“Sondazhet: Liberali Moon fitues i zgjedhjeve presidenciale në Korenë Jugore” plus 19 more Radio Evropa e Lirë |
- Sondazhet: Liberali Moon fitues i zgjedhjeve presidenciale në Korenë Jugore
- Gjermani: Arrestohet ushtari i dytë për komplot të vrasjes
- Gjykata holandeze: Rusia qëllimisht e detyroi Yukos-in të falimentojë
- Mitrovica veriore: Shënohet Dita e Fitores mbi fashizmin, Gjuriqit i ndalohet pjesëmarrja
- Rusia mohon se një zyrtar i saj është ekzekutuar nga IS-i
- Mediat: SHBA-ja mund të dërgojë mijëra trupa në Afganistan
- Kosova feston Ditën e Evropës, pa liri të lëvizjes
- Kosova feston Ditën e Evropës, pa liri të lëvizjes
- I shtohet dënimi një shtetasi Çek që u përpoq të bashkohej me IS-in
- Shtohen presionet mbi LDK-në për ratifikimin e demarkacionit
- Rasti i Kumanovës - shkaqet e konfliktit mbeten enigmë
- Rusia shënon Ditën e Fitores, Putin dërgon porosi për perëndimin
- UNHCR: Të paktën 250 të zhdukur në Detin Mesdhe
- IS-i publikon “pamje duke i prerë kokën një zyrtari rus”
- Kosova pa karton të gjelbër, qytetarët paguajnë shtrenjtë për udhëtim në BE
- Gazeta Zyrtare publikon vendimin për zgjedhjen e kryeparlamentarit Talat Xhaferi
- Guvernatori i krishterë i Xhakartës dënohet për blasfemi
- Bill Clinton do të sjellë novelën e parë
- Rihapet stacioni i trenit në Paris pas alarmit të sigurisë
- De Mistura rinis bisedimet për paqe në Siri
| Sondazhet: Liberali Moon fitues i zgjedhjeve presidenciale në Korenë Jugore Posted: 09 May 2017 08:49 AM PDT Kandidati liberal Moon Jae-in po udhëheqë drejt fitores në zgjedhjet presidenciale të Koresë Jugore, më 9 maj, sipas sondazheve (exit poll) që parasheh se ish-avokati për të drejtat e njeriut ka marrë 41.4 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme që pasuan skandalin e korrupsionit që detyroi të dorëhiqet ish-liderja e vendit. Dy sfiduesit kryesorë duket se kanë pranuar humbjen bazuar në "exit poll" të publikuar pak kohë pas mbylljes së vendvotimeve, derisa Moon u zotua të përfaqësonte të gjith qytetarët e vendit. "Do të jem president i të gjithë koreano jugorëve", iu tha ai mbështetësve në Sheshin Gëanghëamun të Seulit, një vend I njohur për protesta masive të turmave që kërkuan dorëheqjen e atëbotë, Presidentes Park Geun-Hye, e akuzuar për skandalin e korrupsionit masiv. Sondazhet tregojnë se sfiduesi më i afrt me Moon, konservatori Hong Joon-pyo ka marrë 23.3 për qind të votave në zgjedhjet që u zhvilluan në kohën e një paqartësie ekonomike dhe të tensioneve të rritura me Korenë Veriore. "Nëse exit pollet janë të vërteta unë do ta pranoj rezultatin dhe i kënaqur me faktin se Partia e Lirisë e Koresë do të rikthehet" tha Hong, një ish prokuror përpara anëtarëve të partisë së tij. Kundër kandidati tjetër kryesor Ahn Cheol-soo mori 21.1 për qind të votave bazuar në exit polls. "Me respekt do ta pranoj zgjedhjen e qytetarëve", tha Ahn. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Gjermani: Arrestohet ushtari i dytë për komplot të vrasjes Posted: 09 May 2017 08:26 AM PDT Autoritetet gjermane thonë se një ushtar tjetër është arrestuar me dyshimin për përfshirje në komplotin e të djathtës ekstreme për të vrarë politikanë duke fajësuar për vrasje azil kërkuesit. Prokurorët federalë thanë, më 9 maj, se i dyshuari 27 vjear, i identifikuar si Maximilian T., u arrestua në qytetin Kehl në Gjermaninë jugperëndimore me akuzat për përrgatitje të akteve të dhunës. Ai ishte i vendosur në të njëjtën bazë në afësri të Strasbourg-ut sikur edhe ushtari tjetër i dyshuar për komplot, Franco Albrecht, i cili u arrestua më 26 prill. Prokurorët thonë se ata kanë planifikuar të kryejnë sulme ndaj politikanëve që mbështesin pranimin e refugjatëve, përfshirë edhe ish-presidentin gjerman, Joachim Gauck dhe ministrin e drejtësisë Heiko Maas. Së bashku me një tjetër të dyshuar, një student 24 vjear të identifikuar si Mathias F., ata kanë shpresuar që vrasjet "do të shihen nga popullata si një akt radikal terrorist islamik të kryer nga një refugjat i njohur", tha prokuroria në një komunikatë. Në këtë rrafsh, Albrecht krijoi një identitet të rremë si një refugjat sirian dhe e regjistroi veten si një pranues azili, thanë prokurorët. Rasti, të cilin autoritetet e cilësuan si "shumë të çuditshëm" ka ngjallur shqetësime për ekstremizmin e të djathtës ekstreme në ushtrinë gjermane, megjithëse shefi i stafit të Bundeswehr-it Volker Wieker ka thënë se nuk ka shenja se pikëpamje të tilla janë të përhapura në forcat e armatosura. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Gjykata holandeze: Rusia qëllimisht e detyroi Yukos-in të falimentojë Posted: 09 May 2017 07:32 AM PDT Një Gjykatë e apelit në Holandë ka vendosur se Rusia qëllimisht e detyroi kompaninë e naftës Yukos të falimentojë duke i kërkuar që të paguaj fatura të larta të taksave, zhvillimi i fundit në betejën e zgjatur rreth pasurisë së kompanisë së shuar. Vendimi i Gjykatës së Apelit në Amsterdam, më 9 maj, thotë se ligji holandez nuk mund të pranojë falimentimin e Yukos më 2006, që u shkatërrua pasi pronari i saj, Mikhail Khodorkovsky, u arrestua me akuzën të cilën ai e cilësoi të motivuar politikisht. Yukos iu shit kompanive në pronësi shtetërore, përfshirë edhe Rosnef, një nga kompanitë më të mëdha të energjisë në botë. Në vendimin e gjykatës, më 9 maj, thuhet se likuidatori i emëruar për shitjen e pasurive të Yukos-itnë vitin 2007, nuk kishte të drejtë të shiste aksionet e Yukos Finance BV, një degë holandeze e kompanisë së naftës. Ish drejtuesi i Yukos, Steve Theede, than ë një deklaratë se vendimi i Gjykatës në Amsterdam "ekspozoi masën për të cilën Federata Ruse do të manipulojë procesin ligjor dhe të injorojë sundimin e ligjit". Kremlini e ka mohuar për një kohë të gjatë se ndjekja penale e Khodorkovskit kishte motive politike. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mitrovica veriore: Shënohet Dita e Fitores mbi fashizmin, Gjuriqit i ndalohet pjesëmarrja Posted: 09 May 2017 06:27 AM PDT Dita e fitores mbi fashizmin është shënuar të martën në Mitrovicën e veriut, nën organizimin e Organeve të Përkohshme të Komunës së Mitrovicës së Kosovës, që funksionon në kuadër të sistemit të Serbisë. Rruga kryesore e Mitrovicës së Veriut, përgjatë zonës së këmbësorëve në afërsi të urës kryesore në Ibër, ishtedekoruar me flamuj të Serbisë dhe të Federatës Ruse, ndërkohë që përmes ekraneve të mëdha janë transmetuar drejtpërdrejt manifestimet në Moskë dhe në Serbi, në kujtim të Ditës së fitores mbi fashizmin, njoftoi bashkëpunëtorja e Radios Evropa e Lirë,Shërbimi për Ballkanin, nga Mitrovica. Në një ceremoni të organizuar në qytet ishte paraparë të marrë pjesë edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, por organizatorët thanë se Qeveria në Prishtinë 'nuk ia ka lejuar hyrjen në Kosovë'. Kryetari i Mitrovicës së Veriut. Goran Rakiq, e cilësoi si "shkelje të lirisë së lëvizjes" moslejimin e hyrjes në Kosovë të zotit Gjuriq. "Në ditën kur po shënohet fitorja mbi fashizmin dhe kur Evropa e Lirë zbaton parimet e demokracisë modern, i ndalohet liria e lëvizjes drejtorit të zyrës për Kosovë dhe Metohi", tha Rakiq, duke e cilësuar këtë hap të "Prishtinës zyrtare në kundërshtim me parimet e së drejtës dhe lirisë dhe paraqet një akt fashist, dhe në këtë rast është përjashtim". Në një ceremoni ndërkohë janë vendosur kurora lulesh luftëtarëve të rënë në Luftën e Dytë Botërore. Ndërkaq në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Mitrovicës,në veri, është organizuar një ekspozitë e punimeve nën moton " Kosova dhe Metohia në Luftën e Dytë Botërore, 70 vjet pas" This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rusia mohon se një zyrtar i saj është ekzekutuar nga IS-i Posted: 09 May 2017 06:06 AM PDT Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka mohuar, të martën, se një zyrtar rus është kapur dhe ekzekutuar nga grupi militant Shteti Islamik në Siri, kanë njoftuar agjencitë ruse të lajmeve, transmeton Reuters. Organizata Monitoruese SITE, me seli në SHBA, njoftoi të martën se grupi militant Shteti Islamik, ka publikuar një video në të cilën shfaq një burrë me kokë të prerë, që e përshkruan si zyrtar të inteligjencës ruse, i kapur në Siri. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mediat: SHBA-ja mund të dërgojë mijëra trupa në Afganistan Posted: 09 May 2017 05:54 AM PDT Zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Donald trump dhe të ushtrisë së SHBA-së kanë rekomanduar dërgimin e të paktën 3000 trupave shtesë të SHBA-së në Afganistan për të luftuar militantët Talibanë, njoftuan mediat amerikane. Trupat shtesë do t'u mundësojnë këshilltarëve të SHBA-së të punojnë me një numër më të madh të forcave afgane dhe më afër linjave të frontit, ka cituar New York Times fjalët e zyrtarëve në një raport të 8 Majit. Anëtarëve të tjerë të NATO-s gjithashtu do t'u kërkohet që të dërgojnë trupa të tjera, shkruan Washington Post. Rreth 13.000 trupa të NATO-s aktualisht janë në Afganistan, përfshirë edhe 8.400 amerikanë. Rekomandimi duhet të miratohet nga Trump i cili, sipas shkrimeve, pritet që të marrë vendimin përpara Samitit të NATO-s më 25 Maj. Në muajin shkurt, komandanti i SHBA-së në Afganistan, gjenerali John Nicholson, i tha Kongresit se "kishte mungesë prej disa mijëra" trupash dhe se një numër më i madh i personelit do të mundësonte ushtrinë e SHBA-së që të këshillojë ushtrinë afgane më me efektivitet. Forcat e udhëhequra nga SHBA-ja larguan Talibanët nga pushteti, pas sulmeve që u kryen në SHBA në shtator të vitit 2001 nga Al-Kaida, liderët e të cilës u strehuan nga grupi militant në Afganistan. Talibanët janë ringjallur në vitet e fundit dhe kontrollojnë pjesë të mëdha të vendit. Operacionet luftarake të SHBA-së në Afganistan zyrtarisht kanë përfunduar më 2014, por forcat special kanë vazhduar të ofrojnë mbështetje për forcat afgane. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kosova feston Ditën e Evropës, pa liri të lëvizjes Posted: 09 May 2017 05:39 AM PDT Dita e Evropës, nuk i bën qytetarët e Kosovës që të ndjehen evropianë. Të lënë në izolim dhe të vetmit pa liberalizim të vizave, qytetarët e Kosovës fajësojnë si faktorin vendas ashtu edhe atë ndërkombëtar, për getoizimin e vendit. Duke i lënë anash zhvillimet politike dhe kushtëzimet e ratifikimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi si kusht për heqjen e vizave, qytetarët e anketuar kërkojnë që t'u gjendet zgjidhje, në mënyrë që premtimet për integrime evropiane, liberalizim të vizave dhe një Kosovë evropiane, të zbatohen në praktikë dhe të mos mbeten vetëm në retorikën politike. Të anketuar për Radion Evropa e Lirë, disa studentë flasin se sa ndjehen evropianë. Gresa Shabani studion marketing në Universitetin e Prishtinës. Ajo thotë se ndjehet e izoluar në shtetin më të ri të Evropës. "Unë nuk ndjehem evropiane, sepse nuk jemi pjesë e Evropës. Na pengon izolimi, mos lëvizja e lirë. Ne atë po e pretendojmë që të jemi të lirë në lëvizje. Do të mund të shkëmbenim njohuri, kultura e gjëra të tjera me të rinjtë e vendeve të Evropës", ka thënë Gresa Shabani. Më shumë as më pak evropian, nuk ndihet as Liburn Fejza, po ashtu student. "Nuk ndjehem evropian. Përpos që gjendemi veç si shtet në Evropë. Jemi të izoluar dhe na duhen viza për gati krejt vendet tjera në Evropë", ka thënë Liburn Fejza. Derisa Besian Haklaj, thotë se për shkak të mungesës së lëvizjes së lirë, ai asnjëherë nuk ka vizituar ndonjë vend të Bashkimit Evropian. "Evropian është vështirë të ndihesh në Kosovë. Prishtina ka elemente evropiane si qytet, nëse krahasohet me qytezën prej nga vi unë, Deçanin". "Por unë nuk kam vizituar asnjëherë vendet e Bashkimit Evropian. Arsyeja ka qenë viza. Unë jam student dhe nuk punoj. Andaj edhe me marrë vizë është problem", ka thënë Besiani. Kurse Kristian Saliqolaj, student në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, tha për Radion Evropa e Lirë se liberalizimi i vizave sidomos për të rinjtë do të ishte me dobi shumë të madhe. "Liberalizimi i vizave do të ishte një dobi për neve. Do të na shërbente të zbulojmë kultura evropiane, shkëmbim kulturash e tjera. Si të rinj që jemi, na duhet lëvizja e lirë. Tash ndihem i izoluar . Nuk kemi qasje me Evropën", ka thënë Kristian Saliqolaj. Edhe Bekim Morina, student në Fakultetit Ekonomik thotë se një kosovar ndihet i izoluar dhe i ofenduar. "Nuk ndihem Evropian. Ka shumë evropianë në Kosovë, e ne jemi të izoluar. Unë asnjëherë nuk kam vizituar vendet e Bashkimit Evropian. E gjithë kjo për shkak të mungesës së lëvizjes së lirë". "Nuk kam tentu as me marrë vizë vitet e fundit pasi gjithmonë jam refuzuar", ka thënë Bekimi. Sidoqoftë, rruga deri te anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian, vlerësohet të jetë ende shumë e gjatë. Kurse lëvizja e lirë përmes liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, mbetet ende e kushtëzuar me një marrëveshje politike ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për demarkacionin e kufirit, të cilën autoritetet e Kosovës nuk po arrijnë ta miratojnë dhe zbatojnë. (REL) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kosova feston Ditën e Evropës, pa liri të lëvizjes Posted: 09 May 2017 04:56 AM PDT Dita e Evropës, nuk i bën qytetarët e Kosovës që të ndjehen evropianë. Të lënë në izolim dhe të vetmit pa liberalizim të vizave, qytetarët e Kosovës fajësojnë si faktorin vendas ashtu edhe atë ndërkombëtar, për getoizimin e vendit. Duke i lënë anash zhvillimet politike dhe kushtëzimet e ratifikimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi si kusht për heqjen e vizave, qytetarët e anketuar kërkojnë që t'u gjendet zgjidhje, në mënyrë që premtimet për integrime evropiane, liberalizim të vizave dhe një Kosovë evropiane, të zbatohen në praktikë dhe të mos mbeten vetëm në retorikën politike. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| I shtohet dënimi një shtetasi Çek që u përpoq të bashkohej me IS-in Posted: 09 May 2017 04:30 AM PDT Një gjykatë e apelit në Pragë i ka rritur një dënim me burg në gjashtë vjet një shtetas çek, të dënuar për përpjekje që të bashkohet me grupin militant Shteti Islamik në Siri. Gjykata rajonale në qytetin perëndimor Plzen e dënoi Jan Silovskyn me tre vjet e tre muaj burg, në shkurt, dhe e urdhëroi që t'i nënshtrohet trajtimit psikiatrik, shkruan AP. Silovsky, 22 vjeçar, pranoi fajësinë dhe shprehu keqardhje, por apeloi. Gjykata e lartë në Pragë mbështeti vendimin dhe ia shtoi dënimin me kërkesën e prokurorit. Vendimi, i së martës, është përfundimtar. Silovsky është shtetasi i parë Çek I dënuar për një krim të tillë. Ai u arrestua vitin e kaluar në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit në Turqi dhe u kthye prapa në Republikën Çeke nga autoritetet turke. Gjatë gjykimit ai tha se u konvertua në Islam katër vjet më parë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Shtohen presionet mbi LDK-në për ratifikimin e demarkacionit Posted: 09 May 2017 04:08 AM PDT Lidhja Demokratike e Kosovës besohet ta ketë çelësin në duar për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Kryeministri Isa Mustafa, i cili është edhe kryetar i Lidhjes Demokratike, ka ftuar në mbështetje për t'i bindur deputetët e partisë së tij, edhe ambasadorin amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, si dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, Natalia Apostolova. Të dy zyrtarët ndërkombëtar kanë zhvilluar të martën një takim me kryeministrin Mustafa dhe deputetët e LDK-së. Pas takimit, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri tha se LDK megjithatë do të jetë unike në votimin për demarkacionin. Sipas tij, vota e LDK-së do të jetë, për demarkacionin. "Po ua konfirmoj që LDK-ja, kur t'i vjen radha demarkacionit, do të jetë unike. LDK-ja do të jetë shumë më unike sesa partitë tjera që thonë se i kanë votat", ka thënë Beqiri. Ndërkohë, Ambasada Amerikane i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që ta ratifikojë demarkacionin, pa vonesa të reja. Megjithatë, është një grup prej 17 deputetëve të LDK-së e ka kushtëzuar votën për ratifikimin e demarkacionit me kërkesën që marrëveshja aktuale të rishikohet pas një afati kohor prej dy viteve. Këtë kompromis, ky grup i deputetëve e ka ofruar për të mundësuar vendimin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës. Por, një praktikë e tillë e ratifikimit të kushtëzuar të një marrëveshje ndërkombëtare, nuk ishte mbështetur nga kryeministri Isa Mustafa. Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës i ka shtuar presionet mbi kryeministrin Isa Mustafa që të dërgoj Marrëveshjen për demarkacionin në Kuvend ku do të shihet nëse e ka apo jo mbështetjen e deputetëve për ratifikim. Varësisht mbështetjes që do ta ketë qeveria për demarkacionin, si kushti i fundit për liberalizimin e vizave, PDK ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapat vijues, përkatësisht, do të vendos nëse do të shkojë në drejtim të prishjes së koalicionit apo vazhdimit të tij deri në fund të mandatit kushtetues. Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, i tha Radios Evropa e Lirë se bllokimi i vendimmarrjes në institucione nuk mund të tolerohet pafundësisht. Por, vendimin përfundimtar të PDK-së, ai tha se do ta marrin strukturat e partisë. "Ajo që ne jemi për, është që vendi të zhbllokohet dhe të ecë përpara me çdo çmim. Por, nuk jemi të gatshëm që pafundësisht të mbetemi peng i kalkulimeve politike dhe i mosmarrjes së vendimeve", ka thënë Pajaziti. Për ratifikimin e demarkacionit kërkohen 80 vota të deputetëve. Në anën tjetër, opozita ka në duar mocionin me nënshkrimet e 42 deputetëve për rrëzimin e qeverisë. Votimi i këtij mocioni, pritet të ndodhë të mërkurën, më 10 maj. Për shkarkimin e qeverisë, nevojiten 61 vota të deputetëve. Sa i përket këtij mocioni, Ismet Beqiri ka deklaruar se asnjë deputet i LDK-së nuk do të votoj për shkarkimin e qeverisë. "Unë mund t'ju siguroj, dhe është shumë e qartë, që LDK-ja nuk ka votë kundër qeverisë. Asnjë votë nuk e ka për mocionin e tillë", ka deklaruar Beqiri. Në qoftë se opozita i siguron votat, qeveria do të shkarkohej, dhe me gjasë Kosova do të shkonte në zgjedhje të parakohshme. Kurse në rast se dështon mocioni, atëherë pritet që qeveria ta procedojë për ratifikim në Kuvend, marrëveshjen për demarkacionin. (REL) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rasti i Kumanovës - shkaqet e konfliktit mbeten enigmë Posted: 09 May 2017 03:50 AM PDT Edhe dy vjet pas ngjarjeve të 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë, mbeten enigmat se çfarë në të vërtetë ndodhi në këtë zonë urbane të këtij qyteti, ku nga luftimet e ashpra mes forcave policore dhe një grupi të armatosur që prezantohej si Ushtria Çlirimtare Kombëtare mbeten të vrarë 18 persona, 8 policë dhe 10 anëtarë të grupit të armatosur. Një numër prej 37 personash u arrestuan, shumica shtetas të Kosovës, të cilët po gjykohen për terrorizëm. Drejtuesit e grupit, tashmë të vrarë, por edhe ata që po gjykohen, në dëshmitë e tyre kanë thënë se qëllimi i tyre nuk ka qenë nxitja e ndonjë konflikti të armatosur, por tërheqja e vërejtjes institucioneve shtetërore për mos realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Lideri i Lidhjes Social-Demokrate Zoran Zaev, kandidat për kryeministër disa herë ka premtuar se do të angazhohet për zbardhjen e plotë të asaj që ka ndodhur në këtë lagje të Kumanovës të banuar me popullatë shqiptare e që rrezikonte përfshirjen e Maqedonisë në një konflikt të rëndë ndëretnik. Por, nga ana tjetër, VMRO DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit e cila akuzohet për përfshirjen e strukturave të saj në këtë incident të armatosur ka akuzuar LSDM-në për siç thuhet mbajtjen e anës së atyre që kishin sulmuar vendin. "Oliver Spasovski, ish Ministër i Punëve të Brendshme dhe Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së, në vend se të brengoset për ata që po viktimizoheshin për Maqedoninë, ata shkuan dhe u fotografuan në vendin ku u vranë heronjtë maqedonas", ka deklaruar Orce Gjeorgjievski nga VMRO DPMNE-ja. Avokati Naser Raufi, beson se elementë të shërbimeve të caktuara sekrete janë infiltruar dhe kanë nxitur konfliktin e armatosur për shpërqendrimin e vëmendjes nga afera e përgjimeve që po trondiste Maqedonisë. "Mendoj se me dëshmitë edhe të personave tjerë që i kemi propozuar do të dëshmojmë se këta ta akuzuar janë sakrificë e skenarit të huaj, janë të manipuluar. Kauza kombëtare ka qenë i vetmi motiv për ardhjen e tyre këtu, s'ka asnjë motiv tjetër, prandaj mendoj se nuk mund të flitet për akuzën e terrorizmit", thotë Raufi. Edhe avokatja Artene Iseni, vlerëson se në këtë rast ka gisht politika dhe se kjo sipas saj është vërtetuar nga dëshmitë e të arrestuarve gjatë 50 seancave gjyqësore që janë zhvilluar deri më tani. "Në bazë të këtyre deklaratave ekziston dyshimi i bazuar, prezumimi i fajësisë së shumë personave përgjegjës të institucioneve të cilët duhet të vijnë dhe të shfajësohen apo edhe të fajësohen apo të dëshmohet fajësia e tyre qoftë për veprim apo mosveprim në këtë rast", thotë Iseni. Në mesin e të vrarëve janë edhe dy ish komandantë të njohur të Ushtrive Çlirimtare në Kosovë e Maqedoni, Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj. Ata sipas dëshmive të prezantuara nga pala mbrojtëse e të arrestuarve të tjerë, janë ekzekutuar nga policia pas dorëzimit edhe pse autopsia e bërë në Shkup kishte dëshmuar të kundërtën. Avokati Naser Raufi, disa herë ka përsëritur qëndrimin se ata janë ekzekutuar për të mos u zbuluar motivet kryesore të ngjarjeve në Kumanovë si dhe përfshirjen e shërbimit sekret në këtë rast. Nga Ministria e brendshme veprën e kishin cilësuar si terrorizëm dhe agresion nga jashtë. Nga ana tjetër, lagja e Trimave e cila para dy viteve ishte bërë arenë e luftimeve të ashpra, i është kthyer normalitetit, por banorët ende jetojnë me trauma të cilët besojnë se vështirë do të hiqen nga memoria e tyre. "Fëmijët kanë pasoja dhe vazhdimisht përmendin atë që kanë ndodhur këtu pasi shumë prej tyre kanë qenë këtu dhe më sytë e vet kanë parë atë që ka ndodhur. Kanë pasoja, kanë trauma edhe unë kam qenë këtu për 14 orë dhe normal se edhe unë kam trauma e lëre më fëmijët të cilët asnjëherë nuk do ta harrojnë atë që na ka ndodhur", thotë një banor i Lagjes së Trimave. Nga luftimet e dyditore në këtë lagje të Kumanovës ishin dëmtuar apo shkatërruar dhjetëra shtëpi e prona tjera të banorëve të cilat janë rindërtuar me ndihma të shumta dhe fonde të akorduara nga qeveria. (REL) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rusia shënon Ditën e Fitores, Putin dërgon porosi për perëndimin Posted: 09 May 2017 03:44 AM PDT Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shfrytëzoi një fjalim në një paradë ushtarake, në përkujtim të fitores së aleatëve mbi Gjermaninë Naziste, të bëjë trysni mbi vendet perëndimore që të rreshtohen përkrah qasjes së Moskës në luftimin e terrorizmit ndërkombëtar, duke thënë se ishte përçarja që i mundësoi forcave të Adolf Hitlerit të tërbohen gjithandej Evropës dhe të kërcënojnë planetin. Duke folur në paradën në Sheshin e Kuq, më 9 Maj, ditë kjo të cilën Rusia e kremton me pompozitet të madh si një Ditë të Fitores, Putin tha se Bashkimi Sovjetik meriton mirënjohjen më të madhe për mundjen e Nazistëve në vitin 1945 dhe se pasiguria në botë sot kërkon që Rusia të forcojë ushtrinë e saj. "Tragjedia monstruoze" e Luftës së Dytë Botërore nuk u parandalua "para së gjithash për shkak se ideologjia kriminale e superioritetit racor u mundësua të bëhet, për shkak të mos unitetit në vendet udhëheqëse të botës", tha Putin në fjalën e tij, që u transmetua drejtpërdrejt në televizionin shtetëror. Gjermania Naziste "bëri goditjet më të forta mbi Bashkimin Sovjetik…por nuk kishte, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjëherë një forcë që do ta nënshtrojë popullin tonë". "Nuk do ta harrojmë kurrë se saktësisht ishin baballarët tanë, gjyshërit dhe stërgjyshërit të cilët arritën të sjellin lirinë në Evropë dhe paqen e shumëpritur në planet", tha ai, duke përmendur pak ose aspak kontributin e SHBA-së, Britanisë dhe të aleatëve të tjerë perëndimorë në fitoren ndaj Gjermanisë. "Jeta kërkon që forcat tona të armatosura të forcohen edhe më shumë që të jetë të afta të luftojnë kundër terrorizmit, ekstremizmit dhe neo-nazizmit", tha Putin. "Forcat e Armatosura të Federatës Ruse janë të afta të përballen me çdo lloj sfide – por për ta luftuar terrorizmin, është i nevojshëm konsolidimi i gjithë bashkësisë ndërkombëtare". Putin, që gjendet në pushtet si kryeministër ose president që prej vitit 1999, i ka akuzuar shumë shpesh SHBA-në dhe vendet e tjera perëndimore për zbatimin e standardeve të dyfishta në përpjekjet e tyre që të luftojnë terrorizmin dhe madje në disa raste edhe për, siç është thënë, përzierje me militantët me qëllim që të dobësojnë Rusinë. Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera i kanë kundërshtuar me forcë këto akuza. Parada në Sheshin e Kuq, me trupat që marshuan dhe me paraqitjen e armatimit të rëndë në hapësirën me kalldrëm jashtë Kremlinit, ishte thelbi i festimeve masive të organizuara nga shteti në mbarë vendin. Avionët luftarakë nuk fluturuan mbi Moskë, për shkak të shqetësimeve rreth motit të lagësht, që vazhdoi përkundër përpjekjeve të kushtueshme për të shpërndarë retë. Rreth 27 milionë ushtarë sovjetik dhe qytetarë janë vrarë në Luftën e Dytë Botërore dhe disfata e nazistëve në vitin 1945 shihet me krenari të madhe nga miliona vetë në Rusi, ku pak familje kanë mbetur të paprekura nga lufta. Tradicionalisht Putini shfrytëzon adresimin e tij në paradën e Ditës së Fitores, për të të bërë thirrje për unitet brenda Rusisë dhe për bashkëpunim më të ngushtë ndërkombëtar kundër terrorizmit, shpeshherë në mënyrë implicite ose të tërthortë për të kritikuar perëndimin. Kritikët e Kremlinit thonë se qeveria e Putinit përdor festimet që të ushqejë patriotizmin dhe të dërgojë sinjale gjeopolitike por pak i kushton vëmendje nevojave të veteranëve të moshuar. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| UNHCR: Të paktën 250 të zhdukur në Detin Mesdhe Posted: 09 May 2017 03:11 AM PDT Agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se afro 250 njerëz janë zhdukur dhe dyshohet të kenë vdekur, pas fundosjes së dy anijeve në Detin Mesdhe në ditët e fundit. UNHCR thotë se një nga agjencitë partnere të saj, International Medical Corps, ka njoftuar për përmbytjen e një anijeje në bregun e Libisë, të dielën, me ç'rast 163 njerëz janë zhdukur dhe dyshohet të kenë vdekur. Agjencia e OKB-së tha se një grua dhe gjashtë burra janë shpëtuar nga rojet bregdetare të Libisë. njofton Reuters. Agjencia tha se afro 82 persona të tjerë janë zhdukur dhe druhet se kanë vdekur pasi një gomone me 132 veta u fundos pas disa orë lundrimi. Rreth 50 të mbijetuar u shpëtuan dhe u dërguan në Pozzallo të Sicilisë. Përgjithësisht, UNHCR tha, të martën, se më shumë se 1300 njerëz janë zhdukur dhe besohet të kenë vdekur në përpjekje për të kaluar Detin Mesdhe nga Afrika Veriore drejt Italisë, gjatë këtij viti. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| IS-i publikon “pamje duke i prerë kokën një zyrtari rus” Posted: 09 May 2017 02:48 AM PDT Grupi militant Shteti Islamik ka lëshuar një video që tregon një burrë me kokë të prerë. Grupi e përshkruan viktimën si zyrtar të inteligjencës ruse, i kapur në Siri. Organizata Monitoruese SITE, me seli në SHBA, tha se videoja në gjuhën ruse e tregon burrin të veshur në të zeza, të gjunjëzuar në një shkretëtirë dhe duke u bërë thirrje agjentëve rusë të dorëzohen. Një burrë me mjekër, më vonë, i pret kokën me thikë zyrtarit të dyshuar të inteligjencës, të identifikuar si kolonel Yevgeny Petrenko. Identiteti i viktimës dhe vërtetësia e videos nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur. Rusia ka qenë aleate kryesore e presidentit sirian, Bashar al-Assad, në luftën civile të Sirisë. Ministria e Mbrojtjes e Russië ka thënë se rreth 30 shërbyes rusë kanë vdekur në Siri qysh në shtator të vitit 2015. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kosova pa karton të gjelbër, qytetarët paguajnë shtrenjtë për udhëtim në BE Posted: 09 May 2017 02:25 AM PDT Autoritetet në Kosovë po bëjnë përpjekje për të gjetur alternativa për sigurimin e Kartonit të Gjelbër, si polisë ndërkombëtare e sigurimeve kufitare për shtetet e Evropës, por procesi rezulton të jetë i vështirë dhe i komplikuar. Mos anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është pengesa kryesore për anëtarësimin e saj në Këshillin e Byrove Evropiane, që siguron Kartonin e Gjelbër. Përfaqësues të industrisë së sigurimeve në Kosovë, pohojnë se në këtë drejtim nuk mungojnë përpjekjet, përderisa njohës të kësaj fushe, konsiderojnë se për zgjidhjen e kësaj çështjeje mungon angazhimi i Byrove Kosovare të Sigurimit dhe institucioneve shtetërore. Blerim Pushkolli, drejtor ekzekutiv në Byronë Kosovare të Sigurimit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se parakushtet e kërkuara për sigurime janë përmbushur nga ana kosovare, por mos anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara ka bërë që ky proces të ngec. Barrierë kryesore mbetet anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara. Normalisht tani e tutje do të gjejmë ndonjë alternativë tjetër që të përshpejtohet ky proces. Por, kryesuesii delegacionit për Kartonin e Gjelbër, i emëruar nga Qeveria e Kosovës, Rrahim Pacolli, i tha Radios Evropa e Lirë, se nga Këshilli i Byrove Evropiane, është kërkuar nënshkrimi i marrëveshjeve të mirëkuptimit me shtetet fqinje që, sipas tij, do të përshpejtonte procesin. Kosova ka tri memorandume mirëkuptimi me shtetet fqinje, respektivisht mekompanitë e sigurimeve në Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi, për njohje reciproke të përgjegjësisë siguruese të automjeteve motorike. Për memorandumin me Malin e Zi, Pacolli thotë se duhet të angazhohen institucionet e larta shtetërore. Ai thotë se kompanitë e sigurimeve të Malit të Zi,po hezitojnë të nënshkruajnë këtë marrëveshje për shkak të, siç thotë , përfitimeve financiare që kanë nga turistët kosovarë, por me një kërkesë nga autoritetet qeveritare të Kosovës drejtuar autoriteteve zyrtare të Malit të Zi, ato pritet të reflektojnë në këtë drejtim "Nëse kjo marrëveshje arrihet më Malin e Zi, ne jemi shumë afër marrëveshjes për Karton të Gjelbër. Kompanitë e sigurimeve atje po pengojnë, që është normal, sepse ata dëshirojnë lekë më shumë të marrin nga kosovarët. Por, qeveria e Kosovës duhet të kërkojë nga autoritetet e Malit të Zi, të zgjidhet kjo çështje, që është shumë e rëndësishme, sepse më këtë hapen rrugën në Këshillin e Byrove të Evropës". Për këtë çështje, Pacolli thotë se ka pasur një takim më presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, zyra e të cilit ashtu si edhe ajo e kryeministrit të Kosovës, nuk ka pranuar të japë ndonjë përgjigje rreth kësaj çështjeje. Ndërkohë, ekspertë të industrisë së sigurimeve në Kosovë, konsiderojnë se e vetmja formë për të siguruar Kartonin e Gjelbër, është që ndonjë shtet anëtar i Këshillit të Byrove të Evropës të garantojë për Kosovën Kartonin e Gjelbër Por për këtë, Hashim Rexhepi, profesor në Kolegjin " Pjetër Budi", vlerëson se mungon angazhimi i institucioneve kompetente . "Unë nuk kam parë ndonjë angazhim serioz përveç bisedave, kur ishim në Bruksel, me Serbinë. Dhe unë besoj se këto biseda është dashur të vazhdohen. Unë nuk shoh, qe dy vite, asnjë angazhim në këtë drejtim. Kështu që çështja ka mbetur pezull. Unë mendoj se duhet një diskutim përmbajtjesor dhe një diskutim pro- aktiv në këtë drejtim. Nëse eksiton një gjë e tillë atëherëunë mendoj se mund të arrihet një zgjidhje" Megjithëkëtë, qytetarët që duan të udhëtojnë me veturat e tyre në vendet e ndryshme të Evropës, duhet të paguajnë çmime të larta për polisën e sigurimeve në vendkalimet kufitare të vendeve anëtare të BE-së. Çmimet janë të larta, thonë ata, dhe sillen prej 70 deri në 250 euro për një polisë sigurimesh një mujore, varësisht në cilën pikë kufitare mund të jetë blerë ajo. Ndërkohë, deri në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Byrove të Evropës, të gjitha veturat me tabela të huaja, të cilat hyjnë në territorin e Kosovës, sipas ligjeve në fuqi, duhet të paguajnë, gjithashtu, një shumë për tarifat e sigurimeve kufitare, varësisht nga lloji i automjetet dhe koha e qëndrimit në Kosovë. Sipas të dhënave, rreth 10 milionë euro llogaritet të jetë vlera vjetore e grumbulluar nga tarifat e sigurimeve kufitare në Kosovë. Të gjitha këto mjete grumbullohen në Byronë e Sigurimeve të Kosovës, e më pas ato shpërndahen tek kompanitë e sigurimeve, kurse nga shuma e grumbulluar vetëm Tatimi Mbi Vlerën e Shtuar derdhet në Buxhetin e Kosovës. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Gazeta Zyrtare publikon vendimin për zgjedhjen e kryeparlamentarit Talat Xhaferi Posted: 09 May 2017 01:33 AM PDT Talat Xhaferi edhe zyrtarisht është konfirmuar në postin e Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë. "Gazeta Zyrtare" ka publikuar vendimin për zgjedhjen e tij në seancën e 27 prillit që u përshkallëzua në dhunë pas pushtimit të Kuvendit nga protestuesit që mbështeten nga VMRO-ja e Nikolla Gruevskit. Pas vendimit të shpallur fillojnë të rrjedhin 10 ditë për dhënien të mandatit për formimin e Qeverisë së re pasi kryeparlamentari Xhaferi të mërkurën e kaluar ka njoftuar presidentin Gjorge Ivanov me formimin e shumicës së re parlamentare. Kjo është konfirmuar edhe nga kabineti i Presidentit prej nga njoftuanse Ivanov do të veprojë konform Kushtetutës së Maqedonisë. Ivanov deri më tani ka refuzuar të mandatojë për kryeministër Zoran Zaevin e LDM-së, me arsyetimin se koalicioni i tij me partitë shqiptare të cilat në programin e tyre kanë atë që njihet si "Platformë e Tiranës" rrënon karakterin unitar të Maqedoninë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Guvernatori i krishterë i Xhakartës dënohet për blasfemi Posted: 09 May 2017 12:31 AM PDT Guvernatori në largim i Xhakartës është dënuar me dy vjet burgim për blasfemi dhe nxitje të dhunës. Basuki Tjahaja Purnama, i njohur edhe si Ahok, është kinez etnik dhe i krishterë. Rasti është parë si provë për tolerancën fetare në Indonezi, vendin me shumicën më të madhe myslimane në botë. Ai është akuzuar për fyerje të Islamit, duke iu referuar një vargu në Kuran, gjatë një fjalimi. Purnama është dërguar në paraburgim menjëherë pas shpalljes së vendimit. Mbështetësit e tij thonë se rasti ka qenë i motivuar politikisht. Zëvendësi i Purnamas, Djarot Saiful Hidayat, do t'i marrë përsipër detyrat derisa të përfundojë mandati i tij në muajin tetor. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Bill Clinton do të sjellë novelën e parë Posted: 08 May 2017 11:55 PM PDT Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, është duke bashkëpunuar me një roamncier të njohur për të shkruar librin e tij të parë imagjinar. Novela, e cila do të titullohet "Presidenti është zhdukur", do të shkruhet nga James Patterson dhe do të dalë në treg në qershor të vitit 2018. Libri do të sjellë "prapaskenat nga korridoret më të larta të pushtetit; do të kallëzojë edhe detaje që vetëm një president mund t'i dijë", thanë publikuesit e përbashkët, Alfred A. Knopf dhe Little, Brown and Co. "Të punosh me presidentin Clinton është kulmi i karrierës sime", tha Patterson. Clinton, demokrat, ka shërbyer dy mandate si president i SHBA-së. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rihapet stacioni i trenit në Paris pas alarmit të sigurisë Posted: 08 May 2017 11:04 PM PDT Stacioni i trenit Gare du Nord në Paris është rihapur pas një alarmi për sigurinë, thanë zyrtarët. Të hënën vonë, platformat e tij janë evakuuar, ndërsa zona është rrethuar nga policë të armatosur rëndë. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje për operacionin, por mediat lokale kanë thënë se policia po kërkonte tre të dyshuar. Franca është në gjendje të jashtëzakonshme që prej sulmeve terroriste në Paris, në nëntor të 2015-ës. Njëqindetridhjetë veta janë vrarë në këto sulme, përgjegjësinë për të cilat e ka marrë grupi militant Shteti Islamik. Siguria në Francë është rritur ndjeshëm gjithandej, për shkak të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, që është zhvilluar të dielën. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| De Mistura rinis bisedimet për paqe në Siri Posted: 08 May 2017 10:56 PM PDT I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan De Mistura, do të rinisë javën e ardhshme bisedimet politike midis qeverisë dhe opozitës, në përpjekje për të arritur marrëveshjen për paqe. Zyra e De Misturas tha se bisedimet do të zhvillohen më 16 maj në Gjenevë. De Mistura tha se shpreson se marrëveshja që kanë arritur javën e kaluar Rusia, Irani dhe Turqia, për krijimin e zonave të sigurta në Siri, do t'i vendosë bazat për negociatat e OKB-së. De Mistura po ashtu shfaqi shpresën se kjo marrëveshje do të zbatohet dhe se do të zvogëlojë dukshëm dhunën. Irani dhe Rusia mbështesin presidentin sirian, Bashar al-Assad, ndërsa Turqia mbështet rebelët që e luftojnë atë. Duke shpallur marrëveshjen, tri vendet kanë thënë se do të garantojnë armëpushimin në zonat e sigurta, i cili ka nisur fundjavën e kaluar. Vitet e nismave diplomatike kanë dështuar t'i japin fund luftës gjashtëvjeçare në Siri, e cila ka lënë mbi 320,000 njerëz të vrarë dhe ka zhvendosur miliona. Palët mbeten të bllokuara për fatin e Assadit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





