia ka thënë se avioni i pasagjerëve, me të cilin po udhëtonte ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov për në shtetin fqinj, Finlandë, ka shkelur hapësirën ajrore të Estonisë gjatë kësaj jave. Incidenti ka ndodhur më 3 maj dhe është rasti i parë në Estoni për shkeljen e hapësirës ajrore, si vend anëtarë i NATO-s. Vendet baltike, gjatë këtij viti kanë raportuar incidente të ngjajshme vitin e kaluar. Ministria e Jashtme ruse ka mohuar se ka bërë ndonjë keqbërje, duke thënë se avioni me të cilin po udhëtonte Lavrov ka ndjekur rrugën, për të cilin më herët kishte pasur pajtim dhe nuk ka marrë asnjë paralajmërim se ka hyrë në hapësirën ajrore të Estonisë. Por ushtria estoneze ka thënë se avioni nuk ka ndjekur asnjë plan të fluturimit dhe nuk ka bërë asnjë kontakt me radio. Mediat në Estoni kanë thënë se avioni i kompanisë ajrore Rossiya, për një kohë të shkurtër ka fluturuar mbi veriun e vendit, në afërsi të ishullit Vaindloo- një vend ky ku në të kaluarën, avionët rusë kanë shkelur hapësirën ajrore. Ministria e Jashtme e Estonisë i ka dërguar një letër për këtë incident ambasadës ruse në Talin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Moskë: Opozita mban tubim në 5 vjetorin e protestës në Sheshin Bolotnaya

Posted: 06 May 2017 03:29 AM PDT

Aktivistët opozitarë rusë janë duke mbajtur tubim për të shënuar 5 vjetorin e protestës së vitit 2012 në Sheshin Bolotnaya në Moskë. Autoritetet e Moskës kanë dhënë leje për mbajtjen e tubimeve opozitare në një pjesë të sheshit Sakharov, tubime që janë bashkë rganizuar nga Mikhail Shneider. Por autoritetet në Moskë kanë refuzuar që opozita të marshojë drejt Sheshit Bolotnaya. Një tjetër organizator i protestës, Aleksandr Ryklin, i ka thënë muajin e kaluar agjencisë Interfax, se rreth 10 mijë persona pritet të marrin pjesë në këtë tubim. Më 6 maj, 2012, dhjetëra mijëra rusë protestuan në Sheshin Bolotnaya në Moskë kundër rizgjedhjes së presidentit Vladimir Putin. Në atë kohë, protestuesit ishin përleshur me policinë. Në atë protestë ishin arrestuar rreth 700 persona dhe mbi 30 personave u ishte ngritur aktakuzë.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hetuesit francezë hedhin poshtë terrorizmin si shkaktar të rrëzimit të avionit të EgyptAir

Posted: 06 May 2017 03:22 AM PDT

Hetuesit francezë përjashtuan që terrorizmi të ketë qenë shkaktari i rrëzimit të avionit të EgyptAir vitin e kaluar, duke thënë se në mbetjet e viktimave franceze nuk kanë gjetur gjurmë eksplozivësh, raportuan mediat franceze. Egjipit ka thënë se avioni i EgypAir që u rrëzua në Detin Mesdhe në mes të Egjiptit dhe Kretës vitin e kaluar, ku u vranë 66 personat në bord, kishte shpërthyer në ajër. "Nuk ka mjete shpërthyese", në bordin e avionit sepse "nuk kemi gjetur gjurmë pluhur" dhe policia në mostrat e marra nga mbetjet e 8 nga 15 shtetasit francezë që u vranë, ka njoftuar një burim për AFP. Gjetjet "konfirmojmë teorinë që hetuesit francezë kanë pasur nga fillimi, se ky ishte aksident dhe jo një akt terrori", ka thënë ky burim për AFP. "Kjo përfundimisht mbyll derën për pretendimin për terrorizëm". Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për rrëzimin e këtij avioni, që ishte nisur nga Parisi për në Kajro.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni, vritet kryetari i Komunës së Bogovinës

Posted: 06 May 2017 03:09 AM PDT

Dy të vdekur është bilanci i incidentit të armatosur në Bogovinë të Tetovës, ku mbeti i vrarë kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi. Në qendrën klinike në Shkup ka ndërruar jetë edhe sulmuesi Qani A. Incidenti është konfirmuar nga sektori i punëve të brendshme në Tetovë, duke njoftuar se kryetari i komunës ishte qëlluar me gjashtë plumba në kokë nga sulmuesi, ish-punonjës i Komunës, në një lokal të Bogovinës. Pas ekzekutimit të kryetarit, sulmuesi kishte qëlluar edhe veten e tij me një plumb, për çka ishte dërguar në spitalin e Shkupit ku edhe ka vdekur. Shkaqet e këtij rasti tragjik po hetohen nga Prokuroria Publike e Tetovës, ndërsa jozyrtarisht spekulohet se vrasjes i ka paraprirë një zënkë verbale mes dy viktimave lidhur me një vend pune në Komunë. Hazbi Idrizi ishte kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim, i zgjedhur për kryetar të Bogovinës, një komunë rurale në rajonin e Tetovës. "BDI është tronditur thellë nga lajmi për vrasjen e anëtarit të familjes sonë dhe Kryetarit të Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi gjatë kryerjes së punës së tij zyrtare në shërbim të qytetarëve. Ftojmë institucionet të zbardhin motivet për këtë vrasje makabre e cila nuk ka qenë e provokuar në asnjë mënyrë", thuhet në reagimin e BDI-së. (REL)  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Talibanët afganë marrin nën kontroll një qark në afërsi të Kunduzit

Posted: 06 May 2017 02:35 AM PDT

Militantët talibanë kanë marrë nën kontroll një qark në afërsi të qyteti verior afgan të Kunduzit, kanë thënë zyrtarët. Zëdhënësi i policisë në Afganistan, Mahfouz Akbari, ka thënë se forcat e sigurisë janë tërhequr nga qarku Qala-i-Zal, në perëndim të Kunduzuit, pas 24 orësh luftime me talibanët. Në deklaratën e zëdhënësit të talibanëve, Zabihullah Majahid thuhet se kryengritësit kanë marrë nën kontroll selinë e policisë, ndërtesën e guvernatorit dhe të gjitha pikat e kontrollit të sigurisë. Ai ka thënë se disa zyrtarë policorë dhe ushtarë janë vrarë dhe plagosur.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Moskë: Mbi 30 të lënduar nga zjarri në një ndërtesë banimi

Posted: 06 May 2017 02:02 AM PDT

Mbi 30 persona janë lënduar, pasi një zjarr shpëtheu në një banesë 40 katëshe në jugperëndim të Moskës, kanë njoftuar agjencitë ruse, duke cituar burime të shëndetësisë. Njëmbëdhjetë persona janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor. "Në total, 31 persona, përfshirë 6 fëmijë, kanë kërkuar trajtim mjekësor. Nga ta, 11 persona janë dëguar në spital, përfshirë këtu 2 fëmijë", ka thënë një burim, duke shtuar se 20 persona e tjerë të lënduar po ashtu kanë marrë trajtim mjekësor. Zjarri në ndërtesën 40 katëshe, që nisi më 5 maj, u shua plotësisht pas 90 minutash. Një burim nga Ministria e Emergjencave, Drejtoria për Moskën, ka thënë se ekipet e shpëtimit kanë evakuuar 155 person. Ky incident vjen pasi më 22 mars, nga një zjarr i madh në një ndërtesë banimi në verilindje të Moskës, la të vdekur 2 persona dhe u lënduan 19 të tjerë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Anulohet konkursi, mjekët specialistë të papunë

Posted: 06 May 2017 01:31 AM PDT

Konkursi, nëpërmjet së cilit do të punësoheshin 220 mjekë specialistë, për të cilët Qeveria e Kosovës ka ndarë buxhet, është anuluar, me një vendim të Inspektoratit të punës, thonë në Ministrinë e Shëndetësisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Siri: Rinisin luftimet pas hyrjes në fuqi të armëpushimit

Posted: 06 May 2017 01:27 AM PDT

Forcat qeveritare siriane dhe rebelët kanë zhvilluar luftime më 6 maj, vetëm pak kohë pasi marrëveshja e armëpushimit për të krijuar "zonat e sigurta" në Siri, hyri në fuqi, kanë thënë grupet monitoruese. Marrëveshja e "zonave të sigurta" u arrit nga Rusia, Irani dhe Turqia. Avionët sirianë kanë sulmuar fshatin al-Zalakiyat që kontrollohet nga rebelët, ndërkaq forcat qeveritare kanë hedhur mortaja në qytetet Kafr Zita dhe Latamneh, ka thënë Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut. Kjo organizatë ka thënë se shpërthime të fuqishme kanë goditur zonën e Teir Malla, në veri të provincës Homs, pas hyrjes në fuqi të armëpushimit në mesnatën e 5 majit. Rifillimi i luftimeve ndodhi në kohën kur Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, bisedoi në telefon me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbi përpjekjet për të ulur dhunën në Siri dhe për të lëvizur drejt një zgjidhjeje politike për luftën 6-vjeçare siriane, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA-ja dhe Rusia do të nisin bisedime e nivelit të lartë për përmirësimin e raporteve

Posted: 06 May 2017 12:48 AM PDT

Bisedimet e nivelit të lartë në mes të diplomatëve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, që kanë për qëllim përmirësimin e raporteve, do të nisin javën e ardhshme, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit. Thomas Shannon, nënsekretari amerikan i shtetit për çështje politike, do të udhëtojë në Nju Jork më 8 maj, ku do të takohet me zëvendësministrin e Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, "për të diskutuar për një sërë çështjesh bilaterale", ka njoftuar DASH. Ky takim do të shënojë nisjen e dialogut, për të cilin, Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson dhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov u pajtuan muajin e kaluar në Moskë. Grupi punuese para takimit Shannon-Ryabkov është ngarkuar me punën e trajtimit të çështjeve më ngacmuase në marrëdhëniet SHBA-Rusi, të cilat pengojnë bashkëpunimin mes dyja shteteve për çështje të mëdha, si Siria dhe Ukraina. Tillerson ka thënë se grupi punues do të shikojë "çështjet më të vogla dhe të bëj përparim drejt stabilizimit të marrëdhënieve, në mënyrë që ne më pas të mund të merremi me probleme më serioze". Agjencia ruse e lajmeve, RIA Novosti, ka cituar Ryabkov të ketë thënë se takimi me Shannon do të mbulojë "pyetjet lidhur me funksionimin normal të përfaqësuesve tanë diplomatik në dy shtetet tona".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now