“Ja pse të konsumoni mollë i bën mirë shëndetit tuaj” plus 9 more Ferizaj Press |
- Ja pse të konsumoni mollë i bën mirë shëndetit tuaj
- Kujdes: Nëse gjuha ju duket kështu, ndoshta do të pësoni sulm në zemër apo do të keni kancer!
- Kaq thjesht mund ta largoni problemin me stomakun e fryrë (FOTO)
- Jeni duhanpirës? Ja ushqimet që pastrojnë organizmin nga nikotina
- Çaji i kamomilit, i dobishëm kundër kancerit
- Çfarë tregojnë dhimbjet e forta të ciklit
- Ja pse duhet të konsumoni ujë me kripë
- Sa gjatë duhet t’i mbani veshur pa i larë xhinset, sytjenat dhe brekët?
- Shtatë gjërat që nuk duhet të bëni përpara një operacioni
- Kujdes me kafenë para ushtrimeve fizike
| Ja pse të konsumoni mollë i bën mirë shëndetit tuaj Posted: 06 May 2017 06:30 AM PDT Një nga shprehjet më të njohura është që një mollë në ditë dhe mjeku do qëndrojë larg jush.Molla është një nga frutat më të konsumuar në botë dhe e ka origjinën nga Azia Qëndrore. Molla përmban sasi të madhe të Vitaminës A, Vitaminës B1, Vitaminës B2, Vitaminës B6 dhe acid folik. E ëmbël, por edhe e thartë, mollët konsiderohen si fruti që ndihmon për zhvillimin e sistemit imunitar. Gjithashtu, mollët përmbajnë sasi të vogël të mineraleve si kaliumi, fosfori, kalciumi dhe kaliumi. Kaliumi është kompetent i rëndësishëm i qelizave dhe lëngjeve trupore të trupit dhe ndihmon për të kontrolluar normën e zemrës dhe presionin e gjakut, shkruan Gazeta Mapo, trasnmeton lajmi.net. Por, për më shumë, kuptoni përmes kësaj liste 16 arsyet pse duhet të hani një mollë në ditë: Zvogëlon kolesterolin |
| Kujdes: Nëse gjuha ju duket kështu, ndoshta do të pësoni sulm në zemër apo do të keni kancer! Posted: 06 May 2017 06:27 AM PDT Nëse vëreni që ngjyra e gjuhës ka ndryshuar, mos e injoroni. Edhe pse ju dukeni krejtësisht mirë dhe i shëndetshëm, nuk do të thotë që çdo gjë është në rregull.Ndryshimi i ngjyrës mund të thotë që ju mungojnë vitaminat, por edhe ju tregon për shumë probleme të tjera, të cilat kërkojnë urgjentisht ndihmë mjekësore, transmeton Telegrafi. Gjuha e zezë Puçrrat në majë të gjuhës, ndonjëherë mund të marrin ngjyrë të zezë për shkak të grumbullimit të baktereve dhe kërpudhave. Gjithashtu, sipërfaqja e gjuhës mund të ndryshojë ngjyrën për shkak të ndonjë ushqimi, pijeje, duhani… Shkaktar i tyre shpesh është higjiena e keqe e gavrës së gojës. Kjo gjendje e gjuhës është e parrezikshme, por si pamje duket e keqe. Edhe ndonjë antibiotik apo ilaç tjetër, si për shembull, mjetet për shpëlarjen e gojës mund të jenë shkaktar i ngjyrës së zezë në gjuhë. Mund të jetë fjala edhe për dehidratimin e organizmit, i cili pi sasi tepër të mëdha të kafes. Kërkoni këshillë nga mjeku nëse kjo gjendje zgjat më shumë se dhjetë ditë. healthy-tongue.fw_ Gjuha e verdhë Si edhe gjuha e zezë, edhe ngjyra e zezë në gjuhë është rezultat i grumbullimit të baktereve. Veç kësaj, puçrrat mund të jenë përreth gojës tepër të thata, përkatësisht nëse trupit i mungon uji, nëse merrni frymë nëpërmjet gojës (në vend që të merrni nëpërmjet hundës), nëse temperatura e trupit është e ngritur, nëse nëpërmjet gjuhës kalon tepër tym duhani… Zgjidhja është t'i bëni higjienë të rregullt gavrës së gojës dhe vazhdimisht të pini ujë. Gjuha e bardhë Shkaktarët janë të shumtë. Mund të jetë fjala për dehidratimin, por edhe për infeksion oral. Kjo është sëmundje e gjëndrave të gavrës së gojës me ndonjë kërpudhë nga familja Candida, e cila më së shpeshti i sulmon njerëzit me imunitet të dobët. Njësoj mund të shfaqet te pacientët të cilët pinë antibiotikë të fuqishëm. Ngjyra e bardhë në gjuhë mund të shfaqet edhe tek leukoplakia – gjendje për shkak të së cilës krijohen njolla të bardha në gavrën e gojës. Fjala është për plagët të cilat ndonjëherë mund të paraqesin fillim të karcinomës, theksojnë ekspertët. |
| Kaq thjesht mund ta largoni problemin me stomakun e fryrë (FOTO) Posted: 06 May 2017 06:22 AM PDT Barku i fryrë është fenomen i shpeshtë, ndërsa vjen si pasojë e gazit të akumuluar në zorrë dhe stomak.Ajri në stomak është rezultat i punës së mikroorganizmave të mikroflorës të zorrëve – baktere e cila ndihmon në procesin e sistemit të tretjes. Aq më vështirë që e ka stomaku tretjen e ushqimit, aq më shumë gazra prodhohen. Megjithatë, Telegrafi ju sjell një mënyrë shumë të lehtë për ta hequr qafe fryrjen në bark, ndërsa njëkohësisht do ta ndihmoni stomakun tuaj ta kryejë punën e përditshme. Bëjini masazh kësaj pike, sepse ndihmon në reduktimin e formimit të gazrave dhe e liron stomakun. Vendosni katër gishta horizontalisht menjëherë mbi kërthizë (siç shihet në fotografi) dhe bëjini masazh asaj pike për dy-tre minuta në drejtim të kundërt me akrepat e orës. Nëse e keni bërë masazhin siç duhet, do të vëreni se niveli i pështymës në gojë ju është rritur dhe keni një shije pak më ndryshe. |
| Jeni duhanpirës? Ja ushqimet që pastrojnë organizmin nga nikotina Posted: 06 May 2017 06:16 AM PDT Ndonëse të gjithë i njohin efektet negative të duhanpirjes, ende ka nga ata që zgjedhin t'i bëjnë dëm vetes vetëm për të tymosur një cigare.Nikota e një cigareje të vetme qarkullon për rreth 8 orë në enët e gjakut dhe kërkon të paktën dyzet e dy deri në shtatëdhjetë e tetë orë të largohet nga sistemi juaj nëpërmjet metabolizmit. Nënproduktet e nikotinës, do të qëndrojnë në trupin tuaj për njëzet a tridhjetë ditë, por mendoni sa shumë kohë ju duhet për të eleminuar të gjithë nikotinën dhe katranin e të gjitha cigareve që tymosni në një ditë. Ndërkohë ju njohim me të gjitha ushqimet që përshpejtojnë procesin e eliminimit të nikotinës, toksinave dhe elementëve të tjerë të dëmshme. Portokall Vitamina C nxit eliminimin e nikotinës nga sistemi juaj. Kivi Pirja e duhanit ul nivelin e vitaminave A, C dhe E në trupin tuaj. Kivi ka shumë prej tyre dhe mund t'i zëvendësojë ato. Karrota Një efekt i dukshëm i pirjes së duhanit është dëmtimi i lëkurës. Karrota mund të riparojë lëkurën tuaj me vitaminat e saj (A, B, C dhe K). Brokoli ka dy vitamina të rëndësishme (B5 dhe C) që sigurojnë mbrojtje për mushkëritë. Ajo gjithashtu rrit metabolizmin. Spinaqi është i pasur në vitamina dhe acid folik që i siguron organizmit mbrojte dhe i jep një shije të keqë cigareve. |
| Çaji i kamomilit, i dobishëm kundër kancerit Posted: 06 May 2017 06:11 AM PDT Hulumtuesit në Universitetin e Ohios kanë zbuluar se një substancë që përmban kamomil, apigenina, mund ta ketë një efekt toksik mbi qelizat e kancerit.Testet e kryera tek minjtë kanë treguar se apigenina ka aftësinë për ta shkaktuar vdekjen e qelizave të kancerit dhe i bën ato më të ndjeshme për kimioterapi. Ajo i bllokon qelizat e kancerit, e ndalon përhapjen e tyre. Një gotë çaj kamomili në ditë ndihmon në mbrojtjen nga kanceri, theksojnë studiuesit. Apigenini përveç në çajin e kamomilit gjendet edhe tek majdanozi dhe tek selinoja. Prandaj ekspertët sugjerojnë që t'i kombinoni të gjitha këto në dietën tuaj të përditshme me qëllim të parandalimit të kancerit apo eliminimit të qelizave tashmë të krijuara. Por ata thonë se nuk duhet tepruar me pirjen e çajit të kamomilit pasi mjaftojnë dy filxhanë në ditë për ta arritur efektin e dëshiruar. |
| Çfarë tregojnë dhimbjet e forta të ciklit Posted: 06 May 2017 06:03 AM PDT Dhimbjet gjatë ciklit për shumë femra janë një vuajtje e vërtetë. Të njohura me emrin shkencor Dysmenorrohea, për disa ato mund të sjellin parehati e deri tek dhimbje të papërballueshme.Por këto dhimbje nuk janë vetëm diçka e përmuajshme që vijnë e ikin, në fakt ato mund të jenë tregues për diçka tjetër: Nivelin e dhimbjeve që një grua do të ketë gjatë lindjes. Po, sipas ekspertëve, dhimbjet e ciklit dhe ato të lindjes janë të lidhura me njëra – tjetrën. Por si? "Fazat e para të dhimbjeve të lindjes janë shumë të ngjashme me periodat", shpjegon Dr. Dasha Fielder për Mamamia. "Përjashtuar faktin se gjatë ciklit dhimbjet qëndrojnë njësoj, ndërsa në lindje ato bëhen gjithnjë e më të forta, e më të rënda, derisa fëmija të lindë". Mjekja shpjegon se lidhja specifike mes tyre është hapja e qafës së mitrës. Kur periodat e femrave janë më të rënda, ato kanë më shumë dhimbje për shkak se qafa e mitrës hapet me një centimetër, për t'i dhënë mundësinë trupit që të çlirohet. Ky proces është një prej faktorëve që shkakton dhimbje të forta. Kështu të gjitha ato që kanë dhimbje të lehta gjatë ciklit do ta kenë më të lehtë gjatë lindjes. Megjithatë gjatë lindjes, qafa e mitrës duhet të hapet mbi 9 centimetra, në mënyrë që bebja të lindë. "Dhimbjet gjatë lindjes janë thuajse njësoj me ato gjatë ciklit. E kam testuar tre herë me fëmijët e mi, por mund t'ju them si mjeke dhe si nënë që kjo është diçka mëse e vërtetë", shprehet ekspertja Fielder. Ajo thekson gjithashtu që kur gruaja është hapur rreth 7 centimetra, aty dhimbjet fillojnë të bëhen edhe më të rënda. |
| Ja pse duhet të konsumoni ujë me kripë Posted: 06 May 2017 05:59 AM PDT Përzierja e kripës dhe ujit për të bërë një pije është përdorur qindra vite më parë. Ky kombinim ka shumë përfitime shëndetësore që mund t'i ndihmojë shëndetit tuaj.Jonet pozitive dhe negative të ujit dhe kripës bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Shkencëtarët pajtohen me faktin se gota me ujë dhe kripë do të ndikojnë për mirë në trupin tuaj. Kjo pije e thjeshtë ndihmon trupin të rigjenerohet dhe të largojë helmet. India është ndër vendet ku përdorimi i ujit dhe kripës në mëngjes është një lloj tradite. Disa mund të besojnë se kjo përzierje rrit sasinë e kripës në gjakun tuaj por kjo nuk është një teori e saktë. Në qoftë se ju përdorni ujë të pastër dhe kripë deti, nuk do të keni asnjë problem, transmeton Klan Kosova. Kjo e ndihmon metabolizmin, sistemin imunitar dhe zvogëlimin e problemeve me çrregullime hormonale. Gjithashtu ka efekte të mira mbi venat për shkak që është e pasur me minerale dhe jone pozitive. Kur jonet pozitive dhe negative të takohen në ujin e kripur, krijohet një strukturë e re e dobishme për trupin tuaj. Më poshtë janë disa efekte pozitve të kësaj përzierje: Hidratimi Një nga nutricionistët më të mirë në botë ka spjeguar se është shumë e dobishme për hidratimin e trupit që të konsumoni ujë të kripur. Tretje Kjo përzierje përshpejton procesin e tretjes duke stimuluar enzimat. Nëse ju do të pini ujë të kripur çdo mëngjes, sistemi juaj i tretjes do të punojë më shpejt. Ju do të keni një metabolizëm të fort dhe të shëndetshëm. Pagjumësia Uji i kripur relakson sistemin tonë nervor dhe të zgjidh problemet me gjumin. Detoksifikimi Uji i kripur ka aftësi antibakteriale dhe ka aftësi që të largojë toksinat nga trupi. Kjo do të parandalojë edhe krijimin e baktereve dhe sëmundjeve të ndryshme nga to. Eshtra të shëndetshëm Është e dobishme për kockat sidomos për ata që vuajnë nga osteoporoza. Përfitimet në lëkurë Nëse keni provuar kremëra dhe losione të ndryshme të lëkurës, duhet ta provoni edhe këtë përzierje. Ju do të shihni se një gotë me ujë të kripur mund të largojë papastërtitë ngë lëkura juaj dhe ajo do të duket e shëndetshme dhe plot jetë. Humbje e peshës Kjo pije do të ndihmojë edhe në humbjen e peshës dhe do të mbushë trupin tuaj me minerale dhe kripëra të nevojshëm për organizmin. |
| Sa gjatë duhet t’i mbani veshur pa i larë xhinset, sytjenat dhe brekët? Posted: 06 May 2017 05:46 AM PDT Shpesh ndodh që një rrobë e lajmë shumë shpesh, ndërkaq tjetrën shumë rrallë. Asnjëri opsion nuk është i mirë.Më së miri është të gjendet mesatarja, përkatësisht koha optimale e bartjes, ndërkaq çdo rrobë ka afatin e tolerancës së kohës së larjes, transmeton Telegrafi. Për shembull, mos i bartni sytjenat më shumë se tri apo katër ditë, pizhamet lani pas dy apo tri, ndërkaq pantallonat pas çdo tri apo katër veshjeve. Çorapet dhe brekët patjetër duhet t'i ndërrojmë çdo ditë, për shkaqe të njohura. Njësoj vlen edhe për veshjet sportive, mirëpo shpesh bëjmë gabim edhe me këpucët. Atletet dhe këpucët duhet t'i lëmë një ditë në dollap, domethënë t'u japim pushim. Veç kësaj, pushim u duhet edhe shputave tuaja. Bartja e këpucëve të njëjta çdo ditë u bën presion të njëjtave pika në shputa, ndërkaq pasojat mund të jenë deformime serioze. Ja lista e gjërave dhe e periudhës kohore sesa bën t'i bartni: Sytjenat: tri deri katër bartje Brekët: një bartje. Çorapet: një bartje Veshjet sportive dhe rrobat e banjës: një bartje Xhinset: rekomandohet larja pas pesë deri në gjashtë bartje Fustanet: një deri në dy bartje Kanotiera (fanellat): një deri në dy bartje Getet: Një deri në dy bartje Pantallonat dhe fundet: tri deri në katër bartje Palltot: një herë në dy muaj bartjeje Pizhamet: tri deri në katër bartjeje |
| Shtatë gjërat që nuk duhet të bëni përpara një operacioni Posted: 06 May 2017 05:39 AM PDT Do t'i nënshtroheni së shpejti një operacioni kirurgjik? "Daily Mail" ka hartuar një listë sjelljesh dhe veprimesh, të cilat duhet t'i keni parasysh nëse do të bëni një ndërhyrje kirurgjikale.Autorët Oliver Warren, Dean Franklin, Charles Vincent, janë nisur nga një e dhënë: në Mbretërinë e Bashkuar, në Shërbimin Kombëtar të Shëndetit, në çdo dhjetë minuta anulohet një operacion – rreth 60 mijë në vit – pikërisht për shkak të faktit se pacientët nuk arrijnë të ndjekin instruksionet e mjekëve në fazën paraoperacionale. Ja lista: 1) Depilimi i këmbëve Gjatë depilimit të këmbëve ekziston mundësia e krijimit të prerjeve të vogla ose irritimeve. Dhe më e rëndësishmja: në këtë mënyrë mund të prishen 'barrierat' e lëkurës kundër baktereve, që mund ta infektojnë atë. Shumë persona mendojnë se i bëjnë favor kirurgut duke u depiluar përpara operacionit, por ja që nuk është kështu. Këshilla është që këmbët t'i lini ashtu. 2) Humbja e peshës në mënyrë të shpejtë Nëse humbni peshë shumë shpejt dhe sidomos nëse kjo nuk është këshilluar nga mjeku, ju do të filloni të humbni masën muskulore. Në fakt, trupi në këtë mënyrë do të dobësohej shumë. Këshilla është të ndaloni limitimin e kalorive pesë ditë përpara operacionit. 3) Hudhra dhe ilaçe Është e nevojshme ta informoni sa më shumë mjekun tuaj personal mbi ilaçet që merrni rregullisht (nëse i merrni), po ashtu edhe për produktet natyrale që konsumoni: hudhër, xhenxhefil etj., sepse disa prej tyre mund të rrisin rrezikun e gjakderdhjes. Ndër të tjera, është e nevojshme t'u kushtoni vëmendje indikacioneve mbi ilaçet që do të merrni. 4) Përtypja e çamçakëzit për t'i bërë ballë mosngrënies Problemi është që stomaku prodhon më shumë acid kur është në pritje. Pastaj, kur ju jeni nën anestezi, të gjitha valvulat e traktit gastrointestinal relaksohen dhe në këtë mënyrë ato kanë shumë mundësi të zbrazen nga acidi. Ndërkohë, nëse ai arrin në mushkëri, atëherë njeriu rrezikon vdekjen. Përgjithësisht mjekët këshillojnë që të mos hani për gjashtë orë përpara se të bëni operacion. 5) Bërja e manikyrit Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ne përdorim sensorë për të matur nivelin e oksigjenit në gjakun e pacientëve. Ata vendosen në gishta, ndaj manikyri duhet të hiqet përpara operacionit". Thonjtë duhen prerë të gjithë, sepse ata mund të mbajnë baktere. 6) Furça e dhëmbëve Është e këshillueshme që me vete të keni një furçë të dytë në rastin kur njëra mund të bjerë në dysheme. Kjo gjë ndihmon në reduktimin në minimum të rrezikut nga infeksionet. Gjithashtu, përdorni një furçë dhëmbësh totalisht të re pas operacionit. 7) Mos pini duhan Mos pini duhan, të paktën një ditë përpara operacionit. Madje, sa më herët ta ndaloni, aq më mirë është. Duhani shkatërron mushkëritë dhe mushkëritë e infektuara kanë më shumë gjasa për t'u infektuar, infeksionet pas operacionit janë më të zakonshme te duhanpirësit. Kjo për shkak se tymi është irritues dhe mund të shkaktojnë kollitje, që është veçanërisht e bezdisshme, kur ju sapo keni bërë një operacion. |
| Kujdes me kafenë para ushtrimeve fizike Posted: 06 May 2017 05:37 AM PDT Suplementet e ndryshme për shtimin e energjisë para fillimit të ushtrimeve fizike përdoren shpesh nga ata që merren me palestër.Mirëpo, konsumimi i kafesë para se të përdorni këto suplemente është një gjë që kurrsesi nuk duhet bërë, transmeton Indeksonline. Kafeina kur përzihet me suplementet për shtimin e energjisë mund të shkaktojnë simptoma të tilla si mundim, të vjella, plogështi, etj. Përpiquni që të konsumoni fruta apo perime të freskëta para aktivitetit fizik mirëpo shmangni kafenë. |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






